Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pėrgjithėsimi i Njėanshėm

    Ky falsitet ndodh atėherė kur nxirret njė konkluzion i pėrgjithshėm (mbi njė popullatė elementesh, le tė themi) bazuar nė njė sampul sugjestiv (tė njėanshėm, tė preferuar, subjektiv) apo tė paragjykuar. Paraqitja verbale e kėtij falsiteti ėshtė:



    Disiplina e Statistikės dhe Probabilitetit luan njė rol kryesor nė pėrcaktimin e rregullave pėr zgjedhjen e njė sampuli elementėsh nga njė popullatė e dhėnė. Sampuli duhet zgjedhur me kujdes dhe me imtėsi, nė mėnyrė qė konkluzionet qė nxirren tė jenė sa mė inductive ndaj tė gjithė popullatės. Teksa studimi i tė gjithė popullatės do tė ishte zgjedhja perfekte, kosto dhe faktori kohė nuk e mundėsojnė njė gjė tė tillė. Sigurisht, bėhet fjalė pėr njė popullatė me njė numėr tė fundėm, por tė madh elementėsh, apo me njė numėr tė pafundėm elementėsh. Pra, sampuli duhet zgjedhur me shumė kujdes.

    Megjithatė, ekzistojnė raste kur sampuli zgjidhet posaēėrisht pėr tė arritur njė konkluzion tė pritshėm nga ai sampul. Nė kėtė mėnyrė, bėhet njė studim, falė tė cilit pretendohet se meqenėse tė gjithė elementet e sampulit (apo elementet e vrojtuara) gėzojnė X veti, atėhėrė tė gjithė elementėt e popullatės gėzojnė tė njėjtėn veti. Faktikisht, elementėt e vrojtuar janė tė njėanshėm, sepse u zgjodhėn me qėllim tė paramenduar pėr tė arritur nė konkluzionin se tė gjithė elementėt e popullatės gėzojnė vetinė X. Ky ėshtė njė falsitet jo i rrallė, qoftė nė rangjet akademike, qoftė nė rangjet e tjera.

    Shembull: Nėse Kryeministri i Shqipėrisė kėrkon tė nxjerrė njė pėrfundim rreth shkallės sė korrupsionit nė administratė dhe nėse vendos tė bėjė njė sondazh mbi nėpunėsit e institucioneve shtetėrore, atėherė nuk ka pėr ta njohur me saktėsi shkallėn e korrupsionit, sepse sampuli i zgjedhur do tė ishte i njėanshėm dhe nuk do tė pėrfaqėsonte plotėsisht mendimin e qytetarėve tė gjerė.


    Ky falsitet ėshtė i shmangshėm nė rastet e sampujve nė vijim:
    1. Sampul i Rastit: Nėse elementet e njė populate zgjidhen nė mėnyrė rastėsore (pra, nėse rasti ėshtė ai qė zgjedh), atėherė sampuli i formuar ėshtė i paanshėm (objektiv). Megjithatė, krijimi i njė sampuli ideal rasti ėshtė tepėr i kushtueshėm.
    2. Sampul i Shtresėzuar: Elementet e popullatės klasifikohen nė grupe bazuar mbi veti tė pėrbashkėta tė elementeve. Paskėsaj, njė sampul i rastit formohet me elementė nga tė gjitha grupimet. Pėr shembull, popullsia e Shqipėrisė mund tė klasifikohet nė disa grupe etniciteti. Nga kėto grupe, INSTAT zgjedh njė sampul me elementė pėr njė studim tė ēfarėdoshėm, dhe pėr tė nxjerrė njė konkluzion objektiv e pėrgjithėsues pėr popullsinė e Shqipėrisė.
    3. Sampul Intervalor: Elementet e njė sampuli tė rastit apo tė shresėzuar merren nė njė kohė tė parė dhe nė njė kohė tė dytė. Paskėsaj, sampujt krahasohen dhe nxirret, nė kėtė mėnyrė, njė konkluzion objektiv.


    Njerėzit shpeshherė nxiten nga paragjykimet apo njėanshmėria nė mendim e gjykim pėr tė ndėrtuar njė sampul tė papranueshėm. Nė fund tė fundit, ėshtė mė e thjeshtė tė pėrpilosh njė sampul tė tillė nga pikėpamja e kohės dhe e kostos. Si do qė tė jetė, njė sampul i tillė nėnkupton njė konkluzion tė papranueshėm, dhe njė argument fals.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:18
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Dordolecit (Straw Man)


    Falsiteti i ‘Dordolecit’ (ose ‘i Gogolit’, si tju duket mė e frikshme) ndodh atėherė kur personi X nuk e merr parasysh konkluzionin e personit Y dhe paraqet njė version tė shtrembėruar, tė keqinterpretuar, ose tė ekzagjeruar tė atij pozicioni, per ta goditur me pas. Shablloni i kėtij arsyetimi ėshtė:



    Ky lloj arsyetimi ėshtė fals, sepse tė godasėsh njė version tė shtrembėruar tė njė argumenti tė paraqitur mė parė nuk konstituon vėrtetim tė falsitetit tė atij argumentimi. Kjo mund tė bėhet pėr shumė arsye nga personi Y (le tė themi), njė ndėr tė cilat ėshtė tė lėndojė personin X, ose ta frikėsojė atė.

    E shoh tė nevojshme tė nxjerr nė pah njė fakt. Nuk ka asgjė tė gabuar nė konstatimin e argumentit tė kundėrshtarit. Madje, nė shumicėn e rasteve, ėshtė e rėndėsishme qė ai argument tė ri-pohohet, nė mėnyrė qė tė analizohet (dhe mė tej tė goditet ose jo). Por, falsiteti i dordolecit qendron nė njė vend tjetėr: Goditėsi e ri-pohon argumentin e kundėrshtarit, por nė njė version tė shtrembėruar, tė pasaktė, tė ekzagjeruar. Pėr ta qartėsuar kėtė falsitet deduktiv, po jap njė shembull:

    “Teoria e Evolucionit pretendon se kompleksiteti nė univers rritet me kalimin e kohės. Por, sipas Ligjit tė Dytė tė Termodinamikės, ēdo rritje nė kompleksitet ėshtė e pamundur. Pėr kėtė arsye, Teoria e Evolucionit ėshtė kontradiktore me ligjet e termodinamikės.”

    Nė fakt, Teoria e Evolucionit (apo e Pėrzgjedhjes Natyrore) ka tė bėjė me organizma biologjikė dhe nuk thotė asgjė rreth kompleksitetit fizik tė universit nė tėrėsi. Pra, autori i kėtij argumenti (mbase ndonjė kreacionist) e ka shpėrdoruar rezultatin e Teorisė sė Evolucionit, pėr tė vėrtetuar falsitetin e asaj teorie. Sidoqoftė, ai shpalosi falsitetin e argumentit tė vet, duke marrė qendrimin e njė dordoleci (sigurisht, pa ndonjė banalizim e bėra kėtė analogji).

    Falsiteti i Dordolecit (pėr nga analogjia se dordoleci ėshtė njė version i shtrembėruar i njeriut tė gjallė nė mbrojtje tė arave pėrkatėse) ėshtė i thjeshtė pėr t’u identifikuar pa patur nevojė tė mendohesh gjatė, sepse sa herė qė haset njė qendrim i njė personi kundėr njė personi tjetėr, kur i pari pretendon diēka mendjelehtė apo tė trashė pėr tė dytin, atėherė po shtrembėrohet njė argument i caktuar. Kjo linjė arsyetimi ėshtė e gabuar (dhe si gjithė tė tjerat mė lart, e papranueshme).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:19
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Justifikimit


    Ky falsitet ndodh atėherė kur Personi X justifikon veprimet e tij kundrejt Personit Y, duke argumentuar se Personi Y do te vepronte njėlloj (ose ka vepruar mė parė njėlloj), sepse asgjė nuk do ta pengonte:



    Kjo linjė arsyetimi konsiderohet e gabuar, sepse ēdo lloj veprimi fals qė njė person pretendon tė kryejė kundrejt njė personi tjetėr ėshtė reciprokisht e gabuar.

    Shembull 1:

    “Ne goditėm zemrėn e perėndimit, sepse ata na kanė marrė tokat tona.”

    Pra, ky lloj arsyetimi ėshtė i gabuar, sepse (nga pikėpamja logjike) nuk mund tė justifikosh njė veprim nisur nga njė pretendim i ndonjė veprimi reciprok tė supozuar ose qė ka ndodhur ose qė supozohet se ka ndodhur.

    Shembull 2:

    Personi A: “Mendoj se dėnimi me vdekje nuk ka kuptim.”
    Personi B: “Ndėrsa unė them qė vrasėsit meritojnė tė vriten nga shteti, pėr pasojė tė veprimeve tė tyre!”

    Mendoj se ky shembull e qartėson idenė e falsitetit tė justifikimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:19
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Non Sequitur’

    Pėrkthyer nga latinishtja, ‘non sequitur’ do tė thotė ‘qė nuk vijon’, ose mė saktė 'pa lidhje'. Ky falsitet ndodh atėherė kur konkluzioni nuk vijon (pėr pasojė) nga premisat. Kėtė linjė argumentimi e dėgjojmė shpesh nė politikė, kur politikanėt e pėrsėrisin aq shpesh njė argument non sequitur, sa qyetarėt nuk arrijnė ta dallojnė mė falsitetin. Njė nga shembujt mė tė pėrshtatshėm ėshtė pohimi i mėposhtėm, tė cilin e kemi dėgjuar pothuaj tė gjithė:

    “Ne do tė fitojmė, sepse Zoti ėshtė me ne.”

    Pra, pėrfundimi ėshtė “Ne do tė fitojmė” dhe premisa ėshtė “[sepse] Zoti ėshtė me ne”. Nga kėndvėshtrimi logjik, argumenti i mėsipėrm mund tė konvertohet nė kėtė formė:

    “Nėse Zoti nuk ėshtė me ne, atėherė ne nuk do tė fitojmė.”

    Por, premisa “Zoti nuk ėshtė me ne” merret si e pavėrtetė (sepse ėshtė deklaruar vėrtetėsia e sė kundėrtės). Atėherė konkluzioni nuk ėshtė “Ne nuk kemi se si tė fitojmė”. Kjo nuk ėshtė e thėnė, sepse ‘ata’ mund tė fitojnė gjithėsesi.

    Njė shembull tjetėr tipik i shekullit tė 20 ka qenė:
    “Ne i duam tė gjithė popujt e botės dhe nuk urrejmė askėnd, sepse jemi Marksistė.”

    Mund t’i duash tė gjithė popujt e botės edhe pa qenė Marksist. Pėr mė tepėr, tė bazohesh nė premisat e veprave tė njė personi (p.sh. Marksi ose Lenini) pėr tė nxjerrė njė konkluzion specifik tė pėrgjithshėm, mund tė konsiderohet falsitet petitio principii (shih mė lart): “Pse?” – “Sepse kėshtu ka thėnė Shoku Stalin.”

    Nė pėrgjithėsi, mund tė pohojmė se, nisur nga njė argumentim non sequitur, nėse nxitet diskutimi, atėherė mund tė kalohet nė argumentim tautologjik. Kjo do tė thotė se, nėse nuk vihet nė pah falsiteti (ose nėse nuk kuptohet) menjėherė, atėherė efekti shumėzues i tyre e zhvesh linjėn e logjikimit, duke sjellė debate tė shumta e tė kota dhe (mbase) duke harruar pikėn thelbėsore tė tė gjithė ēėshtjes fillestare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 13-07-2007 mė 04:17
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Dykuptimshmėrisė (Ekuivokimi)


    Falsiteti i Ekuivokimit ndodh atėherė kur njė person argumenton duke pėrdorur njė kuptim tė dytė (ose tė errėt) tė njė fjale apo shprehje tė caktuar, kur nė fakt pritet tė arsyetojė nė mėnryrė tė paekuivokueshme. Shembulli i mėposhtėm e qartėson kėtė pėrkufizim:

    Personi A:
    “Unė kam njė besim tė fortė nė Zot”
    Personi B:
    “Jam munduar, por nuk arrij ta pėrfytyroj besimin nė Zot. Mė ndihmon ta kuptoj se ē’do tė thotė?”

    Personi A:
    “Pėr shembull, ti ke besim se kur punon nė kompjuter, monitori nuk do tė shpėrthejė. Gjithashtu, ti ke besim tek familja jote. E kupton?”

    Koncepti i besimit i pėrdorur nga Personi A nė fillim tė dialogut ėshtė i ndryshėm nga kuptimi i sė njėjtės fjalė qė ky person ka pėrdorur nė mbyllje tė dialogut, sepse ai po pėrpiqet t’i mbushė mendjen Personit B se edhe jo-besimtarėt kanė besim. Kėtu del kontradikta logjike.

    Njė shembull tjetėr qė mė vjen ndėrmend ėshtė pėrdorimi i shprehjes “zemer njerėzore” gjatė ndonjė diskutimi. Nė fakt, ka vetėm njė organ tė quajtur zemėr dhe kjo nuk pėrcaktohet nga klasifikimi i qenies. (Sigurisht, kėtu pėrjashtohen insinuatat figurative, pasi po flasim pėr argumentimin dhe falsitetet logjike.)

    Njė rast mė i pėrgjithshėm ku mund tė argumentohet me ekuivokim ėshtė silogjizma. Nė pothuaj ēdo premisė tė saj, njė fjalė apo shprehje e njėjtė pėrdoret vazhdimisht me kuptim tjetėr. Teksa kjo silogjizėm mund tė mos duket falsitet me njė shqyrtim tė parė, falsiteti i ekuivokimit mund tė nxjerrė nė pah pikė-thyerjen e linjės sė arsyetimit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Verecundiam’


    Falsiteti Ad Verecundiam (lat. ndaj respektit), apo Argumentimi nė bazė tė Autoritetit, ndodh atėherė kur personi qė po arsyeton nuk ėshtė i kualifikuar apo nuk ka autoritet legjitim pėr tė bėrė pohime e pretendime rreth njė ēėshtje tė caktuar. Nėse njė person pa autoritet legjitim nė njė subjekt tė caktuar bėn njė pretendim rreth atij subjekti, atėherė linja e arsyetimit konsiderohet e gabuar. Prandaj, argumentimi Ad Verecundiam ėshtė njė falsitet me formėn e mėposhtme:



    Skema e mėsipėrme formalizon konceptin ‘Ad Verecundiam’. Falsiteti ndodh atėherė kur shtojmė operatorin e mohimit NUK (ose JO) pėrpara ēdo premise. Nė kėtė rast, nėse personi NUK ėshtė ekspert nė njė fushė tė caktuar, atėherė pretendimi i tij NUK ėshtė i vėrtetė (pra, ėshtė fals).

    Shembulli mė tipik, qė tė gjithė kemi hasur apo rreth tė cili kemi dėgjuar, ėshtė kur njė person (sado ekspert nė cilėndo fushė) kthen pėrgjigjen “Sepse kėshtu them unė!” Nė tė vėrtetė, ky ėshtė njė argumentim nė bazė tė autoritetit, sepse personi merr pėr bazė autoritetin e tij (tė ēfarėdo shkalle) pėr tė argumentuar njė pretendim apo pėrfundim.

    Sigurisht, njė argumentim i tillė mund tė justifikojė njė konkluzion tė vėrtetė, por fakti qė ky konkluzion del nga premisa tė pohuara nga njė person i pakualifikuar nuk e justifikon vėrtetėsinė nė fjalė. Prandaj, janė pėrpiluar standardet e mėposhtme pėr tė gjykuar rreth pranimit tė vėrtetėsisė sė njė argumenti qė mund tė konsiderohet si falsitet:
    1. Personi pritet tė jetė ekspert i fushės sė cilės i pėrket ēėshtja nėn shqyrtim. Pėrcaktimi i shkallės sė ekspertizės paraqet njė detyrė tė vėshtirė, por tė realizueshme. Pėr shembull, pėr tė vlerėsuar kredencialet akademike tė njė personi tė pėrfshirė nė argumentim (profesor, autor kėrkimi shkencor, etj.), atėherė kėrkojmė evidenca rreth arsimimit tė tij (shkolla pasuniversitare, le tė themi). Gjithashtu, pėr tė vlerėsuar nėse Borix nuk kryen falsitet kur deklaron se “di tė lidhė kėpucėt”, atėherė shqyrtojmė eksperiencėn e Borix nė lidhjen e kėpucėve. Nė pėrgjithėsi, vlerėsimi i kredencialeve bazohet nė arsimim (njė detyrė mė e thjeshtė), si dhe nė eksperienac tė lidhura. Sigurisht, tė diskutosh rreth gjykimit tė njė personi si ekspert fushe ėshtė njė detyrė mė e vėshtirė, pasi lindin debate tė mėdha, ku mund tė pėrfshihen falsitete tė tjera.

    2. Argumentimi i personit pritet tė bėhet pėrbrenda fushės sė tij tė ekspertizės. Nėse Borix (informaticien) mban njė fjalim tė gjatė ku argumenton nė favor tė heqjes sė apendicitit nga trupi i njeriut, pėr arsye se nuk ka ndonjė funksion dhe vetėm mund tė komplikojė shėndetin, atėherė ky argumentim do tė konsiderohej njė falsitet ad verecundiam, sepse, pavarėsisht sa i vėrtetė ėshtė konkluzioni, Borix nuk ėshtė ekspert i fushės sė mjekėsisė. Pėrkundrazi, nėse Borix do ta niste fjalimin e tij me termin “Sipas Dr. X nė veprėn e tij Y’, atėherė konkluzioni i argumentimit do tė pranohej, pėr sa kohė qė edhe Dr. X (tė cilin Borix citon) paraqet premisa (evidenca tė mjaftueshme) nė veprėn e tij Y nė favor tė heqjes sė apendicitit.

    3. Argumentimi i personit ėshtė i pranueshėm nga njė numėr i pėrshtatshėm ekspertėsh tė tjerė tė sė njėjtės fushė. Njė disertacion doktorature ėshtė shembulli mė i pėrshtatshėm. Megjithatė, njė temė nė shkencat ekonomike mund tė jetė tepėr e diskutueshme, sepse jo njė numėr i vogėl teorish ekonomike bien ndesh me njėra-tjetrėn. Prandaj, njė ekspert i njė teorie ekonomike mund tė argumentojė kundėr tezės qė bazohet nė njė teori tjetėr ekonomike.

    4. Personi pritet tė jetė i paanshėm nė argumentimin e tij. Nėse personi mban anėn e dikujt apo tė diēkaje teksa pėrpiqet tė nxjerrė njė konkluzion tė pėrgjithshėm, kryen (me ose pa vetėdije) njė falsitet. Meqenėse ekspertėt janė njerėz dhe njerėzit janė prehė e paragjykimeve dhe anėsive, atėherė ky falsitet ka njė frekuencė tė shpeshtė. Sigurisht, asnjė person nuk mund tė jetė plotėsisht objektiv. Pėr kėtė arsye, vėrtetėsia e njė argumentimi qė duket si falsitet nė bazė autoriteti duhet tė pranohet me njė shkallė tė mjaftueshme gjykimi.

    5. Fusha e ekspertizės dhe subjekti pėrkatės janė legjitimė. Nėse fusha, sė cilės i pėrket subjekti nėn shqyrtim, nuk ėshtė njė fushė njohurie (si pėr shembull, magjia, disa terapi kineze, mjekėsia popullore), atėherė pretendimet qė bėhen rreth atij subjekti nuk do tė jenė shumė tė besueshme.

    6. Autoriteti mbi tė cilin bazohet argumentimi duhet tė jetė i pėrcaktuar dhe i identifikuar paraprakisht. Nėse argumenti bėhet nė bazė tė njė autoriteti tė paemėrtuar, atėherė kryhet falsiteti i Autoritetit tė Paidentifikuar. Pėr shembull, nėse Borix do tė pohonte se apendiciti duhet tė hiqet pėr shkak se ‘njė mjek nė njė vepėr ka argumentuar ashtu’, pa dhėnė emrin e mjekut dhe tė veprės sė tij, atėherė Borix po kryen falsitetin nė fjalė.


    Nė pėrgjithėsi, argumentet ‘ad verecundiam’ shfaqin njė frekuencė tė lartė pėrdorimi dhe shfrytėzimi nga shume njerėz. Por, duhet bėrė njė kujdes i madh teksa vlerėsohen argumente tė tilla, sepse jo nė pak raste, njerezit mund t’u referohen ekspertėve tė gabuar, apo mund tė ‘shpikin’ ekspertė tė fushės vetėm pėr tė kėmbėngulur nė vėrtetėsinė e konkluzionit tė tyre. Gjashtė kushet e ekspozuar mė lart janė ato qė dallojnė njė argumentim fals nga njė i saktė.

    Shembull 1.
    “Horoskopi thotė se muajin tjetėr do tė mė rritet paga.”

    Fusha e astrologjisė nuk pranohet si njė fushė e kualifikuar njohurie.

    Shembull 2. Disa Teori Konspirative konsiderohen se pėrmbajnė argumentime ad verecundiam, sepse nuk u referohen fushave tė kualifikuara tė njohurisė, dhe as ekspertėve tė fushės sė Teorisė Konspirative.

    Shembull 3. “Numri im i fatit ėshtė numri 3, sepse ai pėrdoret pėr mirė nė Bibėl.”

    Autoriteti, nė kėtė rast, ėshtė Bibla. Meqenėse ky autoritet nuk pranohet si fushė e kualifikuar njohurie (dhe meqenėse premisa e pėrfundimit nuk pėrmendet gjėkundi nė librin nė fjalė), atėherė argumenti ėshtė pėrfundimisht i gabuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:19
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Populum’


    Falsiteti ‘Ad Populum’ (lat. bazuar mbi njerėzit), ose Argumentimi nė bazė tė Besimit, ndodh atėherė kur nxirret njė pėrfundim nga premisa qė bazohen nė besimin e shumicės sė njerėzve: “Shumica beson se pretendimi X ėshtė i vėrtetė, prandaj pretendimi X ėshtė i vėrtetė.”

    Ne seksionin e falistetit petitio principii, kam paraqitur njė shembull falsiteti: “Unė besoj nė Zot, sepse shumica e njerėzve besojnė.” Nė fakt, ky mund tė konsiderohet si njė falsitet ad populum, por premisat nga tė cilat mund tė jetė nxjerrė pėrbėjnė njė argument tautologjik. Nė pėrgjithėsi, pėr tė bėrė dallimin midis dy ose mė shumė falsiteteve tė ngjashme, ėshtė e domosdoshme tė vlerėsohet skema e rrjedhės logjike: Si ndėrlidhen premisat pėr tė nxjerrė konkluzionin?

    Shembull 1: Shpeshherė, nėpėr faqe tė ndryshme Interneti, lexojmė “10 milion vizitorė (qė hyjnė nė faqen tonė) nuk ka se si ta kenė gabim…” Kjo ‘parrullė’ nėnkupton faktin se faqja vizitohet nga njė numėr i madh njerėzish, prandaj ėshtė ‘e lartė’. Nė fakt, pohimi i mėsipėrm ėshtė njė falsitet ad populum. (Mė specifikisht, termi latin nė kėtė rast do tė ishte ‘ad numerum’ – bazuar mbi numrin.)

    Shembull 2:
    “Shumica e shqiptarėve mendojnė se integrimi europian ėshtė ide e mirė, prandaj duhet tė integrohemi nė Europė.” Nė fakt, besimi i shumicės sė shqiptarėve nuk suporton me evidenca tė mjaftueshme konkluzionin pėr t’u integruar nė BE.

    Shembull 3: (Marrė nga shkrimi i njė anėtari tė forumit) “Meqenėse shumica e anėtarėve ateistė ofendojnė anėtarėt besimtarė tė komuniteteve fetare tė forumit, atėherė ata nuk duhet tė marrin pjesė nė ato komunitete.” Ky lloj falsiteti mund tė emėrohet edhe ‘consensus gentium’, por ėshtė gjithėsesi njė falsitet ‘ad populum’.

    Nė ēdo rast qė haset njė argumentim bazuar mbi besimin e shumicės, ėshtė me vend tė bėhen pyetje tė ndryshme, tė cilat kanė pėr qėllim zbulimin e evidencave qė suportojnė konkluzionin e argumentimit tė dhėnė.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Antiquitatem’


    Falsiteti ‘Ad Antiquitatem’ (lat. bazuar mbi ‘tė vjetrėn’ ose ‘praktiken’), apo Argumentimi nė bazė tė Traditės, ndodh atėherė kur induktohet njė konkluzion, teza e sė cilit pretendohet tė jetė e vėrtetė, sepse bazohet nė njė traditė, zakone, veprime praktike apo tė shpeshta, e tė tilla: “Kjo ėshtė e saktė, sepse kėshtu kemi ecur gjithmonė.” Kjo, nė tė vėrtetė, ėshtė njė logjikė false.

    Megjithatė, kultura e njė shoqėrie e vėshtirėson pėrcaktimin e falsitetit ad antiquitatem. Nėse njė fenomen social ėshtė i lidhur ngushtė me kulturėn e njė vendi, atėherė pėrfundimi “Kjo ėshtė kėshtu” justifikohet nga premisa. Sidoqoftė, premisa mund tė suportohet nga evidenca tė veēanta apo tė papranueshme pėr njė kulturė tjetėr, dhe nė kėtė pikė del vėshtirėsia e pėrcaktimit tė falsitetit.

    Shembull 1. “Bar do hamė dhe parimet nuk i shkelim.” E thėnė me terma jo-figurativė, konkluzioni i famshėm mund tė jepet si : “Nuk do t’i shkelim parimet, sepse kėshtu kemi ecur qė nga fillimi.” Kjo premisė (e bazuar nė traditėn politike) nuk jep evidenca tė mjaftueshme nė favor tė pėrfundimit tė induktuar.

    Shembull 2. “S’ka ndonjė tė keqe tė pimė kafe nga Blloku. Tė gjithė njerėzit atje ulen.” Kėtė falsitet e gjen nė mendjen e pothuaj ēdo shqiptari qė jeton nė Tiranė. Falsiteti del nga njė zakon praktik.

    Shembull 3.
    Kur i dhashė dikujt njė artikull tė Dr. Peter Atkins pėr ta lexuar, pėrgjigjia qė mė ktheu pas disa ditėsh ishte: “Eh, shumicėn e gjėravė qė jepeshin nė artikull akoma nuk i kam hasur nėpėr studime. S’m’u duk artikull aq akademik.” Fakti qė ky person nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė plotėsisht premisat e artikullit tė Atkins, nuk do tė thotė qė ai artikull nuk ėshtė “aq” akademik. Prandaj, falsiteti qėndron nė njė induksion tė gabuar.

    Shembull 4. Nė bazė tė traditės socio-politike shqiptare, mund tė pėrpilojmė shumė falsitete ad antiquitatem:
    - “Dil me kėmbėn e djathtė, se tė ecėn mbarė.” (Ky mund tė konsiderohet edhe falistet non sequitur. Por, po tė bėjmė pyetjen “Pse?”, atėherė pėrgjigjia ka gjasa tė larta tė ketė lidhje me ‘tė vjetrit’.) Nė kategorinė e bestytnive shqiptare apo tė huazuara nga kultura tė tjera (kryesisht lindore), mund tė gjenden pa masė tė tilla falsitete.

    - “Studentėt nuk tregojnė mė respekt pėr ne [profesorėt]. Deri dje, ata ngriheshin nė kėmbė teksa ne hynim nė auditor.” Pra, pedagogu bazohet nė njė veprim praktik tė perėnduar pėr tė justifikuar konkluzionin e tij se ‘respekti ka humbur’. Tė tilla argumentime (jo mė aq tė shpeshta nė shoqėrinė shqiptare) klasifikohen si falsitete ad antiquitatem.

    Shembull 5. Vajtja nė kishė ēdo tė dielė nė vende me tradita fetare mund tė justifikohet ose nga besimi, ose nga nje falsitet ad antiquitatem (tradita). Nė tė dyja rastet, premisat mund tė justifikohen nga njė falsitet ad populum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 14-07-2007 mė 20:09
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Pasojave tė Besimit


    I quajtur ndryshe si falsiteti logjik i Argumentimit nė bazė tė Dėshirės, ky falsitet ndodh atėherė kur shpallet vėrtetėsia e nje konkluzioni bazuar mbi tė paktėn njė premisė qė autori dėshiron/beson tė jetė e vėrtetė (ose e gabuar), sepse premisat nuk kanė evidenca suportuese ndaj konkluzionit. Pėrkundrazi, ato bazohen rrėnjėsisht nė njė besim apo tė dėshirė tė autorit. Thjesht tė besosh se diēka ėshtė e vėrtetė, nuk e bėn atė tė vėrtetė. Shabllonet e ndryshme qė mund tė pėrfaqėsojnė kėtė falsitet janė:

    • Konkluzioni k ėshtė i vėrtetė/i gabuar, sepse nėse njerėzit nuk do ta konsideronin tė vėrtetė/tė gabuar, atėherė pasojat do tė ishin negative. (Falsitet nė bazė tė Besimit)
    • Do tė doja qė konkluzioni k tė ishte i vėrtetė/i gabuar. Prandaj, k ėshtė e vėrtetė/e gabuar. (Falsitet nė bazė tė Dėshirės)



    Shembull 1.
    Operacioni Barbarossa, plani Hitlerit pėr pushtimin e Bashkimit Sovjetik, ėshtė njė shembull i mirėfilltė Falsiteti nė bazė tė Pasojave tė Besimit nė fitore. Pra, Hitler besonte (dhe e ka shprehur publikisht) nė njė fitore tė forcave gjermane. Ata mund ta kishin pushtuar BS, por argumentimi ishte, gjithėsesi, njė falsitet logjik.

    Shembull 2. “S’besoj se do tė ketė ndonjė luftė tė tretė botėrore. Armėt bėrthamore do tė shfarrosnin gjithēka.” Fakti qė ky person nuk e pėlqen luftėn bėrthamore, nuk do tė thotė se nuk do tė ketė ndonjė luftė. (Nė kėtė pikė, edhe unė preferoj ta bėj kėtė falsitet!)

    Shembull 3. “Pa fenė, jeta nuk do tė kishte kuptim.” Ky argumentim bazohet nė dėshirė personale tė personit, por nuk vėrteton qė jeta pa fenė ėshtė e pakuptimtė. Dikush tjetėr mund tė argumentojė se ‘sikurse jeta nuk ka kuptim, feja nuk ka pse ekziston.’ Nė tė dyja rastet, kemi tė bėjmė me falsitete ekuivalente.

    Shembull 4. “Provimi ishte i vėshtirė. S’e kuptoj pse duhen provimet, teksa zgjuarsia nuk matet me to.” Fakti qė ky person nuk pėlqen sistemin, nuk do tė thotė se sistemi ėshtė i gabuar. Ka evidenca tė tjera qė mund ta vėrtetojnė njė gjė tė tillė, jo njė dėshirė personale, e cila konsiderohet njė falsitet logjik nė kėtė rast.

    Shembull 5. Deklarimi i politikanėve tanė nė njė fitore elektorale tė sigurt (tė gjithė i kemi dėgjuar) ėshtė njė tjetėr falsitet logjik. “Ne do tė fitojmė kėto zgjedhje, ėshtė e padiskutueshme.” Fakti qė politikani ka dėshirė tė fitojė zgjedhjet, nuk do tė thotė se do t’i fitojė zgjedhjet. Gjithashtu, ky lloj falsiteti quhet ‘Vetėbesim i Tepruar’ dhe bazohet rigorozisht edhe nė Teorinė e Probabilitetit.

    Theksojmė se Argumentimi bazuar mbi Pasojat e Besimit ėshtė ndryshe nga Argumentimi nė bazė tė Besimit (Ad Populum), sepse ky i fundit paraqet njė konkluzion nisur nga pretendimi i njė shumice njerėzish (apo grupimesh).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 16-07-2007 mė 07:30
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Argumentimi nė bazė tė Ndjenjave


    Falsiteti logjik i bazuar nė ndjenja, apo emocione, ndodh atėherė kur njė konkluzion i pretenduar ėshtė i vėrtetė (ose jo), sepse favorizohet nga ndjenjat (emocionet). Pra, nėse ndjenjat e njė personi manipulohen nė mėnyrė qė ai person tė pretendojė se njė konkluzion i caktuar ėshtė i vėrtetė, atėherė kryhet njė falsitet logjik. Siē kuptohet, nė vend tė paraqitjes sė evidencave nė favor tė konkluzionit, premisat pėrmbajnė emocione tė forta.

    Ky lloj arsyetimi ka njė frekuencė tė lartė tė shfrytėzuari nė politikė. Shumė fjalime politike janė tė shkruara me ndjenja dhe emocione, nė mėnyrė qė tė jenė bindėse tek opinioni publik. Nė fakt, opinioni mund tė zhgėnjehet thjesht, por ato arsyetime janė pėrfundimisht jologjike.

    Logjika e kėtij arsyetimi thyhet atėherė kur personi emocionohet ose preket aq shumė, sa ‘verbohet’ pėr tė suportuar njė konkluzion. Pėr shembull, nėse dikush (nisur nga karizma) frymėzon dikė tjetėr se kosi ka ngjyrė tė zezė, atėherė ky person ka mundėsi ta pranojė konkluzionin, pėr arsye se karizma e tė parit e ka mbushur me ndjenja tė veēanta konsiderate. Le tė kalojmė nė disa shembuj mė pranė realitetit.

    Shembull 1. “Tė gjithė pėrdorin platformėn DigitAlb. Tė gjithė kanė ecur pėrpara. Po ti?”. Ky argument mund tė nxisė disa qė tė blejnė platformėn DigitAlb. Nė fakt, ėshtė njė falsitet logjik, sepse nėse personit qė e blen i drejtojmė pyetjen “Pse e bleve?”, atėherė pėrgjigjia (naive) do tė ishte “...qė tė mos mbetesha prapa.” Pra, kėtu del falsiteti logjik.

    Vlen pėr t’u pėrmendur fakti se argumentimi qė i apelon ndjenjave mund tė bėhet jashtėzakonisht bindės dhe tepėr i vėshtirė pėr t’u identifikuar. Pėrdorimi i logjikės ėshtė shpeshherė mė i vėshtirė se pėrdorimi i ndjenjave dhe shpeshherė argumentet me emocione janė mė tė pranuara dhe mė bindėse se argumentet e logjikshme, si nė shembullin vijues.

    Shembull 2. (Marrė nga njė temė e forumit).
    - “Shqiperia si shtet amė i shqiptareve mban pergjegjesi ndaj cdo shqiptari dhe ka per obligim (edhe historik) te perkrah dhe mbeshtes te gjithe shqiptaret dhe synimet e tyre politike etj. brenda dhe jashte kufirit te saj te tanishem, sic ben Serbia per shembull me qytetaret e saj serb (brenda dhe jashte kufirit te saj shteteror).”
    - “Shqiperia e Kosova do te jene nje pas disa vitesh. Pa Shqiperi nuk ka Kosove, e pa Kosove nuk ka Shqiperi, jane nje trup.”


    Argumentimi i dytė ėshtė mė i zhveshur dhe kuptohet qartė qė nuk ėshtė i fortė. Argumentimi i parė bazohet mbi ndjenja dhe ėshtė njė nga arsyetimet mė bindėse, por fatkeqėsisht jo-logjike, sepse i apelon (nė mėnyrė implicite) emocioneve dhe ndjenjave (“Shqipėria – shteti amė me obligim historik”). Tė dyja kėto linja arsyetimi janė, gjithesesi, falsitete.

    Duhet pėrmendur gjithashtu fakti se argumentimi nė bazė te ndjenjave kėrkon aftėsi tė veēanta. Pėr shembull, mjafton qė njė person tė jetė karizmatik dhe argumentimet e tij emocionale mund tė pėlqehen tej mase.

    Si pėrfundim, identifikimi i njė falsiteti bazuar mbi ndjenjat ėshtė po aq i vėshtirė nė linja tė sofistikuara arsyetimi sa dallimi i kėtij falsiteti me argumentime tė tjera tė dobta. Pėr shembull, nė shumicėn e rasteve (sidomos nė fjalime e debate politike) falsiteti bazuar mbi ndjenjat mund tė ngatėrrohet fare thjesht me argumentimin Ad Hominem.

    Le ta mbyllim me njė shembull tė fundit nga politika:

    Shembull 3. “Njė vit mė parė, pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė tre korrikut, nė tė cilat shqiptarėt me njė vendim historik dhe me kushte te veshtira, me votėn e tyre realizuan rotacionin paqesor tė pushtetit dhe u ndanė me njėrin nga regjimet mė kleptokratike tė planetit. Rotacioni paqėsor i pushtetit mė tre korrik tė vitit 2005 ishte njė arritje historike pėr qytetarėt shqiptarė, sė pari, sepse ato larguan me votėn e tyre njė regjim qė u instalua nė vitin ’97 me dhunė, armė, djegje dhe shkatėrrime, sė dyti, qytetarėt shqiptarė fituan me votėn e tyre, nė njė rast unik nė zgjedhje jo tė lira dhe tė ndershme, sė treti, rotacioni i pushtetit ishte i njė rėndėsie historike, sepse shqiptarėt me votėn e tyre pėrmbysėn sistemin kleptokratik tė bazuar nė vjedhjen, shpėrdorimin e pasurive tė tyre dhe dhunimin e votės sė tyre tė lirė, me lidhjet e qeveritarėve dhe zyrtarėve tė lartė tė tė gjitha niveleve me krimin e organizuar, ndėr mė tė rrezikshmit nė Europė.
    (Shkeputur nga njė fjalim i kryeministrit aktual tė Shqipėrisė, me rastin e njėvjetorit tė qeverisjes sė tij.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 18-07-2007 mė 02:25
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 05:40
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  5. Kur mungon argumenti
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2003, 15:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •