perSHENDETje
Ne historine e kombit tone vend te vecante zene heronjte tone te cilet dhane jeten per pavarsi dhe liri. Por radhe, ose asnjehere nuk behet fjale per femrat shqiptare te cilat krah trimave shqiptar luftuan dhe ato, me menyren e tyre, per liri.
Te rengjethet mishi kur mer vesh se prane Skenderbeut luftonte dhe motra e tij e vogel Mamica, e cila do vritet ne luften e vitit 1458 nga forcat e Ballaban Pashes. Eshte hera e dyte, pas Zhan Darkes, qe une di rast ku nje grua lufton me shpate. Gjithashtu radhe here ne historine boterore gruaja ka treguar trimeri kaq te madhe sa gruaja shqiptare. Duke udhetuar ne veriperendim te Shqiperise prane malit Skenderbe ekziston nje mal qe quhet Mali i Vashes, sipas vendasve ky mal mori emrin Mali i Vashes sepse nga aty vajza (vasha) te reja shqiptare te lidhura dora-dores u hidhnin ne gremine dhe u benin copa copa vetem qe mos binin ne duart e Osmaneve. Kurse ne Jug te Shqiperise kemi rastin e Argjiros princeshes se Gjirokastres e cila pasi buri dhe ushtaret e saj u vrane nga Osmanet atehere bashke me femijen e saj u hodhe nga kalaja dhe u copetua. Te njejten gje bene dhe grate e Sulit, ne malin Pind, te cilave shkrimtari grek Solomo i kushtoi nje nga poezite me te njohura greke (spse Suliotet jane shembulli i revolucionit antiturk te Greqise, megjithese te gjithe historianet jogrek por dhe shume grek pranojne se ishin Arvanitas). Nuk theme se keto gra mire bene qe vrane veten, por kjo veper e tyre tregon trimerine e tyre.
Ne traditen shqiptare, e cila pasqyrohet te Kanuni i Leke Dukagjinit, ekzistonte rregulli per "burneshen". Sipas Kanunit te Lekes nje grua kur nuk pranonte t'u martonte me dike atehere ishte e detyruar te mos martohej kurre dhe te kthehej ne "burneshe" dmth. duhet t'u vishte si burrat (me rrobat e luftetarit), te merte pjese ne kuvendet e burrave dhe ne luftrat qe benin ata. Nga ketu mesojme se keto gra shqiptare, burneshat, luftonin krah trimave shqiptar.
Por trimeria e gruas shqiptare nuk u duk vetem te lufta antiosmane ajo u duk edhe ne luftra te tjera si ne rastin e luftes se Kosovareve per pavaresi (kur trojet e tyre ngelen jashte shtetit Shqipetar) ku simbol i kesaj lufte do behet nje grua e cila me famen e saj do behet luftetarja me e njohur e viteve 20 ne trojet tona, kjo ishte Shote Galica, e cila luftonte ne krah te burit te saj (Azemit) por mbasi ai vdiq ajo nuk e ndaloi luften ndaj Serbeve-Malazezeve deri sa te vritet. Gjithashtu gruaja shqiptare do e tregoje trimerine e saj ne luften nacional clirimtare. Filmat e Kinostudios (si psh. "Gjemim Bubullime" nese e mbaj mend mire titullin) nuk jane aspak ekzagjiruese (po te vecojme propaganden e partise) persa i perket perpjekjeve te medhaja qe dhane grate e Gjirokastres dhe te gjithe Laberise per te ndihmuar luften partizane.
Ftoje te gjithe forumsit te shkruajne ne kete teme per grate shqiptare te cilat i kane kushtuar jeten e tyre pavaresise se kombit tone!
falemiNDERit
Krijoni Kontakt