Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 66
  1. #21
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Pse OK jo Dakortė ?!

    Emri "All-llah" ėshtė emėr, nuk mund tė ndryshohet nė diēka tjetėr, ti "Bani" besoj ki emrin "Alban", tė tė thėrrasim ne "Fis i lashtė Ilir" ?!
    atehere kush pervec Zotit ka te drejte te emeroje veten e Tij me nje emer,
    ku eshte argumenti qe Zoti e emeroi veten e tij Allah,
    vetem ta dini qe nqs nuk keni argument te sigurt ,
    atehere beni , sepse behet fjale per Zotin e madherishem dhe duhet te jene respektues dhe te kujdesshem ata qe ia kane friken Zotit,
    e kush nuk ia ka friken Zotit mund te flase si te doje dhe pergjegjesia bie mbi te.

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    Emri "ALLAH"
    Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Allahu ėshtė vetėm njė Allah; larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. Ē'ka nė qiej dhe ēka nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė Allahu ėshtė planifikues i pavarur.” (Nisa, 171)
    Po ashtu fjala e Allahut: “Allahu, s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare, 255)
    Emri Allah ėshtė pėrmbledhės i tė gjithė emrave tė bukur dhe i cilėsive tė larta. Allah ėshtė emri mė i shenjtė, qė tregon tė qenėt mė i larti, njėshmėrinė e Tij dhe vetitė e Tij hyjnore.

    EL VAHID EL EHAD (NJĖ I VETMI)

    Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: “Ai, Allahu, ėshtė Njė!” (Ihlas, 1)
    Po ashtu thotė: "Allahu ėshtė krijues i ēdo sendi, ai ėshtė i vetmi ngadhėnjyes!" (Rad, 16)
    Njė i Vetėm ėshtė Ai i Cili ėshtė njėsuar me tė gjitha pėrsosmėritė, veēuar me ēdo pėrsosmėri, madhėshti, fisnikėri, bukuri, falėnderim, urtėsi, mėshirė dhe tipare tė tjera tė pėrsosmėrisė, s’ka tė ngjashėm si Ai dhe asgjė nuk i pėrngjan Atij nė asnjė gjė, Ai ėshtė i vetėm nė jetėn e Tij, nė pėrjetshmėrinė e Tij, diturinė, fuqinė, madhėshtinė, fisnikėrinė, bukurinė, falėnderimin, urtėsinė, mėshirėn dhe cilėsitė e tjera. Ai cilėsohet me pėrsosmėri tė paskajshme, po ashtu fundi i Tij ėshtė me tė gjitha kėto cilėsi tė sipėrpėrmendura, ndaj ėshtė obligim i robėrve njėsimi i Tij me fjalė e vepra dhe tė pranojnė pėrsosmėrinė e pėrgjithshme dhe veēimin me njėshmėrinė e ta veēojnė me llojet e ibadeteve (adhurimeve).
    1. Ėshtė i vetėm nė Qenien e Tij dhe s’ka ndonjė tjetėr si Ai.
    2. Ėshtė i vetėm nė tiparet (cilėsitė) e Tij dhe s’ka tė ngjashėm si Ai.
    3. Ėshtė i vetėm nė veprat e Tij e s’ka ndihmės.


    EL ALIJ EL A’LA (I LARTI, MĖ i LARTĖSUARI)

    Allahu i Lartėsuar thotė: “E nuk lodhet duke i ruajtur (mirėmbajtur), ngase Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori.” (Bekare, 255)
    Po ashtu thotė: “Madhėroje larg tė metave Zotin tėnd, mė tė lartėsuarin!”(A’la, 1)
    Kėto dy emra tregojnė se tė gjitha domethėniet e lartėsisė janė tė vėrtetuara pėr Allahun me tė gjitha format:
    1. Lartėsia e Qenies, Ai qėndron mbi Arsh, mbi tė gjitha krijesat e Tij, i ndarė nga ata, mirėpo ėshtė i Dijshėm pėr veprimet e tyre, i sheh ata, rregullues i ēėshtjeve tė tyre tė dukshme e tė padukshme, folės me dispozitat e Tij tė pėrcaktuara, rregullsitė kozmike dhe dispozitat sheriatike.

    2. Lartėsia e fuqisė, ajo ėshtė lartėsi e tipareve tė Tij dhe madhėshtia e Tij. nuk i ngjason asnjė cilėsi e krijesave Atij, madje tė gjitha krijesat nuk kanė mundėsi tė pėrvetėsojnė disa nga domethėniet e ndonjė cilėsie tė vetme. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe asgjė nga dija e Tij nuk mund tė pėrvetėsojnė,...” (Bekare, 255)
    Dhe nga kjo mėsojmė se asgjė nuk i pėrngjan Atij nė tė gjitha cilėsitė e Tij.

    3. Lartėsia e mposhtjes, Ai ėshtė Mposhtės i vetėm, i Cili me fuqinė dhe lartėsinė e Tij i mposht tė gjitha krijesat, tė gjitha ēėshtjet e tyre janė nė dorėn e Tij, ē’deshi, ajo ndodhi dhe nuk e pengon nė kėtė askush. E, ajo pėr tė cilėn s’deshi, nuk ndodhi, ndaj po tė mblidhen tė gjitha krijesat nė sjelljen e diēkaje qė nuk e do Ai, nuk do tė munden. E, po ashtu, nėse mblidhen tė pengojnė diēka ēka Ai dėshiron, nuk do tė munden pėr shkak tė fuqisė sė Tij tė pėrsosur dhe realizimin e dėshirės sė Tij dhe pėr shkak tė varfėrisė sė madhe tė tė gjitha krijesave pėr Tė nė ēdo formė.

    EL EVEL (I PARI), EL AHIR (I FUNDIT), EDH DHAHIR (I DUKSHMI), EL BATIN (I PADUKSHMI)

    Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai ėshtė i pari qė s'ka fillim dhe i fundit qė s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi,...” (Hadid, 3)
    Ndėrkaq, i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, e ka komentuar kėtė me njė komentim tė plotė e tė qartė e ka thėnė: “Ti je i Pari e s’ka gjė para Teje, Ti je i Fundit e s’ka gjė pas Teje, Ti je i Dukshmi e s’ka gjė mbi Ty, Ti je i Padukshmi, kėshtu qė s’ka gjė pėrtej Teje.” (Shėnon Muslimi)
    Nė kėtė mėnyrė ka sqaruar ēdo emėr me gjithė domethėniet dhe ka mohuar ēdo gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me Tė e kėto emra tregojnė pėr pėrsosmėrinė e pėrvetėsimit tė Tij ndaj tė gjitha krijesave.

    1. Pėrvetėsim kohor: EL EVEL (I PARI), EL AHIR (I FUNDIT)
    EL EVEL (I PARI) tregon se ēdo gjė ėshtė e re, e shpikur, pasi nuk ka ekzistuar, ndaj obligim i njeriut ėshtė tė njohė Vlerėn e Allahut nė ēdo begati fetare apo tė kėsaj bote, nga shkaku e shkaktari janė nga Allahu i Lartėsuar.
    EL AHIR (I FUNDIT) tregon se Ai synohet, Ai ėshtė Strehimtari kah i Cili krijesat strehohen pėr tė gjitha kėrkesat e tyre.

    2. Pėrvetėsim vendor: EDH DHAHIR (I DUKSHMI), EL BATIN (I PADUKSHMI)
    EDH DHAHIR (I DUKSHMI) tregon pėr madhėshtinė e cilėsive tė Tij dhe njėkohėsisht tregon nevojėn (vogėlsinė) e ēdo gjėje para Madhėshtisė sė Tij, Qenien, cilėsitė dhe lartėsinė e Tij.

    EL BATIN (I PADUKSHMI) tregon pėr pėrvetėsimin e Allahut pėr ēdo gjė tė fshehtė e tė hapur, pėr mėkatet dhe imtėsi tė tjera, njėkohėsisht siē tregon edhe pėr pėrsosmėrinė e afrimit tė Allahut tė Lartėsuar.
    Ndaj sado qė tė bėjnė pėrcaktime tė kohėve tė mėparshme periodike deri nė pafund, Allahu ėshtė para gjithė kėsaj dhe pėr ēdo kohė tė mėvonshme, sado qė ta pėrcaktojnė, Allahu ėshtė pas kėsaj (I FUNDIT), Ai ėshtė i Cili ka shpikur kohėrat dhe tė gjitha krijesat dhe tė gjitha ato nė ekzistencėn dhe vazhdimėsinė e tyre janė tė varura nga Allahu i Lartėsuar.
    Nuk ka kundėrshtim mes EDH DHAHIR (I DUKSHMI) dhe EL BATIN (I PADUKSHMI), ngase si Allahu nuk ėshtė asgjė, nuk i ngjason Atij asgjė nė tė gjitha cilėsitė, Ai ėshtė i Larti nė afėrsinė e Tij dhe i Afėrt nė lartėsinė e Tij.

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    El Xheuad (Bujari)
    I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Allahu ėshtė Bujar dhe e do bujarinė.” Hadithin e ka nxjerrė Ebu Nuajmi nė Hulije.
    El Xheuad (Bujari) pėrfshin bujarinė e pėrgjithshme pėr ēdo krijesė, e mbuloi atė me bujarinė, fisnikėrinė dhe begatitė e llojllojshme.
    I veēoi me bujarinė e Tij tė gjithė ata qė kėrkojnė prej Tij, tė mirin, tė keqin, muslimanin, jobesimtarin. Ndaj kush i kėrkon Allahut, Ai i jep atij dhe i pėrgjigjet atij qė i kėrkon, sepse Ai ėshtė Bamirės i Gjithėmėshirshėm.
    Ndėrkaq ka pėrfshirė me bujarinė e Tij banorėt e qiellit dhe tė tokės dhe ēdo gjė me tė cilėn begatohen robėrit ajo ėshtė nga ana e Allahut tė Lartėsuar: “Dhe ai ju dha gjithė atė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj).” (Ibrahim, 34)
    Ndaj s’ka krijesė qė vetėm se begatohet me mirėsitė e Tij, mirėpo dallojnė mes tyre varėsisht nga ajo se si ua lehtėson Allahu shkaqet tė cilat ēojnė nė bujarinė e Tij. E, prej mė tė mėdhave ėshtė pėrsosja e adhurimeve tė Allahut tė dukshme e tė padukshme, veprore e tė pasurisė, e gjithė kjo realizohet me pasimin e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė.
    E nga Bujaria e Tij e gjerė ėshtė edhe ajo qė ka pėrgatitur pėr robėrit e Tij tė afėrt nė botėn tjetėr, atė qė syri nuk e ka parė, veshi nuk e ka dėgjuar e as qė i ka shkuar dikujt nė mend.

