Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 69
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,084
    Koha jone shkruan:

    --------------------

    VEJSIU, PASHKO, BROJKA, IMAMI E ZOGAJ, KTHEHEN NE PD

    Nevila Perndoj

    Ish-deputeti i Partise Demokratike dhe ish-anetar i kryesise se kesaj partie, Ylli Vejsiu, rikthehet prane strukturave te selise blu. Ne nje deklarim per "KJ", Vejsiu shprehet se eshte i gatshem qe te zhvilloje nje takim edhe me kryetarin e PD, Sali Berisha. "Berisha natyrisht qe do te me prese ne rast se une do t'i kerkoja takim ashtu sic takon edhe mjaft intelektuale te tjere", u shpreh nder te tjera Vejsiu. Si nje nga perkahesit kryesor te levizjes reformatore Vejsiu ndjehet i zhgenjyer nga kjo iniciative duke shtuar se tashme ai do te "punoje" vetem per Partine Demokratike. "Per mua fragmentarizimi i opozites u provua se ishte nje eksperience e panevojshme, madje e demshme, sepse na coi ne rrudhjen e elektoratit demokrat", tha ai. Vejsiu eshte i ftuar ne te gjitha aktivitetet qe strukturat e selise blu zhvillojne. Madje per here te fundit Vejsiu ka tokur gotat me miqte e tij demokrate ne diten e themelimit te Partise Republikane. "Une e ndjej qe ne PD kam mjaft miq dhe shoke dhe njerez me te cilet ndajme respektin reciprok", shtoi ai. Vejsiu nuk ka hezituar qe ne festen republikane te shtrengoje duart edhe me kreun demokrat Berisha me te cilin ai preferoi qe te ngrinte edhe nje dolli. Ai gjithashtu shprehet i gatshem per te perqafuar edhe idene e liderit te opozites per bashkimin e te gjithe te larguarve nga PD. "Me duket se jemi te vonuar per rikthimin ne PD, sepse nje parti e bashkuar dhe e fuqishme si ne fillim te viteve 90 me siguri qe do te shkaktoje nje rizgjim te elektoratit demokrat dhe do te afroje fitoren e opozites ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk eshte ndonje gje e re per mua, sepse te pakten prej dy vjetesh une e kam ndjere nevojen e bashkimit te opozites si te vetmen rruge per te shpetuar Shqiperine nga kriza", tha Vejsiu. Aktualisht Ylli Vejsiu nuk eshte i angazhuar ne asnje prej forcave politike. Ai u largua nga jeta politike shqiptare pas zgjedhjeve qe u bene ne Partine Demokrate ku Vejsiu nuk u zgjodh ne asnje prej organeve drejtuese te kesaj partie, pavaresisht se ai ka qene nje nder perkrahesit kryesor te levizjes. E njejta gje mund te thuhet edhe per ish-Kryetarin e Bashkise Albert Brojka. Ky i fundit u shpreh dy dite me pare se ishte i gatshem qe te afrohet me PD. Prec Zogaj, Arben Imami dhe deri diku edhe Gramoz Pashko jane themeluesit e tjere te PD te cilet duket se nuk kane rezerva per nje ribashkim te Partise Demokratike, por qe ne kohen e duhur ata do te parashtroje edhe kushtet e tyre.

    Cilet jane kunder...

    Ish-Kryetari i PD, Tritan Shehu nuk beson aspak ne ftesen e Berishes per nje ribashkim te PD. Aktualisht nenkryetar i nje partie tjeter, Shehu shprehet se duhen lejuar mundesite per fraksione, diversitete dhe daljen nga llogjika e njeshit.

    "E rendesishme eshte qe te zbuloheshin shkaqet qe cuan ne shkaterrimin e PD. Kjo gje ne radhe te pare duhet te ndodhe brenda PD, duke dale nga koncepti e njeshit absolut, nga koncepti i nje militantizmi te thelle ne parti. Duhet qe kjo parti te tregoje se ka ndryshuar ne identitetin e saj, ne formen e statuteve, ne format filozofike te perceptimit te fenomeneve pra qe te jape shenja se po shnderrohet ne nje force te djathte liberale te gjere ku te gjithe te bashkejetojne", tha Shehu. Nenkryetari i reformatoreve nuk sheh ndonje permiresim per sa kohe qe, sipas tij, idete nuk shoqerohen me elemente konkrete. "Kjo eshte vetem nje perpjekje nga ana e Berishes per te devijuar nga realiteti dhe per te mos u marre me nje analize te thelle", tha Shehu. Pothuajse te njejten llogjike ka mbrojtur dje edhe ish anetari i kryesise ne PD, Dashamir Shehi. Ne nje deklarim te shkurter per "KJ" ai shprehet se nuk e sheh me vehten ne PD per sa kohe qe nuk paraqitet asnje element konkret dhe alternativa per te cilat do te justifikohej edhe kthimi serish ne PD.


    -----------------------


    Ja cfar thote TRITANI :

    ""E rendesishme eshte qe te zbuloheshin shkaqet qe cuan ne shkaterrimin e PD. Kjo gje ne radhe te pare duhet te ndodhe brenda PD, duke dale nga koncepti e njeshit absolut, nga koncepti i nje militantizmi te thelle ne parti. Duhet qe kjo parti te tregoje se ka ndryshuar ne identitetin e saj, ne formen e statuteve, ne format filozofike te perceptimit te fenomeneve pra qe te jape shenja se po shnderrohet ne nje force te djathte liberale te gjere ku te gjithe te bashkejetojne", tha Shehu. ""


    Tritani ka harruar se ishte kryetari me kohe-gjate ne PD.
    E kush me pare dhe me thelle se Ai duhet te reflektoje per PD-ne dhe "militanitizmin e saje te thelle"?

    Tritani harron se nuk ja futi PD-ja prasin aty mbrapa por militantet e thelle te opozites se athershme te ciles Tritani dhe Pollo i sherbejne sot.
    Po keshtu dhe Dashamir Shehi i cili ishte zyrtar i larte i Shtetit ne kohen e PD-se dhe e "ndriti " me ate qeverisje kerkon qiqrra ne hell.
    Ne partine e Dash Shehit jane strehuar gjithe ish zyrtaret e korruptuar qe qeverisen gjate kohes se PD-se dhe akoma nga ajo Parti hajdutesh nuk ka dale nji fije pendes sa per nishan.

    Megjithate Berisha ben mir qe i fton renegatet por perseri renegatet jane vec nji grusht me vota. renegatet jane njerez jo te zakonshem. Ata kane dhe te tjera burime e alternativa ne jete.
    Ata jane pronar e biznesmene...ata jane drejtues fondesh e zyrtar institucionesh te ndryshme ku kullosin me barkun e tyre te madh e me qafat e tyre shtrenguar me kollare ARMANI.


    Qe te ndryshojne gjerat duhen ftuar ne kete levizje te re populli i thjeshte qe ka mbetur vetem me nji alternative.. ate te FOTOKSINES.

    Nuk di a kupton gje BERISHA apo jo...

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    BERISHA: DO TE UNIFIKOJME PROGRAMET

    Qe sot e deri ne fund te javes, Kryetari i PD, Sali Berisha do te zhvilloje takime individuale me drejtuesit e gjithe partive te opozites. Ne konferencen e djeshme per shtyp, Berisha u shpreh se "konsultimet me partite opozitare per bashkimin ne nje formacion te vetem, do te perfundojne brenda kesaj jave". Kryetari i opozites sqaroi dje se jane gati ftesat per drejtuesit e opozites me te cilet do te bisedoje per idene e unifikimit te opozites. Ky vendim eshte marre pas nje mbledhje te gjate qe Berisha ka zhvilluar me sekretariatin demokrat. Gjate ketyre takimeve do te synohet zgjidhja e dy varianteve: ose shkrirja e partive ne nje te vetme, ose krijimi i nje koalicioni te gjere me nje program te perbashket politik. "Jemi duke diskutuar per problemin e institucionalizimit dhe te bashkepunimit te opozites, per variantet e ofruara, si mundesia e shkrirjes ne nje force te vetme opozitare, ose nje koalicion i gjere duke ruajtur individualitetet partiake, por me nje program te perbashket". Kryetari i PD e vleresoi kete proces si teper te dobishem, duke shtuar se nje alternative e tille sjell civilizimin e politikes shqiptare. "Ne kete rast, te gjitha palet bejne kompromise per hir te nje interesi me te madh", shtoi ai. Berisha u shpreh se do te vazhdonte konsultimet edhe me drejtues te te tjere te partive opozitare, qe aktualisht jane jashte koalicionit politik "Bashkimi per Fitore". Pas takimeve qe pritet te perfundojne ne fund te javes pritet edhe nje mbledhje e kryesise se PD. Berisha do te raportoje rezultatet e takimeve ne strukturen me te larte te partise. Mbledhja e kryesise se PD do te zhvillohet javes qe vjen. Kjo strukture ne baze te statutit do te percaktoje edhe daten e Keshillit Kombetar ku do te vendosen edhe hapat qe selia blu do te ndjeke ne te ardhmen ne lidhje me opoziten dhe marreveshjen Nano-Berisha.

    N.Perndoj
    "Lavdi ty o Zot qė i fale popullit tim njė njeri me urtėsi hyjnore si Ismail Bej Vlora! Njeriu etalon i Shqiptarisė!"

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    A eshte i realizueshem institucionalizimi i partive te djathta opozitare?

    Perpara se ti japim pergjigje kesaj pyetje, duhet te kemi te qarte nje fakt: asgje nuk eshte e pamundur ne politike. Nen kete aspekt, edhe inisiativa e ndermarre nga Berisha per nje unifikim te qendrimeve te partive te djathta opozitare eshte mese i realizueshem. Nuk na ngelet vecse te marrim ne shqyrtim disa prej faktoreve qe do te ndihmojne ose demtojne kete sipermarrje politike.

    Cfare i bashkon partite e opozites?

    Interesi kombetar

    Shqiperia ka disa vjet qe po keq-qeveriset nga qeverite e koalicionit te majte dhe per ta kuptuar kete mjafton te shikosh problemet e mprehta shoqerore si mungesa e burimeve jetike si uji i pijshem, furnizimi me energji elektrike, cmimet e larta te produkteve te konsumit te gjere, papunesia, korrupsioni galopant e me rradhe. Por ne te njejten kohe, eshte fakt qe opozita nuk ka arritur qe te ofroje zgjidhje bindese per shqiptaret dhe ta nxjerri vendin nga kriza aktuale. Reflektimi ne kete pike mbi gjendjen e opozites duhet te behet nga gjithe spektri politik i djathte pasi jane te gjithe fajtore per perzgjatjen e krizes shqiptare. Te ngarkuar me nje pergjegjesi te tille perpara elektoratit te lodhur shqiptar, opozita, pavaresisht nga ndarjet partiake, ka nje qellim: rrezimin e qeverise se majte dhe cuarjen e vendit drejt zgjedhjeve te lira. Ketu lind edhe nje problem i dyte, precendetet e rrezikshme te manipulimit te votave ne te shkuaren dhe mungesa e nje infrastrukture te besueshme zgjedhore. Keta dy faktore, jane me rendesi jetike per demokracine shqiptare dhe mireqenien e shqiptareve te thjeshte, te cilet jane viktimat e drejtperdrejte te gjendjes se krijuar. Gjithashtu, keto jane arsyet qe solidarizojne te gjitha partite opozitare dhe i nxjerrin ne plan te dyte te gjithe dallimet dhe merite politike midis krereve te opozites. Shtoji kesaj edhe politikat e jashtme te qeverive te majta ne dem te interesave kombetare ne rajon e me gjere, dhe kjo sipermarrje e opozites meriton kreun e prioriteve te problemeve qe shqetesojne opozitaret.

