Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet nė Bllog
    17

    Maredheniet Shqiperi-Jugosllavi pas Luftes II Boterore

    Ēfarė ishin marrėdhėniet shqiptaro ‑ jugosllave nė vitet e para tė vendosjes sė regjimit komunist

    Si e dėshironte Omer Nishani, Jugosllavinė

    I ashtuquajturi kryetar i Kėshillit Antifashist Nacional Ēlirimtar dhe president i ardhshėm i Presidiumit tė Kuvendit Popullor, Omer Nishani nė njė artikull tė botuar nė gazetėn "Bashkimi" shkruan ndėr tė tjera, me rastin e formimit tė qeverisė sė Titos kėtė fjalė:

    "Shteti federativ jugosllav ėshtė i destinuar tė lozė njė rol tė madh nė skenėn politike tė Ballkanit, dhe qė do tė bėhet njė faktor me rėndėsi pėr sigurimin e paqės nė kėtė sektor tė Europės.....Me njė fjalė, Jugosllavia e re ėshtė njė epiqendrė politike, reperkusionet e sė cilės do tė ndihen nė gjithė Ballkanin. Populli shqiptar, qeverinė e re tė kryesuar nga mareshalli Tito, e priti me gėzim tė madh se ai sheh nė kėtė qeveri garancinė mė tė madhe tė miqėsisė dhe vėllazėrimit qė ndjen pėr popujt heroikė tė Jugosllavisė, vėllazėri kjo qė ėshtė mbrujtur me sakrificat e me gjakun e tė dy popujve gjatė luftės...kundėr armiqve tė pėrbashkėt..... Populli shqiptar dhe miqėsia me Jugosllavinė demokatike dhe federale do ta ruajė gjithnjė dhe do ta forcojė mė tepėr tė ardhmen, se kjo aleancė dhe kjo miqėsi ėshtė bazuar mbi interesa politike dhe ekonomike..".



    A ishte Jugosllavia faktor paqeje nė Ballkan



    Vetėm pak ditė pas formimit tė qeverisė sė re tė Enver Hoxhės, gazeta "Bashkimi" boton kryeartikullin me titull "Jugosllavia faktor paqeje nė Ballkan dhe nė botė". Njė pjesė kryesore tė kėtij kryeartikulli, e zė njė citim nga fjala e Enver Hoxhės nė Kuvendin Popullor, ku ai sipas gazetės ka thėnė:

    "Miqėsia dhe vėllazėrimi qė na lidh me popujt e Jugosllavisė, do tė jetė e pėrhershme se ėshtė vitale pėr popullin shqiptar dhe indipendencėn e tij. Miqėsia qė na lidh me Jugosllavinė, ėshtė nga ato miqėsi tė rralla e tė sinqerta qė ndihmojnė aq shumė popullin tonė dhe nderojnė dhe respektojnė sovranitetin e Shqipėrisė".

    Duke vazhduar nė kėtė linjė, gazeta shkruante se popujt e Ballkanit "janė solidarė me popujt e Jugosllavisė pėr problemin e Triestes dhe Julika Krajna‑n", tė cilat gazeta i quante "krahina tė martirizuara".

    Dy ditė mė vonė, po e njejta gazetė citon fjalimin e Koēi Xoxes tė mbajtur nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Frontit Demokratik, pjesėrisht si mė poshtė:

    "Pėr popujt vėllezėr tė Jugosllavisė sė re tė mareshallit Tito, populli shqiptar ushqen ndjenjat mė tė pastra dhe tė sinqerta tė njė miqėsie dhe vėllazėrimi tė shėndoshė.....Tė kesh nė kufi njė demokraci pėrparimtare dhe tė fuqishme siē ėshtė ajo e RFPJ‑sė, do tė thotė tė kesh nė kufi njė aleat tė shėndoshė dhe tė sinqertė qė tė do tė mirėn dhe qė tė ndihmon pa kursim. Kėtė miqėsi tė sinqertė, qė lidh popullin tonė me popujt e Jugosllavisė, shumė njerėz e kanė halė nė sy se ata pėrbėjnė radhėt e fashistėve dhe mbeturinat e fashizmit".



    "Vėllazėrim gjaku"



    Kėshtu e hapte njė artikul tė rėndėsishėm gazeta "Bashkimi" e datės 17 maj 1946 dhe qė ja kushtonte 6 maqedonasve qė u varėn nė Tiranė mė 14 maj 1943. Personat nė fjalė, Dushko Popoviē, Ilia Antevski, Rade Ugrinovski, Kristo Oxhaklisti, Trifon Andovski dhe Drage Todorovski ishin dėnuar 3 vjet mė parė nga Gjykata e Tiranės pėr akte terrorizmi dhe ishin varur nė burgun e Tiranės. Vepra e tyre penale kishte ndodhur nė Novoselė tė Gostivarit, qė nė atė kohė ndodhej brenda juridiksionit tė shtetit shqiptar. Pikėrisht ngjarja nė fjalė mori qysh gjatė luftės ndjenjat mė tė neveritshmė tė solidaritetit komunist, madje duke kaluar nė "vėllazėrime gjaksore".

    E njejta gjė vazhdoi edhe mbas mė shumė se njė viti kur nė 10 shtator 1947, u zhvillua ceremonia e pėrcjelljes sė eshtrave tė tyre nė Jugosllavi. Kur respektoheshin kaq shumė 6 maqedonas qė kishin kryer akte terrorizmi mbi shqiptarėt, nuk ke si tė mos revoltohesh pėr veprimet e sipėrtreguara tė komunistėve tė Shqipėrisė, nė njė kohė qė vetėm pak muaj mė parė, nė 2 prill 1945, mijėra tė rinj shqiptarė nga Kosova ishin masakruar nė qytetin e Tivarit nga bandat serbo ‑ malazeze qė hiqeshin si "vėllezėr" dhe si "miq" tė mėdhenj tė shqiptarėve.



    Ja pėrse nuk mund tė mendohej qė Kosova t'i kthehej Shqipėrisė



    Jugosllavėt duke vendosur nė Shqipėri njė pushtet politik tė kontrolluar nga ata vetė, nuk e kishin tė vėshtirė tė kontrollonin dhe tė komandonin ēdo veprim tė udhėheqjes shqiptare. Qysh nė kohėn e luftės, ata kishin luajtur fort me parimet internacionaliste, ishin mbėshtetur fort tek shtresat ordinere tė Shqipėrisė, dhe nuk kishin lėnė as tė mendohej pėr ēėshtjen e Kosovės. Ndėrsa ajo qė ishte pjesė idealiste, u ēua nė plumb nė mėnyra tė ndryshme duke mos kyrsyer as tradhėtinė.

    Pėr kėtė arsye, shumė nga udhėheqėsit komunistė tė Shqipėrisė, nė qėndrimet e tyre ishin mė proserbė nga ē'mund tė mendohej. Njė provė tė qartė nė kėtė drejtim dha edhe shembulli i Konferencės sė Mukjes si dhe mospranimi nga komunistėt i realitetit tė ri politik tė krijuar nė kohėn e qėndrimit tė pėrkohshėm tė trupave gjermane nė Shqipėri.

    Pėrveē konjukturės sė pafavorshme politike qė u krijua pas lufte nė Kosovė, duhet thėnė se njė rol jo tė vogėl luajtėn formacionet luftarake komuniste qė erdhėn nga Shqipėria pėr t'i shėrbyer regjimit tė ri nė Jugosllavi.

    Nga ana e saj, udhėheqja e PKSH‑sė asnjėherė nuk e pa tė arsyeshme tė interesohej sadopak pėr fatin e shqiptarėve nė Jugosllavi, por pa si shqetėsim mė tė madh Poan e Istrien si dhe bregdetit slloven. Pas marrjes sė kėtyre tė fundit, Enver Hoxha mė 18 gusht 1947, pėrshėndeti personalisht pėr kėtė fitore tė madhe tė arritur nga Jugosllavia.

    Vetė Enver Hoxha gjatė njė mbledhje tė Komitetit Qendror tė datės 18 dhjetor 1946, shprehet:

    "Disa anėtarė partie duan tė filozofojnė se mos thotė populli ē'bėtė me Kosovėn. Nė rast se njė anėtar partie e ka tė qartė vijėn, e ka tė qartė edhe ēėshtjen e Kosovės. Jugosllavia ėshtė mė e avancuar se ne, interesi ynė ėshtė qė ajo tė jetė e fortė. A ėshtė nė interesin tonė tė kėrkojmė Kosovėn? ‑ Kjo nuk ėshtė progresive. Pra nė kėtė situatė, pėrkundrazi, duhet tė bėjmė ēėshtė e mundur qė kosovarėt tė vėllazėrohen nė Jugosllavi".



    Republika Popullore e Shqipėrisė ishte njė tjetėr imitim jugosllav



    S'ka asnjė dyshim qė edhe e ashtuquajtura republikė popullore e 11 janarit 1946, ishte njė imitim i rastit jugosllav. I vetmi dallim ishte vetėm organizimi federativ i Jugosllavisė. Kėtu sa pėr shembull po kujtojmė njė artikull tė ish anėtarit tė Misionit Shqiptar nė Beograd, Nuri Huta. Ai nė njė artikull tė gjatė nė gazetėn "Bashkimi" me nėntitull "Nė Jugosllavi republika ėshtė popullore" (dhe me titull kryesor "Republika Federative Popullore e Jugosllavisė dhe kushtetuta e saj") , tė botuar ditėn kur pritej tė shpallej Republika Popullore e Shqipėrisė, pra mė 11 janar 1946, ndėr tė tjera thotė:

    "Republika nė Jugosllavi nuk ėshtė "pluhur syve". Republika ėshtė popullore dhe federative, ku demokracia qėndron nė barazinė popujve. Republika shkatėrron tė kaluarėn dhe i mbyll rrugėn kohės sė vjetėr....Minoritetet kombėtare gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe mbrojtjen e jetės sė tyre kulturore si dhe pėrdorimin e gjuhės sė tyre".

    Vetėm pak ditė pas shpalljes sė tė ashtuquajturės republikė popullore, pėrshėndetja e parė erdhi nga Presidiumi i Asamblesė Kushtetuese tė Jugosllavisė.



    Vizita e Enver Hoxhės nė Beograd



    Nė marrėdhėniet midis dy vendeve vizita e kryeministrit Enver Hoxha nė Jugosllavi mė 23 qershor ‑ 2 korrik 1946, mbetet vizita mė e lartė e kryer nga njė udhėheqės shqiptar atje. Nė kėtė vizitė Hoxha u shoqėrua edhe nga Myslim Peza, Manol Konomi, Nako Spiru, Nesti Kerenxhi, Manush Myftiu, Vasil Konomi, Ferik Hado, Sadik Bekteshi, Sadik Dega si dhe ambasadori Hysni Kapo. Veēojmė nga fjala e Enver Hoxhės nė aeroportin e Beogradit:

    "...Ju siguroj se sot gjithė populli shqiptar ėshtė ēuar nė kėmbė dhe brohoret pėr popujt e Jugosllavisė. Sot zemrat e njerėzve tė Shqipėrisė rrahin pėr ju dhe ndjenjat mė tė pastra dhe mė vėllazėrore janė pėr ju.......U ēelnikos miqėsia dhe vėllazėrimi do tė jetė i pėrjetshėm pse prej kėtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonė, pse ky vėllazėrim dhe kjo miqėsi ėshtė e ngushtė ėshtė njė nga faktorėt mė kryesorė tė vėllazėrimit tė Ballkanit dhe ėshtė njė faktor pėr mbrojtjen e paqes dhe demokracisė....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).

    Nga e ana tij njohėsi i thellė i ēėshtjeve shqiptare, ministri jugosllav Stanoje Simiē nė drekėn e dhėnė pėr nder tė delegacionit shqiptar ndėr tė tjera ka thėnė:

    "..Rėndėsia e kėsaj vizite miqėsore pėr popujt e Ballkanit ėshtė e madhe. Ėshtė karakteristike qė popujt tanė sa herė qė kanė qenė larg nga ndikimet e jashtme dhe kur nuk janė pėrzierė tė tjerėt, kanė ditur tė kuptohen shumė mirė me njėri ‑ tjetrin...Popujt tanė u shkėputėn nga aparatet e kalbura...".

    Enver Hoxha nė pėrshėndetjen e tij ndėr tė tjera ka theksuar:

    "...Nė tė kaluarėn populli shqiptar ishte ndarė nga Jugosllavia pėr shkak tė veprimtarisė sė kombinuar tė klikave tė vendit dhe tė jashtme, qė kishin qėllim tė pėrēanin dy popujt vėllezėr. Me gjithė kėtė populli shqiptar tregoi gjatė kėsaj lufte dėshirėn e fortė qė t`ia presė rrugėn kėsaj politike antipopullore. Mė nė fund populli shqiptar e gjeti rrugėn e drejtė dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetėm popullin vėlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin qė i ka dhėnė njė pėrkrahje tė fortė si gjatė luftės ashtu edhe tani nė paqe pėr ndėrtimin e njė tė ardhme mė tė mirė....." (gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).

    Gjatė vizitės sė tij nė Jugosllavi Enver Hoxha, shkoi kudo pėrveēse nė Kososė. Ai u takua edhe mė udhėheqėsin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye nė Tiranė mė 2 korrik 1946 Enver Hoxha do tė deklaronte nė aeroportin e Tiranės:

    "..Dita e prekjes sonė tė madhe me Mareshallin Tito, udhėheqėsin e madh tė popujve heroikė tė Jugosllavisė dhe njėkohėsisht miku ynė shumė i madh dhe besnik, do tė mbetet e paharruar dhe njėkohėsisht njė ditė e shėnuar nė historinė e popullit tonė.....Ne popujt vėllezėr tė Jugosllavisė i kemi miq tė mėdhenj dhe nga mė tė sinqertit, dhe kėtė miqėsi do ta ruajmė si sytė e ballit, ta forcojmė dita‑ditės pse ajo ėshtė garancia shumė e madhe e mbrojtjes sė indipendencės dhe sovranitetit tė vendit tonė, ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė pėrparimit tė vendit tonė......Prandaj tė vemė tė gjitha forcat tona qė vėllazėrimi mes popullit me popujt e Jugosllavisė tė forcohet shumė e shumė pėr tė ardhmen e popullit tonė...."(gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).

    Nė kėtė vizitė u vendos tė konkludohet gjithashtu edhe njė "pakt miqėsie dhe ndihme reciproke".



    Si e demaskoi Enver Hoxha "shovinizmin" shqiptar" me At Gjergj Fishtėn nė krye. Fjala e Enver Hoxhės mė 21 gusht 1947 gjatė pritjes sė njė grupi tė rinjsh qė morėn pjesė nė pleniumin e VI‑tė tė Rinisė Popullore.



    "Demaskimi" i tė ashtuquajturit "shovinizėm shqiptar", ka qenė ndėr detyrat mė kryesorė qė i vuri vetes Enver Hoxha nė vitet e para tė pushtetit nė Shqipėri. Duke qenė njė krijesė politike jugosllave dhe duke mos u motivuar nga asnjė lloj ndjenje kombėtare, me serbofilinė e tij ai habiti edhe vetė Titon, i cili nė ditarin e tij ka shkruar se ėshtė habitur nga zelli i madh proserb i Enver Hoxhės.

    Me kėtė zell tė madh, Enver Hoxha i bėri njė shėrbim tė madh serbėve duke goditur elementin nacionalist nė emėr tė "vėllazėrimit me popujt e Jugosllavisė", dhe duke ngritur nė pushtet njė shtresė ordinere nga e cila kurrsesi dhe nė asnjė rrethanė nuk mund tė buronte asnjė lloj ndjenje kombėtare. Nė tė gjithė veprimet e tij, Enver Hoxha e dėshmoi veten si flamurtar i zjarrtė i pansllavizmit. Ai kudo shpalli se shqiptarėt dhe sllavėt ishin popuj vėllezėr dhe se kishin qenė "agjentėt e imperializmit" ata qė kishin shkruar njė histori plot urrejtje midis serbėve dhe shqiptarėve pasi historia sipas Enver Hoxhės qenka "njė tjetėr realitet". Nė mėnyrėn sa tė pabesueshme aq edhe kriminale njėkohėsisht, udhėheqja komuniste me Enver Hoxhėn nė krye, insistoi nė kultivimin e harresės kombėtare pasi veprimet kriminale tė serbėve ndaj shqiptarėve u paraqitėn si raste "tė veēuara" dhe tė nxitura "nga elementė reaksionarė". Pėr tė "ilustruar" kėtė gjė, Enver Hoxhės iu desh tė bėnte edhe punėn e historianit, madje edhe tė atij mesjetar, dhe tė shpjegonte me imtėsi ngjarje tė kaluara historike sipas versionit proserb tė tij. Dėshira e Enver Hoxhės pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, dhe arsimi i tij i kufizuar (Enver Hoxha ėshtė i vetmi kryeministėr i Shqipėrisė pa arsimin e lartė), kėtij tragjizmi i jepnin edhe tone komizmi ordiner. Janė disa qindra e qindra fjalime tė Enver Hoxhės "demaskuese" nga "shovinzmit shqiptar" tė cilat sigurisht nuk kanė asnjė lidhje me zhvillimin e ndonjė "politike tė madhe" siē mund tė pretendojnė fansat e tij tė niveleve tė ndryshme, qofshin kėta edhe tė niveleve historike.

    Shumė prej fjalimeve tė Hoxhės janė botuar edhe nė gazetėn "Bashkimi". Nė vitet e flagrancės sė madhe shqiptaro ‑ jugosllave, transparenca nė njė farė mase ka qenė njė element mė i dukshėm dhe mė i sinqertė qė vėrehet. Pėr tė ilustruar ato qė thamė nė kėtė kapitull, kemi marrė nga gazeta "Bashkimi" e datės 22 gusht 1947, njė pjesė tė fjalės sė Enver Hoxhės para njė grupi tė rinjsh qė morėn pjesė nė Pleniumin e IV tė rinisė popullore. Ja njė pjesė e kėtij falimi:

    "...Dashuria e popujve tė Jugosllavisė e mareshallit Tito dhe e gjithė udhėheqėsve tė Jugosllavisė pėr popullin shqiptar ėshtė shumė e madhe. Ne kemi fatin e madh e tė lumtur qė kemi nė kufirin tonė tė veriut njė aleate e nje mike kaq tė fortė, kaq tė sinqertė siē ėshtė Jugoallavia.....Po tė studjojmė historinė e vėrtetė tė popullit tonė dhe jo atė tė shkruajtur prej agjentėve tė imperializmit, do tė shohim se populli ynė, pa qenė njė popull sllav, ka pasur njė lidhje tė ngushtė dhe tė pėrzemėrt me popujt sllavė. Kurdoherė qė krerėt feudalė tė Shqipėrisė si Ballshėt (Balshajt ‑ shėnim) e tė tjerė, kanė qenė nė aleancė tė mirė me sllavėt e jugut qė kanė pasur pėrkrahjen e malėsorėve....Ēdo gjė e lidhte popullin tonė me sllavėt e jugut, jeta zakoni, burrėria, lufta pėr indipendencėn kundėr tė njejtėve armiq.....Miqėsia ka ekzistuar pėrgjatė shekujve e rrebeshesh nė mes tė popujve tanė dhe atyre malazezė. Kėtė miqėsi nuk mund ta errėsonte shėrbėtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutėn e Malėsisė", ku ai nga njė vepėr kusare tė thjeshtė, kėrkon t'i bėjė apologjinė shovinizmit mė tė tėrbuar dhe ta ngrerė armiqėsinė qė nuk ka ekzistuar nė mes tė malėsive tė veriut dhe Malit tė Zi, nė njė teori tė ēmendur.....Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviēi janė njerėz tė po njė shkolle dhe shėrbėtorė tė njė ideje skllavėruese. Populli shqiptar dhe sllavėt e jugut me malazezėt e serbėt nė krye, nuk mendojnė dhe nuk ndiejnė si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviēi. Poetėt popullorė malazezė e serbė kanė shkuar me entuziazėm pėr trimėrinė dhe bujarinė e shqiptarėve. Kėngėt autentike tė malėsorėve tė Shqipėrisė sė veriut, kėndojnė anasjelltas trimėrinė dhe besnikėrinė e malazezėve. Si mund tė kėndonte populli kėsisoj kur ekzistonte njė armiqėsi siē kėrkon ta pėrshkruajė At Gjergj Fishta e agjentėt e tjerė tė imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar sė bashku me popujt sllavė tė jugut kundėr Turqisė nė Kosovė e gjetkė. Nė kohėn e Gjon Kastriotit dhe Skėnderbeut, ne kemi pasur marrėdhėnie tė ngushta me kėta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca, e nga njė aleancė e tillė ne kemi mundur t'u rezistojmė okupatorėve. Prandaj miqėsia dhe aleanca e popullit tonė me popujt sllavė duhet tė jetė guri themeltar i tė gjitha pėrpjekjeve tona, pse ata janė popujt mė pėrparimtarė nė botė.

    Prandaj populli ynė duhet ta kuptojė mirė se aleanca me popujt e Jugosllavisė, ėshtė garancia e shėndoshė pėr tė ardhmen e tij...".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Re: Maredheniet Shqiperi-Jugosllavi pas Luftes II Boterore

    Postuar mė parė nga Albo


    Prandaj populli ynė duhet ta kuptojė mirė se aleanca me popujt e Jugosllavisė, ėshtė garancia e shėndoshė pėr tė ardhmen e tij...".
    Cfare eshte, thirrje ?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947

    Re: Maredheniet Shqiperi-Jugosllavi

    [... moderuar ...]

    [eni]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 11-03-2003 mė 09:06

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •