Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Vendi i te burgosurve politike ne Histori (Revolta e Spacit)

    Marre nga Gazeta Tema


    KOMENTE




    In memoriam revolta e Spaēit

    Agim Musta

    Nė legjislacionin penal tė republikės sė Shqipėrisė tė regjimit diktatorial komunist, tortura gjoja ndalohej me ligj, por nė fakt ajo ėshtė pėrdorur vazhdimisht gjatė gjithė periudhės sė diktaturės me urdhra verbalė, ose me shkresa zyrtare tepėr sekrete. Dhuna ushtrohej qė nė ēastin e arrestimit, gjatė hetuesisė, dhe nė vendet e vuajtjes sė dėnimit. Po t’i hedhim njė sy kalimthi historisė sė dhimbshme gjysmė shekullore tė burgjeve dhe tė kampeve me punė tė detyruar, nuk do tė gjejmė asnjė tė dėnuar politik, mbi tė cilin tė mos jetė ushtruar dhunė dhe torturė fizike ose psikike.

    Dhuna dhe torturat nė vendet e vuajtjes sė dėnimit ishin nė raport tė drejtė me acarimin politik tė gjendjes nė vend, ose nė arenėn ndėrkombėtare. Kur situatat acaroheshin, si nė rastet e prishjes me Jugosllavinė, e revolucionit hungarez, e prerjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, e daljes nga Traktati i Varshavės, e prishjes me Republikėn e Kinės etj., jo vetėm qė shtoheshin arrestimet, por edhe dhuna e terrori ndėr kampe dhe burgje, ndaj tė dėnuarve politikė, kishte rritje tė konsiderueshme. Si pėrgjigje ndaj kėsaj dhune dhe torture tė pajustifikueshme ndaj fajtorėve pa faj, kanė ndodhur me dhjetėra raste kur ish tė dėnuarit bėnin tentativė arratisjeje, me shpresa shumė tė pakta pėr tė fituar lirinė dhe qė, nė fakt, pėrfundonin me vrasjen e tyre, ose me dėnime shumė tė rėnda burgimi. Po kėshtu, ka pasur me dhjetėra raste tė tjera, qė ish tė dėnuarit bėnin vetėvrasje, duke u hedhur nė telat e rrethimit, si pasojė e streseve psikike, pėr shkak tė torturave tė pėrdorura mbi ta.

    Njė mjet tjetėr pėr tė protestuar kundėr dhunės ishin grevat e urisė, greva kėto individuale dhe kolektive, ku disa herė pėrfundonin me vdekje si psh., Prof. Xhevat Korēa, Ing. Zef Curri etj.. Edhe nė kampin-burg tė Spaēit, tė ngritur nė vitin 1968, nė njė vend tė zymtė, ku shihej vetėm njė kupė qielli dhe nė dimėr temperatura zbriste nė 10 gradė nėn zero, dhuna dhe torturat ishin tė vazhdueshme. Rreth 1000 tė burgosur punonin nė kushte mesjetare nė thellėsitė e tokės, pėr tė nxjerrė pirit dhe bakėr. Kushtet e banimit dhe ato higjenike-sanitare ishin tė vajtueshme. Tė burgosurit qė nuk plotėsonin dot normėn e detyruar, rriheshin barbarisht nga gardianėt dhe lidheshin me kavo ēeliku nėpėr shtylla betoni, si Krishti nė Golgotė, gjersa humbisnin ndjenjat. Tė njėjtin fat pėsonin edhe ata tė dėnuar, qė kundėrshtonin urdhrat e padrejta tė gardianėve injorantė dhe shpirtkazėm. Njė tjetėr mjet torture qė ushtrohej mbi tė gjithė tė burgosurit e Spaēit pėr ēdo ditė, ishte qendrimi nė kėmbė me orė tė tėra, gjatė daljes dhe hyrjes nė kamp, me pretekst numėrimi. Kėshtu, orari i punės nga 8 orė, shkonte nė 10-11 orė. S’kishte ditė, qė gardianėt dhe oficerėt e kampit tė mos u thonin tė burgosurve se nga Spaēi s’kishin pėr tė dalė as tė gjallė e as tė vdekur. Kufomat e tė dėnuarve, qė vdisnin nėpėr burgje ose nė kampe me punė tė detyruar, nuk u jepeshin familjeve tė tė dėnuarve. Birucat e kampit ishin gjithmonė plot me tė dėnuar pėr shkaqe nga mė absurdet. Ata mbaheshin atje deri nė 1 muaj me bukė thatė, duke i lėnė vetėm me 1 batanije. Para revoltės sė Spaēit, nė burgjet dhe kampet e diktaturės komuniste, kishin shpėrthyer edhe revolta tė tjera, si ajo e kampit pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kuēovės, ajo e Gjadrit dhe, mbi tė gjitha, shpėrthimi i burgut tė Burrelit mė 2 gusht tė vitit 1967 nga trimat guximtarė: Adem Allēi, Dhori Gėrnjoti dhe Sazan Hadėri, e tronditėn thellė aparatin shtypės tė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Tė burgosurit e Spaēit i ishin drejtuar shumė herė komandės, MP tė Brendshme dhe organeve mė tė larta tė Partisė-shtet pėr ndalimin e dhunės qė ushtrohej mbi ta. Kėrkesat e tyre legjitime binin nė vesh tė shurdhėr e dhuna vazhdonte tė ushtrohej si mė parė. Preludi i revoltės sė Spaēit, fillon pikėrisht me shpėrthimin e birucave nga ish i burgosuri guximtar, Hulusi Pashollari. Ai, me njė levė hapi katėr birucat, duke lėshuar prej tyre 12 bashkėvuajtės, qė vuanin dėnimin. Atje filloi edhe pėrleshja me rojet e brendshme tė kampit, tė cilėt u zmbrapsėn tė tmerruar nga tė burgosurit dhe u detyruan tė dilnin jashtė kampit. Kampi ra nė duart e tė brugosurve tė revoltuar. Revolta shpėrtheu si njė erupsion vullkanik. Ajo ishte kulmi i protestės pėr marrjen nėpėr kėmbė tė dinjitetit njerėzor dhe e para revoltė me karakter tė pastėr politik. Puna e detyruar skllavėruese, dhuna dhe torturat e pėrditshme qė ushtroheshin mbi tė dėnuarit, e kishin ēuar nė kockė thikėn e diktaturės sė proletariatit.

    Nuk durohej mė. Edhe frikacakėt u bėnė trima dhe u vėrsulėn nė ballė tė turmės sė revoltuar. Mė mirė njė vdekje e menjėhershme, sesa njė torturė pa fund. Nė kamp shpėrthyen si njė gjėmim prej qiellit thirrjet: Rroftė liria! Poshtė komunizmi! Poshtė diktatura! Nė mesin e kampit u ngrit flamuri i kuq me shqiponjėn e zezė, pa yllin e komunizmit, kompozuar nga piktori Mersin Vlashi.

    Byroja Politike, e zėnė nė befasi nga kjo revoltė, e padėgjuar deri atėherė, pėr madhėsinė dhe karakterin e saj politik, urdhėroi shtypjen e saj me ēdo mjet, sa mė parė qė tė ishte e mundur. Mė datė 23 maj 1973 disa qindra forca speciale, tė pajisura me shkopinj hekuri dhe tė mbrojtur nga repartet e MP tė Brendshme dhe Korpusi ushtarak i Burrelit, qė qėllonin me zjarr nė hapėsirėn e kampit, u vėrsulėn si tė tėrbuar brenda kampit, duke rrahur mizorisht tė burgosurit e rraskapitur qė rezistuan heroikisht pa bukė dhe pa ujė.

    Operacionin pėr shtypjen e Revoltės sė Spaēit e drejtonte drejtori i Sigurimit tė Shtetit, krimineli i mirėnjohur, gjeneral Feēor Shehu. Pas njė dekade, edhe ai do tė ekzekutohej me njė plumb pas kokės, nga ajo diktaturė qė i kish shėrbyer me aq zell pėr 30 vjet me radhė.

    U riarrestuan 115 tė burgosur, 4 prej tė cilėve: Hajri Pasha, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skėnder Daja, u dėnuan me vdekje dhe u ekzekutuan brenda pak ditėve. 110 tė tjerėt u dėrguan nė burgun e ri tė Tiranės, ku iu nėnshtruan torturave nga mė mizoret. Mbas dy muajsh, ata i nxorėn nė gjyqin e inskenuar, nė Rrėshen tė Mirditės, tė ndarė nė katėr grupe, duke i dėnuar, nė total, me 1700 vjet burgim!

    Ky ishte epilogu fatal i revoltės sė Spaēit, revolta mė e madhe e shėnuar nė historinė e burgjeve dhe tė kampeve me punė tė detyruar tė regjimit komunist shqiptar, kundėr dhunės dhe terrorit qė ushtrohej vazhdimisht mbi tė dėnuarit politikė.

    Nė “Kongresin pėr Llogaritjen e Krimeve tė Komunizmit”, qė u mbajt nė Vilnius tė Lituanisė, nė qershor tė vitit 2000, revolta e Spaēit, u klasifikua si revolta mė e madhe me karakter politik, qė ka ndodhur nė vendet e Europės Lindore nga tė burgosurit antikomunistė.

    Revolta e Spaēit erdhi si njė kulm i revoltave tė tjera tė vogla, pėr kundėrshtimin e dhunės shtetėrore, qė ushtrohej ndaj ish tė dėnuarve politikė. Mbas kėsaj revolte, dhuna dhe torturat u shtuan edhe mė tepėr, jo vetėm nė kampin e Spaēit, por edhe nė burgjet dhe kampet e tjera, nė tė gjithė Republikėn. Gjashtė vjet mbas kėsaj revolte, me tė burgosurit e Spaēit u inskenua edhe njė gjyq tjetėr, ku u dėnuan me vdekje dhe u ekzekutuan intelektualėt: Vangjel Lesho, Fadil Kokomani dhe Xhelal Koprėncka.

    Burgu me punė tė detyruar i Spaēit, qė vazhdoi pėr njė ēerek shekulli, hyri nė historinė e Shqipėrisė, si vendi mė rrėnqethės pėr ish tė persekutuarit politikė dhe familjet e tyre, ku u ushtrua dhuna mė e egėr nga shteti diktatorial komunist, por edhe si vendi, ku shpėrtheu revolta mė e madhe, kundėr shunės shtetėrore gjatė 45 vjetėve tė diktaturės komuniste.

    Qeveritarėt e sotėm shqiptarė, pinjollėt e atyre qė shtypėn me zjarr dhe me gjak revoltėn e Spaēit, pasi na vodhėn me hipokrizinė e tyre dashurinė tonė pėr vendet e Botės sė lirė, me nė krye SHBA-tė, vazhdojnė sot tė na mohojnė vitet e vuajtjeve nė burgjet e komunizmit dhe refuzojnė tė na dėmshpėrblejnė pėr miliona ton mineral kromi, bakri dhe piriti, tė nxjerrė nga thellėsitė e tokės nėn kamxhikun e policėve dhe pėr 100 vepra madhore, tė ndėrtuara anekėnd Shqipėrisė me djersėn dhe gjakun e tė burgosurve politikė.

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kjo eshte vetem nje nga vuajtjet dhe sakrificat e pafundme te nje lloji njerezish qe nuk u perkulen por qendruan, qe ruajten dinjitetin dhe nderin deri ne sekondat e fundit te jetes se tyre. Jane ata qe luftuan per te qene njerez atehere kur i trajtonin si kafshe. Ne asgje nuk provohet njeriu me shume se ne vuajtje dhe nuk ka fisnikeri me te paster qe ajo qe fitohet prej saj.

    Shume prej tyre u shuan, shume te tjere sot jetojne ne mjerim. Por nese ka dicka te drejte dhe te vertete, dicka njerezore dhe burrerore gjate gjysem shekulli shtazerie jane pikerisht ata dhe vuajtja e tyre.

    Sot ata kerkojne demshperblim per vitet e burgut, nuk kerkojne te burgosen ata qe u vodhen jeten. Kerkojne minimumin e asaj qe iu takon, mundesine per te shtyre te qete ditet qe iu kane ngelur.

    Megjithate eshte dicka tjeter qe une kerkoj te trajtoj ne kete teme. Sa vend ze ne historine shqiptare, konkretisht ne tekstet shkollore, qendresa, vuajtja, sakrifica dhe dinjiteti i tyre .... dua te di nese keto tekste flasin per pushkatimet, internimet , varjet, burgosjet, kushtet c'njerezore dhe kalvarin ku kaluan keta njerez.

    Nese ka nje gje qe ne mund te bejme sot per ta eshte te mos harrojme sepse ndryshe do te behemi pale me ata qe i vrane.

    Jeni te ftuar te percillni informacione dhe mendime ne lidhje me vendin qe u takon atyre ne historine shqiptare.

  3. #3

    Revolta e Spaēit, 21 maji dita e perku

    Revolta e Spaēit, 21 maji

    dita e pėrkujtimit tė krimeve tė komunizmit



    Ndėrkohė nė ceremonialin zyrtar, gjithashtu ėshtė shtuar dhe data 8 dhjetor, qė do tė quhet dita e rinisė, nė pėrkujtim tė fillimit tė protestave nė dhjetorin e vitit 1990

    Data 21 maj do tė jetė dita kur shqiptarėt do tė mund tė pėrkujtojnė viktimat gjatė regjimit diktatorial komunist. Me propozim tė Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, qeveria ka marrė vendim, qė nė ceremonialin zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė vecc tė tjerave tė shtohet dhe data 21 maj si dita e pėrkujtimit tė viktimiva tė represionit dikatatorial komunist. “Nė pėrkujtim tė mijra viktimave tė pafajshme tė regjimit totalitar komunist, u vranė dhe u burgosėn, u dhunuan, u dėbuan dhe u denigruan, nė mėnyrė tė organizuar shtetėrore, pėr shkak se besonin nė lirinė e ndėrgjegjes, tė pronės, lirive politike, aspironin pėrparim, mė 21 maj tė ēdo viti do tė pėrkujtohet “Dita e Kujtesės historike pėr viktimat e krimeve tė komunizmit”. Ceremonia pėrkujtimore do tė organizohet nga ministria pėrgjegjėse, qė mbulon ēėshtjet e rinisė dhe tė kulturės. Kur nė ceremoni do tė marrin pjesė personalitetet mė tė larta tė shtetgit, Protokolli i Shtetit pėrfshihet nė pėrgatitjet e programit dhe nė ndjekjen e anės protokollare tė tij,” thuhet nė pikėn 7/b tė vendimit tė qeverisė pėr ceremonialin zyrtar. Ndėrkohė nė ceremonialin zyrtar, gjithashtu ėshtė shtuar dhe data 8 dhjetor, qė do tė quhet dita e rinisė, nė pėrkujtim tė fillimit tė protestave nė dhjetorin e vitit 1990. Sipas vendimit tė qeverisė, kjo ditė pėrkujtohet nė nderim tė lėvizjes pėr liri dhe demokraci. Ceremonia zyrtare pėr ēdo vit do tė organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Ndėrkohė, fata 29 nėntor do tė vazhdojė tė pėrfaqėsojė Ditėn e Ēlirimit tė Atdheut, por do tė jetė vetėm si datė simbolike pasi protokolli zyrtar nuk parashikon asnjė ceremoni, apo parada ushtarake siē ka ndodhur nė vitet e kaluara. Ceremonia e paradave jubilare do tė zhvillohet njė herė nė 5 vjet mė datė katėr dhjetor, e cila do tė jetė dhe dita e Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė.

    Gazeta Tema
    10-11-2006

Tema tė Ngjashme

  1. Rilindasi Kristo Kirka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2012, 16:33
  2. Krimet Komuniste Nė Kosove Njelloj Si Nė Shqiperi
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2010, 10:56
  3. Revolta e 20 majit 1984 nė Burgun e Qafė Barit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-10-2009, 21:49
  4. "Ne burgun e grave po shkelet jeta private"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 15:36
  5. Maskat cajne Burgun..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 20-03-2003, 19:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •