
Postuar më parë nga
J@mes_Douglas
Baptist mire ben qe kapesh pas fjales se ndryshe do mbylleshin shpejt diskutimet, po per fenomenin qe ka prekur zoteria, s'na the gje fare. Apo nje dite tjeter
Ky problem eshte mjaft i theksuar ne Shqiperi. Po te pyesesh nje student ne Shqiperi, patjeter qe ka per te thene dicka lidhur me kete problem. Ndodh rendomte ne universitetet e Shqiperise. Pseudo-pedagoget i ngarkojne studentet e tyre me faqe te shumta per te perkthyer si kusht per te hyre ne provimin e lendes. Pjesa me e madhe e studenteve paguajne para tek nje perkthyes qe detyra e ngarkuar nga profesori te jete perkthyer mire dhe te jete gati sa me shpejt. Ne fund te vitit profesori i shet librat po studenteve te cilet kane kontribuar. Blerja e librit pergjithsisht eshte e detyrueshme. Autori eshte vetem dhe vetem profesori i cili shume shpejt dekorohet me ndonje grade shkencore.
Ky pra eshte realiteti Shqiptar. Nje jurist me 6 muaj kurs sot merret me gjykimin e qindra njerezve, behet autor i dhjetra librave. Neser i jepet fati i vendit

Eshte fakt qe per temen "nuk thash asgje", sepse kur e hetova se prej nga duhet nisur dhe se me duhet te behem cope e grime me te gjithe dhe per hiq gje, vendosa me mire te merrem me me te voglen. :')
Por sa per te mos thene asgje do te jap nje mendim te pergjithesuar.
Eshte kjo nje dukuri (kuptohet me e shprehur ne ilirik se ne vise tjera te evropes) e cila vjen si rezultat i rrenimit te sistemeve, shkeputjes me traditen qe si efekt sjell permbysje te vlerave.
Sot ne Shiperi (si gjithkund ne regjion) kuredohere te shet filozofi, nje kushdo qe te kete ndoj Lek me shume se te tjeret (pavaresisht orgjines se lekeve te tij, nderkohe qe te gjithe i lakmojne per Leket qe ka, si rrejdhoje ka plogeshtine morale, andaj askush s'e bojkoton, as sankcionon ne asnje nga menyrat normale te nje shoqerie te shendoshe), keshtu, ai, po i pelqeu (literalisht) do te bleje nje diplome, madje edhe doktorate dhe marre parasysh sterotipinë e te gjykuarit te rendomte te mases, ai lere qe nuk do hetohet dhe askush nuk sjell ndermend publikisht se ka bere krim te rende moralo-etik, pa lene anash ate judidik, por perkundrazi do te aprovohet dhe promovohet pa asnje therre ne kembe, pa asnje perngese dhe do te propagoje me lehtesi neper qarqet me te vyera akademike te shoqerise se ciles i takon dhe prej atje te beje tmerrin e permbysjes se vlerave te procedurave dhe seriozitetit te veprimtarise se rregullt te institucioneve me c'rast peson e gjithe shoqeria madje edhe regjioni me nje renie te sigurte dhe kaos te githmbarshem nga pamundesia e vecimit e te sistemimit te vlerave sipas nivelit te rendesise reale qe u takon.
Fakteqsisht as shtetet stabile dhe me infrastrukture te cendrueshme e me tradite te pakeputur, nuk kane nje imunitet efikas per luftimin plagiatit. Nuk ekziston asnje menyre e integruar e percjelljes se publikimeve shkencore, rezultateve te hulumtimveve, punimeve te magjistratures, doktratures, ekmr., ne asnjeren nga disciplinat ekzistuese ne menyre qendrore. Nje institucion ne Bukuresht nuk eshte ne dituri se nje institucion tjeter ne Viene apo ne Zagreb, Tirane e gjetiu, ka punuar dhe ka publikuar te njejtin hulumtim, te njejten teme, me te njetit parametera e perkufizim. Pra nuk ekziston asnje mundesi teknike korrespondente e centralizuar ne baze te se ciles do te mund te behej krahasimi dhe verifikimi i punimeve, e me kete edhe identifikimi i plagiatit konkret te servuar si rezultat origjinal i nje punimi autorial nga mashtruesi i papandehur . As vet revistat shkencore nuk kane ndonje menyre te kontrollit madje as zyre e cila merret ekskluzivisht me verifikimin dhe hulumimin krahasues te lendeve qe atyre u vijne si deponime te punmimve origjinale nga autore te caktuar per publikim.
Pra pagiatura eshte nje plage qe kullon punen e djerses se huaj qe firmoset neper kopertinat e autoreve te rrejshem gjithkund neper bote dhe shume rralle zinen e ne rastet me te shpeshta nuk zinen kurre sepse ata nuk ekzpozohen me teper neper pune shkencore a hulumtuese per te fituar ndonje autroitet me te gjere ta zeme shkencor por palohen mire neper strukturat qe qeverisjes dhe udheheqjese administrative te institucioneve te ndryshme. Pra ata fare nuk mendojne as te merren me ate profesion, por thjeshte shfrytezojne titujte e diplomat per t'u instaluar ne sistemin drejtues te atyre institucioneve te larta shoqerore, duke u bere Dekane, Rrektore, Drejtore shkollash, institucionesh tjera shteterore te sherbimeve civile ku kerkohet ekspert per menaxhim e c'mos tjeter.
Por te merresh me konstatimin e simptomeve pa mundesine e intervenimit deri te shkaku i tyre eshte si gjithnje nje shpenzim i kote nervash dhe i kohes se vlefshme qe ndoshta mund te shfrytezohet diku tjeter ne menyre me produktive dhe dobiprurese.
Ja ky ishte veshtrimi im pergjithesues ndaj ketij problemi.
Pershendetje.
Krijoni Kontakt