Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 190
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anėtarėsuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Pezi nga Naim Frasheri

    Poeti mė i madh i Rilindjes Kombėtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare. Lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, ku bėri mėsimet fillore dhe nisi tė mėsonte persishten pranė teqesė bektashiane. Mė 1865 familja u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me vėllanė mė tė vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bėri pastaj pak muaj nė Stamboll, si nėpunės i vogėl nė zyrėn e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye nė vendlindje pėr klimė tė mirė. Nė fillim ishte nėpunės tė dhjetash nė Berat e mė pas i doganės nė Sarandė (1372-77). Nė kėtė periudhė Naim Frashėri. bėri prova tė vjershėrimit shqip, nėn ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershėrimit persisht, me sukses, duke botuar mė vonė edhe njė pėrmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ėndėrrimet, 1885). Nėn ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri nga udhėheqėsit e sė cilės ishte Abdyli, vėllai i tij mė i madh, dhe tė veprimtarisė kulturore patriotike tė Shoqėrisė sė Stambollit, nė krye tė sė cilės ishte Samiu, Naim Frashėri. braktisi vjershėrimin persisht dhe iu kushtua le tėrsisė shqiptare. Poema e tij e parė e re ishte Shqipėria (1880, botuar mė 1897), qė entuziazmoi patriotėt shqiptarė. Nė Stamboll Naim Frashėri. ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė revistės "Drita", mė pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan shumė vjersha tė tij, proza e vargje pėr shkollat e para shqipe qė do tė hapeshin, disa shqipėrime tė shkrimtarit. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, mė pas si kryetar.

    Mė 1886 Naim Frashėri. botoi poemėn e tij tė famshme Bagėti e bujqėsia, atė greqisht Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katėr libra pėr shkollat: "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtoreja", (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme, njohuri tė para shkencore humanitare), si dhe njė "Histori tė pėrgjithshme". Mė 1888 vijoi me "Dituritė" (ribotuar mė 1895 me titullin "Gjithėsia", - shkenca tė natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave Lulet e verės, pastaj "Mėsimet" (proza patriotike dhe tė moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) mė 1894, sė fundi mė 1898 poema e madhe epike Historia e Skėnderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj. Naim Frashėri. vdiq nė 20.10.1900 nė lagjen Erenqoj tė Stambollit, ku dhe u varros. Eshtrat e tij janė sjellė nė Shqipėri. Naim Frashėri. u shqua pėr lirikėn e tij patriotike me temė aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korēės" 1887 etj.), u kėndoi me pasion tė rrallė mallit dhe bukurive tė atdheut ("Bagėti e bujqėsia") dhe bėri thirrje tė fuqishme pėr ēlirimin e tij (krijime tė ndryshme, "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve"), si dhe pėr begatimin e vendit dhe njė tė ardhme demokratike tė tij. Ai i kėndoi natyrės, dashurisė (poema "Bukuria", njė ndėr kryesoret e tij, 1890), miqėsisė, jetės intime (me brengėn pėr tė afėrmit qė bori). Poema "Historia e Skėnderbeut"qe njė kurorėzim i veprės sė tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje tė hapėta pėr ēlirim nga Turqia. Poema ėshtė shkruar sipas traditės sė madhe barletiane. Nė poemat epike ai u ndikua nga historitė e vjershėruara tė Lindjes dhe nga bejtexhinjtė frashėriotė, po duke iu kundėrvėnė kėtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmės fetare (nė "Qerbelaja" dhe nė veprat e tjera, qė i hartoi pėr afrimin e elementit besimtar nė lėvizjen kombėtare). Naim Frashėri. u shqua edhe pėr poezinė meditative, nisi nė shqipet poezinė filozofike (vjersha "Perėndia"1890). Shkroi dhe proza pėr tė vegjlit dhe bėri disa pėrshtatje mjeshtėrore fabulash tė La Fontenit. Botėkuptimi i Naimit ishte nė thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh qė kishte pėr racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministėve francezė Volter, Ruso etj., me besimin e plotė nė shkencat dhe nė rolin e tyre revolucionar nė shoqėri (pranimi i teorisė Kant-Laplas dhe i darvinizmit, qė i propagandoi me guxim tė madh pėr kohėn), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin nė aftėsitė e pashtershme tė popullit tė vet pėr tė qėndruar, pėr t'u ēliruar, pėr tė vajtur pėrpara me hov, Naim Frashėri. u bė njė veprimtar revolucionar nė tėrė fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithė veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtė me ēlirimin dhe pėrparimin e vendit, me ēlirimin shpirtėror dhe ndriēimin e masave tė popullit. Ai kishte besim tė plotė nė aftėsinė e mendjes pėr tė njohur realitetin e pėr tė vėnė nė shėrbim tė njeriut njohjen e ligjeve tė botės. Kėrkonte arsimim pėr tė gjithė, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, tė vendit (njė " demokraci prej pleqet», pra tė njė ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitė e karakterit tė shqiptarėve (besėn, trimėrinė, bujarinė), traditat kombėtare qė nga lashtėsia pelazgjike. Bėnte thirrje pėr miqėsi me fqinjtė nė kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinė nė gjithė popujt e racat, ngrihej me forcė kundėr Megali Idesė e pansllavizmit, duke admiruar vetitė dhe kulturėn e popujve tė tjerė (poezinė ,pėrparimtare lindore, atė greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej tė cilave dhe u ndikua).

    Naim Frashėri. luajti, pėrkrah Samiut e pas Kristoforidhit, njė rol themelor pėr shqipen e re letrare, tė cilėn e shkroi me njė pasuri tė veēantė fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbėshtetur kryesisht nė gjuhėn e popullit, e shkroi tė pastėr dhe bėri njė punė tė dukshme pėr pasurimin e saj, duke e ngritur atė nė lartėsinė e njė gjuhe arti tė zhvilluar dhe kulture.

    Ndikimi i Naim Frashėri., me gjallje tė shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetėm te shkrimtarėt shqiptarė tė kohės, por edhe tė periudhės sė mėvonshme, ishte i madh. Pas Ēlirimit u vunė nė pah dhe u ēmuan gjerėsisht meritat dhe vlerat e punės dhe tė krijimtarisė sė tij, pėrmes studimesh tė ndryshme. Ribotimet e veprave tė tij janė tė shumta; pėrveē tyre janė bėrė edhe disa botime kritike shkencore tė veprave tė Naimit. Emrin e Naim Frashėrit e mbajnė shkolla dhe institucione tė ndryshme. Pėr merita kulturore nė Shqipėrinė jepet urdhri qė mban emrin e poetit kombėtar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 15-09-2006 mė 11:29
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Nga cikli "Bukuria"

    Do te digjem , te venitem
    Si kandili kur s'ka vaj
    Balte e pluhur do te behem
    Te me shkele kembe e saj
    Dhe do tretem duke puthur
    Ate kembe pasandaj
    Ē'ke me mua
    As me thua
    Pse te dua
    Paskam faj
    Vdekja ime
    S"te prish pune
    Haj, moj jete e zeze, haj


    *******************

    Me iku me vrap djaleria
    Dhe me la mbi dhe te shkrete
    M'erdhi shtriga pleqeria
    Pshehtazi si qen i qete

    Upupu c'me gjet , o shoke,
    Do te qaj me thes ne koke....

  3. #3

    Naim Frashėri

    Naim Frasheri lindi ne 25 Maj 1846, ne Frasher te Permetit, ku beri mesimet fillore dhe nisi te mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865, familja u shperngul ne Janine ku bashke me vellane e vogel Samiun, mbaroi gjimnazin grek Zosimea. Beri pastaj pak muaj ne Stamboll si nenpunes i vogel ne zyren e shtypit (1870) por iu shfaq turbekulozi dhe u kthye ne vendlindje per klime me te mire. Ne fillm ishte nenpunes "te dhjetash" ne Berat dhe me pas i doganes ne Sarande. Ne kete periudhe beri prova te shkruante vjersha nen ndikimin e bejtexhive e u dha pas vjersherimit persisht, me sukses, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash "Enderimet" (1885). Nen ndikimin e ngjarjeve historike sidomosh Lidhjes Shqiptare te Prizerenit dhe te veprimtarise kulturore patriotike te shoqerise se Stambollit Naim Frasheri braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare e re ishte "Shqiperia" krijuar ne 1880 dhe botuar me 1897 ne Stamboll. Naim Frasheri ka qene nder botuesit kryesor te revistes "Drita" e me pas "Dituria". Me 1886 botoi poemen e famshme "Bageti e Bujqesia", "Deshira E Vertete E Shqiptareve " (ne greqisht) dhe kater libra per shkollat "Vjersha per Mesonjtoret e Para" , "E kendimit te cunave kendonjetoreja". Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e Veres" pastaj "Mesimet" (proza patriotike dhe te moralit) dhe "Fjala Fluturake" (vjerasha) me 1894. Se fundi, me 1898 botoi poemen e madhe epike "Historia e Skenderbeut" dhe poemen fetare "Qer Belaja" etj. Naim Frasheri vdiq ne 20 tetor 1900 ne Stamboll, ku dhe u varros. Eshtrat e tij me vone jane sjell ne Shqiperi.

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shqipėri, o jetėgjatė!

    Shqipėri, o jetėgjatė,
    ty tė kemi mėmė e atė
    dhe pėr ty do tė luftojmė
    gjersa tė tė trashėgojmė.
    Pėr ty tė gjithė, ditė dhe natė,
    mendohemi gjerė e gjatė,
    ti kurrė s“prishesh, s“shkretohesh,
    as drobitesh, as rrėgjohesh,
    mė ke gjithė bukuritė
    e tėtėra mirėsitė,
    ke fusha me lule shumė.
    lumenj tė mėdhenj pa gjumė,
    male tė lart' e tė veshura,
    buzėn e detit tė qeshur,
    Mėje dritėz nė dritė
    me tė gjitha mirėsitė.
    ...................................
    Shqipėri, tė qofsha falė,
    tė kam mėmė e mė ke djalė.

    Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder!

    O malet e Shqipėrisė dhe ju, o lisat e gjatė,
    fushat e gjera me lule, qė ju kam ndėr mend ditė e natė.

    Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj tė kulluar,
    ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar!

    Do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
    o vendėthit e bekuar, ju mendjen ma dėfreni...
    Ti, Shqipėri, mė jep nder, mė jep emrin shqiptar,
    zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr!

    Fjalėt e Qiririt

    Nė mes tuaj kam qėndruar
    E jam duke pėrvėluar
    Qė t'ju ap pakėz dritė,
    Natėnė t'jua bėnj ditė.
    Do tė tretem, tė kullohem,
    tė digjem, tė pėrvėlohem,
    Qė t'ju ndrinj mir' e tė shihni,
    Njėri tjatėrin ta njihni.
    Pėr ju do tė rri tė tretem,
    As njė ēikė tė mos mbetėm,
    Tė digjem, tė qanj me lot
    Se dėshirėn s'e duronj dot.
    Unė zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
    Po tė digjem mė dėshirė,
    Sa tė mundt t'ju ndrinj mė mirė.
    Kur mė shihni se jam tretur
    Mos pandehni se kam vdekur :
    Jam i gjall' e jam nė jetė,
    Jam nė dritėt tė vėrtetė;
    Unė jam nė shpirtit tuaj,
    Mos mė kini pėr tė huaj.
    Mė ėshtė falur durimi,
    Andaj po digjem si trimi,
    Sa mė kėnda t'ju bėnj mirė,
    Tė mos mbeti n'errėsirė.
    Jakėni, rreth meje rrini,
    Flisni, qeshni, hani, pini
    Nė shpirtit kam dashurinė,
    Pa digjem pėr njerėzinė...
    Me zjarr ta djek mushkėrinė
    E tė tretem pėr njerinė
    Unė dua njerėzinė,
    Mirėsin'e urtėsinė.
    Nė bėhi shokė me mua,
    Nė mė doni si ju dua,
    Njėri tjatrinė nė doni
    Tė paudhė mos punoni...
    Unė, duke pėrvėluar,
    Njerėzit i kam ndrituar;
    Kam qenė mik me njerinė,
    Andaj i di e mė dinė...
    Dua shum fjalė t'ju them,
    Po trembem mos ju bėnj ujem.
    E ku shkruhenė nė kartė
    Fjalėt' e gjuhėsė 'zjarrtė ?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Bukuria*

    4

    Kudo eshte Bukuria
    ne qiej, ne dhe, ne hene
    ne diell, ne shenje
    nder lule, nder drure, nder pyje...
    po ketu eshte e tere
    dhe ajo, ti, eshte bere...


    8

    Mos i hap leshrat n'ere
    te m'arratiē ti mendjen time
    mos me shiko dhe njehere
    se m'u zemra, therrime

    Si thellez e bukur, mos shko
    mos veshtro si pellumbeshe
    shpirtin mos ma pervelo
    mos u tund si mbretereshe

    Me qepalla si shtijė
    mos me vra, mos me plagos
    me veshtrim porsi shkendije
    mos me vdis e mos me sos


    13

    E pashe dje, tek shkonte
    soje ndritte gjithe jeta
    pa hodh' syte e me shikonte
    duke kthyer si shigjeta

    Posa pashe Bukurine
    zemren e varfer ma piku
    ndjeva ne te dashurine
    qe me erdh' e me s'me iku

    *Bukuria - eshte nje cikel qe perbehet nga 16 vjersha te shkurtera per dashurine, qe u botuan ne permbledhjen "Lulet e veres". Ne to eshte shkrire, bukuria e vashes me bukurine universale.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    19
    Bageti e bujqesi.

    nje nga shkrimet e tij te medha.

    Ishte vertet i madh, duhet te flasim me shume respekt per te.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    TE VEGJELIT

    Lerini te gjithe te vijne
    Te vegjelit prane meje
    Ah, mos i beni te qajne
    Kurre te mos mallengjehen
    Syte ulur te mos mbajne
    Dhe te meken e te ndehen
    Por te qeshin, te nxitojne
    Te bredhin e te gezojne
    Te prehen e te kendojne
    E kurre te mos mendohen.
    Me vjen keq t'u mardhe dora
    e faqja bukuroshe
    Kur bie e shkreta debore
    Dhe kembeza vogeloshe
    Me k'ėnda t'u mbaj ne duar....

    N'ate sy kurre mos shtjere
    Lotin e hidhur e te shkrete
    Dhe mos e lere te bjere
    Po falu ne buzet, gaz
    Dhe ne sythit bukurine
    E rriti caze nga caze
    Duke u dhene urtesine.
    Epu jetezen e gjate
    Edhe mos i lere kurre
    Pa memeze e pa ate
    Dhe ne brenge e te semure
    s'mund t'i shohe te mallengjyer
    a te varfer a te mjere!
    Dhe te grisur e te shqyer
    kurre, kurre mos i lere!
    Falu gjithe miresite
    Te rrojen me nder ne jete
    te mesojne diturite
    Te behen te vertete
    Te nderojne memedhene
    Vlerat t'ja lartesojen
    Mbi gjithe boten ta ngrene
    Si lule ta zbukurojne!!


    DISA FJALE TE URTA NE VJERSHA

    Gjithe njerezit i duaj
    Mos i pandeh per te huaj

    Mos i bej njeriu ne jete
    Gje qe s'do ta pesosh vete

    Kusaria, ligesia
    Dhe sa te keqija jane
    Edhe gjithe marrezia
    Padijen meme kane

    Shiko faqebardhe te rrosh
    E perpiqu te besh mire
    Dhe me ē'do njeri te shkosh
    I padem edhe i lire.

    Mos e kthe fjalen kurre
    Por qendro mė nje si burre.

    Kur te jesh i zemeruar
    mendja eshte e turbulluar
    bej durim sa te kullohet
    Se njeriu pastaj pendohet.

    Do te rrosh me nder mbi dhe?
    Me te liq mos u perzje

    Gjuha eshte thike e mprehte
    Plage e saj nuk eshte e lehte
    Shume njerez gjuha mundon
    Ca te tjere i turperon.

    Ai qe hiqet i madh edhe mbahet i rende
    e ka mendjen te vogel e te lehte si pende.

    Dhe te te falin kamjen e jetes
    Mos thuaj kurre veē te verteten.

  8. #8
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    • Gjuha Jonė

      Vėllezėr Shqipėtarė,
      tė prekim urtėsinė,
      tė zėm udhėn e mbarė,
      tė ngjallim Shqipėrinė.

      Shqipėria ka qenė
      dhe do tė jetė,
      po sot nė ditėt tona
      tė metė tė mos ketė.

      E ka nderuar Zoti
      gjithėnjė Shqipėrinė
      ish fort mirė qėmoti,
      do bėhet dhe taninė.

      Ajo ish koh’ e zjarrtė
      dhe kish mundime tepėr,
      po sot pėndė dhe kartė
      na duher, nuk tjetėr.

      O burra Shqipėtarė
      tė marim dituritė,
      se s’ ėshtė koh’ e parė,
      tani lipsetė dritė.

      Tė shkruajm gjuhėn tonė
      kombin tė ndritojmė,
      gjithė ē’ ėshtė e ka qenė
      ngadalėzė ta mėsojmė.

      Pa shihni ē’gjuhė e mirė!
      Sa shijė ka e hije,
      ē’e bukur edh’ e lirė,
      si gjuhė Perėdije.


      - Naim Frashėri -




  9. #9
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Cool


    Gjuha e zemres
    • Flet natyra ne ēdo ēast ne kete bote
      Dhe te fshehten qe ka brenda, shkoqur thote.
      Kush mund t’i thote keto te fshehta me gjuhen e thashethemeve?!
      Sepse kush me fjal’ ato shpjegon
      ose nga te trupezuarit eshte ose vetveten shpreh.
      Kaq te fshehta i thote era trendafilit,
      Keto thote dhe renkimi i bilbilit.
      Gjithe sendet dhe ē’permban kjo gjithesi
      Nxjerrin, shfaqin, kaq te fshehta dhe ēudi.
      Reja, era, lumi, deti i shkumbezuar,
      Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
      Qielli, yjet dhe te tjera nje nga nje,
      Flasin qarte, flasin bukur sa s’ka me.
      Prandaj zemres kjo gjuh’ i eshte dhene
      Qe t’i thot’ asaj te fshehten e pathene.
      Fjalet e kesaj gjuhe degjojini o dijetare,
      O rrugenjohes te dijes, o zbulimtare.



    Naim Frashėri

  10. #10
    ..silent.. Maska e velsa
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Postime
    58
    Ujku dhe qėngji

    Ujku pa fe
    Erth nė kope
    Dhe, si s'pa qėn,
    U fut nėr dhėn,
    Njė qėnq zuri
    Zėmėrguri.
    Qėngji i tha:
    "Ore vėlla?
    E po pėrse?
    As mė rrėfe
    Se ē'faj tė kam?
    I vogėl jam."
    Ujku i tha:
    "Do tė tė ha!
    A e mba mėnt
    Mė kėtė vėnt
    Kur mė shave?
    Mė the xhave!"
    Qėngj' i thotė:
    "E ke kotė,
    Unė sivjet
    Jam pėrmbi dhet."
    "Mase, i tha,
    Qe yt vėlla."
    "Vėlla, tha, s'kam,
    I vetėm jam."
    "Fort mir', i tha,
    S'paske vėlla,
    Po jot ėmė
    Ē'pati prėmė
    Qė mė qėrtoi
    E mė kallėzoi?
    Do mė zinin,
    Tė mė vrinin!"
    Qėngji i tha:
    "Dy muaj ka
    Qė s'mė rron mė,
    Ah, ah, im mė!"
    Dhe s'duroi dot,
    Po qau me lot.
    "E yt atė,
    Njė brigjatė,
    Mė pat vrarė
    Mon' e parė,"
    Tha makuti,
    Shpirtladuti,
    Dhe mė s'mėnoi;
    Mė s'e mundoi,
    Po posht' e vu
    Edhe e zu
    Nga lėfyti
    Edh' e mbyti,
    Se tė ligut,
    Zėmėrshtrigut,
    Nuk i vjen keq
    Pėr njė qė heq.



    Botuar sė pari nė revistėn "Dituria", 10, 1885.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 22:58
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •