Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Apollo 11 -Njeriu i parë në Hënë- fakt apo trillim?

    Nje numer i madh njerezish, vejne ne dyshim vertetesine per lajmin se moduli lunar "Eagle" eshte leshuar ndonjehere ne Hene.

    Shumica e bejne kete nga mendimi se teknologjia e fundviteve te gjashtedhjeta nuk mjaftonte per suksesin e kesaj ndermarrjeje.

    Te tjeret hyjne ne detale te materialeve te dokumentuara nga ky realizim. Pa harruar te cekin se ne secilen fotografi mungojne yjet ne qiell, etj si kjo.

    Projekti Apollo ishte i gjere dhe perfshinte nje varg ndermarrjesh hapesinore. Mirepo ai i cili u shnderrua ne krenarine e gjithe njerezimit ishte segmenti i ndermarrjes, i njohur me emrin "Apollo 11".

    Keto jane te dhenat vitale te projektit:

    Apollo 11 Lunar Module / EASEP
    NSSDC ID: 1969-059C (shifra e katalogizimit)

    Emrat tjere:
    Apollo 11 LM/EASEP
    Eagle
    LM-5
    04041

    Intervalet e realizimit te misionit:
    Launched: 16 July 1969 UT 13:32:00 (09:32:00 a.m. EDT)
    Landed on Moon: 20 July 1969 UT 20:17:40 (04:17:40 p.m. EDT)
    Landing Site: Mare Tranquillitatis - Sea of Tranquility (0.67 N, 23.47 E)
    Returned to Earth: 24 July 1969 UT 16:50:35 (12:50:35 p.m. EDT)
    Ekuipazhi:
    Neil A. Armstrong, commander
    Michael Collins, command module pilot
    Edwin E. Aldrin, Jr., lunar module pilot
    Pershkrimi:
    The Apollo 11 Lunar Module (LM) "Eagle" was the first crewed vehicle to land on the Moon. It carried two astronauts, Commander Neil A. Armstrong and LM pilot Edwin E. "Buzz" Aldrin, Jr., the first men to walk on the Moon. Also included on the LM was the Early Apollo Scientific Experiment Package (EASEP), which consisted of several self-contained experiments to be deployed and left on the lunar surface, and other scientific and sample collection apparatus.

    Moduli Lunar (ML) "Shqiponja" e Apollo 11 ishte vetura e pare ekipore qe tokezoi ne Hene. Ajo barti dy astronaute, Kapitenin Neil A. Armstrong dhe Pilotin e ML Edwin E. "Buzz" Aldrinin e Ri., njerezit e pare qe hecen ne Hene. ML poashtu iu ngarkua edhe Paketi Shkencor Eksperimanetal Paraprires Apollo (PSEPA), qe perfshinte disa eksperimente vetevetishme qe do te shkarkoheshin dhe te liheshin ne siperfaqen e Henes, si dhe aparateve tjera shkencore dhe atyre per grumbullimin e mostrave.

    Sa jeni te informuar ne lidhje me kete ngjarje (me e rendesishmja ne historine e pergjithshme te njerezimit), tani pas 36 vjetesh?
    Sa te bindshme jane gjithe ato qe keni pare dhe keni lexuar deri me sot ne lidhje me "hapin e pare te njeriut ne Hene"?
    Cilat jane te dhenat qe do te mund te komprometonin kete histori?
    Ose cilat jane ato qe perkundrazi do te zhvleftesonin vellon e dyshimit qe ka mbeshtjellur kete ndermarrje titanike qysh nga koha e lajmeve te para se ishte realizuar ky projekt?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nuk mund te realizohet sot nje shetitje ne hene dhe jo me ne ate kohe.
    Nga disa fotografi qe kam pare kam dal ne konkluzionin se cdo gje eshte bere ne studio, asgje reale.

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Interesante! Dy pergjegjet e para, -te dyja diametralisht te kunderta!
    (I respektoj thellesisht te dyja), -te shohim te tjerat?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Po te mendosh se qe nga vajtja ne Hene deri tani, ka kaluar pothuajse e njejta kohe qe u desh per te vajtur ne Hene qe nga koha kur u prodhuan aeroplanet e pare, i bie qe sot duhet te kishim vajtur te pakten ne nje tjeter sistem diellor.

  5. #5
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Nek e di por jam shume skeptik persa i perket NASA-s.......ndoshta edhe nga qe
    kam lexuar shume nga ato budallalliqet e Dan Brawnitgjithesesi mendoj se sukseset e verteta ata kurre nuk i bejne publike vetem per te mbajtur gjalle mitin
    dhe per te ruajtur teknollogjine e tyre te perparur nga vendet qe mund te konsiderohen armike te perendimit......kushedi,ndoshta mbas 50 vjetesh mund te marrim vesh dicka te vertete

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga PRI-LTN
    Po te mendosh se qe nga vajtja ne Hene deri tani, ka kaluar pothuajse e njejta kohe qe u desh per te vajtur ne Hene qe nga koha kur u prodhuan aeroplanet e pare, i bie qe sot duhet te kishim vajtur te pakten ne nje tjeter sistem diellor.
    Sigurisht, po te mos i ishte nderprere buxheti shteteror NASA-s rreth vitit 1981. Kur filloi lufta vendimtare mes blloqeve dhe u braktisen qindra projekte me vlera te hatashme nderkombetare ndoese shumica ishin para finalizimit, dinamika e dekades paraprirese do te ishte saktesisht ajo. Por...

    Vetem nente vite pas kesaj (1989) filloi operacioni "Çekani i Dragoit" i NATO-s per Ballkanin. Prandaj ato para qe do te na dergonin ne Mars, na derguan ne cthurjen e pergjakshme te shteteve lindore te evropes dhe luften e ish Jugosllavise. Por kjo eshte tjeter teme.

    Gjithesesi pajtohem me perllogaritjen se, sot njeriu ne MArs do te duhej te kish qene pjese e historise dhe jo e ardhmerise, por si rezultat i nje rrethane me entuziaste se kjo qe kemi jetuar ne keto dekadat e fundit te mileniumit, rrethane e cila vitet 60-70 i kurorezoi me te arriturrat me te medha te njerezimit ne fushen e kerkimeve kozmike.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    Une kam nje tjeter mendim. Fakti qe amerikanet kane shkuar ne Hene per mua eshte i vertete por jo filmimi dhe fotot e realizuara per kete fluturim. Me pak fjale fluturimi i vertete eshte kryer edhe ulja, por jo ajo qe eshte transmetuar direkt nga NASA atehere, as fotot qe jane shperndare me pas.
    Arsyeja pse eshte dubluar nje ngjarje e tille dhe pse nuk jane paraqitur filmimet origjinale, nuk eshte vetem nje por jane disa. Kjo duke filluar qe me artifaktet qe jane pare ne hene (dhe ketu eshte vete deklarata e Buzz Aldrin dhe me pas e Gordon Cooper) apo operacionet e germimit (mining operations) e deri tek objekte fluturuese qe kane shoqeruar te gjitha fluturimet hapsinore te tokesoreve ne Hene. Sot e kesaj dite jane te rregjistruara komunikimet e kozmonauteve te misioneve te ndryshme te Apollos me Huston dhe permendja e objekteve fluturuese si dhe emri me te cilin ato quheshin "Santa Klaus". Pa harruar motherships gjigande qe qendronin kercenueshem ne kraterin Kopernicus apo Mar Tranquillity etj. Ka shume arsye per te fshehur fluturimin e vertete per ne hene dhe bindja ime e plote eshte qe filmimi eshte teresisht i sajuar ne studio.
    Te behen analizime te ketyre fakteve do te thote te shpenzosh shume kohe me kete teme por besoj se ja vlen dhe se mund te behet gradualisht.

    Po te lexoni temen Strukture Me Fytyre Njeriu Ne Mars qe ndodhet po ne kete nenforum, ka disa informacione qe prekin ate qe kane pare astronautet ne Hene si dhe komunikimin me bazen e Hustonit.

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nje gje qe me ka lene pershtypje ne gjithe argumentet pro dhe kontra ketij misioni, eshte mungesa e pyetjes e cila do te nxirrte kokecarje te vertete shkencore:

    (Cfare natyre manifeston pluhuri ne nje trup qiellor me gravitet te dobet dhe pa atmosfere sikur Hena?)

    Shtresa e pluhurit te thate ne siperfaqen e Henes.
    Cfare ndodhi me pluhurin qe ngriti motori frenues gjate leshimit ne siperfaqe?

    Ky pluhur eshte i ultra imet.
    (Pa hyre ne paragjykimin se trashesise se shtreses se ketij pluhuri "puder" i cili vende-vende ka gjasa te jete me thellesi pertej 100 metrash dhe rrezikut te fundosjes se plote te modulit ne te. Te presupozojme se vendleshimi i ML ishte me fat dhe shtresa e pluhurit mbi siperfaqen e ngurte me e holle se 20mm).
    Kush e pastroi ambientin nga ky pluhur i suspenduar nga siperfaqja e ngulitjes dhe sa jave apo muaj, do te nevojiteshin per te sedimentuar serish apo per te ikur ne orbite i teri ne menyre qe kosmonautet te mund te shihnin apo te fotografonin ckado nga lokacioni i aterimit?

    Apo mos eshte e kunderta pluhuri i ngritur me impuls te mjaftueshem iken ne hapesire me shpejtesi, ndersa pjesa tjeter kthehet prap ne siperfaqe brenda disa minutash per shkak te mungeses se presionit atmosferik?!

    Apo mos ndoshta eshte e pamundur te ngresh pluhurin perpjete ne nje ambient te tille?

    Ja dhe trashesia mesatare e pluhurit ne vendleshim:
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    Dhe mbi te gjitha nuk duhet harruar si eshte bere e mundur te penetrohet i ashtuquajturi Van Allen Belt ose brezi i radiacionit qe rrethon Token dhe kalimi neper te cilin ka pasoja fatale per njeriun. Dhe pikerisht ketu fillon dhe konspiracia pasi eshte fshehur materiali qe perdoret per te veshur pjesen e jashteme te anijeve kozmike. Dhe ketu del edhe njehere pse-ja nuk kane vizituar me Henen qe ne vitet 70-te por e kalojne me justifikimin qesharak qe per mungese fondesh dhe sepse ska me asnje perfitim nga NASA.
    Kjo eshte njera nga provat qe tregon programet paralele qe ka NASA per hapsiren, njerin per publikun e gjere dhe tjetrin ate sekret per te cilin shume astronaute kohet e fundit kane filluar te hapin gojen dhe te nxjerrin te palarat.
    I fundit ishte Buzz Aldrin vetem pak kohe me pare madje vazhdon te jete ne youtube nje video ku tregon grushtin qe e ka goditur nje gazetar mbas nje provokimi te bere. Ehhh cme bere me kete teme o Baptist... mezi po gjej kohen te vazhdoj ato qe kam hapur edhe kete tjetren kisha mangut tani. Kam disa materiale shume interesante per kete teme dhe po i filloj ti hedh ketu qe sot.
    Me poshte eshte fotoja sesi rrethon token rripi radioaktiv Van Allen
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Ne nje edicion prestigjoz lajmesh ne Itali, sic eshte "Studio Aperto", para disa muajsh dha nje lajm ne te cilin pak a shume thuhej:
    "gjate misionit per zbarkimin ne Hene, Apollo-11 mund te jete shoqeruar nga UFO-t" dhe jepte zerin e njerit prej astronauteve i cili thoshte:
    "O Zot, qenkan te vertete"

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  2. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •