Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 63
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga KastroZiso99
    Un sdi qe parlamenti te ket mbajt zi per Vajdin Lamen e as qe ndonje shkolle ti jet dhene emri i tij.
    Eshte i vertet ky fakt?
    Per zine e parlamentit apo emrin e shkolles nuk e di po me duket se personi ne fjale eshte shpallur president honorifik i federates se boksit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    "Ne Shqiperi nuk ka mafia, por grupe qe e imitojne"

    "Ne Shqiperi nuk ka mafia, por grupe qe e imitojne"

    E Marte, 15 Maj 2007


    Prej me se pese vitesh, eshte shkeputur nga jeta rutine institucionale dhe per po kaq vite ishte njeriu misterioz, per te cilin te gjithe perpiqeshin te mesonin dicka te re. Fatos Klosin sot e sheh me syrin e nje qytetari te zakonshem. I veshur thjesht dhe me nje cante qe s’e ndan nga dora. Po i njejti, edhe pse me disa shqetesime shendetesore, por jo serioze. Kur i tregon qellimin e bisedes, heziton dhe me pas me nje pohim modest pranon qe te flase. Por, ndersa e pyesim ish-kreun e SHISH per raportin me te fundit te nje agjencie franceze, qe u botua ne seri nga gazeta “Koha Jone”, pedagogu i fizikes thote se ka degjuar per kete studim, porse ishte jo fort i bindur per te dhenat qe servirnin te huajt. “Nuk mund te flitet per mafia ne Shqiperi. Ka grupe kriminale qe imitojne mafien, por qe s’kane kodet, strukturen dhe forcen e saj si ne Itali apo Amerike. Mendoj se nuk eshte e drejte qe vendi te behet epiqender e ketyre sulmeve, sepse ka vetem grupe qe veprojne ne fushen e trafiqeve”, shprehet ish-kreu i Sherbimit Informativ Kombetar. Ai tregon se tashme i eshte kthyer jetes se perditshme, ndersa ka nje zyre te vogel aktiviteti privat, diku pas rruges “Myslym Shyri” dhe “Shallvareve” ne Tirane. Klosi mendon se vendi yne eshte vetem transit dhe fare pak prodhues ne fushen e droges se lehte, hashashit. “Zakonisht, krimi i organizuar shkon te politika, ndersa kjo joshet nga krimi i tipit mafioz, por une nuk di ndonje rast konkret”, thote ish-drejtuesi i larte ne nje bisede me “Koha Jone”.

    Z.Klosi, ne nje raport te bere publik, nga nje agjenci franceze, thuhet se ne Shqiperi ka 15 klane mafioze te nderthurura me politiken. Si nje nga drejtuesit e Sherbimit Informativ Kombetar per pese vite, c’mund te na thoni per kete fakt?

    Kam degjuar per kete raport, por nuk e kam lexuar. Ne Shqiperi duhet pasur parasysh se nuk mund te flitet per mafia. Eshte gabim te thuash mafia, sepse mafia ka strukture, ka kode dhe me kete emer njihen organizatat kriminale italiane apo grupet qe shkuan ne Amerike. Ndersa per numrin e klaneve apo grupeve, nuk mund te them gje, pasi nuk e di. Mund te jene 15 apo me pak. Por mendoj se ata qe bejne keto raporte duhet t’i justifikojne, te nxjerrin fakte apo dokumente dhe pse jo t’i drejtohen drejtesise, pasi Shqiperia nuk mund te perdoret gjithnje duke e etiketuar si nje vend ku mbizoteron krimi, mafia dhe qe ben namin.

    Mendoni se ne Shqiperi nuk ka mafia?

    Absolutisht jo. Mund t’i quash organizata kriminale, apo klane kriminale, qe imitojne stilin e mafies. Mendoj se deri me sot ne vendin tone, te pakten 15 vitet e fundit, nuk ka ekzistuar apo te kete nje mafie, sepse nuk jemi nje vend qe prodhojme. Elementet kriminale behen pjese e aktivitetit per te fituar, por, nga sa kemi degjuar e pare deri tani, me grupet qe jane goditur, asnje prej tyre nuk ka nje strukture mafioze, kode dhe rregulla, ndersa mafia e vertete funksionon ndryshe. Une mendoj se ka grupe qe merren me trafiqe, i vetmi burim fitimprures. Nderkohe qe, nuk jemi vend prodhues, por vetem transit, sepse per te luftuar trafiqet nuk veprohet ne vendet ku kalon.

    Gjate kohes qe keni drejtuar SHISH, a ka pasur organizata kriminale te rrezikshme me prirje mafioze?

    Te them te drejten, une nuk isha i angazhuar ne kete drejtim. Ne institucion ka pasur nje drejtori te vecante, qe godiste organizatat kriminale qe kryenin trafiqe. Ishte Drejtoria e Krimit te Organizuar dhe fenomeni qe hasej ishte vetem trafiku i llojeve te ndryshme. Njerezit nuk duhet te jetojne me panikun se ne Shqiperi ka kriminele, apo eshte vend i rrezikshem. Por, keto lloj raportesh duhet te ballafaqohen me fakte dhe dokumente e nese jane te verteta te dergohen ne prokurori apo gjykate. Ka organizma te ndryshme, qe bejne te tilla raporte dhe justifikojne punen dhe te tilla ka pasur edhe gjate kohes qe une drejtoja SHISH, por ne shume raste nuk dinin asgje. Po te ndjekesh zhvillimet e fundit, shumica e ngjarjeve jane vrasje per larje te hesapeve mes kontingjenteve apo elementeve kriminale, por nuk cenohet jeta e qytetarit.

    A eshte i nderthurur krimi i organizuar ne Shqiperi me politiken?

    Politika joshet nga krimi i organizuar, pasi grupet kane menyrat e tyre per t’iu pershtatur kohes dhe ndryshimeve. Duhet pasur parasysh se nuk shkon asnjehere politika te mafia, apo grupet kriminale, por anasjelltas. Per momentin, nuk kam informacion nese eshte i nderthurur apo jo, pasi u bene vite qe jam shkeputur, por edhe gjate kohes qe kam drejtuar SHISH, nuk me kujtohet ndonje rast i vecante.

    A shihni ndryshime te situates kriminale ne dy kohe te ndryshme, periudhen kur drejtonit nje institucion dhe sot?

    Nuk di cfare te them, sepse jane dy pozicione te ndryshme. Por, edhe atehere, sikurse sot, nuk shoh ndonje ndryshim ne kete drejtim. Mendoj se jo gjithnje Shqiperia mund te perdoret si epiqender e sulmit per grupet mafioze apo ngjarje te tjera, pa pasur prova te sakta e dokumente, me te cilat shkohet ne prokurori.

    Raporti

    15 klanet mafioze shqiptare

    Nje agjenci franceze publikoi se fundi nje raport, te mbeshtetur ne te dhena dhe studimin e bere pret grupit te saj te punes. Mes te tjerave, flitej per klanet mafioze shqiptare dhe numrin e tyre qe shkonte ne 15. Strukturen, veprimtarine, trafiqet dhe pastrimin e parave. Nderthurja e elementeve kriminale me politiken dhe vrasjet me te bujshme te kryera mes klaneve gjate ketyre viteve. Madje, ne raportin e botuar ne disa numra ne gazeten “Koha Jone”, flitet edhe per implikimin e mediave ne afera te ndryshme ilegale, nderkohe qe trafiqet ishin baza kryesore e fitimit te ketyre klaneve te perhapura ne te gjithe vendin.

    Pjerin Ndreu:

    “Politika e lidhur me mafian”

    I pari qe pranoi te reagonte publikisht, pas raportit te botuar nga gazeta, ishte nje nga ish- drejtuesit e larte te policise shqiptare. Dikur zevendesdrejtor i Pergjithshem dhe drejtor i Policise Tirane, 2002-2004, Pjerin Ndreu, gjate intervistes se dhene, pranoi se ne Shqiperi ka grupe mafioze qe ishin te lidhura ngushte me politiken dhe te suportuara nga ajo. Ai permendi operacionin e zhvilluar gjate vitit 2002 kunder trafiqeve ilegale dhe qe me pas oficeret, qe e drejtuan aksionin, u ndeshkuan te gjithe nga nderhyrjet e politikes. “Do te ishte dem per vendin, nese do te vazhdonim te mendonim se ne Shqiperi nuk ka klane mafioze, ndersa policia duhet mbeshtetur fuqishem edhe nga institucione te tjera, sepse duhet vullnet i pergjithshem”, deklaroi Ndreu.

    Peripecite ne politike dhe ne detyre

    Fatos Klosi, ish-basketbollist ne rinine e tij, do te behej profesor fizike pas perfundimit te studimeve te larta ne Tirane. Por emri i tij do te niste te lakohej gjate vitit 1997, kur kryente edhe detyren e veshtire per ate kohe te Sekretarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Por kurre nuk e kishte menduar qe do te behej drejtuesi i nje prej institucioneve me te perfolura e sulmuara forcerisht nga protestat popullore gjate trazirave. Ne vjeshte, zgjidhet drejtor i Sherbimit Informativ Kombetar, duke zevendesuar Bashkim Gazideden, nderkohe qe institucioni shkeputet nga Ministria e Brendshme. Por ditet e veshtira per njeriun qe ndryshoi fizionomine dhe mendimin popullor per ish-SHIK-un do te vinin pikerisht gjate vitit 2002. Shkarkohet nga Kryeministri Fatos Nano dhe me pas vihet nen akuze per abuzime. Ne korrik 2002, ngrihet komisioni parlamentar per hetimin e veprimtarise se SHISH-it ne periudhen 1992-2002. Fatos Klosi, kreu i ketij institucioni per periudhen ’97-’02, eshte personi me i perfolur. Ne tetor 2002, Klosi denoncohet po nga Kryeministri Nano ate kohe, ndersa disa muaj me pas merret i pandehur. Ne veren e vitit 2003, prokuroria e dergoi ne gjykate per abuzime me tenderat ne SHISH, por, pikerisht pas nje viti, ai shpallet i pafajshem, ndersa prokuroria kerkoi gjobe nje milion leke. Nderkohe qe vitin e kaluar u sulmua fizikisht nga nje ish-punonjes i SHIK deri ne 1998, Anibal Basha, i cili gjendet ne proces pas arrestimit. Aktualisht ka hapur nje zyre private, ndersa jep mesim edhe ne Fakultetin e Shkencave, dega Fizike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Legalizimi, gati lejet per 150 pallate

    Legalizimi, gati lejet per 150 pallate

    E Marte, 15 Maj 2007


    Rreth 150 shtesa pallatesh te ndertuara pas vitit 1993, do te jene te parat qe do te perfitojne leje legalizimi. Duke qene se vlera e tregut per keto ndertime eshte mjaft e larte, Keshilli i Qarkut te Tiranes, ne mbledhjen e tij te radhes, do te miratoje pikerisht legalizimin e ketyre ndertesave. Aktualisht, zyrat e Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit, Integrimit te Zonave dhe Ndertimeve Informale po punojne per legalizimin e shtesave ne pallate ne te gjithe vendin. Deri me tani eshte derguar ne sekretarine teknike te Keshillave te Qarqeve dokumentacioni per 150 pallate me shtesa katesh, qe nuk jane hipotekuar ende, per shkak te ndryshimeve qe kane bere ne raport me lejen e ndertimit. Mesohet se mbi 80 per qind e ketyre pallateve jane ne zonen e Tiranes, pasi ka qene edhe fluksi me i madh i ndertimeve te pallateve ne raport me qytetet e tjera. Ndryshe nga banesat e tjera, gjoba e legalizimit te ketyre shtesave pa leje do te paguhet vetem nga ndertuesit dhe jo nga banoret e tjere te pallatit. Shuma e gjobes qe do te paguhet do te aplikohet ne baze te siperfaqes se kesaj shtese, si dhe qellimit te shfrytezimit te saj. Per shtesat qe shfrytezohen per banim, per cdo meter katror, gjoba qe do te aplikohet do te jete 4 per qind e vleres se shteses. Personat qe kane nje godine per aktivitet social-ekonomik do te paguajne nje shume prej 10 per qind te vleres se ketij ndertimi. Penalizimet do te aplikohen per cdo meter katror te tokes mbi te cilen eshte ndertuar objekti, dhe me cmimin e tregut ne momentin qe behet legalizimi. Ky cmim percaktohet ne baze te raportit te ekspertit te licencuar vleresues pasurish te paluajtshme te pergatitur per llogari te vetedeklaruesit. Percaktimi i kesaj vlere do te behet menjehere, pasi Keshillat e Qarqeve te kene miratuar legalizimin e ketyre shtesave dhe me pas do te nis procesi per dhenien e lejeve te legalizimit nga ALUIZNI. Llogaritja e kesaj vlere per gjoben qe do te paguhet do te behet pasi te krahasohet projekti i miratuar dhe projekti de fakto, pra projekti i zbatuar. Diferenca e dy projekteve do nxjerre ne pah sa siperfaqe ndertimi ka, pra sa ka ne lartesi dhe ne gjeresi.

    Pervec gjobes per legalizim, ndertuesit duhet te paguajne edhe detyrimet financiare qe rrjedhin nga detyrimet ndaj pronareve te truallit, do te paguajne per tarifat e ndikimit ne infrastrukture, qe do jene ne vlerat minimale per shtesat qe kane, per tarifat e sherbimit per te gjithe dokumentacionin. Siperfaqja e ketyre pallateve pa leje, ose qe kane shtesa pa leje, llogaritet ne rreth 2,8 milione m2 ne te gjithe territorin e Shqiperise. Deri me tani jane te llogaritura rreth 7,2 milione metra katrore ndertime, qe shtrihen ne zonat formale brenda qyteteve, si pallate apo shtesa. Nderkohe, nga e gjithe kjo siperfaqe ndertimesh pa leje, vetem ne Tirane jane mbi 20 mije familje, te cilet jetojne prej vitesh ne apartamente apo disponojne dyqane, lokale, te blera, por te pahipotekuara.

    Per te marre lejen e legalizimit, te interesuarit duhet te plotesojne 6 kritere te percaktuara nga Agjencia e Legalizimeve. Keto kritere fillojne me plotesimin e formulareve te vetedeklarimit dhe mbarojne me fazen perfundimtare, qe eshte shlyerja e detyrimit financiar. Gjate procedures se nxjerrjes se kesaj leje, kerkohet gen-plani i baneses, planimetria e kateve, dokumentacioni tekniko-ligjor, si dhe aktmarreveshja me pronarin e truallit. Pas perfundimit te ketij procesi, hapet nje dosje e vecante per secilen banese pa leje, ku nje kopje ruhet ne zyrat e ALUIZNI-t dhe nje dergohet ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZRPP). Procedurat e fundit realizohen nga vete agjencia.

    Leja e legalizimit

    Procesi i legalizimeve nis me plotesimin dhe dorezimin e 8 dokumenteve: Gen-planin ne shkallen 1:500, planimetrine e cdo kati ndertim ne shkallen 1:100 dhe siperfaqen ne metra katrore, marreveshja noteriale per pjeset takuese me fqinjet, kontrata e pronesise se tokes, certifikata e perberjes familjare, si dhe me dokumentacionin, i cili pasqyron detyrimet ndaj pushtetit vendor, sic eshte vertetimi i likuidimit per taksen e ndikimit ne infrastrukture, deklaraten noteriale te pergjegjesise personale per sigurine, si dhe deklaraten noteriale, nese pranohet zbatimi i planit rregullues. Pas plotesimit te dokumentacionit, njesia vendore leshon lejen e legalizimit brenda 30 diteve nga paraqitja e kerkeses. Per shtesat ne ndertime me leje aplikohet i njejti parim, por me afate te tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    BE: Mbeshtesim ligjin per transmetimet numerike

    E Marte, 15 Maj 2007


    Komisioni Evropian dhe Keshilli i Evropes e ka cilesuar projektligjin “Per Transmetimet Numerike” si nje nisme te mire ligjore, e cila do te mbeshtese zhvillimin e transmetimeve dixhitale ne vend. Pas prezantimit te kesaj nisme ne Bruksel, nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, diten e djeshme KE dergoi ne Kuvend vleresimin e tij per kete nisme, e cila pritet te rregulloje tregun e transmetimeve dixhitale ne Shqiperi. “Si nje qendrim i pergjithshem, ky projektligj duhet pergezuar si nje perpjekje e mire per krijimin e legjislacionit te duhur per transmetimet dixhitale ne Republiken e Shqiperise”, theksohet ne letren e ardhur nga Brukseli. Por, ne leter nenvizohet se, megjithese kjo eshte nje nisme e mire per transmetimet dixhitale ne vend, perseri ka nevoje per disa shtesa te vogla, te cilat do ta permiresonin ligjin. “Megjithate, jane disa shtesa, te cilat mund te permiresojne ligjin dhe me e rendesishmja krijojne nje kornize ligjore per te siguruar nje te ardhme te qendrueshme per transmetimet ne Shqiperi dhe ne vecanti per sherbimet e transmetimeve publike”, thuhet ne letren e Komisionit Evropian.

    Ne kete menyre, ekspertet evropiane kane derguar nje sere rekomandimesh ne lidhje me kete nisme. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori iniciativen per ta konsultuar kete nisme me eksperte ligjore te Komisionit Evropian. Pas debateve te shumta te shkaktuara nga opozita dhe perfaqesues te mediave, ne lidhje me kete nisme, Topalli e cilesoi si te udhes konsultimin e draftit me ekspertet evropiane te KE-se, duke qene se nje pjese e tij ishte e paperceptueshme per ekspertet ne vend, si pasoje e risive teknologjike qe kjo nisme perpiqej t’i jepte zgjidhje. Ne letren e eksperteve te Komisionit Evropian theksohet rendesia e kesaj nisme per rregullimin e tregut te transmetimeve dixhitale ne vend dhe theksohet rendesia e bashkepunimit te ligjvenesve shqiptare me eksperte evropiane ne lidhje me nisma te tilla te rendesishme ne vend.

    Cfare duhet te permiresohet

    Perfaqesuesit e Komisionit Evropian dhe Keshillit te Evropes theksojne se operatoret analoge dhe ne dixhital vleresohen si te kushtueshem. Ne kete menyre sugjerohet se duhet te behen te gjitha perpjekjet per shkurtimin sa me shume qe te jete e mundur te periudhes transitore.

    Projektligji duhet te percaktoj se kur duhet te mbyllen transmetimet analoge dhe do te ishte ne interes te operatoreve dhe klienteve qe te dinin daten e sakte.

    Operatoret lokale dhe rajonale jane te rendesishem dhe do te mbeten te rendesishem ne te ardhmen dixhitale. Per kete duhet te merren masat e nevojshme me qellim kalimin e te gjithe operatoreve ekzistues analoge ne rrjete dixhitale, nese ata duan.

    Pluralizmi i operatoreve te lajmeve dhe informacionit mbetet aq i rendesishem ne transmetimet numerike ashtu sikurse eshte ne ato analoge. Masat e marra per te siguruar pluralizmin duhet te marrin parasysh disponibilitetin e frekuencave ne median dixhitale. Si rezultat, kufizimet, te cilet mund te jene te duhura per spektrin analog, mund te behen me te pakta per transmetimet numerike.

    Shikuesit dhe degjuesit kane te drejte te kene te mbrohen ndaj permbajtjes se papranueshme te transmetuesve numerike, sikurse jane nga transmetuesit analoge.

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Aldo Bare, videokonference nga Turqia

    E Merkure, 16 Maj 2007


    TIRANE - Prokuroria e Krimeve te Renda ka vendosur te kerkoje zhvillimin e nje videokonference per te marre ne pyetje dhe per t’i komunikuar akuzat, Aldo Bares, personi me i kerkuar i Shqiperise. Kryeprokurori i Krimeve te Renda, Adnan Kosova ne nje interviste ekskluzive me “Koha Jone”, pohon se ky hap do te ndermerret nese i akuzuari si kreu i “Bandes se Lushnjes”, i njohur dhe me emrin Alfred Shkurti, nuk do te ekstradohet nga Turqia ne vendin tone. Ndersa per krahun e djathte te tij, Enver Dondollaku, Kosova pohoi se grupi hetimor po pret materiale te plota te dosjes nga Italia, rreth akuzes se trafikut te lendeve narkotike. Dhe pas perfundimit te investigimit, do te behet komunikimi i nje tjeter akuze per Dondollakun. Kreu prej tre vjetesh i institucionit te akuzes se Krimeve te Renda, flet per “KJ” edhe per punen hetimore ne grup, investigimin per dosjet e bujshme, perplasjen e fundit me Ministrine e Drejtesise dhe temen aq te perfolur te marredhenieve te ftohta midis Prokurorise, Gjykates dhe Policise ne vecanti. Per dosjen “Gjermeni”, Kryeprokurori i Krimeve te Renda, shprehet se hetimet kane perfunduar dhe shkresa e ministrit Ilir Rusmali nuk ka pasur asgje me teper se faktet e permendura gjate procesit gjyqesor ndaj grupit, qe tashme ka perfunduar. “Nese do te sjelle dokumente dhe fakte te tjera, atehere mund te rihetojme”, - u shpreh prere Kosova.

    Ditet e fundit ka pasur perplasje midis Prokurorise dhe Ministrise se Drejtesise per ceshtjen “Artan Gjermeni”, anetarit te KLD-se. Nderkohe qe, Prokuroria e Krimeve te Renda e drejtuar nga ju, i ka bere nje kerkese ministrit te Drejtesise per te dhene shpjegime rreth deklaratave ne media per kete teme. Cilat jane keto prova dhe sa do te ndihmojne ne ceshtjen e “Bandes se Lushnjes”?

    Disa dite me pare ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmalit, i eshte bere nje kerkese per te dhene shpjegime rreth provave qe ai posedon per anetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise, Artan Gjermenit. Ne kerkesen e mberritur, nuk ka pasur prova sic pretendon ministri. Midis tyre kane qene edhe deshmite e Petrit Licit, i penduari i “Bandes se Lushnjes”. Keto prova nuk kane qene te ditura per ne. Ato jane bere publike ne seancat gjyqesore te cilat jane zhvilluar me dyer te hapura. Kerkesa e mberritur ne Prokurori do te merret per baze, por nuk perben asnje lloj prove per ne, per shkak se eshte konsumuar gjate procesit gjyqesor.

    Javen e kaluar, prokuroret shqiptare te Krimeve te Renda moren ne pyetje Enver Dondollakun dhe i komunikuan atij akuzat ne Itali. Po me Aldo Baren, si do te procedoni?

    Ne jemi ne pritje te ekstradimit te Aldo Bares nga Turqia. Do te ishte me mire, qe Bare te pyetej ne Shqiperi dhe akuzat t’ia komunikonim ketu. Si i pandehur, do te ndiqte seancat gjyqesore. Por, ne rast se ai do te preferonte te mos merrte pjese ne seance, pra te gjykohej ne mungese, atehere do te jete avokati i zgjedhur prej tij, ose i caktuar nga gjykata, qe ta mbroje neper seancat gjyqesore. Deri ne keto momente, jemi ne pritjen e ekstradimit te tij ne Shqiperi.

    Ne rast se Gjykata e Larte e Turqise hedh poshte vendimin e dhene nga Gjykata Supreme, do te benit nje kerkese ne Ministri te Drejtesise per ta pyetur Baren ne Turqi?

    Ne rast se do te hidhet poshte kerkesa, atehere do te fillojme procedurat per te pyetur kreun e akuzuar te “Bandes se Lushnjes”, ne Turqi, ashtu sic edhe vepruam me te akuzuarin si krahun e djathte te Aldo Bares, Enver Dondollakun. Por kjo eshte nje procedure e gjate deri ne pritje te nje pergjigjeje nga ana e organeve kompetente turke. Kjo do te bente qe te shpenzonim shume kohe. Nderkohe qe, edhe seancat gjyqesore nuk do te ishin njesoj, kur vete i pandehuri nuk eshte i pranishem.

    Atehere si do te realizohen seancat gjyqesore ne rast se Aldo Bare nuk ekstradohet?

    Ne kete rast do te aplikojme per t’i zhvilluar seancat gjyqesore me videokonference, por edhe ne kete rast, nuk e di sa mund te realizohet. Bare do te ndjeke seancat gjyqesore qe nga Turqia dhe do te jape shpjegime rreth zhvillimeve e akuzave qe do ngrihen ndaj tij, do te shpjegoje ose te kundershtoje. Rasti i Bares, nese realizohet, do te jete edhe i dyti ne keto vite pas videokonferences per procesin e vrasjes se deputetit “Azem Hajdari”, me te pandehurin, Astrit Muldaka.

    Kalojme ne nje emer tjeter, ne kuader te te njejtit argument. Enver Dondollaku u denua nga drejtesia italiane per vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike. Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimet ne lidhje me kete akuze. Kur do t’ia komunikoni akuzen e re Dondollakut?

    Ne baze te nenit nr. 6 te Kodit Penal, ne si organ i akuzes, kemi te drejten te ndjekim hetimet ne lidhje me nje akuze, kur te implikuar jane shtetas shqiptare. Para disa diteve, Prokuroria e Krimeve te Renda i ka bere nje kerkese Prokurorise italiane per te na sjelle te gjitha provat qe kane per Enver Dondollakun, ne lidhje me akuzen e trafikut te droges. Deri me sot, nuk na ka ardhur asnje pergjigje. Ne momentin qe ne si Prokurori e Krimeve te Renda, te disponojme keto prova, atehere Enver Dondollakut do t’i komunikojme akuzen per vepren penale te “trafikimit te lendeve narkotike”.

    Si jane marredheniet tuaja institucionale me Ministrine e Drejtesise dhe Policine e Shtetit, pasi here pas here ka pasur deklarata e kunderdeklarata per operacionet, deri ne akuza per dekonspirim e mosbashkepunim?

    Prokuroria e Krimeve te Renda eshte nje institucion qe nuk eshte i varur nga Ministria e Drejtesise. Nderkohe qe, nje bashkepunim te ngushte kemi me policine. Pikerisht, bashkepunimet me policine, kane bere te mundur identifikimin, si dhe copetimin e grupeve me te fuqishme kriminale. Kjo ka ardhur si nje rezultat i mbajtjes te fshehte te informacioneve, por nuk perjashtohet edhe agjenti i infiltruar. Nder grupet me te medha mund te permendim, “Go West”, “Hakmarrja per Drejtesi”, “Banda e Lushnjes”, “Kompas”, “Rrembimi i autobusit”, “Ciklonet”, “Trafikimet e Femrave”, te “lendeve narkotike” etj.



    Nga arrestimi te procesi i ekstradimit

    Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare, si dhe kreu “Bandes se Lushnjes”, u arrestua ne Ankara te Turqise gjate muajve te pare te vitit 2006. Ka qene pikerisht viti 1997, kur Bare, ish-efektivi special i forcave policore, eshte akuzuar per disa krime qe vazhduan deri ne 2003, sipas materialeve hetimore. Ai eshte akuzuar edhe si drejtuesi i grupit, ndersa sipas dosjes se policise italiane dhe antidroges se Torinos, Bare cilesohet gjate pergjimeve si “profesori”, qe jepte urdhrat per anetaret, nderkohe qe te tjeret realizonin vrasjet. Mbi Baren rendojne akuzat e krijimit te grupit kriminal, vrasje, tentative vrasje etj. Eshte momentalisht ne proces ekstradimi dhe pritet vendimi final i Gjykates turke, ne shtetin ku njihej dhe me emrin Mikel Kodra.



    Per te dhe nje tjeter akuze

    Enver Dondollaku, i njohur ndryshe dhe si krahu i djathte i Aldo Bares, u arrestua nga policia italiane me 21 maj te vitit te kaluar ne Padova te Italise, ku kishte shkuar te takonte te vellane qe banon ne kete qytet. Dondollaku akuzohet nga drejtesia shqiptare per nje sere veprash penale, midis tyre dhe vrasjes. Ai eshte denuar nga drejtesia italiane me 16 vjet heqje lirie per vepren penale te “trafikimit te lendeve narkotike”, akuze kjo, per te cilen shume shpejt do te hetohet dhe nga drejtesia shqiptare. Dondollaku eshte nje nder te fundmit e “Bandes se Lushnjes”, i arrestuar. Akuzat kryesore iu komunikuan javen e kaluar nga nje grup prokuroresh.

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Moisiu-Rusmali, te fshehtat e replikave ne KLD

    E Merkure, 16 Maj 2007


    TIRANE - Presidenti Alfred Moisiu, debaton ashper me ministrin e Drejtesise, Ilir Rusmali, gjate mbledhjes se radhes te Keshillit te Larte te Drejtesise. Replikat kane zgjatur me shume se pese minuta dhe perfshine ne nje dialog te nxehte dy kreret e institucioneve per ceshtjen e kandidatures per anetar te Ardian Nunit, i cili dje zevendesoi, nje vit pasi ishte votuar, Sokol Comon. “Mos iu kthe me asaj ceshtje te kaluar, pasi e kemi diskutuar nje here. Ti nuk je arbiter dhe ketu nuk behet politike”, i ka thene kreu i shtetit, Rusmalit gjate diskutimit. Ndersa ministri kerkoi diskutimin per kete votim te vonuar. Pas shume replikash, kandidatura e Nunit, e propozuar gjate mbledhjes per plotesimin e vendit bosh, eshte miratuar, ndersa Rusmali kerkoi te diskutohej perse u zvarrit kjo ceshtje per nje vit. Por, nuk ka mjaftuar me kaq ky debat, i cili eshte mbyllur me deklaraten e nje prej te akuzuarve nga Ministria e Drejtesise, ish-kryegjyqtarit te Lushnjes. “Nuk do te marre pjese per 6 muaj ne mbledhjet e Keshillit te Larte te Drejtesise, deri ne perfundim te gjyqit te hapur, pas padise time ne Gjykaten e Larte kunder ministrit Ilir Rusmali, per shpifje”, tha Artan Gjermeni per mediat.

    Moisiu i ka terhequr vemendjen ministrit Ilir Rusmali, qe te mos bente politike gjate mbledhjes se KLD-se, por te diskutonte ligjerisht. Rusmali ka kerkuar debatimin per kandidaturen e Ardian Nunit, qe nuk ka kaluar ne parlament, por eshte dekretuar nga Presidenti. Por, duket se konfliktet e mbledhura midis presidences dhe Ministrise se Drejtesise kane bere te tyren, duke futur ne nje lum replikash dy kreret e institucioneve. Rusmali kishte kerkuar diskutimin e kerkeses se tij per shkarkimin e anetarit Artan Gjermeni, te cilin e akuzoi per lidhje me “Banden e Lushnjes”. Por, nga ana tjeter, Gjermeni eshte kunderpergjigjur me nje padi ne Gjykaten e Larte, per shpifje dhe gjate gjashte muajve te ardhshem nuk do te marre pjese ne mbledhje, deri ne perfundim te procesit.

    Ish-kryegjyqtari, anetar i KLD-se, Artan Gjermeni, ka pritur largimin e gazetareve qe te komunikoje vendimin e marre. Ai deklaroi se deri ne nje vendim te Gjykates se Larte, nuk do te jete i pranishem ne mbledhjet e Keshillit. Padia e bere prej tij lidhet me akuzat e shumta te koheve te fundit qe kreu i Drejtesise, Rusmali, ka bere ndaj Gjermenit, te cilin e ka cilesuar si mbeshtetes te “Bandes se Lushnjes”. Rusmali ka shprehur pakenaqesi gjate mbledhjes per mosdiskutimin e kerkeses se tij, duke kontestuar edhe votimin e kandidatures se Ardian Nunit, nje vit me vonese. “Vendet bosh po plotesohen ne kohe dhe sipas kuadrit ligjor”, tha Moisiu, i cili uroi per detyren anetarin e ri, qe zevendesoi Sokol Comon. Keshilli diskutoi edhe rreth kandidaturave dhe dokumentacionit te paraqitur, lidhur me proceduren per emerimin e kryetareve te Gjykates se Apelit Durres dhe Gjykates se Apelit Shkoder, ndersa vendosi te shtyje proceduren ne nje mbledhje tjeter. Po dje, u miratua largimi per shkak te moshes per pension, per gjyqtaren e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, Rozeta Mino. Pasi u shqyrtuan propozimet e ministrit te Drejtesise, u bene delegime te gjyqtareve, per funksionimin sa me normal te punes ne gjykata te ndryshme per ceshtje te vecanta gjyqesore.



    Replikat mes Moisiut dhe Rusmalit

    Rusmali: Edhe pse e vonuar kjo mbledhje per mandatimin e prof. Nunit duhet te zhvillohet pa konflikte dhe debate, sigurisht qe ne jemi ketu nje institucion kushtetues, por nga ana tjeter Kuvendi i Shqiperise eshte institucioni me i larte. Ata deputete nuk jane njerez te rruges dhe qe nuk kane pergjegjesi kushtetuese, por jane njerez qe duam apo s’duam jane me te rendesishem se ne. KLD ne ate histori ka qene pale e interesuar dhe do te kishte qene ne dinjitetin e KLD ky diskutim.

    Moisu: Z. minister, mos na ktheni mbrapsht tani, ne ketu jemi institucion qe flasim dhe zbatojme ligjet dhe ajo qe ju pretendoni eshte nje histori e mbyllur. Pse do ta kthesh prapa. Une nuk e marr vesh.

    Rusmali: Kjo eshte ceshtje e rendit te dites. Z. Kryetar, mos kerkoni t’i mbyllni gojen anetareve.

    Moisiu: Une nuk i mbyll gojen askujt, por puna eshte se ne ketu nuk merremi me politike.

    Rusmali: Ne ketu merremi me politike, me ligje.

    Moisiu: Politika behet ne tjeter vend z. minister.

    Rusmali: Ne duhet te japim modelin dhe sinjalin e nje institucioni qe respekton dhe nderon Kushtetuten.

    Moisiu: Z. minister..., ore nuk ju ka vene njeri te beni arbitrin.

    Rusmali: Pavaresisht se historia na prek drejtperdrejt dhe pavaresisht emocioneve.

    Rusmali i kerkoi Moisiut shkarkimin e Gjermenit

    Me date 8 maj, ministri i Drejtesise, Ilir Rusmali, i dergoi nje leter Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Ai kerkoi qe te mblidhej Keshilli i Larte i Drejtesise me rend dite, “Shkarkimin nga detyra, te gjyqtarit Artan Gjermeni, me motivacionin ‘Per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e gjyqtarit’”. Por dje, nje jave nga kerkesa, u zhvillua mbledhja e KLD-se, por pa rendin e dites te kerkuar nga Rusmali.

    Gjermeni, perkohesisht “me pushime”

    Pas akuzave te panumerta te koheve te fundit, anetari i KLD-se, Artan Gjermeni, vendos te reagoje. Ai depoziton ne Gjykaten e Larte nje kallezim penal, me objekt per shpifje dhe fyerje, kunder kreut te Drejtesise shqiptare, Ilir Rusmali. Duke pritur qe ky institucion gjyqesor te vere ne vend drejtesine, ne mbledhjen e djeshme te KLD-se, Gjermeni vendosi qe te mos marre pjese per 6 muaj si anetar, periudhe kjo qe do te mjaftoje per te zbardhur te verteten.

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nano: Rama, kryetari legjitim monist i PS

    E Merkure, 16 Maj 2007


    Ish-kreu socialist ka bere publike arsyet se perse duhet te jete ai Presidenti i Shqiperise dhe si do te menjanoje pengesat dhe konfliktet qe pengojne integrimin. Ai shpjegon marredheniet me Berishen, pasuesin e tij ne krye te socialisteve dhe jeten private

    “Une mund te afirmoj me qetesi dhe me maturi se ato qe ne gjuhen popullore quhen pesime dhe mund te kthehen ne mesime, jane dhe pjese e pervojes time. Une, pas nje eksperience relativisht te gjate dhe ne nje moshe relativisht te re, jam ne gjendje te vazhdoj te militoj ne menyre evropiane per te menjanuar faktoret qe kane penguar dinamiken e reformave evropiane deri me sot, per te periferizuar, ne bashkepunim me aktoret e tjere, konfliktet qe bllokojne institucionet apo qe therrmojne konsensuset e nevojshme per reforma te kushtueshme qe na ofrojne me Bashkimin Evropian”

    “Nuk besoj qe ky te jete nje shkak i pakapercyeshem qe PS te mos komunikoje me te gjithe perfaqesuesit e saj, me mua gjithashtu, dhe qe Edi Rama, si kryetar legjitim monist i kesaj partie, te mos rishikoje vetveten per t’u shfaqur ne terrenin e politikes shqiptare si nxites i bashkejeteses midis vlerave te se majtes dhe per kete arsye te kerkoje dhe krijoje partneritete te reja, qe do t’i sherbenin perfaqesimit te se majtes ne Shqiperi dhe te Shqiperise ne menyre me te denje ne marredheniet nderkombetare”

    I ftuar ne studion e BBC ne Tirane, eshte Fatos Nano, njeri prej dy figurave kyce te skenes politike shqiptare te dy dekadave te fundit, tri here Kryeminister i Shqiperise, kryetar i PS per 15 vjet, aktualisht kandidat per postin e Presidentit te Republikes, ka dhene opinionin e tij per situaten politike ne Shqiperi. Ai ka sqaruar te gjitha arsyet se perse do te kandidoje per postin e kryetarit te shtetit, pse duhet mbeshtetur ai ne kete perpjekje dhe cilat do te jene risite qe do te sjelle ne Presidence. Duke shpjeguar marredheniet me Berishen, ai ka garantuar se se bashku i kane sjelle momente te mira vendit. Nderkohe qe nuk ka kaluar pa fshikulluar pasuesin e tij ne krye te PS, Edi Ramen, duke e cilesuar si nje kryetar monist, ndonese ka kerkuar serish komunikim me te. Ai ka dhene shpjegim dhe per jeten private te tij, gjate ketyre dy viteve.

    Ditet e fundit eshte shtuar ndjeshem prania juaj ne skenen politike, ashtu si edhe ne kontakte me personalitete te huaja qe vizitojne Tiranen. Eshte evidente se keto jane levizje ne funksion te kandidimit tuaj per postin e Presidentit te Republikes. A druheni se mos nuk e arrini dot kete objektiv?

    Pergjigjja eshte jo sepse levizjet e mia nuk jane thjesht dhe vetem ne funksion te kandidimit per detyren e kryetarit te shtetit. Une besoj se Shqiperia ka nevoje, vecanerisht pas nenshkrimit te Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit, per partneritete te qendrueshme, per nje perfaqesim qe mbeshtetet mbi eksperiencen e transformimeve te medha qe kane ndodhur ne me shume se 15 vjet. Ne rast se ajo qe dominon sot klimen dhe pasqyren politike te perfaqesimit te vendit ne marredheniet nderkombetare eshte zhurma, konflikti, nje polemike politike qe shpesh ka bllokuar dhe institucionet per te funksionuar normalisht, qe ka arritur kulme vecanerisht me vonesat e proceseve themelore per nje demokraci funksionuese sic jane zgjedhjet, atehere une jam perpjekur dhe do te vazhdoj te kontribuoj qe te jem i pranishem ne politiken shqiptare dhe te mbroj vlerat qe kam mbrojtur ne 15 vjet.

    Keni qene Kryeminister i Shqiperise per rreth ¼ e periudhes se pluralizmit politik. Njihen gjeresisht aftesite tuaja ne drejtimin e shtetit ashtu sic njihen edhe defektet tuaja. Mund te me thoni perse Fatos Nano do te ishte nje President i mire dhe ne kohen e duhur?

    Sepse duke qene prej 15 vitesh nje nga protagonistet kryesore te politikes dhe te zhvillimeve shqiptare ne demokraci, une i njoh te gjitha eksperiencat qe kane sjelle transformimin, por dhe qe kane penguar ritmin me te shpejte te zhvillimit demokratik drejt standardeve evropiane. Pra une mund te afirmoj me qetesi dhe me maturi se ato qe ne gjuhen popullore quhen pesime dhe mund te kthehen ne mesime, jane dhe pjese e pervojes time. Une, pas nje eksperience relativisht te gjate dhe ne nje moshe relativisht te re, jam ne gjendje te vazhdoj te militoj ne menyre evropiane per te menjanuar faktoret qe kane penguar dinamiken e reformave evropiane deri me sot, per te periferizuar, ne bashkepunim me aktoret e tjere, konfliktet qe bllokojne institucionet apo qe therrmojne konsensuset e nevojshme per reforma te kushtueshme qe na ofrojne me Bashkimin Evropian. Kjo eshte ne kohen e duhur dhe une gjithashtu jam i bindur per kete gje sepse pas nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit, Shqiperia ka hyre ne nje periudhe monitorimi intensiv, ne te cilin humbjet e kohes amplifikohen dhe na largojne nga disa objektiva nderkombetare qe tashme jane kthyer ne partneritete per veprim ne procesin e integrimit.

    Permenda ne hyrje te intervistes se jeni njeri prej dy figurave kyce te politikes shqiptare. Tjetri merret me mend eshte Sali Berisha, kryeministri aktual. Ne fakt, nje pikepyetje e madhe per publikun mbetet ende se si eshte e mundur qe dy armiq te medhenj te politikes te ripajtohen, te bashkejetojne sot, eventualisht, njeri si Kryeminister dhe tjetri si President i Republikes... gati-gati duket si ato gjerat e pabesueshme?

    Kjo eshte nje ceshtje per t’u verifikuar edhe nga publiku, edhe nga politika, edhe nga partneret nderkombetare. Une besoj se dy protagonistet e zhvillimit te politikes dhe te shoqerise shqiptare ne kushte pluraliste ne 15-16 vitet e fundit, jane gjithashtu dhe arkitekte te ndertimit te marredhenieve, marreveshjeve, te konsensuseve per gjithe kete periudhe qe kane sjelle transformime te rendesishme te legjislacionit, reforma te medha, rritje te qendrueshme ekonomike te vendit, kane sjelle, me perjashtim te ekseseve te te dy kraheve, rotacione dhe alternime paqesore te paleve ne qeverisje per te vazhduar procesin e zhvillimit drejt parametrave te integrimit, kane sjelle hapje, partneritet midis shoqerise dhe shtetit dhe midis Shqiperise dhe institucioneve nderkombetare. Me lejoni te kujtoj ne kete rast qe jo vetem dialogu, bashkejetesa, toleranca, gjitheperfshirja, meritokracia ne kontributet politike dhe ato qeverisese kane qene dhe mbeten principet kryesore te filozofise dhe veprimtarise time politike ne 16 vjet, por edhe periudhat ne te cilat une kam mundur, ne bashkepunim dhe ne bashkejetese me zotin Berisha, te krijoj procese te bashkepunimit normal midis mazhorances dhe opozites. Keto kane qene periudha zhvillimi te vrullshem, kane qene periudha qetesie sociale, stabiliteti dhe qe u kane dhene me shume hapesire levizjeve te lira te qytetareve brenda vendit dhe kontakteve qe kane lehtesuar lirine e shkembimeve drejt levizjeve te Shqiperise ne boten moderne.

    Do t’ju duhej gjithashtu te kishit te benit dhe me pasuesin tuaj ne Partine Socialiste Edi Rama, i cili keto dite i ka konsoliduar pozitat ne krye te saj ne baze te parimit te zgjedhjes “Nje anetar, nje vote”. A do ta keni konsensusin e partise se Edi Rames per tu zgjedhur President?

    Une nuk besoj se jemi ne kohen e duhur per Edi Ramen qe Partia Socialiste te identifikohet me nje emer te pervecem dhe ne te ardhmen. Une besoj se eshte gjeja me e lehte nga pikepamja e tradites politike konfliktuale qe te kontestohet dhe ne praktike se kujt i takon Partia Socialiste, se kush e kontrollon Partine Socialiste. Une nuk dua ta bej kete gje. Une besoj se ajo qe duket, dhe eshte nje aparence farse, si konsolidimi i pozitave te Rames ne Partine Socialiste edhe per shkak te votimit “Nje anetar, nje vote” eshte ne fakt nje kthim mbrapa, nje dobesim i institucioneve te funksionimit te demokracise brenda PS, eshte nje renie e kredencialeve dhe e aftesive konkurruese te socialisteve ne tregun elektoral, opinional. Pra une nuk besoj qe ky te jete nje shkak i pakapercyeshem qe PS te mos komunikoje me te gjithe perfaqesuesit e saj, me mua gjithashtu, dhe qe Edi Rama si kryetar legjitim monist i kesaj partie te mos rishikoje vetveten per tu shfaqur ne terrenin e politikes shqiptare si nxites i bashkejeteses midis vlerave te se majtes dhe per kete arsye te kerkoje dhe krijoje partneritete te reja qe do ti sherbenin perfaqesimit te se majtes ne Shqiperi dhe te Shqiperise ne menyre me te denje ne marredheniet nderkombetare.

    Do dalim per nje moment nga kufijte e Shqiperise. Ceshtja e Kosoves eshte ne rendin e dites ne tryezat kryesore te politikes globale sot. Si e parashikoni ju ecurine e statusit te Kosoves?

    Nuk besoj se ka shume hapesire per parashikime te guximshme apo individesh, sado perfaqesues te jene ata. Une besoj se ceshtja e Kosoves ka hyre ne nje rruge te pakthyeshme. Mbeshtetet per te realizuar statusin qe i jep paketa Ahtisari me konsensuse te palekundshme tanime, mbeshtetet ne konsensuset e BE-se dhe SHBA-se, mbeshtetet ne nje konsensus te gjere nderkombetar te fituar ne nje proces zhvillimesh te njohura, te cilat kane sjelle dhe nje shumice derrmuese vendesh te Asamblese te Kombeve te Bashkuara ne mbeshtetje te kesaj zgjidhjeje, perfshire dhe nje shumice derrmuese vendesh anetare te Keshillit te Sigurimit. Ne keto kushte, ne rast se do te kete Veto, une besoj se ajo mund te evitohet, por ne rast se do te kete Veto, eshte e qarte se procesi i afirmimit te Kosoves sipas kuadrit qe percakton paketa e konsensusit, paketa e Ahtisarit, do te jete ai i njohjeve bilaterale dhe afirmimit te ketij shteti te ri ne marredheniet nderkombetare, te te njejtave konsensuse qe ekzistojne per mbeshtetjen e nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit nepermjet njohjeve bilaterale.

    Do t’ju ftoja te nderronim pak regjistrin e bisedes. Ekziston pershtypja se ju i kushtoni kohe zbavitjes dhe kenaqesive te jetes dhe nuk kujdeseni qe ta fshihni kete. Ne Shqiperi, vec te tjerash, keni shenuar dhe thyerjen e nje tabuje duke zgjedhur krijimin e nje familje te re. A nuk druheni se kjo menyre jete do ta demtonte imazhin tuaj publik apo te ambicieve tuaja politike?

    Une besoj se kjo me ka ndihmuar gjate karrieres time. Une kam shume me teper miq sesa skeptike, apo kundershtare, apo luftetare profesioniste per te erresuar efektet qe kane krijuar marredheniet e mia me shoqerine, me komunitetin qytetar dhe me politiken ne teresi. Kjo me ka ndihmuar qe te njoh dhe te njihem sa me mire prej njerezve dhe shoqerise. Une leviz natyrshem ne shoqeri dhe nuk besoj se morali qe me bashkon me shoqerine eshte nje moral heretik ne raport me principet e moralit tradicional shqiptar apo me principet e shoqerive te hapura ku shqiptaret gjithashtu perfaqesohen me nje moral mjaft te pajtueshem me qytetarine bashkekohore. Me lejoni te them qe pas nje dite pune te lodhshme dhe pas debatesh politike me temperatura qe edhe shkaterrojne qeliza, eshte nje kenaqesi e jashtezakonshme te relaksohesh ne timonin e nje makine apo te luash ndonje minifutboll me njerez te thjeshte, apo te ndash pjesen e dites per rikrijim aftesish me shoqeri aspak politike. Besoj se keta jane te gjithe njerez qe nuk duhen thirrur per t’u shprehur nje here ne 4 vjet neper zgjedhje, por keta jane pjesa me aktive e opinionit shoqeror, i cili eshte shume veshtire te blihet ne menyre informale per t’i sherbyer disa frengjive te konflikteve politike qe shfaqen edhe ne media per fat te keq here pas here.

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kapet Driza, i fundmi i “Haremit”

    E Merkure, 16 Maj 2007


    SHIJAK - I akuzuari i fundit si pjesetar i nje grupi kriminal qe merret me trafik droge dhe prostitucioni, Skender Driza, u arrestua dje ne shtepine e vjehrrit, ne Shijak. Dy vjet me pare, Driza i shpetoi nje operacioni te policise te koduar "Harem 2005", i cili u krye ne dhjetor njekohesisht ne Itali, Shqiperi dhe Gjermani. Sektori i antikrimit ne drejtorine e policise se Durresit, beri te mundur dje para mengjesit, arrestimin e 37-vjecarit Skender Driza, i dyshuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike dhe shfrytezim prostitucioni. 37-vjecari u arrestua ne banesen e vjehrrit te tij ne Shijak ku dhe ishte fshehur prej disa kohesh.

    Ai dyshohet se eshte pjesetar i nje organizate kriminale qe vepronte prej disa vitesh ne Itali dhe Shqiperi dhe merrej me trafik droge, trafik armesh, si dhe me trafikimin e femrave dhe shfrytezimin e tyre per prostitucion ne Itali. Ne dhjetor te 2005 operacioni i policise u zhvillua ne disa qytete, si Tirane, Durres, Kavaje dhe Vlore dhe ne pranga te policise perfunduan Ilir Balla, Sokol Uxhi, Tofil Vokrri, Fredi dhe Sazan Bukmishi, si dhe Vaisi e Fredi Hoxhaj.

    Operacioni "Harem 2005", ku u arrestuan 7 persona per veprat penale te trafikut te lendeve narkotike, trafikut te armeve e municioneve ne rrethana renduese, u be me 13 dhjetor te vitit 2005. Strukturat e Drejtorise se Luftes kunder Krimit te Organizuar dhe Mbrojtjes se Deshmitareve, ne bashkepunim me Drejtorite e Policise se Qarqeve Tirane, Durres e Vlore, ekzekutuan urdhrat e ndalimit te leshuar nga Prokuroria per Krimet e Renda, Tirane. “Harem 2005”, eshte kryer njekohesisht ne Itali, Shqiperi dhe Gjermani dhe ishte rezultat i nje bashkepunimi te ngushte me Prokurorine e Antimafies se Katanzaros ne Itali. Per ekzekutimin e urdhrave te ndalimit, ne kuader te operacionit, ishte hartuar nje plan operacioni ne te cilin u percaktuan dy fazat e zhvillimit te tij. Faza e pare filloi ne dhjetor te 2005-s dhe synonte identifikimin e verifikimin e personave, rrezikshmerise se tyre, prezences apo jo ne vendin tone, lidhjeve te tyre familjare dhe shoqerore ku mund te strehoheshin, te mjeteve ne perdorim etj.

    Faza e dyte e operacionit perfshiu organizimin e sherbimeve te policise ne Drejtorite e Policise se Qarqeve dhe ekzekutimin e urdher-ndalimeve, kontrollet e banesave dhe dokumentimin ligjor te veprimeve te kryera. Ndaj tyre, Prokuroria e Krimeve te Renda, pas ekzekutimit te leter-porosise me autoritetet italiane, me date 03.12.2005, filloi procedimin penal per veprat penale te trafikut te lendeve narkotike, trafikut te armeve e municioneve ne rrethana renduese, ne kuader te nje grupi te strukturuar kriminal. Gjate ketij operacioni u angazhuan rreth 50 specialiste dhe agjente policie, si dhe pese grupe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte. K.J

    Te tetet e “Haremit”
    1. ILIR BALLA, 37 vjec, Tirane

    2. SOKOL UXHI, 34 vjec, Kavaje

    3. TOFIL VOKRRI, 46 vjec, Kavaje

    4. FREDI BUKMISHI, 31 vjec, Durres

    5. SAZAN BUKMISHI, 39 vjec, Durres

    6. VAISI HOXHAJ, 28 vjec, Vlore

    7. FREDI HOXHAJ, 32 vjec, Vlore

    8. SKENDER DRIZA, 37 vjec, Durres

  9. #19
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Per zine e parlamentit apo emrin e shkolles nuk e di po me duket se personi ne fjale eshte shpallur president honorifik i federates se boksit.

    E c`lidhje ka Federata e Boksit me shtetin dhe qeverine... Nese Lame ka qene president i kesaj federate dhe ka kontribuar per te asnje nuk ja heq dot veshin kesaj federate pse e respekton.
    Jam sigurisht koshiente se kush ishte Vajdin Lame, dhe pervec kesaj jam e bindur qe nuk mund dhe nuk ekziston krim i organizuar pa pjesemarrje te qeverise, tani dhe me perpara..... Fjalet jane shume shume larg realitetit, ne cdo rast!
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  10. #20
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Thone qe francezet kane kerkuar falje (si gjithmone pasi prishin pune "pa dashje") per kete raport is cili qenka i bazuar mbi thashetheme.

    Edhe ky raporti para vizites se Bushit "qelloi". lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drity : 20-05-2007 mė 11:49
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  5. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •