Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise

    EDITORIAL

    Prokuroria shqiptare gjueti antiligjore ndaj deputetit Basha
    26-11-2008 /

    Gazeta 55

    Prokuroria shqiptare ėshtė hedhur nė njė gjueti antiligjore ndaj Ministrit tė Jashtėm Luzim Basha. Dėshmia mė e fundit ėshtė flet-thirrja e saj ndaj ministrit, ndėrkohė qė gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, i kishte dhėnė njė shuplakė inercisė sė prokurorisė pėr tė vazhduar pambarimisht me shkeljen ligjit. Pas tentativės sė dėshtuar tė prokurorisė pėr tė zgjatur pafundėsisht hetimet pėr kėtė rrugė, Prokuroria kaloi nė ekstremin tjetėr, duke injoruar gjykatėn dhe duke tentuar vazhdimin e hetimeve me kokėfortėsinė e antiligjit. Zvarritja e hetimeve pėr ēėshtjen e dosjes sė rrugės Durrės-Kukės, ėshtė njė histori mė vete, qė vazhdon prej rreth dy vjetėsh. Pėrpos qėllimit tė prokurorisė pėr tė zvarritur kėto hetime, disa ditė mė parė, gjykata e Tiranės pranoi kėrkesėn e dy tė pandehurve qė ishin nėn hetim pėr kėtė ēėshtje, Armand Teliti dhe Andi Toma. Ata pretendonin se shtyrja mė e fundit, e pėrsėritur, me njė muaj e afateve nga prokuroria ishte e panevojshėm pasi ka mė shumė se dy vjet qė hetohet pėr kėtė ēėshtje dhe kėrkuan qė dosja hetimore t’i kalojė gjykatės. Pas ankesės sė Telitit dhe Tomės, disa ditė mė parė, Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės urdhėroi Prokurorinė e Pėrgjithshme tė Tiranės qė tė mbyllė hetimet ndaj tė akuzuarve pėr rrugėn Durrės-Kukės dhe dėrgimin e dosjes pėr gjykim nė gjykatė. Trupi gjykues e cilėsoi tė drejtė kėrkesėn e Armand Telitit ish-zėvendėsministrit tė Transporteve dhe Andi Tomės ish-drejtorit juridik nė kėtė ministri. Teliti dhe Toma kishin kėrkuar shfuqizimin e njė urdhri tė Prokurorisė, sipas tė cilit hetimet pėr rrugėn do tė zgjateshin edhe njė muaj nga 6 nėntori nė 6 dhjetor tė kėtij viti. Pėrveē kėsaj veprimet hetimore qė janė kryer nga 6 nėntori e deri tani konsiderohen tė pavlefshme pėr nė gjykatė. Kėtė nuk e kapėrdin Prokuroria e Pėrgjithshme, e cila nė vazhdėn e gjuetisė sė saj antiligjore, injoron vendimin e gjykatės dhe lėshon njė fletėthirrje tė tipit tė njė letre bakalli, ku guxon, qė ta quajė Ministrin Lulzim Basha tė pandehur, nė kushte kur ai ka vetėm statusin e personit nėn hetim. Jo vetėm kaq, por nėpėrmjet asaj flet-thirrje, Prokuroria nė qėllimin e saj pėr tė shkelur ligjin dhe Kushtetutėn, e paralajmėron ministrin Basha so do tė merret nė pyetje. Kėsaj i thonė qė vendimi i gjykatės qė nuk ia lejon njė gjė tė tillė, tė jetė marrė sa pėr t’u arkivuar, sepse Ina Rama dhe Arben Kaja, nuk duan t’ia dinė dhe e shpėrfillin atė vendim. Kjo sjellje bie ndesh me deklaratat publike tė Ina Ramės. Vetėm disa ditė mė parė, Ina Rama Prokurorja e Pėrgjithshme ka pranuar dhe pohuar pezullimin e hetimeve pėr dosjen e rrugės Durrės-Kukės, e imponuar nga vendimi mė i fundit i Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės. Kryeprokurorja ka pohuar se megjithėse po zbatohet vendim i dhėnė nga gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės, pak ditė mė parė, ēėshtja ėshtė ankimuar nė Gjykatėn e Apelit. Pėrpos kėtij premtimi publik, Ina Rama, harron dhe bėnė zgjedhjen tjetėr, atė tė antiligjit, duke injoruar vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės. ...

    55

    ..

    POLITIKĖ
    Reagon MPPTT: Edi Rama, urrejtje patologjike pėr rrugėn qė bashkon shqiptarėt
    26-11-2008 / Gazeta 55

    Opozita dhe mediat e kontrolluara fort prej saj, kanė filluar pėrsėri mėsymjen vrastare ndaj projektit gjigant, rrugės sė shqiptarėve, autostradės Durrės-Kukės-Morinė. Gjatė dy ditėve me radhė, megafonat e opozitės, kumtojnė nė llomotitje rrugėve tė Tiranės, me pretendime se po abuzohet me disa segmente tė autostradės.
    Nuk ka vonuar reagimi i Ministrisė sė Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, e cila ka hedhur poshtė tė gjitha akuzat qė bėhen nga opozita dhe hispanikėt mediatikė tė saj. Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp, Ministria hedh poshtė tė gjitha akuzat dhe pretendimet e ngritura nga pala opozitare, duke i konsideruar ato si spekulime dhe gėnjeshtra tė paprincipta. “Nėn dirigjimin e kryetarit tė Partisė Socialiste Edi Rama, mediat e kontrolluara prej tij rifilluan bombardimin me gėnjeshtra mbi rrugėn Durrės-Kukės. Nė respekt tė transparencės ndaj publikut, sqarojmė se ēdo pretendim i ngritur nė shkrimet qė shpėrndan Edi Rama nėpėr mediat e kontrolluara nga lejet e ndėrtimit ėshtė spekulativ, i gėnjeshtėrt dhe i pacipė. Pretendimi se ka njė oponencė qė nuk e justifikon ndėrtimin e rrugės ėshtė mashtrim”, thuhet nė komunikatėn pėr shtyp tė ministrisė. Sipas ministrisė, nė dokumentin qė citohet nė shtyp, dhe qė ėshtė nė fakt oponenca e projekt idesė dhe jo e projekt zbatimit, thuhet se “varianti A1 + B paraqitet mė i mirė, si nga ana planimetrike, kostoja e ndėrtimit dhe, sidomos, ajo e shfrytėzimit”.
    Sugjerimet qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen planimetrike qė nuk prek rrugėn ekzistuese Rrėshen - Rreps dhe pėr tipin e traut qė do tė pėrdorej pėr urat, janė marrė parasysh tėrėsisht gjatė projektit”. Ndėrsa nė oponencėn e projekt zbatimit, konkludohet se “projektuesi ka treguar kujdes nė pėrzgjedhjen e aksit planimetrik dhe altimetrik tė rrugės, pėr tė dhėnė njė zgjidhje efecientė, nė teknikė dhe ekonomike”.
    “Tipizimi qė i ka bėrė urave dhe tombinove lehtėson jashtė mase ndėrtimin e tyre, duke sjellė ekonomi nė ndėrtim dhe pėrfitim nė kohė. Projekti ia ka arritur qėllimit nė dhėnien e njė zgjidhje teknike tė kėnaqshme, ekonomike dhe tė lehtė pėr zbatim”.
    Pėrsa i pėrket mashtrimeve nė lidhje me kostot e rrugės, Ministria sqaron se kosto pėr kilometėr, mė sė shumti pėrcaktohet nga terreni ku kalon rruga.
    “Pėr tė ilustruar mė mirė, se deri ku mund tė mbėrrijnė kostot pėr kilometėr nė rrugė qė kalojnė nė terrene gjeografike tė vėshtira, mjafton tė pėrmendim se,
    nė Kroaci, segmenti Krapina – Macelj, pati njė kosto prej 15 milion Euro pėr kilometėr, nė Slloveni, rruga Sentiv – Koseze kushtoi 240 milionė Euro pėr 4.5 kilometra, pra 55 milionė Euro pėr kilometėr. Po nė Slloveni, seksioni Tojanė kushtoi 450 milionė Euro pėr 16 km, pra 30 mln Euro pėr km. Nė Sllovaki rruga Sverepec – Vrtizer kushtoi 300 milionė Euro pėr 9.5 kilometra, pra 31 milionė Euro pėr km. Nė Poloni seksioni autostrada S8 kushtoi 1 miliardė, ose 100 milionė dollarė pėr km. Nė Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milionė Euro, ose 140 milionė Euro pėr km. Nė Holandė, rruga Delft – Rotterdam, 7 km e gjatė ka kushtuar 700 milionė Euro pra 100 milion Euro pėr kilometėr. Pėrsėri nė Suedi, bypass-i perėndimor i Stockholm-it kushtoi 2.6 miliardė Euro, ose 110 milionė Euro pėr km. Nė Spanjė, 5.5 km nė Seville, kushtojnė 590 milionė Euro, ose 107 milionė Euro pėr km. Nė Greqinė fqinje, seksioni i rrugės Egnatia Panagra – Polymos, 31 km, kushton 659 milionė Euro, rreth 21 milionė Euro pėr km. Kaq mjafton pėr tė kuptuar se sa dashakeq ėshtė spekulimi qė bėhet me kostot e rrugės Rrėshen-Kalimash, pas tė cilave, nė tė vėrtetė fshihet vetėm njė gjė: urrejtja patologjike qė ka zoti Rama pėr rrugėn qė lidh Shqiptarėt”, pėrfundon reagimi zyrtar i MPPTT.
    ...

    55

    --

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Olldashi: Si mashtroi Ina Rama

    E Merkure, 26 Nentor 2008


    Ministria e Transporteve reagoi dje mbi spekulimet se ka nje oponence qe nuk e justifikon ndertimin e rruges Durres-Kukes, duke argumentuar deri ne detaje teknike situaten ne aksin ende ne ndertim dhe krahasuar shpenzimet e tij me shume rruge dhe vepra te tjera ne disa vende te zhvilluara te botes.

    Dikasteri i drejtuar nga Sokol Olldashi, tha se nen dirigjimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, "mediat e kontrolluara prej tij rifilluan bombardimin me genjeshtra mbi rrugen Durres-Kukes". Zedhenesja e ministrise, Erla Mehilli, doli dje ne nje konference te posacme per shtyp, "ne respekt te transparences ndaj publikut". Ajo tha se "cdo pretendim i ngritur ne shkrimet qe shperndan Edi Rama neper mediat e kontrolluara nga lejet e ndertimit eshte spekulativ, i genjeshtert dhe i pacipe". Sipas MPPTT, pretendimi se ka nje oponence qe nuk e justifikon ndertimin e rruges eshte mashtrim.

    "Ne dokumentin qe citohet ne shtyp, dhe qe eshte ne fakt oponenca e projekt idese dhe jo e projekt zbatimit, thuhet: "Varianti A1 + B paraqitet me i mire, si nga ana planimetrike, kostoja e ndertimit dhe, sidomos, ajo e shfrytezimit", - citoi Mehilli. Ajo shtoi se "sugjerimet qe kane te bejne me zgjidhjen planimetrike qe nuk prek rrugen ekzistuese Rreshen-Rreps dhe per tipin e traut qe do te perdorej per urat, jane marre parasysh teresisht gjate projektit".

    MPPTT thote se ne oponencen e projekt zbatimit, konkludohet se: "Projektuesi ka treguar kujdes ne perzgjedhjen e aksit planimetrik dhe altimetrik te rruges, per te dhene nje zgjidhje eficiente, ne teknike dhe ekonomike". Ndersa theksohet edhe se "tipizimi qe i ka bere urave dhe tombinove lehteson jashte mase ndertimin e tyre, duke sjelle ekonomi ne ndertim dhe perfitim ne kohe". Dikasteri citon edhe vleresimin tjeter, se "projekti ia ka arritur qellimit ne dhenien e nje zgjidhje teknike te kenaqshme, ekonomike dhe te lehte per zbatim".

    Ministria e Transporteve, e drejtuar para Olldashit, nga ministri aktual i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, thote edhe se "persa i perket mashtrimeve ne lidhje me kostot e rruges, sqarojme se kosto per kilometer, me se shumti percaktohet nga terreni ku kalon rruga".

    Per te ilustruar me mire, se deri ku mund te mberrijne kostot per kilometer ne rruge qe kalojne ne terrene gjeografike te veshtira, MPPTT thekson se mjafton te permendim se ne Kroaci, segmenti Krapina - Macelj, pati nje kosto prej 15 milione euro per kilometer, kurse ne Slloveni, rruga Sentiv - Koseze kushtoi 240 milione euro per 4.5 kilometra, pra 55 milione Euro per kilometer.

    "Po ne Slloveni, seksioni Tojane kushtoi 450 milione Euro per 16 km, pra 30 milione euro per km. Ne Sllovaki rruga Sverepec-Vrtizer kushtoi 300 milione euro per 9.5 kilometra, pra 31 milione euro per km", - theksoi Mehilli. Ajo evidentoi me tej edhe disa raste te tjera: "Ne Poloni seksioni autostradal S8 kushtoi 1 miliard, ose 100 milione dollare per km. Ne Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milione euro, ose 140 milione euro per km. Ne Hollande, rruga Delft - Rotterdam, 7 km e gjate ka kushtuar 700 milione Euro pra 100 milion euro per kilometer". Ne rastin e Suedise, MPPTT evidenton dhe bypass-i perendimor te Stockholm-it kushtoi 2.6 miliarde euro, ose 110 milione euro per km.

    Ndersa permendi dhe raste te tjera, si ne Spanje, ku 5.5 km ne Seville, kushtojne 590 milione euro, ose 107 milione euro per km dhe ne Greqine fqinje, seksioni i rruges Egnatia Panagra-Polymos, 31 km, kushton 659 milione euro, rreth 21 milione euro per km".

    Ne kete pike, MPPTT, konstaton se "kaq mjafton per te kuptuar se sa dashakeq eshte spekulimi qe behet me kostot e rruges Rreshen-Kalimash, pas te cilave". Dikasteri i drejtuar nga Olldashi, thekson se pas ketij "spekulimi, ne te vertete fshihet vetem nje gje: urrejtja patologjike qe ka zoti Rama per rrugen qe lidh shqiptaret".



    Krahasimi i vlerave financiare per aks dhe kilometer rruge ne bote

    1. Ne Kroaci, segmenti Krapina - Macelj, pati nje kosto prej 15 milion Euro per kilometer

    2. Ne Slloveni, rruga Sentiv - Koseze kushtoi 240 milione Euro per 4.5 kilometra, pra 55 milione Euro per kilometer

    3. Po ne Slloveni, seksioni Tojane kushtoi 450 milione Euro per 16 km, pra 30 mln Euro per km.

    4. Ne Sllovaki rruga Sverepec - Vrtizer kushtoi 300 milione Euro per 9.5 kilometra, pra 31 milione Euro per km.

    5. Ne Poloni seksioni autostradal S8 kushtoi 1 miliarde, ose 100 milione dollare per km

    6. Ne Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milione Euro, ose 140 milione Euro per km

    7. Ne Hollande, rruga Delft - Rotterdam, 7 km e gjate ka kushtuar 700 milione Euro pra 100 milion Euro per kilometer

    8. Perseri ne Suedi, bypass-i perendimor i Stockholm-it kushtoi 2.6 miliarde Euro, ose 110 milione Euro per km.

    9. Ne Spanje, 5.5 km ne Seville, kushtojne 590 milione Euro, ose 107 milione Euro per km

    10. Ne Greqine fqinje, seksioni i rruges Egnatia Panagra - Polymos, 31 km, kushton 659 milione Euro, rreth 21 milione Euro per km




    koha jone

    --

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kjo lodra e kungulleshkave ka pas qene aplikuar nga sigurim-gradeci qe ne kohe te enverit, u sofistikua ne kohen e ramos, dhe perdoret gjeresisht nga tos-sal-ed-met e Co., sigurisht per tia marr mendt miletit ...

    ky eshte nje tjeter skenar tipik kungulleshkash me protagonist, absolutisht ... prokurorine ...

    jepi agjit-prop, riciklo nga arkivat ... e pasura te nenes parti!

    PS: aty do te gjeni edhe "fjalimet" pathetike te saliut per figuren emblematike, erudite, kullufite ... te enverit!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk ka mundesi po mendoja duke lexuar me siper! Dujsi nuk po shan Berishen! .....Nuk kisha lexuar rrjeshtin e fundit.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    haha brari =berisha

    per dite zbulojne grupe armiqesore dhe ku i vendosin vete prokuroret por kur keta su binden se nuk duan te shkelin ligjin

  6. #6
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Hera e pare qe futem ne ket tem por po shof qe ky tipi ska len me shkrime gazetash pa kopjuar

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Deputeti i mazhorancės shprehet se ka ikur koha e Aranit Ēelės ku Prokuroria pėrdorej politikisht


    Xhaferri: PS, presion Prokurorisė pėr ta kthyer nė zyrė juridike tė PS


    Mazhoranca e cilėsoi absurd dje faktin qė Prokuroria e Pėrgjithshme vazhdon nė mėnyrė tė paligjshme hetimet pėr rrugėn Durrės-Kukės, nė njė kohė kur gjykata ka vendosur pak javė mė parė mbylljen e kėsaj ēėshtjeje. Deputeti i Partisė Demokratike, Ferdinand Xhaferri, deklaroi se presioni i Partisė Socialiste ndaj Prokurorisė pėr ta transformuar kėtė organ nė njė drejtori juridike tė selisė rozė, ka qenė i madh. Ai tha se ky presion ka patur rezultate dhe rezultati ėshtė se, megjithėse ka patur njė urdhėr tė gjykatės pėr pezullimin e hetimeve, Prokuroria u tėrhoq nga hetimi pėr ish-zėvendėsministrin dhe ish-drejtoreshėn e Rrugėve, ndėrkohė qė vazhdon tė mbajė nėn hetim ish-ministrin e Transporteve vetėm pėr arsye politike. Deputeti i shumicės, Ferdinand Xhaferri, tha se Parlamenti nuk duhet tė bėjė as prokurorin as gjykatėsin, por legjislativi ka detyrimin tė bėjė transparencėn dhe pėr tė bėrė kėtė duhet tė qartėsohet se ēfarė dinė dhe ēfarė nuk dinė deputetėt pėr rrugėn Durrės-Kukės. "Deputetėt socialistė kur ishin nė pushtet premtuan se do ta bėnin kėtė rrugė. Opozita e sotme dhe pozita e djeshme e ka lėnė pa bėrė rrugėn, me pretendimin e vetėm se kanė munguar paratė. Megjithėse u mblodhėn 350 milion dollarė, nuk u shtrua asnjė metėr rrugė dhe akoma mė keq, nuk u pėrgatit asnjė projekt serioz pėr rrugėn", kujtoi Xhaferri duke iu referuar kalendave greke, nė tė cilat u fut rruga Durrės-Kukės gjatė qeverisjes socialiste. Ai tha se, cinizmi i opozitės vazhdon kur pėrfaqėsuesit e tyre hodhėn idenė se rruga nuk do tė pėrfundojė nė vitin 2009 siē ishte parashikuar. Xhaferri hodhi dyshime tė forta mbi faktin nėse opozita mbėshtet ndėrtimin e rrugės, pasi nga qėndrimet e deritanishme ajo ka dėshmuar vetėm kundėrshtimin e saj. "Gjatė kohės kur qeveriste e majta, ėshtė premtuar disa herė se kjo rrugė do tė pėrfundonte, madje pėr kėtė rrugė u vol dhe njė taksė, paratė e tė cilės nuk dihet ku pėrfunduan. Prokuroria ka vazhduar tė hetojė nė kundėrshtim me ligjin, pėr dy arsye, qė i quan kryesore. E para, sepse konotacioni ėshtė bėrė nė anglisht dhe, e dyta, se rruga i ka tejkaluar kuotat e pėrcaktuara. Dihet se nė tė paktėn gjashtė vende, nė Danimarkė, Suedi, Hollandė, Kroaci, Slloveni, Sllovaki janė bėrė rrugė tė ngjashme me ēmim dy-tre herė mė tė madh se rruga e shekullit pėr shqiptarėt, Durrės Kukės Morinė", u shpreh mė tej pėrfaqėsuesi i shumicės. Xhaferri evidentoi njė fakt interesant, duke nėnvizuar se Prokuroria nuk ka hapur asnjė dosje pėr administratėn socialiste, pavarėsisht se ajo ishte mė e korruptuara e kontinentit. Duke iu referuar disa prej raporteve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Xhaferri veēoi se nė kėtė raport theksohet qartė se nė vitin 2004 brenda njė dite janė zhvatur 50 miliard lekė. "Ky raport dėshmon se ēfarė i keni bėrė ju fondeve tė shkollave, nga Korēa nė Shkodėr, duke vjedhur xhama dhe dysheme. Kjo ka qenė vetėm maja e ajsbergut tė vjedhjeve tuaja", u tha mė tej Xhaferri deputetėve tė opozitės. Ai rikujtoi se gjatė kohės kur ishte kryetar i Komisionit Hetimor pėr ish-kryeprokurorėt ishte i detyruar tė priste qytetarė nga Kėlcyra, Pėrmeti e nga Shkodra, tė cilėt ankoheshin pėr krime nga mė skandalozet, qė mbuloheshin nga organi i akuzės. "Kishte nga ata qė kishin 5 vite qė u ishte vrarė djali dhe prokurorėt nuk bėnin asgjė. Qytetarit nga Shkodra i kishin ēuar vajzėn pėr prostitucion dhe prokurorėt sėrish rrinin pasivė", u shpreh Xhaferri. Kėto probleme, shtoi ai, e ēuan maxhorancėn qė tė shkarkonte Prokurorin e Pėrgjithshėm, se po tė donim tė kishim njė Prokurori qė i shėrbente maxhorancės do tė mbanim Sollakun. "Ai Komision Hetimor i hapi rrugė ardhjes nė detyrė tė Ina Ramės. Kjo maxhorancė ėshtė munduar t`u shėrbejė qytetarėve, kėtė shėrbim e ka pasur arsimtari, infermieri, pensionisti dhe shumė qytetarė tė tjerė", theksoi mė tej Xhaferri. Ai i kujtoi opozitės se ka ikur koha e Aranit Ēelės ku Prokuroria pėrdorej politikisht sa herė donte pushteti.


    Elis KUĒI

    rd

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    basha vodhi dhe po vjedh bashke me argiten dhe berishen etj etj por te pakten rrugen po e ndertojne. si do ishte me mire te vidhnin dhe mos ndertonin gje apo te mos ndertojne dhe ti vjedhin te gjitha si beri PS ne 8 vjet ?????? sa per histeri te pedushit nuk ma mer mendja se nuk do rrugen e bashkimit kombetar por do te donte te ishte ai qe te merte thesin ne vend te bashes prandaj brret aq shume.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIAL

    Marrja e Bashės si i pandehur me urdhėr tė Edi Ramės
    27-11-2008 / Gazeta 55

    Dosja e rrugės “Durrės- Kukės”, po shtynė gjithnjė e mė shumė PS-nė nė presionin e saj ndaj Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr ndėshkime tė rrepta ligjore dhe financiare. Nė kundėrshtim me moralin politik por mbi tė gjitha ligjin, selia rozė i ka kėrkuar organit tė akuzės qė tė japė jo vetėm ndėshkime ligjore por edhe financiare ndaj atyre qė pretendohet se kanė abuzuar mė fondet e rrugės Durrės-Kukės, duke interferuar sėrish nė punėn e njė organi akuze qė edhe pa kėtė ndėrhyrje tė radhės ka dhėnė shenja tė qarta tė veprimeve me prapavija politike.
    Njė ditė para se ministri i Jashtėm, Lulzim Basha tė shkojė tė deponojė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nė lidhje me procedurat e tenderimit tė ndėrtimit tė veprės kombėtare Durrės-Kukės, Partia Socialiste ka rikthyer presionet e hapura publike ndaj organit tė akuzės duke e ftuar atė qė tė shtojė zellin politik nė ndėshkimin e kundėrshtarėve politikė tė lidershipit rozė.
    Kryetari i komisionit tė ligjeve nė PS, Ylli Manjani, pasi ka bėrė pretencėn e partisė sė tij, ndaj tė akuzuarve pėr dosjen e rrugės Durrės - Kukės, ka kėrkuar qė kėtė pretencė ta marrė tė gatshme dhe ta pėrdorė edhe Prokuroria e pėrgjithshme. Duke e konsideruar “njė super dėm ekonomik” ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės, Manjani, nė emėr tė PS-sė, i ka kėrkuar nė formė urdhri Prokurorisė qė tė japė si ndėshkim ligjor ashtu edhe financiar pėr
    ata qė PS-ja i supozon si abuzues.
    Nuk ėshtė hera e parė qė kryhen presione tė tilla ndaj kėtij organi kushtetues pėr tė cilin paradoksalisht e majta ka akuzuar mazhorancėn se kėrkon qė ta vėrė nėn kontroll. Vetėm njė muaj mė parė ka qenė vetė kryesocialisti Rama ai qė nė njė seri daljesh publike ushtroi presion tė hapur ndaj Prokurorisė sė Pėrgjithshme duke i rekomanduar asaj marrjen nė pyetje tė kreut tė diplomacisė shqiptare nė cilėsinė e tė pandehurit.

    Dhe kjo ndodhi.
    Partia Demokratike pėrmes zėdhėnėsit tė grupit parlamentar, Aldo Bumēi reagoi ato ditė duke deklaruar se akuzat e Ramės dėshmonin tmerrin qė ka ai ndaj veprės mė tė rėndėsishme ne vend, rrugės Durrės - Kukės, projekt i cili nisi kur Lulzim Basha ishte Ministėr i Transporteve dhe Punėve Publike. “Kreu i opozitės, me njė presion flagrant ndaj Prokurorisė, i kėrkoi asaj tė marre tė pandehur, ministrin e Jashtėm, Lulzim Basha pėr rrugėn Durrės-Kukės, duke dėshmuar nė kėtė mėnyrė, tmerrin e tij pėr veprėn e shekullit”, do tė shprehej Bumēi.

    ...


    EDITORIAL
    Prokurorja Ina Rama, shefe apo vartėse e Arian Ndojės?
    27-11-2008 / Fahri BALLIU

    Po tė ndjekėsh aferėn “Ndoja”, ke kapur nė tė vėrtetė fillin e Arianit nė raportet e Ina Ramės me ligjin dhe performancėn e saj me politikėn. Ndėrsa ajo e mori Arian Ndojėn nga avokatia e begatė qindramijėra eurosh tė ardhura dhe e emėroi nė Durrės. Ende pa u tharė boja e dekretimit tė tij, pati dy reagime: njė nė strukturėn e ligjit dhe njė nė strukturėn e krimit. Nė strukturėn e ligjit, emėrimi i tij u quajt i padrejtė, i pandershėm, I pamerituar, madje klasifikohej nė valė tė ndryshme, si njė post qė i ishte dhėnė krejt miqėsisht nė raporte personale e miqėsore, me prokuroren. Njė valė mė ekstreme thoshte se ky post ėshtė blerė dhe njė valė mė e frymėzuar akoma, nga burime ende tė padala nė sipėrfaqe, se prokurorja do tė duhej ta bėnte patjetėr kėtė emėrim. Duke u ndalur tek kjo e fundit, filli i Arianės, nga miti i Greqisė sė Lashtė, tė ēon nė ekzaminimin e reagimit tė tanishėm tė prokurores pėr tė ashtuquajturėn “dorėheqje” tė Arian Ndojės. Dorėheqja ėshtė pranuar si akt formal, por ky do tė jetė prokuror. Nga ana tjetėr, i dorėhequri e paraqit vetveten si tė viktimizuar dhe bėn njė paralele qė nė fakt nuk ka lidhje me institucionin e dorėheqjes sė vėrtetė. Prokurorja Ina Rama nė vend ta respektonte dhe ta ngrinte nė nivelin e shembullit tė zbatimit tė ligjit aktin qė bėnė nėpunėsit e deklarimit tė pasurive, duke e kallzuar kėtė njeri, ajo u pėrpoq ta shtynte nė kalendat greke, deri nė skadim afatesh ēėshtjen e kėtij kallzimi, pėr mos me thėnė qė nuk kanė munguar presionet ndaj njerėzve tė pėrgjegjshėm tė institucionit tė deklarimit tė pasurive. Natyrisht, njė sy i vėmendshėm, duke e hetuar kėtė aferė, e kupton se kryeprokurorja ėshtė nė siklet shumė tė madh. Ndėrkohė qė ēėshtja ėshtė e thjeshtė pėr ēdo shqiptar dhe pėr hir tė sė vėrtetės - dhe nga burime tė rezervuara - ka qenė ndėrhyrja e faktorit ndėrkombėtar, ajo qė e ka shtyrė tė vėrtetėn, qoftė edhe deri kėtu. Kryeprokurorja mund ta pyesė Arian Ndojėn drejtpėrsėdrejti, i ka tė gjitha mundėsitė tė mėsojė pėr synimet e largėta e tė afėrta tė delfinit tė vet, por edhe pas kėsaj do tė jetė shumė e vėshtirė tė dallohet, nėse ajo ėshtė shefe apo vartėse e kėtij njeriu. Ėshtė shumė e ēuditshme; ndėrsa kryeprokurorja firmos e vulos, orė e pa orė, pėr ēdo rast qė ėshtė antiligjor, siē janė bėrė tė njohura nė opinion disa prej kėtyre rasteve, ajo ėshtė krejt e ngadaltė, krejt e menduar, krejt e traumatizuar pėr t’i thėnė Arian Ndojės “zotėri, pėrballu me ligjin” dhe “unė jam jashtė teje”. As furka tė ndryshme nuk do tė mundnin ta mbyllnin kėtė ēėshtje, madje rrezik, mos pėlcasin tė tjera prej kėsaj. Gazeta, nė ditėt e ardhshme, do ta hetojė dhe do ta pasqyrojė hap pas hapi, kėtė zhvillim e ēdo zhvillim tė kėsaj afere qė vė nė pikėpyetje integritetin e institucionit tė prokurorisė dhe raportin e tij me ligjin e me politikėn. Nuk ka pse ky institucion dhe kryeprokurorja tė vrapojė me zellin e njė komiteti partie pas aferash tė prodhuara nė dyert e Partisė Socialiste, nė bashkėpunim me tė padukshmit qė duan ta hanė nga brenda kėtė vend dhe suksesin apo hapin drejt sė mirės, qė ky bėn. ...

    55

  10. #10
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    eh mor plak ky tipi eshte katal fare po vari torben.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  3. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •