Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Klub për Programet kompjuterike të Artit.

    Mendova se një temë, ose më ndryshe, një "klub bashkbisedimi" për programet për Artin është me shumë vlerë.

    Këtu mund të këshillojmë njëri-tjetrin për programe të ndryshme, të sjellim njohuri interesante, mund të pyesim për sugjerime, ose të ndihmojmë njëri-tjetrin me komanda të veçanta për ndonjë program.

    Shpresoj që ky klub t'na ndihmoj në çdo fushë të Artit

    :)
    drini.

    p.s. nëse dini mund të sillni linkun e faqes "official" të programit që mund të sugjeroni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 18-04-2003 më 03:15

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Program për skica

    Quhet Sketchup dhe do ta këshilloja këdo që të përdorte këtë program nëse ka dëshirë të skicoj modele në 3 dimensione ashtu si me përmasa të përcaktuara, por edhe më dorë të lirë. Është vërtetë një kënaqësi më vete sepse për t'u përdorur është shumë i thjeshtë. Mua m'u deshën disa orë që ta mësoja :). Linku i faqes së këtij programi

    drini.

    P.S. po patët, sillni shëmbuj, pyetje, sugjerime, ose pyetje të veçanta për ndonjë program, në mynyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 18-04-2003 më 03:14

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Floriani
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    91
    Me pelqen qe e ke hap kete tem lal
    una kisha nje pyetje per Orion_DYRRAHU ....!
    O lal me cfar programi i ben qe ke ber tek tema me lart me Gjirokatren etj..?
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 13-04-2003 më 04:12
    Ne Qoftese e ke zemren e paster
    Mos prit te tjeret per te ndihmuar
    Duhet te perpiqesh vet per te fituar
    Se sa me shume ke per te ndihmuar
    Aq me shume kane per te tradhetuar
    Se shqiptaret e sotem
    Pas interesit kane shkuar
    (`-Florjan Furxhiu ````n.n.s Fixhu-`)
    .................................................. ..........
    Una qe po flas keto fjal nuk jam as Filozof as Politikan thjesht nje 18-vjecar qe shume gjera kisha por tani cfar kam.......

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Florian,
    meqë lexova shkrimin tënd më parë se Orioni, ai ka përdorur programin fotoshop, (Photoshop, nga Adobe Inc.). Është një nga programet më të përdorura që nga fotografët, tek artistët pamorë. Është një nga programet më standard dhe që përdoret sotë. Në të gjen shumë komanda, por mund edhe t'i shtosh "plugg-ins" më shumë, etj, etj. Faqja e fotoshopit

    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 18-04-2003 më 03:17

  5. #5
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Drini, tash do te abonohem ne kete teme dhe uroj te kete sa me shume PhotoShopenë! Ketu diku do te jem, do te kthehem ndonjehere ta ekzekutoj ndonje note ne klubin tend :)
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #6
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Prizreni (perpunuar ne Photoshop 6)

    Eshte i punuar ne disa shtresa me threshold e pastaj duotone bazuar ne nje grayscale fotografi te vjeter.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    ...dhe aplikimi :)

    ja punimi final:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Shumë e bukur Tahox Prizrenaliu!

    Këtu duket që ke punuar me dy layers. Dmth të parën që postove dhe e dyta që përmban poprap të dyja bashk (nëse s'gabohem)

    Hartën me Emblemën aty ku thotë Verë...Kosove e ke gjetë ashtu apo e ke bërë vetë? Po formën e "layer-it" të parë, dmth foton e Prizrenit si e ke bërë si formë të tillë që përmban edhe kornizën? Shumë bukur ka dal puna e përfunduar. ;)

    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 17-04-2003 më 01:19

  9. #9
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Postuar më parë nga drini_në_L.A.
    Program për skica

    Quhet Sketchup dhe do ta këshilloja këdo që të përdorte këtë program nëse ka dëshirë të skicoj modele në 3 dimensione ashtu si me përmasa të përcaktuara, por edhe më dorë të lirë. Është vërtetë një kënaqësi më vete sepse për t'u përdorur është shumë i thjeshtë. Mua m'u deshën disa orë që ta mësoja :).

    drini.

    P.S. po patët, sillni shëmbuj, pyetje, sugjerime, ose pyetje të veçanta për ndonjë program, në mynyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin.
    drini, edhe mua me ka rene ne dore nje program SketchUp 2.0 Version i Spirit*. Nuk e di ne njihet ne USA ky program. Une kam tani per tani per prove, nuk paguaj gje. Megjithate skicat vazhdon te me pelqej ti bej me dore te lire.:)
    Pershendetje
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #10
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Drini, amblema eshte e kompanise (me duket se e ka punuar Rodiqi, i njohur per kete lloj te artit). Eshte skenuar ne rezolucion 1200 dpi si line-art per ta ruajtur mpreftesine. Harta eshte nje harte mesjetare e Kosoves (marre nga libri "Prizreni - udhetim neper kohe" te Salajdin Krasniqit). Harta eshte kthyer ne negativ dhe e bardha eshte shnderruar ne ngjyre hiri, qe ne shtyp planifikohej te shtypet me ngjyre te argjente. Pra, nuk eshte planifikuar te behet separim i zakonshem CMYK, por me perdorimin e dy ngjyrave shtese metalike: argjente dhe ari. Kornizat jane shtuar ne Corel Draw bashke me tekstin, ne menyre qe te fitohet saktesi vektorike e konturave pa dithering.
    Pra punimi eshte punuar ne disa shtresa ne Photoshop, por pastaj eshte shtresuar ne CorelDraw, duke kombinuar fotografine baze ne rezolucion 300 dpi, amblemen ne 1200 dpi dhe tekstin e kornizat si elemente vektorike.

    p.s. te faleminderit per vleresimin e punimit.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si pastrohet kompjuteri nga reklamat dhe spiunët
    Nga edspace në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 307
    Postimi i Fundit: 09-08-2018, 08:02
  2. Programet mesimore ne fakultete !!!???
    Nga EDLIN në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 16:03
  3. Cili version i Linux-it i hap të gjitha programet e Windows-it
    Nga Keka në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 06:19
  4. Programet shkollore per gjuhen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2003, 01:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •