Falsiteti ‘Ad Antiquitatem’
Falsiteti ‘Ad Antiquitatem’ (lat. bazuar mbi ‘tė vjetrėn’ ose ‘praktiken’), apo Argumentimi nė bazė tė Traditės, ndodh atėherė kur induktohet njė konkluzion, teza e sė cilit pretendohet tė jetė e vėrtetė, sepse bazohet nė njė traditė, zakone, veprime praktike apo tė shpeshta, e tė tilla: “Kjo ėshtė e saktė, sepse kėshtu kemi ecur gjithmonė.” Kjo, nė tė vėrtetė, ėshtė njė logjikė false.
Megjithatė, kultura e njė shoqėrie e vėshtirėson pėrcaktimin e falsitetit ad antiquitatem. Nėse njė fenomen social ėshtė i lidhur ngushtė me kulturėn e njė vendi, atėherė pėrfundimi “Kjo ėshtė kėshtu” justifikohet nga premisa. Sidoqoftė, premisa mund tė suportohet nga evidenca tė veēanta apo tė papranueshme pėr njė kulturė tjetėr, dhe nė kėtė pikė del vėshtirėsia e pėrcaktimit tė falsitetit.
Shembull 1. “Bar do hamė dhe parimet nuk i shkelim.” E thėnė me terma jo-figurativė, konkluzioni i famshėm mund tė jepet si : “Nuk do t’i shkelim parimet, sepse kėshtu kemi ecur qė nga fillimi.” Kjo premisė (e bazuar nė traditėn politike) nuk jep evidenca tė mjaftueshme nė favor tė pėrfundimit tė induktuar.
Shembull 2. “S’ka ndonjė tė keqe tė pimė kafe nga Blloku. Tė gjithė njerėzit atje ulen.” Kėtė falsitet e gjen nė mendjen e pothuaj ēdo shqiptari qė jeton nė Tiranė. Falsiteti del nga njė zakon praktik.
Shembull 3. Kur i dhashė dikujt njė artikull tė Dr. Peter Atkins pėr ta lexuar, pėrgjigjia qė mė ktheu pas disa ditėsh ishte: “Eh, shumicėn e gjėravė qė jepeshin nė artikull akoma nuk i kam hasur nėpėr studime. S’m’u duk artikull aq akademik.” Fakti qė ky person nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė plotėsisht premisat e artikullit tė Atkins, nuk do tė thotė qė ai artikull nuk ėshtė “aq” akademik. Prandaj, falsiteti qėndron nė njė induksion tė gabuar.
Shembull 4. Nė bazė tė traditės socio-politike shqiptare, mund tė pėrpilojmė shumė falsitete ad antiquitatem:
- “Dil me kėmbėn e djathtė, se tė ecėn mbarė.” (Ky mund tė konsiderohet edhe falistet non sequitur. Por, po tė bėjmė pyetjen “Pse?”, atėherė pėrgjigjia ka gjasa tė larta tė ketė lidhje me ‘tė vjetrit’.) Nė kategorinė e bestytnive shqiptare apo tė huazuara nga kultura tė tjera (kryesisht lindore), mund tė gjenden pa masė tė tilla falsitete.
- “Studentėt nuk tregojnė mė respekt pėr ne [profesorėt]. Deri dje, ata ngriheshin nė kėmbė teksa ne hynim nė auditor.” Pra, pedagogu bazohet nė njė veprim praktik tė perėnduar pėr tė justifikuar konkluzionin e tij se ‘respekti ka humbur’. Tė tilla argumentime (jo mė aq tė shpeshta nė shoqėrinė shqiptare) klasifikohen si falsitete ad antiquitatem.
Shembull 5. Vajtja nė kishė ēdo tė dielė nė vende me tradita fetare mund tė justifikohet ose nga besimi, ose nga nje falsitet ad antiquitatem (tradita). Nė tė dyja rastet, premisat mund tė justifikohen nga njė falsitet ad populum.
Krijoni Kontakt