Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 144
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Përgatitja për tregim dhe lexim

    Tani kalojmë në pjesën e dytë të problemit: Si duhet tu flitet fëmijëve ?
    Para se ti parashtrojmë pikëpamjet themelore rreth këtij kuptimi, duhet edhe njëherë të nënvizojmë atë çfarë është thënë mbi qëllimin e të folurit dhe leximit, sepse ajo do të jetë vendimtare. Kemi thënë qe me të folur dhe lexim në fëmijën duhet të nxisim përjetime artistike qe do lëvizë imagjinatën e fëmijës dhe ta bëjë qe shpirti i tij të bëhet më vital. Nëse këtë e kemi për qellim, atëherë e terë puna e jonë duhet të orientohet në atë drejtim.
    Nuk ka dyshim qe pa një përgatitje të mirë të ketë sukses puna e prindit. Andaj, qëpari duhet të shikonim në çfarë bazohet kjo përgatitje.
    Pikësëpari, prindi është i obliguar qe nga një numër i madh i literaturës qe ka në dispozicion ( të cilën ai duhet ta përcjellë dhe ta njoh ) të bënë zgjidhjen më të mirë, Duke pasur parasysh moshën dhe zhvillimin e fëmijës, interesimin i tij, nevojat e caktuara në lidhje me punën edukuese dhe të ngjashme. Përmbajtja e tregimeve të zgjedhura duhet të jetë e tillë kështu qe pamjet dhe kuptimi në te duhet të jetë i njohur fëmijëve nga provoja ditore e tij ose nga puna paraprake kështu qe mos të ka nevojë për kurrfarë shpjegimi të ndryshëm qe kishte me zvogëluar efektin artistik të te folurit. Për këtë duhet pasur kujdes të posaçëm kështu qe diturinë përkatëse fëmija e përvetëson në forma të ndryshme gjatë punës.
    Në lidhje me këtë menjëherë duhet pyetur sa tregime duhet të i tregohen fëmijës. Mendoi se sa i përket përgjigjes në këtë nuk duhet tepruar. Për të gjithë është e njohur qe fëmija me ëndje dëgjojnë një tregim disa herë, qe sa herë i tregohet ai kënaqet edhe pse ai e njeh materien e ati tregimi në detaje. Ata i kënaqë ndodhia e njohur aq sa e kënaqë edhe ajo a panjohur. Për këtë arsye nuk kemi nevojë të grumbullonim numër të madh të tregimeve dhe të bëjmë mbingarkimin e trurit të fëmijës për të mbajtur mend. Na duket se dy deri tri tregime në muaj kishte me qenë ajo masë qe kishte shënuar një lloj efekti orientues.
    Pasi qe është bërë përzgjidhja, vjen një ndër kërkesat më të rëndësishme në lidhje me përgatitje: kjo është pranimi i tregimit nga ana e prindit. Thjeshtë mendohet se për ti treguar fëmijës farë tregimi mjafton qe duke lexuar apo treguar një herë tregimin ja kemi arritur qëllimit të jemi të aftë për të ja treguar fëmijës. Mirëpo, nuk është ashtu. Tregimi është vepër artistike, kështu qe prindi duhet interpretuar në mënyrë sa më artistike duke nxitur në fëmijë përjetim artistik. Është e qartë, qe askush nuk mund të interpretoi diç qe vet nuk e ka përvetësuar, askush nuk ka mundësi diç të ofroi kur nuk e posedon atë. Prindi, andaj duhet të përvetësoi tregimin, qe në mënyrë intime ta ndiej para se të tregoi atë dhe për të mundur ta tregoi. Ai kurrsesi nuk kishte ma pasur guxim qe të tregoi tregimin kur një tregim i tillë nuk kishte me qenë interesant.
    Një përvetësim i tillë, kurrsesi, nuk do të thotë se duhet mësuar përmendsh. Memoria likuidon spontanitetin, në këtë rast bëhet fjalë për mbizotërimin e vërtetë të materialit me të cilin prindi në njëfarë mënyre manipulon. Për tu arritur kjo, thjeshtë duhet kuptuar, të përvetësohet koncepti themelor i tregimit, atëherë të ushtrohet para një dëgjuesit të paramenduar, duke i dhënë konceptit të tillë përmbajtjen e vet. Vetëm se, sidomos veprat karakteristike të bukura dhe origjinale duhet riprodhuar në tërësi ( shembull, konservimi në tregimin e Tre derrave ), ndërsa të tjerat vet prindi duhet japë formën e tregimit në fjalë.
    Vetëm nëse në këtë mënyrë punon, prindi me të vërtetë do të krijoj mundësinë qe të flet mirë dhe të arrijë rezultate pozitive. Për ndryshe nuk do ketë shumë dobi nëse ai flet, ndërsa paraprakisht nuk e ka përvetësuar përmbajtjen dhe nuk e ka përjetuar bukurinë dhe vlerën e ati tregimi. Tregimi i tij në këtë rast nuk do ketë kolorit fare, ka me qenë sipërfaqësor, jo i bindshëm, duke kapërcyer disa pjesë qe i ka harruar – në çdo rast pa elemente të mjaftuara qe tregimi kishte me joshë dhe kënaq fëmijën, për këtë arsye ky tregim nuk kishte me pasur as ndikim artistik e as edukativ.
    Sa i përket leximit, është e qartë qe aty nuk ka kurrfarë mundësie diç të ndërrohet, për këtë arsye ka nevojë qe me ushtrim permanent të përvetësohet teksti përkatës si shprehje e vet.
    Për të arritur efekt më të madh, prindi duhet të ketë kujdes të madh se si do të fliste dhe në çfarë kohe. Duke përcjellë konceptin përkatës të te folurit, mendonim qe nuk duhet folur në kohën kur fëmija është i orientuara apo i parapërgatitur në mënyrë psikike për të lozur apo aktivitete tjera më atraktive sipas tij. Koha më e përshtatshme është ajo e pas ditës. Në këtë kohë fëmija një çikë është më i lodhur fizikisht dhe më shumë janë të disponuar për një formë të punës së qetë. Në këtë kohë fëmija në një mënyrë i afrohet prindit, atëherë të folurit zënë vend duke kënaqur fëmijën.
    Në lidhje më këtë shtrohet pyetja a duhet fëmijës ti flitet para se ta merr gjumi ? Shumë prind këtë e praktikojnë, fëmija krijon një shprehje qe të flija para se të përfundon tregimi qe prindi do ja tregoja. Mendojmë se në këtë nuk ka asgjë negative, vetëm me një vërejtje : tregimi qe tregohet para se të flija fëmija duhet të jetë i lehtë, i qetë, me përmbajtje qe nuk ndikon në fëmijën në mënyrë për ta ngarkuar atë gjatë gjumit apo për ta nxitur me ngarkesë të madhe aksionesh të ndryshme, por plotësisht qetësuese qe i përshtatën gjumit.
    Ka edhe gjera tjera qe prindi duhet pasur kujdes të veçantë në suaza përgatitore. Shembull, para se të filloi për të folur duhet tentuar qe çdo gjë qe e rrethon dhe ja tërheq vëmendjen fëmijës të ja largoi nga mendja, siç janë ngjarjet dhe fotografitë qe fëmijës ja tërheqin vëmendjen. Në këtë rast në fëmijë duhet vepruar vetëm e vetëm fjala e prindit.
    Me qenë se përveç përmbajtjes së tregimit, në një mënyrë duhet pasur kujdes edhe në rregullimin e ndriçimit të dhomës ku tregohet tregimi. Drita e fortë në dhomë i përshtatet tregimit me përmbajtje gëzimi dhe hareje, ndërsa tregimet tjera duhet treguar në dhoma me ndriçim mesatar. Kështu që atmosfera e përgjithshme të veproi ashtu për të lanë përshtypje më të fortë në fëmijën.
    Si një apo shumë fëmijë duhet ulur kur tregohet një tregim ? Kurrfarë gjendje shtrënguese apo tensioni nuk guxon të qëndroj. Fëmija duhet të qëndrojnë apo ulën në formë komode, në mënyrë të lirë të ulën rreth prindit të vet, duke marr qëndrim më të përshtatshëm për fëmijën kështu qe gjatë tregimit fëmija të ndien kënaqësi të plotë. Mirëpo, prindi duhet pasur kujdes të veçantë qe fëmija të shikoi atë në fytyrë, ky faktorë është shumë me rëndësi kur prindi flet ndërsa fëmija e shikon në fytyrë duke folur prindi, atëherë tregimi është shumë i rëndësishëm. Kur mundësia lejon, në shtëpi, ishte dashtë qe këndin e një dhome ta përgatisim si këndë për tregime.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Disa vërejtje paraprake

    Duke pasur parasysh krejt çfarë kemi thënë më parë, paramendonim se prindi është shumë mirë i përgatitur për të folur, respektivisht për të lexuar. Para se të kalonim në mënyrën e të folurit, mendonim se duhet jap ca vërejtje.
    Para se të gjithash është e duhur qe fëmija në moshën parashkollore të jetë i përgatitur për të folur. Kjo përgatitje nuk guxon të paraqitet në mënyrë të befasuar, aq ma pak nuk guxon të imponohet. Përkundrazi, fëmija duhet të ndiej nevojë organike për të folur. Kjo kishte me qenë surprizë nëse në këtë drejtim punohet në mënyrë sistematike, në mënyrë qe të fëmija të krijohet shprehi. Në këtë rast mjafton qe prindi të ju tregon se do ju tregoi e sidomos kur ai ulët në vendin e zakonshëm ku ju tregon tregime, po në atë qastë menjëherë formohet një diskonim i pa përshkruar se do të dëgjoi diç interesante edhe të bukur kështu qe fëmija fillon të gëzohet.
    Sa i përket prindit, para se të filloi me fol, duhet të përgatitet në mënyrë psikike për përmbajtjen e tregimit, qe në vetën e vet të nxisë ndjenjat themelore që tregimi përmban në mënyrë qe të hidhet në botën e ndodhisë qe tregohet, kështu tregimi në fjalë të le përshtypje edhe në vet prindin, si për nga qëndrimi ashtu edhe për nga shprehja qysh se në fjalët fillestare. Prindi duhet larguar nga koka të gjitha mendimet tjera si dhe problemet e përditshme qe e ngacmonin atë, sepse nëse ato e preokuponin atëherë edhe tregimi do pësoi ndryshim apo edhe dështim total. Paramendojeni ju flisni për “Kësulëkuqen” , ndërkohë gjithnjë mendoni në probleme qe ju preokupojnë, siç është një kushëri i sëmur e të ngjashme. Nga kësulëkuqja e vërtetë pak do ti ofroni fëmijës gjatë tregimit. Gjithashtu prindi duhet ulur në mënyrë komode, të shtrihet po ashtu në formë komode dhe të ndihet i kënaqur, në mënyrë qe asgjë mos ta ngacmoi nga brenda apo nga jashtë respektivisht në atë mënyrë qe mos ti pengoi asgjë gjatë tregimit. Gjatë tregimit çdo gjë tjetër duhet të asgjësohet vet vetiu. Kjo do të ndodhte ngjashëm me gjyshen kur ju flet nipave, ulet në mbështetëse, pak mendon, merr frymë ngadalë por thellë, lëshon një shikim në një largësi duke e drejtuar atë shikim mbi kokat e nipave dhe më zë të butë dhe romantik dhe fillon tregimin – mbi vogëlushen qe ka jetuar shumë, shumë vite më parë.
    Në lidhje me këtë, shumë është me rëndësi qe shpirti i tregimit të ju imponohet qysh se nga fillimi, kështu qe fjalët e para ta përvetësojnë fëmijën duke futë në lëvizje imagjinatën e tyre. Në rastin konkret fillimi i tregimit kishte me qenë: Në një kohë kishte qenë një vogëlushe ...; Larg, larg, pa ca vitesh ...; Moti, shumë moti përtej shtat bjeshkësh...; Në një qytet, në një rrugicë, në një shtëpi në katin e katërt... e të ngjashme, në veçanti janë të përshtatshme. Fjalë dhe fillimet e tilla janë tërheqëse për fëmijë, sepse mendojnë se do të dëgjonin ndo një ndodhi shumë interesante.
    Kur prindi fillon me ndonjë tregim, kurrsesi nuk duhet ta ndërpres për shkak të punëve tjera, e më së paku kur duhet ta qetësoi ndonjë fëmijë qe për momentin nuk e dëgjon atë apo nuk është i rehatshëm. Tregimi është një tërësi e përjetimit artistik kështu qe nuk guxon kurrsesi të rrënohet; çdo ndërprerje at e shëmton duke humbur efikasitetin e vet. Në çoftë se fëmija nuk e dëgjon atë me kujdes, me siguri gabimi është të prindi. Sepse nëse prindi ka përzgjedhur tregim të mirë dhe joshës për fëmijën edhe nëse ai tregim është i bukur dhe nëse e tregon në formë shumë të bukur, fëmija kurrsesi nuk ka mundësi qe mos ta dëgjoi.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Si duhet folur

    Tani, do bëjmë fjalë për pyetjen se si duhet të duket tregimi i prindit. Në tërësinë e këtyre problemeve qe ne i shqyrtonim në këtë pjesë pa dyshim se janë me rëndësi të madhe. Do cekim ca forma themelore për të folurit e mirë.
    E para, natyra e qëndrimit. Prindi duhet të flasë pa kurrfarë afeksioni, pa pozuar dhe pa kurrfarë paralajmërimi, lehtë dhe pa u hamendur, pa menduar se çfarë efekti do të reflektohet të fëmija. Mendimet e tija duhet të përqendrohen në tregim, e jo në personalitetin e vet. Përkundër, jo vetëm qe do të rrënon bukurinë e tregimit, por me paralajmërimin e tij pa nevojë do ta tërheqë vëmendjen e fëmijës në kahen e kundërt. Gjithsesi, shumë më lehtë është të parashtrohet kërkesa: të jeni më natyral se që jeni në të vërtetë. Në çoftë se prindi ka vështirësi në këtë drejtim, ai duhet ushtruar në atë mënyrë duke u kujdesur qe gjatë tregimit të mendoi ashtu në formë të gjallë në përmbajtjen e tregimit, në mënyrë qe mos të ka kohë për tu përqendruar në vetën e vet. Nëse ashtu bënë më shpesh, në mënyrë natyrale vetvetiu do të aftësohet për të treguar tregime ashtu siç lejojnë rregullat.
    E dyta, shprehjet sa më të thjeshta. Prindi duhet të flet në mënyrë sa më të thjeshtë dhe me fjalë qe sa më lehtë ti kuptonin fëmijët me fondin e fjalëve qe mbulonin në tërësi atë tregim. Kjo është me rëndësi të madhe, sepse fëmija nuk kanë mundësi qe të përvetësonin tregime qe në te shprehën fjalë të cilat ata nuk i kuptonin, aq më pak mund ta përjetonin imagjinatën e përmbajtjes së tregimit të tillë.
    E treta, logjika e përshkrimit. Prindi duhet pasur kujdes në qëllimin e tregimit dhe në përshkrimin e ndodhisë, pa shumë shpjegime dhe përshkrime qe mundësonin vetëm me dobësuar interesimin. Tregimin duhet nënkuptuar si një dramë në të cilën ndodhitë dhe imazhet radhitën njëra pas tjetrës në një rend logjik, duke arritur kulmin dhe kuptimin e plotë dhe përfundimtar të tregimit. Një përshkrim i tillë në mënyrë të tërësishme preokupon fëmijën si një dramë qe kishin me shikuar.
    Në lidhje më këtë më rëndësi është qe gjatë përsëritjes nuk ndryshonim radhitjen e ndodhive, njëkohësisht që asgjë mos të mungon nga përmbajtja. Fëmija në mënyrë të saktë mbajnë mend, kështu qe nuk lejojnë asgjë të ndryshohet. Nuk është rast i rrallë kur fëmija përmirëson prindin, ose i jap vërejtje në lëshimin e bërë. Në ndërprerjet e tilla dhe kthimet prapa jo vetëm qe humb tërësia e përjetimeve artistike, por krijohet edhe një mos besim i fëmijës ndaj prindit, çfarë prindi në kurrfarë mënyre nuk duhet lejuar.
    E katërta, të folurit dramatik. Kjo është një ndër veçoritë me vlerë më të madhe për të folurit e mirë. Prindi duhet qe në tërësi të “tretët” në tregim, në një mënyrë të shikoi atë çfarë e tregon, kështu qe me zë, me shikim, mimikë dhe gjeste të shpreh karakteret, situatën, veprimin e të gjitha të tjerat qe janë pjesë përbërëse e tregimit. Ai duhet arritur atë qe fëmija të mahnitet me krijimin e imazheve duke shprehur përmes fytyrave të tyre. Neve na janë të njohura shembujt dhe provoja ku qëndron suksesi në kuptimin e plotë, çfarë mund të shikohet sipas reagimit të fëmijës.
    Mirëpo, një tregim i tillë dramatik për shumë prind paraqet një pengesë të madhe, sepse kjo nuk bëhet vetëm se ne dëshironim, por më së shumti varet nga natyra e vet prindit. E qartë është se nuk ka sukses nëse diç nuk kryhet në mënyrë spontane. Në këtë rast ndihmon vetëm e vetëm ushtrimi (stërvitja) dhe një përqendrim i gjithanshëm gjatë tregimit, me mund të madh qe ndjenjat dhe imagjinatën e vet ta zgjonin sa më shumë.
    E pesta, të shprehurit e gjallë. Prindi kur flet, duhet të jetë i disponuar, qe edhe ati ti interesoi përmbajtja e tregimit, pa marrë parasysh për të saten herë e ka treguar, sepse vetëm në mënyrë të tillë ka mundësi ta shprehë me një elan dhe gjallëri. Kjo gjallëri bartë me vete edhe fëmijën. Në çoftë se prindit nuk i intereson tregimi, në çoftë se tregimi është i mërzitshëm, e qartë është qe mënyra e të shprehurit të tij së shpejti ajo mërzi të kaloi edhe tek fëmija. Për atë arsye prindi duhet përjetuar tregimin qe e tregon, në çoftë se për momentin nuk ka mundësi të tregoi në mënyrë të tillë, duhet të luaj rolin në një mënyrë “qe për një gjë të tillë nuk është i interesuar”: një mund i tillë i ndershëm me siguri do ti sjellë minimumin e arsyetimt.
    Pran këtyre veçorive te të folurit të mirë, qe ne mendonim se janë themelore, ka nevojë qe të bëjmë me dije në disa veçori te teknikave në të folur, qe në mënyrën e vet gjithashtu japin kontribut në suksesin e të folurit, respektivisht të lexuarit.
    E para, Forca e zërit. Zëri duhet të jetë natyral si edhe gjatë bisedës së rendomë. Forcën duhet ndryshuar në mesë të folurit e qetë dhe ati më me zë sipas kërkesës së përmbajtjes. Kështu qe për shembull, të folurit e drejtë për drejtë duhet shprehur me një forcë sidokudo më të lartë, skenat qe pritën diç me zë më të ultë, britmat me zë më të lartë etj. Në çdo rast, jashtë variacioneve të tilla duhet folur në mënyrë të qetë, sepse në një mënyrë të folurit e tillë fëmijën e qetëson, pushon dhe e tërheqë.
    E dyta, rregulli i të shprehurit të fjalëve. Ka nevojë të madhe qe të përdoret në mënyrë të rregullt aksenti gramatikor në të shprehurit e rrokjeve dhe fjalëve. Nga kjo varet melosi i të folurit tonë të cilin duhet pranuar edhe fëmija.
    E treta, pauza. Duhet pasur kujdes në vende të caktuara, çfarë varet nga përmbajtja, të pushojmë më shkurtë apo më gjatë, duke ju apë shans fëmijëve qe në mënyrë më të fortë të përjetonin gjendjen emocionale.
    E katërta, shpejtësia. Ajo me siguri varet nga karakteri i tregimit: ca ndodhi duhet treguar me një shpejtësi më të madhe, ndërsa ca me një ma të vogël. Mirëpo, në çdo rast, kur është fjala për fëmijën në moshën parashkollore, shprehja gjithsesi duhet të jetë më e ngadalësuar, në mënyrë qe atyre tu mundësohet përcjellja e rrjedhës së mendimeve në tregim.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Vërejtjet e fundit

    Me shqyrtimin e të gjitha atyre qe bëjnë fjalë për të folurit e mirë, më në fund do ti parashtronim ca pyetje sipas këtij principi.
    Së pari, Gjatë të folurit a do të përdorim fotografi dhe mjete ndihmëse dhe praktike qe shihen ? E dimë se në raste të shpeshta kjo formë praktikohet, gjë qe përdoret ose një foto ose një seri fotosh (album i fotove).
    Puna e tillë bazohet në faktin qe mendimi i fëmijës konkretisht edhe ai pa dyshim është i arsyeshëm për të përvetësuar diturinë dhe zhvilluar forcën e mendjes. Mirëpo, ne gjer ne tani kemi bërë fjalë mbi tregimin dhe leximin si mjete për ndikim artistik te fëmija. Nëse ngelim aty qe të folurit dhe leximi të bëhen përjetim artistik për fëmijë, atëherë nga to duhet shkyçë të gjitha mjetet tjera, në këtë rast edhe fotografitë. Fjala është për atë se çfarë duhet ndikuar në fëmijën, të lëvizë imagjinatën e tyre për tu mundësuar krijimi i imazhit të vet, e jo tu ofroet në formën e gatshme. Kjo do të thotë besimi në forcë dhe fjalë, e kjo neve na duket ma me rëndësi.
    A kemi të drejtë në një qellim të tillë ? Mendonim se po, sepse e ka verifikuar edhe përvoja e drejtpërdrejtë. Kur gjyshja i flet fëmijëve, ajo flet pa ndihmën e fotografive, ndërsa fëmija gjithsesi e dëgjojnë me një përjetim të kënaqur edhe askurrë nuk thonë mjaft. I njëjti rast është kur fëmija dëgjon tregime përmes radios. Për çfarë edhe ne nuk kishim me bërë një gjë të tillë? Qëndron edhe bindja qe nuk do të thotë se ne jemi kundër fotografive. Ato mund të vijnë në vijim, gjatë përsëritjes, kur , nga ana e vet dhe në mënyrën e vet do të paraqitën role më të mëdha.
    Krahas kësaj dëshirojmë qe të zbardhim edhe lëmin e muzikës si përcjellës eventual i të folurit. Mendonim qe kjo është e mundur të shfrytëzohet vetëm e vetëm për të përforcuar përshtypjen e fëmijës. Të përkujtojmë se sa shpesh radioja e përdorë këtë formë për te treguar tregime. Andaj, nëse prindi është i arsimuar në muzikë dhe posedon piano, për disa tregime duhet të improvizoi muzikë të caktuar, sepse muzika ndërthuret me përmbajtjen e tregimit.
    Kur tregimi përfundon, çfarë duhet bërë? Para se të gjithash, ne jemi kundër çdo analize në kuptimin e nxjerrjes dhe formulimit verbal e disa përvojave morale. E para, për atë arsye se morali është ai qe fëmija duhet ta përjetonin dhe përvetësonin bashkë me tregimin, e dyta, për atë arsye se analiza e tillë dobëson përjetimin artistik edhe shpesh herë për fëmijë është e mërzitshme, sepse paraqet diç te tepruar. Disa tregime vetvetiu, me fjali përfundimtare japin pamjen e përmbajtjes në tërësi, kështu qe çdo moralizim është i tepërt.
    Me rëndësi të madhe është qe gjatë përfundimit të tregimit fëmijën ta lirojmë nga ndikimi i përjetimit artistik. Nuk ka dyshim se çdo njëri do të reagon në mënyrën e vet, atëherë ne do orientohemi dhe veprojmë në bazë të reagimit të tillë. Ka mundësi qe ndonjërit nga fëmijët tregimi do i pëlqej aq sa do kërkoi për ta përsëritur. Nuk ka kurrfarë arsyeje qe prindi mos ti dal në ndihmë në kërkesën e tij. Në atë mënyrë ai edhe një herë do të kënaqet në përjetimet e ndodhive nga ai tregimi dhe do bëhet fatlum. Në fëmijën tjetër, ka mundësi qe, disa person apo edhe episode i bëjnë përshtypje të veçantë, andaj në lidhje me këtë do shpreh ndjenjat e veta dhe dëshirat ose të kërkoi ca shpjegime. Në një reaksion të tillë spontan të fëmijës, prindi në mënyrë të përgatitur ta pranoi biseda të shkurtra me te, në të cilat ai do të tërhiqet në mënyrë mjeshtërore. Vetëm në këtë rast bisedat e tilla janë të arsyeshme. Fëmija i tretë ka mundësi të bëjë pyetje se çfarë është bërë me tutje me heroin kryesor , andaj patjetër duhet që të vazhdoi me tregim. Fëmija i katërt gjatë bisedës do ti kujtohet ndonjë tregim i më hershëm qe ka gjëra të përbashkëta me tregimin në rrjedhë, kështu qe kërkon të tregohet dhe ai tregim. Edhe aty duhet të i plotësohet kërkesa e fëmijës.
    Kryesisht, mendojmë se pas përfundimit të tregimit puna duhet rrotulluar në këtë drejtim, sepse në këtë mënyrë për një kohë të gjatë sigurohet ndikimi pozitiv i përjetimeve artistike. Për ditët në vijim, gjatë përsëritjes, mund të shikohen fotografitë, ilustrimet, dramatizimet e caktuara, modernizimi e të ngjashme, çfarë kishin me plotësuar edhe mënyrën tjetër mahnitëse të përjetimeve artistike e nxitur me anë të tregimeve. Por kjo nuk do të thotë jo vetëm qe mos të përsërisim tregimet , sepse ajo vetvetiu pa marrë parasysh sa herë kemi përsëritur të njëjtat tregime me të njëjtat përmbajtje, te fëmija do të nxisim një përjetim të hareshëm dhe kënaqësi të madhe.
    Fjalët kanë forcë magjike, si çdo mjet tjetër me shprehje artistike, ndërsa në ne ngelë qe përmes shprehjeve të folurit dhe të lexuarit artistik, në masë të plotë ti shfrytëzonim.
    Në këtë kuptim janë shkruar edhe rreshtat në fillim: të vërehet vlera e të folurit dhe leximit dhe tu ndihmohet prindërve qe këtë formë të punës në mënyrë sa me të rregullt ta shfrytëzonin për edukimin e vogëlushëve të vet. Assesi nuk guxon të harrohet qe një përjetim i tillë artistik fisnikëron fëmijët dhe në një masë të dukshme ndikon në përvetësimin veprave dhe pikëpamjeve të caktuara.
    Shtypshkronja
    Enti për aftësimin profesional të punëtorëve Zemun, Marshall Tita 29
    “NGRITJA DHE EDUKIMI I FËMIJËVE”

  5. #65
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Salihaj ju lumt per keto qe postoni ne F/Sh.

    Faleminderit miko..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Miqtë e mijë të nderuar

    Miqtë e mi të nderuar dhe shumë të respektuar, një gjë duhet të më kuptoni ! Unë jam një adhurues i të gjitha atyre gjërave qe shpien në drejtim të mirëqenies njerëzore, dashurisë, paqes e çfarë jo qe është vetëm për të mirën e njeriut. Askush nuk mund të më bindë qe në këtë konglomerat të kësaj toke nuk ka vend për të gjithë, vetëm duke pasur kujdes qe çdo njëri të sistemohet aty ku e ka vendin. Fatbardhësi e madhe është për mua qe me profesion jam inxhinier i diplomuar i bujqësisë, kështu qe çdo ndërmarrje ime me kohë për kultivimin e bagëtisë, shpendarisë, pemëtarisë, vreshtarisë, perimekulturës etj ka sjellë rezultate me sukses të pa mohuar. Çdo intervenim i vonshëm ka sjellë dështim. As një agronom, mjek apo prind qe vet nuk është në radhë të parë njeri dhe i edukuar ashtu siç e kërkonin rregullat e ligjeve natyrore, e pa mundur është qe mund të jetë ekspert prefekt i zanatit të vet, po ashtu edhe prind i mirë. Këtë nuk e kam thënë unë i pari, këtë e kanë thënë shumë herët me mija e mija vite para neve. Por e mira gjithmonë vlen të përsëritët.
    Çdo ndërmarrje për kultivimin apo përfitimin e një specie në lëmin e bujqësisë jap rezultate pas pesë vite.
    Çfarë mendoni sa kohë merr edukimi i fëmijës ? Eh more miqtë e mijë të dashur ! Nëna fëmijën e mbanë në mitrën e sajë nëntë muaj, paramendoni ti mbani nëntë muaj natë e ditë në duart e juaja tri deri në katër kg. Kjo është faza me rëndësi të madhe kur fillon të edukohet fëmija. Nëna e qetë, fëmija i qetë! Nëna e vështirë, fëmija i vështirë! Nëna e zgjuar edhe fëmija i zgjuar dhe kundërta! Nëna po e përmendi shpesh mirësinë dhe engjëllin edhe fëmija do jetë engjëll! Nëna po e përdori emrin e “dreqit” me dyja duart ja falë dreqit! Etj. Përafërsisht, dy vite fëmija bartët në kraharor. Katër vite tjera fëmija donë të dija çdo gjë “më shumë se qe din vet prindi”: tregime, përralla, lexime shëtitje, lozje etj. Katër vite tjera duhet të mësoi: shkrim, lexim, të pajiset me dituri jo vetëm shkollore por atë të përgjithshme, urbane, ekonomike, sportive, politike, me një fjalë çdo gjë qe e ngacmon në sistemin e tij nervor përmes shikimit, dëgjimit, aktiviteteve fizike dhe atyre psikike etj. Katër vite tjera përveç atyre faktorëve qe përmendem më parë lind një faktor i ri shumë më i rëndësishëm se të cekurit, e kjo është adoleshenca (dashuria) për gjininë e kundërt të tij apo të sajë. Faktori në fjalë është sa kompleks aq enigmatik , shumë i vështirë për prindin. Në këtë rast prindi duhet të jetë tejet i përgatitur për ta edukuar fëmijën gjatë kësaj faze. Pas këtyre qe i cekëm vijnë edhe katër vitet e pjekurisë !
    Paramendoni miq të nderuar, në bujqësi për të përfituar një specie të re siç janë pema, pula, viçi etj nevojitën pesë vite. Por, çfarë mendoni për të përfituar një qenie të re njerëzore me tipare humane dhe të mbarë për tërë njerëzimin më së paku nevojitën nëntëmbëdhjetë vite. Nëntëmbëdhjetë vite fëmija nga prindi kërkon mund dhe ngrohtësi të madhe! Kjo është barazi qe të punoni me dhjetëra kilometra në një minierë ari rreth njëzet viteve për ta ëndërruar një ditë më të lumtur!
    Falënderoi miqtë sidomos mikun tim Roi qe me nderon me fjalën “Faleminderit”. Mik i nderuar Roi unë jam babai i gjashtë fëmijëve (3+3), gjysh i dhjetëra nipave dhe mesave, jam edhe gjyshi i fëmijëve të lagjes sime aty ku banoi. I vetmi urim edhe shumë madhështorë për mua është kur me tregoni se; a po kuptohet kjo materie qe po e shkruaj dhe sa po kuptohet, sepse kjo materie po përkthehet nga gjuha serbokroate e atëhershme.
    Falë nderoi profesorin tim të ndjerë të kulturës fizike Shyqëri Spahiu qe mi dhuroi rreth pesëdhjetë broshura të tilla pa ja kërkuar unë fare. Por, duke vërejt se unë kam durim të madhe dhe jam punëtor i pa mposhtur për mirëqenien njerëzore, para vdekjes profesori më ofroi këtë material qe tani po me duket mi dha duke thënë me shpirtin e tij: “merri salihaj se këto janë vetëm për ty, se ti je ai qe do i qetë në dritë në gjuhën ton shqipe, sepse mu ka lodhë shpirti duke mësuar dhe lexuar serbokroatisht. Ne jemi shqiptar! Dëshira e jonë është të lexojmë, mësojmë, flasim, punojmë, frymojmë shqip! Andaj merri të lutëm qe ky thesar mos të varroset në sirtarët e mi të vjetruara!”

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Roli i shprehive në përgjithësi, e sidomos në jetën e fëmijës

    Mbi shprehitë është folur mjaftë. Kjo edhe sot bëhet, mirëpo mendonim që nuk është e tepruar, për shkak të rëndësisë që shprehitë kanë në jetën e njeriut, e në veçanti në jetën dhe edukimin e fëmijës.
    Populli thotë: “Shprehia është natyra tjetër”, ndërsa shkencëtarët: “Shprehitë janë ekonomia e vetëdijes në veprimtarinë e njeriut”. Këto mendime mjaft shpesh dëgjohen dhe në to gjendet esenca e vlerave të tyre.
    Kur flasim për shprehi, kryesisht mendonim në ato pozitive, qe shpien, para se të gjithash, në ruajtjen dhe kultivimin e shëndetit, në sjelljet kulturore dhe në punë. Te disa persona në veçanti në raste të shpeshta për shkak të mungesës se këshillimit të drejtë formohet një mori e shprehive të dobëta ( të dobëta për vet personin dhe për rrethin ku ai jeton dhe vepron), qe krijon mjaft pa kënaqësi, kështu qe me vështirësi eliminohen dhe largohen.
    Çdo njeri duhet të kryej shumë vepra në interes të shëndetit, dhe atë për çdo ditë, pa dallim, kështu qe në një mënyrë mos ti mirët kohë shumë dhe mos të ja tërheq vërejtjen shumë punëve me rëndësi. Çdo gjë do të bëhet e thjeshtë nëse njeriu ka të formuar shprehinë e fortë, nëse për atë shprehi ka nevojë. Nuk ka vështirësi nëse duhet ti pastronim duart para buke nëse paraprakisht tek ne formohet shprehia e tillë, respektivisht nëse thjesht nuk mundem të ulemi pran tryezës me duar të pa pastra edhe pse gjendemi në ndonjë situatë të tillë. Ose, nuk mundem të flejë në çoftë se nuk jemi pastruar, apo pastruar këmbët etj.
    Marrim shembullin e dytë. Është jashtëzakonisht kënaqësi kur shohim njeriun qe nuk mundet ti përgjigjet njeriut tjetër ndryshe përveç me një sjellje të mirë, me lutje, ose kur tjetri përgjigjet me një mirësjellje të jashtëzakonshme, edhe kjo varet nga shprehitë e krijuara në rrethin ku jeton. Jeta sa është më e bukur dhe më e plotë e ati njeriu të i cilit puna është bërë nevojë, ndërsa në barrë edhe detyrimi. Edhe kjo është rezultat i shprehisë. Te bëjmë një rezyme dhe themi qe shprehia ka rol të madh në jetën e njeriut sepse mundëson qe sasi te pa nevojshme të shpenzoi energjinë e vet në nivelin minimal, respektivisht, qe një pjesë të madhe të energjisë të angazhoi në punët e dobishme, për vet ndërtimin dhe suksesin e punëve të veta.
    Shikoni fëmijën qe ka filluar në mënyrë të pavarur ti lajë duart, se si ai këtë punë e bënë ngadalë dhe si investon energjinë e vet fizike dhe psikike. Më vonë, kur ai krijon shprehi, ai këtë punë e bënë shumë shpejtë dhe shumë lehtë, njëkohësisht nënës së vet i tregon ndodhitë qe i ka përjetuar në shkollë apo gjatë lojërave.
    Shprehia edhe në jetën e njeriut lozë rol të madh. Nga raportet tona ndaj shprehive në edukimin e fëmijës varet edhe roli i shprehisë në jetën vijuese të fëmijës, kur ai rritet si njeri i madh. Prindërit, dhe të gjithë qe mirën me edukimin e fëmijës, kanë për detyrë, në interesin e edukatës së drejtë, të i kushtonin kujdes të madh këtij problemi, e sidomos ta kuptonin rëndësinë dhe rolin e shprehisë në edukimin e fëmijës.
    Na është e njohur nga provoja qe fëmija qysh në vegjëli të aftësohet qe sa ka mundësi t të brengoset për shëndetin e vet, respektivisht te ai duhet formuar shprehi higjienike. Para se të gjithash këtë duhet të mësohet qe të jetoi në kushte higjienike, qe kënaqësi të ndien në pastërti, ndërsa më vonë do të vetëdijesohet mbi nevojën e jetës së tillë. Me rëndësi është qe fëmija shembull, të krijon shprehi qe vet dhe sa më shpesh ti pastroi duart, dhe në përgjithësi të mbaj çdo gjë të pastër.
    Njëkohësisht është e rëndësishme edhe shprehia e raporteve kulturore, ndaj sendeve qe i përdorë për çdo ditë, më tutje ndaj ushqimit, sjelljet e kulturuara ndaj të moshuarve, ndaj shokëve të vet. Nëse nga vegjëlia fëmijën e mësonim qe të sjellët në mënyrë të kulturuar, ne më këtë rast i kemi mundësuar qe ai më shpejt të pavarësohet. Mundësojmë që në mënyrë të lirë dhe sigurt qarkulloi në mesin e shoqërisë, qe me lehtësi kontakton me njerëz dhe moshataret e vet, çfarë do ti sjellë shumë dobi dhe kënaqësi të madhe gjatë jetës.
    Vendin e veçantë dhe vlerën madhështore e ka formimi i shprehisë së punës te fëmija. Menjëherë duhet cekur qe më formimin e shprehisë së punës te fëmija do të ketë vetëm rezultate pozitive, nëse gjatë kësaj kemi parasysh forcën e fëmijës. Kërkesat tona si edukator nuk guxonin të jenë as tepër të rënda, po as tepër të lehta. Nga ai çast kur fëmija është në gjendje te kryej ndonjë punë, duhet të ngarkohet me një punë të tillë. Edhe nëse është tubimi i thermave të bukës në sofër, si dhe grumbullimi dhe renditja e lodrave e të ngjashme. Duhet pasur durim qe punët e tilla ti ngarkohen fëmijës. Ai atë e dëshiron dhe me kënaqësi e kërkon ta bëjë, ai ka dëshirë të ja tërheq vëmendjen më të moshuarve – qe të punoi. Këtë kënaqësi në punë duhet kultivuar. Shprehitë në punë nuk arrihen vetëm me angazhimin e fëmijës në punët serioze, por me formimin e raportit të drejtë ndaj lojës e sidomos ndaj mësimit. Nëse ja arrijmë qe fëmijën gjithnjë ta angazhonim me punë, qe me kënaqësi kryen punët e besuara, kemi arritur qe fëmija të krijon shprehi ndaj jetës së organizuar në të cilën nuk do të ndiej mërzinë, qe është armiku më i madh i kënaqësisë gjatë jetës. Fëmija do e dashuroi punën qe do i bëhet nevojë gjatë terë jetës. Në veçanti duhet cekur rëndësinë e madhe të punës për zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës, e sidomos për zhvillimin e tij mendor.
    Pa marrë parasysh në llojin e shprehisë qe ne e edukonim fëmijën, të gjitha krahas duhet kultivuar dhe edukuar te fëmija, të gjitha ato kanë rëndësi të madhe në jetën dhe zhvillimin e fëmijës.
    Para se të gjithash, me edukimin e drejtë të shprehive të domosdoshme, në jetën e njeriut do të fusim punën dhe jetën organizuese. Kur të fëmija krijojmë shprehi qe në mënyrë të pavarur të kujdeset për personalitetin e vet, që puna mos ti sjellë vështirësi, qe të sjellët në mënyrë të lirë dhe të sigurte në shoqëri, ne kemi sjellë dobi të madhe dhe të pa përshkruar qe fëmija të pavarësohet, te formohet një personalitet i fortë qe më vonë shumë probleme jetësore mund ti zgjedhë dhe të vendosë në mënyrë të pavarur.
    Duke kultivuar shprehi pozitive te fëmija nga fëmijëria më e hershme, ne i mundësonim qe në mënyrë të lehtë, shpejt dhe të saktë të përvetësonin një mori veprimesh personale si një njeri i kulturuar qe është e domosdoshme për jetën e vet , në shoqëri dhe bashkësi.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Cili është lloji i shprehive qe duhet përqendruar fëmijën

    Kur shikojmë fëmijët, sjelljet e tyre, kërkesat e tyre, dhe në përgjithësi, raportet e tyre ndaj të gjitha atyre qe ndodhin, do shohim se ekziston një mori veti qe janë të përbashkëta me çdo fëmijë. Mirëpo, pran vetive të përbashkëta, çdo fëmijë veçohet, dhe atë shumë herët, me veti personale dhe individuale, të cilat çdo prind duhet mi pasur parasysh dhe në bazë të tyre të edukoi fëmijën e vet.
    Fëmija terësisht i vogël, para se të gjithash, kujtesën e kanë shumë të mirë sa i përket lëvizjes dhe pozites në të cilën gjenden. Për at, nëse ne i ndihmojmë, me kohë fillojnë të ecin, heret kapin gjërat dhe lodrat duke lozur me to. Në çoftë se fëmijën tërë kohen e ushqenim, e çveshim dhe e mundësonim qe vet të argëtohet, ai në këtë do të krijoj shprehi kështu qe nuk do të sjellë vështirësi për kultivimin e tij. Kjo bazohet në të ashtuçuajturën kujtesë motorike, qe na mundëson qysh se në ditët e para të fëmijës të krijojmë shprehi për rregulla në jetën e fëmijës.
    Vetia e dytë qe mund ta vërejm të fëmija është se ata janë mjaft aktiv. Kjo është një dukuri shum normale dhe natyroreqe vetëm duhet dheë kahen e drejtë qe të shfrytëzohet gjatë edukimit. Fëmija gjithnjë është në qarkullim, gjithnjë tenton qe me diç të miret. Për mos u marrë me atë qe nuk dëshironim, ose për të mos bërë dëmë në shtëpi, atë duhet orjentuar në lojë, punë apo ndonjë veprimtari qe e dëshiron ai vet, kjo është shumë e dobishme për zhvillimin e tij. Fëmija është në lëvizje, shpenzon energji, ndërsa detyra e jonë është qe atë energji ta shfrytëzojmë dhe drejtojmë, sidomos, sipas mundësive të fëmijës.
    Në të shpeshtën e rasteve fëmija na befason me ndonjë fjalë apo veprim, e ne nuk kemi mundësi të shpjegojmë kur dhe si e kanë mësuar atë. Nganjëherë prindi në mënyrë të pa dëshiruar befasohet kur fëmija mëson atë çfarë prindi nuk e dëshiron. Nga kjo, i bëjnë vetes pyetje? Kjo nuk është e vështirë të shpjegohet, sepse fëmija shumë lehtë dhe në mënyrë të shpejtë pranojnë përshtypjet nga mesi ku ai gjendet. Ata janë shum kurreshtar, ju intereson çdo gjë qe bëhët në rrethin ku jeton, dhe ate qe ai o donë. Nga e para janë prindërit, vëllazërit dhe motrat më të moshuar/a, dhe shtëpiakët tjerë, më vonë edukatori dhe mësuesi. Ne shumë mirë mund ti shfrytëzonim këto veti për ta edukuar atë. Nëse fëmija kërkon te luaj me ujë, të lajë rrobat e kukullës, atëherë ne ua japin qe ti lajë qorapat e veta ose diç të ngjashme, kuptohet aq sa ai mund të bëjë.
    Jemi dëshmitar të përditëshmerisë qe fëmija për gjëra të imta gëzohen apo hidhërohen. Çdo gjë, qe ne thonim “ e pranojnë afër zemrës”. Më tutje shohim, qe fëmija janë në gjendje qe me kohë të gjatë argëtohet me atë qe i pëlqen. Këte duhet patur parasyesh gjatë formimit të shprehive. Për tu përforcuar shprehitë, gjithnjë duhet stërvitur dhe përseritur; qe çdo gjë mos të krijoj vështirësi për fëmijën, atë duhet të ja bëjmë mjet ledhatues. Fëmija me kënaqësi do të lahet, nëse në kadë, shembull vendosim ndonjë lodër qe ai e ka për qefi siç janë shpuza në formë lepuri apo forma qe ai i ka për qefi. Fëmija me kënaqësi kryejn detyra nëpër shtëpi nëse atë e bëjnë sëbashku me nënën etj. Punën me fëmijë të vegjël duhet orjentuar në bazë të interesave të tyre dhe në atë drejtim qe për ta është argëtuese.
    Qysh se në vitin e tretë, edhe më herët te disa fëmijë, paraqitën shprehit vetëm për të ngrënë apo për tu veshur. Fëmijët e tillë nuk janë “të pa degjueshëm” , vetëm se janë të vetëdijshëm për forcën e vet dhe kanë dëshirë qe ta provojnë. Në mënyrë shumë të gëzuar duhet përshëndetur një dukuri të tillë, të përkrahet dhe të zhvillohet edhe më tutje. E jona është qe atë pavarësi ta drejtotjmë dhe ta shfrytëzonim për formimin e shprehive pozitive, e jo ta frenojmë. Te fëmija duhet të forcojmë besimin në forcat e veta, kështu qe ata mund vetë të kryejn, në vijim ajo do shpie në suksese më të mëdha. A medoni se kjo është atë çfarë ne e dëshironim? Këto janë fillesat e formimit të vullnetit te fëmija. Nëse për këtë nuk jemi të vetëdijshëm mund të prodhojmë efekte të pa dëshiruara qe në bërthëmë frenojmë dhe thejmë vullnetin e fëmijës nëse për çdo çmim ( sepse ne nxitojmë) për të kry të gjitha në vend të fëmijës. Ose tjetra: te fëmija paraqitët kapriqio dhe kokëfortësia. Shembull, fëmija nuk pranon qe ne ta ushqenim. Duhet lënë pranë trezës së vet qe ai vet të ushqehet, edhe pse do bëhet pis, mirëpo po në atë mënyrë do strëvite qe vet të ushqehet. Kur ai kët e ka bërë në këtë formë, e vendosim në tryezën e madhe sëbashku me të rritur duke e mësuar gradualisht qe të mësohet për tu ushqyer në mënyrë kulturore.
    E tera qe është thënë gjertani na tregon se si duhet qe qenies më të dashur siç është fëmija ti krijojmë shprehi pozitive. Gjatë kësaj nuk guxonim të largonim nga vemendja qe fëmija në mënyrë graduale duhet ta kuptonin nevojen për kryerjen e punëve të caktuara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë përvetsimin e drejtë të shprehive pozizive.
    Gjatë edukimit ka me pasur më pak gabime nëse njohim vetitë e fëmijës, sidomos fëmijërisë së vërtetë. Pran kësaj, është e nevojshme, qe pa ndërpre të përcjellim dhe mësojmë fëmijën, duke gjetur të ai vetit e tija individuale nga të cilat do fillonim edukimin.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Cilat janë ato shprehi pozitive qe patjetër duhet edukuar fëmijën ?

    Cilat janë atu shprehi qysh se nga fillimi detyrimisht duhet formuar te fëmija me qellim qe të kontribuojmë në kahen e drejt për zhvillimin e personalitetit të tij? Të gjitha shprehitë pozitive mund ti ndajmë në tri grupe: Kultura higjienike, puna dhe kultura e sjelljes.
    Kultivimi dhe zhvillimi i shprehive higjienike
    Sa i përket kultivimit dhe zhvillimit të shprehive higjienike, me këtë duhet filluar nga dita e parë e jetës të fëmija. Nga dita e parë duhet të lahet për çdo ditë, në kohë të caktuar të ushqehet, të pastrohet dhe ndërrohen ndërresat, ti sigurohet qe në mënyrë për të fjetur etj. Në këtë mënyrë qysh se në ditët e para fusim rend në jetën e fëmijës dhe shkalë, shkallë kultivojmë shprehi qe ai vet të kërkoi pastërtinë. Këtë veprim e bëjnë prindërit deri sa fëmija është i vogël, mirëpo si të fillon fëmija të forcohet dhe ti kryej vet disa veprime këto shprehi duhet krijuar në fëmijën qe ai vet gradualisht të filloi me mirëmbajtjen e vet.
    Çfarë është shprehia e parë qe duhet krijuar fëmijës ? Më së pari duhet krijuar shprehinë e pastërtisë së duarve. Kjo do të thotë qe para çdo racioni për të ngrënë duhet pastruar duart, gjithashtu duhet pastruar duart pas lojës dhe punës. Duhet mësuar fëmijën qe ai mos ta ndiej vetën mirë kur i ka duart e ndotura. Nuk është në pyetje vetëm pastrimi i duarve, por edhe si fëmija i pastron ato.
    Nuk guxon kurrsesi të jetë e njëjtë nëse fëmija vetëm i lagë duart, luan me sapunë dhe i fshinë ato. Patjetër ato duhet larë mirë duke larguar papastërtinë në tërësi. E tërë kjo mbështetët në atë qe tërësia e shprehisë vlerësohet kur fëmija e mëson këtë shprehi ta kryej me saktësi dhe shpejtësi.
    Me krijimin e shprehisë të fëmija për pastërti kurrë nuk duhet nxituar, respektivisht ta detyrojmë me dhunë qe atë punë ta kryej para kohe. Fëmija i vogël nuk është në gjendje të kontrolloi kryerjen e nevojës fiziologjike - aty është në pyetje pjekuria e tij fiziologjike. Pas rreth një vit e gjysmë fëmija është në gjendje të kontrollohet kështu qe në atë moshë duhet filluar me krijimin e shprehive. Nëse një gjë e tillë fillon me kohë, shprehitë shumë shpejtë mund të futën ne te.
    Në mënyrë graduale, së pari me ndihmën e prindit, e pastaj i pavarur, duhet mësuar fëmijën qe çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes të pastroi fytyrën, të fërkoi mirë dhe ta fshijë mirë. Kjo formë sjellë gjumë të mirë dhe ne mënyrë të dëshiruar ndikon në shëndetin e fëmijës, me kusht qe këto ti kryej rregullisht. Shumë vështirë është të sjellët shprehia në rregull nëse ajo një herë ndërprenë kontinuitetin e vet.
    Veshja dhe zhveshja duhet në mënyrë graduale të lëshohet fëmijës në duar të veta. Nuk besoni se sa nëna dhe fëmija në këtë mënyrë kishin për tu liruar nga nervozi dhe tendosja rreth këtij veprimi. Në fillim fëmijës duhet lejuar kohë më të gjatë për ta krye këtë veprim, deri sa të arrijë shpejtësinë e duhur pa pengesa. Çdo durim në fillimin e krijimit të shprehive më vonë njëqind fish i paguhet edhe prindit edhe fëmijës.
    Krahas kultivimit të shprehive për veshjen dhe zhveshjen e pavarur të fëmijës duhet mësuar edhe shprehi tjera: qe fëmija, shembull, në vendin e caktuar në mënyrë të rregullt duhet paluar dhe vendosë rrobat qe dikur kur i nevojitën ti gjejë pa vështirësi, pastaj të brengoset rreth rregullit dhe pastërtisë se rrobave të tij.
    Do përmendim edhe ca shprehi higjienike qe kanë rëndësi të dukshme. Shembull, mjekët mendonin se dhembët e qumështit duhet kultivuar, respektivisht duke menduar se nga dhëmbët e qumështit varet edhe shëndeti i dhëmbëve të përhershëm. Për atë pas çdo ngrënie duhet krijuar shprehi qe fëmija për çdo mëngjes ti shpëlaj ata me ujë dhe për çdo mbrëmje të pastroi me brushë. Këtë fëmija e bënë me kënaqësi dhe shpejt do e përvetëson këtë shprehi, ky veprim deri në një masë fëmijën e krahason me të rriturin çfarë e dëshiron fëmija.
    Një shprehi qe një çikë është më komplekse, por në të njëjtën kohë edhe me shumë rëndësi, për çfarë prindërit nuk janë të vetëdijshëm, është qe fëmijën duhet mësuar të pastroi këmbët rregullisht dhe ti shpëlaj. Kjo bëhet për shumë shkaqe: e para, siguron qarkullimin e rregullt të gjakut, e dyta, pa mundëson lëndime të ndryshme të organeve gjenitale qe janë shumë të ndjeshme dhe pengon paraqitjen e veseve të këqija të fëmija.
    Pas kësaj, fëmija do të jetë i qetë dhe i disponuar tërë ditën nëse ne e mësojmë qe menjëherë herët në mëngjes të kaloi nga krevati kur zgjohet të bëjë këtë pastrim, e sidomos nëse fëmija ka pasur vend komod për të fjetur , qetësi dhe ka bërë gjumë të mirë.
    Më tutje shprehitë renditen si hallkat e zinxhirit qe janë të lidhura. Ato në mënyrë natyrale lidhën mes veti, atëherë edhe prindi do sheh se si edhe shprehitë tjera lehtë përvetësohen nëse ato qysh se në fillim në mënyrë serioze janë përvetësuar ato të parat. Këtë dukuri shkenca e ka verifikuar në mënyrë më të besuar, sepse dihet qe shprehitë e para mundësojnë, në bazë të natyrës së sistemit nervor, qe më lehtë të zënë vend shprehitë në vijim.
    Të gjitha kërkesat në raport me shprehitë higjienike mund të përfshijmë, nëse i flasim fëmijës qe duhet dashur çdo gjë qe është e patër, të jetonin në mënyrë higjienike dhe në një mënyrë të urrenin çdo gjë qe është e pa pastër, si në ushqim, në ujë qe e pinë, rroba, trupin e tyre, hapësirë në të cilën jetojnë, mjetet qe përdorin etj.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kultivimi dhe zhvillimi i shprehive të punës

    Edhe pse sipas radhës, shprehinë e punës e kemi sistemuar në vendin e dytë, kjo do të thotë se edhe sipas rëndësisë në jetën e fëmijës dhe edukimin e tij është shprehi e shkallës se dytë. Nuk ka shprehi qe duhet kushtuar kujdes më shumë apo më pak, por të gjitha duhet kultivuar me të njëjtën masë. Për shprehi pune vlen ky princip qe detyrat të cilat i parashtrojmë me të cilat e mësojmë fëmijën duhet matur sipas aftësisë së tyre. Në mënyrë negative kishim me ndikuar kur kishim me ngarkuar tepër fëmijën me to, ashtu duhet të bëhet edhe me shprehitë e punës.
    Fëmija i vogël në fillim me vështirësi mund të dalloi lojën nga puna. Ata shpesh kur lozin thonë: “me leni të qetë kur unë punoi”. Atë ata e lojën e pranojnë shumë me seriozitet, sikur qe të rriturit e pranojnë punën. Për atë kur bëjmë fjalë për shprehitë e punës, gjithmonë duhet pasur parasysh edhe lojën, sepse përmes sajë mund të ndikonim shumë në formimin e shprehisë së punës. Fëmija sa është më i moshuar, nga viti i pestë e më tutje, ai është në gjendje të dalloi punën nga loja, bëhet i vetëdijshëm se puna është nevojë e jo argëtim.
    Shprehitë e punës kanë dy kuptime. E para, të veproi në mënyrë të drejtë tek fëmija dhe e dyta, qe të aftësoi për të krye ndonjë punë. Kjo do të thotë, në çoftë se fëmija lozë apo punon, ajo lojë dhe ajo punë të ndikoi në mënyrë të drejtë në zhvillimin e fëmijës. Dhe e dyta: qe tek ai të formoi shprehi për kryerjen e disa punëve, siç është për shembull, qe të shërbehet me ndonjë mjet pune, të kryej punë të caktuara e të ngjashme. Me një fjalë, të zhvilloi ato shprehi qe në mënyrë graduale të kontribuoi në forcimin e aftësive punuese tek fëmija: qe mund të kryej ca punë, të përvetësoi vështirësitë gjet punës, të aftësohet qe puna e tij të jetë e pastër dhe e drejtë.
    Pranë asaj qe u cek gjer me tani – qe fëmijën duhet ta mësonim qe me kohë të filloi vetën e vet ta shërbej – duhet shikuar në çfarë moshe fëmija mund të kryej detyra të ndryshme të punës. Pasi qe fëmija në vitin e tretë dhe katërt nuk ka mundësi ta dalloi lojën nga puna, nuk duhet për të ia besuar ndonjë punë apo detyrë të përhershme. Nëse kishim me angazhuar qe të vadisë lulet rregullisht, ai duke lozur me ujë ka mundësi të shkaktoi dëme, ose nëse e kishim angazhuar të pastroi dhe rregulloj lodrat e veta ai gjatë punës kishte me lozur me to, andaj detyra e tij kishte me humb nga vlera e vet. Kështu pra fëmijën me moshë më të re mund të angazhojmë disa punë sa më të thjeshta. Shembull, nga fëmija mund të kërkonim qe lodrën e vet të vendosë në vend të caktuar, të mbledhë therme të bukës nga tavolina dhe të ja sjellë zogjve, qe nënës dhe babit të ja sjellë papuçet kur kthehen nga puna, të mbledh letra të grisura nga dyshemeja (të cilat në raste te shpeshta vet fëmija i bëjnë ato) , të “hekurosë” rroba të kukullës në çastin kur nëna hekurosë, për ta veshur rrogën, për të sjellë ca gjëra nëse ka nevojë etj. Prindërit vet do gjejnë punë sipas nevojës qe për momentin i konvenon fëmijës. Sa më të moshuar fëmija, lëvizja e tyre bëhet më e sigurt dhe e drejtë, kështu qe ata mund të kryejnë edhe punë tjera. Ata janë më të vetëdijshëm në raport ndaj punës, raporti i tillë në të ardhmen më shumë zhvillon fëmijën. Qe fizikisht të jenë më të fortë dhe më të vetëdijshëm për qëllimet e punës qe kryejnë, andaj i gëzohen rezultateve qe kanë arritur vet. Puna e fëmijës dita ditës bëhet më e pavarur dhe gjithnjë e më pak është i varur nga i rrituri. Në këtë moshë fëmijën duhet mësuar qe në mënyrë të drejtë ti ruajnë lodrat e vet; vetë të ndërtoi lodra të thjeshta dhe të kryejnë ndonjë riparim në to nëse është dëmtuar ndonjë; të pastronin këpucët dhe rrobat e veta; qe më gërshërë dhe gjilpërë të bëjnë punë më të thjeshta e pastaj edhe ato më të përbëra; të rregullojnë tryezën për të ngrënë bukë; rregullonin krevatin si në mbrëmje ashtu edhe në mëngjes; të ushqenin shtazët qe nuk janë të rrezikshme për fëmijë; palojnë dru; të ndihmojnë rreth pastrimit të pemëve dhe perimeve dhe punë tjera qe do të paraqitën sipas nevojës dhe mënyrës së jetës në shtëpi. Nuk duhet të na dekurajoj ky numërim aq i madh i punëve, sepse punët e tilla nuk vijnë për një çast por në mënyrë graduale. Duke vepruar në këtë mënyrë, ne në fëmijë do të zhvillojmë dashuri ndaj punës, shprehi dhe aftësi për punë.

    Prindërit shumë mirë e dinë se si fëmija në mënyrë jetike ju intereson ajo qe e punojnë. Atëherë ata kanë dëshirë të gjenden në afërsi të prindërve, për tu ndihmuar. Shpesh herë për këtë qortohen: “mos na bezdis!” “Mos na pengo” “Mos prek do ta dëmtosh!” “Nuk është ajo për ty!” etj. Paramendonim se, fëmija me dëshirë kishte punuar diç në pranverë kur rregullohet kopshti, kur bëhet ndonjë rregullim në shtëpi, kur përgatitën turshitë për dimër e të ngjashme. Në vend qe ti qortonim kur na pengonin, duhet përshëndetur interesimin e tyre dhe menjëherë me gjet formën dhe mjetet në mënyrë qe edhe fëmija të inkuadrohet në ndonjë veprim të ngjashëm me prindin. Koj metodë do krijoj te fëmija gëzim edhe pran rëndësisë edukuese, mbi të cilën tani bëhet fjalë ka edhe një: fëmija në mënyrë më të fortë lidhet për prind dhe shtëpi, përveç saj, kjo kontribuon në zgjuarën dhe zhvillimin e interesimit. Nëse e pengonim në atë drejtim, më vonë, kur kërkonim të na ndihmojnë, ai do bëhet i shurdhët në thirrjen tonë, sepse interesimi i tij do të orientohet në drejtimin tjetër. Ma më kënaqësi, shembull, do të ulët për të lexuar shtyp ilustrues dhe humori, të dali në rrugë dhe atje të qëndroi me gjatë se qe ka nevojë.
    Të edukosh njeriun nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, mirëpo kjo për prindin është kënaqësi, sepse në te gjejnë “fatin dhe gëzimin e vet”, ashtu thotë Makarenko. Andaj duhet të investoi kujdes për të edukuar njeriun qe dëshiron të punoi, njeriun qe nuk e ka vështirë të punoi punë të ndershme.

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Dita Botërore e shëndetit
    Nga Florim07 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  3. Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 06:38
  4. Urbanistika e Tiranës, në shërbim të … portofolit
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:06
  5. Profesor Hamit Beqja tregon se si ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •