Z. Moderatorë,
duke pasur parasysh shumë ndryshime të interpretimit të historisë së ne Shqiptarëve, sipas dëshirave të pushtetarëve, dhe më në veçanti këtë historinë e pas Qeverisë së Ismail Qemailit mendova se kjo temë do të na ndihmonte që me mendimet tona të mësojmë më tepër të vërtetën.
Kam dëgjuar se këtu gjendet një temë e këtillë, por unë hasa vetëm në temat më të veçuara për ndonjë ndodhi apo tjetër dhe jo për historinë e Zog-ëve më në përgjithësi, prandaj edhe mora iniciativën të hap këtë temë.
Të nderuar miq, ju anëtarë të Forumit,
ju ftoj që në këtë temë të shkruani ato çfarë dini apo të parashtroni pyetje për ato se ç'dihen e nuk dihen për dinastinë "e shkurtër" të familjes Zogu.
Këtu ju ftoj të shkruani për kohën e mbretërisë, jetën në ekzil, ku kanë shkuar motrat, kush ka mbetur gjallë të gjakut të Ahmet Zogut, ndonjë foto të paparë ndonjëherë më herët...
Tani të mos e kufizoj dhe të mos e zgjas po ju falënderoj paraprakisht për shkrimet dhe durimin tuaj për të kontribuar në këtë temë.
Leka nga Prishtina
Krijoni Kontakt