Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 71
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Duke vazhduar linjen tende, sa per dijeni: token ne mes te Tiranes ja dha Fatos Nano, Kishes Orthodhokse, qeveria Berisha beri disa plotesime, dakord. Vazhdoi me mekatet e saj me 2011 kur katandisi komunitetin orthodhoks me 6.7 % te te gjitheve ...qesharake.
    Rama ka bere nje pune fenomenale vitet e fundit duke legalizuar nje numer te madh Kishash Orthodhokse, mes tyre edhe Manastirin e Shen Vlashit. Kohet e fundit i dorezoi lipsanet e Shen Johan Vladimirit, Manastirit ne Elbasan, Peshkopit Andon.
    Sala ja ka me hile orthodhokseve, per aq sa ka bere, eshte krejt i pabesueshem.

    Te mbrosh sot berishen do te thote te biesh ne nivelin e tij. Ky e nxjerr veten e tij te perlyer, se nuk ka shume inteligjence, kur thote se do pajtoj avokat per te hedhur ne gjyq Ameriken... dhe sa kushton avokati, ku do i gjeje paret,....patjeter do ta paguaje me paret e korrupsionit dhe pasurise se popullit. Mjafton kaq qe SPAK te filloje hetimet...
    Vlera e forumit shqiptarit eshte dokumentim i historise ne kohe, ashtu sic ka ndodhur. Koha ben perpara, njerezit vdesin, por materialet e forumit ngelen per kedo qe do te mesoje te verteten historike, ashtu sic ka ndodhur.

    1. Berisha nenshkroi me vendim qeverie kur ishte kryeminister, truallin ku u ndertua katedralja ne Tirane. Lexo ketu.

    2. Berisha firmos mareveshjen me komunitetet fetare, ku i njeh si te tilla me ligj ketu.

    3. Edi Rama ka qene hajdut dhe trafikant ikonash orthodhokse. Akuze e dale nga goja e Fatos Nanos dhe nga nje koleksionisti korcar: Lexo ketu Ja dhe nje teme qe e ke hapur vete ti per ikonat ketu

    4. Kur ishte kryetar bashkie Tirane, ishte ne pozite qe ti jepte truall Kishes per te ndertuar kishen, por nuk e beri nje gje te tille. Ishte shume i zene duke u shitur lejet e ndertimit trafikanteve te droges, aqsa sherbimi sekret francez i nxorri edhe nje raport tek Koha Jone, ku e quajne "Zoti 10%" pasi qe te merrje leje ndertimi, te duhej te parapaguaje tek xhepi i Ramees 10% e vleres se projektit. Lexoje ketu.

    5. Erdogani ka vetem nje vella ne Shqiperi, e nuk eshte Sali Berisha, e ka emrin Edvin Rama!

    6. Lipsani i Shen Joan Vladimirit nuk iu kthye ne pronesi Kishes, iu dha vetem me "leje te perkohshme", pasi shteti vazhdon te kembenguli qe edhe lipsani i shenjtorit, eshte prone e tij dhe jo e Kishes. Dhe e beri kete gje ne kohe fushate elektorale.

    7. Edi Rama nuk eshte besimtar orthodhoks. Eshte shprehur me gojen e tij se eshte katolik.

    8. Edi Rama dhe policia e tij perdhosi Kishen e Shen Marise se Permetit, duke u mohuar besimtareve te atij qyteti kishen e tyre. Lexo ketu.

    Nejse, e verteta do te dali ne shesh. Eshte vetem ceshtje kohe. Dhe kur te dali ne shesh e ti e gjithe bota ta shikoni, do te te vije turp te lexosh mendimet qe ke shprehur ne forumin shqiptar per Edi Ramen e Sali Berishen. Kuptohet, nese je njeri qe e do te verteten.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-05-2021 më 21:39

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (06-06-2021)

  3. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Interesant ne kete rast eshte fakti qe per "Ameriken" (por edhe per ata qe kane dy pare tru,qe si ka verbuar llogorja..) Sali Berisha eshte ai qe komandon PD,gje qe mohohej me force nga te gjithe anetaret dhe simpatizantet e partise demokratike ... I meshohej ketij budalliku qe PD e komandon Basha deri ne vetmohim dhe tani qe bie bomba fillojne dhe marrezite antiamerikane se nuk dine me se çfare te thone ! Duke justifikuar Bashen i kane thene te gjitha budalleqet e mundura.
    Fakti eshte se sikur ky ndalim-hyrje amerikan te ishte bere kunder Fatos Nanos (dhe shpresoj qe te behet),me shume propabilitet nuk do kishte ndodhur asgje.
    Sali Berisha nuk eshte vetem lideri historik ne pension i PD-se, por eshte edhe njeriu fjala e te cilit mbart me shume jehone e peshe ne gjithe boten shqiptare, ne rajon, e me gjere. Arsyeja perse sulmohet Sali Berisha, nuk ka te beje me PD-ne e lidershipin e saj. Ka te beje me planet e atyre qe duan te bejne histori duke ndryshuar harten e Ballkanit. Dhe Berishen e bejne me faj pasi nuk u ndriti plani e mareveshja per "shkembim territoresh me Serbine" ne Kosove, qe ishte de-fakto nje ndarje e Kosoves. Tani nuk duan te ndryshojne kufijte vetem ne Kosove, duan te ndryshojne ne gjithe Ballkanin. Prandaj dhe ushtaret amerikane i gjen te zbarkuar ne Shqiperi e Kosove keto dite, duke bere stervitjet ushtarake me te medha ne Evrope qe nga Lufta ee Dyte Boterore.

    Sulmi i amerikaneve ndaj Berishes, ia rrit vlerat atij ne syte e shqiptareve, nuk ia ul. Dhe eshte nje konfirmim i influences qe Berisha ka ne hapesiren shqiptare dhe me gjere. Amerikanet nuk sulmojne zorraxhinjte si Edi Rama qe jane njerez pa dinjitet, jane gati te shesin edhe nene e babe, grua e femije, per te shpetuar koken e tyre. Dhe mesazhi eshte i qarte: anestezi para operacionit te pacientit. Mos na prish planet qe do te veme ne levizje, pasi nuk do te tolerojme. Dhe i bien deres, qe te degjoje edhe dritarja. Te gjithe zorraxhinte e politikes shqiptaree jane duke u dridhur e nuk kane goje te flasin pasi mesuan lajmin ndaj Berishes. Pasi e dine qe sulmi ndaj nje pensionisti politik, ka per qellim tu fusi atyre friken ne bark. Sot Berisha, neser Rama, Meta, Basha.

    Evropianet kane planet e tyre per Ballkanin pasi Jugosllavine e krijoi Anglia e Franca, e jo Amerika. Prandaj Edi Rama u paraqit tek Makroni ne France, por nuk e hapi gojen te tregonte se cfare u diskutua atje. Amerikanet duan te perdorin Ballkanin si nje karem per te rifituar influencen e tyre te humbur ne Evrope. Prishja e mareveshjes se Gjermanise me Rusine per gazin, dhe mareveshja e Berishes kur ishte ne pushtet me azeret per projektin TAP, eshte objekti final i amerikaneve. Amerikanet nuk duan te shohin zgjerimin e influences ruse ne Evrope ne kurriz te influences amerikane. Duan qe evropianet te blejne gazin natyror amerikan, e jo rus. Dhe perdorin Ballkanin e Shqiperine si dere ne kete Ballkan, per te bere nje lufte te ftohte me spond me interesat e evropianeve.

    Ju duket sikur cdo gje e kane vene ne vije, por harrojne ate qe thashe me lart: Njerezit bejne plane. Zoti qesh! Zoti ka planet e veta per Ballkanin, dhe amerikanet, evropianet, ruset, serbet, shqiptaret, kroatet, bullgaret, greket, rumunet, turqit ne fund do te dorezohen pasi rezultati final do te jete ai qe ka vendosur Ai lart.

    Lutuni qe dhimbjet e lindjes te mos jene te forta...

    Albo

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    DYDRINAS (06-06-2021),Ingenuous (22-05-2021)

  5. #43
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Vlera e forumit shqiptarit eshte dokumentim i historise ne kohe, ashtu sic ka ndodhur. Koha ben perpara, njerezit vdesin, por materialet e forumit ngelen per kedo qe do te mesoje te verteten historike, ashtu sic ka ndodhur.

    1. Berisha nenshkroi me vendim qeverie kur ishte kryeminister, truallin ku u ndertua katedralja ne Tirane. Lexo ketu.

    2. Berisha firmos mareveshjen me komunitetet fetare, ku i njeh si te tilla me ligj ketu.

    3. Edi Rama ka qene hajdut dhe trafikant ikonash orthodhokse. Akuze e dale nga goja e Fatos Nanos dhe nga nje koleksionisti korcar: Lexo ketu Ja dhe nje teme qe e ke hapur vete ti per ikonat ketu

    4. Kur ishte kryetar bashkie Tirane, ishte ne pozite qe ti jepte truall Kishes per te ndertuar kishen, por nuk e beri nje gje te tille. Ishte shume i zene duke u shitur lejet e ndertimit trafikanteve te droges, aqsa sherbimi sekret francez i nxorri edhe nje raport tek Koha Jone, ku e quajne "Zoti 10%" pasi qe te merrje leje ndertimi, te duhej te parapaguaje tek xhepi i Ramees 10% e vleres se projektit. Lexoje ketu.

    5. Erdogani ka vetem nje vella ne Shqiperi, e nuk eshte Sali Berisha, e ka emrin Edvin Rama!

    6. Lipsani i Shen Joan Vladimirit nuk iu kthye ne pronesi Kishes, iu dha vetem me "leje te perkohshme", pasi shteti vazhdon te kembenguli qe edhe lipsani i shenjtorit, eshte prone e tij dhe jo e Kishes. Dhe e beri kete gje ne kohe fushate elektorale.

    7. Edi Rama nuk eshte besimtar orthodhoks. Eshte shprehur me gojen e tij se eshte katolik.

    8. Edi Rama dhe policia e tij perdhosi Kishen e Shen Marise se Permetit, duke u mohuar besimtareve te atij qyteti kishen e tyre. Lexo ketu.

    Nejse, e verteta do te dali ne shesh. Eshte vetem ceshtje kohe. Dhe kur te dali ne shesh e ti e gjithe bota ta shikoni, do te te vije turp te lexosh mendimet qe ke shprehur ne forumin shqiptar per Edi Ramen e Sali Berishen. Kuptohet, nese je njeri qe e do te verteten.

    Albo
    Plani dhe shitja e pare e truallit te katedrales u be ne kohen e qeverise Nano 1,me nje cmim shume te ulet per kohen nja 4000 m2. Ky eshte fakt i shkruar, e di dhe s`kam pse te lexoj. Me pas u plotesua nga berisha, sic ke thene ti. 460 m2 i dha berisha. Kohet e fundit Bashkia Tirane i dha pronesine Kishes se Shen Prokopit, me mundesine qe ribehet sic ka qene para prishjes. Zoti po e denon berishen per kushtetuten e 94.Por megjithate une jam per faljen, nese i kthen gjithe c`i ka vjedhur popullit shqiptar. Persa i takon Kishes se Permetit, shiko pak kryetarin e aulones dhe trimave, Alimadhi mbiemri s`ka lidhje kjo me shtetin eshte firme permbarimore. Ka mundesi te kete lidhje me alimadhin e ballit kombetar, Gjykatat e korruptuara te berishes i hoqen te drejten Kishes se Permetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 22-05-2021 më 04:44
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #44
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Personalisht kam besim se dr. Sali Berisha si individ, esht i paperlym ne afera korruptive.
    Ky esht mendimi im.

    Por DASH ka "mendim" tjeter, dhe duhet marrim shum seriozisht.
    Un nje ide e kam...
    Nese familjaret e tij, djali apo vajza, kane perfituar nga pozita ne pushtet e dr. Sali Berishes, kjo duhet vlersu me kujdes, nese dr. Sali Berisha ka qene ose jo ne dijeni...

    ......

    Por kjo nje ane pozitive e ka....
    Sepse kjo tregon qe SHBA e ka marre seriozisht, dhe se e ka filluar nga koka...
    Dhe se te tjeret jane ne rradhe...

    Dhe rradha o miq, te gjithe e dime se eshte e gjate...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (24-05-2021)

  8. #45
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    berisha eshte personi qe ka lare duart me gjakun e popullit, ne 97` kushedi sa njerez u vrane mbi 3000 e ca, per shkak te armeve qe u hapen, shkaktari ishte vetem ky. Ky person duhet denuar per gjenocid. Krimet e tij nuk amnistohen.
    Dhe i biri eshte pergjegjes per 28 te vraret e gerdecit.
    Me kete rruge e nisi ky, duke paralajmeruar se do te vare ne litar "komunistet" e thjeshte, me te famshmin 24/1 qe hoqi nga puna gjithe personat e ndershem qe kishin nje jete qe punonin, me shkaterrimin e ekonomise, te uzinave, fabrikave, etj., pa u futur ne lojen e tregut me privatizimin per 2 kacidhe, i perkrahur nga lumpeni, bandat e armatosur dhe krahu i armatosur i pd, qe u rizgjua perseri duke vrare ne elbasan. Ne krye te tribalizmit qendron sala. i pari i kulles qe vret e pret ke te doje, por se ha dot me ameriken.
    Te marre zemer spak dhe ti jape ate qe meriton, ketij dhe familjes se tij, madje edhe shpuren dhe fisin e tij nese do kete nevoje. Dhe te ruhet me eskorte, se ky njeri mund te beje gjithcka sot si ariu i plagosur
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 22-05-2021 më 08:27
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,078

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Tiranë: Berisha ngre padi për shpifje kundër Antony Blinken

    Ish-kryeministri, Berisha do të hapë një proces gjyqësor, ku do të padisë për shpifje, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Si arsye ai përmendi dinjitetin e nëpërkëmbur.

    Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, do të hapë një proces gjyqësor, ku do të padisë për shpifje, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të mërkurën, (19.05) e shpalli Berishën "person të padëshiruar” së bashku me familjen e tij dhe u ndaloi hyrjen në SHBA, për "përfshirje në korrupsion domethënës”.

    Në një konferencë për shtyp, që Berisha dha të enjten në mbrëmje ,(20.05), ai paralajmëroi se ka udhëzuar avokatin e tij, "të ngrejë padi direkte kundër z. Blinken për shpifje publike, në një vend neutral dhe të respektuar, si Franca, në Gjykatën Korrektuese të Parisit.”

    Ai tha mbrëmë se "arësyet që publikoi Sekretari i Departamentit të Shtetit, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse janë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin e tij dhe tërësisht të panjohura prej vetë atij.”

    Ish-kryeministri Berisha deklaroi se qëkur ka nisur jetën e tij politike dhe ka marrë pagën në "borderonë e shtetit nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive”.

    Në konferencën për shtyp, Berisha foli për "dinjitetin e tij të nëpërkëmbur” që e detyron të ngrejë padi për shpifje kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken. Ai theksoi që "në mënyrë kategorike kjo padi nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu që pa rreshtuar as prova, fakte apo argumenta, ka ngritur akuza që nuk i ka ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”. Gjykata Korrektuese e Parisit është gjykatë e shkallës së parë që gjykon çështje penale për veprat të klasifikuara si kundërvajtje dhe të kryera nga të rritur.





    burimi : dw.com

  10. #47
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Sala iku. Sot ai eshte kal i ngordhur. Problemi eshte se kush do ta haj pas tij.
    Eshte per te qeshur, se pas ksaj bombe atomike, kur te gjith duhet te hidheshin perpjet. Ka ren nje qetesi nje heshtje nje plogeshti nje zbythje, te ata qe e kan mbeshtet dhe e kan adhuruar. Ate qe deri para pak diteve ishte nje baloz, sot eshte nje kal i ngordhur qe si hyn ne pune askujt.

  11. #48
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Padia per shpifje e berishes, nuk eshte kunder Blinkenit, por kunder SHBA, pasi ne kete rast Blinkeni nuk perfaqeson vetveten por Ameriken. Me kot perpiqet ky, se alibia nuk i shkon. SHBA nuk te pranon ne shtepine e saj dhe kaq.Aresyet i di ajo dhe t`i shpjegon. I takon spaku-t te veproje tani, pa u trembur. Se cfare dinjiteti do te vendose berisha s`merret vesh, pervecse tek mbeshtetesit e vet. Pjesa me intelektuale dhe qytetare e dine se c`perfaqeson. Ne kemi rrojtur ketu dhe i kemi vuajtur pasojat e mafiozitetit, tribalizmit, ruralizmit dhe bajraktarizmit te tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 22-05-2021 më 19:36
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Presidenti Meta reagon për herë të parë për shpalljen non grata të Berishës

    Emri:  meta-2-750x375.jpg

Shikime: 272

Madhësia:  21.4 KB

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin të SHBA-së për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha në Amerikë.

    Përmes një deklarate, kreu i shtetit e cilëson vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit “fletërrufe” të porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë.



    Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

    Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.

    Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.

    Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme:

    “Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.

    Të fala!”

    Emri:  Screen Shot 2021-05-22 at 8.33.49 PM.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  84.2 KB

    Koha Jone

  13. #50
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Te korruptuarit, tribalistet, ruralistet ne veprim..., se shpejti do t`i vije rradha edhe ketij.

    Rrofte Amerika!
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prof Dr. Sali Berisha
    Nga white-knight në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 14-12-2014, 17:26
  2. Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2011, 16:53
  3. Ku eshte Sali Berisha dhe qeveria?!
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 02-11-2011, 23:41
  4. Kush je ti Sali Berisha?
    Nga shoku_tanku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 11:09
  5. Sali Berisha në HardTalk të BBC-së
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 26-05-2008, 13:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •