Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 53 prej 53
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Falsiteti i Subjektivizmit


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Relativizmit, ky falsitet ndodh atėherė kur njė person argumenton se njė konkluzion i caktuar mund tė jetė i vėrtetė pėr tė tjerėt, por jo pėr atė. Prandaj, ai person e hedh poshtė konkluzionin e dhėnė nisur nga relativizmi (subjektivizmi).

    Duhet bėrė njė dallim i rėndėsishėm kur argumentohet rreth vėrtetėsisė sė konkluzionit rreth njė personi dhe vėrtetėsisė sė konkluzionit pėr njė person. Pėr shembull, konkluzioni “Borix ka sy jeshilė” tregon njė fakt rreth Borix, dhe ėshtė i vėrtetė (ose i faktueshėm). Ndėrsa konkluzioni “Pėr Borixin, dielli rrotullohet rreth tokės” ėshtė njė falsitet relativizmi, nisur nga struktura e argumentit.

    Pėr sa kohė qė e vėrteta ėshtė objektive (pra, nuk ėshtė relative me tė tjerėt), atėherė njė argumentim me strukturėn e mėsipėrme nuk ėshtė falsitet. Megjithatė, duhet treguar kujdes nė dallimin e falsitetit.

    Shembull 1.
    Personi A: “Unė jam ateist, nuk i besoj dogmave fetare.”
    Personi B: “Ateizmi mund t’ju duket i drejtė juve nga ish-vendet komuniste, por kėtej nga ne ėshtė i papranueshėm.”

    Shembull 2.
    Personi A: “Ke njė mėnyrė shumė harbute diskutimi!”
    Personi B: “Kėshtu tė duket ty, por unė s’jam aspak dakord.”
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Reductio Ad Absurdum


    “Mos e lejo gamiljen tė fusė hundėn nėn ēadrėn tėnde, sepse herėt a vonė do ta gjesh tė gjithė gamiljen nėn ēadrėn tėnde.”
    Proverb Arab

    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Hundės sė Gamiljes, reductio ad absurdum (lat. ‘dalje nė absurditet’) ndodh atėherė kur njė person argumenton nėpėr disa etapa, duke pohuar se secila etapė rrjedh pashmangshmėrisht nga paraardhėsja deri nė konkluzion, por pa dhėnė ndonjė evidencė logjike rreth rrjedhjes ‘sė pashmangshme’. Prandaj, konkluzioni del absurd (ose rrjedh nė absurditet). Meqenėse nuk jepet asnjė arsye se pėrse njėra etapė pason tjetrėn deri nė fund (deri nė konkluzion), atėherė kjo linjė arsyetimi ėshtė false.

    Shembull 1. “Kryeministri na vuri gjobė herėn e parė. Paskėsaj, na vuri njė gjobė absurde herėn e dytė. Herėn tjetėr ka pėr ta mbyllur Top Channel.”

    Shembull 2.
    “Nuk ėshtė pėr tia zgjatur dorėn asnjė njeriu. Po tia zgjasėsh njėherė dorėn, tė marrin tė gjithė krahun.”

    Shembull 3. “Nudizmi nuk duhet tė hiqet nga kurikula mėsimore (nė akademinė e arteve). Po e hoqėn nudizmin, dije se gjėja tjetėr qė do bėjn ėshtė tė mbyllin departamentin e arteve pamore.”

    Shembull 4. Nė shkencat natyrore diskrete (Matematikė, Informatikė, dhe nėnndarjet pėrkatėse) shumė tė rinj tė fushės bėjn vėrtetime postulatash duke rėnė pre e falsitetit reductio ad absurdum. Edhe sikur tė jesh i sigurt se njėra etapė rrjedh logjikshėm nga tjetra, nėse nuk jep evidenca tė logjikshme, atėherė arsyetimi konsiderohet i gabuar. Nė shkencat ekzakte, Prova me Kundėrshembull ėshtė njė metodė qė pėrdoret pėr tė nxjerrė absurditetin nė fjalė.

    Shembull 5.
    Personi A: “Pse e fillove cigaren?”
    Personi B: “Tė gjithė shokėt e mi tymosin.”
    Personi A: “Po sikur shokėt e tu tė mbyten nė lumė, do t’i shkoje dhe ti nga pas?”
    Nė kėtė rast, personi B shfaq njė konkluzion absurd, sepse ai nuk rrjedh logjikshėm. Mungesėn e rrjedhės logjike ia vė nė dukje personi A me njė kundėrshembull.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 27-07-2007 mė 07:45
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Deklarimi i Veēantė


    Kur njė person i adreson standardet, parimet, rregullat njė grupi tjetėr personash, por deklaron se pėrjashton vetveten (apo tė tjerė) nga ky adresim pa dhėnė justifikim apo evidenca bindėse, atėherė kryen falsitetin logjik tė deklarimit tė veēantė. Forma e pėrgjithshme e kėtij falsiteti jepet nė figurėn e mėposhtme:



    Pra, nėse personi A gjendet nė situatėn S pėr njė arsye C (qė nuk ka lidhje me situatėn) dhe argumenton ose pretendon se bėn pėrjashtim nga situata S, atėherė kryhet njė falsitet logjik.

    Nga pikėpmaja filozofike, falsiteti i deklarimit tė veēantė nuk respekton Parimin e Dallimit tė Pėrshtatshėm. Sipas kėtij parimi, dy persona (apo grupe personash) do tė trajtohen ndryshe nga njėri tjetri vetėm nėse paraqiten evidenca tė mjaftueshme dhe tė pėrshtatshme nė favor tė dallimit (ndryshimeve) tė tyre. Ky parim ėshtė logjikisht i pranueshėm, pasi dy persona qė nuk kanė (shumė) dallime midis tyre nuk ka se si tė trajtohen ndryshe nga njėri-tjetri. Prandaj, deklarimi i veēantė e cenon kėtė parim.

    Shembull 1.
    “Unė, si deputet, kam imunitet. Prandaj, nuk lejoj njeri tė mė fyej.”

    Megjithatė, nėse deputeti gjendet nė situata debatesh tė ashpra, atėherė fyerjet mbase nuk do tė mungojnė, tė paktėn kėshtu jemi mėsuar tė shohim nė Teatrin e Kuvendit Popullor.

    Shembull 2. “Policėt nuk mund tė ndalojnė njė makinė, ku shoferi apo pasagjerėt janė tė afėrm tė X politikani.”

    Shembull 3. Shpeshherė, dėgjojmė shumė raste pėrjashtimesh nga ligjet, tė cilat deklarohen edhe publikisht nga politikanė tė ndryshėm. Sa herė qė dėgjohet njė pėrjashtim i tillė, nėse nuk jepen evidenca bindėse (arsye tė forta) nė favor, atėherė po kryhet njė falsitet logjik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:20
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nė Qendėr tė Vėmendjes


    Nėse argumentohet se tė gjithė njerėzit e njė grupi/klase/tipi tė caktuar janė nėlloj si ata njerėz qė u kushtohet vėmendje e veēantė (nėpėr media, rrethe shoqėrore, etj), atėherė kryhet falsiteti i tė qenit nė qendėr tė vėmendjes:



    Kjo linjė arsyetimi ėshtė e gabuar, sepse thjesht fakti se njė person apo disa persona tėrheqin vėmendjen falė njė karakteristike tė tyre nuk do tė thotė se tė gjithė personat pėrkatės zotėrojnė atė karakteristikė.

    Siē mund ta vėreni, ky falsitet ėshtė i ngjashėm me Pėrgjithėsimin e Nxituar, Pėrgjithėsimin e Njėanshėm, si dhe me Gjallėrimin Ēorientues, pėr arsye se gabimi lind nė pėrgjithėsim tė njė dukurie pa evidenca bindėse. Ky falsitet ėshtė po aq i shpeshtė sa kėto tre linja tė argumentimit.

    Shembull 1.
    Personi A: “Kurrė nuk do tė doja tė vizitoja Shqipėrinė, pėr shkak tė kushteve dhe njerėzve.”
    Personi B: “Nuk ėshtė plotėsisht e saktė, sidomos pėr njerėzit.”
    Personi A: “I kam parė Shqipėrinė dhe shqiptarėt nėpėr emisione tė ndryshme, prandaj ėshtė e kotė tė diskutojmė.”
    Meqė ra fjala nė kėtė diskutim, para tre vjetėsh, nė verė dhe gjatė sezonit turistik, shteti helen transmetonte video rreth Shqipėrisė gjatė vitit 1997, me titrėn “Live from Albania.” Nuk dua tė aludoj mbi qėllimin e shtetit grek, por shumė tė huaj qė kanė parė atė video mund tė kenė kryer falsitetin logjik nė fjalė, duke anulluar vizitat e tyre pėr nė Shqipėri.

    Shembull 2. “Bėni kujdes me vapėn dhe mos qendroni aspak nė diell, sepse mediat po transmetojnė ēdo orė tė ditės raste sėmundjesh dhe vdekjesh. Po shohim kaq shumė raste tė sėmurėsh, prandaj mos qendroni nė diell.”

    Teksa vapa ėshtė negative pėr shėndetin (dhe kjo argumentohet me evidenca bindėse), argumentimi i mėsipėrm ėshtė njė falsitet: “mos qėndroni nė diell, sepse po shohim shumė raste tė sėmurėsh.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:20
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sinops: Taksonomia e Falsiteteve


    Falenderoj Prof. G. N. Curtis, fale nje korrespondence me te cilin arrita te permbledh tipet me te rendesishme (me te pergjithshme) te falsiteteve. Skema e meposhtme kategorizon falsitetet ne baze te logjikes formale dhe informale. Ne kete sinops, do te paraqes pjesen me te rendesishme dhe te pergjithshme te nje skeme te ngjashme qe Curtis me derogi para pak ditesh. Ne sinopsin tjeter do te permbledh me pak fjale se cfare nuk eshte logjika dhe si duhen trajtuar situatat ku hasen argumente te gabuara (falsitete).


    Taksonomia e Falsiteteve Logjike

    FALSITET FORMAL
    * Falsitetet Boolean-e
    * Falsitetet Probabilistike
    * Silogjizmat
    - Falsitetet Deduktive
    - Falsiteti i Mesit te Florinjte

    FALSITET JOFORMAL
    * Falsiteti i Ekuivokimit
    * Falsiteti Ad Ignorantiam
    * Falsiteti Petitio Principii
    * Te Menduarit Bardhe e Zi
    * Falsiteti i Perberjes
    * Falsiteti i Ndarjes
    * Falsiteti i Kumarxhiut
    * Non Causa Pro Causa
    - Cum Hoc, Ergo Propter Hoc
    - Post Hoc, Ergo Propter Hoc
    - Shkak i Pavend
    * Falsitet Ignoratio Elenchi
    - Argumentim ne Baze te Pasojave te Besimit (Ad Consequentiam)
    ○ Argumentim ne Baze te Pasojave
    - Argumentim Ad Populum
    - Argumentim ne Baze te Ndjenjave
    ○ Argumentim ne Baze te Pasojave
    - Falsiteti Gjenetik
    ○ Argumentim Ad Hominem
    ○ Argumentim Ad Verecundiam
    ○ Abuzim me Etimologjine
    - Argumentim ne Baze te Shoqerise se Keqe
    - Falsiteti i Dordolecit
    - Falsiteti i Justifikimit
    * Falsiteti Non Sequitur
    ○ Falsiteti i Dykuptimshmerise
    * Deklarimi i Veēante
    * Reductio Ad Absurdum
    * Analogji e Dobet
    ○ Pergjithesim i Njeanshem
    ○ Pergjithesim i Nxituar
    ○ Petitio Principii

    Kjo peme taksonomike tregon se si mund te nderlidhen falsitetet. Pra, nje falsitet mund te sjelle tjetrin, ose mund te pergatise nje situate qe do te mireprese gabime te tjera ne arsyetim.

    Sigurisht, falsitetet e mesiperme permbledhin cdo falsitet tjeter specifik. Per shembull, Argumentum Ad Hitlerum ndodh atehere kur argumentohet se nuk duhet bere dicka nese te njejten gje e bente Hitleri, apo kjo gje eshte e keqe, sepse e bente Hitleri. Ne fakt, ky lloj falsiteti perfshihet nen falsitetin me te pergjithshem "Argumentim ne baze te Shoqerise se Keqe". Pra, lista e falsiteteve te ekspozuara ne kete teme permbledh cdo lloj falsiteti tjeter specifik (te deritanishem, pasi lista eshte gjithnje e hapur dhe mirepret specifikime te tjera).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Argumentimi Logjik


    Deri nė kėtė pikė, kemi paraqitur tipet e pėrgjithshme tė falsiteteve logjike, duke specifikuar strukturėn e secilit falsitet, tė shoqėruar me shembuj realė dhe mė tė shpeshtė. Pėr tė shmangur keqkuptime tė mundshme, duhet tė pėrmendim se ē’ėshtė nė vetvete logjika, si pėrkufizim dhe ē’ėshtė linja logjike e arsyetimit.



    Shkruani nė Google kėto fjalė kyēe, pa thonjėzat: “define:logic”. Do t’ju shfaqet njė set me rezultate tė cilėt japin njė pėrkufizim tė konceptit ‘logjikė’ nga fjalorė/enciklopedi tė ndryshme. Pėrkufizimet e konceptit variojnė qė nga disiplina filozofike deri nė atė matematike. Nė thelb, koncepti ėshtė i njėjtė. Gjithėsesi, le tė ekspozojmė pėrkufizimin e dhėnė nga enciklopedia Britannica, pėrkufizim tė cilin personalisht e cilėsoj tė pėrkryer:
    “Logjika ėshtė studimi i pohimeve dhe shfrytėzimi i tyre nė argumentime.”
    Mė tėj, jepet njė artikull mė i zgjeruar, i cili shpjegon me pak fjalė se logjika ėshtė njė metodė, detyra kryesore e sė cilės qėndron nė deduktimin e pasojave logjike tė njė sėrė pohimesh (premisash).

    Megjithatė, asnjė enciklopedi nuk mund tė thotė se ēfarė nuk ėshtė logjika. Atėherė, ėshtė e domosdoshme tė pėrmendim dy fakte. Sė pari, ligjet e logjikės nuk mund tė konsiderohen absolutisht universale. Mė specifikisht, nėse dikush pohon se, meqenėse njė konkluzion del logjikisht i pamundur, atėherė ėshtė logjikisht i pamundur, qendrueshmėria ėshtė e brishtė, relative me shkencėn bashkėkohore. Pėr shembull, nė tė shkuarėn argumentohej nė bazė tė shkencės bashkėkohore – gjeometria Euklidane, ligjet e sė cilės konsideroheshin universale – dhe ēdo konkluzion jashtė logjikės sė asaj shkence konsideroheshin logjikisht tė pamundur. Nė fakt, ne sot e dimė se gjeometria Euklidane nuk ėshtė universale. Prandaj, nuk mund tė themi me siguri absolute se ligjet e logjikės janė universale.

    Sė dyti, logjika nuk ėshtė njė metodologji qė sundon mendjen (pėr pasojė, edhe sjelljen) e njeriut, sepse ēdo qenie njerėzore deklaron objektiva tė ndryshme dhe ka qėllime tė ndryshme, si dhe sjellje jo tė njėjtė, me qenie tė tjera njerėzore. Pėr shembull, konsiderojmė argumentin:
    “Tė gjithė anėtarėt e partisė duhet t’i raportojnė dhe tė komunikojnė me kryetarin e partisė. Borix ėshtė anėtar partie. Prandaj, Borix duhet tė komunikojė me kryetarin.”
    Teksa ky argumentim ėshtė logjikisht i qėndrueshėm, nė jetėn reale Borix mund tė ketė ndonjė konflikt me kryetarin e partisė, prandaj ai nuk do tė komunikojė drejtpėrdrejt me tė. Ky ėshtė njė kundėrshembull i pėrgjithėsimit tė mundshėm se logjika sundon universalisht sjelljen njerėzore.

    Dhėnė kėto dy fakte, pėr ēfarė na duhen specifikimet e falsiteteve logjike? Nė fakt, pėrcaktimi i linjave tė dobta ose tė gabuara tė arsyetimit ėshtė e nevojshme tė mjeshtėrohet nga ēdo njeri pėr disa arsye. Sė pari, logjika zhvillon mendimin dhe gjykimin kritik. Pėr ēdo shkrim tė ēdo lloj forme qė lexojmė dhe pėr ēdo fjalim qė dėgjojmė, mendja jonė kritike bėn tė mundur identifikimin dhe pėrcaktimin e rrjedhės dhe qėndrueshmėrisė logjike tė linjave tė arsyetimit tė autorėve. Pėr pasojė, jemi mė tė aftė tė bėjmė cilėsime rreth konkluzioneve tė paraqitura. Sė dyti, duke njohur mirė falsitetet logjike, ne mund tė pėrcaktojmė qėndrueshmėrinė e plotė tė linjės sė argumentimit. Pra, nėse njė artikull nuk pėrban falsitete logjike ose pėrmban ndonjė falsitet i cili nuk ndikon nė tėrėsinė e vėrtetėsisė sė konkluzionit, atėherė konkluzioni pranohet si i logjikshėm. Sė fundi, me anė tė falsiteteve ne mėsojmė se si tė pėrdorim logjikėn dhe nėse logjika ėshtė metodologjia mė e pėrshtatshme pėr kryerjen e njė pune analitike/kritike. Sigurisht, ekzistojnė edhe mjete tė tjera pėr tė komunikuar, diskutuar, apo debatuar.

    Si pėrfundim, njė mendje analitike apo kritike nuk mund ta konsiderojė logjikėn si njė metodoligji universalisht tė aplikueshme, pasi nė tė kundėrt ajo mendje nuk do tė cilėsohej dhe aq analitike. Megjithatė, duke njohur nė pėrgjithėsi apo me imtėsi falsitetet logjike, mendja zhvillohet bashkėrisht me logjikėn. Parthenoni lulėzoi nė kohėn e tij, por sot e shohim tė rrėnuar dhe nė nevojė pėr rikonstruksion. Pra, me kalimin e kohės, pėrforėcohen ligjet shkencore, duke sjellė pėrforcim tė logjikės, tė mendjes njerėzore. Ēdo disiplinė, nė fund tė fundit, ka nevojė pėr grimė herė pas here.


    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Referenca dhe Shėnime


    Librat e mėposhtėm mund t’i gjeni nė Amazon pėr njė ēmim tepėr tė papėrfillshėm. Personalisht, do tė kėshilloja edhe personin mė me pėrvojė tė investonte nė to:

    Toulmin, Stephen E. The Uses of Argument. Cambridge University Press, 2000 (ribotim i vitit 1958 – klasik)
    Kjo ėshtė njė kryevepėr nė shpjegimin analitik rreth pėrdorimit tė argumentimit. Toulmin trajton ēėshtje kyēe bazuar mbi logjikėn formale dhe joformale.


    Rottenberg, Annette T., dhe Donna H. Winchell. The Structure of Argument. 5th Ed. Beford Publishing, 2005.

    Rottenberg, Annette T., dhe Donna H. Winchell. The Elements of Argument. Reprint Ed. Beford Publishing, 2006.
    Rottenberg dhe Winchell e trajtonė argumentin nga pikėpamja strukturore, duke vėnė theksin mbi elementėt e argumentimit, pėr tė dalė eventualisht tek qėndrueshmėria logjike.

    McCoy, Charles W., Jr. Why Didn’t I Think of That? Think the Unthinkable and Achieve Creative Greatness. Prentice Hall: New Jersey, 2002.
    McCoy e trajton logjikėn argumentative si njė armė tė fuqishme nė luftėn kundėr ordineres.

    LaBossiere, Michael C. A Fallacy Recognition Handbook. 2002.
    Si ēdo manual, ky qė LaBossiere paraqet mund tė pėrdoret si referencė pėr identifikimin e falsiteteve logjike, pėrgjithėsisht joformale.

    Damer, T. Edward. Attacking Faulty Reasoning: A Practical Guide to Fallacy-Free Arguments. 4th Ed. Wadsworth Publ., 2000.
    Teksa identifikimi i falsiteteve ėshtė njėra anė, Damer paraqet direktiva rreth pėrpilimit tė njė argumentimi tė fuqishėm, qoftė pėr punė personale, qoftė pėr tė goditur logjikėn false.

    Pėr mė tepėr, Interneti ėshtė i mbushur me artikuj tė ndryshėm rreth falsiteteve logjike. Megjithatė, duhet bėrė kujdes nė pėrzgjedhjen e njė artikulli pėr ta lexuar. Personalisht, nuk jam shumė i dhėnė pas ‘enciklopedisė’ sė hapur Wikipedia, sepse trazohet nga lloje tė ndryshme mendjesh, prandaj do t’ju kėshilloja ta shpenzonit kohėn online duke shfletuar faqe tė vlefshme, pėr sa kohė qė nuk mund tė investoni nė libra. Pėr njė website tė vlefshėm, shfletoni Fallacy Files tė Prof. G. N. Curtis, falė ndihmės sė pjesshme tė sė cilit arrita tė pėrmbledh falsitetet logjike tė paraqitura nė kėtė temė.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #48
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime
    Nuk e kuptova pse e kishe fshehur kėtė temė. Mendova ta vendosja tek psikologjia fillimisht, por duke ju referuar strukturės sė forumit dhe mėnyrės si ai funksionon do ishte e mė e dobishme kėtu tek temat shoqėrore, nė mėnyrė qė tė gjithė tė kenė mundėsinė tė diskutojnė.

    Do t'i rrikthehem temės...

  9. #49
    Shkodrani Maska e fiso
    Anėtarėsuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    hallall plako, se ja kishe luajtur pikat me kete teme dhe me kete shkrim qe kishe bere, diēka shume e vleshme per ēdo person e jo vetem per anetaret e forumit.
    edhe per ato librat kishe bere shume mire qe na tregove.
    nice.....

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mendova ta vendosja tek psikologjia fillimisht, por duke ju referuar strukturės sė forumit dhe mėnyrės si ai funksionon do ishte e mė e dobishme kėtu tek temat shoqėrore
    Ne fakt, sic mund ta kesh kuptuar, tema ka te beje me nje subjekt te disiplines se logjikes informale, fushe kjo qe i perket filozofise. Prandaj, mendoj se eshte me mire te transferohet tek nenforumi i filozofise.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Disa pika mbi Logjiken Informale


    Nje perkufizim

    Logjika informale, e cila i ka fillimet e veta si nje disipline ne vitet ’60 te shek. XX, eshte nje perpjekje per zhvillimin e logjikes per te vleresuar, analizuar, dhe permiresuar arsyetimin ne gjuhen e perditshme (Enciklopedia Stanford, 1996). Pjesa me e madhe e studimeve ne kete fushe ka te beje me arsyetimin dhe argumentin (ne kuptimin e paraqitjes se nje ose me shume premisave dhe konkluzionin qe rrjedh prej tyre), marketing, debate politike, argumentet ligjore, mediat (e shkruara dhe vizive).

    Ne thelbin e vet, logjika informale kategorizon argumentet bazuar ne nje dallim kyc: argumentet deductive (nga nje klase e pergjithshme nxjerrim nje instance specifike) dhe ato induktive (nga disa instanca specifike, nxjerrim nje pergjithesim, apo klase te pergjithshme). Sipas logjikes deduktive, premisat e nje argumenti deduktiv na garantojne nje vertetesi te konkluzionit: nese premisat jane te verteta, atehere s’ka se si konkluzioni te jete i gabuar (fals). Sipas logjikes induktive, premisat e nje argumenti te qendrueshem induktiv e paraqesin konkluzionin si te mundshem ose si me te mundshmin. Fjala kyce ‘e mundshme’ na prezanton me rastesine ne kuptimin probabilitar, duke na lene te kuptojme se ekziston nje mundesi qe premisat te jene te verteta dhe konkluzioni te jete fals. Por, kjo nuk do te thote se konkluzioni i nje argumenti deduktiv eshte gjithnje i sakte (i vertete) – ai konkluzion eshte i sigurt per sa kohe qe premisat e perdorura per ta nxjerre jane te sigurta.



    Teoria e Falsiteteve

    Studimet e logjikes informale nuk kane te bejne me percaktimet sistematike qe kane per qellim vleresimin e qendrueshmerise se argumenteve te forta deduktive, induktive, etj. Ato konsiderojne metodat e falsiteteve logjike si nje mjet i fuqishem per analizen e arsyetimit informal. Ne kuptimin tradicional, nje falsitet logjik eshte nje motiv i nje arsyetimi te dobet qe duket se memetizon nje motiv te nje arsyetimi te qendrueshem. Theksoj ketu fjalen ‘tradicional’, sepse menyra se si logjika informale shfrytezon motivet e falsiteteve logjike per te studiuar argumentet risjell ne kujtese shqyrtimet aristoteliane te logjikes. (Kjo eshte edhe nje arsye se perse thuhet qe studimi i ligjeve te logjikes nuk ka ndryshuar qe nga koherat e Aristotelit…)

    Motivet e falsiteve (argumenteve te dobta) qe jane paraqitur ne kete teme jane klasa te pergjithshme. Ne gjuhen e perditshme (debate, reklama, shkrime, etj.), sa here qe nuhasim nje argument te dobet, mundohemi te identifikojme se ciles klase falsiteti i perkasin, fale motiveve ekzistuese. Pra, nese lexojme emrin ‘ad verecundiam’, kuptojme qe kemi te bejme me nje motiv ose klase falsitetesh, qe ndodh ne raste kur konkluzioni nxirret vetem sepse personi qe po konkludon bazohet ne autoritetin e nje personaliteti te famshem (shkencor, politik, artistic, etj.). Prandaj, duke njohur motivet e falsiteteve, ne mund te percaktojme fuqine e argumenteve te dhena: per sa kohe qe nuk hasim nje falsitet, biem dakord se kemi te bejme me argumente te qendrueshme.

    1. Retorika

    E verteta eshte nje nocion qe duket se nuk perputhet me kontekstet informale, sepse logjika informale karakterizohet, pergjithesisht, nga hipoteza (te cilat mund te mos jene te verteta), besime te paqarta (si besimet ne fat), mosmarreveshje te forta ne lidhje me ate qe eshte e vertete dhe e gabuar, me pohime etike dhe estetike (te cilat rralle-here mund te klasifikohen boterisht si te verteta apo te gabuara), etj.

    Retorika (shfrytezimi efektiv i gjuhes per te kenaqur apo per te bindur) e ka marre parasysh problemin e mesiperm dhe e ka zgjeruar me tej, duke na lene te kuptojme se nuk mjafton qe nje audience te caktuar t’i paraqesesh pohimet te verteta me mendimin se audienca nuk do ta kontestoje aspak konkluzionin (e vertete). Pervec paraqitjes se premisave dhe konkluzionit, audienca (e cila padrejtesisht mund te hedhe poshte vertetesine e konkluzionit te vertete te nxjerre nga premise te verteta) duhet bindur e kenaqur. Pra, nevojitet perdorimi i nje argumentimi bindes. Tre komponentet kryesore te mundesimit te bindjes jane paraqitur nga Aristoteli: ethos (karakteri i debatuesit), logos (logjika e vete argumentit) dhe pathos (bindjet e vete audiences ndaj te cileve debatuesi po drejton argumentin). Pra, nisur nga ky kendveshtrim, konkludojme se, nder qellime te tjera, nje objektiv kryesor i argumentimit eshte te paraqitet ne nje stil te atille qe te binde audiencen dhe te jete njekohesisht i besueshem dhe i qendrueshem.


    2. Dialektika

    Dialektika eshte emri qe i vihet metodave te debatit/argumentimit, me ane te te cilave kerkohet te provohet (vertetohet) apo te hidhet poshte (pergenjeshtrohet) vertetesia e nje pohimi (konkluzioni) duke shfrytezuar rregullat e logjikes apo ligjet e arsyes. Ne kohet moderne, Shkolla e Amsterdamit eshte shkolla me me influence e dialektikes, sipas se ciles argumentimi kuptohet si nje mjet qe zgjidh mospajtimet ne opinione.

    Dhene orvatja e dialektikes, nxjerrim ne pah rendesine e dialogut. Sisteme te ndryshme dialogjesh perpiqen ten a paraqesin modeled he rregulla qe te na udheheqin drejt diskutimeve racionale ne arsyetime interaktive (si debate politike, per shembull).



    Logjika informale dhe filozofia

    Disiplina e logjikes informale ka gjetur zbatime ne fusha si Mass-Komunikimi, Retorika, Inteligjenca Artificiale (nje dege kryesore e Shkencave Kompjuterike dhe Shkencave Njehsimore), Shkencat Politike dhe Marredheniet Nderkombetare, e fusha te tjera ku lind nje tezė. Por, ne lidhje me filozofine, nje grup mendimtaresh pohojne se filozofia eshte zemra e logjikes informale: nje baze e hollesishme e nje argumenti duhet te ndertohet mbi bazat filozofike te racionales. Nga ana tjeter, ekziston grupi i mendimtareve sugjerojne qe logjika informale mund te zhvillohet e pavarur nga elementet filozofike. Nje kendveshtrim i tij na ben te perqendrohemi tek logjika informale me teper se sa tek filozofia e logjikes informale.

    Mbi te gjitha, perpjekja e logjikes informale per te modeluar arsyetimin informal ka implikime kyce ne lidhje me natyren e racionalitetit, natyren e mendjes, te menduarit, dhe te proceseve te tjera mendore, mbi vleren e logjikes dhe retorikes, si dhe implikime mbi rolet shoqerore, politike dhe epistemologjike te argumentimit dhe arsyetimit.

    (Burime: G. N. Curtis, Logical Fallacies; Stanford Encyclopedia; T. Holt, Logical Fallacies – Cirencester College materials; studime te pavarura - Borix)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,323
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Para disa kohesh databaza e website-t GigaFiles.co.uk u pastrua dhe vete faqja pushoi se funksionuari. Tani qe eshte lancuar serish, llogaria ime nuk ekziston. Me sa duket edhe nga mungesa e figurave ne kete teme, ato duhet te jene fshire. Gjithesesi do mundohem t'i permbledh ne nje website tjeter dhe mbase moderatori do t'i vendose ne teme sipas URL-ve perkatese...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2014
    Postime
    28
    Faleminderit
    10
    3 falenderime nė 3 postime

    Pėr: Argumenti dhe Argumentimi

    Te argumentosh nje argument me pare duhet qe argumenti per ty te jet aq i thjesht ne argumentim sa te jesh ne gjendje te ja shpjegosh e besh ta kuptoj "gjyshja" vetem ateher mund te vertetosh qe je ne gjendje ta argumentosh!!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 05:40
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 05:08
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 13:56
  5. Kur mungon argumenti
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2003, 14:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •