
Postuar mė parė nga
Darius
Icke si shume te tjere te kesaj kategorie arrin nje lloj gjendje mendore qe eshte pertej asaj te zakonshmes dhe ne kete pike nuk habitem aspak (ndonese nuk kam dijeni te kesaj deklarate dhe se di sesa e vertete eshte). Por di te sigurt qe shume nga teorite e tij sjane aspak te tijat dhe shkojne ne linje te njejte me ate te shume te tjereve te cilet i kane hyre kesaj rruge dekada te tera perpara Ickes. Ai ka nje merite shume te madhe qe ishte nga te paret qe pati kurajon te dilte publikisht per shume nga teorite me te forta konspirative qe ekzistojne sot ndonese kjo i ka kushtuar nje vuajtje te madhe shpirterore, mendore, ekonomike dhe sociale. Nuk eshte Icke i pari qe ka folur per reptilianet por ka qene Zecharia Sitchin. Icke e beri me publik si fenomen i 'detyruar' nga deshmite e shume njerezve te cilit kishin kredenciale te padiskutueshme, madje ai e ka argumentuar disa here veshtiresine e madhe qe ka patur per ta pertypur vete i pari informacionin qe merrte. Por kjo e ben ate te rralle ne llojin e tij qe nuk u step por pati kurajon dhe mendjen e ndricuar per ti hetuar dhe kontrolluar gjerat te cilat i krijuan bindjen se mund te jete nje fenomen real. Mbas Ickes ka patur te tjere qe jo vetem e kane permendur por cuar edhe me tej si teori, Steve Quayle, Riley Martin, John Rhodes dhe te tjere (emrat sbesoj se kane shume rendesi).
Kjo teme nuk eshte pikerisht per gjera te tilla por me duhet te them qe ne rastin e teoricieneve te konspiracive aftesia e tyre qendron jo thjesht ne faktin e te qenit paksa manipulativ dhe spekulativ me menyren sesi transmetojne mesazhin por me subjektin qe zgjedhin per te ndergjegjesuar publikun. Shume kundershtues te teorive konspirative nuk merren me vete teorine por me menyren e paraqitjes se saj dhe efektin shkaterrues qe mund te kete ne psikologjine kolektive. Une personalisht nuk mendoj kete gje. Kam patur rastin te degjoj disa lektura perfshi ketu dhe Jim Marrs, kam pare reagimin e njerezve dhe kam 'hetuar' me pas temat e diskutuara per te provuar vertetesine apo seriozitetin e asaj qe mora pjese. Dhe aty jam habitur nga masiviteti i informacionit si dhe nga driteshkurtesia e masave ne mohimin e nje realiteti sa te prekshem aq dhe te frikshem. Ketu edhe njehere tjeter merr me shume kuptim ajo shprehja: Ne i shohim gjerat jo sic jane por sic duam ne te jene.
Krijoni Kontakt