    El Hakim (I Urti)
    Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm, ėshtė i Urtė.” (Teube, 28)
    Ndaj nuk krijon asgjė kot, e as nuk ligjėson asgjė pa kurrfarė pėrgjegjėsie.
    Urtėsia ėshtė vėnie e gjėrave nė vendet e tyre dhe zbritje nė pozitat e tyre.
    Ndaj i Urti ėshtė Ai qė ka dituri tė gjerė dhe njeh parimet e ēėshtjeve, fundin e tyre, ėshtė Ai qė i vė gjėrat nė vendet e tyre, kėshtu qė nuk i parashtrohet pyetja e as nuk kundėrshtohet nė urtėsinė e Tij, ndaj i Urti ėshtė Ai qė ka urtėsi tė madhe nė krijim dhe urdhėr, kėshtu qė urtėsia ėshtė dy llojesh:
    1) Urtėsia nė krijim: Ai ka krijuar krijesat me tė vėrtetėn dhe ato pėrmbajnė tė vėrtetėn dhe synimi i Tij ka qenė i vėrtetė; ka krijuar krijesat me njė rregull tė pėrkryer, ka bėrė renditjen e tyre dhe ēdo krijese i ka dhėnė formėn qė i takon, madje ēdo pjese tė krijesave dhe ēdo organi prej organeve tė kafshėve i ka dhėnė formėn qė u takon. Kėshtu qė askush nuk sheh nė krijimin e tij mangėsi, ndonjė tė metė, kėshtu qė nėse tubohen tė gjithė nga i pari deri te i fundit qė tė propozojnė si krijimi i tė Gjithėmėshirshmit apo tė pėrafėrt me Tė, si rregulli dhe pėrsosmėria qė Ai ka vėnė nė krijesat e Tij, nuk do tė mundnin. E si do tė kenė mundėsi pėr kėtė?!
    2) Urtėsia nė ligjet dhe urdhrat e Tij: Allahu ka vėnė dispozita, ka zbritur librat, ka dėrguar tė Dėrguar, me qėllim qė ta njohin Atė dhe ta adhurojnė, andaj a ka ndonjė urtėsi mė tė madhe se kjo, ndonjė bujari mė tė madhe se kjo? Njohja e Allahut tė Lartėsuar, adhurimi i Tij, sinqeriteti i veprave pėr Tė, falėnderimi dhe lavdėrimi ndaj Tij janė prej dhuratave mė tė mėdha ndaj robėrve tė Tij pėrgjithėsisht, ndėrkaq vlerat mė tė mėdha janė pėr ata qė Allahu i ka begatuar me to e nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njėri prej shkaqeve pėr arritjen e lumturisė dhe begatisė sė pėrhershme, ndaj po tė mos ekzistonte nė urdhrin dhe ligjet e Tij asgjė mė tepėr se kjo urtėsi e madhe, e cila ėshtė esencė e mirėsisė, e kėnaqėsisė sė plotė, pėr tė janė krijuar krijesat, xheneti, xhehenemi, do tė mjaftonte.

    Er Rezak (Furnizuesi)
    Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu ėshtė furnizues i madh.” (Dharijat, 58)
    “Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė qė Allahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj.” (Hud, 6)
    Ai ėshtė Furnizues pėr tė gjitha krijesat, ndaj ēdo krijesė nė botė furnizohet me furnizim nga ana e Allahut tė Lartėsuar, i kapluar me bujarinė e Tij.
    Furnizimi i Tij ėshtė dy llojesh:
    1. Lloji i parė: Furnizim i dobishėm, nė tė cilin nuk ka dyshim dhe nėpėrmjet tij robi arrin kah synimet e larta dhe i cili ėshtė nė duart e tė Dėrguarit tė Allahut me udhėzimin dhe porositė e kėshillat e tij. E, ky gjithashtu ėshtė dy llojesh:
    a) Furnizim i zemrės me dituri tė dobishme dhe besim tė drejtė, zemrat s’mund tė pėrmirėsohen e as tė shpėtojnė pėrderisa tė arrijnė nė njohjen e tė vėrtetave tė dobishme dhe synimet e qėlluara, pastaj pajisja me moral tė bukur dhe largimi nga morali i ligė dhe ajo me tė cilėn ka ardhur i Dėrguari i Allahut nė tė dy ēėshtjet ka siguri dhe garanci tė mjaftueshme.
    b) Qė Allahu ta furnizojė me hallall (tė lejuarėn) dhe ta largojė nga harami. E, lloji i parė i furnizimit ėshtė synimi kryesor, ndėrkaq ky lloj ėshtė vetėm mjet pėr tė arritur tek i pari, ndaj kur Allahu e furnizon robin e Tij me dituri tė dobishme, besim tė drejtė, risk tė lejuar dhe bindje tė plotė me atė qė i ka dhėnė, me kėtė rast janė plotėsuar gjėrat e tij dhe ėshtė pėrqendruar gjendja e tij fetare dhe trupore dhe pikėrisht pėr kėtė lloj furnizimi kanė ardhur tekstet nė hadithe tė tė Dėrguarit alejhi selam duke e lavdėruar.
    2. Lloji i dytė: Ėshtė ofrimi nga ana e Allahut tė Lartėsuar i tė gjitha llojeve tė ushqimeve me tė cilat ushqehen krijesat, tė mirėt dhe tė kėqijtė, tė ngarkuar me obligime e tė tjerėt. Kjo mund tė jetė me hallall apo haram dhe kjo ėshtė ndarje e mospajtimeve nė ēėshtjen se harami (e ndaluara) a emėrtohet si risk (furnizim) apo jo. Nėse kemi pėr qėllim llojin e parė, atėherė risku haram nuk emėrtohet si risk, ngase robi kur kėrkon nga Allahu ta furnizojė, nuk dėshiron vetėm se furnizim tė dobishėm nė fe dhe nė trup. E, nėse kemi pėr qėllim llojin e dytė, ai ėshtė furnizim i pėrgjithshėm, atėherė hyn nė tė, ngase nuk ka krijesė qė Allahu tė mos pėrkujdeset pėr furnizimin e saj. Kėshtu thuhet edhe pėr begatinė, pėr mėshirėn e tė ngjashme me to.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    E kam nje problem qe me shqeteson dhe desha ta konsultoj me ata persona qe e shikojne kete teme , Ashtu dhe sipas titullit qe i vura kesaj teme besoj se mund te kuptohet shqetesimi i im , por i rrefyer me qarte eshte se fjala Allah qe ne arabisht do te thot Zot ose Perendi me sakte, nuk perkthehet keshtu ne kuran si dhe ne librat me autore myslimane.me eshte shume e cuditshme sepse dhe te krishteret arab perdorin te njejten fjale per Zotin, pra Allah. une jam i bindur qe me zemren time e them me bindshem Zot se sa ne nje gjuhe te huaj sic eshte ajo arabe , ose ajo greke , italiane , angleze etj, sepse gjuha shqipe eshte ajo qe un shprehem me gjith zemer , pa pasur ketu ndonje krenari , por thjesht sepse keshtu e ndjej , .. po ju ?
    Zoti apo Perendia qe ti ke shkruar ka 99 Emra eshte shkruar ne Kuran nga kto Allah eshte me i perdorshmi edhe Internacional le te themi ne nje menyre.Disa nga Kto emra jane si I Madherishmi I Plotfuqishme Meshirusi etj etj.Uroj qe mos te shqetsoj si e therrasin besimtaret Zotin e tyre po te shqetesoj Besimi qe ti ke per te.

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  5. #25
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ketu shpjegohet se emri i Zotit eshte Allah dhe i pranuar dhe nga hebrejte, por normalisht dhe nga kristianet nese duan ti besojne fjaleve te Jezusit.





    "Shoku Mjekesise"

  6. #26
    per tjeter gje pyes ,e per tjeter gje me pergjigjeni , un nuk them se cilat jane cilesite e Zotit qe jane te Emertuara ne 99 Emra , por po them qe Zoti nuk ka emer, cdo popull e emerton me Emrin e vet , po ky eshte Emertim e jo Emer.
    Qe Allah eshte nje Allah un e kuptoj se Zoti eshte nje Zot, se po te ishte emer personal thjesht nuk do kishte kuptim , psh , si do themi sali berisha eshte nje sali berish , po kjo ska kuptim sepse vete emri sali berisha nenkupton qe eshte nje person
    megjithate nqs nuk kuptoni se per cfare kam pyetur , te pakten mos u pergjigjni, e jo te mbushni faqet me literature , se sa per te tille lexoj gjith diten dhe nuk po me thoni ndonje gje te re nga ato qe lexova , ,,,, pershendetje

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2010
    Postime
    4
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    per tjeter gje pyes ,e per tjeter gje me pergjigjeni , un nuk them se cilat jane cilesite e Zotit qe jane te Emertuara ne 99 Emra , por po them qe Zoti nuk ka emer, cdo popull e emerton me Emrin e vet , po ky eshte Emertim e jo Emer.
    Qe Allah eshte nje Allah un e kuptoj se Zoti eshte nje Zot, se po te ishte emer personal thjesht nuk do kishte kuptim , psh , si do themi sali berisha eshte nje sali berish , po kjo ska kuptim sepse vete emri sali berisha nenkupton qe eshte nje person
    megjithate nqs nuk kuptoni se per cfare kam pyetur , te pakten mos u pergjigjni, e jo te mbushni faqet me literature , se sa per te tille lexoj gjith diten dhe nuk po me thoni ndonje gje te re nga ato qe lexova , ,,,, pershendetje

    Es-Selamun Alejkum ...

    Nga e merr ti ate bindje se ZOTI i gjithsis nuk ka emer...?!!

    Ashtu si nje zot i shtepis se tij qe ka emer, p.sh kur ne shtepin tende vjen nje i panjohur per ndonje pun, dhe ai therret 'O zot i shpis' , pra edhe ky zot i shtepis ka nje emer, por ky mysafiri nuk poe din, pra mos u bej "Injorant" dhe t'mos e kuptosh se ZOTI I GJITHSIS, ZOTI (Krijuesi yt) KA EMER,,,,ashtu siq paska emer ai zoti i shtepis, ashtu ka emer edhe ZOTI I GJITHSIS ...!!!

    I nderuar, secili popull fjalen Zot e shpreh ne gjuhen e vet, ashtu siq e shpreh ti ne gjuhen shqipe, nuk e ka emertu njeriu All-llahun me keta emra, por All-llahu e emeroi ashtu veten e Tij, ashtu siq thot edhe Perjgamberi a.s ne nje hadith: All-llahu ka 99 emra, (hadithi vazhdon ende por nuk esht e nevojshme te ceket), dhe as Pejgamberi nuk e ka emertu All-llahun me keta emra, All-llahu e emertoni veten e tij ashtu, pastaj ia beri te ditur te Derguarit te tij ne Kur'an, dhe Pejgamberi a.s nai beri te ditur neve......


    Edhe nje shpjegim:
    Zot eshte fjale e gjuhes Shqipe,e cila poashtu perkthehet dhe ne gjuhe te tjera boterore,si p.sh: ne anglisht - God ,spanjolisht - Dios, ne gjuhen Maqedone - Bozhe , e keshtu me rradhe,pra eshte fjale per Krijuesin , kurse ALL-LLAH eshte nje nder emrat me te bukur te Krijuesit tone, te ZOTIT ton..! Dhe perkthimi tij nuk zberthehet, sepse eshte unik ashtu sic eshte edhe vet si krijues, fjala 'ZOTI' Simbolizon njeshmerine e tij dhe fuqin zoteruese-sunduese mbi njerezit dhe gjithesin, pra Zoti i gjithesis!


    Edhe diqka...
    Hoxhe Jakup Hasipin ne nje ligjerate e kam ndegjuar duke e shpjeguar emrin All-llah, ku ka then se cilen do shkronj qe te ja hjekesh ketij Emri te PERVETSHEM, prap mbetet me kuptim, kurse, nese ti thua se All-llah ne shqip do te thot Zot, at'her nese ja hjekum nje shkronj "fjales" ZOT , mbetet e pakuptimt...!!

    E per ket Emri All-llah eshte Emer i pervetshem, dhe nuk eshte fjali qe te perkthehet...!


    Rrespekte per juve...

    Ue Selamun Alejkum ...

  8. #28
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Po mire tani do te me tregoni se si te lutem apo uroj dikend.

    Zoti ju bekoft apo All-llahu ju bekoft???
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar mė parė nga Sueda Lexo Postimin
    Po mire tani do te me tregoni se si te lutem apo uroj dikend.

    Zoti ju bekoft apo All-llahu ju bekoft???
    Thuaj vetem ashtu si ta merr mendja e jote,kryesor te besosh qe zoti ekziston,nuk eshte me rendesi si e quan

  10. #30
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga Sueda Lexo Postimin
    Po mire tani do te me tregoni se si te lutem apo uroj dikend.

    Zoti ju bekoft apo All-llahu ju bekoft???
    Sueda, shum bukur vėllau Burim20 ta ka sqaruar shumė mirė dhe nė rastėse nuk e ke lexuar akoma, lexoje dhe besoj se tė mjafton ajo pėrgjigje dhe pėr mendimin tim bani e ka marrė pėrgjigjen e duhur dhe unė jam dakord qė kjo temė do mbyllet dhe lus moderatorėt qė ta mbyllin, sepse nuk ka tjetėr pėr tė thanė, vetėm se po bėhen fjalė tė kota nė rastėse vazhdojnė mė tej.

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •