Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Metam’


    I quajtur ndryshe Argumentum in Terrorem (lat. ‘tmerr’) apo Argumentum ad Baculum (lat. ‘frika nga forca (bastuni)’), Falsiteti i bazuar nė Frikėn ndodh kur pretendohet njė konkluzion A, i cili ka pėr qėllim tė shtojė frikėn, prandaj njė konkluzion tjetėr B, i cili ka njė shkallė lidhje me konkluzionin A, pretendohet tė jetė i vėrtetė/i gabuar. Pra, kur nė premisat e njė argumenti pėrdoret frika apo forca apo tmerri si evidenca suportuese ndaj konkluzionit tė atij argumentit, atėherė kemi tė bėjmė me njė falsitet logjik ‘ad metam’ (lat. ‘ia pret shkurt’).

    Ėshtė e nevojshme tė ritheksoj njė dallim kyē ndėrmjet dy grupimeve kryesore tė linjave tė arsyetimit: evidencat dhe motivet. Evidencat bazohen nė arsyetime racionale dhe pranohen si tė besueshme, sepse janė objektive dhe rrjedhin logjikshėm. Motivet, nga ana tjetėr, bazohen nė arsyetime tė mangėta (ose tė kursyera) dhe pranohen pėr shkak tė ndonjė faktori tė jashtėm (si frika, kėrcėnimi, fitimprurja, interesa tė ndryshėm, etj.).

    Shembull 1.
    “Jam djali i dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Politike; dua tė di nėse e keni korrigjuar provimin tim. Besoj se kam dalė shkėlqyeshėm - njė rezultat i tillė mė duhet pėr njė diplomim tė mbarė.”
    Ky student po pėrdor njė argumentim ad metam ose ad baculum. Si do qė tė jetė, argumentimi i tij ndaj profesorit nė fjalė ėshtė njė falsitet logjik, sepse studenti pretendon vėrtetėsinė e konkluzionit ‘qė ka dalė shkėlqyeshėm nė provim’, por pa ditur rezultatin. Prandaj, profesori detyrohet nga frika e ‘dekanit tė Fakultetit tė Ekonomisė’ pėr t’i dhėnė tė birit tė kolegut tė tij njė notė tė shkėlqyer. Pra, konkluzioni B (ai i profesorit) nxitet nga konkluzioni A (ai i studentit), nisur nga njė arsyetim motivues, jo racional. Nė kėtė rast motiv mund tė jetė frika, por mund tė jetė gjithashtu edhe miqėsia, edhe ndonjė interes i veēantė. Por, konkluzioni A nuk ėshtė e thėnė tė realizohet. Pra, ky profesor mund tė jetė ‘i ndershėm’. Gjithėsesi, falsiteti logjik u shpreh qartė. (Shėnim: argumentimet ad terrorem, ad metam, apo ad baculum pėrbėjnė njė organ vital tė procesit jetėsor tė shoqėrisė shqiptare.)

    Shembull 2.
    “Po s’besove nė Zot do tė tė pėrpijnė flakėt e zjarrit. Nė ferr ka squfur, njė erė jashtėzakonisht tė rėndė. Trupi do tė tė digjet, por ti nuk do tė vdesėsh, do tė vuash pėrjetėsisht.”
    Ky ėshtė versioni i thjeshtėzuar i njė argumentimi tė njė ministri tė ri kongregate, qė kam dėgjuar para shtatė vjetėsh nė Budapest dhe qė bazohej nė kapitullin 16 tė librit ‘Zbulesa’ tė Biblės. (Nė kėtė kapitull flitet pėr fundin e ditėve dhe vuajtjet e ndryshme.) Nė fakt, ky argumentim i ministrit ėshtė njė falsitet logjik, sepse pretendon vėrtetėsinė e njė konkluzioni (pra, ekzistencėn e Zotit) mbi frikėn apo terrorin qė do tė shkaktonte mosbesimi nė Zot (plagėt, vuajtjet nė ferr). Si do qė tė jetė ferri, kjo linjė arsyetimi pėrmban motive frike dhe terrori dhe nuk pėrbėn njė argumentim logjik pėr vėrtetimin e konkluzionit nė fjalė, prandaj ėshtė njė falsitet ad metam.

    Vlen pėr t’u pėrmendur fakti se argumentimi ad metam pėrdoret edhe atėherė kur nė njė grup tė caktuar shoqėror mbizotėron dyshimi ose pasiguria. Marketingu ėshtė njė fushė qė favorizohet shumė nga falsiteti ad metam; po ashtu edhe politika. Konsiderojmė shembujt e mėposhtėm:

    Shembull 3 (Marketing).
    “Platforma DigitAlb ėshtė mė e avancuara dhe mė e mira nė treg. Ju ofrojmė rreth 40 kanale me ēmimin mė tė favorshėm.”
    Nga ana tjetėr,
    “Platforma Sat+ ofron mbi 1000 kanale dhe ēmimin mė tė ulėt nė treg. Falė transmetimit satelitor, mund tė njiheni me tė gjithė botėn.”
    Kur kam dėgjuar njė reklamim tė tillė para tre vjetėsh, nuk mundesha tė vendosja se kė nga platformat duhet tė bleja – njėra me mbi njė mijė kanale, tjetra me 40. Njėra me satelit, tjetra pa satelit. Ky argumentim nė marketing ndodh shumė shpesh. Ai nxit ndjenjėn e pasigurisė tek klientėt, duke motivuar njė konkluzion tė suportuar nga frika (apo pasiguria). Gjithėsesi, ėshtė njė falsitet logjik – pra njė argumentim i gabuar (ose i dobėt). (Sa pėr informacion, nuk bleva asnjėrėn nga tė dyja, por mė bėnė dhuratė platformėn DigitAlb.)

    Shembull 4 (Politika).
    “Nuk di kujt tia jap votėn. Nga njėra anė, kemi nevojė pėr ndryshim, sepse u mbytėm nė korrupsion. Nga ana tjetėr, kėta janė po tė njėjtat fytyra tė vitit 1997. Jam nė dyshim pėr qeverisjen e re, por gjithėsesi ndryshimi nevojitet.”
    Kėtė e kam dėgjuar jo rrallė pak ditė para datės 3 korrik 2005 (data e zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri). Konkluzioni i kėtij personi (‘nevojitet ndryshimi’) bazohet nė njė ndjenjė pasigurie (‘qeveria Nano na mbyti me korrupsion’), e cila, pėr kėtė person, ėshtė mė e madhe se pasiguria qė shkakton ideja e ‘qeverisjes sė vitit 1997’. Sidoqoftė, ky ėshtė njė argumentim jologjik dhe justifikon karakteristikat e njė qeverije po aq sa justifikon votėn e kėtij personi.

    Shembull 5. I tėrė sistemi komunist nė Shqipėri bazohej nė argumentime in terror. Mund tė japim si shembull kryesor luftėn e klasave dhe izolimin. Tek e para, njerėzit terrorizoheshin nga internimi deri nė rrėnjė. Ndėrsa izolimi argumentohej si “Shqiptarėt janė si bletat. Po tė hapim kufijtė, ata largohen dhe nuk kthehen mė.” Kėto kanė qenė dhe mbeten dy nga falsitetet mė tė famshme tė sistemit ksenofobik nė fjalė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 19-07-2007 mė 02:39
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Argumentimi nė bazė tė Lajkės


    I quajtur ndryshe si argumentimi i lustrosjes (ose i ngjyrosjes) sė diskutimit apo argumentimi i ‘servilit’, ky argument pėrbėn njė falsitet logjik, sepse lajka apo lustrosja apo servilizmi paraqiten si evidenca kryesore nė favor tė konkluzionit tė pretenduar. Pra, nėse personi A lėvdohet nga personi B dhe personi B nxjerr njė konkluzion, atėherė personi A (nisur nga lajkat) detyrohet tė pranojė vėrtetėsinė e konkluzionit tė personit B. Siē mund tė vėrehet, ky falsitet ėshtė njė rast i veēantė i argumentimit nė bazė tė ndjenjave.

    Ky falsitet ėshtė i shpeshtė nė mjedise tė ndryshme shoqėrore dhe pėrdoret si servilizėm nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Pra, falė kėtij argumentimi, personi e fsheh synimin e vėrtetė, duke shprehur njė lajkė.

    Shembull 1.
    “Profesor, t’ju them tė drejtėn, ky ėshtė kursi mė i avancuar dhe mė i bukur qė kam hasur gjatė gjithė kurrikulės akademike.”
    Pak ēaste mė vonė:
    “A mund t’jua dorėzoj detyrėn dy-tre ditė mė vonė, sepse...”
    Nė fakt, kjo “sepse”-ja e fundit ėshtė e barazvlefshme me zero. Arsyeja e vėrtetė qė mund ta shtyje personin A (profesorin) tė pranojė konkluzionin (‘ta dorėzoj detyrėn me vonesė’) e personit B (studentit) ėshtė lajka qė ky i fundit i bėn tė parit.

    Shembull 2. Falsiteti i servilit ėshtė i pranishėm nė arenėn ndėrkombėtare. Mund tė pėrmendim lajkat e Izraelit ndaj SHBA, apo lajkat e Kubės ndaj ish-Bashkimit Sovjetik, apo lajkat e Serbisė ndaj Rusisė. Mund tė supozoni se kėto janė raste qė bien nė sferėn e ndjenjave, por faktikisht mund tė specifikohen si raste falsitetesh nė bazė tė lajkave.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Novitatem’


    I quajtur ndryshe si Argumentimi nė bazė tė Risisė, argumenti ad novitatem pėrbėn njė falsitet logjik, sepse premisat pretendojnė me nxitim njė konkluzion nisur nga evidenca nė bazė tė njė risie: X ėshtė e re, prandaj X mė mirė, mė saktė. Logjika thyhet nė pikėn ku pretendohet se e reja ėshtė gjithnjė mė mirė. Nė fakt, e reja nuk ėshtė automatikisht mė mirė. Mendja mund tė shkojė mė shpejt tek bomba atomike. Paraqitur mė thjesht, nėse Borix shkruan njė artikull prej 30 faqesh ku argumenton se ngjyra e kosit ėshtė e zezė, atėherė dikush mund tė thotė qė ėshtė dakord me Borix, sepse nxorri diēka tė re. Ky ėshtė njė kundėrshembull mė bindės se sa bomba atomike. Po mė bindės do tė ishte rasti sikur Borix do tė argumentonte se 1+1 nuk bėjnė dy.

    Ky falsitet ėshtė, nė tė vėrtetė, tėrheqės pėr kultura tė ndryshme. Pėr shembull, qytetėrimet perėndimore tėrhiqen nga e reja dhe e inkorporojnė atė menjėherė nė rutinat e tyre. Kjo ndodh sepse risia ka lidhje konceptuale me zhvillimin, dhe zhvillimi ka lidhje konceptuale me evoluimin: pasardhėsi ėshtė mė superior se paraardhėsi. Pėrdorimi i kėtij justifikimi pėr tė argumentuar qė e reja ėshtė gjithnjė mė mirė pėrbėn, pra, njė falsitet logjik. (Nė kėtė pikė, dikush mund tė argumentojė se evolucioni ėshtė i gabuar, pasi nėnkupton qė pasardhėsi ėshtė mė superior se paraardhėsi, por ja qė risia nuk gėzon kėtė veti. Ky argumentim, sa pėr rifreskim, ėshtė falsiteti i dordolecit.)

    Siē mund tė vėrehet, falsiteti ad novitatem ėshtė poli i kundėrt i falsitetit ad antiquitatem, i cili pretendon se e vjetra ėshtė mė superiore (shih mė lart). Prandaj, nuk do tė ishtė me vend tė argumentonim se, meqenėse e reja nuk ėshtė mė mirė, atėherė e vjetra duhet tė jetė mė mirė. Ky argumentim ėshtė i gabuar dhe, sic do tė lexoni mė vonė, i pėrket falsitetit tė tė menduarit ‘bardhė e zi’. Le tė kalojmė nė disa shembuj.

    Shembull 1.
    “Parimet socialiste zėvendėsuan rrėnjėsisht njė moral tė zhveshur tė shoqėrisė shqiptare. Moraliteti i sistemit tonė ėshtė i pastėr – ashtu siē u shuajtėn dinozaurėt pėr tė sjellė kafshė tė reja, ashtu duhet shuajtur dhe moraliteti i vjetėr nė favor tė njė mė tė miri.”
    Njė argument i tillė pretendon se e reja ėshtė mė mirė se e vjetra, duke e pėrgjithėsuar me anė tė analogjisė sė shfarrosjes sė dinozuarave. Faktikisht, ky ėshtė njė falsitet logjik.

    Shembull 2. Risitė teknologjike konsiderohen gjithmonė si mė superiore. Nė kėtė pikė, ekzistojnė dy grupe mendimesh: ata qė pretendojnė se risia ėshtė mė superiore, dhe ata qė pretendojnė tė kundėrtėn. Tė dy rastet janė falsitete logjike, njėra ad novitatem, tjetra ad antiquitatem. Ekziston edhe nje grup i tretė, pėrbėrė nga ata qė nuk pretendojnė asgjė ose qė kritikojnė dy grupimet e para. Ky i fundit mė duket mė objektiv, mė logjik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 17-07-2007 mė 05:03
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Misericordiam’


    I quajtur ndryshe si Argumentimi nė bazė tė Mėshirės, falsiteti logjik ad misericordiam ndodh kur njė premisė paraqet si evidencė suportuese njė pohim mėshirues. Prandaj, konkluzioni qė del pranohet nga keqardhja. Me fjalė tė tjera, nėse nė minutat e fundit tė jetės sė tij njė person deklaron se njė plus njė nuk bėn dy, atėherė dikush (nxitur nga keqardhja) pranon konkluzionin nė fjalė.

    Ky falsitet nuk duhet ngaterruar me argumentimin nė bazė tė pasojave tė besimit (shih mė lart). Ky i fundit pretendon vėrtetėsinė e njė konkluzioni bazuar mbi njė dėshirė ose njė besim tė fortė subjektiv.

    Gjithashtu, falsiteti ad misericordiam mund tė ngatėrrohet me argumentime tė ngjashme logjike. Pėr shembull, nėse njė student mungoi nė provim sepse theu kėmbėn, atėherė argumentimi nė favor tė pėrsėritjes sė provimit ėshtė i vlefshėm, sepse premisat justifikojnė pėrfundimin. Pra, pėr sa kohė qė nuk humbet evidence logjike (nė kėtė rast, fizike), atėherė argumentimi nuk ėshtė njė falsitet mėshirimi.

    Shembull 1.
    “Kam besim se do tė tregoj aftėsi nė kėtė punė. Nė fund tė fundit, kjo punė mė nevojitet pėr tė ndihmuar familjen.”
    Nė bazė tė keqardhjes, punėdhėnėsi pranon konkluzionin se duhet ta punėsojė atė person.

    Shembull 2.
    Personi A:
    “Ky pedagog s’shpjegon mirė.”
    Personi B:
    “Nė fakt, jeton vetėm. Nuk i vė faj.”
    Personi A:
    “Megjithatė, mė duket shumė i pėrgatitur.”
    Faktikisht, nisur nga keqardhja, personi A mundohet tė pranojė konkluzionin se ‘pedagogu ėshtė i pėrgatitur’. Gjithėsesi, fakti qė ‘ai jeton vetėm’ nuk e justifikon logjikisht pėrgatitjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 23-07-2007 mė 04:07
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Argumentimi nė bazė tė Talljes


    Ky argumentim ėshtė njė falsitet logjik, sepse tallja, pėrbuzja, apo pėrqeshja pėrdoren nė vend tė evidencave suportuese ndaj konkluzionit tė deklaruar. Pra, linja e arsyetimit nis me njė pretendim tė caktuar. Mė tej, paraqitet njė tallje (pėrgjithėsisht kundrejt pretendimit). Prandaj, pretendimi ėshtė i gabuar.

    Kjo linjė arsyetimi konsiderohet njė gabim logjik, tė paktėn pėr arsye tė kundėrshembullit tė famshėm “1+1 bėjnė 2? Kjo ėshtė gjėja mė qesharake qė kam dėgjuar!” Nė fakt, njė plus njė bėjnė dy, prandaj argumentimi i mėsipėrm bie poshtė nga pikėpamja logjike.

    Siē do ta shohim mė vonė, njė nga metodat mė tė sofistikuara pėr identifikimin e pikėthyerjes sė logjikės nė tė tilla argumentime ėshtė linja Reductio Ad Absurdum, ose prova me kundėrshembull. Kjo konsiderohet si njė nga armėt mė tė fuqishme tė logjikės (mė vonė rreth kėsaj).

    Shembull 1. “Nuk e kuptoj si besoni nė Teorinė e Evolucionit. Nuk ofendoheni kur mendoni se keni dale nga majmunėt?”
    Faktikisht, ky argumentim (tepėr i shpeshtė, do tė thoja) pėrdor teorinė nė fjalė si njė objekt tallje, pėr tė konkluduar eventualisht se ajo ėshtė e gabuar.

    Shembull 2. “Shqipėria 1 Euro mė duket nismė qesharake. Ku merr vesh kryeministri jonė nga ekonomia!”
    Edhe sikur kryeministri tė ishte dėrrasė, kjo formė logjikimi ėshtė false, sepse nxjerr njė konkluzion (‘Nisma Shqipėria 1 Euro nuk mund tė funksionojė’) bazuar mbi njė premisė tė karakterizuar nga tallja (ose nga qesharakja).

    Vėreni se shembulli 2 i ngjet tej mase argumentimit ad hominem (shih mė lart). Nė tė vėrtetė, duhet bėrė kujdes kur pėrcaktohet falsiteti nė linjėn e arsyetimit. Siē pamė edhe mė lart, disa falsitete janė ose raste specifike tė njėri-tjetrit, ose shumė tė pėrafėrta me njėri-tjetrin.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti ‘Ad Odium’


    I quajtur ndryshe si Argumentimi nė bazė tė Zemėrimit, falsiteti ad odium (lat. ‘urrejtje, mėri’) ndodh atėherė kur zemėrimi ose mėria shfrytėzohet si mjet pėr tė goditur njė argument tė bėrė kundėr njė premise tė dhėnė. Njė falsitet tė tillė e hasim shpesh nė arenėn politike, midis partive opozitare. Linja e arsyetimit paraqitet verbalisht si mė poshtė:



    Gjithashtu, ky falsitet ndodh shpesh kur dikush argumenton duke gjeneruar apo nxitur zemėrim. Pėr shembull, nėse Borix ka bėrė njė pretendim tė saktė nė njė postim tė njė teme tė hapur nga njė anėtar me tė cilin ka patur konflikte nė tė shkuarėn, atėherė hapėsi i temės mund ta kundėrshtojė postimin e Borix duke argumentuar pasaktėsinė nė bazė tė mėrisė. Kjo gjė ndodh shpesh edhe nė jetėn e pėrditshme. Si pėrfundim, mund tė hamendėsojmė se mėria apo zemėrimi verbon logjikėn.

    Duhet tė nxjerrim nė pah njė dallim tė rėndėsishėm nė kėtė pikė. Nėse mėria apo zemėrimi ėshtė i justifikueshėm, atėherė argumentimi ad odium mund tė mos konsiderohet si njė falsitet logjik. Pėr shembull, nėse njė qytetar “kap” deputetin e zonės nė njė akt korrupsioni, fare mirė mund tė argumentojė se nuk do tė votojė mė pėr atė.

    Shembull 1. “Borix tė kundėrshtoi nė sy tė tė gjithė kėshillit tė partisė. Mė mirė ta pėrjashtojmė nga partia.”
    Mėria ėshtė njė armė shumė e fuqishme kundėr logjikės apo mendjes sė shėndoshė.

    Shembull 2. “Rusia ėshtė kundėr pavarsisė sė Kosovės. Prandaj, mos blini mė asnjė mall rus, as mos kontribuoni nė turizėm, as mos mėsoni rusisht, etj., etj.”
    Ky argumentim ėshtė njė falsitet logjik i shpeshtė dhe i freskėt, i justifikuar nga inati.

    Megjithatė, le tė shqyrtojmė shkurtimisht shembujt e mėposhtėm, duke lėnė disa pyetje tė hapura.

    Shembull 3. “Ėshtė herėt pėr njė pajtim me popullin serb. Ata masakruan me mijėra shqiptarė tė Kosovės!”
    A mund tė konsiderohet ky njė falsitet ad odium? Gjithashtu, a ėshtė njė falsitet ad odium mėria qė kanė hebrenjtė kundrejt popullit gjerman? Unė mendoj se falsiteti ad odium ka gjasa tė larta tė jetė i pranishėm nė tė tilla arsyetime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 31-07-2007 mė 06:19
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Falsiteti i Pėrbėrjes


    Falsiteti i pėrbėrjes ndodh atėherė kur induktohet nje konkluzion i pėrgjithėsuar, nisur nga disa vėzhgime qė nxisin nė atė konkludim. Kjo linjė argumentimi ėshtė false, sepse pėrgjithėsimi mund tė thyhet nga tė paktėn njė komponent i sė tėrės. Pėr shembull, nėse dikush sheh njė ketėr nė Parkun e Tiranės, atėherė mund tė bėjė pėrgjithėsimin se ēdo park i Tiranės ka ketra. Kėtu del gabimi i induksionit.

    Falsiteti i pėrbėrjes merr dy forma. Forma e parė ėshtė nxjerrja e njė konkluzioni tė njė grupimi elementesh, nisur nga karakteristika individuale tė njė numri tė fundėm elementesh tė grupimit nė fjalė. Pra, elementet E1, E2 dhe E3 kanė X karakteristika. Kėshtu qė, e tėrė klasa e pėrbėrė nga tė gjithė elementėt e mundshėm E, ka po tė njėjtat X karakteristika. Ky ėshtė gabim logjik, sepse fakti i thjeshtė qė elementėt kanė disa karaktersitika nuk do tė thotė qė tėrėsia e tyre ka po ato karakteristika.

    Forma e dytė e falsitetit tė pėrbėrjes ndodh kur shqyrtohen karakteristikat e njė numri tė fundėm elementėsh tė njė bashkėsie B, pėr tė nxjerrė njė konkluzion tė pėrgjithshėm mbi karakteristikat e vetė bashkėsisė B. Ky ėshtė gabim logjik, sepse jo gjithnjė klasa ndan tė njėjtat karakteristika si njė pjesė e elementėve tė saj.

    Shembull 1. “Klasa X e Informatikės qenka njė klasė tepėr e fortė. Ėshtė hera e parė gjatė karrierės sime qė tre studentė vlerėsohen si absolutė!”
    Nisur nga ekzaltimi, ky pedagog bėri njė gabim logjik. Fakti qė tre studentė janė tė shkėlqyer (ose tė paktėn deri nė atė moment), nuk do tė thotė qė e gjithė klasa qė pėrmban ata studentė tė jetė e shkėlqyer. Ky argumentim ėshtė forma e dytė e falsitetit tė pėrbėrjes.

    Shembull 2. “Tė tre luanėt nė kopshtin zoologjik hanė mė shumė ushqim se elefantėt. Tė gjithė luanėt hanė mė shumė ushqim se elefantėt.”
    Fakti qė tre luanė specifikė janė vrojtuar tė hanė mė shumė se elefantėt nuk do tė thotė se ėshtė ashtu pėr tė gjithė tėrėsinė e luanėve nė botė. Ky argumentim ėshtė forma e parė e falsitetit tė pėrbėrjes.

    Vėrejmė se kjo linjė argumentimi nuk ėshtė e gabuar kur paraqiten evidenca tė forta nė favor tė inferencės sė bėrė. Pėr shembull, shfrytėzimi i Teorisė sė Probabilitetit dhe Statistikės, le tė themi, nė inferenca tė ndryshme bazuar mbi popullata, do tė ishtė njė evidencė e fuqishme.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Cum Hoc, Ergo Propter Hoc


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Shkakut tė Diskutueshėm, falsiteti ‘cum hoc, ergo propter hoc’ (lat. ‘me kėtė, prandaj pėr shkak tė kėsaj’) ndodh kur njė person pretendon se njė ngjarje e caktuar ėshtė shkaku i njė ngjarje tjetėr, vetėm sepse tė dy ngjarjet ndodhin bashkėrisht (ose njėkohėsisht). Forma e pėrgjithshme e linjės sė kėtij arsyetimi ėshtė “Tė gjitha ngjarjet M janė pėrcjellė gjithnjė nga ngjarjet N. Prandaj, ngjarjet M shkaktojnė ngjarjet N”.

    Nė disa raste, falsiteti paraqet vėshtirėsi nė dallim, pėr arsye se ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh shkakun dhe pasojėn. Pėr shembull, njė fėmijė problematik mund tė jetė shkaku i humorit tė ngurtė tė prindėrve, por e anasjellta mund tė jetė e vertetė. Prandaj, nė mėnyrė qė tė identifikohet saktė falsiteti, duhet tė vėrtetohet qė shkaku i konkluduar ėshtė mjaftueshmėrisht i suportuar me evidenca, si dhe personi qė bėri argumentin tė ketė konfonduar shkakun e vėrtetė me pasojėn. Njė arsye tjetėr qė nxit mangėsi nė cilėsimin e shkakut ėshtė ndjenja dhe ushqimi nga ideologjia. Kėtė tė fundit e kemi hasur shpesh nė arenėn politike dhe juridike, por edhe nė jetėn e pėrditshme shoqėrore dhe familjare. Pėr shembull, ka njerėz qė pretendojnė se klubet e natės duhen mbyllur sepse janė njė shkak kryesor i pėrfshirjes sė tė rinjve nė punė tė pisėta, por ka njerėz qė argumentojnė se shkaku i pėrfshirjes sė tė rinjve nė tė tilla afera ėshtė dėshira dhe vendimi i tyre. Megjithatė, nė njė pjesė tė mirė tė rasteve, shkaku mund tė identifikohet pas njė sėrė hapash kėrkimesh tė evidencave objektive.

    Shembull 1. “Niveli i jetesės nė Shqipėri ka rėnė pėr shkak tė korrupsionit. Tė korruptuarit ndalojnė mbarėvajtjen ekonomike tė vendit. Prandaj, eliminimi i tyre do tė na shpiejė nė standarde perėndimore.”
    Rėnia e nivelit tė jetesės dhe korrupsioni janė dy ngjarje qė kanė ndodhur bashkėrisht, por kjo nuk do tė thotė se korrupsioni ėshtė shkaku absolut i rėnies sė mirėqenies.

    Shembull 2. “Ky imoralitet dhe temperament i ngurtė i kėtij personi shkaktohet nga kosumimi i alkoolit dhe duhanit. Nė fakt, tė gjithė ata qė nuk konsumojnė alkool dhe duhan janė tė ēiltėr.”
    Nė fakt, Bin Laden me shokė janė po aq tė ēiltėr sa ata qė konsumojnė alkool dhe duhan (kundėrshembull).

    Nė disa raste tė tjera, falsiteti Cum Hoc ndodh edhe pėr shkak tė koincidencave. Pėr shembull, nė njė analizė regresioni, koeficienti i korrelacionit tė dy ose mė shumė ndodhive mund tė rezultojė i fortė. Prandaj, mund tė nxirret konkluzioni se njėra ndodhi shkakton tjetrėn ose tė tjerat. Nė fakt, kjo nuk ėshtė gjithnjė e saktė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 19-07-2007 mė 04:07
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Post Hoc, Ergo Propter Hoc


    I quajtur ndryshe si Falsiteti i Shkakut tė Gabuar, ‘post hoc, ergo propter hoc’ (lat. ‘pas kėsaj, prandaj pėr shkak tė kėsaj’) ndodh atėherė kur nxirret njė konkluzion nė bazė tė pretendimit se, meqenėse ngjarja M ka ndodhur pėrpara ngjarjes N, atėherė M ėshtė shkaku i N. Megjithatė, kjo evidencė ėshtė e dobėt dhe shkaku i vėrtetė i ndodhisė N mund tė jetė njė ngjarje tjetėr e pashqyrtuar. Si njė kundėrshembull tė tjeshtė ndaj pėrgjithėsimit tė gabuar se njė ngjarje precedente ėshtė shkaku i njė ngjarje tė dhėnė, mund tė japim argumentimin: “Gjeli kėndon pak para se tė lindė dielli. Prandaj, dielli lind sepse kėndon gjeli.”

    Nė njė pjesė tė rasteve, falsiteti Post Hoc ndodh edhe pėr shkak tė ndonjė koincidence, duke shfaqur njė lidhje tė fortė me falsitetin ad antiquitatem (shih mė lart). Pėr shembull, dikush mund tė argumentojė se shkaku i sėmundjes sė njė personi ėshtė magjia qė i kanė bėrė dashakeqėt. Gjithashtu, tė gjithė mund tė kemi hasur argumentimin “Mos qendro duar-kryq, sepse ėshtė keq.” Pra, njė e keqe do tė ndodhė pėr shkak tė kryqėsimit tė duarve. Nėse dikujt i ndodh njė e keqe, atėherė personi supersticioz mund tė argumentojė: “Tė thashė tė mos t’i mbaje duart kryq.” Pra, koincidenca shkakton njė falsitet post hoc jo nė pak raste.

    Shembull. “Sipas raportit vjetor tė Ministrisė sė Rendit, puna e policisė nė grumbullimin e armėve pa leje ka ulur kriminalitetin me 50%.”
    Shkaku i uljes sė kriminalitetit mund tė mos jetė konfiskimi i armėve pa leje (sepse armėt gjenden kudo), por mund tė jetė njė shkak tjetėr. Nėse ministria nė fjalė nuk paraqet evidenca tė forta nė favor tė konkluzionit tė deklaruar, atėherė unė e pranoj kėtė arsyetim si jė falsitet logjik.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Injorimi i njė Shkaku tė Zakonshėm


    Ky falsitet ndodh atėherė kur konkludohet rreth shkakut tė njė ngjarje N nga njė ngjarje M vetėm sepse kėto ngjarje janė rregullisht tė ndėrlidhura; dhe nuk kėrkohet (pranohet) njė shkak i tretė, qė mund tė jetė edhe i zakonshėm. Formalisht, argumentohet se, meqenėse ngjarjet M dhe N janė tė bashkėrenduara, atėherė M shkakton N; por, mund tė ketė edhe njė ngjarje tė tretė, P, qė mund tė jetė shkaku i vėrtetė (kryesor) i ngjarjes N.

    Sigurisht, ekzistojnė raste kur falsiteti i injorimit tė njė shkaku tė zakonshėm (ose tė njohur) paraqet vėshtirėsi nė dallueshmėri. Le tė shqyrtojmė shembujt e mėposhtėm.

    Shembull 1. “Fajin pėr krizėn energjitike e ka natyra – moti i thatė.”
    Nė kėtė rast, tė dyja ngjarjet janė tė bashkėrenditura (mot i thatė dhe krizė energjitike), por kjo nuk do tė thotė se shkaku ėshtė kategorikisht moti i thatė. Ky ėshtė njė shembull i vėshtirė pėr sa i pėrket identifikimit tė njė shkaku tė zakonshėm, i cili nė kėtė rast mund tė hamendėsohet se ėshtė keq-administrimi i krizės.

    Shembull 2. “Provimi ishte tėpėr i vėshtirė dhė u vlerėsova dobėt. Ai pedagog bėn gjithnjė provime tė vėshtira pėr tė na ulur mesataren.”
    Shkaku i zakonshėm i injoruar, nė kėtė rast, do tė ishte mungesa e studimit tė zgjeruar pėr njė lėndė tė vėshtirė. Meqenėse lėndėt i pėrkasin njė kurrikule akademike tė aprovuar dhe meqenėse provimet aprovohen nga fakulteti, atėherė studenti qė bėn argumentimin e mėsipėrm po injoron njė shkak tė zakonshėm, nė favor tė shkakut tė bashkėrenditur ‘pedagogu e ka fajin, prandaj unė dola keq nė provim.’

    Falsitetet Cum Hoc, Post Hoc dhe Injorimi i njė Shkaku tė Zakonshėm pėrfshihen nėn kategorinė e pėrgjithshme tė falsiteteve jo-formale, tė quajtur ‘Non Causa Pro Causa’ (lat. ‘shkak [ėshtė] jo-shkaktari’).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 05:40
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  5. Kur mungon argumenti
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2003, 15:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •