Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Statuti i Shkodres

    “...STATUTET E SHUMĖ TĖ PĖRSHPIRTSHMIT QYTET I SHKODRĖS...”






    “Njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė mesjetare, teksti mė i vjetėr ligjor, produkt nė territorin e Shqipėrisė”

    Hyrje

    Zbulimi i Statuteve tė Shkodrės dhe botimi i tyre nė gjuhėn italiane dhe nė gjuhėn shqipe (2002), ėshtė pa dyshim njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr historinė e popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe pėr historinė e shtetit tė sė drejtės shqiptare nė veēanti.
    Me kėtė dokument historiko-juridik, sė bashku me Statutet e Durrėsit, Tivarit, Drishtit e tė Budvės, krijohet mundėsia tė merren njohuri mė tė plota pėr organizimin e zhvillimin e qyteteve-shtete mesjetare, siē ishte Shkodra etj.
    Botimi i Statuteve tė Shkodrės, siē thonė nė parathėnie Lucia Nadin e historiani Oliver Schmitt, janė "njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė mesjetare, teksti mė i vjetėr ligjor, podukt nė territorin e Shqipėrisė".
    Sipas Gerhard Ortalit, statutet janė "dokument me rėndėsi themelore nga shumė pikėpamje".
    Deri tani shkencat historike e juridike shqiptare dhe shumė studiues tė huaj janė pėrqėndruar kryesisht nė studimin e sė drejtės zakonore tė shqiptarėve, posaēėrisht nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė i referohet nga gojėdhėna popullore mesjetės (shek.XV). Mirėpo, dihet se Kanunet pėrmbanin norma qė rregullonin marrėdhėniet juridike tė njerėzve nė zonat malore tė qeverisjes vendore nė Jug, nė Veri tė Shqipėrisė e deri nė Kosovė, ndėrsa nė qytete nuk vepronin. Me zbulimin e Statuteve tė Shkodrės tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek.XIV, plotėsohet njė boshllėk i madh pėr vetqeverisjen e qyteteve.
    Qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė tė japė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė historikut tė statuteve dhe veēanėrisht tė paraqesė normat me karakter penal qė ata pėrmbajnė nė kontestin historik.


    1.Pak histori

    Nga njoftimet e dhėna nė artikujt hyrės tė statuteve del se nė vitin 1907, pėr herė tė parė Leone Fontana, nė Bibliografinė statutore shėnonte ekzistencėn e njė statuti tė Shkodrės: Scutari (Albania), Statuti di Scutari Ms. Museo Civico Correr Venezia.
    Studiuesja italiane Lucia Nadin, nisur nga interesa gjuhėsore dhe Oliver Jons Schmitt pėr interesa historike, bėnė kėrkime intensive derisa hodhėn nė dorė Statutet, nė dorėshkrim nė 40 fletė, tė shkruara nė gjuhėn veneto-veneciane. Dorėshkrimi ishte kopjuar nga origjinali prej Marino Dulcik, nė arkivat e Kėshillit tė tė Dhjetėve nė Arkivin e Shtetit tė Venecias. Dorėshkrimi nuk pėrmban datėn e kopjimit, por sipas historianit Oliver Schmitt, ky ėshtė dokument unikal, qė pasqyron korpusin tėrėsor tė statuteve tė qytetit tė Shkodrės nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek.XIV.
    Statutet janė hartuar sipas modeleve perėndimore tė qyteteve shtete tė Italisė: Venecia, Milano, Ankona etj. dhe pėrmbajnė parime evropiane, ndonėse Shkodra nė kėtė periudhė historike ndodhej nėn sundimin e mbretit Stefan Dushanit, Rasha. Nė fakt nė krerėt (nenet) 1, 2, 3, 54, 84, 92, 99 e 224, flitet pėr mbretin. Ky fakt ėshtė me shumė rėndėsi qė tregon se Statutet janė hartuar para vitit 1346, kur Stefan Dushani mori titullin perandor (car).
    Ky fakt vėrteton gjithashtu edhe origjinalitetin shqiptar tė Statuteve tė Shkodrės kundrejt zakonik-ut (Kodit ligjor) tė Stefan Dushanit qė hyri nė fuqi nė vitin 1349, dmth. pas statuteve.
    Veē asaj, origjinaliteti i Statuteve vėrehet edhe nė pėrmbajtjen e tyre, qė ndryshon shumė nga zakonik-u i Dushanit, sepse statutet pėrmbajnė shumė mė tepėr norma penale se sa zakonik-u, qė kėrkohej tė zbatohej nė perandorinė e tij, nė Thesali, Maqedoni dhe Shqipėri.
    Pas vdekjes sė Stefan Dushanit (1355), Shkodra kaloi nėn sundimin e Balshajve, tė cilėt e shtrinė pushtetin e tyre deri nė Vlorė e nė Berat. Kėshtu kreu (neni) 271 i statuteve i pėrket kohės kur ishte nė fuqi Gjergj Balsha, i cili mė 1396 kėrkoi protektoratin e Venecias.
    Nga viti 1396-1479 Shkodra bie nėn sundimin e Venecias. Kėshtu shpjegohet qė nė Arkivin e Venecias ka shumė dokumente pėr Shkodrėn. Me sa duket, pas pushtimit tė Shkodrės nga Turqia nė vitin 1479, shkodranėt e emigruar nė Venecia morėn me vete kėto dokumente, pėrfshirė edhe statutet e qytetit tė tyre.
    Meritė e madhe historike u pėrket studiuesve Lucia Nadin dhe Oliver Schmitt qė i gjetėn e i botuan Statutet e Shkodrės, duke i bėrė njė shėrbim tė madh Shqipėrisė e posaēėrisht shkencės juridike shqiptare. (Vazhdon tek Suplementi)

    2.Pėrmbajtja e Statuteve

    Pa hyrė nė analizėn e hollėsishme tė pėrmbajtjes sė Statuteve, sepse kjo do tė kėrkonte njė punim mė vete, vlen tė vihet nė dukje sa vijon:
    Nė kopertinė ėshtė stema e qytetit tė Shkodrės. Statutet pėrmbajnė 268 krerė (nene) origjinale dhe 11 krerrė (nene) shtesė. Tė 268 krerėt i pėrkasin dhjetėvjeēarėve tė parė tė treqindės, kurse 11 krerėt (nenet janė shtesa tė viteve 1392-1479).
    Nė krerėt e parė flitet pėr qytetarinė, pėr apustujt e shenjtorėt, pastaj vijnė krerėt me radhė pėr ndėrtimin e shtėpive, pėr punėt bujqėsore, pėr punėt artizanale, pėr peshėmajtjet, pėr zgjedhjet e funksionarėve, pėr marrėdhėniet midis komunės dhe klerit, pėr pozitėn e gruas qė gėzon disa privilegje, ndryshe nga Kanuni i Lekė Dukagjinit, pėr gjykimet (procedura penale) dhe nė pjesėn e fundit pėr normat e sė drejtės penale, qė pėrbėn objektin e kėtij shkrimi.
    Gjuha e pėrdorur nė statute, sipas Giovan Batista Pelegrinit ėshtė e qartė, veneto-veneciane, por pėrmban edhe pak shprehje orientale. Statutet janė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Pėllumb Xhufi.

    Nga prof. Ismet Elezi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22

    Shqipėria, njė kushtetutė qė nė Mesjetė

    Mesjeta Shqiptare pasurohet edhe me njė dorėshkrim origjinal burimor nga viti 1468 me vlera tė jashtėzakonshme pėr drejtėsinė dhe albanologjinė

    Shqipėria, njė kushtetutė qė nė Mesjetė

    Dr. Musa Ahmeti, Vatikan

    Statutet janė tėrėsi normash tė shkruara apo aktesh normative tė kodifikuara qė rregullonin jetėn e brendshme tė qyteteve-komuna mesjetare: marrėdhėniet e tyre si qytete-komuna autonome me zotėrinjtė e tyre feudalė, por edhe raportet e kishės me qytet-komunėn si dhe raportet hierarkike brenda pėr brenda kishave nė njė territor tė caktuar siē ėshtė kryeipeshkvia. Mbi bazėn e statuteve zgjidheshin dhe vepronin tė gjitha organet e brendshme drejtuese tė komunės dhe tė kishės, qė kryenin detyra tė caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqėsor, etj, dhe po mbi bazėn e tyre jepeshin normat pėrkatėse juridike penale, civile, procedurale, doganore, tregtare, tė pronėsisė, tė punės, jetės familjare, marrėdhėnieve bashkėshortore, atyre tė prindėrve me fėmijėt, deri te normat mbi dhunėn dhe sjelljet e moralit ... etj.
    Termi Statutum nė fillim pėrdorej pėr njė vendim tė vetėm me karakter legjislativ, qė zakonisht kishte pėrdorim tė gjėrė dhe pėr njė kohė tė gjatė. Mė vonė me kėtė emėr, filloi tė njihet tėrėsia e gjithė kėtyre vendimeve, si njė korpus organik. Nė tekstet juridike me "Statut" nėnkuptojmė "pėrcaktim ligjor, juridik, rend, rregull" duke qėndruar kėshtu shumė pranė fjalės latine "constitutio." Nė fillim tė shek. XII pėrdorimi i fjalės "Statuta" kufizohej nė gjuhėn e pėrdorur pėr mbretin dhe pėr kishėn megjithėse shfaqen edhe "Statuta civitatis." Nė krijimin e statuteve tė qyteteve dhe atyre tė katedraleve shqiptare, njė rol vendimtar, qė ėshtė edhe veēori dalluese nga statutet e ngjashme tė krijuara nė Evropė, ka luajtur e drejta zkonore vendase, qė shfaqet nė shumė institute juridike tė pėrbashkėta.
    Nėse nė fillimet e tyre kėto rregulla renditeshin nė mėnyrė fragmentare dhe kronologjike sipas datave, me kalimin e kohės dhe me rritjen e eksperiencės, renditja filloi tė bėhej sipas principeve mė tė mira sistemuese. Ato u ndanė nė pjesė dhe sektorė tė ndryshėm nė libra, kapituj, etj., sipas kritereve tė pėrmbajtjes. Kushtetuta dhe administrimi i komunės, e drejta civile dhe penale, mbikėqyrja e sigurisė nė qytet dhe nė vend, marrėdhėniet tregtare etj. tė gjitha kėto ishin tani forma tė veēanta dhe secila u zhvillua nė njė mėnyrė tė veēantė, sipas karakteristikave dhe specifikave tė komunave apo katedraleve pėrkatėse.


    Historiku i dorėshkrimit

    Dorėshkrimi i Statutit tė Katedrales sė Drishtit pėr herė tė parė pėrmendet nė katalogun 438 tė antikuarit gjerman, Karl Wilhelm Hiersemann nga Lajpcigu, nė qershorin e vitit 1915, fasc. 43, nėn numrin 250, i pėrshkruar nė mėnyrė shumė sipėrfaqėsore, por me titull tė plotė: "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis". Meqenėse dorėshkrimi nuk u shit, Hiersemann i pėrsėrit shėnimet e vitit 1915 nė katologun 477 pėr vitin 1920, fasc. 7, nėn numrin 33, duke mos shtuar asgjė mė shumė.
    Nė botėn shkencore, i pari qė tėrheq vėmendjen pėr ekzistencėn, vlerėn dhe rėndėsinė e kėtij dorėshkrimi ėshtė albanologu kroat, Milan Shuflaj. Pėr vendndodhjen dhe pėrmbajtjen e dorėshkrimit, M. Shuflajn e kishte njoftuar Ivan Bojniēiqin nė vitin 1916.
    Nė pamundėsi pėr ta blerė vetė kėtė dorėshkrim, Shuflaj i drejtohet banit kroat, Rauhit, qė ta blente atė pėr Bibliotekėn Universitare tė Zagrebit. Kjo gjė nuk u realizua. Shuflaj provon pėrsėri pėrmes Thalloczy-t qė Akademia Vjeneze ose ajo e Budapestit ta blenin kėtė dorėshkrim, por pa sukses. Derisa Shuflaj po kėmbėngulte qė me ēdo kusht qė tė blihej dorėshkrimi, (ndėrkohė ai i ishte drejtuar pėr ndihmė edhe Akademisė Serbe tė Shkencave nė Beograd), nė vitin 1920, ai njoftohet, se njė blerės anonim e kishte blerė dorėshkrimin pėr shumėn marramendėse prej 2.000 markash, aq sa ia kishte vėnė ēmimin antikuari gjerman. Njė gjė e tillė e shqetėsoi shumė, ngase shpresonte qė njė ditė do ta botonte vetė kėtė "burim me vlera tė jashtėzakonshme pėr mesjetėn e qyteteve shqiptare."
    Pėrmes albanologut Henrik Bariq, nė vitin 1924, Shuflaj arrin tė sigurojė emrin e blerėsit, danezit Sir Thomas Phillipps. Sė bashku me kolegėt e tij, Viktor Novakun dhe Henrik Bariqin, lusin albanologun danez, Holger Pedersenin, qė tė ndėrmjetėsonte te Sir Thomas Phillipps pėr t'iu siguruar njė kopje tė fotografuar tė tėrė dorėshkrimit. Nė vitin 1925 arrin kopja e dorėshkrimit e cila nuk ishte e plotė.
    Shuflaj, sė bashku me V. Novakun, menjėherė i hynė punės dhe e pėrgatitėn pėr botim dorėshkrimin, me gjithė mangėsitė qė kishte. Si i tillė botohet nė Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Beograd, 1927. Edhe pse i botuar, ai mbetet pothuajse i panjohur dhe i pashfrytėzuar fare nga studiuesit dhe historianėt shqiptarė dhe tė huaj. Nė vitin 1971, botohet nė formė tė shkurtuar dhe me ndėrhyrje tė shumta nė gjuhėn shqipe nė Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike tė Prishtinės.


    Dorėshkrimi i Statuteve tė Katedrales sė Drishtit qė ruhet nė Danimarkė

    Dorėshkrimi ruhet nė Bibliotekėn Mbretėrore tė Danimarkės, nė njė kuti kartoni ngjyrė jeshile dhe ėshtė i lidhur me kopertina kartoni tė forta, ngjyrė kafe tė errėt, ndėrsa kurrizi ėshtė prej pergameni tė bardhė. Gjashtė faqet e para dhe tė fundit janė boshe: janė faqe qė iu takojnė kopertinave kur ėshtė bėrė lidhja e re nė fund tė shek. XIX. Dorėshkrimi ėshtė nė pergamen tė butė e fin. Kopertina ėshtė diēka mė e trashė se faqet e tjera. I tėrė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me ngjyrė kafe nga njė dorė e vetme. Ka dy lloj paginimesh: njėrin lart nė tė djathtė, qė fillon nga nr. 1r dhe vazhdon deri nė nr. 18v dhe paginimi i dytė, poshtė nė djathtė, qė fillon nga nr. 9r dhe pėrfundon nė nr. 26v. Tė dy paginimet janė tė kohės sė dorėshkrimit. Si duket, ky dorėshkrim ka qenė pjesė e njė apo mė shumė dorėshkrimeve tė tjera tė lidhura sė bashku.
    Nė f. 1r (olim 9r) brenda inicalit 'P' tė iluminuar nė flori, me dekorime shumė tė bukura pėr rreth, ėshtė njė portret i ipeshkvit Pal Engjėlli me shkopin baritor nė dorė, me mitėr nė kokė i veshur me rroba tė kryeipeshkvit. Mitra e bardhė, e ndarė me njė vijė tė kuqe nga balli e lart, ka njė lakim tė vogėl, majtas. Nė ballė ėshtė vetėm njė hark i vogėl qė shėrben si bazament pėr fillimin e vijės. Jakat e veladonit janė jeshile. Menjėherė poshtė jakave ėshtė petku kryeipeshkvnor i hedhur mbi supe, i cili ka ngjyrė vjollce. Nga gryka deri nė fund tė kraharorit, petku ka formėn e shkronjės 'V.' Petku ėshtė i hedhur edhe mbi supe dhe duar. Brendia e petkut ėshtė jeshile. Veladoni poshtė petkut ėshtė blu dhe zbret deri te gjunjėt. Poshtė veladonit, nga gjunjėt deri te kėpucėt ėshtė njė petk i bardhė. Nė dorėn e djathtė, kryeipeshkvi mban shkopin baritor, i cili ėshtė i bardhė dhe ka kokė tė rrumbullaktė ngjyrė gri. Dora e majtė ėshtė ngritur nė pozicion lart, ashtu siē ngrihet kur bėhet bekimi. Sfondi gjithandej ėshtė blu i errėt. Ndėrsa portreti rrethohet nga njė rreth vezor ngjyrė vjollcė.
    Nė tė gjitha faqet e dorėshkrimit ka iniciale tė dekoruara. I tėrė dorėshkrimi ka 66 iniciale. Zakonisht nė iniciale janė pėrdorur tre ngjyra: e kuqja, kafeja dhe bluja e mbyllur!
    Nė f. 4r-v; 5r-v; 6v; 7v; 8r-v; 9v; ka shėnime nė margina, menjėherė nė vazhdim tė tekstit me ngjyrė tė kuqe. Shėnimet nė margina shkojnė nė drejtim tė fundit tė faqes ēdoherė. Nė faqen e fundit tė dorėshkrimit ėshtė njė gjenealogji e familjes sė Engjėllorėve, e cila lexohet me vėshtirėsi ngase ėshtė shumė e zverdhur. Kopertina e fundit e pergamenit tė dorėshkrimit ėshtė mjaft e dėmtuar. Nė tė ka disa rreshta me shėnime nė fund tė faqes, por janė shumė tė dėmtuara nga koha dhe nuk lexohen.
    Dorėshkrimi ka gjithsej 922 rreshta. 32 faqe kanė nga 27 rreshta, dy faqe nga 26 rreshta [f. 14v dhe 17v] dhe njė faqe 6 rreshta [f. 18r], me 53 kapituj dhe dimensione: 17.5 x 25.7 cm.
    Sipas informacioneve qė morėm nė Bibliotekėn e Danimarkės, qė nga viti 1920, kur ky dorėshkrim ka arritur nė kėtė bibliotekė e deri mė sot, me kėtė dorėshkrim nuk ka punuar asnjė studiues.


    Pėrmbajtja e dorėshkrimit

    Duke qenė se kėto statute bazohen nė njė shkallė tė lartė tek zakonet e vjetra ekzistuese "antiquissima et observata consuetudine" (kap. 44) duke i hedhur nė letėr ato qė tashmė ishin praktikė e pėrditshme nė shoqėrinė shqiptare, "secundum morem et consuetudinem antiquorum" (kap. 46), statutet fillojnė me njė normė zakonore qė duhet tė ketė qenė shumė e pėrhapur nė traditėn e lashtė shqiptare si ėshtė ajo e respektit tė ndėrsjellė tė brezave dhe pikėrisht me "Nė ē'mėnyrė tė rinjtė duhet tė respektojnė pleqtė dhe nė ē'mėnyrė pleqtė duhet t'i duan tė rinjtė..." (kap. I) duke theksuar kėshtu qė nė fillim vlerat tradicionale dhe rėndėsinė qė ata u jepnin kėtyre vlerave vendore.
    Nė kapitujt nė vijim pėrcaktohet mėnyra e zgjedhjes sė rektorit dhe prokuratorit (kap. II), saktėsohen detyrat dhe pėrgjegjėsitė e rektorit (kap. IV), kanonikėve (kap. VII, VIII, IX, XLIV), rregulli pėr diskutim nė kapitull dhe respekti ndaj pleqve (kap.XVII), ruajtja dhe pėrdorimi i vulės; dokumenteve dhe privilegjeve (kap. XX), gjobat pėr vjedhje dhe mashtrim (kap. XXIII), pėrfaqėsimi i kanonikėve dhe tė deleguarit e tyre nė bisedime ose marrėveshje tė ndryshme (kap. XXIV), dėnimet pėr rrahje (kap. XXIX), shqyrtimi i ankesave tė ndryshme nga qytetarėt, por edhe nga kanonikėt (kap. XXX-XXXIII), nė rast tė mungesės sė normės statutore, tė veprohet sipas drejtėsisė dhe ndershmėrisė, duke pasur gjithmonė parasysh frikėn e Zotit (kap. XXXV), dėnimet e konkubinatit (kap. XXXVI), ndėrsa kap. XLI, flet pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e studiuesve dhe atyre qė shkojnė me studime, kurse kap. LI, trajton "Mosmarrėveshjet rreth respektimit tė statuteve," etj.

    Koha e krijimit dhe vlera e jashtėzakonshme unikale e dorėshkrimit
    Dorėshkrimi "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" ėshtė tepėr i rrallė dhe unikat, ngase pėrmban kapitujt e Katedrales sė Drishtit. Si i tillė, statut katedraleje, ai ėshtė i vetmi qė deri sot ėshtė zbuluar nė qytetet e bregdetit Adriatik, dhe pėr kėtė arsye ka njė vlerė tė jashtėzakonshme pėr historinė e krishtėrimit.
    Dorėshkrimi ėshtė shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys me 12 janar 1468, i cili bėn gjithashtu pėrshkrimin e variantit tė zyrtarizuar tė vitit 1464, nga libri i notarit dhe kanonikut tė Durrėsit, Gjon Mauros, qė njėkohėsisht ka qenė edhe sekretar i kryeipeshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, qė ndėrkohė kishte vdekur.
    Variantin e "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" nga viti 1464 e kishin punuar kanonikėt nga Drishti, tė cilėt ishin tė ditur, tė shkolluar, dhe njihnin rrethanat, situatėn dhe gjithēka tjetėr qė kishte tė bėnte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit nė tė kaluarėn. Pėr zakonet e lashta tė katedrales sė Drishtit flet vetė teksti nė mėnyrė eksplicite: "laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantesi" (kap. 2); pastaj: "antiquissimam constuetudinem imminantes" (kap. 39) dhe "antiquissima et observata consuetudine" (kap. 44) si dhe "secundum morem et consuetudinem antiquorum" (kap. 46). Pra, pėrpos pėrvojės, njohurive dhe njohjes sė situatės sė pėrgjithshme, kanonikėt nga Drishti, i kishin si shembull edhe kėto statute tė lashta "a maioribus nostris quasdam constitutiones traditas," [f. 2v], qė datonin tė paktėn nga viti 1397.
    Sipas tė dhėnave tė tjera arkivore, mėsohet se ky statut ishte "edituar" nė vitin 1456, kur papa Kalisti III, i kishte dhėnė autorizimin ipeshkvit tė Sapės Gjergjit [ishte ipeshkv nė Sapė gjatė viteve: 1440-459] pėr njė veprim tė tillė, "ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta ediderunt". Shkaku se pse ky editim nuk u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papės Kalisti III. Ndėrkohė, nė vitin 1459, vdes edhe ipeshkvi i Sapės Gjergji, kėshtu qė papa Piu II, pas njė lutjeje me shkrim tė bėrė nga katedralja e Drishtit nė vitin 1463, emėron dy persona autoritarė pėr tė verifikuar dhe nėse ka nevojė pėr tė plotėsuar statutin ekzistues tė Katedrales sė Drishtit. Kėta ishin, kryeipeshkvi i Durrėsit Pal Engjėlli dhe kryediakoni i Shkodrės, emri i tė cilit nuk na bėhet e njohur nė statute, por qė sipas Hierarchia Catholica tė Eubelit (vėll. II, f. 256) ai duhet tė jetė domenikani Manuel (1451-1465).
    Pas njė pune tė kujdesshme, tė kryeipeshkvit dhe kryediakonit, mė 21 nėntor tė vitit 1464, nė manastirin benediktin tė shėn Theodori de Elohiero bėhet njohja zyrtare e "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" nė prani tė "zotit at Nikollė Lalemit, abatit tė manastirit nė fjalė dhe nė praninė e zotit Gjergj Topia dhe tė burrave tė nderuar, zotit Pjetėr, rektorit tė shėn Demetrij de Plumsis dhe tė zotit Gjin, rektorit tė shėn Venere de Managastis dhe nė prani tė dėshmitarėve dhe tė tė ftuarėve tė tjerė edhe tė rogatėve..."


    Dorėshkrimi ėshtė pėrgatitur pėr botim dhe sė shpejti do botohet si monografi e veēantė

    Duke studiuar dorėshkrimin origjinal tė "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" ne e kemi pergatitur pėr botim atė duke bėrė njė transkriptim tė ri, pėrkthim komplet nė gjuhėn shqipe dhe angleze sė bashku njė studim kritik me komente pėrcjellėse.
    Me kėtė rast, falenderoj kolegėt dhe bashkėpunėtorėt: Etleva Lala, Shaban Sinani, Robert Elsie, don David Gjugja, Karen Maria Jensen, Tomasso Mrkonjic, Christine Maria Grafinger, Erik Petersen dhe Aleksandar Stipēeviq, qė secili nga fusha e tij kanė kontribuar me studime pėrkatėse duke bėrė qė ky studim tė jetė komplet dhe sė shpejti tė botohet, gjithashtu falenderoj edhe z. Qemal Minxhozi, ambasadorin e Shqipėrise nė Danimarkė.

    Statutet e qyteteve-komuna dhe tė katedraleve shqiptare janė njė dėshmi qė vėrtetojnė edhe njė herė ekzistencėn e qyteteve-komuna shqiptare, tė botės qytetare nė kompleksin mesdhetar, zhvillimin e tyre dhe ngjashmėritė me qytetet-komunat e tjera tė Evropės si dhe zhvillimin e tė drejtės kanonike kishtare, e cila ishte mjaft specifike ngase nė vetvete ruante rregullat zyrtare tė kishės duke i pėrshtatur ato sipas tė drejtės dhe traditės vendėse.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Nuk dua te hap debat fetar, por po shoh nje shkim latin, emrin e Topiajve atje, dhe te disa Papave ?! Pra katoliket shqiptare paskan qene shume aktive, dhe nese artikulli thote se kjo paska qene nje kushtetute, dhe nese bazohemi edhe me tutje tek kanunet e Durresit qe jane akoma me te vjetra, atehere del qe Shqiperia nuk ka bere pjese ne bizant por ka qene e veteqeverisure.

    Megjithate nje gje qe ka shume me teper interes ketu nuk eshte feja por nderhyrje e Papes Calixtus III ne kete kanun apo kushtetute si mund ta quajme. Mesa di une nje Pape, nuk mbaj mend kush e shpalli "heretik" Lek Dukagjinin fill mbasi ai beri kanunin e tij. Mbase dikush mund te na sqaroje me tepere me keto datat dhe ti ballafaqojme Lek Dukagjinin dhe kete Kanun tjeter. Ka mundesi qe Kanuni i Lek Dukagjinit te jete versioni origjinal i keti kanuni ne shume pikpamje, dhe aresyea pse Papa e hoqi nga feja katolike ishte ashpersia e Kanunit te lek Dukagjinit.

    Per tu verejtur eshte dhe marrja pjese e Topiajve ne kete mes, qe eshte rrezik nje nga elementet me te rendesishem qe tregon nje bashkepunim te forte te Shqiptareve, dhe jo nje percarje. Kam mendimin se shume here kur studiuesit flasin per nje shqiperi te percare qe ne kohet e lashta apo te pakten periudhat e errta te mesjetes, me shume e bejne qe te na percajne se sa tregojne te verteten. Po te shohim Italine dhe ajo ka qene e percare me mbreterira por i jepet nje tjeter kendveshtrim ne histori, ndersa shqiperise i meshohet me nje doze te forte ketyre "kontradiktave".

    Kaq shume eshte rrenjosure kjo lloj aksiome saqe eshte bere teoreme akoma pa u provuar ! dhe keto dokumenta po tregojne me teper se Shqiptaret kane qene si cdo mbreteri ne Evrope. Aresyeja pse paraqiten te ndare eshte qe te mshihen te vertetat pas "falimentimit" te Gjergj Kastriotit sic paraqesin shume kritike ne histori per humbjen kundra Turqve. Ky "falimentim" qe nuk morri kurre mbeshtetjen e duhur nga Evropa. Sipas Lavardine Skenderbeu po punonte ne nje lidhje Poloni-Hungari-Shqiperi, nje bllokade qe do decentralizonte totalisht pushtetin Papal ne Evropen Lindore. Nuk di ku e kam lexuar, me duket ka qene nje serb qe ka thene se Skenderbeu kur vdiq e mallkoi Papen. Mbase ka qene per efekt fetar e ta paraqesin si orthodhoks, megjithate ne duhet te perqendrohemi ne historine dhe figuren dhe rrolin kompleks te Skenderbeut dhe princave te tjere Shqiptare ne historine tone.

    Si perfundim nese kjo eshte kushtetute atehere Shqiperia paska kushtetuten me te vjeter te koherave moderne, por jo ne fuqi, meqenese kemi nje tjeter ne keto kohera.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Nje tjeter Statut

    Mbi ekzistencen e statuteve qytetare ne tokat arberore te shekujve te fundit te mesjetes ka deshmuar kohe me pare Valentini [Lo statuto personale in Albania all'epoca di Scanderbeg. Rome 1967], duke i meshuar faktit se te tille statute qytetare duhet te kete patur ne te gjithe pjesen perendimore te Ballkanit, dhe konkretisht ne Durres, Shkoder, Tivar apo Ulqin.
    Por fatkeqesisht deri ne fund te shek. XX asnje kopje e ketyre statuteve nuk eshte gjetur. Po kemi vetem deshmi te ekzistences se tyre neper librat e Sufflay-it, Novak-ut, Jirecek-ut, Valentinit, ose me vone nga Zamputi dhe Malltezi, keta te fundit te mbeshtetur kryesisht ne literaturen e meparshme albanologjike.
    Vetem me 1997 arrijne ne menyre krejt te pavarur, duke reshershuar mbi ekzistencen e nje statuti qytetoro-mesjetar, dy studiues, historiani sviceran Oliver Jens Schmitt dhe filologia italiane Lucia Nadin te gjejne ne koleksionin Cicogna ne Muzeun Correr ne Venezia, nje kopje doreshkrim te Statutit te Qytetit te Shkodres te dekadave te para te shek. XIV.

    Statutet si ai i Shkodres, dhe ata te Durresit, Janines, Tivarit apo Ulqinit, apo ata te Budvas dhe Kotorrit sipas Valentinit, ndryshojne nga Statuti i Katedrales se Drishtit, pasi ky i fundit eshte perqendruar kryesisht ne administrimin intern te kesaj Kishe.

    Megjithate, ekzistenca e statuteve qytetare ne Arberine Mesjetare tregon se dhe ne kete territor ishte zhvilluar modeli i qytetit-komune, tipik per periudhen mesjetare, ku qytet-komunat kishin nje statut te tyre; qytetaret kishin te drejten e administrimit te komunes se tyre dhe zgjidhnin perfaqesuesit e tyre ne strukturat qeveritese te qytetit-komune te tyre, sic ishin patricet, gjykatesit apo asamblea e pergjithshme e qytetit.
    Dhe ne krye te qytet-komunes qendronte mbreti (1) [kryesisht per qytetet perendimore ballkanike, ato nen Perandorine Bizantine, Afriken Veriore dhe Lindje e Mesme] ose patrici apo nje fisniku te larte (tipike kryesisht per qytetet komune italiane(2),dhe kryesisht Mesdheun Perendimor) (3).


    _____________________________________________
    (1). Shiko: Statutet e Shkodres 2002, Kreu 1-2-3.

    (2). Shiko: Fox, Richard. 1977. Urban Anthropology. Cities in their cultural settings. Prentice-Hall. New Jersey.

    (3). Braudel, Fernand, Duby, Georges, Aymard, Maurice. 1991. Die Welt des Mittelmeeres. Zur Geschichte und Geographie kultureller Lebensformen; Braudel, Fernand. 1976. Pre-modern Town. In, Clark, Peter (ed.), The early modern town. London. 53-90.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 01-03-2005 mė 07:39

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Statutet qytetare - Kanunet

    Citim Postuar mė parė nga Kleitus
    Ka mundesi qe Kanuni i Lek Dukagjinit te jete versioni origjinal i keti kanuni ne shume pikpamje....
    Duhet theksuar se Kanuni i Lek Dukagjinit nga ana juridike nuk ka te beje fare as me Statutin e Drishtit as me statutet e qyteteve-komune mesjetare, pasi Statutet percaktojne struktura administrative-qeverisese komplet te ndryshme nga ato qe parashikon Kanuni (krahaso asamblene e qytetareve [statutet] me pleqte vendim-marres [kanuni]).
    Statutet ishin tipike per qytetet, kanunet per zonat malore, te ndara ne bajraqe, karakteristike per nje shoqeri pastorale dhe jo qytetare.
    Po ashtu po te analizojme te drejten civile dhe ate penale te te dy korpuseve juridike, te dy kane ndryshime te medha.
    Ne statut parashikohet trashegimia per te dy palet si per meshkujt ashtu dhe per femrat. Pozicioni i gruas qendron ku e ku ne krahasim me ate respektiv ne kanune.
    Gruaja ka te drejten e trashegimise, mund te perfaqesoje ne mungese te tij, bashkeshortin e saj ne gjyq. Ka te drejten e perfaqesimit te saj me nje avokat ne procedurat gjyqesore dhe mund te deshmoje ne gjyq. Mund te lere testament. [Shiko Kanunin. Ne te gjitha variantet e tij, p.sh. Lek Dukagjinit, Skenderbeut, Lures, Pukes, Laberise etj., nuk gjen te drejta te tilla per grate).

    Mos permendim pastaj ndryshimin kolosal mes dy korpuseve - "larjen me gjak" te nje krimi ose "vendetta-n".
    Ne qytet ka patur burgje per vrasesit, nder male "varre".

    Plus, mos harro dhe faktin se mbi Kanunin e Lek Dukagjinit ka debate nese ky kanun eshte shkruar ne kohen e Lek Dukagjinit apo eshte kanuni i krahines se Lekes dhe Dukagjinit (shiko komentet e Fishtes, Durhamit).
    Pra del ceshtja akoma me e komplikuar n.q.s. konsiderojme Lek Dukagjinit si urdheruesin e hedhjes ne karte te nje te drejte zakonore.


    Etj., etj...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Un e hodha si ide. Te presim deri sa te dali ky statut apo kushtetute. Me erdhi ne mend sepse pashe nderhyrjen e Papes atje. Diku tjeter kam lexuar qe eshte shkruar ne kohen e Skenderbeut dhe me urdher te Skenderbeut dhe flet per zakone shume te hershme, qe shume autore kontemporare i quajne "homerike" disi sepse ne fakt po ato zakone qe ndodhen dhe tek Iliada dhe Odisea jane, larja e gjakut, kemisha etj.

    Megjithate a nuk mund ta quajme statut, apo nje lloj kushtetute nje kanun i cili mund te kete rregulluar jeten Shqiptaro-Ilire qysh nga antikiteti ? Plus qe ketu flitet dhe per rrespektin, te pakten kshu lexova tek artikulli i sjelle nga Albo. Megjithate te presim sa te dale.

    Dikush mund te na thote dicka mbi kanunet e durresit ?!
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Kanuni i Leke Dukagjinit nuk ka asgje te perbashket me "kushtetuten" qe Musa Ahmeti ka zbuluar ne Danimarke dhe qe ta kuptosh kete nuk duhet te jesh shkencetar, vetem besimtar i krishtere.

    Kanuni i Leke Dukagjinit nuk eshte nje "kanon kishtar" dhe nuk ka asnje gje te perbashket me besimin e Krishtere. Ai eshte kryekeput nje kanun pagan qe e ka mbajtur krahinen Veri-Perendimore te Shqiperise ne nje tradite te lashte pagane, larjes se gjakut me gjak dhe mos njohjes se autoritetit te Zotit apo Kishes si Shtepi e Zotit. Kisha Katolike dhe Papa edhe sot e kesaj dite e shohin Kanunin e Leke Dukagjinit si pengesen kryesore te ungjillizimit te shqiptareve te besimit katolik, te cileve u duhet te zgjedhin midis Kanunit te Leke Dukagjinit dhe Ungjillit te Shenjte.


    dhe nese bazohemi edhe me tutje tek kanunet e Durresit qe jane akoma me te vjetra, atehere del qe Shqiperia nuk ka bere pjese ne bizant por ka qene e veteqeverisure.
    Deshmite e gjalla te krishterimit ne Shqiperi nuk jane "kushtetutat" (kanonet kishtare), sic eshte doreshkrimi me lart, por jane ato qe njihen si kodike dhe qe Shqiperia edhe sot e kesaj dite ruan 100 kodike mesjetare qe nga shekulli i VI dhe deri tek shekulli i XX. Nga keta 100 kodike te shenjte te shkruajtur kryesisht ne Berat, Vlore, Voskopoje, Korce, Gjirokaster, te shkruar ne gjuhen greke, do te gjesh vetem 1 kodik te Durresit te shkruajtur ne Berat me kerkese te Karl Topise ne shekullin e XV dhe nje tjeter te Shkodres. Keta 2 jane vete ne latinisht.

    Tradita orthodhokse (bizantine) e shqiptareve te krishtere nuk eshte nje ceshtje per diskutim as nga vete Selia e Shenjte e Romes. Pasi Ungjilli i Shenjte nuk u predikuar nga Roma ne Iliri, por nga Iliria ne Rome. Shen Gjėri (Jeromi) ishte ai ilir qe e perkthehu Ungjillin e Shenjte nga greqishtja ne latinisht, ashtu si apostull Pavli nuk shkoi nga Roma ne Iliri, por nga Iliria ne Rome.

    Albo

    Katalogu i Kodikėve Mesjetarė Shqiptarė
    Kodikėt e Shqipėrisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-03-2005 mė 22:25

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Pse ore Albo u dashkan te ungjillizohen Shqiptaret ? Pse nuk ben nje analize per ate Kanun qe ka ruajtur Shqiptaret nga asimilimi, duke i transmetuar nje kulture Homerike qe nuk ka vdekur ne kohera, por e shan ate ?

    Ti e ke lexuar kete "kushtetute" apo si eshte kjo pune, se nese e ke lexuar te te kishin shkruar dhe ty emerin atje tek ato qe dhane kontributin per gjetjen e ketije manuskripti.

    Un Albo nuk thashe qe ti te ma kthesh ne fe kete gje, edhe pse per ato qe ti po thua, do ta tregoj koha sa te verteta jane. Illiricii Sacri tomus primus eshte tashme i botuar ne Kosove dhe gati per shkencetaret Shqiptare. Nuk ka me nevoje Kristo Frasheri te marri rruget per t'i pare, dhe te pakompletuara por do t'i kete atje. Te shohim se cfare do dalin nga ato dokumenta. Nje nga Papat e pare Shen Eleutheri eshte nga Epiri, dhe kurrsesi nuk mund ta ndajme Shqiperine nga Latinet. Vete shkrimet e kodikeve nuk kane asnje domethenie ne Greqishten ne shumicen e rasteve, por jane nje lloj proto-shqipe, Ilirishte dhe Greqishte e vjeter bashke. Mos harrojme se ku ndodhet varri i Mbretit Gent, mos harrojme se ku ndodheshe bibloteka me e madhe mbi Ilirine(pervec asaj te djegur ne Aleksandri qe ka patur volume te medha), dhe mos harrojme me teper rrolin qe Papat kane patur ne Shqiperi.

    Apostulli Pavli gjithashtu dhe Pjetri(qe ka nje debat pak te madh nese jane takuar ne Iliri apo jo) kaluan ne Iliri, por kjo nuk do te thote se ato ishin orthodhokse ? Ne ate kohe nuk ka patur as orthodhokse e as katolike, kshu qe mos i ngaterro gjerat.

    Un te ftoj ta fshish postimin tend sepse eshte komplet jashte temes. Prania e Katolikeve, apo me sakte e Papatit ne Iliri eshte mese e qarte, duket nga korupuset e shumta te shkrimeve qe jane gjetur e grumbulluar ne Itali.

    Arbereshet e Italise kane qene shume here me te sukseshem se Arvanitasit(nese marrim parasysh "Dy popujt Miq" grek e SHqiptare dhe se Arvanitasve nuk i esht ebere azgje nga greket). Apo mos do te thuash qe eshte ushtruar dhune mbi Arvanitasit ? Se besoj se te leverdis se hyne ne disa kontradikta shume te medhaja me veten tende. Pra ma shpjego te lutem pse keta ne Itali kane qene kaq te suksseshem dhe ata ne Greqi jane me kokrra qe numerohen ?

    Nje nga aresyet numer 1 eshte prania e nje game shume te gjere materialesh te shkruara e mbledhura nga Papati qe ne kohet me te hershme.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    “...STATUTET E SHUMĖ TĖ PĖRSHPIRTSHMIT QYTET I SHKODRĖS...”


    “Njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė mesjetare, teksti mė i vjetėr ligjor, produkt nė territorin e Shqipėrisė”

    Hyrje

    Zbulimi i Statuteve tė Shkodrės dhe botimi i tyre nė gjuhėn italiane dhe nė gjuhėn shqipe (2002), ėshtė pa dyshim njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr historinė e popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe pėr historinė e shtetit tė sė drejtės shqiptare nė veēanti.
    Me kėtė dokument historiko-juridik, sė bashku me Statutet e Durrėsit, Tivarit, Drishtit e tė Budvės, krijohet mundėsia tė merren njohuri mė tė plota pėr organizimin e zhvillimin e qyteteve-shtete mesjetare, siē ishte Shkodra etj.
    Botimi i Statuteve tė Shkodrės, siē thonė nė parathėnie Lucia Nadin e historiani Oliver Schmitt, janė "njė monument i vėrtetė i Shqipėrisė mesjetare, teksti mė i vjetėr ligjor, podukt nė territorin e Shqipėrisė".
    Sipas Gerhard Ortalit, statutet janė "dokument me rėndėsi themelore nga shumė pikėpamje".
    Deri tani shkencat historike e juridike shqiptare dhe shumė studiues tė huaj janė pėrqėndruar kryesisht nė studimin e sė drejtės zakonore tė shqiptarėve, posaēėrisht nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė i referohet nga gojėdhėna popullore mesjetės (shek.XV). Mirėpo, dihet se Kanunet pėrmbanin norma qė rregullonin marrėdhėniet juridike tė njerėzve nė zonat malore tė qeverisjes vendore nė Jug, nė Veri tė Shqipėrisė e deri nė Kosovė, ndėrsa nė qytete nuk vepronin. Me zbulimin e Statuteve tė Shkodrės tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek.XIV, plotėsohet njė boshllėk i madh pėr vetqeverisjen e qyteteve.
    Qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė tė japė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė historikut tė statuteve dhe veēanėrisht tė paraqesė normat me karakter penal qė ata pėrmbajnė nė kontestin historik.


    1.Pak histori

    Nga njoftimet e dhėna nė artikujt hyrės tė statuteve del se nė vitin 1907, pėr herė tė parė Leone Fontana, nė Bibliografinė statutore shėnonte ekzistencėn e njė statuti tė Shkodrės: Scutari (Albania), Statuti di Scutari Ms. Museo Civico Correr Venezia.
    Studiuesja italiane Lucia Nadin, nisur nga interesa gjuhėsore dhe Oliver Jons Schmitt pėr interesa historike, bėnė kėrkime intensive derisa hodhėn nė dorė Statutet, nė dorėshkrim nė 40 fletė, tė shkruara nė gjuhėn veneto-veneciane. Dorėshkrimi ishte kopjuar nga origjinali prej Marino Dulcik, nė arkivat e Kėshillit tė tė Dhjetėve nė Arkivin e Shtetit tė Venecias. Dorėshkrimi nuk pėrmban datėn e kopjimit, por sipas historianit Oliver Schmitt, ky ėshtė dokument unikal, qė pasqyron korpusin tėrėsor tė statuteve tė qytetit tė Shkodrės nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek.XIV.
    Statutet janė hartuar sipas modeleve perėndimore tė qyteteve shtete tė Italisė: Venecia, Milano, Ankona etj. dhe pėrmbajnė parime evropiane, ndonėse Shkodra nė kėtė periudhė historike ndodhej nėn sundimin e mbretit Stefan Dushanit, Rasha. Nė fakt nė krerėt (nenet) 1, 2, 3, 54, 84, 92, 99 e 224, flitet pėr mbretin. Ky fakt ėshtė me shumė rėndėsi qė tregon se Statutet janė hartuar para vitit 1346, kur Stefan Dushani mori titullin perandor (car).
    Ky fakt vėrteton gjithashtu edhe origjinalitetin shqiptar tė Statuteve tė Shkodrės kundrejt zakonik-ut (Kodit ligjor) tė Stefan Dushanit qė hyri nė fuqi nė vitin 1349, dmth. pas statuteve.
    Veē asaj, origjinaliteti i Statuteve vėrehet edhe nė pėrmbajtjen e tyre, qė ndryshon shumė nga zakonik-u i Dushanit, sepse statutet pėrmbajnė shumė mė tepėr norma penale se sa zakonik-u, qė kėrkohej tė zbatohej nė perandorinė e tij, nė Thesali, Maqedoni dhe Shqipėri.
    Pas vdekjes sė Stefan Dushanit (1355), Shkodra kaloi nėn sundimin e Balshajve, tė cilėt e shtrinė pushtetin e tyre deri nė Vlorė e nė Berat. Kėshtu kreu (neni) 271 i statuteve i pėrket kohės kur ishte nė fuqi Gjergj Balsha, i cili mė 1396 kėrkoi protektoratin e Venecias.
    Nga viti 1396-1479 Shkodra bie nėn sundimin e Venecias. Kėshtu shpjegohet qė nė Arkivin e Venecias ka shumė dokumente pėr Shkodrėn. Me sa duket, pas pushtimit tė Shkodrės nga Turqia nė vitin 1479, shkodranėt e emigruar nė Venecia morėn me vete kėto dokumente, pėrfshirė edhe statutet e qytetit tė tyre.
    Meritė e madhe historike u pėrket studiuesve Lucia Nadin dhe Oliver Schmitt qė i gjetėn e i botuan Statutet e Shkodrės, duke i bėrė njė shėrbim tė madh Shqipėrisė e posaēėrisht shkencės juridike shqiptare. (Vazhdon tek Suplementi)

    2.Pėrmbajtja e Statuteve

    Pa hyrė nė analizėn e hollėsishme tė pėrmbajtjes sė Statuteve, sepse kjo do tė kėrkonte njė punim mė vete, vlen tė vihet nė dukje sa vijon:
    Nė kopertinė ėshtė stema e qytetit tė Shkodrės. Statutet pėrmbajnė 268 krerė (nene) origjinale dhe 11 krerrė (nene) shtesė. Tė 268 krerėt i pėrkasin dhjetėvjeēarėve tė parė tė treqindės, kurse 11 krerėt (nenet janė shtesa tė viteve 1392-1479).
    Nė krerėt e parė flitet pėr qytetarinė, pėr apustujt e shenjtorėt, pastaj vijnė krerėt me radhė pėr ndėrtimin e shtėpive, pėr punėt bujqėsore, pėr punėt artizanale, pėr peshėmajtjet, pėr zgjedhjet e funksionarėve, pėr marrėdhėniet midis komunės dhe klerit, pėr pozitėn e gruas qė gėzon disa privilegje, ndryshe nga Kanuni i Lekė Dukagjinit, pėr gjykimet (procedura penale) dhe nė pjesėn e fundit pėr normat e sė drejtės penale, qė pėrbėn objektin e kėtij shkrimi.
    Gjuha e pėrdorur nė statute, sipas Giovan Batista Pelegrinit ėshtė e qartė, veneto-veneciane, por pėrmban edhe pak shprehje orientale. Statutet janė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Pėllumb Xhufi.

    Nga prof. Ismet Elezi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Eni,

    Ate qe postova me siper e mora nga nje postim i joti ne forum ne muajin tetor.

    Besoj se keto statute civile te Shkodres jane me te lashtat ne kete vend.

    Flm.
    Labeati

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Familja BENUSSI
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •