Nesër më 15 maj 2010, nën përkujdesjen e Radio ”Projekti 21” në Kopenhagë të Danimarkës, mbahet Festivali fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010”, i 15-ti me radhë.
Për këtë festival pjesëmarrjen e kanë konfirmuar:
Shoqata e Gruas”Kosovarja” nga Malmö e Suedisë
Shoqata ”Mërgimtari” nga Kieli i Gjermanisë
Qendra për Kulturë Shqiptare ”OKARINA” – nga Landskorna, Suedi
Grupi i fëmijëve "Pëllumbat e Projektit 21" nga Kopenhaga e Danimarkës,
si dhe shumë fëmijë e grupe të tjera.
Në festival do të marrë pjesë edhe ekipi i gazetarëve nga RTK - “Zëri ynë”, me gazetar, Mon Beqiri.
Në festival janë ftuar edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare: Ambasada Shqiptare e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë.
Pas festivalit, të pranishmit do t’i argëtojë, këngëtari i mirënjohur, Mahmut Ferati
Për rrjedhën e festivalit do të ju njoftoj nesër.
Me nderime,
Adem Gashi, koordinator i festivalit
dhe redaktor në Radio “Projekti 21”
Krijoni Kontakt