Close
Faqja 0 prej 107 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1065
  1. #1
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Albin Kurti, si nuk e keni lexuar kurrë...

    Mira Kazhani

    Një vit duke pritur takimin me atë. Vjet në pranverë udhëtova deri në Prishtinë për të realizuar një profil për të, aq shumë të dëshiruar nga unë. Ishte e pabesueshme por mu dësh të kthehem pa mundur të flas as në telefon dhe sapo hodha cantën mbi krevatin tim një mesazh rrufeshën përmbysi inatin tim me të.:- Përshëndetje Mira. Takohemi në orën 17 00 tek Grandi? Albini.

    Sigurisht që unë isha kthyer në Tiranë dhe gjithcka u shty. Biseduam dy a tre herë të tjera ndoshta se në shumicën e rasteve mu dësh të flisja me Drenushën asistenten e tij.
    Është ora 11 e mbrëmjes unë po fugoj me makinën time drejt ish Bllokut, ku po më pret Albin Kurti. Mund t’ju duket vonë por ishte mundësia e fundit pasi ai gjithmonë vjen për disa takime të organizuara dhe i duhet të kthehët me natë në prishtinë për shkak të punëve që ka. Nuk kam njohur njeri më të paarritshem se ai. Ai është gjitchka përvecse I zakonshëm!

    Ai po pret në një cep të rrugës tek ish blloku dhe vendosim të dy bëjmë një copë rrugë në këmbë për të shkuar në një vinotekë ku do të ishte më qetë e unë mund të mbaja shënimet e mija.
    Si për cudi në Tiranë nuk është as ajo lagështia e ftohtë e as erë e thatë, pëkrundrazi mbrëmjen e shoqëron një fllad si ato kur kanë celur bliret në Tiranë edhe pse blire tani s’ka.
    Çfarë ndjenje të krijon Tirana?
    Ai mendohet dhe më thotë se I pëlqen aq shumë, më shumë madje edhe se Prishtina.
    Tirana ka rrugë të gjëra , ka bulevard, është një qytet në funksion të hapësirave. Më duket sikur marr frymë lirisht.
    Po në Prishtinë?
    Atje është ndryshe. Rrugë të ngushta, ndoshta edhe kujtime të trishta. Por pikëspari është një cështje që do ta lidhja me frymëmarrjen. Prishtina është e organizuar rreth ndërtesave të posacme që janë aty në llogari të shesheve që mungojnë. Tirana është revolucionare. Për shkak të shesheve të saj. Prishtina është guerile. Për shkak të rrugicave të shumta.
    Nuk ka qënë kështu Tirana, i tregoj unë. Madje ekzistojnë dy përqasje për tiranën.Kanjë palë që thotë se qyteti ka qënë një pazar oriental në vitet -90 deri në 2000. Më pas patëm një kryebashkiak me ngjyra dhe që kish nevojë për ajër. Për fat na dha edhe ne.
    Përqasje tjetër është kritike ndaj qytetit. Thuhet se ai burri që na dha ajër edhe na e betonizoi Tirënën. Në vitet e ’90-ta s’e krahasonim dot Tiranën me vetveten. Kalonim ilegalisht kufirin nga Kosova dhe Tirana ishte liria. Një dekadë më vonë, pamë që edhe banorët këtu merrnim frymë ndryshe. Mbase edhe për popullsinë e Shqipërisë në vitet e ’90 Tirana ishte joshëse sepse ishte kryeqytet, kurse një dekadë më vonë kryeqyteti ishte joshës sepse ishte Tirana.

    Ndoshta kjo është arsyeja që ai nuk blen shtëpi. Madje thotë se s’ka ndërmend kurrë të ketë një pronë. Ndoshta është cështje frymëmarrje , pyes unë veten dhe atë.
    -Jo më thotë, c’ka ta dua një shtëpi. Dhe bën një grimasë injoruese. E të mendosh që shumica e shqiptarëve vdesin të kenë shtëpi. Fakti më futi në mendime, gjithsesi.
    Ndërsa ecim të dy dikush e thërrët dhe ai ndalet ta takoj. Njeriu që po e takon është I ekzaltuar nga rastësia, ndërsa ai është I sjellshëm dhe vetëm kaq. Nuk flet shumë kur takohet me njerëzit. E kam rastisur edhe në një party të VV dhe të gjithë flisnin më shumë se ai. Më bëri përshtypje aftësia e tij në të dëgjuar. Ai dëgjon dhe nuk duket sikur e bën se nuk e di atë që po I thua, mundet ta di edhe më mirë por është I vetpërmbajtur.
    Ngjisim disa shkallë. Ai është një burrë elegant dhe i hedh hapat shumë lehtë. Mban një cantë me rrip të gjatë dhe ka veshur xhaketën e tij, një kafe ( e vesh shpesh). Ulemi për të porositur. Kamarieri e njeh menjëherë dhe nuk është I vëmendshëm ndaj meje(edhe pse jam femër) sac është ndaj atij.
    Verë të ëmbël apo të athët, Pyet kamarieri, një djalë hollak.
    - Si e dëshiron ti Mira,më pyet Albini. Unë tha ai, se dua të ëmbël.
    - E marrim të athët atëherë , I përgjigjem.
    Si është kjo jetë gjithmonë duhet të zgjedhim mes alternativës A dhe B? Por a është kjo liri? E pyes unë.
    -Unë zgjodha verë të athët se s’më pëlqen e ëmbël, përgjigjet ai. Nuk besoj se është liri. Liri është të zgjedhësh mes të pafundmes. Kur të duhet të zgjedhësh mes disa alternativash ke fat sepse nuk zgjedh më të keqen, por mund të jesh pafat sepse humbet më të mirën.
    Albin a je bërë politikan?
    Në një formë s’do të bëhëm kurrë. Por në një mënyrë tjetër ndoshta kam qënë gjithmonë.
    Mundohem të mos jem ai lloj politikani që janë mësuar njerëzit të shohin. A e di ti Mira, se cdo të thotë ministër në latinisht? Do të thotë shërbëtor. Maksimumi I karrierrës së një politikani është të bëhet kryeshërbëtor.
    Ju e shihni vetën kryeshërbëtor?
    Po unë përpiqëm të mos shoh veten. VV nëse do të vij në pushtet, ajo do të jetë falë një fitoreje konceptuale të shoqërisë. Nuk bëjmë llogari aleancash dhe koalicionesh. Nëse të duhet të bësh kaq shumë llogari është më bukur të humbasësh. Kam durimin e duhur unë dhe të gjithë kolegët e mi në VV. Ne do të jemi në pushtet në një kohë që shoqëria do të jetë zhvilluar aq mirë sa vërtet unë, apo dikush tjetër do të jetë shërbëtor I heshtur.
    Ai hesht pak dhe vazhdon.
    – E dini, institucionet e qeverisë, kryeministria, parlamenti, nuk janë banesa për politikanët. Ata s’duhet të shndërrohen në banorë dhe të rrinë aty si në shtëpi. Kjo është e turpshme.
    Pse është turp? Ne në Tiranë kështu e kemi. Jemi ne pushtet , ose jemi drejtues të një force apo lëvizjeje dhe ajo është shtëpia jonë.
    Banorët bëhen pronarë. E pronarë duhet të jenë veçse qytetarët si burim i sovranitetit që janë. Politikanët duhet të shërbejnë në shtetin që paraqet shtëpinë e popullit, shoqërisë, kombit.
    Si është shqipëria e Albinit?
    Ai mendohet disa sekonda. Shqipëria nga njëra anë më vjen si kujtim I brezave, si një tërësi impulsesh. Stërgjyshërit , gjyshërit, prindërit etj. Më vjen si një histori që është bjeshkë. Nga ana tjetër më vjen si ai momenti i zgjimit nga ëndrra në realitet. Por nuk është një ëndërr që ndodhet në kontrast me realitetin por si një ëndërr shumë reale që është pak e mundimshme por që mund të bëhet realitet, duhet të bëhet realitet dhe tashmë disi ka nisur të bëhet realitet. Një ëndërr që mbetet si përshtypje pas zgjimit dhe e transformon zgjimin.
    Po ëndrra shikoni? Kur ishit në burg cfarë ëndrrash shikonit?
    S’ma ka bërë njeri këtë pyetje. Shikoja dhe shikoj gjithmonë ëndrra. Kur isha në burg 6 muajt e parë shikoja ëndrra sikur isha I lirë. Më vonë e shihja veten të burgosur por nuk isha kurrë në burgun ku ndodhesha. Ëndrrat më conin në një shkollë, qëndër tregtare, në një shtëpi të vjetër të cilat shëndërroheshin në burg me të burgosur por nuk pashë kurrë një ëndërr në burgun ku qëndrova.
    A ishit agresiv në ëndrra. Ndoshta vrisnit apo rrihnit dikë?
    Jo! Ëndrrat nuk kam si zmbrazje. Gjithmonë shoh situata të jashtëzakonshme dhe kur zgjohem në mëngjes ndiej edhe pak përgjegjësi për veten, më thotë ai si me humor por edhe si pak fëmijë.
    E kam ndjekur në një deklaratë të tij në vitin 2000 në burgun e Pozarevacit ne Serbi. Ishte 25 vjec në atë kohë dhe kish një egërsi në sy por përmbajtësi në fjalë.
    Albin, a kishe një njeri që të mungoi gjatë kohës së burgut. Ndoshta nëna?
    -Nëna ime ka qënë e ashpër me mua. Ajo ka qënë mësuese dhe të mendosh kur isha fëmijë më dukej vetja me dy mësuese. Në burg humbet ndjeshmërinë dhe nuk jepesh në melankoli. U bera I egër por asnjëherë nuk I inatosa. Isha I qetë. Kjo më ka mbajtur gjallë, tregon Albini.
    Atë e kanë torturuar me ditë e javë. Madje për disa javë nuk mundte as të ecte për shkak të goditjeve në këmbë. E gjitha sepse ai nuk e pranoi kurrë dënimin e tij dhe ata që e dënuan.

    Kur hoqën dorë prej teje? E pyes unë.
    Një ditë u lodhën me mua. Kanë menduar kush merret me këtë të cmendur.
    Në burg flinte në orën 21 të mbrëmjes dhe zgjohej në 5 të mëngjesit. Dhe unë që naivisht e pyes sepse nuk flinte më shumë?
    Ai qesh të paktën për një minutë dhe më kthehet.
    Po Mira, atje nuk na kishin dërgu me pushime! Na zgjonin në 5 të mëngjesit dhe ngjitur me krevatin kishim një tryeze dhe një karrike. Ai vendos duart mby tryezë dhe më improvizon sesi duhet të rrinin gjatë gjithë ditës në qeli. Nuk mund të uleshin në krevat për asnjë arsye gjatë ditës. -Tek dera kishte një sy magjik por ndryshe nga realiteti ai shërbente për gardianët që ata mund të shikonin, ne jo sigurisht , më sqaron ai.
    (Imagjinoni të rrish në një dhomë i vëzhguar 24 orë dhe të mos mundesh të shtrihesh në krevatin tënd qoftë edhe për të ëndërruar lirinë.) Krevati, më tregon ai është objekt torture në burg. Ti e ke vetem disa cm larg dhe nuk shtrihesh në të. Kur dola, ndër gjërat e para që bëra ishte të shkoja në lagjen Arbëria për të parë lindjen e diellit në Prishtinë dhe tek Bregu i Diellit kërkova perëndimin. Dielli më zhgënjeu. Jo pse nuk ishte siç e kisha parapërfytyruar, por pse ishte mu ashtu. Shumë gjëra që i kisha mezipritur në ato dy vite e gjysmë burg nuk më lanë përshtyje në liri. Jo gjërat që nuk i kisha në burg, por ato që i kisha në një formë tjetër, më tronditën kur dola në liri. Syri magjik i derës kur tashmë shihja unë dhe jo ata nga jashtë, piruni i metaltë dhe jo i plastikës, dritarja nga e cila shikoja unë dhe nuk më shikonin ata, ishin gjëra me të cilat m’u desh kohë të ambjentohesha. Pra, jo ajo që s’e kasha parë, por ajo që kishte kuptim të përmbysur po më bënte shumë më tepër përshtypje.
    Por, kishte edhe punë që më mbetën përgjysmë në burg e që i vazhdova në liri. Faqet e fundit të shumë romaneve që kisha lexuar (faqet e fundit ishin grisur kryesisht nga të burgosur të tjerë që u nevojiteshin fletët për të shkruar pikët e fituara gjatë lojës YAMB me zare të punuara nga sapuni) i kam lexuar vetëm vite më pas.
    Unë nuk dua ta pyes për torturat sepse kam frikë edhe ti dëgjoj por ai nuk të krijon asnjë pengesë. Ai ka një botë që I bën të gjithë të ndihen ajër dhe të futen në hapësirat e bjeshkës së tij.
    Kamarieri afrohet disa herë dhe interesohet për të na mbushur gotat me verë. Sytë e shumë njerëzve aty rrotull bëjnë një rreth tek tavolina jonë hera- herës. Kam një tundim të ngrihem dhe t’ju tregoj në vesh të gjithëve me rradhë se Albini është i jashtëzakonshëm në të zakonshmen e tij. Dua ta njohin edhe ata ashtu si unë besoj që po e njoh sonte.
    Të paktën tani fle me dikë besoj, e pyes unë me pak dëshirë për të zbuluar nëse ka një femër në jetën e tij.
    Jo aktualisht. Shoqja ime nuk ndodhet në Prishtinë. Përgjigjet ai me një rrjedhshmëri pëfekte.
    Unë as që isha në dijeni të një lidhjeje të tij dhe u tundova në kureshti. Mësoj që ajo është norvegjeze dhe quhet Rita. Duket si emër shqiptar vetëm të dashurin e ka shqiptar. Albinin.. Janë njohur që në vitin 2007 në Prishtinë.
    Si ndodhi që u dashuruat?
    E dallova që herën e parë. Por nuk ishte dashuri me shikim të parë, tregon ai. Ndërsa më flet për Ritën sytë i shndrisin. Kanë në plan të martohen një ditë por Albini më thotë atë që cdo femër në botë do donte që ta dëgjonte.
    -E di që do martohem por kjo ka pak rëndësi. Ajo është gruaja e jetës time dhe martesa nuk do e bëj më të rëndësishme.
    Sa me fat Rita, i them atij.
    - Jo Mira, vec ta njohësh ti atë dhe do kuptosh se fatin e kam unë.

    Më duket gati surreale që po dëgjoj Albin Kurtin tek flet për dashurinë. Dhe tek më tregon sesa mirë e ka mësuar shqipen Rita duke ndjekur kurs të shqipes në Tiranë. Ne njerëzit jemi gjithmonë viktima në kurthet e stereotipeve që krijojmë në kokën tonë. Duke e parë atë nga larg kisha besuar se është nga ata që s’kanë bisedë tjetër vec atdheut. Albini ka të drejtë kur thotë se situatat i ka të jashtëzakonshme dhe ai di të jetë edhe i zakonshëm tek flet për gjërat e vogla të jetës së tij. Edhe pse telefonin gjatë ditës më së shumti e mban Drenusha (asistentja) dhe ndoshta Ritës i duhet të pres që njeriu i saj i zemrës të mbaroj mbledhjet e gjata apo protestat e pse jo i është dashur të mbaj zemrën me dorë kur atë e kanë arrestuar. Duhet të jetë kaq e vështirë për të fakti që burri i jetës së saj është nje shqiptarë i rrallë (kjo edhe në qoftë e zakonshme , që për mua nuk është, është e vërteta e tij merituar.)

    Albini, ka një aftësi për të gjetur arsyetimin më të mirë të mundshëm. Dhe këto vështirësitë e tij si psh, telefoni, protesta, arrestimet, mbledhjet e gjata, takimet e gjata nuk janë pengesë për dy njerëz kur sic thotë ai vetë:” ngjashmëritë në botëkuptim janë ura për mirëkuptim”!
    Ndërsa bisedojmë për dashuritë e tij kuptoj se ai nuk është rebeli që ndonjëri krijon në mendjen e tij. Është i urtë dhe mendohet gjatë përpara cdo përgjigjeje. Burgu nuk e ka bërë të ndihet as hero e as viktimë. Ai ka mësuar gjatë jetës në një kohë të shpejtë gati më xhiro të përshpejtuara që të jetë i duruar dhe mendimet të mos i gatuaj mbi gjuhë por në zemër e në mendje. Nga fundi i bisedës unë nuk mbaj shënime më. Vera e athët me disa djathra të ndryshëm ka shoqëruar mbrëmjen e vonë. E kemi lenë që të takohemi në verë diku nga Jali pasi Albini nuk bën kurrë pushimë në vende të tjera përecse në viset shqiptare. Duke u larguar e kam zakon të më kujtohet ndonjë pyetje.
    Albin po si harrova të të pyes nëse ke në plane të bësh fëmijë?!
    Po besoj që do kem në një të ardhme, thotë ai duke qeshur lehtë me ato sytë që i rrëzojnë mbi portret një butësi fëmije që duket sikur është rritur para kohe duke parë protestat dhe prej mencurisë së parakohshme dhe karakterit njerëzor ka mundur të mbetet edhe pak fëmijë , gjë që justifikon edhe idealizmin e tij.
    Cfarë do t’ju mësosh mësëpari atyre, insistoj unë.
    Është i paparashikueshëm. Ndërsa unë pres një këshillë ai më jep një leksion.
    -Nuk besoj se do i mësoj. Kush jam unë që të mësoj fëmijët e mi. Do mësojmë nga njëri-tjetri. Askush nuk di aq shumë sa të mësoj të tjerët.

    p.s Më besoni, ky është Albin Kurti. Më besoni ju lexues, politikanët e Tiranës e Prishtinës që lidhin fatet tona në kollarët e tyre të mërzitshme. Por edhe ju ndërkombëtar që na flisni për forcën dhe shpirtin vital e që zgjidhni të kërceni tango me ngjalat. Ju kuptoj përse distancoheni nga idealizmi, sepse edhe personalisht besoj që ai nuk ekziston por sonte mu duk se takova një të tillë. Koha do më jap ose jo të drejtë por unë gjithmonë do kujtoj se një të enjte të vonë në Tiranë piva verë të athët me një idealist!

    http://www.shqiptarja.com/blog_artic...goria=6&page=2
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan halla mine për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bili99 (29-01-2014),ganimet (05-06-2014)

  3. #2
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar halla mine për postimin:

    ganimet (05-06-2014)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -E kam lexuar dhe më ka impresionuar mënyra se si Albinin e përshkruante Mira,por asgjë nuk ekzagjeronte tek e fundit se është fakt se kemi të bëjmë me një njeri të jashtëzakonshëm në të zakonshmen e tij!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  6. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Pse nuk e mbyll shkarpern ky gazetari dhe me e lan Albinin me mbaru pergjigjen?
    Albini duket shume i zgjuar dhe i sinqerte!

  7. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    TRIBUNA: “Mendimi i Ukshin Hotit: vazhdimi i luftës për çlirim në terrenin e teorisë”.

    Të shtunën, më 3 mars, në orën 14:00 Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tribunë me temën “Mendimi i Ukshin Hotit: vazhdimi i luftës për çlirim në terrenin e teorisë”.

    Tribuna mbahet në ASK – American School of Kosova, në Pallatin e Rinisë.


    Programi


    Tezat themelore të filozofisë së Ukshin Hotit Përgatitur nga Glauk Konjufca
    http://www.forumishqiptar.com/showth...20#post3358220


    Variacione Hegeliane: Çështja Shqiptare dhe Idealizmi Realist Hotian
    Përgatitur nga Gent Carrabregu
    Prezanton: Etleva Malushaj
    http://www.forumishqiptar.com/showth...68#post3359368


    Kombi, demokracia dhe Evropa: duke lexuar veprën e Ukshin Hotit
    Përgatitur nga Enis Sulstarova
    http://www.forumishqiptar.com/showth...99#post3359499


    Demonstratat e viti 1981 - Lexime nga vepra e Ukshin Hotit
    Prezanton : Nol Nushi


    Fjalim përshëndetës: Afrim Hoti


    Diskutim i hapur, moderon: Nol Nushi

    Ju ftojmë të merrni pjesë
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan halla mine për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bili99 (01-03-2014),ganimet (05-06-2014)

  9. #6
    Marrveshja me fusnot te ata te cilet vertet duhet me dekada te terea te shkojen ne shkoll te te kuptojen politiken dhe ligjet nderkombetarer dhe marrveshjen e arritur te thaqit me SHBA-ne dhe me BE
    shikoni se qfare sjell marrveshja pas nje jave...kete e ka paraqitur sot edhe kolegu i kurtit kushtunica

    Kosova është hequr përfundimisht nga harta e Serbisë në faqen zyrtare të Bashkimit Europian. Në faqen www.europa.eu, websajti zyrtar i BE-së, në faqen e shteteve anëtare të unionit dhe atyre që aspirojnë, në fund qëndron Serbia dhe nëse klikoni aty, shfaqen të dhënat e këtij vendi si dhe harta e tij, ku tashmë Kosova shfaqet shtet më vete. Deri pak kohë më parë, Kosova ishte e përfshirë në hartën e Serbisë edhe në faqen zyrtare të BE-së, ndërsa tashmë paraqitet si shtet më vetë megjithëse BE nuk ka hapur ende një link të posaçëm për Republikën e Kosovës. Ky ndryshim është bërë së fundi, pas marrëveshjes së arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë, por tërësisht më vete në forumet rajonale dhe të njohura nga BE.

    http://www.kosova-sot.info/uploads/i...20kosoves1.jpg

  10. #7
    Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën


    http://www.thealbanian.co.uk/wp-cont...ia-300x192.jpg

    Në informatat e paraqitura në këtë ueb-faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën.
    Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), si duket kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet në vete
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina2010 : 05-03-2012 më 15:52

  11. #8
    Patriotat e bashkimit kombetare dhe qe deklarojen plot bashkim dhe rujtje te kosoves dhe UÇK-se pjestarev te saj tregon edhe kjo me se miri se sa e kane dashur luften keta dy lider dhe si,,po keta e din mire se nuk kane guxuar nga ivica daqiq te marrin pjes ne kete manifestim te UÇK-se

    Liderët e dy partive opozitare, Isa Mustafa (LDK) dhe Albin Kurti (VV), nuk kanë qenë prezentë në ceremoninë e nisjes së manifestimit tradicional "Epopeja e UÇK"-së, që është mbajtur në kazermën e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë.
    Klan Kosova ka raportuar se karriget ku ata duhej të uleshin mbetën të zbrazëta.

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Patriotat e bashkimit kombetare dhe qe deklarojen plot bashkim dhe rujtje te kosoves dhe UÇK-se pjestarev te saj tregon edhe kjo me se miri se sa e kane dashur luften keta dy lider dhe si,,po keta e din mire se nuk kane guxuar nga ivica daqiq te marrin pjes ne kete manifestim te UÇK-se

    Liderët e dy partive opozitare, Isa Mustafa (LDK) dhe Albin Kurti (VV), nuk kanë qenë prezentë në ceremoninë e nisjes së manifestimit tradicional "Epopeja e UÇK"-së, që është mbajtur në kazermën e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë.
    Klan Kosova ka raportuar se karriget ku ata duhej të uleshin mbetën të zbrazëta.
    MEMIR ESHT TE MOS JESH PREZENT ATY KU JAN MBETURINAT E KOMBIT SIQ ESHT HASHIM POLARI ME SHOK VET FAKTI SE HASHIM POLARI NUK FLET ME KRYE FAMILJARIN E FAMILJES JASHARI MURAT JASHARIN KJO TREEGON SE HASHIM THAQI E KA KEQ PERDOR EMRIN E UCK-s KURSE SA I PERKET VIZITES JU JENI SHUM TE VEGJEL TA KUPTONI ARSYEN PSE JU JETONI ME LAJME DITORE TE KAFIQAFE E TE LAJMEVE TE KAMISHAVE TE ULTIMATUMVE SE PSE E GJITH LEVIZJA VETVENDOSJE ESHT DHE DOTE JET NE PERKRAHJE TE USHTRIS SON TE LAVDISHME ARSYET JAN TE SHUMTA NE MESIN E LEVIZJES KA ISH USHTAR DHE FAMILJAR TE DESHMORVE KEMI EDHE KOMNDANT TE USHTRIS QLIRIMTARE TE KOSOVES
    POR aty ky vjen era trathti sja vlen te marrsh pjes

  13. #10
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 0 prej 107 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •