Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kush po... i kush murr groshin...

    DOSSIER

    "Ja veprat e mėdha qė ngritėm ne skllevėrit e Enver Hoxhės"


    -------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Kur nė tribunat e purpurta tė kongreseve tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė numėroheshin me krenari veprat e planeve pesėvjeēarėe, tė cilat ajo i quante si tė vetat, populli e dinte se shumica e tyre mbante vulėn e djersės dhe tė gjakut tė tė burgosurve politikė, tė kėtyre "skllevėrve tė shtetit", qė detyroheshin tė punonin pa pagesė, nėn kėrbaēin e "vėllezėrve" komunistė, nė vendet mė tė vėshtira dhe nė kushte tepėr tė rėnda". Kėshtu shprehet pėr "Gazetėn", 69-vjeēari Tanush Kaso, Kryetar i Shoqatės tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, i cili ka vuajtur pėr mė shumė se dhjetė vjet nė kampet e burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Nė dėshminė e tij ekskluzive, zoti Kaso rrėfen mbi shfrytėzimin qė iu bėri regjimi komunist tė burgosurve politikė, tė cilėt punuan nė veprat mė tė mėdha qė u ndėrtuan qė nga mbarimi i Luftės nė vitin 1945 e deri nė fundin e viteve '80. Nė shkrimin e mėposhtėm, po botojmė njė pjesė tė dėshmisė sė Tanush Kasos, e cila bėn fjalė pėr veprat qė ndėrtuan tė burgosurit politikė deri nė mesin e viteve '50 dhe si u trajtuan ata nga shteti i diktaturės sė proletariatit.


    1945- Pėrfundimi i Stadiumit "Qemal Stafa"
    Stadiumin Kombėtar "Qemal Stafa" nė Tiranė, tė cilin e kishin filluar italianėt dhe tė lėnė pėrgjysmė pėr shkak tė luftės, e mbaruan sė ndėrtuari tė burgosurit politikė nė vitin 1945. Rreth 300 tė dėnuar politikė shoqėroheshin ēdo ditė me shumė roje tė armatosura nga tė dy burgjet e kryeqytetit pėr nė stadium, ku punonin gjithė ditėn si kafshėt dhe po ashtu ktheheshin nė mbrėmje nė burg, pėr tė vaėzhduar tė nesėrmen dhe pėr shumė muaj me rradhė, tė njėjtin ritual tė detyruar. Pas mbarimit tė stadiumit, njė pjesė e tė dėnuarėve u dėrguan tė punonin pėr krijimi i fermės sė Kamzės, ku ropateshin nė hapje kanalesh, sistemim tokash etj. Rreth 400 tė burgosur tė vendosur nė kampin e punės sė detyruar, tė ngritur nė disa barake tė vjetra ushtrie, pranė fshatit Valias, (12 km nė veriperėndim tė Tiranės) punuan pėr afro dy vjet me rradhė tė drejtuar e tė mbikqyrur rreptėsisht nga policėt dhe rojet pa kurrfarė orari dhe kushtesh jetese. Nė vitin 1946 tė burgosurit politikė punuan nė ndėrtimin e Kanalit tė Jubės, nė Qarkun e Durrėsit. Kampi me 800 tė burgosur, u ngrit nė afėrsi tė fshatit Jubė tė Durrėsit. Ata hapėn njė kanal tė gjatė 5 km, me gjerėsi 10 m dhe thellėsi 6 m. Nga kushtet e rėnda tė terrenit me baltė, pamjaftueshmėria e ushqimit qė pėrbėhej vetėm nga njė supė e 600 gr bukė misri si dhe nga torturat e lidhjet pas shtyllave e rrahjeve shtazore, u sėmurėn dhe vdiqėn njėzet tė burgosur politikė.

    Tharja e Kėnetės sė Maliqit
    Nė vitet 1947-52,me qindra tė burgosur politikė punuan pėr tharjen e Kėnetės sė Maliqit nė Qarkun e Korēės. Nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira tė njė terreni moēalor, me shushunja e mushkonja, pa ēizme e mjete tė tjera mbrojtėse, me njė ushqim shumė tė dobėt dhe nėn trysninė e xhelatėve qė u rrinin mbi kokė, kanė punuar pėr pesė vjet, mė shumė se dymijė tė burgosur politikė. Ata ishin ndarė nė tre kampe: Vloēisht, Orman-Pojan dhe Nishavec, fshatra pranė Kėnetės sė Maliqit. Komandat i kėtyre kampeve ishte Tasi Marko, njė figurė mė e tmerrshme se ajo e "SS"-ve gjermanė, vėlla i Rita Markos, funksionar i lartė komunist qė arriti tė bėhet anėtar i Byrosė Politike. Nė kėto kampe, janė pėrdorur tortura nga mė mizoret e mė primitivet, si zhytja gjer nė fyt nė gropėn e nevojtores dhe varrosja pėr sė gjalli nė llucėn e kėnetės. Aty ka pasur shumė raste vetvrasjesh. Nga malaria dhe sėmundje tė tjera kanė vdekur me dhjetra njerėz. Gjithsej nuėmrohen mbi gjashtėdhjetė vetė tė vdekur. Tharja e kėsaj kėnete ishte planifikuar dhe projektuar shumė vjet mė parė nga italianėt. Pushteti komunist vendosi ta realizojė me punėn e papaguar tė skllevėrve tė vet. Pėr tė drejtuar kėto punime qė kryeheshin nė mėnyrė primitive, pa mjetet e nevojshme dhe teknikėn e duhur, u caktuar inxhinieriėt mė tė aftė qė kishte Shqipėria, tė diplomuar nė universitetet mė tė mira tė Europės dhe me pėrvojė, por qė nuk shiheshin me sy tė mirė nga regjimi i Hoxhės. Kur ata, duke pėrballuar vėshtirėsitė me njė pėrkushtim profesional, po i afroheshin fundit dhe shpresonin tė vlerėsohej puna, pėr ēudi Sigurimi i Shtetit kurdisi pėr ta akuzėn e rreme tė sabotimit ekonomik dhe i ndėshkoi qė tė gjithė tepėr rėndė duke filluar nga burgimet e gjata e deri tek pushkatimet e varjet nė litar. Pėr tė ashtuquajturin "grup i inxhinierėve tė Maliqit", ėshtė folur e shkruar shumė nė ato vite e mė pas. Por, si nė romanin "Kėneta" ashtu edhe nė filmin me tė njėjtin subjekt, produkte tė "realizmit socialist", e vėrteta tjetėrsohet, nuk jepet ashtu siē ėshtė, po ashtu siē e lypte skema e caktuar qė u pėlqente komunistėve, me "armikun e klasės" dhe "vigjilencėn revolucionare". Pėr tė burgosurit politikė, pėr punėn e tyre prej skllevėrish tė mesjetės, nuk thuhet asnjė fjalė.

    Ndėrtimi i aerodromit tė Kuēovės
    Nė vitet 1948-52 me qindra tė burgosur politikė punuan pėr ndėrtimin e Aerodromit Ushtarak tė Kuēovės. Kampi i tė burgosurve politikė, qė punonin pėr ndėrtimin e atij aeroporti, ishte ngritur nė Urėn Vajgurore. Pėr katėr vjet me rradhė nė atė vėnd derdhėn djersėn mė shumė se 2000 tė dėnuar. Punimet drejtoheshin nga inxhinierė ushtarakė sovjetikė, tė cilėt u shėrbenin synimeve afatgjata pėr vendosjen e hegjemonisė sė shtetit tė tyre nė Ballkan e mė gjerė. Pėr t'u pėrmendur ėshtė njė arratisje massive nga ky kamp. Disa mundėn ta kalojnė kufirin jugor dhe dolėn nė "Botėn e lirė". Tė tjerėt u kapėn dhe u dėnuan me afate tė ndryshme burgimi e me pushkatim. Ndėrsa nė vitet 1949-51 u punua pėr ngritjen e fermės sė Gosės nė rrethin e Kavajės. Fronti i punės aty pėrbėhej nga kanalizime dhe sistemime tokash. Kampi ndodhej nė afėrsi tė fshatit me tė njėjtin emėr, 12 km nė jug tė Kavajės. Pėr afro 2 vjet aty punuan mbi 600 tė burgosur politikė, gjithmonė tė uritur e tė keqtrajtuar. Aty pati 15 tė vdekur nga tė dėnuarit. Nė vitet 1950-52 u punuan nė hapjen e Kanalit tė Bedenit, nė rrethin e Kavajės. Kampi ngrihej pranė fsahtit Beden, disa kilometra nė jugperėndim tė Kavajės. Mė shumė se 1000 tė burgosur politikė pėr rreth dy vjet punuan si skllevėr pėr hapjen e njė kanali vaditės 15 km tė gjatė, nė njė terren kodrinor me shtresėzime shtufi, qė vende-vende mundėn tė ēelen me pėrdorimin e minave, nga tė cilat pati edhe aksidente. Nga vėshtirėsitė e jetės dhe puna e rėndė, u sėmurėn dhe vdiqėn mė shumė se njėzet tė dėnuar. E tmerrshme ka qenė nė kėtė kamp, vdekja e njė mirditori krejtėsisht tė pafajshėm, tė quajtur Nikollė Bardhoku, nga Bushkashi. Vetėm pėr kapricion e njė polici, ai u xhvesh lakuriq, u lidh pas njė shtylle nė oborrin e kampit dhe u la nėn saēin e diellit pėrvėlues tė korrikut, gjersa trupi iu bė plagė. Ulėrinte nga dhimbjet e kėrkonte shpėtim, por askush nuk guxonte t'i afrohej e tė pėsonte fatin e tij. Tė nesėrmen vdiq aty, si njė shenjtor i lidhur. Komandant i kampit ishte Haxhi Pela nga Qarku i Beratit. Nė vitin 1950 u punua nė ndėrtimin e trasesė sė hekurudhės Peqin-Elbasan Tė vendosur nė njė kamp pranė Urės sė Bonės, jo shumė larg qytetit tė Peqinit, punuan pėr ndėrtimin e trasesė sė hekurudhės sė dytė tė vendit tonė, asaj Peqin-Elbasan (qė ishte vazhdimi i hekurudhės sė parė Durrės-Peqin), 700 tė burgosur politikė. Po nė vitin 1950, tė dėnuarit politikė punuan nė hapjen e tunelit tė Bishqemit, nė hekurudhėn Peqin-Elbasan (400 m i gjatė) Pėr njė vit, 900 tė dėnuar politikė tė vendosur nė njė kamp pranė fshatit Bishqem, qė ndodhet rreth 15 km nė perėndim tė Elbasanit, punuan pėr hapjen e tunelit mė tė gjatė hekurudhor tė vendit tonė. Aty mungonte teknika e nevojshme dhe askush nuk kujdesej pėr sigurimin e jetės sė atyre njerėzve nė kushtet e nėntokės, ku punohej nė mėnyrė primitive, me dalta e qysqi. Si rezultat i kėsaj pati edhe tė vdekur nga aksidentet nė punė, pėr tė cilat as pėrgjigjej dhe as paguante njeri. Nė vitin 1950 u punua edhe pėr hapjen e rruga automobilistike Gramsh-Lozhan Kampi i tė burgosurve politikė qė punuan pėr ēeljen e kėsaj rruge, ndodhej nė afėrsitė e fshatit Lozhan, pranė Maliqit. Aty ishin rreth 900 vetė, tė cilėt bėnin ēdo ditė disa kilometra mė kėmbė, tė shoqėruar me policė e qenėr pėr tė arritur deri tek vendi i punės. Lodhja ishte kapitėse dhe trajtimi shtazor. Shumica e tyre ishin ēamė, tė dėnuar vetėm sepse kishin kundėrshtuar propozimin e Qeverisė sė Hoxhės qė tė luftonin kundėr shtetit grek pėr llogari tė komunistėve tė EAM-it grek. Pėr kėtė qėndrim tė tyre, ajo qeveri ua hoqi pėrdhunisht shtetėsinė greke, tė gjithė tė ardhurve nga Ēamėria, duke u hequr kėshtu edhe mundėsinė e kthimit nė trojet amtare.

    Miniera e Bulqizės
    Nė vitet 1950-1953 tė burgosurit politikė punuan pėr nxjerrjen e mineralit tė kromit nė minierėn e Bulqizės. Nė vitet qė pasuan, kanė qenė tė burgosurit ordinerė qė jaėn dėrguar nė minierėn tepėr tė vėshtirė tė Bulqizės, pėr tė nxjerrė nga thellėsia e galerive primitive mineralin shumė tė kėrkuar tė kromit. Por nė periudha tė caktuara, sidomos nė vitet e para, atje kanė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė edhe kontigjente tė zgjedhura tė burgosurish politkė, nė moshė tė re dhe fizikisht tė fuqishėm. Nga ashpėrsia e klimės, vėshtirėsitė e punės dhe trajtimi ēnjerėzor qė i bėhej tė burgosurve, tė cilėt punonin ditė e natė me tre turne, ajo minierė ishte bėrė njė tmerr, njė ferr i vėrtetė, aq sa emri i saj pėrdorej nga Sigurimi pėr tė trembur njerėzit. "Kujdes!- i thonin ata ndonjė personi tė padėshiruar, mund tė tė ēojmė nė Bulqizė…". Tė tjerat kuptohen vetė. Ka pasur mjaft raste vrasjesh e vetėvrasjesh si dhe aksidente nė punė. Disa i ka zhdukur vetė Sigurimi nė thellėsitė dhe humnerat e nėntokės, pa asnjė dėshmitar okular. Aty nė atė kamp kanė ndodhur edhe shembje tė mėdha, qė kanė zėnė dhjetra njerėz e pėr tė cilat shtypi dhe radioja e asaj kohe, mbanin heshtje tė plotė, pasi ato aksidente konsideroheshin si "sekret shtetėror". Mė shumė humbje njerėzish ka patur nga tė burgosurit ordinerė. Trupat e shumė tė vdekurve nuk kanė mundur t'i varrosin familjen e tyre, disa as qė janė gjendur dot. Fėmijėt e tyre nuk kanė marrė kurrfarė dėmshpėrblimi ose pensioni, siē e pėrcaktojnė konventat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Janė bėrė disa pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė shpėtuar nga ai ferr, pėr t'u arratisur qė andej. Por gjatė 50 vjetėve, fare pak tė burgosur kanė mundur ta kalojnė kufirin. Disa janė kapur e ridėnuar, tė tjerė kanė mbetur tė vrarė nga plumbat e rojeve e tė ndjekėsve. Njė nga mė fatlumėt, thonė se ka qenė njė djalė trim nga njė fshat i Korēės, i quajtur Isuf Lumi, i cili nė njė natė tė errėt e me shi, nė vitet e para, mundi ta kalojė rrethimin pėrmes breshėrive tė plumbave e mbas shumė peripecive, arriti nė tokėn e ėndėrruar, nė Amerikė.

    Kanali Peqin-Kavajė
    Nė vitet 1952-55 tė burgosurit politikė punuan nė hapjen e Kanalit Peqin-Kavajė, i cili ishte 50 km i gjatė. Kampi i punės, i ēvendosur tre herė, gjatė tre vjetėve, nė linjėn midis Peqinit dhe Kavajės, kishte rreth 2000 tė burgosur politikė tė cilėt me njė punė tepėr tė rėndė, nė kushte shumė tė vėshtira, me mungesė uji dhe ushqim tė keq, hapėn kanalin vaditės mė tė gjatė tė vendit tonė. Ashtu si nė kampet e tjera edhe kėtu praktikohej lidhja nėpėr shtylla dhe rrahjet pėr ata qė nuk e realizonin dot normėn e punės sė detyruar. Ka pasur tre tė vrarė nga pėrdorimi i dinamitit nė disa pjesė shkėmbore tė kodrave. Aty nė atė kamp nga torturat uria dhe sėmundjet kanė humbur jetėn mė shumė se 20 tė burgosur. Po kėshtu nė vitet 1952-54 u punua pėr hapjen e Kanalit tė Vlashukut nė fushėn e Myzeqesė. Kampi u ngrit 10 km nė veri-perėndim tė qytetit tė Kuēovės, me 1500 tė burgosur politikė, tė cilėt gjatė dy vjetėve hapėn njė kanal prej vetėm 2 km tė gjatė, por tepėr tė thellė. Kanali u ēel pėr tė marrė ujė nga lumi Devoll e pėr tė vaditur fushėn e Myzeqesė. Pak para pėrfundimit tė punimeve, pėr shkak tė shirave dhe tė teknikės sė keqe tė pėrdorur, u shemb argjinatura dhe u desh tė rifillohej nga e para. Nė kėtė kamp, veēmas, punonin edhe mjaft robėr grekė, ish ushtarakė tė ashtuquajtur "monarko-fashistė", tė kapur nga forcat komuniste tė EAM-it, gjatė luftės vllavrasėse tė viteve 1945-49 nė Greqi dhe tė dorėzuar prej tyre qeverisė shqiptare. Mė vonė, me kėrkesėn e qeverisė greke, ata qė mbetėn gjallė, u riatdhesuan. Nga dėshpėrimi dhe humbja e shpresės sė shpėtimit, disa kanė vrarė veten. Nga uria, lodhja e keqtrajtimi si dhe nga sėmundje tė ndryshme, kanė vdekur rreth 40 shqiptarė. Numri i grekėve tė vdekur nuk dihet me saktėsi. Nė vitet 1953-55, u punua pėr ndėrtimin e pallateve "Agimi" nė Tiranė. Rreth 600 tė burgosur, tė vendosur nė kampin nr 4 nė Tiranė, kanė punuar pėr dy vjet rrjesht pėr ndėrtimin e pallateve "Agimi", qė ndodhen pranė ish blloku tė udhėheqjes. Ajo qė kujtohet mė tepėr nga ky kamp ishte pėrpjekja pėr njė arratisje masive, nėpėrmjet njė tuneli tė nėndheshėm tė hapur me kujdes e fshehtėsi tė madhe, tė quajtur "Tuneli i lirisė". Pak pėrpara vendimit pėr tė dalė andej, u arrestuan organizatorėt kryesorė, nė rrethana qė ende mbeten tė errėta. Ata qė u mbyllėn nė qelinė e vdekjes, ishin: Mark Zef Pali, Isuf Velēani, Abdylla Bajrami, Zyhdi Mancaku dhe Besim Latifi. Kėtij tė fundit iu fal jeta. Ndėrsa katėr tė tjerėt kur i morėn pėr t'i pushkatuar, u pėrleshėn me xhelatėt dhe mbetėn aty tė vdekur nėn goditjet e levave tė hekurit".

    -----------------gazeta shqiptare-----------

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Sa persona nga keta qe jane pergjegjes per gjitha keto vdekje kane dale ne gjyq pas 1991? ASNJE! Pse autoret e ketyre krimeve makabre do te ngelin te pandeshkuar? Sepse asnje qeveri ( si e PD, si e PS) nuk do te merret me drejtesine. Sala rrasi brenda Nexhmijen per kafe dhe Nanon per vjedhje per ti hedhur hi syve te popullit dhe per te hequr qafe kundershtare politike. La jashte vrases dhe kriminele qe i kane duart e lara me gjak.
    Ndersa ish te perndjekurit politike e kane mendjen vetem tek demshperblimet qe deri me sot po u nxjerrin shpirtin per tiua dhene.
    Eshte per te patur zili cifutet.Akoma dhe sot e kesaj dite ata ndjekin neper gjithe boten kriminelet naziste, tanime pleq pa dhembe si puna e Klaus Barbit. "Barbit" shqiptare jo vetem qe nuk i ndjek askush, por gezojne ate pension "lufte", bejne dhe politike nepermjet kelysheve te tyre te PS dhe shkruajne dhe historine e popullit shqiptar nga 1945 e ketej sipas qejfit.
    Mire e ka Brari kur thote "Pis milet"...

    P.S.
    Autori i shkrimit ka harruar pa permendur dhe perdorjen e te burgosurve politike per ndertimin e aeroportit te Rinasit dhe te Kombinatit te Mishit ne Tirane.
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mo u merzit Toro..ka akoma...

    --------
    Dėshmia e ish-tė dėnuarit politik Tanush Kaso, lidhur me trajtimin qė iu bėri regjimi komunist kundėrshtarėve tė tyre, duke i cfilitur nė veprat e mėdha tė pesėvjeēarėve

    "Ja si na shfrytėzoi Enver Hoxha ne tė burgosurit politikė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, nėpėrmjet kujtimeve tė ish-tė dėnuarit politik Tanush Kaso, i cili aktualisht drejton Shoqatėn Kombėtare tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, u njohėm me punėn e madhe qė bėnė tė burgosurit e ndėrgjegjies gjatė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, duke marrė pjesė nė ndėrtimin e pjesės mė tė madhe tė veprave industriale e buqėsore qė u ngritėn nga viti 1945 e deri nė fundin e viteve '80 kur u shemb ai regjim. Puna kolosale e tė burgosurve politikė nė atė regjim filloi me tharjen e Kėnetės sė Maliqit, ku nga kushtet tepėr tė kėqia dhe nga trajtimi ēnjerzor qė u bėhej tė dėnuarėve, vdiqėn me dhjetra persona tė cilėve as sot e kėsaj dite nuk iu dihet varri. Pas Kėnetės sė Maliqit, njė nga veprat e mėdha qė u ndėrtua me gjakun e djersėn e tė burgosurve politike, ka qenė aerodromi ushtarak i Kuēovės. Punimet pėr zgjerimin e atij aeroporti qė kishte nisur qė nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut, rifilluan nė vitin 1948 e vazhduan deri nė 1952 dhe aty morėn pjesė afro 2000 tė burgosur politik. Pas kėtyre veprave tepėr tė mėdha, tė dėnuarit politik morėn pjesė nė ngritjen e ndėrtimin edhe tė njė sėrė veprash tė tjera siē ishin Ferma e Gosės dhe Kanali i Bedenit nė Kavajė, Hekurudha Peqin-Elbasan, Tuneli i Bishqemit, Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan, Miniera e Bulqizės, Kanali Peqin-Kavajė, Kanali i Vlashukut nė Myzeqe, Pallatet "Agimi" nė Tiranė etj. Tė gjitha kėto vepra u ndėrtuan nga viti 1943 deri nė vitin 1955, ndėrsa pėr ato vepra tė tjera qė u ndėrtuan nga ajo periudhė e deri nė fundin e viteve "80, bėn fjalė pjesa e dytė e kėtij shkrimi qė po botojmė mė poshtė.
    (vijon nga numri i kaluar)


    Nga viti 1955 e deri nė mesin e viteve '60 tė burgosurit politikė morėn pjesė nė ndėrtimin e shumė veprave tė mėdha si Aeroporti i Rinasit, tharja e Kėnetės sė Tėrbufit, bonifikimi i Fushės sė Gjadrit, bonifikimin e Fushės sė Thumanės, Uzina e Superfosfatit nė Laē, Kombinatin e Autotraktorėve nė Tiranė, Uzinės sė Bakrit nė Rubik, fabrikės sė ēimentos nė Fushė-Krujė dhe Elbasan, ndėrtimin e dhjetrave blloqeve tė apartamenteve tė banimit nė qytete tė ndryshme etj.

    Uzina e Bakrit nė Mirditė
    Nė vitet 1967-70 tė burgosurit politikė punuan nė ndėrtimin e uzinės sė pasurimit tė bakrit, nė Reps tė Mirditės. Kampi me rreth 350-400 tė burgosur politikė, tė grumbulluar nga kampet ku kishin pėrfunduar ndėrtimet e tjera si Elbasani, Rubiku, por edhe nga tė porsadėnuarit gjendej pranė vendpunimeve, nė njė rrafshinė rrėzė malit dhe nė breg tė njėrės prej degėve tė lumit Fan. Nė atė grykė lumi, dimrit frynte njė erė e ftohtė dhe ngrica ishte e pėrhershme. Rreth 15 km mė nė veri, pėrtej malesh pothuajse tė ēveshura, gjendej Spaēi, me tė cilin policėt i trembnin ata tė burgosur qė nuk punonin sa duhet ose bėnin ndonjė shkelje disiplinore. Kėta tė burgosur nuk i kishin ēuar nė minierė, pėr arsye tė moshės, tė ndonjė sėmundjeje, apo tė fizikut tė dobėt. Megjithatė puna kėtu kishte vėshtirėsitė e veta, pėr shkak tė terrenit shkėmbor, mungesės sė ujit tė pijshėm, mushkonjave, ushqimit tė dobėt etj. Pati disa tė vdekur nga sėmundjet, nga mosha dhe stėrmundimi. Ky kamp ishte nė varėsinė e komandės sė Spaēit dhe herė pas here merrnin tė burgosur pėr dėnim, ose sillnin pėr lehtėsim, tė sėmurė qė nuk mund tė punonin nėn tokė. Edhe kjo uzinė e pasurimit tė bakrit, u ndėrtua me ndihmėn e Republikės Popullore tė Kinės.

    Kampi i Torovicės
    Nė vitet 1967-91 me mijra tė burgosur punuan nė hapjen e tokave tė reja dhe kanalizimeve nė fushėn e Torovicės tė rrethit tė Lezhės, e cila ndodhet nė tė majtė tė rrugės automobilistike Lezhė-Shkodėr. Pėr hapjen e tokave tė reja, kanalizime dhe punė tė tjera bujqėsore, kėtu u ngrit njė kamp i punės sė detyruar, me tė burgosur tė moshave tė reja nga 14 deri nė 20 vjeē. Fillimisht atje dėrgoheshin tė dėnuar pėr ēėshtje ordinere, pastaj edhe ata politikė. Ky kamp i "riedukimit", u krijua veē nga tė burgosurit e vjetėr, pėr tė ruajtur moshėn e brishtė nga veset dhe nga gjėra tė tjera tė papėlqyeshme. Po pėr mungesė tė programeve edukative dhe tė pedagogėve, kėtu ndodhi e kundėrta. Pėrveē kėsaj, punėt e rėnda tė bujqėsisė, e cfilitėn brezin e ri tė dėnuarve. Operativi i Sigurimit bėnte tė vetėn. Pak nga ata qė liroheshin, mund tė rifillonin njė jetė tė re normale. Tė tjerėt pėrsėrisnin burgun. Gjithsej nė kėtė kamp qėndronin rreth 500 tė dėnuar ordinerė e politikė. Ka pasur raste vdekjesh nga sėmundjet si dhe akte vetvrasjesh, nga dėshpėrimi, nga streset e krijuara prej vėshtirėsive, prej keqtrajtimit, mungesės sė ushqimit e tė ujit tė pamjaftueshėm, izolimit etj. Nė vitet 1967-90 tė burgosurit politikė gjithashtu punuan edhe pėr hapjen e kanalizimeve bujqėsore nė Zejmen tė Lezhės. Edhe nė kėtė kamp tė punės sė detyruar, ka pasur tė burgosur politikė dhe ordinerė, tė cilėt ishin tė ndarė dhe numri i tyre arrinte nė rreth 300 vetė. Njė pjesė e tyre ishin tė moshuar ose fizikisht tė dobėt dhe i pėrdornin nė punė bujqėsie pa shumė sforcime fizike. Tė tjerėt i nėnshtrohshin normave tė punės nė bujqėsi, me kėrkesė llogarie nga policėt, qė i shoqėronin nėpėr fushėn e gjerė, tė rrethuar me roje tė shumta tė armatosur.

    Hapja e taracave nė bregdetin e Sarandės
    Nė vitet 1966-1991 tė burgosurit politikė punuan edhe nė ndėrtimin e taracave nė zonėn bregdetare tė Sarandės. Gjatė punės disavjeēare pėr hapjen e tokave tė reja dhe pėr ndėrtimin e taracve, nė kodrat e malet pranė bregdetit Borsh-Sarandė, nė njė gjatė prej 50 km, kanė punuar disa mijėra tė burgosur politikė dhe ordinerė, tė vendosur nė kampet e Borshit dhe tė Pėrparimit (Shėn Vasisė) sė Sarandės. Kushtet e punės e tė jetesės nė kėto kampe, kanė qenė tepėr tė rėnda, kryesisht nga terreni malor me shkėmbinj, shkurre e gjemba, nga largėsia, mungesa e ujit tė pijshėm dhe tė nevojave higjenike, ushqimi i pamjaftueshėm, vapa zhuritėse nė kohėn e verės, keqtrajtimi i policėve etj. Brenda dhjetėvjetėshit tė parė, u panė frutet e punės sė kėtyre skllevėrve. Mbi taracat u rritėn portokallet, limonat, mandarinat e qitrot. Vizitorėt e huaj mbeteshin tė mahnitur pėrpara kėsaj mrekullie, tė gjelbėrimit pa fund dhe tė frutave tė panumėrta qė vareshin nėpėr degė. Por atyre nuk iu treguan kurrė se kush dhe me ēfarė ēmimi u bėnė kėto mrekulli. Atyre u thoshin se i bėri Partia e Punės dhe "vullnetarėt", qė sillnin nga qytete tė ndryshme pėr njė kohė tė shkurtėr e pėr zbavitje. Aty ēdo i burgosur ka lėnė njė pjesė tė jetės sė tij. Disa prej tyre, si shoku ynė i mirė Riēard Riēi, mjeku Vojo Bilbija e ndonjė tjetėr, humbėn pėrjetėsisht ndėr ato vende.

    Kriporja e Vlorės
    Nė vitet 1967-71 u punua pėr ndėrtimin e kripores nė Skrofotinė tė Vlorės, nė tharjen e pjesshme tė kėnetės sė Nartės, ndėrtimin e stacionit tė pompimit nė Pishporo etj. Pėr tė kryer njė varg punimesh tė vėshtira, qė ndodheshin relativisht larg nga njėra tjetra dhe nga vendbanimet, u ngrit njė kamp me kapacitet 700-800 tė burgosur politikė, pranė fshatit Skrofotinė, 14 km nė veri tė qytetit tė Vlorės. Komandant i kėtij kampi ishte emėruar Gani Vajza, nga qarku i Vlorės dhe komisar Kiēo Gjanēi, vllah nga qarku i Korēės. Komisari shquhej pėr punėn propagandistike pėr "riedukimin" e tė burgosurve. Nganjėherė ai merrte edhe kompetencat e operativit tė Sigurimit tė repartit. Me disa elementė tė lėkundur, vegla tė komandės, organizoi "orėn gazmore" ēdo tė dielė, ku me pretekste tė ndryshme, goditeshin ata qė shiheshin me sy tė keq, si tė parehabilitueshėm, ata qė nuk realizonin normėn etj. Tė burgosurit bėnin disa kilometra rrugė nė kėmbė, nėpėr baltė, nėn pickimin e mushkonjave dhe tė rrahjeve tė panumėrta, pėr tė arritur gjer tek vendi i punės, tek kanali i thellė, i gjerė dhe plot llucė, qė duhej vazhduar gjithnjė e mė larg. Etja, uria, lodhja dhe kėrbaēi na shoqėronin nė ēdo kilometėr. Shumė veta u sėmurėn. Pėr mosplotėsimin e normės sė punės, jepeshin dėnime me izolim nė birucė, nga 15 ditė deri nė njė ose dy muaj. Njė i burgosur, i quajtur Lake Butka, nga Kolonja e Korēės, bėri vetvrasje.

    Uzina e Naftės nė Ballsh
    Nė vitet 1971-1984, tė burgosurit politikė punuan edhe nė ndėrtimin e Uzinės sė Pėprunimit tė Naftės nė Ballsh dhe nė ndėrtim pallatesh nė atė qytet. Pėr trembėdhjetė vjet rresht, kanė punuar mė shumė se njėmijė tė burgosur, tė vendosur nė kampin e ndėrtuar rrėzė njė kodre, fare pranė luginės ku ishte piketuar uzina e pėrpunimit tė thellė tė naftės. Vendi ishte i tėri i rrethuar me tela me gjemba tė ngritur lart e me trupa rojesh tė shumtė. Tė parėt qė erdhėn pėr tė hapur me krahė themelet e thella, ishin tė burgosurit e kampit tė Skrofotinės sė Vlorės, tė cilėt sapo kishin mbaruar punė atje. Njė autokolonė e gjatė prej mė shumė se 35 kamionėsh, shoqėruar nga makina me ushtarė tė armatosur e qenė policie, duke kaluar nėpėr qytetin e Fierit, pėr tė ngjallur panik nė popull, u ndal pranė atyre kodrave qė ndodhen nja dy kilometra nė lindje tė Ballshit, atje ku do tė nisnin punimet e kėsaj "vepre tė pesėvjeēarit" e cila do tė ndėrtohej me ndihmėn e "motrės sė madhe", Kinės. Mbas tyre, me autoburg, kohė pas kohe mbėrritėn edhe tė tjerė, qė sapo kishin marrė dėnimet nga gjykatat dhe dilnin nga hetuesia gjysėm tė vdekur. Ashtu siē ishin katandisur, kockė e lėkurė, dyll tė verdhė dhe si tė hutuar, kishin nevojė pėr disa ditė pushim, gjersa ta merrnin veten. Por, komanda s'kishte ndėrmend t'u bėnte trajtim. Ajo u jipte menjėherė nga njė kazėm e lopatė, u caktonte brigadėn dhe tė nesėrmen i donte nė punė. Inxhinierėt kinezė shihnin pėrditė skena tė dhimbshme gjatė punės, e shprehnin nė heshtje keqardhjen e tyre, por nuk mund tė thoshin asnjė fjalė, se ashtu i kishin porositur. Njerėz tė kthyer nė skelete, tejet tė lodhur nga puna e rėndė e krahut, qė rropateshin nga njė kamp nė tjetrin, tė sėmurė qė vuanin nga azma, tė tjerė qė kolliteshin e pėshtynin gjak, burra tė moshuar qė po u sosej jeta nė burg, tė gjithė luftonin me vdekjen, e sfidonin atė, pėrpiqeshin tė mbijetonin, gjersa tė zbardhte njė ditė aq shumė e pritur. Mjaft nga ata nuk arritėn ta shohin dritėn e lirisė. Ndėr ta edhe piktori i mirėnjohur Vangjush Tushi, i cili e deshi aq shumė jetėn, lirinė, tė bukurėn, njerėzit dhe qytetin e tij tė lindjes, Korēėn romantike. Tė burgosurit politikė tė kėtij kampi, kanė ndėrtuar edhe njė numėr apartamentesh, pėr nevojat e strehimit tė qytetarėve tė Ballshit. Krahas tė burgosurve politikė, por tė veēuar, nė kėtė kamp kanė punuar edhe njė numėr jo i madh tė burgosurish ordinerė. Objektet e punės dhe fjetoret ishin tė ndara dhe nuk lejohej komunikimi midis tyre. Megjithatė, fshehurazi, ata gjenin rastin pėr tė shkėmbyer ndonjė informacion. Kėshtu, p.sh. nga ana e tė burgosurve politikė, u mor vesh arratisja dy herė, me mėnyra tė menēura e tė guximshme, e tė burgosurit tė anės tjetėr, Pėllumb Kasos. Nė vitet 1977-1987 u punua edhe pėr ndėrtimin e kompleksit sportiv "Dinamo" nė Tiranė. Ky kompleks u ndėrtua pranė liqenit artificial tė Tiranės, pėr nevojat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe pėr stėrvitjen e sportistėve tė inkuadruar nė klubin sportiv "Dinamo" qė varej nga kjo ministri. Gjithashtu u ndėrtuan edhe disa qindra apartamente pėr strehimin e oficerėve dhe tė punonjėsve tė tjerė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Kjo punė zgjati dhejtė vjet. Kampi i tė burgosurve ishte ngritur pranė vendit tė punės, afėr kodrave tė liqenit me rreth 400 vetė. Thuhej se ishin me fat ata tė burgosur qė i kishin caktuar pėr tė punuar nė kėtė vend piktoresk tė kryeqytetit, ku edhe vėshtirėsitė nuk ishin si ato tė kampeve tė tjera. Mė shumė kishte nga ata me dėnime tė vogla ose qė ishin nė mbarim tė vuajtjes sė dėnimit. Por, kishte midis tyre edhe "tė privilegjuar" tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

    Miniera e Spaēit nė Mirditė
    Nė vitet 1982-1990 tė burgosurit politikė punuan edhe nė shfrytėzimin e minierės sė bakrit e piritit nė Qaf-bari tė Pukės, e cila ndodhet nė zonėn verilindore tė Pukės, 21 km nė lindje tė Fushė-Arrėzit, nė thellėsi tė maleve. Atje nė atė vėnd ishte ngritur kampi i tė burgosurve politikė me rreth 500 vetė, qė punonin natė e ditė, me tri ndėrresa, pėr nxjerrjen e mineralit tė bakrit e tė piritit prej minierės sė Qaf-barit. Natyra e punės dhe vuajtjet kėtu, ishin tė ngjashme me ato tė Spaēit, por izolimi ishte edhe mė i madh. Tė burgosurit e Shqipėrisė sė Mesme dhe ata tė Jugut, pothuajse i kishin humbur lidhjet me familjet, tė cilat e kishin tė pamundur tė pėrshkruanin atė rrugė tė gjatė e tė mundimshme, pėr t'i parė njerėzit e tyre tė dashur. Automjetet ishin tepėr tė rralla. Nuk kishte hotele, pėr tė kaluar tė paktėn njė natė. Dimri ishte tepėr i ashpėr. Keqtrajtimi nga policėt zemėrzinj, i kishte egėrsuar tė burgosurit dhe po i bėnte tė humbnin durimin. Kėshtu ndodhi qė nė 24 maj 1984 (ēuditėrisht nė tė njėjtin muaj, si vite mė parė, nė Spaē), kur gardianėt nisėn tė rrahin bashėkvuajtėsin, Ndue Pisha, vetėm sepse nuk kishte mundur tė plotėsonte normėn e punės, (mbase ishte i sėmurė) tė gjithė shokėt u hodhėn nė mbrojtje tė tij dhe shpėrtheu revolta. Mbas njė pėrleshjeje tė shkurtėr, rojet e brendshme ikėn me vrap dhe kėrkuan ndihmėn e rojeve tė armatosura tė rrethimit, tė cilėt hapėn menjėherė zjarr me mitraloza kundėr tė burgosurve, duke plagosur disa prej tyre. Ndėrkaq erdhėn pėrforcime ushtarėsh tė armatosur me automatikė e bomba dore, nga repartet e afėrme. Pa shumė vonesė erdhi me helikopter nga Tirana edhe vetė drejtori i pėrgjithshėm i Sigurimit tė Shtetit, Agron Tafa, si dhe funksionarė tė tjerė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė cilėt i kėrcėnuan tė burgosurit se po tė mos e ndėrprisnin revoltėn brenda njė ore, kundėr tyre do tė qėllohej me tė gjitha armėt qė disponinin. Nė kėto rrethana, duke patur parasysh edhe pėrvojėn e hidhur tė Spaēit, drejtuesit e kėsaj revolte, vendosėn ta mbyllnin me kaq, pėr tė mos shkaktuar viktima dhe gjak. Pas kėsaj ushtarėt dhe policėt e armatosur, u vėrsulėn mbi tė burgosurit me njė egėrsi tė madhe. Mbasi i rrahėn dhe i keqtrajtuan sa deshėn, morėn dhe izoluan dyzet prej tyre. Tre vetė: Sandėr Sokoli, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, i dėnuan me vdekje dhe i pushkatuan. Katėrmbėdhjetė tė tjerė u ridėnuan me shumė vjet burg. Mbas kėsaj, jeta nė kamp u bė edhe mė e padurueshme nga torturat qė u shtuan sė tepėrmi. Veē tė tjerave tė burgosurit duhej tė bėnin edhe dy orė vrapim brenda kampit, pėr ēdo ditė, nėn kėrbaēin e policėve. Vetėm viti 1990, me ndryshimet e vrullshme politike qė solli, i dha fund kalvarit tė atyre vuajtjeve, qė nuk mund tė harrohen lehtė.


    --------------


    Megjithate te ngratet edhe sot Kurt Kola i Namik Dokles se Nano-Rucve i komandon keta te mjere..
    Nuk jan te zot te jene grusht e te bejne nje profil te vecante politik me principe e forc organizuese per vete dhe Vendin..
    Vazhdojne te kerkojne..prona e kompensime prej Blush-Neritan-Ruc-Gjinushave e kte me goj te Kurt Hajdut Koles..

    Gjynaf..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Interesante.

    Me sa di une edhe piramidat i bene sklleverit e Faraoneve, por Faraonet sot studiohen dhe vleresohen per qyteterimin, organizimin shoqeror dhe civil qe ata sollen ne vendin e tyre.

    Per ironine tuaj historia nuk merret me sklleverit, as i trajton ata dhe as e shikon primare kerkesen per "drejtesi" per sklleverve.

    Kriminele, duar me gjak, gjakatar etj etj quaj cte duash evolimi dhe civilizimet me madheshtore sot ne bote i detyrohen pikerisht ketyre individeve dhe angazhimeve te tyre qe per disa ishin fatale.

    Por ndersa Hoxha ishte ne pushtet dhe beri te vuajne keta nejrez, po ashtu edhe gjate pushtetit te Rrumpalles, apo te Zogut shume njerez humben jeten nga konflikti i brendshem, intoleranca dhe urrejtja. Ne fakt fundi i shqiptareve ne 92 ishte shume here me tragjik dhe fatal se ai i 50 vjeteve komunizem, duke krahasuar demin ekonomik, shoqeror, social si dhe jetet e marra.

    Vdiqen, u mjeruan, dhe u varferuan shqiptaret ne kohen e Hoxhes po ashtu vdiqen, u mjeruan dhe u varferuan edhe mbas 92. Dikur disa prej tyre ishin skllever te Hoxhes, mbas 92 ishin skllever te krimit, pasigurise, luftes civile etj etj. Fundi eshte i njejte, vetem rruga per te arritur aty ishte e ndryshme. Dhe sa shume ka rendesi se si arrihet ne falimentim dhe katastrofe kur qellimi eshte pikerisht ti evitosh ato!
    Te pakten persekutimi i sklleverve ne kohen e Hoxhes, ndertoi dicka, kurse ai i mbas 92 vetem prishi, shkaterroi dhe nuk vuri qofte edhe nje tulle ne ekonomine dhe jeten shqiptare.


    Ish-udheheqesit nuk mund te denoheshin sepse ata vetem zbatuan ligjet e kohes. Ligjet vrisnin dhe jo individet. Ligjet i votonte kuvendi popullor qe zgjidhej nga populli dhe udheheqesit e larte s'kishin pune fare me kete proces.

    Ja pse asnjerit pre jtyre nuk iu provua dot asnje krim. Ne fakt edhe Shefqet Pecin e denuan per genocid, ligj ky i miratuar ne 1995 kur Peci e kishte bere "krimin" ne 1944. Dy norma baze te drejtesise moderne "due process" dhe "statu of limitations" kategorikisht te ndalojne ti gjykosh keta njerez. Ndryshe zezaket e amerikes do fusnin ne burg te gjithe ish-pronaret e sklleverve mbas heqjes se skllaverise ne amerike. Ja pse "drejtesia" e Sales u detyrua te denoi per kafe e bonbone.

    Ne Gjermanine e pas luftes, ne ate perendimore, rreth 90% te administrates se re qe filloi punen ne institucionet e shtetit Gjerman ishin ish-antare te Partise Naziste. Te gjithe vrases te sprovuar.........

    PS
    Kujdes ndonje nga ju kur ti shkoje mendja te permende Nurembergun, sepse ne Nuremberg oficeret e larte Nazist u denuan sepse kishin shkelur 1) ligjet Gjermane, dhe 2) ligjet nderkombetare per agresion dhe vrasje ndaj shtetasve te huaj. Jane dy raste te ndryshme me ish-komunistet ne shqiperi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2002
    Postime
    6
    Meqe permend nurenbegun ligjshmeria e gjyqitle per te desheruar nga pikepampja e parimit "Nuk eshte fajtor pa krim.
    Dhe fjala krim nenkupton qe vepra te jete parashikuar si kriminale ne momentin e kryerjes (DHE JO ME PAS)

  6. #6
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Do ishte mire qe qeveria ta fillonte dhe nje here kete program per kriminelet sot, se mjaft nejten neper burgje duke ngrit pesha e duke pare Tv E DUKE LEXUAR NE BIBLIOTEKE, DUKE NGRENE NE KURRIZ TE TAKSAPAGUESVE.
    Kush denohet me me shume se 5 vjet burg, te cohet ne pune te detyruar, te na kanalizoje ndonje fushe, ose ti punoje bacen atij te cilit i vrau te birin ose dicka te tille krijuese.
    Do e shifshe ti, sa do ulej krimi, kur e di qe po re mrena te ngelet fryma ne miniere ose te besh gure te vegjel duke thyer te medhenjte.
    Efikase, apo jo?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #7
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    postuar me pare nga Leshator:

    Ish-udheheqesit nuk mund te denoheshin sepse ata vetem zbatuan ligjet e kohes. Ligjet vrisnin dhe jo individet. Ligjet i votonte kuvendi popullor qe zgjidhej nga populli dhe udheheqesit e larte s'kishin pune fare me kete proces.


    Per cfare ligjesh e ke fjalen? Ne cilin ligj te Kushtetutes apo te kodit penal shqiptar parashikohej tortura? Ne cilet ligje parashikohej lenia e njerezve ne te ftohte ose ne mes te diellit derisa tu dilte shpirti? Ne cilin ligj te Kushtetutes se RPPSH parashikohej denimi familjar ( burgim ose internim)?
    Do thuash ti me cinizmin dhe arrogancen tende komuniste : " Po ja pra pse nuk i denuan?" Sepse kurre ne Shqiperi nuk u vendos drejtesia. Sala me shoke jane njerezit tuaj. Sepse si Sala, si Fatosi dhe "kryetaret" e partive te tjera politike ne Shqiperi jane marionetat qe vuri Ramizi ne 1990.

    Sa per Nyrembergun, lere me mire, se nuk merr vesh fare nga historia. Kokat kryesore te regjimit nazist u denuan per :1) Krime kunder paqes, 2)Krime kunder njerezimit 3) Konspiracion kunder paqes 4) Krime Lufte.
    DHe sic tha arber e.grant me siper, keto akuza u formuluan ne marreveshjen e 8 gushtit 1945, kurse prokuroria anglo-franko-amerikoano-sovjetike perdori ligjet dhe rregullat nderkombetare te ishin ne fuqi ne kohen e kryerjes se ketyre krimeve.

    Pas denimit nga gjykata nderkombetare e ketyre kokave, u erdhi rradha dhe veglave te tyre, te cilat pervec akuzave te mesiperme, perballuan dhe akuza nga gjykatat gjermane te denazifikimit ne baze te ligjeve gjermane.

    Po kur vjen puna per kriminelet shqiptare, zotrote del i pari dhe i mbron duke thene "Ashtu ishte koha"...per te justifikuar krime te cilat ti i di. Kur vjen puna qe keta kriminele te dilnin para gjyqit ( qe ua kishin mohuar me mijera viktimave te tyre) del e na thua se nuk i paskan bere keto krime, perderisa impotentet dhe provokatoret qe mbajti Berisha mbas 1992, nuk arriten te provonin ne gjyq. Nuk ishin omoideatet e tu, ata qe mbas 1992 qanin si putanat kur i rreh pimpi dhe kerkonin te mos kene "hakmarrje". Sepse fjala DREJTESI eshte e huaj per zhargonin tuaj komunist. Sepse JU kishit zbatuar ligjin....Cuditerisht "zbatimin" e ligjit ne 1997 ua mohuat kundershtareve dhe i vrate dhe i masakruat....Kjo eshte 'drejtesia" juaj. Drejtesia e horrave, e hajduteve dhe e krimineleve.
    "Who is John Galt?"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk i postova keto kujtimet e ish te burgosurit politik Tanush Kaso qe i boton gazeta Shqiptare per te hapur tem mbi ..a duhen denuar a jo lideret e Shtetit enverist.

    Nuk ka asnji vlere me ajo pune sepse kan rrjedhur shum ujra e sot vendi ka tjera probleme.

    Kryesore eshte qe te mos ndodhin me ato fenomene..pra te mos kemi me diktatura qe te burgosin mijra e mijra njerez e ti bejne Doktorat me diploma Sorbone e inxhinieret me Diploma Torinoje ose Prage a Peterburgu ne skllever te llojit te piramidave qe te mos kemi me "shancin " te shikojme se sa kenaqen "Leshatoret" e djeshem e te sotshem kur lexojne keto menxyra.

    Ne kujtimet e zotit Tanush..(qe do ti uroja dite te qeta e te begatshme qe te kete mundesi te shkruaje me shume per ate epoke) lexova shum emra te burgosurish qe nuk paten fatin te shikojne driten e Lirise.
    Mes tyre lexova dhe emrin e nje MJEKU.
    Ai pra sic tregon Zoti Tanush vdiq i raskapitur gerxheve te Bregut ne hapjen e taracave..me te cilat mburrej Enveri e Biroja e tije.

    Ai Mjek i burgosur kur vdiq nuk ish ne moshen e aksionisteve por ne moshen e Byroistave te asaj Kohe.
    Pra ishte dikund tek 50-60 vjecet.
    Ai mjek ..historine e familjes se te cilit e njof.. pati nje fat te tmershem familjar..
    Kishte mbaruar studimet per Mjekesi dikund ne Universitete te njohura dhe gjat luftes u rreshtua ne levizjen Clirimtare e sherbeu jo vetem si luftar por dhe si MJEK.
    Mbas lufte sherbeu si Mjek ne Spitalet ushtarake dhe civile te Shqiperise.
    Ishte Baba i 4 femijve kur u arrestua e u denua me mbi 15 vjet burg.
    Nuk u mjaftuan me burgosjen e doktorit , baba i 4 femijve te vegjel por mbas disa vitesh futen ne Burg dhe gruan e doktorit..pra Nenen e kater femijve.
    Mbeten ne rrug te madhe 4 femije me Baba dhe Nene ne Burg me denime 15-20 vjecare kur keta femije ishin ne moshe per te shkuar ne Shkolle.
    E madhja e femijve ishte vajze 12 vjece dhe mbas saje 3 vellezer me te vegjel.
    Askush nuk mund ti ndihmonte sepse te gjithe kishin frike te jepnin jo buke e veshmbathje por as dhe nje fjal te ngrohte ketyre 4 femijve me Prinder ne Burg.
    Por Njeriu qenka i forte..
    Ajo vajza e vogel e bukur si yll e dobet sa mund ta merrte era u be heroine.
    U fut ne pune ne bujqesi kur lopata e shati i vinin dy pellembe mbi koke. Nga mengjezi deri ne darke neper hapje kanalesh e prashitje arash punonte e bij e Doktorit e veshur me ato pantallonat e fustanet e shamine mbeshtjelle ne Koke mes vapes e acarit dhe mbrriti ti ushqeje tre vellezerit e vegjel.
    Cfar nuk provoi kjo Femije-Burrereshe..nga fyerjet e talljet e zagareve te operativave e deri te ditet pa buke e zjarr..
    Te gjitha i perballoi dhe ajo qe i jepte forc ishte se do te kish nje traste me buk tja conte prinderve ne Burgjet e Partise..
    Ku nuk brodhi ajo trimereshe me vllezerit e vegjel per dore neper rrug pa rrug hyp me nji karroc e zbrit nga nje Zetor e o burra te shkonte ne orar ne Takimin tek hekurat e Burgut te Babai..pastaj o burra ne nje Burg tjeter ne cepin tjeter te Shqiperise ne burgun e Mamase..
    Erdhi dita mbas 20 vitesh burg te te jatit qe ai do lirohej dhe Motra me Vellezer prisnin tu vinte Babai nga Burgu sepse Nena kishte akoma vite burg..por nuk qe fati..i tille te shikonin babane e tyre gjalle mes femijve.. Ai vdiq disa dite para se te lirohej..

    ..po e le me kaq..

  9. #9
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    o brari e paske ba te tere gazeten copy paste per daje ne e paske pru ne forum.shkruaj mer dicka qe te kete vlerat e tuaja jo te gazetareve.

    ps: te pakten thuaje qe e ke marr te gazeta shqiptare.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kush i legjitimizoi torturat??

    Qejfi i policit. Ec e vertetoje ti se polici ishte i autorizuar nga lart. Vdiqen 6 shiptare ne shqiperi nga 92 ne 97 nga huri i policise, pa llogaritur ketu qindra e qindra te torturuar, disa dhjetra prej te cileve, politikane, gazetare etj etj. Bardhok Lala, gazetar, ne 1996 u rrah nga policia e shtetit te PD dhe gjysem i vdekur u hodh diku ne kodrat e liqenit. Vetem fakti qe ai u gjet rastesisht i shpetoi jeten atij. Apo keto s’quhen se nuk ishte Enveri ne pushtet?! Ja pra vetem sasia dhe deri diku menyra ndryshon nga Hoxha tek Sala, apo nga dy periudhat dhe aspak qellimi.

    Agjitacion e Propagande, vijonte me aplikimin e luftes se klasave, qe parashikonte internim apo burgosje te familjarve. Lufta e Klasave u kendua per 50 vjet rresht ne shqiperi, dhe ishte e kompletuar me paketa te tera ligjesh.

    Kur nazistet kryen krimet e tyre ata shkelen ligjet e kohes, dhe per kete u denuan. Ne te gjitha akuzat e tyre gjendet kjo fraze -” in violation of international treaties, agreements, or assurances” Por edhe per kete gjyqi i Nurembergut la shume per te deshiruar dhe sot nuk paraqet aspak nje shembull te ekselences se drejtesise. Ai gjyq ishte larje hesapesh i hapur dhe jo aplikim drejtesie. Por KJO ISHTE KOHA. Sot kete s’te le njeri ta besh. Vete mbi Ameriken, Angline dhe Rusine aplikonin shume akuza qe ata ngriten ne ate gjyq, qe nga bombardimet e civileve ne Gjermani, hedhja e bombes atomike, pushtimi i Iranit nga Anglia ne 41, si dhe kampet e perqendrimit ne Amerike dhe Rusi. Gjyqet e mepasshme per Nazistet ishin te gjithe per pergjegjesi personale, dmth per krime te bera nga vetgjyqesia dhe aspak kur zbatohej nje urdher apo nje ligj. Drejtori i Kampit te Auzhvitz ku vdiqen 3 milione cifute psh nuk u denua aspak bile ishte deshmitar i lire ne Nuremberg.

    Ish-komunistet nuk shkelen asnje ligj dhe nuk kishin per cfare te akuzoheshin dhe denoheshin. Nexhmijen e akuzuan fillimisht per terror e genocid, por amerika dhe europa nuk ia quajten PD kete, dhe ata iu drejtuan kafeve dhe bonboneve. Kush eshte ai trushkulur te besoje se Sala dhe PD nuk deshte ti denonte ish-udheheqesit per akuza te tilla te renda, kur Sala edhe sikur nje banane te vidhej ne shqiperi thoshte se e bene Komunistat. Berisha rrezoi qeverine e Stabilitetit pikerisht nen kerkesen absolute per arrestimin dhe burgosjen e Nexhmije Hoxhes.

    Une nuk pretendoj se krime nuk jane bere, apo se persekutimi ishte i dicka positive per te miren e shqiperise. Ajo qe them une eshte parimore dhe jo morale apo emocionale. Me normat e drejtesise bashkohore ish-komunistet nuk u hapej dot as gjyq, le me pastaj te denoheshin.

    Dhe krimet e komunizmit ne pergjithesi jane krime te shoqerise shqiptare qe kaq fort e mbeshteti ate pushtet per 50 vjet, ku nuk u pa asnje perpjekje serioze per ta permbysur Hoxhen.
    Paaftesia juaj per te ballafaquar realitetin, dhe problemet qe ai shtron, per te qene te afte te jepni zgjidhje apo rrugedalje te problemeve reale dhe te presente qe kalon shoqeria shqiptare, ju ben kaq adapt-llagar per tu marre me ish-udheheqesit e fishkur, me Palrat e Lenkrat. Ja keta jane kundershtare tamam te nivelit tuaj, dhe per shqiperise ju I hyni ne pune vetem per tu marre me ish-birone e mbaruar. Shqiptaret e dine mire se jeta e tyre nuk do rregullohet nqs Pali apo Lenka futet ne burg, dhe rendja mbas tyre eshte humbje kohe dhe energjie per dicka te vet-diskriminuar.

    1997 ne aspektin e zbatimit te ligjit, ishte njesoj se 1991. Ligji apo ata qe prezantonin ate ishin kthyer ne abuziv dhe i kushtuan shume indivit shqiptar. Dhe nje pushtet qe kaq shume demton ate te cilin ka detyre per te mbrojtur, qytetarin e vet, i jep te drejten qytetarit per ta hequr ate me cdo menyre. Fundi i cdo qeverisje eshte drejtesia, dhe ne 1992-97 drejtesia kishte kohe qe kishte falimentuar dhe degjeneruar ne nivele totalisht te papranueshme dhe drejtperdrejt te demtueshme per qytetarin shqiptar. E vetmja gje qe e mbante ate ne pushtet ishin fajdet, apo parate qyl, kur edhe ato dolen hajdute, cdo arsye per te qene ne pushtet u eleminua dhe kokefortesia per ta mbajtur ate ne ato kushte ishte diktatoriale. Diktaturat nuk ikin ndryshe pervecse me nje revolte te dhunshme. Por ne 1991 revolta e dhunshme nuk ndodhi sepse konfrontimi u evitua nga pushteti dhe u leshua pe, ne 1997 kjo nuk ndodhi. Sic del, edhe Adili dhe Ramizi u treguan politikane dhe diplomate me te afte dhe finoke se bajraktaro-mesjetari Sale dhe kokepalaret e Bjeshkeve te Namuna qe i shkonin nga pas.


    Kujtimet e zotit Tanush sado te verteta nuk perfaqesojne asgje integruese, perparimtare dhe konstruktive per shoqerine shqiptare, pervecse mbajne ndezur gjakrat dhe deshiren per larje hesapesh, si dhe e trashegojne ate nder breza. Brezi i te persekutuarve kerkon te laje hesapet me brezin e persekutuesve. I pari ka moralin nga ana e tij, i dyti ka fuqine, dhe pushtetin ekonomik dhe politik. Ky konflikt nuk ka fitimtare. Nqs brezi i ish-te persekutuarve kerkon te integrohet, dhe te ece perpara ne shoqerine shqiptare, ai nuk mund ta beje kete duke demonizuar brezin tjeter qe ne fund te fundit aprovon kete integrim, dhe me te cilin kerkon te ndaje nje shoqeri. Shqiperia nuk ndertohet ne emr te konfliktit dhe as ne emr te larjes se hesapeve, qe ju keni qejf ta quani "drejtesi". 50 vjet Hoxhe duhet ta kemi mesuar kete. E vetmja rrugedalje eshte mbyllja e hesapeve te vjetra dhe ndalimi i referancave tek e shkuara, qe vetem ndjell konflikt dhe urrejtje. Dikush duhet ta kaperceje "padrejtesine" tashme te zhvleresuar nga koha dhe te ece perpara "move on" per nje shoqeri me te mire. Kete here kjo barre u bie viktimave te Hoxhes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 30-10-2003 mė 16:52

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Aferdita Sharxhi: Thesaret qė fshihen nė vėllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  4. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
    Nga Fjala e drejte nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •