
Postuar mė parė nga
A_C
Besimtarit ndoshta me shume se cdo njeriu tjeter i takon pergjegjesia e kerkimit, studimit si dhe pranimit te realitetit objektiv. Realiteti objektiv dallon per nga besimi(realiteti subjektiv) per nga mundesia e vertetimit(provimit) te saj. Besimtari duhet ta ndertoje besimin e tij mbi nje realitet objektiv dhe jo ne injorance te tij.
Keto qe ju i paraqitet me larte nuk jane deshmi objektive pasiqe mungesa e faktit nuk e zevendeson vet faktin dhe si pasoje per secilen prej tyre ekziston nga nje mohim i logjikshem si dhe nga shume verzione tjera te zevendesimit te mungeses se atij fakti.
Keto argumente te paraqitura bazohen ne logjiken e pranimit apo supozimit te nje hipoteze ne mungese te proves. Pra me keto argumente, autori e kupton qe Zoti nuk ka mundesi te provohet(vertetohet) andaj perdore argumente te ndryshme per ta mbeshtetur hipotezen e tij. Si te tilla nuk jane deshmi por jane argumente te cilat e bejne qeshtjen e besimit te logjikshme dhe e bejne qe besimi te merr kuptimin.
Per ta thjeshtuar, paramendoje afer teje po e veren nje leter me nje poezi te shkruar me doreshkrim. Pyete vehten per nje moment a eshte kjo prove qe letra eshte shkruar nga nje njeri i cili eshte poet? Ka mundesi te mendosh qe eshte prove pasiqe nga pervoja yte poezia shkruhet nga poeti i cili eshte njeri. Por del nje njeri afer aty dhe te thote se letra eshte shkruar nga nje kompjuter i cili perdor Artificial Intelligence per te perpiluar letren dhe se ka fluturuar nga printeri. Ju te dy fjaloseni duke insistuar ne verzionin e juaj por qe te dy duhet ta pranoni qe asnjeri as tjetri nuk mund ta provoni verzionin e juaj dhe si pasoje te dyte keni te drejte te besoni ne verzionin e juaj. I vetmi dallim eshte se cili verzion eshte me i logjikshem qe e ben ate me meritore.
Besimi eshte pranimi i nje hipoteze si te vertete pa e provuar fare. Pra simbas definicionit, ai qe pohon se eshte Besimtar dhe ne te njejten kohe deklaron se mund ta faktoje ekzistencen e zotit, ai nuk eshte Besimtar mė, pasiqe eshte jasht edhe vet kornizave te besimit. Nese zoti do te ishte i faktueshem atehere nuk do te kishte nevoje per besimtare fare dhe fjala besim as qe do permendej ne libra te shenjte. A ka nevoje per besim ekzistenca e tokes, rrymes, dores, telefonit, teoremes se pitagores etj etj???
Atehere, perderisa nuk me ofrohet nje prove e ekzistences se Zotit, une e kam me te drejte te mendoj se besimtaret e sotit(shumica e tyre) nuk e kane te kjarte as konceptin e fjales besim perderisa merren me gjera te rendesise tejet me te ulet dhe qe nvaren nga ky temel si: me cilen dore duhet te pershendetemi, si duhet urinuar, sa gra duhet pasur, ku duhet vendosur duart gjate faljes etj.
Me qellim qe ti korigjojme gabimet e pa asnje qellim qe ta ofendoj ndonjerin.
Selam Alejkum.
Krijoni Kontakt