    Interesi politik

    Nuk ka fije dyshimi qe partite e vogla opozitare do te perfitojne ndjeshem politikisht, ne kuadrin e perfshirjes se prioriteteve te programeve te tyre ne nje program te perbashket te opozites. E thene me fjale te tjera, partite e vogla jane ne pozita me te favorshme per te negociuar me partine me te madhe te opozites, per te perfshire ne programin e perbashket ceshtjet me shqetesuese per partite e vogla. Gjithashtu, partia demokratike dhe lideri i saj jane te pergatitur te bejne leshime ne dem te interesave te ngushta partiake, per te arritur objektivin politik: ardhjen ne pushtet. Republikanet kane nje mundesi ti bashkengjitin programit ceshtjen e prones private, ballistet kane mundesi ti bashkengjitin problemin cam ose problemet e te perndjekurve, reformatoret kane mundesi te realizojne "mendimin ndryshe" duke krijuar nje intitucion te opozites ku partite e opozites diskutojne dhe ofrojne zgjidhje problemet e vendit. Legalistet mund ti bashkengjitin programit referendumin e formes se qeverisjes. Pra me pak fjale, egziston vullneti politik qe te gjitha partite opozitare te avancojne politikat e tyre brenda institucionit te ri te opozites. Ne shkembim, partite e vogla do te fillojne nje proces te shkrirjes se identitetit dhe elektoratit te tyre me ate te partive te tjera opozitare.

    Interesi personal

    Ne politike, oportunizmi nuk eshte ves por virtyt. Pjesmarrja ne nje inisiative te tille politike, krahas interesit politik sjell edhe nje interes personal per karrieren politike te gjithe krereve te opozites. Ky eshte nje shans per te rehabilituar imazhin e shperfytyruar politik te shume prej renegadeve te opozites shqiptare. Shume prej partive te opozites jane individ-parti, dhe ne kete kuader keta individe kane shume se cfare te perfitojne. Krahas priviligjeve qe vine me pushtetin, kreret opozitare do te krijojne nje imazh te ri pozitiv ne syte e shqiptareve. Kete duhet ta shohin si nje shans te dyte per te provuar aftesite qeverisese ne syte e shqiptareve qe jane zhgenjyer me shume se 1 here ne keto 12 vjet pluralizem. Per shqiptaret ky do te jete nje "Fillim i Ri" i ngjashem me levizjen demokratike te fillimit te viteve 90. Ishin pikerisht ato vite qe sollen aktoret politike qe kane sunduar skenen politike shqiptare per plot 12 vjet. Kjo inisiative eshte nje mundesi per gjithe kreret e opozites qe te riafirmojne lidershipin dhe integritetin e tyre politik.

    Cfare i largon partite e opozites?

    Pasi evidentuam me lart te gjitha argumentat ne favor te kesaj inisiative, nuk ngelet vecse te evidentojme edhe disa prej problemeve qe partite e opozites duhet te jene te pergatitura te perballin gjate ketij procesi integrimi. Problemet, jane shume pak dhe mese te tejkalueshme per aq kohe sa te gjithe kreret e partive te opozites pranojne ne parim idene e hedhur, dhe jane te perkushtuara per ta bere realitet nismen ne fjale.

    1. Humbja e identitetit partiak

    Pavaresisht se kjo inisiative do te implementohet ne nje shtrirje kohore disa vjecare, partite e opozites duhet te jene te pergatitura te perballen me faktin e humbjes se sigles dhe identitetit te partise se tyre. Shkrirja partiake do te vije vetem pas nje shkrirje programesh te partive te opozites ne nje program te perbashket. Ideja e humbjes se partive te vogla me kohen, eshte paksa shokuese per momentin, por ne planin afatgjate eshte teper e favorshme per partite e vogla, kreret e tyre, opoziten ne pergjithesi, dhe Shqiperine ne vecanti. Shkrirja e programeve partiake do te pasohet me shkrirjen e elektoratit ne zgjedhje. Opozita do te kete vetem nje alternative te perbashket, te dale si produkt i diskutimeve brenda grupimit opozitar. Te gjitha partite e opozites do te kene vetem nje perfaqesim ne te gjitha deget e pushtetit.

    2. Riemancipimi politik i opozites

    Celesi i suksesit apo deshtimit te kesaj inisiative politike eshte shkalla e emancipimit politik te krereve te opozites. Do te vazhdojne te sulmojne integritetin e njeri-tjetrit, apo do ti bashkojne energjite kunder partise ne pushtet? Do ti diskutojne dallimet midis qendrimeve politike ne media, apo ne nje tryeze te perbashket opozitare? Do te dalin me qendrime te perbashketa apo do te vazhdojne te fragmentizojne elektoratin e djathte me qendrimet e tyre te papergjegjshme? Do ti vendosin interesat e tyre te ngushta personale politike mbi interesin e perbashket te opozites dhe vendit? A do te vazhdojne kreret e opozites me raportet e vjetra, apo do te ndertojne ura te reja te forta komunikimi? Keto jane pyetje qe do tu japi koha pergjigje, megjithate vlen te permendet se per partite e opozites kjo inisiative eshte mbase testi me i madh politik ne keto 12 vjet. Ky test do te testoje lidershipin dhe botekuptimin politik te gjithe krereve te opozites. Shqiptaret do te jene ata qe do te brohorasin ose denoncojne qendrimet e opozitareve me kohen.
    "Lavdi ty o Zot qė i fale popullit tim njė njeri me urtėsi hyjnore si Ismail Bej Vlora! Njeriu etalon i Shqiptarisė!"

  4. #44
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    32
    Postime
    604

    PIKEPYETJE RRETH NJE BASHKIMI

    Projekti nė embrion pėr shkrirjen nė njė tė vetme tė partive tė djathta nė Shqipėri pėrfaqėson njė vepėr gjigante pėr nga ambicja, ashtu dhe pėr nga puna pėr realizimin e tij. A ėshtė i mundshėm bashkimi? A do tė jetė nė rast suksesi, i qėndrueshėm ai? Dy pyetje tė cilave vetėm koha mund t’u japė pėrgjigje. Pamundėsia e njė parashikimi sado tė vogėl sot nuk rrjedh nga fakti se politikanėt shqiptarė kanė kokė «tė veēantė», por se ky projekt ėshtė katėrcipėrisht i veēantė. Qėllimi i kėtij shkrimi, ėshtė pikėrisht analiza nė « laborator » e vėshtirėsive qė mund hasė bashkimi i opozitės shqiptare. Si nė njė test sigurie makinash kur prodhuesi megjithė bindjen qė ka, pėrplas njė prototip kundėr njė muri pėrpara se ta hedhė gjithė serinė nė treg, ky artikull niset nga postulati se bashkimi ėshtė i dobishėm dhe nga hipoteza se ai mund tė dėshtojė.
    Njė projekt novator frymėzuar nga modeli francez
    Bashkimi i forcave tė opozitės nė njė sistem pluralist, ėshtė njė fenomen novator jo vetėm pėr politikėn shqiptare por edhe pėr atė europiane. Ai prek themelet e peisazhit politik dhe jo vetėm konjukturėn e ēastit. Si i tillė, eksperimentimi, ndonėse ėshtė kushti sine qua non, i ēdo ndryshimi, kėrkon kujdes tė jashtėzakonshėm pasi po shkelet nė njė rrugė tė panjohur pa pika tė mjaftueshme referimi nė hartografinė politike ndėrkombėtare. Probabiliteti se ē'mund tė prodhojė kjo sipėrmarrje, mund tė jetė i tė dy ekstremeve, si pėr mirė, ashtu edhe pėr keq. Me fjalė tė tjera, nė stadin e njohurive nė politologji sot, hamendjet mbi "formėn e jetės" tek njė krah politik pas unifikimit tė tij, janė tė njė niveli me hamendjet e evolucionit tė njė bebeje tė klonuar…
    E megjithatė, ideja pėr bashkim e liderit tė selisė blu nuk lindi vetvetiu. Njė precedent ekziston nė Europė. Ai na vjen nga spektri politik francez, ku e djathta e karakterizuar nga njė mori partish tė tė gjitha kalibreve, u shkri nė nėntorin e kaluar nė njė parti tė vetme. Iniciativa, ashtu si sot nė Shqipėri, u ndėrmor sigurisht nga partia mė e madhe franceze, Bashkimi pėr Republikėn, qė pėr hir tė shkrirjes me parti tė tjera hoqi dorė nga ky emėrtim qė mbante qė prej 30 vjetėsh. Por edhe ky shembull konkret si dhe funksionimi mjaft mirė sot i partive tė djathta tė unifikuara franceze me pagėzimin UMP, nuk mjafton tė zbardhė skenarin e mundshėm shqiptar. Nė tė vėrtetė, krahasimi nuk ėshtė simetrikisht i njėjtė. Diferenca rezulton nė faktin se e djathta franceze nuk u bashkua nė stadin e tė qėnurit tė saj nė opozitė, por fill pas fitores. Bashkimi atje nuk u konceptua si njė "levė Arkimedi" pėr tė fituar zgjedhjet, por si njė konsensus i partive tė djathta tė nesėrmen e fitores, pėr t’i lejuar presidentit Shirak dhe kryeministrit tė tij tė zbatonin pa kokėēarje nė radhėt e tyre, reforma tė thella nė Francė tė premtuara gjatė fushatės elektorale. Sigurisht, ideja e bashkimit politik nė Francė nuk lindi fill pas fitimit tė zgjedhjeve nė pranverėn dhe verėn e e kaluar. Ajo kishte kohė qė pėrpunohej nga strategėt e Shirakut. Por fakti qė ata nuk e vunė nė ekzekutim para zgjedhjeve ka njė domethėnie tė rėndėsishme. Nė betejėn elektorale kundėr Zhospenit po tė vihej nė plan tė parė bashkimi i opozitės dhe jo shpallja e njė programi konkret e superior ndaj tė majtės, rezultati i zgjedhjeve do tė vihej keqazi nė rrezik. Liderit e djathtė francezė, me skepticizmat dhe sherret midis tyre se kush do tė ishte kryetari i partisė, emri i saj, statuset e saj etj, me siguri qė do tė jepnin njė imazh tė vajtueshėm tė sė djathtės para opinionit publik francez. Shiraku iu fut kėsaj rruge vetėm nė momentin kur e dinte qė nuk kishte se ē’humbiste dhe se nuk mund tė kishte kthim mbrapa. Duke e realizuar bashkimin nė momentin kur ai ka gjithė fuqinė nė dorė (presidencėn dhe qeverinė), Zhak Shirak ėshtė i aftė t'i shpėrblejė me poste e klientelizma tė tjera (ashtu siē po ndodh) tė gjitha ata ish-kryetarė partish qė mund tė bėheshin pishman sot. E vėrteta ėshtė se kėta fundit janė mė tė interesuar se dhe vetė Shirak qė bashkimi ta ketė jetėn sa mė tė gjatė, domethėnė qė qeverisja dhe avatanzhet pėr secilin tė zgjasin sa mė gjatė.
    E djathta shqiptare : E panjohura pas Bashkimit
    Nė skenarin politik shqiptar kėto zhvillime tė mbara qė u vėrejtėn nė Francė nuk mund tė transferohen mekanikisht pasi tek opozita shqiptare bashkimi ka si synim marrjen e pushtetit dhe jo ruajtjen e tij. Nė rastin mė tė mirė dhe nė tė vėrtetė mė probabėl, bashkimi i tė djathtės para zgjedhjeve do tė shkaktojė njė elektroshok pozitiv nė qiellin e zymtė tė politikės shqiptare. Njerėzve me tė drejtė do t'u krijohet pėrshtypja se diēka po ndryshon. Njė entuziazėm i ngjashėm me atė tė fillimit tė viteve ‘90 do te instalohet tek votuesit e djathtė me bindjen se njė djathtė e bashkuar po tė marrė votėn, do tė ketė potencial mendor e politik tė dhjetėfishuar pėr tė iniciuar e ēuar pėrpara reformat pėr tė cilat ka nevojė vendi. Nė teori duhet tė ndodhė kėshtu, pėrderisa e kundėrta, domethėnė ndarja qė mbretėron sot, ka ulur kėmbėkryq e pėr njė kohė tė gjatė tė majtėn nė pushtet. Por nė praktikė, nuk duhet neglizhuar asnjė skenar. Nė rast se zgjedhjet e ardhshme dėshtojnė, megjithė xhokerin e bashkimit tė opozitės, si do tė rridhnin mė pas gjėrat? A do tė kishte njė rikthim nė format e mėparshme partiake duke llogaritur komplikacionet juridike qė kjo mund tė sjellė? Apo bashkimi do ta vazhdojė jetėn e tij normalisht duke u mjaftuar vetėm me ndėshkimin e liderit qė nuk diti ta shpjerė atė nė fitore? Janė kėto alternativa e shumė tė tjera si to nė rast disfate elektorale, qė liderėt e djathtė duhet tė studiojnė mė imtėsi, paralelisht me negocimin e modaliteteve tė bashkimit. Kur hyn ne njė sallė kinemaje mė shpejt se pamja e ekranit tė madh , ajo qė ta tėrheq vėmendjen janė tabelat me ndriēim tė gjelbėr qė tregojnė daljen urgjente nė rast rreziku. Bashkimi si njė projekt i kushtueshėm, ka nevojė pėr airbag-et e tij. Padyshim qė shumė shqiptarė e ėndėrrojnė me idenė se « bashkimi sjell fitoren » , por dėshtimi nga ana tjetėr do tė ishte po aq katastrofik, pasi gjysma e peisazhit politik shqiptar, njė nga arritjet mė tė mėdha tė dekadės pluraliste nė Shqipėri, do tė ndodhej nė njė gjendje kaosi total. Nėse ėshtė e pamundur tė evitohet njėqind pėr qind njė fatkeqėsi, tė paktėn tė mendohet qė tani ne « laborator » sesi mund tė riparohej ajo. E pėr kėtė tė djathtėt shqiptarė nuk mund tė mbėshteten tek asnjė shembull jashtė. Sfida e tyre ėshtė e plotė. Suksesi nuk do tė varet vetėm nga po-ja e njė Pollo-je, njė Mediu apo e njė Rroqi, por nga perceptimi i opinionit votues se bashkimi i programeve tė tyre, prodhon njė program mė origjinal, mė joshės, mė bindės. Zgjedhjet lokale qė po afrojnė mund tė shėrbejnė si terren prove pėr realizimin e tė paktėn njė kushti tė bashkimit: nėse partitė e djathta arrijnė tė nxjerrin njė kandidat unik pėr Bashkinė e Tiranės, ky me siguri qė do tė ishte njė fillim i mbarė pėr zgjedhjet legjislative.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #45
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Kto shkrimet tuja cuna i ngjajne ish mesimeve te PPSH qe sa me shume i lexoje aq me shume si merrje vesh. Kot me ju pyt, a ndjeni nai kenaqesi kur ja mbeshtesni njeri tjetrin , njoni me filozof se tjetri, duke u mundu te zgjidhni ekuacionin e fuqise se shtate me tete ndryshore.

    Gjerat shtrohen thjesht, a eshte i pershtatshem Prof Sala me udheheq pa deklaruar me pare se i njeh gabimet qe ka bere, se ka kuptuar arsyet pse ndodhen keto gabime, se ka vendosur mekanizma autokontrolli ne menyre qe keto gjera te mos ndodhin me.

    Prof Sala der tani nuk ehte sa ka dale me ndonje program se si do dali nga kriza, se si do e luftoj korupsionin, se si do krijoje fonde, se ku do i investoje dhe se si dhe per sa kohe do maturohen keto politika.

    Po me klithma per mafien kot e ka se njerzit jane lodh nga klithmat dhe shishet e benzines.

    A meqe ra fjala, me ke doli ne berat sala per konference, me A. Musarain, me ate qe e ka cilesuar foreign office si gangster!!!!.

    Qaj Beluli nenes ke te qaj me pare.

    Hajd urime per bashkimin e ri?

    Me respekt
    SN

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    375
    Pershendetje!

    Jam dakort me snOm.Sala e pati shansin dhe bile jo nje here dhe e qelbi.Largoi nga vetja (ose ata u larguan se nuk punonin dot me nje diktator te mete) pothuajse te gjithe ish themelusit e PD.
    Qenia e tij ne krye te PD (do tishte me keq akoma po te ishte ne krye te se djathtes) eshte favori me i madh qe i behet
    socialst-specialistave mafioze.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    82
    ESHTE NJE IDE E MIRE E SALI BERISHES QE TE BASHKOHET OPOZITA KJO ESHTE PER TE PERSHENDETUR DHE KETE OPOZITE TE BASHKUAR DUHET TA DREJTOJE ZOTI EDUART SELAMI VETEM KESHTU OPOZITA DO VIJE NE PUSHTET.KURSE SALI BERISHA ESHTE NJE FIGURE EKONSUMUAR SI BRENDA VENDIT DHE NE ARENEN NDERKOMBETARE PERENDIMI N UK KA SHUME BESIM TEK KY NJERI .
    nuk ka rendesi

  8. #48
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    32
    Postime
    604

    Strategjia e Institucionalizimit te Opozites

    Nga Ilirjan Papa

    Shkeputur nga e perditshmja shqiptare "Shekulli"


    Pavaresisht se "bashkohet" ose ngelet sic eshte opozita, nje gje eshte e sigurt: sikur politika shqiptare te mos kish nje Prof. Dr. Sali Berisha, te gjithe ata qe e quajne veten politikane ne Shqiperi do te ngeleshin duke pertypur dhe shfryre fjalet e njeri-tjetrit. Berisha eshte i vetemi politikan qe i jep klases politike ne Shqiperi detyra shtepie, dicka per te menduar dhe reaguar. Dhe pasi njihesh me idene e hedhur nga Berisha, pyetja vjen natyrshem:

    Perse Berisha kerkon bashkimin e opozites ne nje parti?

    Kjo eshte pyetja e pare qe vjen ne mendjen e politikaneve te djathte. Kjo eshte edhe pyetja qe u fal atyre instiktin e pare negativ mbi kete ide te hedhur nga Berisha. Shumica e politikaneve te djathte, u shprehen negativisht ose u treguan skeptike mbi kete ide te Berishes, te pakten ne fillim. Arsyet per kete jane te shumta, por ajo me kryesorja eshte se 99.99% e tyre politiken e vetme qe dijne te bejne eshte ajo e "ndryshe nga Berisha". Nese do te shkriheshin me partine e Berishes, atehere ekranet e televizioneve, faqet e gazetave nuk do te ishin te hapura per ta. Ne Shqiperi media dashuron ata qe dine te flasin kunder Berishes, eshte ky nje trend qe e shpiken komunistet ne 1991 dhe e trashegojne edhe sot socialistet nga te paret e tyre.

    Pasi kalon nje dite ose dy, pasi televizionet dhe shtypi mbush faqet e veta me "analiza" per idene e Berishes, edhe te djathtet fillojne dhe vene mendjen e tyre ne perdorim duke reflektuar mbi idene e Berishes. Sigurisht qe ideja eshte e thate, pa shume detaje dhe ne kete pike keta politikane peshojne interesat e tyre partiake dhe individuale nga kjo ide e Berishes. Jo pa qellim Berisha ua hodhi kete ide per konsumim pak dite para festave te fundvitit.

    Berisha me anen e kesaj ideje qe me vone do te kthehet ne inisiative kerkon te realizoje ate qe ka dy vjet qe ka nisur: INSTITUCIONALIZIMIN E OPOZITES, thene me fjale me te thjeshta: kthimin e opozites ne institucion. Aktualisht opozita shqiptare ka formen e nje grupi partish ose individesh qe quhen parti opozitare por qe nuk kane nje platforme te perbashket. Mungesa e nje platforme te perbashket, ben qe opozita te ngelet "grupim" dhe jo institucion.

    Berisha ka 2 vjet qe e ka nisur nje inisiative te tille, qe me mesazhin e tij nga Rinasi ne 2001 pas kthimit nga USA, ku foli per "Fillimin e Ri". Fillimi i Ri solli Bashkimin per Fitore. Fillimi i Ri solli edhe mareveshjen pozite-opozite. Mareveshja pozite-opozite solli edhe presidentin Mojsiu, garantin e vetem sot per sot te demokracise shqiptare.

    Cfare sjell institucionalizimi i opozites?

    Per partine me te madhe te opozites, PD, institucionalizimi i opozites sjell kompaktesimin e elektoratit shqiptar te djathte, qe do te thote me shume shanse per te fituar ne zgjedhje me nje rezultat me te thelle. Gjithashtu do te thote mbeshtetje me te madhe politike nga Perendimi, i cili do te shohi ne Shqiperi 2 alternativa, ate te majte dhe te djathte. Kundershtatet dhe qarqet anti-shqiptare brenda dhe jashte shqiperise do te kene me pak mundesi te sabotojne qendrimet e opozites shqiptare sic kane bere ne keto 12 vjet. Mediat shqiptare do te jene me te kujdesshme per te mashtruar publikun me sulmet tradicionale ndaj opozites pasi opozita nuk do te kete me nje koke dhe nje ze, por shume koke e shume zera. Pra me pak fjale, partite e opozites nen ombrellen e PD-se, japin shembullin dhe mesazhin e duhur elektoratit shqiptar. Ne nje kohe qe koalicioni i majte eshte i shkaterruar, koalicioni i djathte eshte i institucionalizuar, dhe kjo perben nje avantazh teper te madh ne zgjedhje, lokale apo te pergjithshme.

    Cfare u ofon Berisha partive te vogla te opozites?

    Berisha partive te vogla u ofron vetem nje gje: PUSHTETIN. Qofte ky pushtet mandate deputetesh, poste ne qeverine e ardhshme, kompromise mbi programet e ketyre partive, etj. Me kete hap, Berisha jo vetem qe i josh partite e opozites, por ne te njejten kohe teston edhe kapacitetin dhe bindjet e tyre politike. Cila eshte ajo parti qe nuk e do pushtetin?! Partite e vogla te opozites ne keto 12 vjet kane treguar qe elektorati i tyre nuk e kalon nivelin e 5%. Vetem keto parti nuk mund te vijne ne pushtet dhe as tu provojne shqiptareve aftesite e tyre qeverisese. Bileta politike e Berishes, hap per ta dyer qe keta nuk i kane enderruar me pare. Sic e thashe edhe me lart, partite e koalicionit te djathte "Bashkimi per Fitore", perfituan ndjeshem ne zgjedhjet e manipuluara te 24 qershorit 2001. Berisha sakrifikoi elektoratin e PD-se per te sjelle ne parlament njerez te partive te vogla si PR, PBK,PL etj. Ky hap i Berishes ne 2001 kish per qellim fitimin e besimit te partive te opozites, nje akt i vullnetit te mire, pavaresisht se me te drejte njerezit e PD-se u shqetesuan qe Berisha votat per PD i konvertoi ne mandate per aleatet. Pra aleatet e vegjel dolen te perfituar nga ato zgjedhje, pavaresisht se ne llogarite e Berishes, ato zgjedhje nuk do te zgjidhnin asgje por do te inkriminonin partine ne pushtet.

    Te fleme apo jo me Berishen ...?

    Qe krereve te partive opozitare u mungon intelekti politik, ky nuk eshte sekret pasi kane kohe qe shqiptaret e kane mesuar nje gje te tille. Ajo qe krereve te opozites nuk u mungon, eshte oportunizmi politik qe perkthehet ne perfitim personal. Pra, qe te mbledhesh Pollon, Mediun, Rroqin, Lacon, Spahiun ne nje tavoline dhe te firmosin mareveshjen, duhet qe tu japesh nga nje kocke qe te lepihen. Pak rendesi ka per ta idealizmi dhe mesazhi i nje nisme te tille, ajo qe eshte e rendesishme eshte qe dhembet e tyre te vihen ne pune dhe perfitojne dicka. Pollo per shembull do te mjaftohej me nje post te ngrohte "ne gjirin e partise meme". Mediu do te mjaftohej me "zgjidhjen e ceshtjes se pronave" dhe mundesisht me nje post ministror ne qeverine e ardhshme. Spahia do ti behej zemra mal nese Berisha premtonte nje referendum te ri mbi formen e qeverisjes, keshtu qe familja mbreterore te kishte edhe nje shans per tu ngjitur ne fron. Laco eshte ai qe ka me pak kerkesa dhe me afer qendrimeve te opozites, ministria e kultures do te mjaftonte per te. Rroqi eshte mbase edhe me karrieristi ne rradhet e opozites, dhe eshte e veshtire ta kenaqesh pasi as ai vete nuk e di se cfare kerkon. Ua shkruajta te gjitha keto, qe te kuptoni "realitetin" e politikes shqiptare.

    Partite e opozites jane ne dileme, te fleme me Berishen apo jo? Por nje politikan me intituite, nuk do te mendohej dy here per te pranuar ne parim kete inisiative. Perse do te pyesni ju. Ajo qe ata humbin eshte shume shume pak. Ajo qe ata fitojne eshte ajo qe ata asnjehere nuk mund te arrijne vetem. Cdo parti politike synon pushtetin dhe pak rendesi ka forma apo menyra, per aq kohe kjo forme ose menyre eshte brenda rregullave demokratike, cdo parti duhet ta kapi nje shans te tille. Ajo qe Berisha pret nga partite e opozites eshte "mirekuptimi ne parim", pasi nese opozitaret e pranojne ne parim, detajet dhe pazaret e tjera politike jane mese te negociueshme. Ajo parti qe humbet me shume nga nje inisiative e tille, eshte vete PD qe do te ndaje elektoratin me aleatet e vegjel.

    Cfare do te fitoje Shqiperia nga kjo inisiative?

    Shqiperia do te fitoje ate qe ka 12 vjet qe nuk e ka fituar: STABILITETIN POLITIK qe vjen vetem nga nje politike institucionale e pozites dhe opozites. Nese partite e opozites bashkohen rreth nje platforme dhe se bashku e ndajne kete mesazh me shqiptaret ne gjithe Shqiperine, atehere opozita do te kompaktesoje serrisht nje elektorat te djathte te fragmentizuar. Nje institucion i opozites do te perbeje nje goditje te forte per partine ne pushtet pasi opozita do te kete ate qe pozita nuk ka: mbeshtetjen e shqiptareve qe vuajne pasojat e nje keqqeverisje qe i le pa uje pa drita, dhe rrit taksat, tarifat dhe cmimet e ushqimeve.

    Nese opozita arrin me sukses te krijoje nje institucion te tille, rruga e saj drejt pushtetit eshte e sigurt. Jo vetem aq, por nese lidershipi i Berishes do te hasi edhe ne mirekuptimin e krereve te tjere te opozites, opozita shqiptare ka shanse qe jo vetem te nxjerri vendin nga tranzicioni i tejzgjatur, por edhe te intitucionalizoje pushtetin e saj jo ne si opozite, por si maxhorance. Bashkimi i opozites eshte imperativ kur perballe ke nje maxhorance qe ndjek taktika mafioze per te qendruar ne pushtet. Te korruptuarit nuk mund te luftojne korrupsionin. Hajdutet nuk mund te kapin vjedhesit. Kriminelet nuk kane se si te vene drejtesine. Anarkistet nuk kane se si ti sjellin vendit stabilitet. Ish-komunistet nuk kane se si te ndertojne nje shtet demokratik.

    Eshte pikerisht detyra e opozites qe ti ofroje zgjidhje shqiptareve per te gjitha keto probleme. Shqiptaret kohet e fundit e kane ngritur zerin e tyre per "zgjimin e opozites" dhe kjo duket nga shkrimet ne shtypin shqiptar. Keto akuza ndaj opozites, jane me vend por ne te njejten kohe jane pjese e strategjise se ndjekur nga Berisha. Ne 1998 opozita shqiptare denonconte pushtetaret per te njejtat akuza qe i akuzojne dhe sot. Atehere shqiptaret nuk i degjuan paralajmerimet e opozites. Heshtja e opozites per njefare kohe, ulja e zerit te saj, ka bere qe sot te jene shqiptaret ata qe te kerkojne zgjimin e opozites. Tani Berisha nuk do te jete me nje hap perpara shqiptareve, por ne nje hap me shqiptaret.

    A eshte i realizueshem institucionalizimi i partive te djathta opozitare?

    Perpara se ti japim pergjigje kesaj pyetje, duhet te kemi te qarte nje fakt: asgje nuk eshte e pamundur ne politike. Nen kete aspekt, edhe inisiativa e ndermarre nga Berisha per nje unifikim te qendrimeve te partive te djathta opozitare eshte mese i realizueshem. Nuk na ngelet vecse te marrim ne shqyrtim disa prej faktoreve qe do te ndihmojne ose demtojne kete sipermarrje politike.

    Cfare i bashkon partite e opozites?

    Interesi kombetar

    Shqiperia ka disa vjet qe po keq-qeveriset nga qeverite e koalicionit te majte dhe per ta kuptuar kete mjafton te shikosh problemet e mprehta shoqerore si mungesa e burimeve jetike si uji i pijshem, furnizimi me energji elektrike, cmimet e larta te produkteve te konsumit te gjere, papunesia, korrupsioni galopant e me rradhe. Por ne te njejten kohe, eshte fakt qe opozita nuk ka arritur qe te ofroje zgjidhje bindese per shqiptaret dhe ta nxjerri vendin nga kriza aktuale. Reflektimi ne kete pike mbi gjendjen e opozites duhet te behet nga gjithe spektri politik i djathte pasi jane te gjithe fajtore per perzgjatjen e krizes shqiptare. Te ngarkuar me nje pergjegjesi te tille perpara elektoratit te lodhur shqiptar, opozita, pavaresisht nga ndarjet partiake, ka nje qellim: rrezimin e qeverise se majte dhe cuarjen e vendit drejt zgjedhjeve te lira. Ketu lind edhe nje problem i dyte, precendetet e rrezikshme te manipulimit te votave ne te shkuaren dhe mungesa e nje infrastrukture te besueshme zgjedhore. Keta dy faktore, jane me rendesi jetike per demokracine shqiptare dhe mireqenien e shqiptareve te thjeshte, te cilet jane viktimat e drejtperdrejte te gjendjes se krijuar. Gjithashtu, keto jane arsyet qe solidarizojne te gjitha partite opozitare dhe i nxjerrin ne plan te dyte te gjithe dallimet dhe merite politike midis krereve te opozites. Shtoji kesaj edhe politikat e jashtme te qeverive te majta ne dem te interesave kombetare ne rajon e me gjere, dhe kjo sipermarrje e opozites meriton kreun e prioriteve te problemeve qe shqetesojne opozitaret.

    Interesi politik

    Nuk ka fije dyshimi qe partite e vogla opozitare do te perfitojne ndjeshem politikisht, ne kuadrin e perfshirjes se prioriteteve te programeve te tyre ne nje program te perbashket te opozites. E thene me fjale te tjera, partite e vogla jane ne pozita me te favorshme per te negociuar me partine me te madhe te opozites, per te perfshire ne programin e perbashket ceshtjet me shqetesuese per partite e vogla. Gjithashtu, partia demokratike dhe lideri i saj jane te pergatitur te bejne leshime ne dem te interesave te ngushta partiake, per te arritur objektivin politik: ardhjen ne pushtet. Republikanet kane nje mundesi ti bashkengjitin programit ceshtjen e prones private, ballistet kane mundesi ti bashkengjitin problemin cam ose problemet e te perndjekurve, reformatoret kane mundesi te realizojne "mendimin ndryshe" duke krijuar nje intitucion te opozites ku partite e opozites diskutojne dhe ofrojne zgjidhje problemet e vendit. Legalistet mund ti bashkengjitin programit referendumin e formes se qeverisjes. Pra me pak fjale, egziston vullneti politik qe te gjitha partite opozitare te avancojne politikat e tyre brenda institucionit te ri te opozites. Ne shkembim, partite e vogla do te fillojne nje proces te shkrirjes se identitetit dhe elektoratit te tyre me ate te partive te tjera opozitare.

    Interesi personal

    Ne politike, oportunizmi nuk eshte ves por virtyt. Pjesmarrja ne nje inisiative te tille politike, krahas interesit politik sjell edhe nje interes personal per karrieren politike te gjithe krereve te opozites. Ky eshte nje shans per te rehabilituar imazhin e shperfytyruar politik te shume prej renegadeve te opozites shqiptare. Shume prej partive te opozites jane individ-parti, dhe ne kete kuader keta individe kane shume se cfare te perfitojne. Krahas priviligjeve qe vine me pushtetin, kreret opozitare do te krijojne nje imazh te ri pozitiv ne syte e shqiptareve. Kete duhet ta shohin si nje shans te dyte per te provuar aftesite qeverisese ne syte e shqiptareve qe jane zhgenjyer me shume se 1 here ne keto 12 vjet pluralizem. Per shqiptaret ky do te jete nje "Fillim i Ri" i ngjashem me levizjen demokratike te fillimit te viteve 90. Ishin pikerisht ato vite qe sollen aktoret politike qe kane sunduar skenen politike shqiptare per plot 12 vjet. Kjo inisiative eshte nje mundesi per gjithe kreret e opozites qe te riafirmojne lidershipin dhe integritetin e tyre politik.

    Cfare i largon partite e opozites?

    Pasi evidentuam me lart te gjitha argumentat ne favor te kesaj inisiative, nuk ngelet vecse te evidentojme edhe disa prej problemeve qe partite e opozites duhet te jene te pergatitura te perballin gjate ketij procesi integrimi. Problemet, jane shume pak dhe mese te tejkalueshme per aq kohe sa te gjithe kreret e partive te opozites pranojne ne parim idene e hedhur, dhe jane te perkushtuara per ta bere realitet nismen ne fjale.

    1. Humbja e identitetit partiak

    Pavaresisht se kjo inisiative do te implementohet ne nje shtrirje kohore disa vjecare, partite e opozites duhet te jene te pergatitura te perballen me faktin e humbjes se sigles dhe identitetit te partise se tyre. Shkrirja partiake do te vije vetem pas nje shkrirje programesh te partive te opozites ne nje program te perbashket. Ideja e humbjes se partive te vogla me kohen, eshte paksa shokuese per momentin, por ne planin afatgjate eshte teper e favorshme per partite e vogla, kreret e tyre, opoziten ne pergjithesi, dhe Shqiperine ne vecanti. Shkrirja e programeve partiake do te pasohet me shkrirjen e elektoratit ne zgjedhje. Opozita do te kete vetem nje alternative te perbashket, te dale si produkt i diskutimeve brenda grupimit opozitar. Te gjitha partite e opozites do te kene vetem nje perfaqesim ne te gjitha deget e pushtetit.

    2. Riemancipimi politik i opozites

    Celesi i suksesit apo deshtimit te kesaj inisiative politike eshte shkalla e emancipimit politik te krereve te opozites. Do te vazhdojne te sulmojne integritetin e njeri-tjetrit, apo do ti bashkojne energjite kunder partise ne pushtet? Do ti diskutojne dallimet midis qendrimeve politike ne media, apo ne nje tryeze te perbashket opozitare? Do te dalin me qendrime te perbashketa apo do te vazhdojne te fragmentizojne elektoratin e djathte me qendrimet e tyre te papergjegjshme? Do ti vendosin interesat e tyre te ngushta personale politike mbi interesin e perbashket te opozites dhe vendit? A do te vazhdojne kreret e opozites me raportet e vjetra, apo do te ndertojne ura te reja te forta komunikimi? Keto jane pyetje qe do tu japi koha pergjigje, megjithate vlen te permendet se per partite e opozites kjo inisiative eshte mbase testi me i madh politik ne keto 12 vjet. Ky test do te testoje lidershipin dhe botekuptimin politik te gjithe krereve te opozites. Shqiptaret do te jene ata qe do te brohorasin ose denoncojne qendrimet e opozitareve me kohen.

    A gezon Berisha lidershipin e duhur per nje inisiative te tille?

    Kjo pyetje, ne fakt, eshte e pavend pasi cdo inisiative politike ne vend ne keto 12 vjetet e fundit ka patur ne qender dhe nismetar liderin e opozites dhe ish-presidentin Berisha. Nuk eshte nevoja qe te permenden te gjitha inisiativat, qofshin keto te suksesshme, te deshtuara, apo te ngelura vetem ide. Nese nuk e drejton Berisha, atehere kush mund ta drejtoje?! Berisha ka investuar gjithe kapitalin dhe reputacionin e tij politik ne te gjitha nismat qe inicion apo merr pjese. Kjo eshte karakteristike e karakterit te tij ku sinqeriteti triumfon mbi egoizmin. Efikasiteti i politikave te tij eshte i hapur per diskutim, por integriteti dhe karakteri i tij jane baza te forta mirebesimi per partite e vogla te opozites. Nje nga dallimet kryesore midis nje lideri dhe nje politikani te pandreqshem eshte se lideri di te kerkoje edhe falje per qendrimet e tij, dhe Berisha e ka bere nje gje te tille.

    Ne lidhje me "politiken e njesh-it", me shume se nje ves i Berishes, kjo eshte nje xhelozi e aktoreve politike shqiptare qe edhe perse perpiqen te konkurrojne popullaritetin e Berishes, jane te pasuksesshem. E kam thene edhe me pare, Berisha eshte kryetar absolut i PD-se pasi askush ne PD nuk punon aq shume dhe sistematikisht sa Berisha. Eshte e veshtire per kedo te sfidoje energjite e Berishes, i cili ka qene ne krye te gjithe fushata elektorale ne keto 12 vjetet e fundit. Pra, Berishes postin e kryetarit nuk ia "fali partia" si disa beniamine te tjere te ish-sistemit qe e kane cuar partine e tyre ne nje krize te vazhdueshme morali dhe organizimi. E kam fjalen per liderin socialist Nano, qe ndryshe nga Berisha, i ka pozitat e kercenuara si lideri i maxhorances. Gjithashtu, kini parasysh, se shqiptaret jane rritur per 50 vjet me kultin e individit i ngritur mbi "politiken e njeshit". Cdo lider politik ne Shqiperi, edhe nese eshte i hapur per bashkepunim, do te portretizohet si diktator, si patriark e me the te tashe. Kjo jo per faj te tij, por se keshtu jane mesuar shqiptaret "ta shohin" dhe "kuptojne" politiken.

    Argumenti i trete, dhe me i rendesishem perse Berisha duhet te jete sponsori i nje inisiative te tille eshte mbeshtetja qe ai gezon ne rangjet nderkombetare. Partneriteti i tij i ngushte me kryeministrin italian apo me krere te administrates amerikane (qe kane punuar edhe ne adminstraten e Bushit te vjeter), apo njohjet e gjithe spektrit politik europian fale pozitave qe ka mbajtur si president i vendit/lider i opozites. Te gjitha keto, jane rezultat i 12 vjetesh eksperience ne jeten politike dhe arenen nderkombetare. Jane te paket shqiptaret qe kane arritur te krijojne nje reputacion si ne rradhet e shqiptareve, edhe ne arenen nderkombetare.

    Perse jane larguar njerezit nga PD?

    Teksa shume analiste e komentojne "largimin nga PD" si nje fenomen negativ, une do te thosha qe largimi eshte nje fenomen teper pozitiv per partine e demokrateve. E di qe tingellon pak paradoksale, por kini parasysh qe po flasim per Shqiperine, nje vend i dale nga 50 vjet komunizem. Levizja demokratike per rrezimin e komunizmit dhe lindjen e pluralizmit, nxorri ne skene shume figura qe krijuan partine e pare opozitare, PD. Qe te shikoni pozitiven ne keto zhvillime, hidhini nje sy "figurave" qe themeluan PD, se ku jane ulur sot, pas 12 vjetesh. PD u themelua si nje parti e djathte qe kundershtar te betuar te veten kish komunistet dhe ish-komunistet e sotem qe trashegojne partine e te pareve. Fakti qe Imami, Pashko, Ceka e plot te tjere, sot i gjen me poste qeveritare apo anetare te koalicionit te majte, flet qarte per dy gjera:

    1. Keto "figura" nuk kane qene ndonjehere demokrate, por kane pasur si qellim demtimin e imazhit te PD-se.
    2. Keta njerez nuk kane bindje politike, kane vetem interesa personale.

    Me ate sy qe i shoh une zhvillimet ne PD,pas 12 vjetesh, ujrat ne PD jane kristalizuar dhe llumi ka shkuar ne fund. Largimet e ketij kallepi, jo vetem qe nuk e demtojne PD-ne por konsolidojne elektoratin e saj ashtu sic konturojne edhe vijat ndarese midis spektrit te majte dhe te djathte. Mungojne partite e qendres, dhe sa here qe oportunistet e shohin qe krahu i majte shembet, hidhen ne qender, me afer te djathtes, dhe anasjelltas. Me njerez te tille oportuniste dhe pa bindje politike te shendosha, jo vetem qe nuk mund te bashkepunosh, por eshte fatkeqesi ti kesh edhe si kundershtare politike.

    Te gjithe ata te larguar, qe jane larguar fale mosmareveshjeve mbi qendrime te vecanta apo ferkime personale me liderin e PD-se, keta duhet te rehabilitohen serrisht ne PD. Berisha dhe partia e tij duhet te krijojne nje proces dhe te krijojne nje precendent rehabilitimi. Jam i bindur qe te tilla mosmareveshje jane te sheshueshme dhe koha ka bere qe palet te reflektojne. Te tille individe njihen pasi keta si kur ishin ne PD, si jashte strukturave te saj nuk kane ndryshuar shume ne qendrimet e tyre. Te tilla figura kane karakter dhe bindje politike, dhe keta jane njerezit per te cilet ka nevoje opozita me shume se kurre. Shembulli me i mire per kete kategori eshte Eduart Selami qe ndryshe nga capaculet e tjere, jo vetem qe nuk sulmoi partine e tij, por e ka mbeshtetur ate edhe ne mergim, ne mundesite e perfaqesimit qe ia dhene.

    Strategjia qe duhet ndjekur

    1. Nuk mund te ulesh e mendosh per MENYREN E BASHKIMIT, kur ende partite e opozites nuk jane shprehur qarte per PRANIMIN NE PARIM te idese se bashkimit te opozites. Brenda vete partive opozitare ka qendrime te ndryshme. Nga sa lexova ne shtyp, kreret e partive opozitare jane skepitike dhe ne medyshje per arsyen e thjeshte se nuk njohin detajet e idese se Berishes. Per aq kohe sa nuk ka mirekuptim ne parim, nuk ka vend per diskutim te metejshem.

    2. Berisha duhet te therase ne tavoline te gjithe kreret e partive te opozites ne disa raunde debatesh, ku ai te mbaje shenim te gjitha sugjerimet, verejtjet dhe mendimet e pjesmarresve. Gjithashtu, duhet tu jepet kohe partive te vogla qe te shqyrtojne idene brenda kampeve te tyre partiake drejtuese.

    3. Hapi i trete, eshte perpilimi i nje platforme te perbashket ligjore, ku sanksionohen te gjitha raportet e reja te partive te vogla me PD. Me anen e ketij dokumenti, Berisha duhet te adresoje te gjitha shqetesimet e te vegjelve, dhe te krijoje nje proces qe lejon riintegrimin e te larguarve ne PD. "Shkrirja" e partive te opozites ne nje, duhet te kaloje ne disa hapa konkrete qe do te shtrihen ne nje interval kohor disa vjecar. Kete dokument Berisha duhet tua prezantoje partive te opozites per shqyrtim dhe firmosje. Ne kete dokument, partite e vogla do te marrin garancite e nevojshme nga PD per respektimin e te drejtave te tyre, dhe mundesi integrimi te plote me kohen.

    4. Pas firmosjes se dokumentit, pyetja qe ngelet per tu adresuar eshte forma qe do te kete ky grupim. Ne kete pike, del ne skene koaliconi "Bashkimi per Fitore", i cili do te jete tavani mbi koke per te gjitha partite e opozites. E rendesishme ne kete pike eshte edhe krijimi i tradite pune, ku grupimi mblidhet periodikisht per te diskutuar problemet politike ne vend. Duhet te vendosin ura te qarta komunikimi midis lidershipit te PD-se dhe anetareve te vegjel. Koalicioni duhet te jete nje medium per opozitaret qe te diskutojne problemet dhe te dalin me nje ze te perbashket. Opozita nuk mund te perballoje koston e komunikimit te qendrimeve te veta antagoniste me anen e mediave, sic kane bere deri me sot. Ne fakt, koalicioni duhet te kete edhe nje zedhenes shtypi qe komunikon qendrimet e perbashketa zyrtare te koalicionit per mediat dhe publikun.

    5. Hapi i fundit dhe me i rendesishem, eshte aplikimi i kesaj strategjie ne praktike. Per te testuar seriozitetin e Berishes dhe te aleateve, zgjedhjet do te jene testi me i mire. Ne keto zgjedhje partite e opozites duhet te dalin te gjitha me nje kandidat te perbashket ne te gjitha zonat elektorale te vendiy. Ky eshte edhe celesi i suksesit te kesaj stategjie te opozites. Duhet te behet kujdes qe te mos kete perjashtime partiake ne procesin e perzgjedhjes se kandidateve.

    Nese opozita arrin te aplikoje me sukses te 5 pikat e mesiperme, jam i sigurt qe shqiptaret do te marrin mesazhin e duhur dhe pushteti nuk do te jete shume larg. Ne kete pike, PD dhe Berisha duhet te aplikojne te njejten praktike per ti dhene Shqiperise nje qeveri gjithperfshirese te gjithe spektrit te djathte. Kjo perben ate qe une ne shkrimin me lart quaj "institucionalizim te pushtetit". Nese ia dalin me sukses bashkeqeverisjes, Shqiperia shume shpejt do te dali nga tranzicioni dhe i afert do te jete edhe integrimi i saj i plote europian.

    Epilog

    Qe kjo strategji te behet realitet duhet qe Berisha te fitoje serish mirebesimin e te vegjelve duke shprehur me hapa konkrete seriozitetin e tij dhe te partise se tij. Nderkohe, kreret e partive te vogla opozitare duhet te kuptojne rendesine historike qe nje nisme e tille do te kish per stabilitetin politik dhe zhvillimin e vendit. Kjo sipermarrje politike do te sherbeje si nje barometer i pergjegjesive politike te gjithe spektrit te djathte shqiptar. Venia ne jete me sukses do te sillte nje ringjallje shprese tek shqiptaret ashtu sic do te sillte edhe rritjen graduale te besimit te shqiptareve ne autoritetin e shtetit dhe politiken shqiptare. Deshtimi i kesaj nisme, vetem sa do te provonte fajesine totale te klases politike per gjendjen e krijuar ne vend. Uroj qe klasa politike shqiptare te kete nxjerre mesimet e duhura nga gabimet ne keto 12 vjet. Per nje "Fillim te Ri" te politikes shqiptare.



    Ilir, pergezimet e mia me te sinqerta per kete artikull. Me pelqeu analiza jote politike dhe njerezore.
    Urime.
    Sinqerisht,
    Enri Hide
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 20-01-2003 mė 14:16
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #49
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    32
    Postime
    604

    Grusht bashkuar rreth Berishes

    Nje Bashkim i ri per Fitore apo Koalicioni Kthimi?


    Rreth kesaj teme jane perqendruar ditet e fundit debatet ne gjirin e opozites, pas propozimit te Sali Berishes per nje konfigurim te ri te se djathtes. Asnje prej sateliteve te demokrateve nuk e ka kundershtuar idene e rreshtimit ne nje front. Republikanet, zogistet dhe ballistet s'jane per shkrirje ne nje parti te vetme, por kuptohet qe ne zgjedhje u intereson te dalin nen cadren e PD. Fraksioni aleancist, Imami e Zogaj, ish ministra ne kabinetin socialist dhe tani te mbetur pa cati, jane gati te unifikohen me Doktorin si ne koherat e vjetra, ndersa Laco eshte dakort me cdo variant qe do te vendose Berisha. Gjithe ceshtja mbetet se a do te jene dakort te bashkohen me Berishen reformatoret e Pollos dhe Shehit, a do te pranojne te rikthehen Meksi, Ruli, etj. Sepse Berisha, me shume se sa per te mbledhur edhe nje here Bashkimin per Fitore, me te cilin u testua ne zgjedhjet e 2001, eshte i interesuar per te krijuar nje tjeter koalicion, nje grupim te ri, me te cilin do te mund te ruante imazhin e tij te meremetuar e, pse jo, te bente edhe votat per te ardhur ne pushtet.

    Duke krijuar nje lloj koalicioni Kthimi, Berisha do te mund te ruante ate cka arriti me sakrifice te madhe, nepermjet krushqise me Nanon, pra fytyren e tij te re si njeri i moderuar, partizan i paqes dhe i kompromisit, politikan i hapur, qe e ka lene njehere e mire rrugen e drejtimit me dore te forte dhe politiken e perjashtimit. Nje rikthim i Pollos, Meksit, Shehit, Rulit, etj ne krah te Berishes do te ishte pikerisht deshmia perfundimtare qe i duhet liderit 12 vjecar per te vulosur ndryshimin e tij dhe per te qene per rrjedhoje i pranueshem pa hezitim brenda dhe jashte vendit. Por Berishes do t'i shkonte mjaft per shtat nje bashkim i tille edhe per arsye elektorale. Duke grumbulluar rreth vetes individe dhe grupe te njohur si kundershtare te vijes se ashper te ndjekur prej tij, lideri demokrat shpreson te thithe ate pjese te elektoratit qe ose e bojkotoi fare ne zgjedhjet e 2001, e lodhur nga fushata e dhunshme dhe klima e tensionuar, ose qe votoi e parcelizuar per reformatoret e ndonje force tjeter minore. Berisha kerkon keshtu te ruaje ato vota qe frymezohen prej furtunes qe di te mbjelle vetem ai dhe te mbledhe ato qe i tremben asaj. Nje miniprove, kreu demokrat e beri ne Berat. Aty, per here te pare pas gjashte muajsh, ai sulmoi Nanon per qeverisjen dhe deshtimin e marreveshjes dhe kerkoi zgjedhje te parakohshme. Dhe ndersa radikalizonte keshtu qendrimin e tij, ne krah kishte Agron Musarajn, i njohur si nje prej refuzuesve te frymes se vjeter berishiane.

    Nje manover e menduar jo keq nga Berisha, por qe deri tani po tregon se ka pak gjasa te funksionoje. "Kandidatet" per koalicionin e ri te te rikthyerve, nuk kane shfaqur asnje shenje entusiazmi nga ftesa e kryetarit te PD. Perkundrazi, e kane pritur me shume rezerva. Ne radhe te pare sepse duke e njohur mire karakterin e Berishes, ata nuk priren te besojne se ai do te vijoje te mbaje te njejtin qendrim ne rast se vjen ne pushtet. Shume prej tyre jane te bindur se nje Berishe ne pushtet ndryshon mjaft nga nje Berishe ne opozite dhe per rrjedhoje politika e perjashtimit mund te kthehet prape ne mode ne PD. Gjithashtu, si reforamtoret ashtu edhe ish drejtues te njohur te PD, theksojne se ne raport me ta, Berisha duhet te pranoje boterisht gabimet qe ka bere dhe te jape garanci per mosperseritjen e tyre. Ish kryeministri Meksi apo ish zevendesi i tij, Shehi, kane kerkuar qe ne radhe te pare te demokratizohet statuti dhe vete PD, e pastaj te diskutohen koalicionet e mundshme. Reformatoret nga ana tjeter gjykojne se kane me interes te zgjerojne ose te ruajne elektoratin qe kane se sa te asimilohen nga PD. C'eshte me kryesorja, testet e fundit elektorale ngjallin pak besim se Berisha do te jete ne gjendje te garantoje fitore ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhe kur eshte fjala per te ndare humbjen, te pakte jane ata qe mund te hyjne ne loje.

    Sali Berishes do t'i duhej te jepte prova gati vetmohuese per te ngritur nje koalicion te vertete me te gjitha vlerat qe kerkon te mbledhe nen nje cati. Ne te kundert, i mbetet te therrase ne ndihme Edi Ramen per t'i dhene nje dore boje te re Bashkimit te vjeter per Fitore.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #50
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    32
    Postime
    604

    Deklarate e Berishes. Nisma per bashkim eshte serioze.

    Berisha deklaron se nisma e tij per bashkimin e opozites eshte nje nisem mjaft serioze, qe shtrihet ne nje hapesire te pamate kohore. Sipas tij, konsolidimi i dimensionit liberal te PD eshte nje perparesi e punes politike dhe organizative te kesaj partie. "Ne kete kuptim ne nuk rreshtim dhe nuk do te rreshtim, qe te bejme cdo perpjekje, per te zgjeruar bashkepunimin me forcat politike liberaldemokrate te vendit", thekson Berisha. Sipas tij, cikli i takimeve me subjektet politike te opozites do te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Berisha shprehet optimist se do te mund te instaloje ne menyre te perhershme tryezen e partive parlamentare te opozites, me qellim harmonizimin e qendrimeve te ketyre partive ne Kuvend, se pari per ligjin per zgjedhjet, se dyti per ligjin per pronen dhe se treti ligji per ish- te perndjekurit politik.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  11. #51
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    31
    Postime
    1,176
    PD-PDR, VAZHDOJNE NEGOCIATAT

    Vazhdojne negociatat mes reformatoreve dhe demokrateve. Zyrtare te larte te PDr deklaruan dje per "KJ" se neser mund te zhvillhet takimi i dyte mes dy partive serish ne rang sekretaresh. Perfaqesuesit e dy partive kane kontaktuar me njeri- tjetrin dhe vetem sot do te vendoset nese takimi do te jete ne nivel sekretaresh te pergjithshem apo do te jene te njejtit nivel ashtu sikurse edhe ne takimin e pare.

    Para disa ditesh dy sekretaret per Marredheniet me Partneret Sokol Olldashi dhe Antoneta Luli zhvilluan takimin e pare te kerkuar nga reformatoret. Ky takim qe u zhvillua larg pranise se medias vendosi vetem per disa ceshtje ne parim si dhe u parashtruan edhe disa pyetje nga reformatoret per te cilat demokratet do te japin pergjigje vetem neser. Kryetari i grupit parlamentar i PDr, Nard Ndoka deklaroi dje se takimi qe pritet te mbahet nga dita ne dite ka si qellim percaktimin e reformes zgjedhore, mjaft e rendesishme per mbarevajtjen e zgjedhjeve te ardhshme. Lidhur me dy idete e Berishes per shkrirje, ose bashkim te partive ne nje koalicion te vetem reformatoret do te japin nje qendrim zyrtar vetem nese demokratet do te japin shpjegime lidhur me perjashtimin e reformatoreve nga komisioni hetimor per veprimtarine e ish-Kreut te SHISH Fatos Klosi, heqja e logos te PDr nga Gjykata e Apelit si dhe qendrimi i selise blu ne zgjedhjet e pjesshme qe u zhvilluan ne Elbasan.

    Ne nje fare menyre, reformatoret presin ndjese nga perfaqesuesit e selise blu, te cilet prej kohesh i kane perjashtuar ata nga iniciativat parlamentare qe kane ndermarre. Nga ana e tyre demokratet jane te gatshem per te vazhduar negociatat kjo per hir te bashkimit te opozites. Zyrtare te larte te selise blu jane te interesuar per vazhdimin e negociatave me PDr duke pasur parasyh se qendrimi i tyre vlen pothuajse 5% ne zgjedhjet e ardhshme. Deri me tani demokratet kane rende dakort me kushte vetem me partite e grupimit politik "Bashkimi per Fitore". Akeancistet jane ata qe jane shprehur me te gatshem per bashkim ndersa kryetari i Partise Demokratike te Rinovuar Dashamir Shehi tashme i ka dhene fund negociatave duke shprehur gatishmerine e tij vetem per nje tryeze te perbashket opozitare lidhur me ceshtjen e pronave, te perndjekurit politik dhe reformen zgjedhore.

    N.Perndoj
    PAUCA SED MATURA

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    375
    Pershendetje !

    Mendimin tim per kete ceshtje e kam dhene dhe skam se c'te shtoj.

    Doja te shtoja qe ai shkrimi Ilirjan Papes ku i thurte hymne Berishes te bente per te vjelle, ndersa pjesa ku fliste per te ikurit nga PD te kujtonte fjalimin e Xhelil Gjonit per te ikurit e Ambasadave
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  13. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    KRYESIA E PDR: POLLO, JE HAJDUT!

    Nevila Perndoj / Anetaret e kryesise se PDr akuzojne njeri- tjetrin per rryshfete dhe shperdorim te fondit te parave nga buxheti i shtetit. Keshilli Kombetar i reformatoreve degjeneroi dje ne akuza te ashpra ndaj dy anetareve te kryesise drejtuese, Genc Pollo dhe Kreshnik Collaku. Anetari i Keshillit Kombetar, Marash Vata akuzoi dje bordin drejtues te PDr per vjedhje te fondeve qe jane akorduar nga buxheti i shtetit. "Jane vjedhur 180 milion leke te vjetra nga buxheti i shtetit. Nuk jane dhene ende rrogat kryetareve te degeve ne rrethe. Ketu jane bere shperblime me financat. Konkretisht Kreshnik Collaku ka marre 3 milion leke te vjetra ndersa Gramoz Mecani 5 milion. Kjo parti eshte 0 me parate", tha dje Vata. Nen cilesine e anetarit te kryesise se PDr, Vata shtoi se, eshte shkelur statuti i PDr. "Kjo parti po shkon majtas ndaj dhe une do te drejtoj se shpejti nje grup fraksionist brenda kesaj partie per te ndjekur nje politike te djathte", tha Vata. Ka reaguar menjehere Sekretari i Pergjithshem i PDr Kreshnik Collaku. "Une nuk e mbaj persiper kete akuze dhe po ju them para gjithe anetareve te Keshillit Kombetar se do t'ju denoncoj ne organin e akuzes per kete shpifje", iu drejtua Collaku, anetarit te kryesise Marash Vata. I nxhehur dje nga ajo cka shprehu Vata ka qene edhe kryetari i reformatoreve, Genc Pollo. "Problemi qe keni ngritur ju, z.Vata nuk mund te kthehet ne nje mbledhje me shpifje, fyerje dhe shenja rrugacerie. Ajo c'ka ju deklaruat do t'i nenshtrohet Kontrollit Mbikqyres per te vertetuar akuzen ndersa lidhur me krijimin e fraksionit ju jeni i hapur qe ta drejtoni perderisa kjo eshte e parashikuar edhe ne statut", tha Pollo. Pas ketyre replikave, anetari i Kryesise Marash Vata eshte larguar nga salla bashke me dy anetare te tjere te Keshillit Kombetar.

    Reformatoret kunder bashkimit te opozites

    Keshilli Kombetar i PDr i ka thene "jo" dje bashkimit te partive ne nje koalicion te vetem. Ne deklaraten perfundimtare te Keshillit Kombetar PDr vlereson bashkepunimin me forcat e tjera politike, por jo domosdoshmerine e bashkimit te tyre ne nje koalicion te vetem.

    "PDr e shikon si nje proces normal politik mbajtjen hapur te dialogut dhe bashkepunimit me te gjitha forcat politike opozitare. PDr thekson ne kete rast se paresore ne kete bashkepunim do te jete ruajtja e identitetit te partise sone si nje force alternative me perkrahje ne vend dhe me njohje nderkombetare", thuhet ne deklaraten perfundimtare. Te njejtin qendrim mbajti dje edhe kryetari i reformatoreve Genc Pollo. Ai shtoi se, nuk jane pjekur ende kushtet per t'u bashkuar per shkak se brenda rradheve te PD nuk ka ende demokraci. "PD nuk duhet te marre nisma per t'u bashkuar pasi pothuajse te gjitha partite kane dale nga kjo e fundit", tha Pollo duke shtuar se do te pranohet bashkepunimi per ceshtjen e pronave, te perndjekurit politik dhe reformen zgjedhore. Ceshtjet ne fjale jane prekur edhe ne deklaraten perfundimtare te Keshillit Kombetar. "PDr shikon me shqetesim bllokimin e reformes zgjedhore permes bllokimit te punes nga komisioni dypalesh i ngritur per kete qellim. PDr mendon se interesat e dy partive qe kane te drejten e vetos, kryesisht te mazhorances, jane shkaku kryesor per kete bllokim, duke dhene shenja se ato nuk jane te interesuara per te mbrojtur voten e lire dhe te ndershme", thuhet ne vendimin perfundimtar.
    "Lavdi ty o Zot qė i fale popullit tim njė njeri me urtėsi hyjnore si Ismail Bej Vlora! Njeriu etalon i Shqiptarisė!"

  14. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    Artikulli i mesiperm eshte marre nga KJ dhe e solla vetem per te provuar ate qe kame shprehur ne analizen time: Pollo e kompani jane pak te interesuara per elektoratin e tyre, apo ate te djathte ne pergjithesi. Interesi i tyre jane milionat qe marrin nga buxheti i shtetit per cdo fushate elektorale. Kjo tregon se me cfare nivel te ulet lidershipi kemi te bejme.

    Persa i perket pjeses se dyte, hedhjes poshte te kerkeses per bashkimin e opozites, Pollo dhe partia e tij vetem sa po izolojne vetveten. Cfare do te beje Pollo nese Republikanet, Ballistet dhe Legalistet i thone PO inisiatives? Cfare do te beje Pollo nese kreret e partise se tij, kthehen ne menyre individuale ne PD?
    "Lavdi ty o Zot qė i fale popullit tim njė njeri me urtėsi hyjnore si Ismail Bej Vlora! Njeriu etalon i Shqiptarisė!"

  15. #55
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    31
    Postime
    1,176
    Nje sqarim nga ana e nardit do te na qartesonte me shume rreth asaj cka ka ndodhur gjate mbledhjes.
    PAUCA SED MATURA

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    50
    Postime
    40
    Pershendetje!
    Lexova opinjonet dhe shkrimin ne gazeten "Koha Jone", shkrimi ne gazeta ka gjera te paverteta, kuptohet sipas politikes se gazetes.
    Eshte e vertete qe nje anetar kryesie ka bere akuza te tilla ne mbledhjen e keshillit kombetar, por akuzat e tij mendoj se jane pak te nxituara.
    Shuma qe ai pretendon ne mos gaboj 180 milion leke, ju sqaroj se partite politike me grup parlamentar marrin nga buxheti i shtetit 100 milon leke (te vjetra), keto perdoren per paga, karburant, kanceleri, qera per zyra etj, por megjitheketo mund te kete edhe abuzime te cilat mendoj qe jane minimale. Keto akuza do te behen objekt kontrolli i nje komisioni qe eshte ngritur ne partine demokrate. Pra shume zhurme per asgje.

    Por le te kthehemi ntek ajo qe eshte me e rendesishmja: A'do te kete bashkepunim, bashkim apo...te opozites. Ne fjalen e tyre te gjithe anetaret e keshillit kombetar te partise demokrate PDr mbeshteten idene e nje bashkepunimi te opozites, disa ishin per bashkepunim ne te gjitha aspektet, disa te tjere vetem per gjera te rendesishme. Pra nuk eshte kundershtuar apriori nga asnje koleg bashkepunimi.
    Z.Fredinand XHAFERRI, i cili sapo eshte kthyer nga USA nga nje master, aktualisht N/Kryetar i PDr eshte shprehur i hapur per bashkepunimin me opoziten vetem duke pasur bindjen se ky bashkepunim do te jete ne sherbim te vendit.

    Pershendetje Nardi
    Dreret

  17. #57
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    31
    Postime
    1,589

    Berisha merr nė gjirin e tij deputetėt e Dushkut.

    Vjedhje zgjedhjesh, vjedhje votash!!!

    ----------------------------------------------------------------------------------

    Vendimi i Asamblesė
    PAD: Tani jemi aleatė me Berishėn


    Drejtues tė Partisė Aleanca Demokratike ranė dje dakord qė tė lidhin njė aleancė me Partinė Demokratike pėr tė dalė sė bashku nė zgjedhjet tė pushtetit lokal qė do tė mbahen nė muajin tetor. Arben Imami, Preē Zogaj dhe Gramoz Pashko mblodhėn Asamblenė e PAD-sė pėr tė zyrtarizuar vendimin e tyre. Nė deklaratėn pėrfundimtare tė mbledhjes sė aleancistėve shprehet vullneti pėr t'iu bashkuar koalicionit Bashkimi pėr Fitore dhe pėr tė konkuruar sė bashku nė zgjedhjet e tetorit. Nė kėtė mėnyrė, dy deputetė tė PAD-sė, Imami dhe Zogaj shkėputen nga aleanca e njė viti mė pare mė Partinė Socialiste dhe kthehen nėn drejtimin e liderit tė opozitės, Sali Berisha.
    Pėrfaqėsuesi i tretė i aleancistėve nė Parlament, Neritan Ceka nuk e ka mbėshtetur ndryshimin e kursit tė krerėve tė tjerė tė partisė dhe ka vendosur tė qėndrojė nė tė njėjtėn llogore me Partinė Socialiste. Tė tre deputetėt e PAD-sė, Imami, Zogaj dhe Ceka janė akuzuar nga opozita dhe kreu demokrat Berisha si "deputetė tė Dushkut", dhe i ka ftuar ata tė japin dorėheqjen nga mandati i deputetit nė legjislaturėn qė nisi nė vitin 2001.

    ------------------------------------------------------------------------------------

    Vjedhje zgjedhjesh, vjedhje votash!!!

    Mirė qė kėta deputet kanė vjedh votat, dhe janė emėrtuar "Deputetėt e Dushkut" po Berisha qė ka bėrtitur me tė madhe "Vjedhje Votash" tani po i pranon kėta Deputetė Hajdut nė gjirin e tij? Kėshtu qėnkėra kėrkesa Vjedhje zgjedhjesh, vjedhje votash!!!, sa herė t'i interesoj dikujt pėr ta thėnė?

    Si mendoni, nuk ėshtė hipokrizi kjo?

    drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 14-04-2003 mė 20:35

  18. #58
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    31
    Postime
    1,589
    Albo

    Shpresoj ta shoh tė bashkuar Opozitėn, dhe tė jetė mė konkurruese dhe mė e pėrparuar nga ana organizativo/alternative pėr zgjedhjet e ardhshme, si ato lokale por edhe tė pėrgjithme. Konkurrenca e ndershme i pėrmison tė dyja, si PDnė por edhe PSnė, dhe nė fund tė fundit, kush pėrfiton ėshtė populli.

    Pėrsa i pėket bashkimit tė opozitės, jam i mendimit se duhet bėrė, por njė forcė e tretė duhet tė qėndroj e pranishme. Megjithėse kjo forca e tretė ėshtė vėshtirė qė tė mbijetoj.

    Por nga ky bashkim, pata veēuar artikullin e mėsipėrm. Si mund tė bėhet njė Bashkim me vota tė vjedhura? Kėta dy deputetė ishin zgjedhur ilegjimisht me ndihmėn e Nanos dhe PSsė. Pėr mė tepėr Berisha nuk la edhe kryeqytet Evropian pa e pėrmėndur "zonėn elektorare #60 nė Lushnje, dmth Deputetėt e Dushkut". Tė jemi tė ndėrgjeshėm se ēfarė Berisha tha ndaj tyre, dhe ēfarė ėshtė duke bėrė tani. Ai bėrtiti pėr gati njė vit, Vota tė vjedhura, zgjedhje tė manipuluara", por tani i fut nė gjirin e vet Deputetėt e Pamoralshėm. Ai i kėrkoj edhe vetė atyre qė tė jepnin dorėheqjen, ndėrsa tani meqė i intereson, i fut nė rrethin e vet. Tė jemi tė ndėrgjegjshem, se kjo forcė mund tė jetė duke qeverisur nesėr, dhe pra ēfarė do tė kemi, prap manipulime?

    drini.

  19. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    Reformatoret: Kushtet tona per PD

    Nenkryetari i Partise Demokrate te Re, Ferdinand Xhaferri komenton marredheniet me PD dhe zhvillimet e fundit politike: "Negociimi si pale eshte thelbesore per te dhene mesazhin se nuk kemi nje opozite qe komandohet dhe perdoret nga Berisha. Kete gje edhe vete Berisha e ka kuptuar qe nuk funksionon dhe nuk i sherben as atij"

    Kohet e fundit, drejtuesit e larte te PD(r) kane zhvilluar nje tur takimesh ne rrethe te ndryshme te vendit. Cili ka qene qellimi i ketij turi?

    Natyrisht qe levizjet e drejtuesve te Partise Demokrate te Re, nuk duhen pare si nje tur i tipit pilot, por si nje proces i domosdoshem dhe i panderprere, tejet i domosdoshem, per te konsoliduar cdo force politike. Kontakti me njerezit eshte nje vlere paresore per ne si force e re politike, per te na mbajtur afer qytetareve. Kjo te jep nje mundesi te cmuar per te hartuar nje alternative, qe bazohet ne probleme konkrete dhe jo ne principe te pergjithshme. Gjithashtu, keto kontakte te japin te drejten morale qe ne fushata elektorale t'i shmangesh me dinjitet zemerimit te votuesve dhe percaktimit te tyre se politikanet vijne per te kontaktuar vetem per fushate.

    Kjo do te thote se ju po pergatiteni per te dale si subjekt me vete politik ne zgjedhjet e vjeshtes?

    Kjo eshte nje pyetje relativisht e veshtire. Pare ne projektin politik te Partise Demokrate te Re, per ne eshte domosdoshmeri konkurimi me vete per te demonstruar, jo vetem me zgjedhjet politike (gje qe e kemi bere), por edhe ne lokalet, se jemi forca politike qe kemi mbeshtetje ne rritje. Ne i kemi te gjitha mundesite per te ndikuar dhe dimensionuar ne te ardhmen proceset politike ne vend. Ketu mbaj parasysh se ekziston nje konsensus tashme edhe i provuar, qe dy partite, te cilat deri me tani jane emertuar si te medhate, nuk mund te arrijne me edhe ne shifrat e 40 %. Po te shtojme ketu edhe faktin se afro 70% e votuesve nuk kane simpati per dy te "medhenjte", eshte e kuptueshme se ne te gjitha kendveshtrimet, ne kemi nje nxitje te madhe per te konkuruar te vetem.

    Ka nje ftese per bashkim ose unifikim te opozites. Ju si PD(r) si ndiheni perballe kesaj ftese?

    Pare ne menyre absolute ftesat per bashkim gjithmone jane pozitive. Por nese do t'i benim nje shqyrtim te hollesishem thelbit te problemit, vihet re se ekspozohen probleme konceptuale jo te neglizhueshme. E thene me shkoqur, ne e shohim bashkimin si nje sistem negociatash midis dy paleve. Pra Partise Demokratike si forca e dyte politike dhe PD(r), si forca e trete politike. Deri me tani PD e ka pare bashkepunimin si vendosje ne rradhe te nje sere individesh dhe disa partish te tjera, qe aktualisht jane ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". Per te qene me te qarte ne jemi forca e trete politike, e ardhur ne kete renditje jo si pasoje e dhuratave politike te PD, sikunder nuk kemi devijuar nga koncepti i qendres se djathte per t'i sherbyer te majtes. Per me teper, u formesuam si force politike vetem mbas nje konflikti parimor politik qe kishim brenda PD. Ne themel te ketij konflikti qendronin diferenca thelbesore, lidhur me dimensionet e demokracise se brendshme, pjesmarrjen dhe jo bojkotimin e institucioneve, si edhe per respektimin e aktoreve dhe institucioneve nderkombetare. Ne fund te fundit keto diferenca jane pranuar aktualisht nga PD dhe ne jemi te kenaqur per kete.

    Kjo do te thote se jeni te gatshem per bashkepunim?

    Nese do te jete e qarte se behet fjale per te koordinuar dhe bashkepunuar midis dy paleve, une jam optimist se gjerat do te ecin shume mire. Ne e quajme normale dhe gjykojme se PD eshte ne te drejten e saj per te takuar sa here qe te doje aleatet e "Bashkimit per Fitore". Po keshtu ajo eshte brenda kesaj te drejte per te takuar dhe perfshire brenda saj individe qe ajo mendon se kane influence per te ndikuar ne permiresimin e imazhit te saj. Por edhe ne jemi ne te drejten tone per te kerkuar dhe negociuar si dy pale. Mendoj se eshte e mundeshme dhe duhet te kapercehen problemet se kush nga keto pale eshte me e madhe, gje te cilen mund te pretendoje me te drejte PD-ja, apo kush nga keto pale ka patur te drejte, gje te cilen mund ta pretendojme me te drejte ne. Negociimi si pale eshte thelbesore per te dhene mesazhin se nuk kemi nje opozite qe komandohet dhe perdoret nga Berisha, gje te cilen une mendoje se edhe vete Berisha e ka kuptuar qe nuk funksionon dhe nuk i sherben as atij vete. Problematikat e vendit therrasin ne skene opoziten. Opozita duhet te organizohet brenda saj per t'u prezantuar si zgjidhje.

    Ju mendoni se Nano e ka mbyllur ciklin e tij?

    Duke filluar qe nga numeri rekord i deshtimeve si Kryeminister dhe duke vazhduar me akuzat nga te gjitha krahet, si nga brenda ashtu edhe nga jashte, per lidhje me krimin dhe mbeshtetje te korrupsionit, do te thoja qe mund te konsiderohej humbje kohe te sterthuash problemet e panumerta te qeverisjes se Nanos. Per te kuptuar se cfare perfaqeson Nano i sotem si Kryeminister dhe cfare institucionesh pretendon se ka ngritur ai, me shume kuptim eshte fakti se ndersa ne '98, ishte nje proteste masive qe e detyroi te ikte ne Maqedoni, sot ai eshte katandisuar qe edhe nje grusht qytetaresh te Bathores e detyrojne per t'ia mbathur. Pra do te ishte krejtesisht e kote te flisje per permiresim te kesaj qeverisje. E ritheksoj, tani e keqja nuk eshte se nuk kemi qeverisje, e keqja eshte ngurtesuar ne faktin qe nuk po kemi akoma nje opozite qe eshte ne gjendje te binde qytetaret dhe aktoret nderkombetare se eshte nje opozite alternative.

    Bisedoi

    Armando META
    "Lavdi ty o Zot qė i fale popullit tim njė njeri me urtėsi hyjnore si Ismail Bej Vlora! Njeriu etalon i Shqiptarisė!"

  20. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    Bode e Beja, negociatoret per bashkim

    Kryesia e PD cakton sekretarin e Pergjithshem Ridvan Bode dhe ate te Burimeve Njerezore Fatos Beja, per te negociuar me drejtuesit e tjere te partive opozitare, per te mundesuar krijimin e nje koalicioni te gjere opozitare ne prag te zgjedhjeve vendore te vjeshtes se ketij viti. Lajmi eshte publikuar dje nga kryetari i PD Sali Berisha. Sipas tij, jashte ketyre bisedimeve nuk do te jete as ai vete, por do te marre takime ne nivel kryetaresh me te gjithe perfaqesuesit e ketyre partive. "Eshte percaktuar qe PD te beje perpjekjet me serioze per nje koalicion te ndershem, funksionues me te gjithe spektrin opozitare", thekson Berisha. Ndersa Beja sqaron se ky mandat parashikon perpjekjet per arritjen e nje aleance, e cila do t'i ndihmoje daljes se partive te opozites ne nje pozicion me te suksesshem dhe me te sigurte gjate zgjedhjeve te ardhshme. "Ky eshte nje aksion per studimin e situates, per t'u njohur me interesat e cdo partie. Do te marrim kontakte me te gjitha partit dhe do te gjykojme per percaktimin e nje politike dhe qellimi te perbashket", thekson Beja.

    A. M
    "Lavdi ty o Zot qė i fale popullit tim njė njeri me urtėsi hyjnore si Ismail Bej Vlora! Njeriu etalon i Shqiptarisė!"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    By angert in forum Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. Zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, qershor 2009
    By Albo in forum Portali i forumit
    Pėrgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 10-12-2009, 09:37
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 19:16
  4. Kombėtarja Shqiptare
    By Davius in forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 182
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 12:06
  5. E Djathta
    By Anton in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 20-09-2002, 14:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •