Përkthimi i Autorizuar i Kuranit në Gjuhën Shqipe është përkthim i Kuranit i publikuar në vitin 2010. Është përkthyer në Gjuhën Shqipe nga Alban Fejza, dhe është verzion shqip i Përkthimit të Autorizuar të Kuranit në Gjuhën Angleze nga Rashad Khalifa. Ky përkthim i Kuranit është i Autorizuar sepse është i pari dhe i vetmi deri më tani në Gjuhën Shqipe që i përmbush këto kushte:
1. Është përkthyer duke u bazuar në vetëm Kuranin, në tërë Kuranin, dhe në asgjë tjetër përveç Kuranit, dhe duke i përjashtuar hadithet, dogmat e njohura fetare, dhe të ashtuquajtura synete të cilat i janë veshur Muhamedit, por duke u bazuar në vetë fjalët e vërtetuara të Profetit Muhamed, pra në Kuran. (Shih Kurani, Hadithi dhe Islami).
2. Ky përkthim i Kuranit është i vetmi përkthim i cili nuk i përmban dy fjalitë (ajetet) në fund të Sures 9 të cilat i janë shtuar Kuranit disa vite pas vdekjes së Muhamedit. Më shumë informata për këto dy fjali mund të gjenden në Shtojcën 24 të këtij Përkthimi.
3. Ky përkthim i Kuranit është i vetmi përkthim i cili e njofton lexuesin për Mrekullinë Matematikore e cila gjendet në Kuranin Arabisht. Pra është informim i lexuesit jo vetëm për përmbajtjen e Kuranit, por edhe për strukturën matematikore të tij që vërteton autorësinë Hyjnore të Kuranit Arabisht dhe ruajtjen e Kuranit nga Perëndia (Allahu).
4. Ky është përkthimi i vetëm i Kuranit në gjuhën shqipe që nuk i përket asnjë sekti fetar siç janë sekti Suni, Shia, Vehabi, Bektashi, Ahmedia, Hanafi, Hanbali, Maliki, Shafi, Khavarij. Pra është i bazuar në Kuranin e shpallur nga Perëndia nëpërmjet Muhamedit, pa ia shtuar traditat e mbrapshta të sekteve të ndryshme. Pra, përderisa përkthimet tjera janë të autorizuara nga Mbretërit e shteteve të ndryshme të formuara nga njerëzit, liderët fetarë të bashkësive fetare dhe sektare, ky përkthim autorizohet nga Mbreti i qiejve dhe tokës pa iu nënshtruar asnjë lideri të sekteve. Pra është përkthim që mundëson bashkimin e të gjithë të Nënshtruarve (Myslimanëve) shqiptarë, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre fetare, dhe sektariane.
5. Ky përkthim arrin të predikojë adhurimin e VETËM Zotit, dhe shembjen e të gjithë idhujve të ngritur nga idhujtarët, edhe nëse idhulli i tyre është Muhamedi, apo Jezusi apo Maria, apo kushdo tjetër përveç Perëndisë.
Krijoni Kontakt