DOSSIER

Dėshmia e 63-vjeēarit Mark Alia, muhaxhirit kosovar, i cili qė nė moshėn 15-vjeēare punoi me specialistėt hungarezė nė bonifikimin e fushave tė kėnetės sė Thumanės

"Si mė nxitėn hungarezėt tė arratisesha nga Shqipėria"


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

I gjithė grupi i specialistėve hungarezė qė kishin ardhur pėr tė projektuar e zbatuar punimet bonifikuese tė fushave pėrreth Kėnetės sė Thumanės, pėrbėhej prej gjashtė vetėsh dhe pėrgjegjės tė tyre kishin Borē Lazlo. Ndonėse ata ishin tė gjithė me bindje tė majta komuniste, nuk kishin asnjė lloj simpatie si pėr Enver Hoxhėn ashtu pėr regjimin komunist qė ishte vendosur nė Shqipėri. Po kėshtu tė njėjtėn antipati ata e kishin edhe pėr sovjetikėt dhe herė pas here e shprehnin hapur pakėnaqėsinė e tyre ndaj Qeverisė shqiptare e cila i paguante specialistėt sovjetikė mė shumė se ata hungarezė, nė njė kohė qė hungarezėt punonin mė shumė dhe kishin qėllime shumė mė dashamirėse se ata ndaj Shqipėrisė. Gjatė atyre tre vjetėve qė unė punova me ta mėsova shumė gjėra dhe krijova njė vizion tė qartė si pėr gjėndjen e vėshtirė tė vėndit tonė, ashtu dhe pėr Perėndimin. Kjo gjė mė nxiti mua qė pas disa kohėsh tė merrja rrugėn pėr t'u arratisur nga Shqipėria".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 63-vjeēari Mark Gjon Alia, ish-i burgosur politik gjatė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, i cili rrėfen gjithė historinė e tij gjatė kohės qė punonte me specialistėt hungarezė nė vitet 1955-1958 dhe mėnyrėn se si e nxitėn ata qė tė tentonte tė arratisej nga Shqipėria. Po kush ėshtė Mark Alia, cila ėshtė origjina dhe e kaluara e familjes sė tij dhe pėrse vendosi ai qė bashkė me dy shokėt e tij tė merrte rrugėn pėr nė drejtim tė kufirit?

Nė punė me hungarezėt
Mark Alia u lind nė vitin 1939 nė qytezėn e vogėl tė Mamurrasit ku dhe mori mėsimet e para tė shkollės fillore. Pas mbarimit tė shkollės tetėvjeēare nė vėndėlindjen e tij, Marku u detyrua qė tė fillonte punė pėr shkak tė gjėndjes sė vėshtirė ekonomike nė tė cilėn ndodhej familja e tij. Nė atė kohė me ndihmėn e disa miqėve tė familjes, Marku filloi punė pranė njė grupi inxhinjerėsh hungarezė tė cilėt merreshin me projektimin e bonifikimit tė fushave qė ishin pėrfituar nga tharja e kėnetės sė Thumanės. Lidhur me kėtė, 63-vjeēari Mark Alia, dėshmon: "Nė vitin 1955 qė unė fillova punė pranė grupit tė specialistėve hungarezė, tė cilėt punonin pėr llogari tė Drejtorisė sė Projekteve tė Ministrisė sė Ndėrtimit, nuk isha mė shumė se 15-16 vjeē dhe ata mė caktuan qė t'ju mbaja instrumentet e veglat e tjera tė punės qė u duheshin atyre. I gjithė grupi i tyre qė kishin ardhur nė Shqipėri diku aty nga fillimi i vitit 1955, pėrbėhej prej gjashtė specialistėsh qė kryesoheshin nga Kurt Budavar dhe pėrgjegjės i tyre ishte Borē Lazlo. Tė gjithė ata ishin tė diplomuar nė universitetet e Hungarisė si inxhinjerė ndėrtimi apo pėr punimet hidro-bonifikuese. Pėr tė banuar ata i kishin sistemuar pranė Hotel Dajtit nė Tiranė dhe ata e bėnin ēdo ditė rrugėn vajtje-ardhje nga kryeqyteti pėr nė fushat e Thumanės ku ishin kantieret e punimeve tė Ndėrrmarjes sė Bonifikimeve. Pėrgjegjėsi i grupit tė tyre, Borē Lazlo tė cilin ne e thėrrisnim Laci, ishte me bindje komuniste tė majta dhe pothuaj ashtu si ai, ishte dhe i gjithė grupi i tyre. Por edhe pse ata kishin bindje tė majta, survejoheshin rregullisht nga Sigurimi i Shtetit dhe ne ishim tė porositur qė pėrveē marrėdhėnieve tė punės, tė mos krijonim afrimitete tė tjera me ta. Por edhe pse na ishin dhėnė ato porosi tė cilat na i kujtonin shpesh shefat tanė, ne kishim krijuar njė miqėsi tė thellė me tė gjithė grupin e specialistėve hungarezė, pasi ata ishin njerėz shumė tė afrueshėm dhe ne na trajtonin shumė mirė. Atyre u vinte keq pėr gjėndjen e vėshtirė ekonomike ku ndodheshim ne dhe me ndėrhyrjen e tyre pranė Ministrisė sė Ndėrtimit, filluan tė na i paguanin edhe ne ditėt e festave dhe pushimet e tjera, njėlloj si ata", kujton Mark Alia atė kohė kur ai filloi punė pranė grupit tė specialistėve hungarze tė cilėt merreshin me projektimin e punimeve bonifikuese tė fushave pranė Kėnetės sė Thumanės.

Hungarezėt e urrenin Enverin
Ndonėse grupi i inxhinjerėve dhe specialistėve hungarezė qė punonin nė fushat e Thumanės ishin me bindje tė majta komuniste, ata kishin rezerva dhe shpreheshin hapur kundėr politikės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Lidhur me kėtė, Mark Alia dėshmon: "Unė kisha krijuar njė miqėsi tė madhe pothuaj me tė gjithė pjestarėt e grupit, por afrimitetin mė tė madh e kisha me pėrgjegjėsin e tyre. Borē Lazlo, i cili ishte shumė i dhėnė pas problemeve tė politikės dhe mua mė informonte vazhdimisht pėr gjithėshka qė ndodhte si nė Hungari, ashtu dhe pėr gjendjen politike tė shteteve tė Europės Perendimore. Ai kishte krijuar njė besim tė madh tek unė dhe mė fliste hapur pėr gjithshka, pa mbajtur asnjė rezervė. Si Lazlo ashtu dhe tė gjithė pjestarėt e tjerė tė grupit, ishin tė tronditur pėr gjendjen e vėshtirė ekonomike nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe ata shpesh e shprehnin hapur pakėnaqėsinė e tyre nė lidhje me politikėn e gabuar tė qeverisė komuniste tė Tiranės. Atė gjė ata e shihnin me sytė e tyre kur shkonim pėr probleme pune nėpėr fshatra apo qėndra tė tjera tė banuara ku varfėria e njerzve dukej sheshit. Ata shikonin me habi dhe me dhimbje tė madhe fėmijėt qė shkonin zbathur dhe me ēanta lecke nė shkolla, duke ngrėnė ndonjė copė buke misri tė thatė, qė ata i thonin "kokorricė". Atyre u bėnte pėrshtypje tė madhe kur ua shihnin atė bukė fėmijėve duke e ngrėnė thatė e thonin se nuk gjendej vėnd tjetėr nė botė qė kokorricėn me tė cilėn ushqeheshin kafshėt, ta pėrdėrin njerzit pėr ta ngrėnė. Lazlo mė thoshte mua se gazeta"Zėri i Popullit" ishte gazeta mė mashtruese nė Botė, sepse nuk ishte e vėrtetė ajo qė shkruante se nė Amerikė njerzit vdisnin pėr bukė. Pas kėsaj ai mė thoshte se regjimi komunist si nė Shqipėri ashtu dhe nė Bashkimin Sovjetik, nuk ishte gjė tjetėr veēse njė regjim i gėnjeshtėrt dhe qeveritė e tyre e mbanin popullin me mjetet e dhunės. I gjithė grupi i specialistėve hungarezė, edhe pse ishin me bindje tė majta komuniste, nuk kishin asnjė lloj respekti pėr Enver Hoxhėn. Atė pakėnaqėsi ndaj regjimit komunist shqiptar ata e shprehnin shpesh edhe pėr faktin se Tirana zyrtare i paguante ata shumė mė pak nga specialistėt sovjetikė, nė njė kohė qė ata bėnin tė njėjtėn punė. Pas gjithė kėtyre bisedave qė Borē Lazlo bėnte me mua, e mbyllte fjalėn e tij duke thėnė: "Rroftė Kampi i fuqishėm i Socializmit". Nė tetorin e vitit 1956 kur ndodhėn ngjarjet e Hungarisė, i gjithė grupi i tyre rrinte me gjak tė ngrirė duke pritur ndonjė lajm se ēdo tė ndodhte me familjet e tyre qė ishin atje. Ata lusnin zotin duke thėnė se mė mirė qė ndodheshin kėtu, se po tė ishin nė Hungari, do t'i kishin tėrhequr zvarrė forcat e djathta qė kishin organizuar lėvizjen antikomuniste. Por edhe pas kėsaj ata nuk shprehnin asnjė lloj armiqėsie ndaj Imre Nagit dhe forcave tė djathta antikomuniste qė organizuan revolucionin. Pas shtypjes sė revolucionit nga ana e ushtrisė sovjetike, ata shkuan nė Hungari dhe pas njė muaj kėtu u kthyen vetėm tre vetė: Kurti Tobori dhe Laci, ndėrsa Ernesti, Gjyrka dhe Bela s'erdhėn fare. Kur e pyeta Lacin se pse nuk kishin ardhur ata, ai m'u pėrgjigj: "Ata shpėtuan se kapėn Perėndimin dhe tani gjenden nė Botėn e lirė", kujton Mark Alia bisedat qė bėnte nė atė kohė me specialistėt hungarezė tė cilėt kishin shumė rezerva ndaj politikės qė ndiqte qeveria komuniste e Tiranės.

Marku, 10 vjet burg politik
Edhe pas ikjes sė njė pjese tė grupit tė specialistėve hungarezė pėr nė Perėndim, Mark Alia vazhdoi tė punonte me pjesėn tjetėr tė grupit qė mbetėn kėtu. Lidhur me kėtė, ai dėshmon: "Largimi i njė pjese tė grupit u pėrfol gjatė nga shokėt e tyre, por mungesėn e tyre e ndjenim edhe ne pasi kishim punuar afro dy vjet sė bashku. Laci mė thoshte shpesh se shokėt e tij qė kishin ikur pėr nė SHBA, kishin shpėtuar dhe ishin larguar nga Hungaria, pasi nuk kishin asnjė lloj konsiderate pėr qeverinė komuniste qė kishte pushtetin atje. Nga bisedat qė bėja me tė, krijova njė vizion tė qartė si pėr gjėndjen qė ishte nė Shqipėri, ashtu dhe pėr Perėndimin. Kjo gjė mė nxiti mua qė pas afro njė viti e gjysėm, mė 24 prill 1958, sė bashku me dy shokėt e mi, Javer Hoti e Rustem Berisha, nga Mamurrasi, tė merrnim rrugėn pėr t'u arratisur nga Shqipėria. Por teksa ishim nė afėrsi tė kufirit nė zonėn e Bajzės, ne ramė nė njė pritė tė kufitarėve, tė cilėt kishin tė dhėna pėr njė kalesė kufiri nga persona tė tjerė. Pasi na mbajtėn njė natė nė Shkodėr, ku na mori nė pyetje vetė Gjeneral Hilmi Seiti, ne na sollėn nė Krujė, ku na mbajtėn tre muaj nė hetuesi. Aty na merrte nė pyetje Nuredin Kėrxhaliu, i cili u soll mjaft mirė me ne. Pas kėsaj ne na nxorrėn para Kolegjit tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, i cili dha dėnim 12 vjet pėr Javerin si kryetar grupi dhe me nga 10 vjet mua dhe Rustemit", e pėrfundon rrėfimin e tij Mark Alia, i cili vuajti pėr pesė vjet e gjysėm nė kampet e punės sė detyruar tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, pasi kishte dashur tė arratisej nga Shqipėria, i nxitur nga inxhinerėt hungarezė me tė cilėt punonte nė fushat e Thumanės. Pas lirimit nga burgu e deri nė vitin 1992, Marku punoi si bojaxhi nė Ndėrrmarjen Komunale tė Laēit, ku pėr dy vjet ishte dhe drejtor i saj. Vitet e gjata tė punės qė Marku i kishte filluar qė nė moshėn 15-vjeēare pranė specialistėve hungarezė, i mbylli nė vitin 1997, nė administratėn e Ministrisė sė Punėve tė jashtėme nė Tiranė. Aty shpesh herė e vizitonte ambasadori Ferenc Poka, qė i kujtonte ish-miqtė e tij hungarezė me tė cilėt punoi fushave tė Thumanės dhe mėsoi shumė prej tyre.

-------------

DOSSIER

Historia e Gjon Alisė dhe e vėllait tė tij, Ndues, qė vdiq nė tortura


--------------------------------------------------------------------------------

Origjina e hershme e familjes Alia ėshtė nga njė fshat i vogėl qė ndodhet nė afėrsi tė Patokut tė Kurbinit, apo mė saktė aty ku ėshtė grykėderdhja e lumit Ishėm fare pranė detit Adriatik. Aty nga viti 1468, ajo familje u detyrua qė tė shpėrngulej qė andej nga presionet e shumta tė turqve pėr ndėrrimin e fesė dhe u vendosėn nė malėsinė e Gjakovės nė Veri tė Shqipėrisė. Njė nga burrat mė tė pėrmėndur tė kėsaj familje, ka qenė Gjon Alia dhe pas tij kanė ardhur disa breza tė tėrė si Ali Rrebani, Rreban Dema, Dem Martini, Martin Preka, Prek Gjoni, Gjon Geci, Gec Kola, Kol Pogu, Pog Leka, Lek Murra dhe Murr Deti, i cili trashėgoi atė mbiemėr pėr shkak tė vendbanimit tė familjes sė tij fare pranė detit Adriatik. Gjatė kohės qė ajo familje banonte ende nė grykėderdhjen e lumit Ishėm, i pari i kėsaj shtėpie, Rreban Dema, ishte i martuar dhe kishte tre fėmijė: Nduen, Qerimin dhe Aliun. Por si rezultat i gjėndjes sė keqe ekonomike Rreban Dema u detyrua qė tė ikte qė andej dhe u vendos nė fshatin Meje tė malėsisė sė Gjakovės, ku ai u martua pėrsėri me tė bijėn e Bajraktarit tė Bugjonit tė Pukės, Mark Frrokut. Nga ajo martesė atij i lindėn edhe katėr djem tė tjerė, qė u quajtėn: Gjon, Pren, Kol dhe Ndue. Gjatė asaj kohe ata zunė miqėsi tė ngushtė me familjen e Can Beg Kryeziut dhe shtėpitė e Ahmet Asllanit e Gjon Markut tė Gucisė. Por kur ata i kishin rregulluar tė gjitha problemet ekonomike tė familjes,u detyruan tė shpėrnguleshin pėrsėri nga ato troje si rezultat i masakrave qė serbėt filluan tė bėnin nė krahinėn e Kosovės. Nė atė kohė i pari i shtėpisė ishte Ali Rrebani, i cili pasi qėndroi disa kohė nė shtėpinė e njė mikut tė tij nė njė fshat tė Prizrenit, u kthye pėrsėri nė trojet prej nga ishin shpėrngulur pasi u dha lajmi se serbėt ishin larguar nga Kosova. Por pas rikthimit nė fshatin Meje, ajo familje nuk qėndroi pėr shumė vjet aty, sepse nė vitin 1924 pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri, u shpėrngul dhe u kthye pėrsėri duke u vendosur nė lagjen Tepe tė qytetit tė Shkodrės. Nė atė qytet familja e Gjon Alisė qėndroi deri nė vitin 1932 kur Qeveria e Mbretit Zog u ndau tokė familjeve kosovare qė kishin ardhur nė Shqipėri si muhaxhirė. Me ndėrhyrjen e mikut tė ngushtė tė familjes, Ismet Totos, qė nė atė kohė ishte nė postin e Prefektit tė Kukėsit, Gjon Alia dhe familja e tij u vendos nė qytezėn e vogėl tė Mamurrasit tė rrethit tė Krujės, ku iu dha edhe disa dynymė tokė. Ato toka qė pėrfitoi Gjon Alia, kufizoheshin me tokat e familjes sė e Pal Bulit (njė nga burrat mė tė njohur tė asaj zone, gjyshi i Paulin Anton Bulit nga Laēi) dhe Mal Demės, Murat Zanit, Kol Prel Tomės, Met Hajdarit tė Shėmrisė, Pirolėve tė Zhejės, Totajve, Rrikajve, Belegėve, Kupėve, Mėrlikėve tė Krujės, si dhe Gjon Nik Sykut tė Bregut tė Matės. Nė atė pjesė toke, Gjon Alia ngriti shtėpinė e tij duke pasur edhe ndihmėn e pakursyer tė banorėve vėndas, e nė veēanti tė Pal Bulit, Isuf Murtos e Mal Demės. Pasi u stabilizua nė atė pjesė toke qė iu dha nga ana e qeverisė sė Zogut, familja e Gjon Alisė dal ngadalė filloi tė ingranohej nė jetėn e atyre banorėve tė asaj zone fushore duke kalura nė njė harmoni tė plotė me ta. Pushtimin fashist tė Shqipėrisė nė vitin 1939, familja e Gjon Alisė e priti me indinjatė tė madhe dhe Gjonit bashkė me dy vėllezėrit e tij iu bė thirrje qė tė punonin pranė armės sė milicisė, por ata nuk pranuan qė tė shėrbenin nė rradhėt e saj. Nė atė kohė Kol Alia gjendej nė Kosovė, pasi merrej me punėt e tregtisė dhe krahas aktivitetit tė tij tregtar me tė cilin ai mbante shtėpinė, ai e kishte kthyer shtėpinė e tij nė njė qėndėr tė nacionalistėve kosovarė dhe mbante lidhje tė ngushta me Shaban Polluzhėn. Ndėrsa i vėllai i Gjon Alisė, Nduja, sė bashku me kushuririn e tyre, Pren Alia, e Zeqir Jasharin, nė vitin 1943 u bashkuan me forcat e Abaz Kupit qė e kishin shtabin fare pranė tokave tė tyre. Nė atė kohė qė Ndueja dhe Preni u bashkuan me Abaz Kupin, vetė Gjonit iu bė thirrje qė tė bashkohej me forcat partizane tė nacional-ēlirimtares, por ai nuk pranoi. Ajo gjė do t'i kushtonte shtrenjtė Gjon Alisė, pasi me mbarimin e Luftės ai dhe e gjithė familja e tij u vunė nė shėnjestėr nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet. Qė nė ditėt e para tė pasluftės, u arrestua kunati i Gjon Alisė, Gjon Pren Marku, i cili banonte nė Durrės dhe kishte pasur miqėsi tė ngushtė me Nako Spiron, Lazėr Radin, Kozma Nushin etj. Pas disa kohė hetuesie Gjoni u dėnua me 17 vjet burg politik dhe nė atė kohė qė u dėnua ai, ishte arrestuar edhe i vėllai i tij mė i vogėl, Ndueja, i cili u burgos nė kalanė e Gjirokastrės. Ndėrsa vuante dėnimin nė atė burg sė bashku me Ramiz Menėn e Bajazit Kaloshin, Nduja tentoi tė arratisej qė andej por u kap nga policėt tė cilėt e torturuan deri sa iu vdiq nė duar. Pas kėtyre goditjeve, filloi persekucioni edhe ndaj familjes sė Gjon Alisė, ku nė vitin 1958, u arrestua i biri i tij , Marku, i cili u dėnua me dhjetė vjet burg.

-----------