Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Kanonizohet si shenjtor Shën Paisio i Malit të Shenjtë - 12 korrik

    Emri:  ShenPaisio.jpg

Shikime: 4187

Madhësia:  63.8 KB

    Jeronda Paisio u kanonizua të martën në datën 13 janar 2015 nga Patriarku Bartholomeu i Konstandinopojës dhe u pranua në mënyrë unanime nga Sindoi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi.

    Siç na tha edhe Patriarku Ekumenik, jeronda është tani Shen Paisio dhe iu shtua në Hagjiologjisë së Kishës Orthodhokse në Greqi.

    Shen Paisio Athoniati (i Malit të Shenjtë) lindi si Arsenios Eznepidis më korrik 1924, në Farasa të Kapadoqisë dhe fjeti në korrik 1994. Ai ishte një murg grek që u bë i mirënjohur për jetën e tij dhe për profecitë e tija. Babai i tij e kish emrin Prodomos dhe nëna Evlampia. Kisha 8 motra dhe vëllezër. Në datë 7 gusht 1924, një javë para se grekët e Farasës së ktheheshin në atdhe, ai u pagëzua nga prifti i zonës, Arseni, të cilin Kisha Orthodhokse e njeh si shenjtor. Prifti Arsen insistoi që prindërit t'i jepnin emrin e tij "që të linte edhe ai pas një murg në vendin e tij", siç thosh prifti me gojën e tij.

    Pesë javë pas pagëzimit e mirrosjes së djalit, më 14 shtator 1924, familja Eznipidis, së bashku me refugjatë të tjerë, arritën në Pire dhe pastaj shkuan në Korfuz, ku qëndruan për 18 muaj. Pastaj familja lëvizi në Igumenicë, e më pas në Konicë ku Arseni mbarroi shkollën fillore dhe mori diplomën me "sjellje të shkëlqyer". Që kur ishte fëmijë, Arseni i vogël shkruante mrekullitë e Shen Arsenit, priftit të fshatit emrin e të cilit ai mori. Arseni i vogël dëshmoi edhe një prirje për monasticizëm dhe donte të bëhej murg.

    Arseni shkoi në Malin e Shenjtë (Athos) që të bëhej murg në vitin 1949, menjëherë pasi u lirua nga ushtria. Qëndroi një natë tek Manastiri i Shen Joan Theologut në Karjes, pastaj fjeti tek oshënaria e Shen Pandelimonit, në qelinë e Virgjëreshës Mari, ku edhe ai takoi at Qirilin, abotin e manastirit, të cilit iu bind me besim të plotë. Pasi shpenzoi kohë në vende të ndryshme në Malin Athos dhe Sinai (Egjipt), pastaj qëndroi tek Manastiri Kutlumousio derisa u sëmur rrënde dhe u nda nga kjo botë në verën e vitit 1994.

    Ai u varros në Manastirin e Shenjtë të Shen Joan Theologut në Suroti, Selanik. Që nga ajo ditë, çdo vit natën e 11 korrikut duke u gdhirë 12, dita e vdekjes së tij, mbahet një vigjilje brenda në Manastirin e Shenjtë, me mijëra besimtarë që mblidhen të kujtojnë shenjtorin.

    Jeronda Paisi shkruajti katër libra, publikuar nga Manastiri i Shenjtë i Shen Joan Theologut: Shen Arseni i Kapadoqias (1991), At Haxhi-Gjergji Athionati 1809-1886 (1986), Etërit Athoniatë dhe Çështjet Anthoniate (1993) dhe Letrat (1994).

    Jeronda Paisio u bë i njohur për disa deklarata kontroverse politike dhe profeci të tija. Këto përfshinë parashikimin e tij se një luftë më Turqinë do të sjelli rikthimin e një Greqie të Madhe që përfshin Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bizantin (Stambollin), dhe popullsia turke do të konvertohet në masë nga feja Islame në Krishtërimin Orthodhoks. Shumë grekë e kanë krahasuar Shen Paision me Nostrodamin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-01-2015 më 00:10

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),el dorado (22-07-2017),Irenna (17-01-2015)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Një vizitë e Hirit Hyjnor

    Një përjetim i hirit hyjnor erdhi që të ëmbëlsojë ashpërsinë e asketizmit të tij. "Kur më kishin rënë fare bateritë" - na tregon jeronda, - që do të thotë se i kish shterruar forca, - "pata një përjetim: Një natë, teksa qëndroja në këmbë duke u lutur, ndjeva diçka që zbriti nga lart dhe më mbështolli komplet. Ndjeva kaq gëzim dhe ngazëllim sa sytë më derdhën lotë çurkë si uji që del nga dy çezma. E pashë Hirin fizikisht dhe e ndjeva atë. kisha patur shumë përjetime të tjera prekëse me lot përpara këtij përjetimi, por kjo ishte hera e parë që një përjetim i tillë më ndodhi. Përjetimi ishte kaq i thellë dhe i fortë sa që më dha forcë që të vazhdoja lutjet e mia për plot 10 vjet, deri atëherë kur shkova në Sinai (Egjipt), dhe atje pata përjetime të tjera edhe më të forta."

    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 71
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2015 më 02:59

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),Irenna (17-01-2015)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Një shpirt në ferr

    Jeronda na tregonte: "Njihja një grua plakë që ishte shumë kurnace. E bija e saj ishte shumë e mirë dhe sa herë që donte të jepte ndonjë gjë pë bamirësi, detyrohej ta hidhte nga dritarja e shtëpisë përposh që të dilte nga shtëpia me duar bosh, pasi e ëma e kontrollonte dhe nuk e lejonte të nxirrte asgjë nga shtëpia. Dhe pasi zbriste poshtë, e merrte atë gjënë dhe e jepte për bamirësi. Por nëse e bija i thosh nënës së saj se "murgu" (e kish fjalën për mua) " më ka kërkuar diçka, nëna e saj e lejonte që të ma jepte sendin pa asnjë hezitim.

    Pas vdekjes së gruas plakë(154), pashë një djalë të ri (engjëllin mbrojtës së saj) që më erdhi për të më thënë : "Hajde se të kërkon filanka." Nuk e kuptova se çfarë më ndodhi por ishim duke qëndruar para një varri në Konicë. Djaloshi vetëm sa lëvizi dorën e tij dhe varri u hap. Brenda varrit pashë një pisllëk me erë të keqe dhe trupin e plakës që kish nisur të prishej. Ajo po më thërriste: "Murg, shpëtomë."

    Ndjeva një dhimbje të madhe në zemër për të. Ashtu me keqardhje, zbrita poshtë në varr dhe pa u stepur nga era e keqe dhe pisllëku, e pushtova ashtu siç ishte dhe e pyeta: "Çfarë të shqetëson?"

    Ajo mu përgjigj: "A nuk të dhashë ty me dëshirë çdo gjë që më kërkove?"

    "Po" i thashë, "është e vërtetë".

    "Në rregull", u hodh djaloshi duke e qetësuar plakën.

    Pastaj lëvizi përsëri dorën e tij dhe varri u mbyll siç mbyllet një perde, dhe unë e gjeta veten time prapë brenda qelisë sime.

    Murgeshat nga Suroti më pyetën: "Çfarë të ndodhi Ditën e Shën Ndreut?"(155) Dhe unë u thashë: "Lutuni për shpirtin e filankës."

    Dy muaj më pas, e pashë gruan plakë përsëri(157). Lart në një pllajë të lartë mbi një humnerë kishte pallate, shumë shtëpi e shumë njerëz. Edhe plaka ishte atje. Ajo ishte shumë e lumtur me fytyrën e një fëmije të vogël, e kish vetëm një njollë të vogël të zezë në fytyrë të cilën engjëlli i saj po mundohej t'ia fshinte. Larg në humnerë, pashë njerëz që po i rrihnin dhe mundonin të cilët mundoheshin t'i ngjiteshin lart e dilnin nga humnera.

    E pushtova plakën nga gëzimi. E mora pak mënjanë plakën, që njerëzit në humnerë të mos na shikonin dot e të lëndoheshin. Ajo më tha: "Hajde me mua të të tregoj vendin që më ka caktuar Zoti."



    154. Plaka vdiq në datën 10 korrik 1971
    155. Bëhet fjalë për datën 30 nëntor 1971
    157. Bëhet fjalë për datën 30 janar, 1972



    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 202-204
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2015 më 02:58

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),Irenna (17-01-2015)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Shen Eufemia

    Një ditë, kur një nga fëmijët shpirtërorë të Jerondas shkoi t'i bënte një vizitë, ai e gjeti jerondë jashtë para qelisë së tij duke përsëritur fort e me gjithë zemër, "Lavdi Ty o Zot!" Në një çast gjatë vizitës Jeronda bëri këtë koment "Kjo na bën të kuptojmë sa të padenjë jemi për gjithçka, por në një mënyrë të mirë."

    Emri:  ShenPaisio.jpg

Shikime: 2336

Madhësia:  40.1 KB

    "Për kë e ke fjalën Jeronda?" - e pyeti vizitori.
    "Isha ulur e po rrija në qetësi në qelinë time", iu përgjigj. "Ajo erdhi e më la pa gojë. Ata po që ia kalojnë mirë atje lart."
    "Çfarë ndodhi Jeronda?"
    "Do ta tregoj", iu përgjigj, "por mos ia trego njeriu tjetër." Pastaj vazhdoi të më tregonte ngjarjen në vazhdim: "Isha kthyer nga bota (nënkupton nga jashtë Malit të Shenjtë) ku kisha shkuar për një çështje të Kishës. Të martën, në orën dhjetë të mëngjesit, isha brenda qelisë sime duke thënë Orët(157). Dëgjova një të trokitur tek dera dhe një zë femre që më thosh: "Me anën e lutjeve të Etërve tanë të Shenjtë...". Unë thashë me vete, "Nga doli kjo grua në Malin e Shenjtë?" (në Malin e Shenjtë gratë nuk lejohen të shkojnë)" Por ndjeva edhe një embëlsi të shenjtë brenda meje, dhe e pyeta: "Kush është?"
    "Eufemia", mu përgjigj.
    Thashë me vete, "Eufemia?" Mbase ka të ngjarë që ndonjë grua të ketë bërë ndonjë budallallëk dhe ka ardhur në Malin e Shenjtë e veshur si burrë? Po tani çfarë të bëj? Ajo trokiti përëri tek dera. Unë e pyeta: "Kush është?"
    "Eufemia", mu përgjigj përsëri.
    Po mendohesha por nuk e hapa derën. Herën e tretë që trokiti, dera u hap vetë, edhe pse ishte mbyllur me lloz nga brenda. Dëgjova hapa në korridor. Nxitova të dilja nga qelia ime dhe pashë një grua me shami në kokë. Dikush po e shoqëronte atë dhe nga pamja dukej si Ungjillori Llukai, por ai u zhduk në çast. Edhe pse e kisha të qartë që ajo nuk vinte nga i ligu pasi shkëlqente në mënyrë brilante, përsëri e pyeta se kush ishte.(158)
    "Martiria Eufemi", mu përgjigj.
    "Nëse ti je Martiria Eufemi", i thashë, "eja këtu dhe do të nderojmë Trininë e Tërëshenjtë së bashku. Çfarë të bëj unë, bëj edhe ti." Hyra në Kishë dhe bëra një përulje duke thënë "Në emër të Atit". Ajo u përul si unë dhe e përsëriti. "Dhe të Birit".
    "Dhe të Birit", vazhdoi ajo me një zë të ulët.
    "Më fort", i thashë, "që të dëgjoj edhe unë", dhe ajo e përsëriti me zë më të lartë.
    "Prapë në korridor ajo u përul në drejtim të qelisë sime dhe jo të kishëzës. Në fillim kjo gjë më çuditi, por pastaj që kisha një ikonë të vogël prej letre të Trinisë së Shenjtë të ngjitur në dru, mbi derën e qelisë sime. Pasi u përulëm për të tretën herë dhe thamë "Edhe Shpirtit të Shenjtë", - i thashë, "Tani duhet të të nderoj edhe ty." E nderova dhe i putha këmbët dhe majën e hundës: mendova se po ta puthja në fytyrë do të tregoja mungesë respekti ndaj saj.
    "Pastaj, Shenjtorja u ul në një stol të vogël, unë u ula mbi trungun e prerë të të peme, dhe ajo mu përgjigj për të gjitha pyetjet që i bëra (edhe për çështjen e Kishës)."
    "Pastaj ajo më tregoi për jetën e saj. E dija që kishim një shenjtore me emrin Eufemi, por nuk e njihja historinë e jetës së saj. Kur më tregoi se si e kishin torturuar, nuk e dëgjova thjeshtë me këta veshë - ishte sikur e pashë me sytë e mi, e përjetova edhe vetë. Mu rrënqeth mishi! "Si mund të duroje tortura të tilla?", e pyeta.
    "Po ta dija se çfarë lavdie kanë Shentorët", mu përgjigj, "do të isha gati të duroja edhe mundime më të mëdha se këto që vuajtja."(159)
    "Pas këtij incidenti nuk bëja dot gjë fare për plot tre ditë. Isha duke ecur në ajër dhe e lavdëroja Zotin pa pushim. As bukë nuk vija dot në gojë... lavdërim i vazhdueshëm."
    Në një letë, Jeronda shkruajti, "Në gjithë jetën time, nuk do të jem dot në gjendje që t'ia shlyej borxhin tim të madh Shën Eufemisë, të cilën edhe pse unë nuk e njihja aq mirë, e cila nuk më kish mua as ndonjë borxh, më bëri këtë nder kaq të madh... "
    Në lidhje me këtë ngjarje, Jeronda me përulësi shtoi se Shen Eufemia mu shfaq "jo sepse unë isha i denjë, por sepse në atë kohë isha duke u marrë me një çështje që kish të bënte me gjendjen e përgjithshme të Kishës, dhe për dy arsye të tjera."
    "Si është e mundur që një vajzë kaq e dobët dhe e hollë", siç tregonte ai, "duroi tortura të tilla", i bënë shumë përshtypje të madhe jerondës. "Po të kish qenë ndonjë vajzë e shëndetshme..." - desh të thosh trupmadhe dhe e fortë - Jeronda do ta kish më të lehtë për të kuptuar. Por në fakt Jeronda na tha "ishte shumë e vogël në trup".
    Në gjendjen e tij parajsore, Jeronda kompozoi një tropar në nder të Shentores: "Me çfarë këngë nderimi duhet të lavdërojmë Eufeminë, që zbriti nga lart e i bëri vizitë një murgu të kotë që jetonte në Kapsala? (160) Tre herë trokiti në derë. Herën e katërt kërkoi të hyjë brenda dhe dera u hap vetvetiu mrekullisht. Martiria e Krishtit hyri me lavdi hyjnore dhe së bashku me murgu adhuruan Trininë e Shenjtë."
    Jeronda gjithashtu kompozoi një himn që fillonte me fjalët: "E lavdishmja Martire e Madhe e Krishtit, Eufemi: pas nënës së Zotit, ty të dua më shumë..." (Sigurisht, që këto nuk ishin për përdorim në liturgji dhe Jeronda nuk i këndonte asnjëherë në publik).
    Jeronda e la rutinën e tij të zakonshme dhe u kthye në botë përsëri duke udhëtuar për në Suroti që të ndante këtë gëzim hyjnor edhe me motrat murgesha. Me udhëzimin dhe ndihmën e tij, murgeshat pikturuan një ikonë të Shenjtores ashtu siç iu shfaq jerondës. Jeronda krijoi një negativ të ikonës në një shtresë çeliku, dhe e përdorte për të nxjerrë ikona të printuara që ua jepte si bekim pelegrinëve në nder të Shenjtores. Kur ishte duke krijuar negativin e gdhendur në shtresë çeliku, Jeronda hasi në vështirësi për të krijuar gishtat e dorës së majtë të saj. "Pata ca vështirësi që të nxirrja dorën e saj", na thosh Jeronda, "por më vonë më erdhi një mendim i mirë: "Mbase më ndodhi kjo pasi e mundova shumë (duke e detyruar të trokasi në derë kaq shumë), gruan e shkretë."
    Në Menaionin e tij, në fletën e 27 shkurtit në Sinaksarion, Jeronda kish shkruar me dorën e tij fjalët:
    Kjo është "+ Shen Eufemia!!!!!!!"

    Emri:  ShenEufemia.jpg

Shikime: 2299

Madhësia:  33.6 KB

    157. Data ishte 27 shkurt 1974
    158. Me këtë Jeronda do të thotë, se si një njeri i urtë që ishte, ai e dalloi se shkëlqimi i saj ishte me të vërtetë hyjnor.
    159. Martia e Madhe Eufemi përkujtohet nga Kisha në 16 shtator.
    160. Eufemia si fjalë do të thotë "e denjë për lavdërim", prandaj tropari i përmban këto fjalë. Shiko ikonën e Shen Eufemisë në faqen 246.



    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 204-207
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2015 më 04:19
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),el dorado (22-07-2017)

  9. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    "Oleti"

    Mbi oshënarinë e Jerondës, ishte një kreshtë mali ku Jeronda shkonte të lutej me litarin e tij të lutjes. Atje u bë mik me një zog gushkuq që vinte aty të cilit ia vuri emrin "Olet", që do të thotë "fëmijë" në dialektin beduin(161). Sa herë që e thërriste Oletin, gushkuqi vinte e i ulej në sup dhe me kohën filloi të hante nga dora e Jerondës. Jeronda kish një vend ku ruante gjërat e tij dhe atje kish një kavanoz me oriz dhe një kavanoz me grurë për zogun. Sa herë që ikte, linte ushqim mbi një gur për Oletin.

    "Për pesë vjet", tha Jeronda njëherë, "kam qenë shok i Oletit. Njëherë kur u sëmura, Oleti nuk e kish ngrënë ushqimin që i kisha lënë, por erdhi që të më shikonte se si isha. U preka nga ai gjest i shokut tim të dashur. Kafshët e ndjejnë prirjen e njeriut, dhe në bazë të kësaj prirje reagojnë ndaj tyre. Kafshët e shikojnë njeriun si Zotin e tyre. Prandaj njeriu duhet t'i dojë kafshët sepse kafshët nuk janë duke pritur një parajsë tjetër."


    161. Ky është dialekti i fiseve beduine me të cilët Jeronda ra në kontakt gjatë kohës që kaloi në shkretëtirën e Sinait. (Supozojmë se kjo fjalë rrjedh nga fjala arabe walad, e cila ka të njëjtin kuptim)


    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 208

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Lutje edhe për demonët

    Zemra e Jerondës ishte e mbushur plot me dashurinë ndaj Perëndisë: zemra e tij digjej zjarr "për njerëzit, për zogjtë, për kafshët, për demonët e për çdo gjë të krijuar."(162) Ai kish lexuar për këtë gjë nga Ava Isak Siriani, por edhe vetë Jeronda kish patur përjetime të tilla të ngjashme.

    "Njëherë", na tregonte Jeronda, "isha duke u lutur për demonët i ulur në gjunjë dhe me kokën e ulur poshtë mbështetur mbi tokë, dhe thashë: "Ti je Zoti, dhe po të jetë vullneti Yt, do të gjesh një mënyrë që edhe këta demonë fatkeqë të shpëtojnë..."

    "Teksa isha duke thënë këto fjalë, me dhimbje, pashë kokën e një qeni pranë kokës time, kish nxjerrë gjuhën e po më kanosej. Mbase Zoti e lejoi këtë gjë, si për të më treguar se Ai do që ti shpëtojë, por ata nuk pendohen."



    162. Homilia 71, faqe 344



    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 204-207

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Shfaqja e Krishtit

    Jeronda i tregoi këtë histori një hieromurgu: "Kisha ca vështirësi që ti lutesha Krishtit. Gjithmonë e shikoja Nënën e Zotit si nënën time. E shikoja edhe Shen Eufeminë në të njëjtën mënyrë dhe shpesh i thërrisja: "Shen Eufemi, e dashur." Por ti drejtohesha Krishtit ishte e vështirë për mua. Kur puthja ikonën e Tij, e puthja me frikë. Dhe kur mendja ime i largohej Krishtit teksa lutesha, nuk shqetësohesha: "Kush jam unë", mendoja, "që ta mbaj mendjen mbi Krishtin gjithë kohën?"

    Tani do të tregoj se çfarë më ndodhi. Ishte mbremja para festës së Pararendësit të Shenjtë, dhe ditën tjetër ishte festa e Shën Karpusit(169). E ndjeja veten të lehtë si një pendë. Nuk kisha dëshirë fare për gjumë. Mendoja, "Po ulem të shkruaj për At Tikhonin që t'ua dërgoj motrave murgesha". Ndenja zgjuar deri në orën tetë e gjysëm të mëngjesit, sipas orës së Malit të Shenjtë, dhe kisha mbushur plot 30 faqe.

    Nuk ndihesha i përgjumur por këmbët më ndiheshin pak të lodhura, kështu që thashë të shtrihem pak. Filloi të agonte dita. Në orën nëntë të mëngjesit (kjo i bie ora 6 e mëngjesit me orën standarde), isha akoma zgjuar. Dhe, në atë çast, mu bë sikur murri i qelisë sime (muri që ishte në krah të krevatit dhe që e ndante qelinë me punishten) u zhduk. Pashë Krishtin, i rrethuar nga drita, ishte vetem 2-3 metra larg meje. E pashë anash. Kishte flokë të verdhë dhe sy bojëqielli. Nuk më foli, por pa vetëm anash, por nuk u drejtua me sy nga unë.

    Nuk e pashë me sytë që kam në ballë. Si ti mbaja sytë hapur, si mbyllur, nuk kish ndryshim fare. Ishin sytë e shpirtit ato që panë Krishtin.

    Kur e pashë, mendova: "Si mund të pështyjnë njerëzit mbi një figurë të tillë? Si mund ta bëjnë një gjë të tillë - ata njerëz që nuk ia kanë frikën Zotit - si mund ta prekin një figurë të tillë? Si mund të mbërthenin gozhdë mbi këtë trup? E pabesueshme!"

    Nuk e përmbaja dot veten nga gëzimi! Ndjeva një ëmbëlsi shumë të madhe! Një triumf të madh! Nuk e përshkruaj dot atë bukuri që pashë me fjalë. Eshtë ashtu siç na thotë edhe Shkrimi i Shenjtë: "Ti je më i bukur se bijtë e njerëzve." (170) Kaq ishte. Asnjëherë nuk kam parë ndonjë ikonë të Tij si atë ditë. Ishte vetëm një ikonë diku - nuk më kujtohet se ku - që i përngjasonte pak.

    Ia vlen për njeriun të mundohet plot një mijë vjet për të parë atë bukuri vetëm për një çast. Sa gjëra të mëdha Zoti mund ti dhurojë njeriut dhe me çfarë gjëra të parëndësishme merremi tërë kohës ne njerëzit!

    Besoj se kjo që më ndodhi ishte një dhuratë për mua nga At Tikhoni. Mos ia thuaj këtë gjë asnjë njeriu. U mendova shumë edhe nëse duhet të ta tregoja edhe ty. Nuk ia kisha treguar njeriu këtë gjë, por meqënëse ti do të ikësh, po ta tregoj ty.(171)

    Pas dy ditësh, hieromurgu dhe Jeronda u takuan prapë dhe Jeronda i tha: "Qava gjithë natën për shkak se ta tregova ty. Nuk kam frikë se ti do t'ia tregosh njeriu. Por më dhembi."

    Një murgeshë në Suroti e ndjehu gjithashtu se çfarë kish ngjarë dhe i shkruajti letër Jerondës: "Në [filan] ditë dhe në [filan] orë... Se çfarë të ngjau, presim që të na e tregosh vetë." Dhe në fakt, kur Jeronda udhëtoi tek to, ua tregoi gjithë historinë që i kish ngjarë. Ai ua përshkroi se çfarë kish parë dhe murgeshat bënë një ikonë të Krishtit tamam ashtu siç e kish parë. Shiko ikonën në faqen 344.

    Emri:  Jesus+Christ+%u002528from+Souroti%29.jpg

Shikime: 2422

Madhësia:  47.8 KB



    169. Bëhet fjalë për datën 26 maj 1977
    170. Psallmi 44:2 (45:2)
    171. Ia tregoi në datën 28 maj, 1977



    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 220-222
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-02-2015 më 00:49

  14. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),el dorado (22-07-2017)

  15. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Parashikim

    Apostoli, një theolog dhe psalltës,(173), na rrëfen këto takime të tij me Jerondën: "E vizitova Jerondën për herë të parë më 12 shtator 1977 kur ishte tek Oshënaria e Kryqit të Shenjtë. Sapo që më pa - pa më njohur fare më parë - më tha, "Mirë se erdhe Apostol!"

    Në janar të vitit 1979 i bëra prapë një vizitë. Në atë kohë, kushërira ime ishte fejuar me një djalosh dhe e pyeta Jerondën nëse djaloshi ishte një djalë i mirë për familje.

    Jeronda mu përgjigj: "Ky djaloshi nuk pa për të përfunduar mirë. I ka rënë në qafë një vajze - i premtoi që do martonte një vajzë të re, por më pas e la, dhe ajo u mërzit aq shumë sa që u mundua të vrasi veten. Vajza shpëtoi por ngeli e paralizuar. Po nuk shkoi e ti kërkojë të falur kësaj vajze për atë të keqe që i bëri, nuk ka për të arritur asgjë në jetë."

    Dhe në fakt, deri më sot, pavarësisht se është munduar sa ka mundur, ky person nuk ka mundur që të krijojë një familje dhe të ketë sukses në jetë."




    173. Apostolos Papachristos nga Agrinioni.



    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 224
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-02-2015 më 22:59

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Një ikonë vezulluese

    Ishte mbrëmja e 19 tetorit 1978, dita para festës së Shen Artemiosit. Jeronda ishte ulur në gjunjë e po lutej. Mbi jastëkun e tij ishte një ikonë prej letre e mbështjellë me plasmas, një kopje e ikonës së Krishtit ashtu siç iu shfaq Jerondës. Teksa ishte duke u lutur, Jeronda pa një dritë mbi jastëkun e tij që vërtitej sa nga një anë e dhomës në tjetrën tamam si drita e një elektriku dore. E pa që drita po rrezatohej nga ikona. I mbushur me ngazëllim hyjnor Jeronda e puthi ikonën për ca kohë, e prekte me nderim dhe ikona përsëri vazhdonte të lëshonte dritë. Ky fenomen i mbrekullueshëm zgjati për disa ditë: një murg i Malit të Shenjtë që e nderoi ikonën tetë ditë më pas e pa me sytë e tij dritën e mbinatyrshme të ikonës. Në fund, Jeronda ia dha ikonën vezulluese dikujt si ngushëllim shpirtëror.

    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 224-225

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,119
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Gjarpri konfirmon fjalët e Jerondës

    Një herë, disa etër shpirtërorë që jetonin në botë e vizituan Jerondën dhe e pyetën se si të kujdeseshin për njerëzit që vinin për tu rrëfyer. Këta etër donin që të vinin në vend ligjin pa bërë asnjë lloj dallimi, duke ndjekur kanonet e Kishës fjalë për fjalë dhe pa marrë parasysh shkallën e pendimit të njerëzve që rrëfeheshin. Jeronda u mësoi se duhet t'iu afrohemi njerëzve me dashuri dhe shpirtbutësi, por etërit këmbëngulnin në të tyren.

    Pastaj Jeronda u tha se duhet ti rrethojmë edhe gjarprinjtë me dashuri - e jo më njerëzit që duhet t'i duam patjetër. Dhe në atë moment, një gjarpër i madh iu afrua dhe qëndroi drejt me kokën lart, sikur të donte të konfirmonte fjalët e Jerondës. Sigurisht që etërit shpirtërorë u mahnitën dhe u bindën, nga kjo shenjë e pazakontë e mbështetjes së qëndrimit të Jerondës.


    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 228.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-07-2024, 02:43
  2. Paralajmërim nga murgjit e Malit të Shenjtë Athos mbi vaksinat
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2021, 02:20
  3. Perandoret e manastirit te Ivironit te Malit te Shenjte
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2014, 12:06
  4. Manastiri i Shenjte i Shen Pavlit, Mali i Shenjte
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-01-2014, 17:33
  5. Jerond Paisios i Malit te Shenjte
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-08-2002, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •