Po te kerkosh ne forumin shqiptar, do gjesh tema a materiale publikuara dy dekada me pare. Tema me poshte eshte vetem nje prej tyre:
http://www.forumishqiptar.com/thread...jt%C3%AB-Athos
Mali nuk quhet Atos por Athos ose ne gjuhen popullore te popullsise shqiptare "Mali i Shenjte". Manastiret ne Malin e Shenjte nuk kane etni apo nenshtetesi dhe gjithe Mali i Shenjte eshte prej 1000 vjetesh nje Republike Murgerore autonome qe veteqeveriset nga manastiret e murgjit qe jetojne atje. Arsyeja perse disa manastireve u vihen prapashtesa "greke" apo "serbe" apo "shqiptare" apo "bullgare" ka te beje me pranine e murgjve nga keto vende ne keto manastire.
"Pirgu i Shqiptareve" eshte dhurate qe Jovan Kastrioti, babai i Gjergj Kastriotit, i beri manastirit te Hilandarit. Lidhja shpirterore e familjes Kastrioti me kete manastir eshte e miredokumentuar. Vellai i Gjergjit, Reposhi u be murg dhe i ka mbyllur ditet e tij te Perendise ne kete manastir. Sot studiuesit ateiste apo shekullariste te historise, pa njohur kontekstin e duhur fetar te kohes, mjaftohen vetem me fjalet: "Reposhi u varros ne manastirin e Hilandarit." Edhe pse nuk kemi nje dokument historik si prove, edhe babai i Reposhit, Jovani, mendohet qe pas vdekjes prehet ne kete manastir. Tradita e prehjes se eshtrave e shpirtrave ne ajatet e kishave dhe manastireve orthodhokse, eshte nje tradite e vjeter.
Kurioziteti i shqiptareve me Malin e Shenjte, si gjithmone merr nje forme "nacionaliste". Kjo duket nga titulli qe i vene temes. Manastiret e Kishat orthodhokse, ne cdo cep te botes, nuk kane shtetesi, por ngrihen per Lavdine e Adhurimin e Zotit, dhe si te tilla, ato i perkasin Zotit tone Krisht. Persa u perket besimtareve qe sherbejne apo hyjne ne keto kisha a manastire, prape ketu shqiptaret jane injorante ne ceshtje te besimit fetar. Te jesh murg ne Malin e Shenjte do te thote te heqesh dore nga njeriu i vjeter, njeriu qe ishe ne bote, te heqesh dore edhe nga vete familja jote: nena e babai, motra e vellai, gruaja e femijet. Murgjeria eshte thirrje qe kerkon dedikim total Zotit.
Mali i Shenjte Athos, njihet edhe si Kopshti/Lulishtja e te Tereshenjtes Virgjereshes Mari! Nena jone e Tereshenjte Mari e ka zgjedhur kete vend mbi toke dhe perkujdeset jo vetem per murgjit e manastiret qe sherbejne atje, por edhe lutet per te gjithe pelegrinet qe e vizitojne Malin e Shenjte nga mbare bota.
Ne Malin e Shenjte ne keto 1000 vjet ka patur nje prezence te panderprere te sherbetoreve te Zotit qe vinin nga trojet e banuara me shqiptare apo nga shqiptare te vjeter te shperngulur ne ate shtet qe sot njihet si Greqi. Nje liste e ketyre murgjve ne shekuj do te ishte gati e pamundur per te perpiluar por kur rremon neper doreshkrimet e vjetra, apo kur njihesh me jeten e shenjtoreve te dale nga Mali i Shenjte edhe ne keto 100 vjetet e fundit, njihesh me murgjit shqiptare.
-
http://www.forumishqiptar.com/thread...rgj-Kastriotit
-
http://www.forumishqiptar.com/thread...Dashuris%C3%AB
-
http://www.forumishqiptar.com/thread...livi-2-dhjetor
- Shen Efremi i Katakunias (arvanitas) nderroi jete ne vitet 1990.
- Ati shpirteror i nje prej shtyllave te Orthodhoksise, Shen Grigor Palamas ne Malin e Shenjte, ishte shqiptar me origjine dhe para se te shkonte ne Malin e Shenjte, ai ishte konvertuar ne romano-katolik per nje kohe te shkurter. Emri nuk po me kujtohet.
- Ati shpirteror i Shen Josif Hezikjastit (Te heshturit) qe nderroi jete ne vitet 1960, dhe murgu qe ringjalli traditen e lashte te hezikjise (lutjes ne heshtje) ne Malin e Shenjte, ishte nje prej tre vellezerve shqiptare nga zona e Korces qe njiheshin si "Tre vellezerit fuciberes". Zanati i tyre para se te beheshin murgj ishte berja e fucive prej druri. Ati shpirteror i Shen Josifit quhej Efrem. Vete Shen Josif Hezikjasti, njerin prej bijve te tij shpirterore murgj, e kish me origjine shqiptare. Pas vdekjes se Shen Josifit, bijte e tij shpirterore u kthyen ne abate e eter shpirterore te manastireve me te medhenj ne Malin e Shenjte. Njeri prej tyre, po me emrin Efrem, ishte ai qe hapi edhe manastiret e para orthodhokse ne Amerike ne keto 20 vjetet e fundit.
- Ne grupin e atyre qe Kisha i njeh si "Neo martiret", martiret e rinj, qe u martirizuan gjate pushtimit osman per besimin e tyre, ka plot shqiptare. Shqiptaret e sotem nuk e njohin sa duhet traditen e lashte orthodhokse te te pareve te tyre, por te gjithe apostatet e besimit orthodhoks, te gjithe ata qe me hir apo pa hir, hoqen dore nga feja orthodhokse e te pareve te tyre, kur pendoheshin per kete akt, shkonin ne Malin e Shenjte e shpenzonin atje vite ne lutje dhe duke derdhur lot. E pas disa vitesh ne Malin e Shenjte, ktheheshin ne vendin e tyre te origjines per te paguar per mekatin e tyre me gjakun e tyre: osmanllinjte i vrisnin te gjithe ata qe hiqnin dore nga feja islame ose refuzonin te martoheshin me muslimane. Derdhja e gjakut ishte menyra se si nje apostat i besimit, fitonte meshiren e Zotit, faljen e jeten e ameshuar. Jo vetem shqiptaret por as studiuesit e historise nuk e njohin kete tradite orthodhokse, pasi po ta njihnin, do ta kuptonin motivin e vertete se perse Gjergj Kastrioti e 400 luftetaret osmane me origjine shqiptare u kthyen ne Kruje, e bene ate lufte qe bene te mbeshtetur nga popujt orthodhokse te zones.
.......
.......
Krijoni Kontakt