Rrefimi i plote i Bashkimit Shehut, djalit te ish Kryeministrit me jetegjate ne historine e shtetit shqiptar. Aventura qe nga dalja nga burgu me 1991, e deri me 23 korrik 2001. Ndihma e ish zv/ Kryeministrit Bashkim Kopliku, roli i ish shefit te SHIK Bashkim Gazidede dhe pas kerkimesh sistematike, zbulimi rastesor i varrit enigmatik ne Ndroqe te Tiranes
U mbushen plot 2 vjet, nga dita kur ne fund te korrikut 2001, pas 20 vjetesh nga vdekja dhe 10 vitesh kerkimi, u gjenden ne periferine e kryeqytetit shqiptar, eshtrat e Mehmet Shehut, njeriut qe per 25 vjet me rradhe, drejtoi qeverine e Shqiperise komuniste. Vdekja e numrit 2 te regjimit, eshte konsideruar si njera prej ngjarjeve me komplekse dhe enigmatike ne historine e vendit. Nje kazus me shume te panjohura, ku nderthuren intrigat e oborrit te kuq, lufta politike per pushtet, lufta e eger brenda llojit per mbijetese jo vetem politike, por edhe fizike. Si dhe rrethanat e asaj nate mes 17 dhe 18 dhjetorit 1981, kur sipas versionit zyrtar te asaj kohe, "ne nje cast krize nervore, Kryeministri Mehmet Shehu, vrau veten".
Pas kesaj, filloi kalvari i arrestimit, burgosjes dhe persekutimit te familjareve te Shehut, por edhe shtegtimi enigmatik i trupit te tij te pajete. Nje udhetim ku bashke me vepren dhe damkosjen si armik i regjimit dhe "Shqiperise Socialiste", Mehmet Shehu ishte denuar per te qene edhe nje qytetar pa varr. Nje xhalo intriguese, qe ka shtyre djalin e tij, shkrimtarin Bashkim Shehu, te shkruaj deri tani dy libra: "Vjeshta e Ankthit" dhe "Rrefimi ndane nje varri te zbrazet". Ne pritje per te patur ne dore ndoshta nje version perfundimtar te ketyre dy librave, nderkohe qe Bashkim Shehu jeton dhe shkruan prej vitesh ne Spanje, po nisim sot, botimin e nje interviste brilante, ne te cilen djali i vogel i Mehmet Shehut, rrefen gjithe aventuren e tij, ne kerkim te eshtrave te babait. Duke mos anashkaluar, edhe nje radiografi te raporteve teper komplekse te ish Kryeministrin me Diktatorin Enver Hoxha.
Kjo interviste tregon edhe njehere, se tema e vrasjes se Mehmet shehut, ka ende cte ofroje. Madje ajo ka frymezuar edhe shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, qe ta beje pjese te veprave te tij. Nje rikthim dhe pune disavjecare, qe duket se e ka cuar Kadarene ne realizimin e nje romani te ri e brilant, qe pritet te dale ne tregun shqiptar, pas pak ditesh. Shtepia Botuese "ONUFRI" qe ka edhe ekskluzivitetin e shkrimtarit me te madh shqiptar, mund ta vendose ate ne dispozicion te lexuesve, ne fillim te muajit te ardhshem, ne shtator bashke me nje veper tjeter te Kadarese.
Ne pritje per te patur ne dore librin e ri, Bashkim Shehu rrefen:
Prej sa vitesh kishit rene ne gjurme te eshtrave te babait tuaj?
Praktikisht kerkimet per eshtrat e babait kane nisur qe ne momentin qe une dhe vellai, Skenderi, dolem nga burgu. Te dy u liruam ne mars te vitit 1991, te denuar per agjitacion dhe propagande, apo si agjente te CIA-s. Fillimisht arritem te zbulojme varrin e nenes, Fiqrete Shehu, e cila kishte vdekur ne vitin 1988 ne Burgun e tiranes. Mbaj mend se, ne muajt e pare te pluralizmit, funksionaret e atehershem nuk donin te na jepnin asnje te dhene. Njeri prej drejtuesve te burgjeve, me shprehu keqardhjen e tij se nuk mund te me ndihmonte, nuk mund te me jepte asnje te dhene nga arkivi, mbi bazen e nje urdheri te vjeter qe ekzistonte ende ne Ministrine e Brendshme. Aty nga mesi i vitit '92, i kerkova takim Bashkim Koplikut, ministrit te Brendshem te asaj kohe, i cili autorizoi punonjesit e arkivit te me ndihmonin.
Mora vesh se nena ime, Fiqret Shehu, ishte varrosur ne nje varreze publike ne fshatin Zejmen te Lezhes. Prane varreve te fshatit ndodhej nje parcele me bar, ne te cilen me veshtiresi mund te dalloje disa tabela te vogla llamarine. Secila prej tyre mbante nje numer, qe i korrespondonte nje dokumenti te arkivit te burgjeve. Ne ate kohe, une u mergova ne Hungari dhe dokumentat ia lashe nje kusheriri, por zhvarrimi nuk u krye, sepse mjekesia ligjore nuk e lejonte nje gje te tille pa kaluar 5 vjet nga vdekja.
Po per vendodhjen e varrit te Mehmet Shehut, kur u informuat per here te pare?
Sinjalin e pare e mora nga nje interviste ne shtypin e vitit 1992, te Neshat Tozajt, sipas se ciles ish zv/ ministri i Brendshem, Zylyftar Ramizi i kishte kerkuar ketij te fundit te asgjesonte kufomen e Mehmet shehut. Shkova tek Neshati dhe ai me tha se gjith
5ka ishte e vertete, por ai i ishte shmangur kesaj kerkese te Ramizit, me justifikimin se ai nuk ishte personi i duhur qe mund te kryente nje veprim te tille. Megjithate, Neshat Tozaj besonte se kufoma duhej te ishte zhdukur, perderisa Zylyftar Ramizi e kishte patur nder mend nje ide te tille. Ndoshta do ta kishte zbatuar urdherin ndonje person tjeter. Une kisha degjuar ne burg per zhdukjen e trupave "te armiqve" ne vaska me acid dhe e quajta te mbaruar kete pune. Mendova se trupi duhej te ishte zhdukur.
Por si rate me pas ne gjurmet e "varrit pa emer"?
Per te mberritur deri ne Ndroq u deshen mjaft kerkime, por edhe ndihma vullnetare e disa personave. Ne vitin 1995, une u ktheva nga hungaria dhe atehere nisa perpjekjet per varrin e nenes, sepse ishin plotesuar 5 vitet e kohes se nevojshme. Ne kete moment, zbulova ne menyre krejt te rastesishme nje shkrim ne gazeten "Tribuna Demokratike", ne te cilen thuhej se dikush e di se ku ndodhen eshtrat e Mehmet Shehut.
Nderkohe ishin zbuluar varret e fshehta te disa ish- ministrave apo funksionareve te larte te vrare dhe njerezit kishin nisur te flisnin. Nga takimi me kryeredaktorin e gazetes dhe me pas me nje nga drejtuesit e Partise Demokratike, mora vesh se kishte ardhur nje person, qe kishte treguar vendin e varrit. Ai, drejtuesi i PD, me vizatoi edhe nje skice me dore, e cila tregonte perafersisht fushen prane lumit ne fshatin Ndroq te Tiranes. Por, te dhenen me te sakte na e dha njeri prej funksionareve te larte te shtetit".
Nje i afermi juan, ka permendur ne shtyp emrin e Bashkim Gazidedes...
E prisja kete pyetje, por nuk dua ta prish premtimin qe i kam dhene njeriut qe me ndihmoi. Ai m'u lut qe mos ta bej publik asnjehere emrin e tij. Ky person me dorezoi nje skeme te sakte, qe ishte gjetur ne ate kohe ne arkivat sekrete kohet e fundit, si dhe nje person me emrin Genci, punonjes i arkivit, i cili na shoqeroi me makine deri ne Ndroq. Ky i fundit na sqaroi se ne '83 kishte patur nje plan per asgjesimin e kufomes, por nuk ishte zbatuar per t'ia lene vendin zhvendosjes se kufomes ne vitin 1984. Pas ketyre te dhenave, na afroi ndihmen e tij Bujari, varrmihesi i varrezave te Sharres ne Tirane, i cili eshte biri i punetorit te varrezes, qe kishte kryer zhvarrosjen e eshtrave te babait. Ai na ndihmoi, sepse i njihte te gjitha procedurat e zhvarrimit dhe kishte ndihmuar vullnetarisht edhe familjet e tjera, qe kerkonin eshtrat e te afermve te tyre.
Ne muajin shkurt ose mars te vitit 1996, nisem germimet sipas skices, shume prane vendit ku u zbuluan me pas eshtrat.
Mbaj mend se fshataret na ndihmonin vullnetarisht me kamione, eskavatore apo me vegla te tjera. Na dilte uje sapo hapnim gropen dhe vendosem te presim ngrohjen e motit. Gjate kesaj periudhe shkuam per te zhvarrosur eshtrat e nenes ne Zejmen. Varrmihesi i fshatit na tregoi se, kur e kishin sjelle trupin punonjesit e Sigurimit te Shtetit, kishin sajuar nje histori sipas se ciles, trupi i perkiste nje qytetareje zvicerane te mbetur pa njeri.
Perse pati nderprerje te punimeve qe nga ajo periudhe?
Per here te fundit kam shkuar ne ndroq, me 28 maj 1996, diten e protestes se opozites ne Sheshin "skenderbej". Me ngrohjen e kohes, arritem te siguronim nje eskavator per te gerrmuar ne nje siperfaqe te madhe. Nen kujdesin e varrmihesit, Bujarit, kerkuam deri ne 5 meter thellesi, ne nje rreze te madhe prane vendit te skices. E lame pas disa oresh gerrmimin dhe une aty mendova se do te ishte e pamundur per te gjetur eshtrat, me idene se duhet t'i kishin zhvendosur perseri nga Ndroqi. Kisha degjuar se varret ndryshoheshin disa here per te humbur gjurmet. Ndoshta per te larguar lodhjen psikologjike, stresin, u detyrova te heq dore nga cdo kerkim. Tashme i kisha humbur shpresat. Gjate kesaj periudhe une u vendosa ne spanje, ku jetoj ende edhe sot.
- vijon -
Neser do te lexoni: Si u gjeten eshtrat e Mehmet Shehut pas 10 vjetesh kerkimi, ne gerrmimin e fundit qe kishim vendosur te benim. Dhe faktet e reja qe hedhin drite mbi enigmen: Ish kryeministri u vetvra, apo e vrane? Dhe raportet e tij ne ditet e fundit te jetes, me Enver Hoxhen
Krijoni Kontakt