Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 103
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Ukshin Hoti ėshtė Shndėrruar Tashmė Nė Histori

    Vlerėsimi i figurės sė Mr.Ukshin Hotit nga intelektualė
    tė shquar shqiptarė


    UKSHIN HOTI ĖSHTĖ SHNDĖRRUAR TASHMĖ NĖ HISTORI

    http://pashtriku.beepworld.de/files/...ga_16.5.99.jpg

    · „Pėr Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit tė kombit shqiptar ėshtė njė fatalitet qė duhet kapėrcyer. Nuk mund tė ketė histori tė shqiptarėve tė bėrė nga tė tjerėt, po ka histori tė shqiptarėve tė njohur mė nė fund nga tė tjerėt. Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pėsuar disa herė disfata gjatė historisė dhe e ka viktimizuar vetveten. Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja. Nga kompleksi i inferioritetit nuk do tė ketė asnjėherė kapėrcim tė Rubikonit nė historinė tonė, qė ėshtė njė kapėrcim nga ferri nė purgatorin e njė tė ardhme mė shpresėndjellėse.“- kėshtu thotė studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nė parathėnien e librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Mr.Ukshin Hotit.


    Pėrgatiti: Sheradin BERISHA


    Moikom Zeqo

    Studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nė parathėnien e librit"Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit shkruan si vijon: „Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė, tėrėsisht njerėzore, kur mė sollėn dorėshkrimin e kompjuterizuar tė librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit. Kam ndjerė krenari tė vėrtetė duke e lexuar kėtė libėr (…)

    Libri i menēur dhe kurajoz i Ukshin Hotit ėshtė libri i njė tribuni popullor dhe kombėtar. Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit tė parė, njeri i kompletuar fuqishėm pėr nga dijet, pėr mė tepėr njė trim i pafrikshėm, ka shpalosur nė kėtė libėr kryetemėn vigane tė ēėshtjes shqiptare. Hoti nuk qėndis ornamente fjalėsh. Nuk bėn stolira tė kota retorikash luksoze e krejt tė padobishme. Pėr Hotin ēėshtja shqiptare nuk ėshtė njė mit i rrugės. Po as edhe njė fantazi e kabinetit intelektual.





    Duke e lexuar kėtė libėr m'u kujtuan fjalėt e mrekullueshme tė dijetarit tė madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Pėrkrahni lirinė e natyrshme tė njerėzve dhe diturinė e tyre me liberalitetin mė tė madh. Sepse vetėm kėshtu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve tė tu tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė panjollosur, sepse e vėrteta nuk ka nevojė tė lyhet dhe tė stoliset me fjalė tė bukura."

    350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecėn nė tė njėjtėn hulli tė filozofisė politike tė historisė. Ukshin Hoti e konsideron politikėn si njė modus operandi tė pashkėputur nga moraliteti historik dhe i perspektivės. Sipas Aristotelit, vėrtetė njeriu ėshtė "kafshė politike" po nė ato kushte dhe rrethana qė e realizojnė historinė, jo si njė zoologji instinktive, po si njė politikė mbikafshore dhe tėrėsisht njerėzore, pra tė kthimit tė kafshės nė njeri dhe jo tė njeriut nė kafshė, rrjedhimisht, tė politikės nė histori dhe jo tė historisė nė thjesht politikė(…)

    Ukshin Hoti e di mirė thelbin e politikės, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo tė llojit folklorik e tė vulgarizuar. Ukshin Hoti nė analizat e tij tė guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike nė optikėn shqiptare, por edhe nė atė globale-botėrore. Pėr tė bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundėrvihet ēėshtjes shqiptare, pavarėsisht nga pengu tragjik i sė kaluarės, pavarėsisht nga luhatjet dhe marrėzitė e sotme tė politikave tė liderėve tė pėrkohshėm shqiptarė.

    Ukshin Hoti e shtjellon tezėn e njė demokracie autentike, si tezėn e njė integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet nė bazė tė njė tė drejte ndėrkombėtare tė pėrbashkėt pėr tė gjitha subjektet etnike tė botės, ashtu siē ka njė barazi funksionale pėr elementet e gjuhės tė garantuara pėrjetėsisht nga njė gramatikė e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike ėshtė njė gramatikė e lirisė dhe e dinjitetit, e kulturės, por edhe e kulturave, e sė veēantės, por edhe e sė tėrės. Nė njė Evropė, apo nė njė botė dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse tė jetė shurdhmemec, njė komb handikapat, ose njė manekin i skenės (…)

    Kombi shqiptar ėshtė i pjesėtuar padrejtėsisht nė struktura shtetėrore tė huaja dhe tė ndryshme, duke qenė de facto njė subjekt etnik i papjesėtueshėm dot. Ky komb po e pėrjeton nė imagjinatė atė qė kombet tjera e kanė realizuar prej kohėsh. Po duke qenė njė komb si tė gjitha kombet tjera, shqiptarėt nuk kanė pse tė pėrjetojnė gjithēka vetėm nė imagjinatė (…)

    Prandaj ky libėr me plot argumente ėshtė kundėr kompleksit tė inferioritetit. Prandaj ky libėr ėshtė njė pasqyrė morali pėr secilin nga ne, njė monument sigurie dhe vetėdieje.

    Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh mė 23 nėntor tė vitit 1992 nė Tetovė gjatė njė tubimi mbarėkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagė nga tė rrahurat e policisė serbe. Po erdhi nė tubim, sepse nė tė shihte njė shprehje tė ideve tė tij politike dhe tė jetės.

    Sot Ukshin Hoti ėshtė i burgosur. Por qė nga burgu, ai na i dėrgon akoma mė i plotfuqishėm dhe madhėshtor mesazhet e tij tė urta dhe afatgjata. Ai ėshtė njė intelektual i martirizuar dhe kjo ka njė kuptim tė vėrtetė dhe tė madh. Ėshtė vetė kombi shqiptar njė komb i martirizuar…

    Ukshin Hoti ėshtė shndėrruar tashmė nė histori.


    Ukshin Hoti - simbol i martirizimit pėr lirinė e Kosovės

    Akademik Rexhep Qosja

    Akademik Rexhep Qosja nė njė intervistė tė vitit 1998 pėr Mr.Ukshin Hotin deklaron: “Ukshin Hoti po bėhet ajo qė ishte dhe ėshtė Adem Demaēi sot: simbol i martirizimit pėr lirinė e Kosovės, e kjo domethėnė, simbol i qėndresės shqiptare. Kur ėshtė burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetėsh, gazetat tona e kanė botuar lajmin me disa ditė vonesė. Mbasi qė ėshtė burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadėr universitar, Universiteti ynė nuk e ka ngritur zėrin kundėr mbajtjes sė tij nė burg. Sot kanė ndryshuar punėt. Sot Ukshin Hoti pėrmendet shpesh nė shtypin tonė. Nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės ėshtė mbajtur promovimi i librit tė tij. Pėr tė shkruhet gjithnjė e mė shpesh. Diēka ka ndryshuar nė shtypin tonė dhe nė Universitetin tonė. Diēka po ndryshon nė jetėn tonė, nė politikėn tonė. Kemi filluar tė vijmė nė vete dhe kėtė e dėshmon edhe qėndrimi ndaj Ukshin Hotit.

    Ne po jetojmė "tė lirė" nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bėjmė "tė lirė" politikė, nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e tė tjera, nėn pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bėn burg Serbie! Ne pėr lirinė e Kosovės po "luftojmė", duke marrė rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e pėrcjellė mysafirė me dreka e darka zyrtare - si parardhėsit tanė politikė komunistė, e Ukshin Hoti po dėnohet me burgje, pėr shkak tė pėrpjekjeve pėr lirinė e Kosovės! Me mbajtjen nė burg tė Ukshin Hotit dhe tė te burgosurve tė tjerė politikė, regjimi serb dėshiron ta arrijė sot, atė qė synonte ta arrinte me mbajtjen nė burg tė Adem Demaēit dhe tė tė burgosurve tjerė politikė!

    Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkėmendimtarėve tė tjerė nė burgjet e Serbisė e rėndon shumė ndėrgjegjen e njeriut tonė politik sot, dhe i qet hije tė rėndė politikės qė bėjnė bashkimet tona politike. Deshėm s'deshėm ta pranojmė, Ukshin Hoti - ky sot ėshtė simbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynė e ēmon ashtu siē duhet njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare qė e rrezaton sot emri i tij.



    Kur mungon tigri, majmuni bėhet mbret



    Ismail Kadare

    Shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare nė njė intervistė tė vitit 1996, thotė: ”Emrin e Ukshin Hotit e kam ndeshur aty-kėtu nė shtypin e Kosovės, por pėrherė nė mėnyrė tė paqartė. Edhe kur merret nė mbrojtje, edhe kur kėrkohet lirimi i tij, kjo bėhet nė mėnyrė disi tė ftohtė, si pėr njė hije. Sė paku nė atė lloj shtypi qė unė kam pasur rastin tė lexoj.

    Duke e ndjerė veten fajtor pėr njė mosnjohje mė tė saktė tė kėtij personaliteti tė rėndėsishėm tė popullit shqiptar, e vetmja gjė qė pėr mua ka

    qenė e qartė sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenė pėrgatitja e lartė profesionale. Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burimi i fatkeqėsisė qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir. Ka qenė tragjedi e vjetėr e popujve ballkanikė, veēanėrisht e shqiptarėve, pėrpjekja pėr tė mėnjanuar nga udhėheqja e njė lėvizjeje, e njė populli apo shteti, njerėzit mė tė zotė. Kur mungon tigri, majmuni bėhet mbret, - thotė njė proverb kinez. Kjo logjikė e mbrapshtė, logjika e triumfit tė mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket do t'i shkaktojė ende dėme tė ndjeshme ēėshtjes shqiptare.

    Ukshin Hoti duhet tė dalė sa mė parė nga burgu. Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė kombi shqiptar ka nevoj pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme.



    Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė



    Adem Demaēi

    Nė vitin 1998, me rastin e nominimit tė Mr.Ukshin Hotit pėr ēmimin “Saharov”, Adem Demaēi fitues i Ēmimit Saharov pėr vitin 1991, i shkruan kėtė letėr deputetėve tė parlamentit evropian:

    “Tė nderuar anėtarė tė Parlamentit Evropian,

    tė dashura zonja dhe zotėrinj,

    Me rastin e nominimit tė Mr. Ukshin Hotit pėr ēmimin Saharov, jam i lirė t'ju drejtohem me mbėshtetjen time pėr nominimin e tij. Unė jam i bindur se jo vetėm qė ēmimi do tė shkojė nė duart e duhura, por duke i dhėnė ēmimin Saharov njė tė burgosuri politik qė vazhdon tė vuajė dėnimin e tij, ju do tė lartėsoni kuptimin e vetė ēmimit nga pozita e mirėnjohjes sė thjeshtė nė angazhimin politik.

    Njė angazhim i tillė sot ėshtė mė se i nevojshėm pėr ndėrtimin e njė tablloje tė plotė pėr Evropėn, pėr theksimin e kontrasteve tė mėdha ekzistuese, pėr shpjegimin e tyre dhe pėr dhėnien e njė vizioni tė qartė mbi atė se ēfarė do tė duhej tė ishte Evropa.

    Nė anėn tjetėr, z. Hoti ėshtė njė avokat i pėrkushtuar i demokracisė, i tė drejtave tė njeriut dhe i paqes. Ai shfrytėzon arsyen dhe njohjen e tij brilante pėr tė shpjeguar kuptimin e vėrtetė tė paqes dhe zbulimin e rrėnjėve tė saj nė drejtėsi. Gjithė jetėn e tij ai e ka vėnė nė shėrbim tė luftės pėr paqen pėr tė cilėn Kosova sot ka nevojė mė shumė se kurrė. Ēmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atė. Me konsideratat e mia mė tė thella.



    Ukshin Hoti ėshtė njė hero i gjallė i kombit shqiptar



    Bedri Dedja

    Shkrimtari i shquar Bedri Dedja, nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri i Kosovės” nė dhjetor 1997 pėr tė madhin Ukshin Hoti thotė: “Pėr mua, Ukshin Hoti ėshtė njė hero i gjallė i kombit shqiptar. Unė madje nuk habitem pse serbėt mbajnė nė burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjė personalitet tjetėr madhor tė Kosovės. Vepra e tij «Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare» tė kujton veprat e mėdha, si «Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet» e Sami Frashėrit, «Ēėshtja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.

    Vepra tė tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unė jam shumė i brengosur qė atė po e torturojnė shpirtėrisht edhe si prind. Kėto tortura kanė synim mė tė largėt. Ato duan tė errėsojnė horizontin e tij kombėtar dhe politik. Por kam shumė besim se nuk do t'ia arrijnė. Ukshin Hoti do tė dalė nga burgu si feniksi.



    Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė

    shquar tė popullit tonė



    Dritėro Agolli

    Shkrimtari e poeti ynė i madh Dritėro Agolli, nė njė intervistė nė Radio Televizionin Shqiptar, nė mars 1998, pėr politologun e shquar Ukshin Hoti, ka thėnė: ”Unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit, ku janė vėllezėrit tanė. Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė shquar tė popullit tonė. Ai vetėm me kėtė libėr (Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” - vėrejtja ime Sh.B) e ka treguar qė ėshtė njė filozof i vėrtetė nė problemet e politikės, por jo tė njė politike vulgare. Ai e shikon politikėn nė prizmin e filozofisė, dhe nxjerr konkluzione nė bazė tė fakteve konkrete dhe tė historisė sė popullit tonė. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombėtare thjesht nė mėnyrė deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen njė thellėsi tė madhe tė mendimit tė tij, por njėkohėsisht ndjen edhe njė krenari qė ka njerėz tė tillė tė shquar vendi ynė nė tė gjitha fushat e jetės. Por kėtu, nė kėtė fushė, dmth. tė filozofisė politike, unė nuk kam lexuar ndonjė tė dytė qė tė jetė mė i zoti se Ukshin Hoti.

    Problemin e ēėshtjes kombėtare ai e vėshtron nė prizmin filozofik, nė prizmin historik dhe nė prizmin politik. Nuk thotė vetėm se si ėshtė Shqipėria, si ėshtė kjo ēėshtja jonė kombėtare, por edhe se si mund tė zgjidhet. Dhe kjo ėshtė nga meritat mė tė mėdha, sepse nė shumė shkrime pėr problemet tona kombėtare tregohet vetėm se si ka qenė, sa i vjetėr ėshtė populli ynė, me kė ka patur tė bėjė, me pėrplasjet me fqinjėt, me Evropėn etj., por nuk jepen koordinata tė sakta se ē'mund tė bėhet qė populli ynė tė bėhet njė popull i bashkuar, njė komb jo i ndarė, jo i prerė me shpatė siē ėshtė sot Shqipėria. Dhe kėtu qėndron merita mė e madhe e Ukshin Hotit, pra nė faktin qė jep perspektivėn se si duhet bėrė... me njė fjalė, ky libėr ėshtė njė program, nuk ėshtė thjesht njė libėr pėr filozofinė politike, por ėshtė si njė program pėr shqiptarėt, se si duhet tė bėhet Shqipėria njė vend me tė vėrtetė i evropeizuar.

    Ne flasim e themi se do tė hyjmė nė Evropė, do tė evropeizojmė Shqipėrinė, etj. Tė gjitha kėto janė fantazira, janė gjysmake. Shqipėria evropeizohet kur tė jetė njė, e plotė, dhe jo kėshtu dy copėsh, se kėshtu nuk evropeizohet kurrė. Kė do tė evropeizosh ti, tre milionė banorė do tė evropeizosh? Po tre milionė tė tjerė? Dmth. problemi ėshtė tepėr i ngatėrruar pėr sa i pėrket evropeizimit tė Shqipėrisė, civilizimit tė saj etj. Civilizim do tė thotė kur tė jesh njė. Po s'qe njė nuk je i civilizuar plotėsisht. Dhe Ukshini e trajton kėtė problem.

    Pastaj dhe njė tjetėr gjė: unė mendoj qė njeriu mund tė nxjerr konkluzione jo vetėm nga libri qė kemi kėtu pėrpara, po dhe nga gjithė aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk ėshtė vetėm njė filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai ėshtė njė njeri i aksionit, njė njeri i luftės pėr njė ideal tė madh. Se ka lloj lloj filozofėsh, politikanėsh, historianėsh, edhe ata kanė tė drejtėn e ekzistencės dhe nuk mund tė them se nuk janė tė shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vėrtetė, jo thjesht njė patriot librash, po njė patriot i madh, qė i vė supet Shqipėrisė. Dhe fakti qė gjėndet nė burg, dhe ka kohė qė vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishėm ėshtė ai. Po ne shqiptarėt fatkeqėsisht njerėzit e shquar i kemi pak mėri, nuk i kemi aq shumė nė pėrkrahje, ndonjėherė duam dhe t'i spostojmė nga politika ose nga aktiviteti, siē ėshtė puna me Ukshin Hotin. Unė nuk munt tė flas me kompetencė tė madhe lidhur me mėnjanimin e tij, por unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e tij nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit, ku janė vėllezėrit tanė.



    Mr.Ukshin Hoti ėshtė njeri qė ka «Unin» e vet me «U» tė madhe!



    Prof.Agim Vinca

    Prof.Agim Vinca nė njė fjalim tė mbajtur nė njė mbrėmje proteste pėr lirimin e Mr.Ukshin Hotit, nė Prishtinė, mė 24. 09. 1994, do tė shprehet:” Me njeriun qė na ka tubuar sonte kėtu (sikurse edhe mbrėmė dhe nė netėt qė do tė vijnė), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte tė afėrta miqėsore, por kam pasur respekt - e kam ēmuar gjithmonė - pėr qėndrimin e tij dinjitoz e konsekuent nė jetė dhe nė krijimtari. Them edhe nė krijimtari, sepse Ukshini ėshtė publicist, eseist, politolog...

    Ėshtė hera e tretė qė Ukshin Hoti bie nė burg (herėn e parė pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinė serbe kanė qenė edhe mė tė shpeshta. Pėrse? Pėr shkak se policia serbe dhe pushteti tė cilit i shėrben ajo e dinė fare mirė se cilėt janė kundėrshtarėt e tyre tė vėrtetė nė mesin e shqiptarėve. Miku dhe kolegu ynė, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet nė burg. Sė shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur tė protestojmė kundėr kėtij gjykimi absurd e tė kėrkojmė lirimin e tij.

    Po prej kujt?

    Prej gjyqit serb, qė ėshtė instrument nė duart e okupatorit. Kėshtu e kemi ne. Ndodh qė tė kujtohemi pėr njerėzit tanė kur ikin, kur bien nė burg, kur largohen (jo rrallė as nė raste tė tilla!), ndėrsa kur i kemi pranė i fyejmė, i rrethojmė me heshtje, i injorojmė, i nėnēmojmė, i linēojmė... Edhe pse nuk kam pasur kontakte tė shpeshta me tė, Ukshini mė ėshtė dukur viteve tė fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.

    Ukshin Hoti ėshtė nga ata njerėz qė i stolisin karakteri, krenaria, kryelartėsia. Ai ėshtė njeri qė ka «Unin» e vet me «U» tė madhe. E kjo nuk ėshtė pak. E vlen tė jesh i tillė nė jetė, edhe pse kushton shtrenjtė. Intelektual me koncepte tė qarta e pėrkushtim tė lartė ndaj kombit, shtetit, politikės, demokracisė, nė shkrimet dhe paraqitjet e tij, veēmas nė revistėn «DeA», ai u angazhua me tė drejtė, siē e thoshte edhe titulli i saj, pėr njė demokraci autentike; pėr njė demokraci nė kushtet shqiptare, ashtu siē u angazhua edhe pėr njė politikė unike e me strategji tė qartė kombėtare. Pėr intelektualėt dhe veprimtarėt si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin ėshtė si lulja nė trupin e tė vdekurit, ka thėnė njė poet.



    Mr. Ukshin Hoti - intelektual qė sugjeron guximin politik



    Akademik Esat Stavileci

    Akademik Esat Stavileci, nė qershor tė vitit 1998 nė njė dokumentar televizivė kushtuar Mr.Ukshin Hotit, deklaron: „Kemi tė bėjmė me njė emėr tė intelektualit qė sugjeron guximin politik, njė emėr tė njė eseisti politik qė sjell shprehjen kompetente profesionale, qė nxit fuqinė e tė menduarit, ndėrsa kur flasim pėr veprėn e tij, kemi tė bėjmė me njė vepėr tė njė njohėsi tė mirė tė sistemeve politike e tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe pėr njė vepėr tė historianit tė ēėshtjes shqiptare.

    Me kėtė rast do tė thksoj angazhimin e Ukshin Hotit pėr t'i dalė zot kauzės kombėtare, me gjerėsinė e shtruarjes sė ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Pastaj mė duhet tė theksoj argumentimin e tij tė bollshėm e profesional me themelėsi politike, pse Kosova ėshtė dhe duhet tė jetė republikė. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, nė mėnyrė tė veēantė, qė i bėri para gjyqit qėnies sė Kosovės republikė mbi parimin e sė drejtės sė vetėvendosjes. Theksoj premisat e filozofisė politike nė veprėn e tij, dhe mė nė fund theksoj mendimin e tij tė mėvetėsishėm, autentik, nė rrahjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare qė emrin dhe figurėn e tij e bėjnė sui generis, dmth. tė njė lloji tė veēantė. Prandaj ėshtė fjala pėr njė emėr dhe njė vepėr tė cilėn duhet ta pėrkujtojmė.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    A ėshtė Gjallė Apo I Vdekur Ukshin Hoti?!...

    Nė dhjetė vjetorin e zhdukjes pa gjurmė tė Mr.Ukshin Hotit

    Publikuar mė 14 maj, 2009 nė orėn 00:10 ( Para 2 orėve ) Sheradin Berisha | Histori | Albaniapress I


    A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...

    http://www.albaniapress.com/fotot/la...UkshinHoti.jpg

    Mė 16 maj 2009 bėhen dhjetė vjet qė nuk dihet asgjė pėr fatin e Mr. Ukshin Hotit, tė kėtij kolosi tė madh tė mendimit politikė shqiptar. Dhjetė vjet mė parė (16 maj 1999) Hoti, derisa ishte duke vuajtur dėnimin nė Burgun e Dubravės, papritmas nga autoritetet e burgut merrė vendimin “Reshenjen” nr. 24/2241/05 tė nėnshkruar nga drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandėr Rakoēeviq. Nė kėtė vendim thuhet se “….i denuari Ukshin Hoti ….lėshohet me kusht…” nga burgu, pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren nė shtator tė vitit 1994.

    http://www.albaniapress.com/fotot/la...09/682hoti.jpg

    Reshenja e drejtorit A. Rakoqeviq


    Pas pėrfundimit tė luftės, shokėt e burgut qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanė thėnė se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 - 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe pas kėtij momenti, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.

    • KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! - kanė pyetur pėr dhjetė vjet rresht shqiptarėt!
    • A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! - ėshtė kjo njė tjetėr pyetje qė e kanė bėrė dhe vazhdojnė ta bėjnė shqiptarėt! Por, pėr fat tė keq deri mė sot nuk kemi pėrgjigje tė sakt, ndonėse ka shumė pėrgjigje spekultative qė pėrfliten koluareve nga gojkėqinjtė !

    * * *
    Dihet mirėfilli se gjatė luftės nė Kosovė (1998 - 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanė vrarė e masakruar nė format mė mizore, rreth 15 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre ishin civilė tė pa armatosur. Nė kėtė periudhė kohore mėsohet se janė rrėmbyer me dhunė mbi 3 mijė shqiptarė, ndėrsa janė pėrdhunuar afėr 20 mijė femra shqiptare. Pėr dhjetė vjet rresht, mijėra familje shqiptare kanė pritur dhe edhe mėtutje vazhdojnė tė presin me shpres e ankth, njė lajm tė “mirė” pėr bijtė e tyre tė zhdukur, nga forcat kriminale tė varrmihėsit Millosheviē. Dhe pėr fat tė keq, shumica e tė zhdukurve, pas luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Batajnicė e nė vende tjera tė Serbisė, ndėrkohė qė akoma nuk dihet pėr fatin e rreth 2000 shqiptarėve tė tjerė.

    * * *
    Nė qershor tė vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, nėpėrmjet njė apeli pėr opinionin tonė publik si dhe atė ndėrkombėtar “pėr kancelaritė diplomatike tė botės”, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Mr. Ukshin Hotit, qė, - siē shprehet Zeqo: “tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan.”

    Moikomi nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar (po citoi): “Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri - tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.” - thekson studiuesi Zeqo.

    Qė nga qershori 1999, kur Moikom Zeqo e bėri kėtė apel, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Dhe ēuditėrisht, edhe pas dhjetė vjetėve, kjo klasė politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm, nuk folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin. Kjo heshtje e kėtij tarafi politik e institucional tė Kosovės ėshtė mė shumė se indiferentizėm, dhe z.Zeqo jo rastėsisht nė apelin e tij pėr Ukshin Hotin thekson, se: ”indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij”. (!!!)

    * * *
    Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Mr. Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, dhe ka kėrkuar zėshėm ndriēimin e fatit tė tij. Dhe nė ēdo bisedė, lidershipi politik e shtetėror shqiptarė, motrės Myrvete i ka premtuar, se ēėshtja e Ukshin Hotit do tė ngritet nė tė gjitha takimet me faktorėt relevant ndėrkombėtar, pėr ta detyruar Serbinė tė zbardhė fatin e Ukshinit. Mirėpo, siē ka rezultuar deri mė tani lidershipi shqiptar s’ka bėrė asgjė nė kėtė drejtim! Prandaj, duket se edhe nė kėtė dhjetė vjetorė, shqiptarėt do tė vazhdojnė tė pyesin:

    KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...

  3. #83
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Dhjete vjet pa Ty:
    Perkujtim per intelektualin ,guximtarin e rralle , atdhetarin e pastert , per adhuruesin e paskajshem per lirine njerzore dhe kombetare ,per perkushtuesin sublim per clirim dhe bashkim kombetar, unikun e unikombit ne periudhen qe jetoi,Ukshin Hotin.


    S'KA VARR PER TY

    Te la pa varr dushmani,
    te lam pa varr dhe ne.
    Kreshnik ! o burre zamani,
    Na fale nje cope Atdhe.

    Kudo qe ti shkove,
    rrezatove vec dinjitet.
    Per jete Ti u betove,
    Per bashkimin me nje shtet


    Studente ne kur ishim,
    shpine-keputur e patakat.
    Tek Ti nje shprese e kishim,
    per Atdheun tone sakat.

    Kuptimin per lirine na mesove,
    na dhe nje cope dinjitet.
    Per liri kombetare u flijove,
    Bashkimin na le amanet.

    Sa here qe bije ne burg,
    aq me shume ishe i lire.
    Per komb ishe si murg,
    Atdheu per Ty , nje manastir!

    Grillat Ty mendjen s'te erresuan,
    moralin s'ta ulen per jete.
    Je me Ata qe shtetin gatuan,
    Je clirimtari i vertete.

    Ne mendje me rri nje kujtim,
    Fotografia jote,nje grua dhe loti.
    Ne New York zeri saj dhe zeri im,
    Free..Free..Free..Ukshin Hoti !

    Si s'qem ne me te vyer?
    O, baci yne i mire!
    Pse mushkerite si patem shqyer!?
    Ne qe ishim te lire..!!

    Eshte fare pak perkujtimi,
    s'mjaftojne vargu dhe loti.
    Pa Ty do te ishte larg agimi,
    Diell i lirise, Ukshin Hoti.

    Nje varr per Ty e duam ne,
    jo se Ty te duhet .
    Je vete lapidari per Atdhe,
    Je si ylle qe nuk shuhet.

    Te shkojme tek varri ne dhe Myrveti,
    U perkujtofsh ne perjetesi.
    Ketu pushon , shpirt-termeti;
    qe rrnoj dhe shkoj per LIRI.


    Me nderime,
    Xhabir H Alili,Chicago( Gjate kohes se specializimit per Politike Nderkombtare ne Amerike,edhe ne Chicago ka qene profesori shpirtndritur, nikoqire te tij kane qene familja atdhetare Shabani (Osman Balli-Kombit) nga Kercova
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 16-05-2009 mė 15:52
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Ukshin Hoti dhe bazat morale tė politikės

    Fjala e z.Bislim Elshani, mbajtur nė akademinė politike kushtuar
    Ukshin Hotit, mė 16 maj 2009 nė Prishtinė.

    Ukshin Hoti dhe bazat morale tė politikės

    http://pashtriku.beepworld.de/files/..._elshani_1.jpg

    Shkruan: Bislim Elshani - Prishtinė, 16 maj 2009

    __________________________

    LEXO LIBRIN: UKSHIN HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE, I BOTUAR NĖN PĖRKUJDESJEN PROFESIONALE TĖ BISLIM ELSHANIT



    · Tė nderuara zonja e zotėrinj,

    Qėmoti kam pasur idenė tė shkruaj pėr njė aspekt tė veēantė tė filozofisė politike tė Ukshin Hotit, pėr aspektin moral. Pėr kėtė mė pati nxitur njė pohim i Mahmut Bakallit pėr veprėn e Ukshin Hotit, se politikėn e tij e karakterizonte moralizimi. Mbase si shumė intelektualė kosovarė, edhe ai kishte ngatėrruar kuptimet e ndryshme qė bartin fjalėt moral dhe moralizim. Kjo e dyta ka konotacion para sė gjithash negativ. Ukshin Hoti i kushtonte rėndėsi tė jashtėzakonshme korrektesės terminologjike dhe detajeve, ai nuk ngatėrronte kurrė termat, pa u bindur se shprehnin atė qė synonte ai. Psh. mė kujtohen diskutimet e gjata me tė pėr tė gjetur nė shqip ekuivalentin e fjalės civilizacion. Sugjerimi im pėr termin qytetėrim nuk e kėnaqte. Njėsoj pati ndodhur dhe me termin “e vėrteta e kohshme”, tė cilit unė vetėm vonė arrita t’ia kuptoja thelbin. Sipas Ukshin Hotit, e vėrteta e kohshme nuk duhet ngatėrruar me tė vėrtetėn e pėrkohshme, por para sė gjithash, me njė tė vėrtetė paradigmatike, qė ia vė vulėn kohės.

    Tė njėjtin kujdes pėr termat ai tregoi edhe nė mbrojtjen e tij tė njohur para gjykatės serbe nė Prizren, ku asnjėherė nuk ngatėrroi psh. kuptimet e fjalėve e drejtė dhe drejtėsi. (Ndėrkaq sot, ngatėrresat ortografike e ortoepike qė lexojmė e dėgjojmė nga gazetarėt e spikerėt radiotelevizivė, sidomos nė Kosovė, janė tė panumėrta.) Sidoqoftė, duke e marrė me seriozitet pohimin e z. Bakalli pėr moralizimet e mundshme nė veprėn e Ukshin Hotit, iu vura rileximit tė veprės sė tij edhe njė herė, dhe konstatova pėrfundimisht se nė gjithė veprėn e tij s’kishte asnjė moralizim.

    · Pastaj pyeta veten, ku ta ketė nxjerrė vallė z. Bakalli kėtė pėrfundim?

    Supozova se ai, tė mė falė atje ku ėshtė, as qė e kishte lexuar veprėn e Ukshin Hotit, por nė konstatimin e tij mund tė jetė nisur nga pėrvoja vetjake gjatė bashkėpunimit me tė nė periudhėn komuniste. Pėr raportet e tilla mė kishte folur vetė Ukshin Hoti. Psh. ai mė thoshte se qarqet drejtuese tė krahinės nuk pranonin ta mbanin afėr se ai s’dinte tė mbante sekretin. Pastaj sepse nuk pinte alkool. Mirėpo ajo qė mė pati lėnė mbresė pėr sa i pėrket dallimit tė tij me gjithė nomenklaturėn titiste tė Kosovės, ishte qėndrimi i tij gjatė fushatės sė njohur politike jugosllave “Ke shtėpi dorėzo banesėn”. Nė komisionin krahinor qė merrej me kėtė ēėshtje ishte emėruar edhe Ukshin Hoti, sė bashku me njė drejtues komunist nga Gjakova. Ukshin Hoti, bazuar nė parimet e tij morale, e kishte marrė me seriozitet aksionin dhe kishte nisur me gjithė mend ta vinte nė jetė atė. Mirėpo kur i doli se bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė nė komision kishte edhe shtėpi edhe ca banesa, e kuptoi se nė ē’botė po jetonte dhe qė prej atėherė nisi tė distancohej prej saj, derisa u pėrjashtua tėrėsisht nga Lidhja e komunistėve jugosllavė.





    Dhe ėshtė e ēuditshme se si disa nga ish-bashkėpunėtorėt e tij, edhe shumė vite pas largimit nga partia, vazhdonin ta quanin komunist. Tė qėnit ish-komunist ai nuk e mohoi kurrė, por edhe kur e provokonte ndonjė fanatik i ri ideologjik pas viteve 90, ai pėrgjigjej: “Po, kam qenė komunist, por kam qenė njeri i ndershėm”. Pra nė bazė tė sjelljes sė tij nė raport me tė tjerėt ai vinte nderin dhe jo ideologjinė, moralin dhe jo interesin. Ndėrsa para ca kohėsh mė ra tė lexoja njė pohim tė njė ish kreu tė PD-sė nė Shqipėri pėr njė politikan tė majtė: “Ėshtė i ndershėm, s’ke ē’i thua, por ē’e do, ėshtė i majtė!” Pra zyrtarėt e sotėm duket se janė po aq fanatikė nė ideologji sa edhe ata tė kohės moniste. E keqja ėshtė se gjersa ata tė djeshmit ishin nė pajtim me konjunkturat politike globale, me kohėn dhe me vendin ku jetonin, kėta tė sotmit janė nė kundėrshtim me gjithēka ka tė bėjė me normat demokratike. Kėta mendojnė se po tė jesh demokrat, edhe po s’pate moral e ndershmėri, edhe po tė jesh horr, tė falet. Ajo qė s’tė falet dot ėshtė pėrkatėsia e majtė, qofsh edhe njė Dritėro Agoll, siē na pati rėnė tė dėgjojmė nė RTK nga njė kėngėtar kosovar. Duke e konceptuar demokracinė si njė shans pėr revansh dhe si njė anarki sociale tė kapitalizmit tė hershėm, kėta mendojnė se u lejohet tė bėjnė gjithēka, edhe tė vjedhin, edhe tė shpifin, edhe tė nxijnė tė tjerėt, edhe tė abuzojnė me pushtetin, tė shkelin vartėsit e t’ua imponojnė me ēdo kusht sjelljen servile. Nė kėtė gjendje amoraliteti qė sundon sot nė tė dy anėt e kufijve shqiptarė, nuk ėshtė prandaj ēudi tė kapen me drogė e me para tė pista edhe ambasadorė e nėpunės policie, dmth. pikėrisht ata qė duhet tė shėrbejnė si shėmbėlltyra morale tė njė shteti.

    Ajo qė mė ra nė sy gjatė rileximit tė shkrimeve tė tij ishte edhe fakti se vetė Ukshin Hoti kishte paralajmėruar njė seri artikujsh e ligjėratash me temėn “Morali dhe politika”. Nė kėtė kuptim, po tė ishte realizuar ky projekt, unė s’do tė detyrohesha tė qėmtoja aq shumė nė gjithė veprėn e shkruar e tė botuar tė Ukshin Hotit pėr parimet e tij morale, por do tė mė mjaftonte ndoshta vetėm studimi i tij pėrkatės. Nuk e di nėse ai e kishte shkruar tashmė kėtė studim. Shtėpia e tij, nė Krushė tė Madhe, bashkė me bibliotekėn personale, ishte djegur tėrėsisht nga forcat serbe nė pranverė tė vitit 99. Ca nga shkrimet e tij ishin konfiskuar nga policia serbe, dhe shpresojmė tė na i kthejnė ndonjė ditė, po qe se nuk i kanė zhdukur gjatė ēmendurisė sė tyre politike. Po tė ishte realizuar projekti i tij, atėherė edhe nė kėtė fushė, pra tė moralit nė politikė, Ukshin Hoti do tė pėrfaqėsonte pionierin nė literaturėn tonė politike. Dhe kėtė e them me keqardhje, sepse do tė ishte dashur qėmoti, ashtu si nė literaturėn politike evro-perėndimore, qė edhe tek ne tė botohej ndonjė studim qė do tė trajtonte moralin ose etikėn nė politikė, e cila ka ca rregulla specifike, ashtu siē i ka psh. etika mjekėsore.

    Unė vetė profesionalisht nuk i pėrkas fushės sė politikės, kėshtuqė, pėrpara se tė nisja tė merresha me aspektin moral tė politikės sė Ukshin Hotit, kisha ndėrmend vetėm ato dhjetė urdhėresat qė sipas biblės, perėndia ia kishte diktuar Moisiut, 4 prej tė cilave kėrkojnė njohjen, respektin dhe frikėn ndaj tij, ndėrsa kusuri bėn fjalė mbi sjelljen morale tė njerėzve ndaj njėri-tjetrit: mos vrit, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos dėshmo rrejshėm, mos lakmo gjėnė e huaj, pėrkatėsisht gruan ose shtėpinė e tjetrit (tė na falin femrat e pranishme, por bibla qė nė start ato i trajton si njė mall, pavarėsisht se mjaft tė shtrenjtė, gjersa i barazon me njė shtėpi). Ndėrsa Kurani, qė nė raport me gruan s’ka ndonjė ndryshim nga bibla, nėnvizon nė mėnyrė tė veēantė njė urdhėresė tjetėr hyjnore: mos merr nėpėr gojė, qė nė gjuhėn e sotme politike do tė thoshte, mos pėrhap thashetheme. Njė nga rregullat morale mė tė rėndėsishme qė sot shenjon gjithė krishterimin, ėshtė karitas-i, pėrkatėsisht, dashuria ndaj tė afėrmit. Kėsaj norme gjatė gjithė shekullit tė kaluar ia ka dhėnė vulėn njė personalitet me burim shqiptar, nėnė Tereza. Deviza qė ilustron kėtė normė ėshtė: “Duaje tė afėrmin tėnd”. Mirėpo, duke qenė se shumė norma e rregulla mund tė marrin kuptime tė ndryshme nėse zbatohen nė njė rreth tė ngushtė, tė mesėm social apo nė pėrmasa globale, Slavoj Zhizheku, njė ndėr filozofėt mė tė mėdhenj tė kohės sonė, me prejardhje sllovene, pohon se dashuria ndaj tė afėrmit nuk duhet kufizuar me dashurinė ndaj fisit, kombit apo fesė vetjake, por pikėrisht ndaj gjithė njerėzimit, sidomos ndaj tė ndryshmėve. Nė kėtė kuptim ai kėshillonte presidentin Bush pas 11 shtatorit, t’i dashuronte myslimanėt, natyrisht, jo nė kuptimin cinik tė fjalės. Njė filozof gjerman madje shkon edhe mė larg, duke pohuar se “dashuria ndaj tė afėrmit” ėshtė nėna e tė gjitha luftėrave njerėzore.

    Mirėpo duke shfletuar ca libra, vura re se definicioni i moralit nuk ishte i njėjtė pėr tė gjithė. Sipas fjalorit tė gjuhės shqipe, morali ėshtė “Tėrėsia e parimeve, e normave dhe e rregullave qė janė krijuar e ndryshojnė historikisht nė kushte tė caktuara ekonomiko-shoqėrore dhe qė pėrcaktojnė sjelljen e veprimtarinė e njerėzve nė shoqėri”. Ndėrkaq, sipas definicionit tė Wikipedias gjermane, shprehja "Moral" kryesisht tregon modelin faktik tė sjelljes, tė konvencioneve, tė rregullave dhe parimeve tė individėve, grupimeve apo kulturave tė caktuara.

    Shumė autorė moralin nuk e shkėpusin nga e drejta, qoftė ajo tradicionale, zakonore, apo zyrtare, duke pohuar se sjellja morale dhe ligjore janė identike. Psh. Hegeli filozofinė e tij morale e inkorporon nė librin e tij mbi filozofinė e sė drejtės. Sipas tij, shteti ėshtė realizim i idesė morale. Ndėrsa pėr shumė tė tjerė, morali pėrbėn predispozitėn e ēdo legjislacioni.

    Sipas etikės hobsiane, njeriu nė natyrėn e tij ėshtė njė qenie egoiste, si njė ujk i vetmuar, dhe pėr kėtė shkak ekziston shteti qė tė sigurojė paqen midis njerėzve. Kundėrshtarėt e mėvonshėm tė Hobsit theksuan ndėrgjegjen njerėzore si kriter natyror tė moralitetit. Sipas Kantit, duhet dalluar moraliteti nga legaliteti, pėrkatėsisht, nga sjellja e ligjshme, sepse kjo e fundit i shtyn njerėzit tė sillen mirė nga frika pėr konsekuencat, ndėrsa ajo e para nga parimet e pėrqafuara me vetėdėshirė.

    Destruksionin e tė gjitha pikėpamjeve morale, sidomos tė atyre religjioze, e ka bėrė filozofi i madh gjerman Nietzsche duke i tallur si moral kristian tė kopesė, ndėrsa ndėr kontestatorėt e sotėm mė tė mėdhenj tė pikėpamjeve morale tradicionale llogaritet Slavoj Zhizheku me librin e tij: “Duaje tė afėrmin tėnd, jo faleminderit!”

    Moraliteti i njeriut pėrcaktohet nga dhėnia pėrparėsi interesave egoiste apo atyre me dobi tė pėrgjithshme. Nė shkallėzimin qė niset nga egoizmi dhe mbaron me altruizmin, ekzistojnė dhe ca shkallė tė ndėrmjetme varėsisht nga pėrcaktimi pėr interesa afatgjatė apo afatshkurtėr, individualė apo gruporė, fisnorė e krahinorė apo nacionalė e gjithėnjerėzorė.

    Si studiues dhe hulumtues i sociologjisė politike, Ukshin Hoti ėshtė njė kritik jashtėzakonisht i rreptė i tė metave shoqėrore tė shqiptarėve. Shkaqet e fenomenit tė oportunizmit politik mes shqiptarėve, sidomos tek njė pjesė e rinisė sė tij, ai i gjen tek raportet anakronike dhe tė pashthurura patriarkale e fisnore nė Kosovė.

    · Pas njė ceremonie mortore nė Therandė, nė tė cilat shpesh hapeshin dhe debate politike, njė provokator nga LDK-ja e pyeti Ukshin Hotin se mos doni tė na ktheni komunizmin?

    Mė la pėrshtypje pėrgjigja e tij kuptimplotė: “Jo, por duam t’ua ērrėnjosim feudalizmin.” Pėr dallim nga pyetja, pėrgjigja nuk ishte provokative, por fshihte pikėrisht thelbin e raporteve shoqėrore nė Kosovė, tė cilat akoma i karakterizon patriarkalizmi, filisteizmi fisnor e mentaliteti feudal, tipare kėto qė do t’i ngadalėsojnė ndjeshėm integrimet euroatlantike tė Kosovės.


    Natyrisht, duke marrė pėr bazė pikėpamjet e Ukshin Hotit, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ku i ka rrėnjėt filisteizmi e meskiniteti i sotėm moral i Prishtinės, i cili, nė vend se tė merremi me problemet qė na i parashtron koha, na dikton tė merremi me ēėshtje tashmė tė zgjidhura, si psh. tė gjuhės letrare, pėr tė mos shkuar akoma mė larg, tė krijimit tė kombit. Pra ata kuazi-intelektualė qė kualifikojnė psh. Qosjen apo Kristo Frashėrin si rilindas tė shekullit XX, vetė duan tė kthehen akoma mė larg, tė merren me punėt me tė cilat i kanė kryer 150 vjet mė parė Naimi, Samiu, De Rada e Naum Veēilharxhi, pra me punėn e krijimit tė kombit nga e para. Tė paaftė pėr tė krijuar diēka vėrtetė tė re, duan tė prishin atė qė tashmė ėshtė arritur pėr ta bėrė nga e para. Mirėpo si do ta bėnin ata njė gjė tė tillė, duke pasur parasysh mediokritetin dhe inkompetencėn e tyre? Jemi tė prirur tė besojmė se do t’ia bėnin si ata partizanėt gjatė luftės: do tė prishnin rrotat e makinave pėr tė na bėrė opinga.

    Ukshin Hoti bėn dallimin e politikės nga politikanizmi, pėrkatėsisht nga manipulimet e spekulimet politike. Duke marrė nė shqyrtim politikėn serbe ndaj shqiptarėve, nė shkrimin analitik “Politika si art dhe morali” ai shkruan: “Ndėr ne, p.sh., shpeshherė dėgjohet komentimi se serbėt janė politikanė tė zotė, qė do tė thotė se janė mjeshtėr tė politikės si art i sė mundshmes. Kritika serbe p.sh., shpalljen e Republikės dhe tė Kushtetutės nga ana e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės e quajti si akt "kaēaniko-kaēak" (Kaēaniēko-kaēaēki Ustav) duke e pasur pėr qėllim denigrimin e rėndėsisė sė kėtij akti si akt tė pamoralshėm meqė e shpallėn "kaēakėt" dhe jo deputetėt. Nė kėtė rast nuk vihej nė spikamė fakti se "kaēa(ni)kėt" e tillė ishin tė zgjedhur si deputetė pikėrisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua kishin imponuar vetė ata - serbėt, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin qenė tė detyruar ta bėnin njė akt tė tillė nė kushte tė imponuara konspirative. Pėrkrahja masovike e popullsisė e bėn tė pamoralshėm tentimin e politikės serbe qė ta denigrojė njė akt tė tillė fisnik. Andaj thėnia se serbėt janė politikanė tė aftė nė sytė e shqiptarėve lidhet me konotacion negativ, ndėrkaq nė sytė e serbėve, pavarėsisht nga pėrparėsitė momentale qė mund t'ua sigurojė "aftėsia" e tillė, nė njė plan afatgjatė mund t'i kualifikojė vetėm si manipulues tė mirė pėr qėllime afatshkurtra por nė kundėrshtim me interesat afatgjata dhe pozitive tė popullit serb, siē ėshtė p.sh. miqėsia me shqiptarėt.”

    Vijon...

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Mbi nivelin intelektual tė Ukshnin Hotit

    .....

    Mbi nivelin intelektual tė Ukshnin Hotit

    http://www.beepworld.de/memberdateie...tiukshinit.jpg

    Sot ėshtė e pamundur tė flasėsh pėr njė hierarki vlerash apo pėr njė piramidė shkencore e kulturore ndėr shqiptarėt, me ē’rast do tė pajtoheshin sė paku shumica pėr ata qė do tė gjendeshin nė majė, nga mesi dhe nė fund. Njė piramidė e tillė ekziston vetėm nė fushėn e sportit, ku shkallėzimi bėhet sipas pikėve. Tek ne psh. ndodh qė tė dalė njė gazetar si puna e z. Matoshi dhe t’i japė leksione historie njė Kristo Frashėri. Kėsaj i thonė “eja babė tė t’i tregoj arat”. Ndėrkaq, nė vendet e demokracive perėndimore dihet se ku e ka vendin secili, gazetari, bashkėpunėtori shkencor, akademiku e doktori i shkencave, debituesi dhe eksperti. Pėr nga titulli, Ukshin Hoti ka mbetur zyrtarisht nė shkallėn e magjistrit, ndonėse doktoranturėn e kishte tė gatshme, po nuk e mbrojti dot pėr shkak tė rrethanave tė njohura nė ish-Jugosllavi. Mirėpo sot ėshtė e pamoralshme t’i drejtohesh atij me titullin “magjistri Ukshin Hoti”. Pėr nga niveli i analizave tė tij shkencore, edhe titulli doktor do tė ishte i pakėt, prandaj, duke qenė se ai ka krijuar tashmė njė emėr nė fushėn e letrave, titulli mė i mirė do tė ishte vetė emri i tij, Ukshin Hoti.

    Nė qasjen ndaj politikės dhe nė analizat socio-politike, Ukshin Hoti nuk dallon ose dallon fare pak nga kolegėt e tij tė universiteteve amerikane. Duke shfletuar autorė tė ndryshėm pėrnjėherėsh, zbulova diēka interesante: unė mund tė kaloja pa asnjė vėshtirėsi nga njė studim i Zbignjev Brzezinskit tek Ukshin Hoti, ose nga njė studim i Hobsbaumit, Zhizhekut apo Darendorfit tek Ukshin Hoti. Madje nė ca aspekte Ukshin Hoti mė delte mė i thellė, mė sintetik e mė bindės. Kjo ndoshta pėr shkak tė prejardhjes sė tij bikulturore, krishtero-muslimane, tė pėrcaktuar nga kombi dhe nga gjeografia, por edhe tė pėrvojės sė veēantė jetėsore. Ndėrkaq e kisha tmerrėsisht tė vėshtirė tė kaloja psh. nga Ukshin Hoti te njė autor kosovar tė pranishėm nė opinion sidomos gjatė 10 viteve tė fundit qė ka botuar vėllime tė tėra mbi ēėshtjen tonė kombėtare. Duke parafrazuar titullin e njė romani tė Mark Tuenit, mund tė thoshja se Ukshin Hoti ishte “njė amerikan nė Krushė tė Madhe”, pėr sa i pėrket pozitės sė tij tragji-komike nė fshatin e tij tė lindjes, ose edhe njė “amerikan nė Universitetin e Prishtinės”, pėr sa i pėrket metodės sė tij tė ligjėrimit dhe afėrsisė kolegiale me studentėt. Nėn shembullin e universiteteve amerikane, ai shpesh i braktiste sallat universitare me mėsim frontal dhe temat e tij i trajtonte pėrmes bashkėbisedimit nėpėr vende publike, psh. nė ndonjė kafene. Sipas Aristotelit, njė orator, pėr t’u quajtur i zoti, duhet tė zotėrojė tri veēori: etosin, logosin dhe patosin. Etosin, dmth moralin - pėr tė mos thėnė gėnjeshtra, logosin, dmth. arsyen, pėrkatėsisht, aftėsinė e argumentimit shkencor, dhe sė fundi patosin, dmth. ndjenjėn, qė do tė thotė se ato qė ua thotė tė tjerėve t’ua thotė me zjarrin e shpirtit dhe jo sa pėr tė larė gojėn. Ukshin Hoti i zotėronte tė trija.

    Sot ėshtė imorale dhe inkompetente nga aspekti shkencor tė shkruash njė studim nga fusha e politologjisė, e socio-politikės apo e filozofisė politike dhe tė mos i referohesh veprės sė Ukshin Hotit. Fatkeqėsisht kjo po ndodh mjaft shpesh ndėr ne, para sė gjithash nė Prishtinė mė parė se nė Tiranė. Si duket studiuesve tanė, ashtu si njė personazhi tė romanit “100 vjet vetmi” tė Markesit, u pėlqen tė merren me zbulimin e gjėrave tashmė tė zbuluara.

    Politika dhe humanizmi

    Duke lexuar mbrojtjen e tij para gjyqit, tė cilėn ai e kishte konceptuar si njė ligjėratė, pėrkatėsisht, si njė ese politik, pėr sqarimin e keqkuptimeve politike serbe e shqiptare lidhur me gjetjen e njė zgjidhjeje tė kėnaqshme qė do t'i shpėtonte kėta dy popuj nga konfrontimi, njeriu zbulon njė ndėr veēoritė themelore tė gjithė veprės politike tė Ukshin Hotit, qė ėshtė humanizmi.

    Pėr tė politika nuk ėshtė manipulim i thjeshtė me shifra abstrakte, kalkulim vrasjesh, plagosjesh e masakrimesh pėr arritjen e qėllimeve "tė shenjta", pėrgatitje paraprake tė mijėra thasėve tė najlonit pėr ushtarė qė do tė vriten nė fronte etj. etj. Pėr tė politika mbetet shkenca themelore humaniste si parakusht esencial i zhvillimit tė tė gjitha shkencave tjera, i tė gjitha fushave tjera tė zhvillimit kulturor e ekonomik tė njerėzimit, nė dobi tė shmangies sė konflikteve dhe jo tė nxitjes sė tyre, nė dobi tė zbulimit tė zgjidhjeve mė tė drejta e mė premtuese pėr tė gjitha palėt dhe jo tė krijimit tė vatrave tė pėrhershme tė krizės


    Duke qenė mė largpamės se tė tjerėt, ai qysh mė 1981 tėrhoqi vėrejtjen pėr nevojėn e konstituimit tė Kosovės si republikė. Dhe po tė ishte dėgjuar atėherė fjala e tij, rezultatet do tė ishin krejt ndryshe, jo vetėm pėr Kosovėn, po mbase dhe pėr gjithė Jugosllavinė. Dhe duke qenė se pikėrisht oportunizmat politikė tė zyrtarėve e pushtetarėve tė ndryshėm bėjnė qė tė eskalojnė ngjarjet gjer nė konflikte e luftra, duke qenė se ishte pikėrisht oportunizmi politik shkaku i ardhjes sė Hitlerit nė fuqi para Luftės sė Dytė Botėrore, dhe i Millosheviqit nė Serbi nė fund tė viteve 80, atėherė duhet pranuar se kundėrshtimi i filozofisė sė oportunizmit nga Ukshin Hoti pėrbėn thelbin e bazės humaniste tė politikės sė tij.

    Pėr realizimin e qėllimeve politike ai kurrė nuk e pranoi makiavelizmin si metodė. Ai ėshtė i bindur se qėllimet fisnike nuk mund tė arrihen pa viktima e privacione. Mirėpo "privacionet dhe flijimet i bėjnė vetėm ata qė kanė shkallė tė lartė tė moralit vetjak por edhe qė besojnė fuqimisht nė ndershmėrinė dhe fisnikėrinė e qėllimeve pėr tė cilat luftojnė. Sepse njė qėllim fisnik nuk mund tė realizohet me metoda makiaveliste tė intrigave dhe tė shpifjeve. Bashkimin e Italisė nuk e solli mendimi politik i Makiavelit por vetėm mendimi politik i Macinit dhe lufta vetėmohuese e njė morali tejet tė lartė e Garibaldit. Makiaveli e ka pėrshkruar luftėn politike pėr pushtet tė sundimtarėve tė ndryshėm tė paskrupullt dhe tė princėrve tė Italisė feudale. Ai u jepte atyre udhėzime se si ta pėrforcojnė pushtetin dhe ka pasur besim se ndonjėri prej tyre do ta shfrytėzojė atė pushtet nė favor tė bashkimit tė Italisė. Mjeshtritė tė cilat i pėrshkruan dhe i rekomandon ai sigurisht qė janė shfrytėzuar edhe mė parė, por edhe pas tij, nė luftėrat e pėrgjakshme pėr pushtet nga ana e oborrtarėve tė ndryshėm dhe despotėve, nga ana e tiranėve dhe diktatorėve tė vjetėr e modernė, por kurrė ndonjėherė ato, gjatė gjithė historisė, nuk e kanė sjellė fitoren e ēfarėdo lėvizjeje politike serioze dhe as forcimin e ēfarėdo pushteti demokratik. Ato mund tė sjellin forcimin e pushteteve dhe tė pushtetmbajtėsve despotikė, autokratikė, autoritarė dhe totalitarė; ato janė metoda tė njė lufte tė paskrupullt, tė paturpshme dhe tė pėrgjakshme pėr pushtet, por ato janė nė kundėrshtim tė ashpėr dhe tė thellė me vetė nocionin e demokracisė." ( U.Hoti, Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare, Tiranė 1981, f. 163 )

    Pėrse udhėheqėsit kosovarė nuk u vunė nė krye tė kėrkesės popullore pėr republikė me 1981, ishte njėra ndėr pyetjet qė ia shtroi atij njė gazetar. Sepse, thotė ai, e para, ishin shkėputur plotėsisht nga populli, dhe e dyta, sepse viti 1981 kėrkonte nė Kosovė gjeneralė tė politikės, njerėz tė vetiniciativės e qė dinė tė japin urdhra e orientime. Ndėrkaq udhėheqėsit e Kosovės ishin ca oficerė mediokėr tė cilėt ishin mėsuar qė pėrjetėsisht tė merrnin urdhra, qysh nga koha e LNĒ-sė e kėtej. Duke qenė se konformizmi dhe oportunizmi janė tė lidhur ngushtė me mediokritetin, Ukshin Hoti, si njohės i thellė i proceseve politike globale e regjionale, nuk ra asnjėherė as nė njėrin dhe as nė tjetrin pozicion.

    Ai kurrė nuk nxiti pėr luftė nė Kosovė, as popullin shqiptar, as shtetin shqiptar pėr tė cilin e dinte se e ka armatėn e organizuar e cila sė paku mund tė shkaktonte ndonjė konflikt serioz me pėrmasa ballkanike. Njėkohėsisht ai nuk u pajtua as me propagandimin e psikologjisė sė nėnshtrimit. Pėr kėtė shkak ai u rrah e u masakrua pothuajse pėr vdekje nga njė skuadėr policore serbe nė Gllogovc nė verė tė vitit 1993, por kurrė nuk pushoi sė besuari se populli serb ka forca tė mjaftueshme pėr t'u ballafaquar me bishat e veta.

    Masakrat britanike kundėr indianėve kishin vėnė nė pikėpyetje vlerat themelore tė qytetėrimit dhe tė kulturės angleze. Pėr kėtė shkak, ata kishin pranuar tėrheqjen, pėrpara se tė binin definitivisht nė nivelin e hordhive njerėzore prehistorike. Nė kėtė kuptim, edhe serbėt, mendonte ai, po qe se u ka mbetur deri ke vlerat e kulturės vetjake e tė emancipimit tė pėrgjithshėm shoqėror, duhet tė lirohen nga ndjenja e madhėsisė sė rrejshme e tė ndonjė misioni tė veēantė nė Ballkan. Ata duhet tė pranojnė faktin e thjeshtė se edhe shqiptarėt kanė tė drejtė pėr t'u zhvilluar e pėr t'u evropianizuar si tė gjitha kombet tjera evropiane, aq mė parė kur ata pėrfaqėsojnė njėrin ndėr kombet mė tė vjetra nė kontinent. Manipulimi me parulla falso tė mbrojtjes sė krishterimit kundėr depėrtimit islamik nuk i sjell dobi askujt. Populli shqiptar ėshtė njė shembull i rrallė i bashkėjetesės harmonike dhe demokratike tė tri feve, nė planin shpirtėror, ndėrsa nė planin e pėrgjithshėm kulturor e material, ai ėshtė njė popull thjesht evropian, qė nga shkrimet e tij tė para kishtare nė shek XV e tė luftėrave anti-turke tė Skėnderbeut, gjer ke normat morale e ligjore tė raporteve tė brendshme sipas kanunit tė tij historik.

    Shtypja qė ushtrohet nga kryeparėt e familjeve shqiptare ndaj moshės sė re dhe ndaj gjinisė femėrore ėshtė ndėr shkaqet themelore tė krijimit tė gjeneratave kompleksive, tė vuajtjeve e tė tragjedive tė panumėrta. Nė esenė e tij "Vasha dhe demokracia" ai do tė marrė nė shqyrtim drejtpėrsėdrejti fatin konkret tė njė vajze tė re kosovare qė nė njė poezi tė saj ka paralajmėruar vetėvrasjen. Duke qenė se numri i vajzave kosovare qė vetėvriten nė dekadat e fundit ėshtė tejet shqetėsues, Ukshin Hoti nė eseun e tij pėrpiqet tė emėrojė shkaqet dhe pasojat e kėsaj gjendjeje, tė cilat ushqejnė, influencojnė edhe alternojnė njėra-tjetrėn.


    Njė nga akuzat morale lidhur me Librin e Ukshin Hotit FPĒSH ka tė bėj direkt me mua dhe indirekt edhe me Ukshin Hotin: ndėrthurja nė shkrimet e tij tė “intimes me shkencėn”. Ca nga lexuesit e librit ma kanė zėnė pėr tė madhe qė si redaktor, korrektor dhe pėrgatitės pėr botim tė librit “FPĒSH”, kam futur nė tė edhe shkrimin me titull: „Kronika e rrėnimit tė njė jete“, i cili, sipas tyre, qenka diēka thjesht private, pa interes pėr publikun dhe madje komprometues pėr autorin. Disa madje arritėn tė mė akuzojnė se e kam bėrė njė gjė tė tillė pa lejen e autorit dhe me qėllim tė komprometimit tė tij. Ndėrkaq redaktori i „Kohės ditore“, z. Baton Haxhiu, nė njė shkrim pėr veprėn e U. Hotit, duke dashur tė shfaqet si njė metropolitan perėndimor, pohonte se "Te lexuesi i huaj, kombinimi i shkencės me intimen duket i ēuditshėm, nė mos edhe i pakuptimtė" ( Koha, 5.02.97 ).

    Natyrisht, pohime tė tilla e kanė burimin qoftė nė deficitin intelektual dhe provincializmin kulturor tė Prishtinės, qoftė nė axhamillėkun tonė tė pėrgjithshėm politik. Tė mėsuar tashmė qė nga literatura politike tė lexojmė vetėm definicione tė thata e retorika tė ftohta akademike tė mbushura me formula e citate, kur shohim papritur nė njė libėr kombinimin e "intimes me shkencėn", tė nėnės sė mbledhur kruspull e tė njė fėmije qė puth njė shtyllė betoni tė oborrit, tė verbimit tė pėrkohshėm tė autorit dhe tė akuzimit pėr kėtė shkak tė Bushit e tė Gorbaēovit, tė detabuizimit tė raporteve familjare, tė shkurorėzimit e tė ndarjes, qė mund t'i japė tė drejtė njėrės palė ( burrit apo gruas ) tė sillet si tė dojė me fėmijėt, duke mbjellė urrejtjen tek ta pėr prindin tjetėr, kėto gjėra, ( qė s’janė veēori vetėm tė jetės private tė Ukshin Hotit ) nuk janė thjesht ēėshtje intime. Pėrkundrazi, pėr "lexuesin e huaj" pikėrisht kėto janė shkenca e vėrtetė.

    Po tė marrim parasysh debatin e viteve tė fundit tė inicuar nga Qosja e Kadareja pėr identitetin kulturor tė shqiptarėve, bie njė sy njė mungesė e ndjeshme: argumentimi i Ukshin Hotit lidhur me kėtė subjekt. Ėshtė pėr t’u ēuditur se si Qosja, ashtu dhe Kadareja, ndonėse e njohin veprėn e Ukshin Hotit dhe e dinė se ai ėshtė marrė me kėtė subjekt, nuk ka begenisur asnjėri t’ia pėrmend emrin nė shkrimin e vet. Akoma mė rėndues ėshtė fakti se asnjė nga gazetat kosovare nuk denjoi tė ribotonte edhe opinionin e Ukshin Hotit lidhur me identitetin kulturor e nacional tė shqiptarėve, opinion i cili ndonėse autentik, i afrohet mė shumė atij tė Qosjes e Kristo Frashėrit dhe mė pak atij tė Kadaresė.

    · Tė nderuara zonja e zotėrinj,

    Do ta pėrfundoja kėtė ligjėratė me njė apel pėr fatin e pazbardhur tė Ukshin Hotit. U bėnė dhjetė vjet qysh se nuk dihet gjė pėr tė. Gjer mė 17 maj 1999 kam qenė nė kontakte pothuajse tė pėrditshme telefonike me avokatin Hysni Bytyqi pėr t’a nisur njė avokat serb tek burgu i Dubravės qė t’a priste. Atė kohė edhe ajo inteligjencė e pakėt humaniste serbe ishte e frikėsuar. Ndonjė opozitar serb, kundėrshtar i regjimit, kishte ndodhur qė tė ekzekutohej ne mes tė Beogradit. Avokati serb qe frikėsuar edhe nga kalimi nėpėr njė zonė tė kontrolluar prej UĒK’sė. Hysni Bytyqi vlerėson se Ukshin Hoti mund tė jetė vrarė menjėherė pas daljes nga burgu. Nė anėn tjetėr, motra e tij, Myrvetja, nuk ka reshtur sė kėrkuari atė qė prej 10 vitesh e tė bjerė nė kontakte tė ndryshme me qytetarė serbė e malazezė. Kėta tė fundit i kanė dhėnė fakte bindėse pėr gjendjen nė izolim tė Ukshin Hotit diku nė njė vend tė panjohur. Mirėpo, ndonėse kishin kėrkuar shuma tė mėdha parash, asnjėherė nuk kishin ofruar ndonjė argument bindės nė trajtė fotografike, akustike apo filmike. Nė kėtė situatė, mbetet qė tė kėrkohet me ngulm zbardhja e fatit tė tij nė rrugė diplomatike gjatė kontakteve me tė huajt dhe me zyrtarėt serbė tė Beogradit. Edhe nė kėtė rast fati mund tė jetė po aq cinik ndaj Ukshin Hotit, sa gjatė viteve 90. Ashtu si psh. ndaj figurės sė shquar tė letėrsisė spanjolle, Frederiko Garcia Lorkės, viktimė e diktaturės frankiste, pėr tė cilin u desh tė kalonin 70 vjet qė t’i gjenden eshtrat.

    Nė anėn tjetėr, deri nė ditėn e zbardhjes, ashtu siē ka propozuar tashmė miku im dhe i Ukshin Hotit, Moikom Zeqo, do tė ishte mirė t’i ngritet njė kenotaf, dmth. njė varr pėrkujtimor, ku qytetarėt e Kosovės tė mund t’ia bėnin nderimet e duhura kėtij martiri. Po tė ketė vdekur, ai meriton njė varr, si tė gjithė tė vdekurit, ku t’i shkojnė pėr vizitė fėmijėt, familjarėt, tė afėrmit, ish-studentėt dhe admiruesit pėr nderime. Po ta kenė djegur psh. nė ndonjė nga furrnaltat serbe tė Surdulicės, ku janė djegur me qindra shqiptarė tė masakruar, njė ngjarje kjo e vėrtetuar nga Kėshilli serb i Helsinkit, atėherė ėshtė obligim i qeverisė sonė qė tė kėrkojė ngritjen e njė monumenti nė kujtim tė tė vrarėve nė Maēkaticė, ngjashėm me atė qė ėshtė ngritur nė Mathausen nė kujtim tė viktimave tė nazizmit.


    Ukshin Hoti dhe tė burgosurit tjerė politikė shqiptarė janė vėnė qė prej 10 vitesh nė kryq. Nuk e di se sa qėndroi saktėsisht nė kryq Jezu Krishti, por pas njė nate shkoi dikush dhe e hoqi nga kryqi. Njė hero i jashtėzakonshėm shqiptar i Luftės sė Dytė Botėrore, Xheladin Kurbalia, u gozhdua nė formė kryqi nga serbėt mu nė mes tė Preshevės, nė njė fasadė ndėrtese, dhe ndenji nė tė njė javė tė tėrė. Pėr njė javė tė tėrė e ruanin lugetėrit serbė qė tė mos e merrnin shqiptarėt pėr ta varrosur. Megjithatė, shokėt e tij luftėtarė e bėnė atė qė duhej bėrė: organizuan sulmin me thika e me sopata dhe e zbritėn nga kryqi.


    Ndėrkaq tė burgosurit tanė, po sidomos ata pėr tė cilėt nuk dihet asgjė, pra tė zhdukurit, akoma janė nė kryq. Ata do tė jenė nė kryq gjithė pėrderisa tė mos zbardhet fati i tyre. Gjendja e tyre nė pozitėn e tė kryqėzuarit ėshtė njė turp jo vetėm pėr ne, po pėr gjithė Evropėn.

    E botuar ne PASHTRIKU.ORG
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nertili : 19-05-2009 mė 16:50 Arsyeja: faqja

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    shkruan: Afrim Morina

    Ai nga oratorėt u lėvdua si njė euridit i filozofisė politike shqiptare nga shumė kėndvėshtrime dhe u hapėn tema studimi pėr Te, pėr tė plotėsuar gjenialitetin e kėtij intelektuali me pėrmasa kombėtare. Njeriu i pėrmasave tė Ukshinit, nė pozitėn nė tė cilėn gjendet fati i Tij, nuk ka nevojė pėr lavde, por ka nevojė pėr ndihmė konkrete, se pėr tė parėn e kanė bėrė, e bėjnė dhe do ta bėjnė edhe mė mirė ata qė do tė merren drejtpėrsėdrejti me veprimtarin e Tij politiko shkencore.
    Prandaj nė kėtė dhjetėvjetor ka qenė momenti pėr tė shtruar drejtė ēėshtjen Hoti, qė nga fillimi i vitit nėntėdhjetė, pėr tė mėsuar tė vėrtetėn opinioni kombėtar, sepse disa me qėllime tė caktuar i fshehin faktet pėr shfajėsim, ngase atė kohė i takonin taborit tjetėr tė veprimit politik, nė momentet “Kur kombi varej n’litar”. (A. A.) Nė kėtė akademi politike ka qenė dashtė tė trajtohej ēėshtja Hoti, duke u nisur nga faktet se:

    - Ukshin Hoti iu kthye ligjėrimit nė fakultet, por kurrė nuk iu rikthye titulli i profesorit;
    - Ukshin Hotit dy numra tė “DeA - Demokracisė Autentike” me mijėra ekzemplarė iu bllokun nė depo pėr tė mos dalė nė shitje;
    - Ukshin Hotit iu vėrsulėn pėr ta hequr nga Kryetari i degės sė LDK nė Rahovec, Jusuf Buxhovi me kompani dhe si dikur nė kohėn e Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė, kur qendrave u vinin nė ndihmė filialet e saj, ashtu edhe kėsaj here Skender Zogaj kėrkoi nė emėr tė Degės sė LDK sė Fushė Kosovės largimin e Tij nga kryetari i Degės sė LDK nė Rahovec:
    - Burgosjen e Tij mediat dhe liderthit politikė e transmetuan sikur tė kishte ndodhur njė arrestim i njė qytetari tė rėndomtė:
    - Ukshin Hoti nuk kishte mbrojtje institucionale tė Qeverisė Bukoshi, kur dihet se nomenklatura e LDK e kishte kėtė;
    - Peticioni i qytetarėve pėr lirimin e Ukshin Hotit nga burgu dhe tė burgosurve tjerė u pengu nga aktivistet e LDK dhe pėr kėtė atė botė ėshtė thėnė publikisht;
    - Nga Xhemajl Mustafa, kėshilltari i Rugovės, nė njė shkrim tė tij, Ukshini ishte futur nė njė thes me Dobrica Qosiqin dhe UNIKOMB-i pati reaguar publikisht:
    - Moslejimi i depėrtimit tė librit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”, botimi i parė, nga Shqipėria londineze nė pjesėn tjetėr tė saj tė robėruar dhe u bė asgjėsimi i kamioni bashkė me 4500 ekzemplarėt e tij;
    - Ukshini u shpall i ēmendur, para delegacionit tė Evropės sė Bashkuar mė 1997 nga Rugova dhe nomenklatura politike e kohės
    - Ēmimi Saharovė i pėrcaktuar pėr Ukshin Hotin u ble dhe kaloi te Rugova;

    - Pėr Ukshin Hotin, partia e tij UNIKOMB-i, pati kėrkuar qė tė jetė nė pėrbėrje tė delegacionit nė Rambuile, pėrkundėr shkrimeve qė janė publikuar se gjoja ka qenė anėtar i delegacionit, nuk ėshtė pranuar tė jetė, pėr kėtė ekzistojnė procesverbalet e LBD;
    - Ukshin Hoti nuk u pranua tė jetė Ministėr i Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės nė Qeverinė e Pėrkohshme, me motivacion se ėshtė i vdekur, tė cilin e tha Mehmet Hajrizi, edhe pėr kėtė ekziston procesverbali;

    - Pėr Ukshin Hotin Sebastiani, udhėheqės i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, ka kėrkuar nga familja qė tė hiqet nga politika dhe si familje mė lehtė e ka pėr ta liruar nga burgu;

    - Nė asnjė protestė tė organizuar pas lufte pėr lirimin e tė burgosurve politik, nga folėsit, nuk ėshtė zėnė nė gojė emri i Ukshin Hotit;
    - Qė nga fillimi i veprimit tė Strukturave qeveritare dhe pas shpalljes sė pavarėsisė, asnjėherė nuk ėshtė kėrkuar gjetja e Tij nga institucionet e Kosovės, por trajtohet si tė gjithė tė pagjeturit tjerė.

    Organizatori pėr tė qenė nė nivel tė trajtimit akademik tė Ukshin Hotit ka qenė dashtė nga ky kėndė vėshtrim ta trajtoj ēėshtjen Hoti. Kjo formė e tė trajtuarit do tė ndriēonte dhe fuqizonte mendimin e profesorit tė shpallur publikisht nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, se e kishte burgosur njė pjesė e alternativės politike tė Kosovės.

    Do tė dilte nė shesh se kush ishin ata dhe pse e burgosėn atė. Kur i rreziko Hoti liderthit politik pėr tė bashkėrenditur veprimin me UDB pėr ta eliminuar nga skena politike dhe mė vonė edhe pėr t’ia humbur gjurmėt?!
    Botėrisht dihet se Aktakuza e ngritur nga Prokurori i Gjykatės sė Qarkut nė Prizren, e fajėsonte pėr veprimtari armiqėsore kundėr shtetit serb, sepse ishte aktivist i Lėvizjes Popullor pėr Republikėn e Kosovės dhe pėr angazhimin e tij nė Partinė e Unitetit Kombėtar Shqiptar- UNIKOMB. Nė akademi nuk u fol fare pėr kėto tė dyja, sepse duhej heshtur veprimtarin e tij edhe nė praktikė. Mė lehtė ėshtė tė flitet pėr veprimtarin intelektuale tė tij.

    Pse i ikėt kėtij nė dy akademitė e organizuara sė fundi pėr Ukshinin!?
    Edhe herėve tjera e kam thėnė se prishej balancimi politik po tė lejohej angazhimi i tij nė UNIKOMB. Jeta e tij, qė del edhe nga shkrimet analitike, nė tė cilėn gjendej kombi, e veēanėrisht territoret e pushtuara nė ish Jugosllavi, paralajmėronin kryengritje. Se zėri kryengritės, pėr herė tė parė publikisht, kur i drejtohet masės nė varrimin e njė dėshmori, se Kosova duhet tė ketė ushtrinė e vet, ishte mjaftė domethėnės. Kėto ishin studiuar mirė e mirė nga tė dyja palėt dhe pėrcillej kudo qė angazhohet, nė universitet, nė LDK, nė “DeA”, me shantazhe e ndėrskamca, me bojkote e dajak, por nuk mund ta toleronin tė delte nė skenė politike dhe tė merrte timonin e njė partie qė nė program kishte bashkimin kombėtar dhe nuk pėrjashtonte mjete pėr tė realizuar atė.
    Pas burgosjes sė tij tė gjitha veprimet qė u ndėrmorėn kundėr tij ishin pėrllogaritur mirė, qė emri i tij tė mos depėrtojė nė masat e popullit, se bagazhi i tij jetėsor do t'i lente tė gjithė nėn hije, e hija pėr filishat ėshtė e dėmshme, nuk mund tė rriten.
    Mėnyra e trajtimit tė ēėshtjes Hoti nga ky kėndvėshtrim nė njė tryezė apo debat, siē qė u tha mė lartė, do tė lėvizte mekanizmat ndėrkombėtar dhe ato vendor, sepse kishte dal njė qėndrim unik dhe me obligime pėr tė vepruar dhe nuk do tė trajtohet ēėshtja e tij si qytetar i rėndomtė, ashtu si po e trajton zv. Kryeministri z. Manaj. Pse i ikėt kėsaj forme, kėtė mund tė japin pėrgjigje organizatorėt e dy akademive qė u mbajtėn kohėve tė fundit nė Prishtinė.
    Forma e trajtimit tė ēėshtjes Hoti deri sot, mė tepėr tė jep pėr tė kuptuar, si organizim post mortum dhe derisa nuk i kemi argumentet e kapshme duhet ikur kėtij shablloni, qė tashmė ėshtė bėrė modė.

    Prishtinė, 19.05.2009
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Preng Sherri : 22-05-2009 mė 12:55
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  7. #87
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Njė letėr e panjohur e Mr.Ukshin Hotit nga burgu
    Nga Flori Bruqi

    Publicisti dhe shkrimtari gjakovarė Kadrush Radogoshi ruan me dashuri tė madhe njė letėr tė politologut tone tė ndjerė Mr. Ukshin Hotit, tė shkruar nė Burgun e Qarkut nė Prizren, mė 7 gusht 1994, qelia numėr 20 (vetmi).
    Letra ėshtė shkruar nė faqen e fundit tė zbrazėt, tė romanit "Jeta artistike e Ilir Shkretės" tė Magjistrit tone tė mirėnjohur Kadrush Radogoshi. Letra i dėrgohet njė tė burgosuri politik, i cili i kishte dėrguar romanin pėr ta lexuar. Ky i burgosur ishte Deli Haxhosaj nga Gjakova (Kosovė ), i cili pas daljes nga burgu,e kryen porosinė e Mr. Ukshin Hotit duke ia dhėnė letrėn shkrimtarit dhe publicistit tė romanit Kadrush Radogoshi.
    Teksti i letrės sė panjohur pėr lexuesin ėshtė ky:



    Deli

    Mė parė nuk e njihja kėtė shkrimtar. Ky libėr i tij-mė bėri pėrshtypje pėr pjekurinė me tė cilėn e ka kuptuar thelbin e njė procesi.
    Do tė dalėsh mė herėt se unė nga burgu. Do tė kesh mundėsi ta takosh shkrimtarin. Tė lutėm, pėrcjellja pėrgėzimet e mia dhe lutjet qė t'i thellojė edhe mė tutje shkrimet e veta rreth procesit nė fjalė. Pėrdorimi i figurės sė Laokontit ėshtė madhėshtore, por nuk duhet tė mbetėt mė aq. Le tė vazhdojė. Besoj se do tė behėt shkrimtar i madh, po qe se do tė dijė t'i shmangėt kurthės se zėvendėsimit tė njė urrejtjeje (ndaj komunizmit p.sh) me njė dashuri tė tepruar (ndaj demokracisė formale p.sh).
    I shpėtuar nga kjo kurth, njė shkrimtar si ky,do tė dijė ta begatojė demokracinė me vlera qė i pėrkasin kombit. Tė lutem uroje nė emrin tim, duke ia transmetuar kėto fjalė pike pėr pike.

    Ukshini
    Burgu i Qarkut
    PZ.7.08.'94
    Ēelia 20(vetmi)



    Kjo letėr e Mr. Ukshin Hotit ėshtė mė interes pėr disa arsye, tė cilat do tė pėrpiqemi t'i vėmė nė spikamė sot (28 korrik 2006).

    Ėshtė letėr e panjohur pėr lexuesit e forumeve virtuale (art- café; floart, flori-press) e tė ndjerit Ukshin Hoti, njėrit prej intelektualėve mė tė ndritur tė kombit tonė, tė cilin pa asnjė ngurrim se mund tė gabojmė, mund ta quajmė Promethe shqiptar.
    Gjykimi i tij, 2300 vjet pas atij tė Sokratit, u bė nė Prishtinė, nė Gjykatėn e Qarkut. Largėsia kohore dhe vendore e gjykimit nuk mund tė zbehė ngjashmėrinė e ēuditshme me gjykimin e Sokratit, thotė shkrimtari dhe publicisti i njohur prishtinas Prof. Abdullah Konushevci.
    Gjykimi i Ukshin Hotit e ka edhe njė pėrmasė tė veēantė, sepse fati i tij ėshtė i trishtė, sublime, vuajtje dhe mjerim…
    Romani "Jeta artistike e Ilir Shkretės" i Kadrush Radogoshit ėshtė lexuar nė burg, nė vetmi, nė qelinė numėr 20 tė Burgut tė Qarkut tė Prizrenit, prandaj edhe letra-nxitur nga ky lexim u shkrua nė rrethana, tė cilat i dinė vetėm ata qė kanė kaluar nė pėr istikamet e burgjeve mesjetare nė bastilėn serbosllave.
    Lexuesi i romanit dhe shkruesi i letrės,e cila nuk shpreh vetėm mbresa,por ka edhe vlerėsime interesante, nga Mr. Ukshin Hoti, i cili nuk ishte letrar,por politolog,megjithatė e kėshillon shkrimtarin Radogoshi, pėr njė ēėshtje mė rendėsi siē ėshtė urrejtja dhe dashuria,tė cilat nėse nuk shprehen nga largėsia e domosdoshme e vlerėsimit objektiv krijojnė njė kurth pėr shkrimtarėt,publicistėt dhe gazetarėt shqiptarė.
    Vlerėsimi i lartė i romanit nga Ukshin Hoti i bashkohet kritikės sonė letrare nė mėnyrė dinjitoze.
    Vlerėsimi i tillė ndesh me fushatėn e organizuar ku kėtij romani dhe autorit tė tij Kadrush Radogoshit nga ithtarėt dhe kritikėt policor tė djeshėm dhe tė sotėm si tutorė kulturorė sulmojnė dhe persekutojnė edhe sot e kėsaj dite Mr. Kadrush Radogoshin.

    Letra e Ukshin Hotit dėshmon se sa ishte gjallė ky martir i kombit, ishte mė tė vėrtetė intelektual i madh …
    Por ēfarė bėnė shokėt e burgut, apo shteti i tashėm i Kosovės, pėr tė zbardhur fatin dhe eshtrat e tij kanė mbet nė mėshirėn e kohės! …

    E Enjte, 20 Nentor 2008
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  8. #88
    PIKĖPAMJET POLITIKE TĖ ALBINIT - SI TĖ UKSHINIT?

    Shkruan: Enver Spahiu -Manheim, 01. 07. 2010
    Nė vitet e 70’ta, saktėsisht nė vitin 1977/78 UKshin HOTI pat shkuar nė Amerikė nė Universitetin e Harvardit pėr specializim pėr politikė dhe mardhėnie ndėrkombėtare. Pas kthimit tė tij nga Amerika mezi e pranuan si mėsimdhėnės nė Universitet. Kėshtu shkruan autori i librit "FILOZOFIA POLITIKE E ĒESHTJES SHQIPTARE" pėr ato vite nė tė cilat si duket pėr nomenklaturen titiste ka qenė i padėshirueshėm si politikan dhe teoriticient origjinal nė pikėpamjet e tija politike. Dhe kėtė fakt, e ka shpėrfaqur nė shkrimin e tij analitik apo mė mirė me thėnė nė ligjeraten tė cilen e pat mbajtur mė 17. 04.1992 para studentėve tė vitit tė katėrt tė degėve histori dhe filozofi-sociologji me rastin e kthimit tė tij pas 11 viteve nė Universitetin e Kosoves nė Fak.Filozofik me titull INDIVIDI DHE PROCESI POLITIK, ku pata rastin te marrė pjesė si ndėgjues i rėndomtė. Pėr kėtė mė pat informuar i ndjeri Muhamet Malesori nga Krusha e Madhe, tash dėshmor i kombit (ish ushtar i UĒK’sė).

    Pėr her tė parė kisha rastin ta shoh Ukshin Hotin si profesor universiteti, burr serioz dy metra i gjatė, nė dukje tė parė me qehre tė rėndė, i vendosur, por edhe shumė i thjeshtė. Nė ligjeraten e tij tė cilin me vonė e pat botuar edhe si shkrim ne librin e tij te njohur "F.Politike e ceshtjes shqiptare" ndėr tė tjera patė thėnė: "Gjatė kėsaj pune, por edhe si anėtar i forumeve tė ndryshme tė kėtij lemi nė te gjitha nivelet (krahinor, republikan, federativ) kisha hasur nė vėshtirėsi tė ndryshme dhe kisha vėnė re mangėsi tė theksuara, jo vetėm nė zbatimin praktik tė interesave tė sipermendura tė klases dhe tė kombit, por edhe nė artikulimin dhe nė shpjegimin teorik, vecanerisht tė interesave tė kategorisė sė fundit."

    Ėshtė fjala pėr kohen e atyre viteve kur ai ka qenė nė funksionin e Sekretarit tė Sekretariatit pėr Mardhėnie me Botėn e Jashtme. Pra me kthimin e tij nga Amerika mezi pranohet si mėsimdhėnės nė Universitet. Si duket nė atė kohė ėshtė penguar nga ish kuadrat titiste me tė gjitha mjetet e paduksme dhe tė dukshme tė izolimit politikė. Ky izolim ėshtė bėrė mė i egėr pas burgosjes sė tij nė vitin 1981, ku pastaj ėshtė detyruar tė jetojė pėr vite tė tėra nė fshatin e tij tė lindjes nė Krushė tė Madhe nė varfėri dhe pamundėsi pėr tu punėsuar diku. Merreni me mend lexues tė nderuar, intelektuali i kalibrit tė Univerisitetit tė Harvardit nga mentaliteti i ynė shumė idiotesk politik i mjedisit tonė e pat izoluar deri nė atė shkallė kėtv kolos dijetari qė popujt tjerė do ta kishin pėr lakmi dhe krenari si dhe do ta ndihmonin me tė gjitha mjetet, ndoshta mė vonė pėr ngritjen e njė inteligjence e cila do ishte shumė e rėndėsishme pėr interesa tė kombit. Pėr fat tė keq rehabilitimi i tij nė formė institucionale nuk ėshtė bėrė asnjėhere. Edhe nė kohen e demokracisė utopike tė Rugoves ėshtė izoluar pėrmes mekanizmave dhe bedeleve tė ndryshem qė pėr autorin e kėtyre rreshtave janė shumė tė njohura edhe si raste te cilat kanė emėr dhe mbiemėr.

    Albin Kurti nuk ėshtė Ukshin Hoti, mirėpo metoda e punės dhe kėmbgultėsia e tij, tribunat dhe pikėpamjet e tij politike kanė perfomanca tė U.Hotit, baza morale e politikės nė pėrmbajtje tė saj gjasojnė deri me tash njėra me tjetren. Do tė isha shumė i lumtur qė kjo edhe mė tutje tė vazhdojė, ngase nė zgjedhjet e ardhshme shanset pėr njė ndryshim tė kursit dhe tė rezonimit tė vjetėr politik (titist) janė shumė tė mėdha. Edhe pse nga pėrvoja 10 vjecare e pas luftės 1999 nė Kosovė realiteti aktual ka argumentuar nė esencė tė kundėrten edhe pėrkunder asaj se nė Kosovė ėshtė instaluar sistemi shumėpartiak demokratik. Veprimtaria praktike nė jeten e pėrditshme tė organizimit, funksionimit dhe ekzekutimit vėrtetojnė njė politikė tė formatit me komandim dirigjues nga qendrat vendosėse qė nė prapavi e kanė futur si metodė pune sė pari korrupsionin e pastaj linqimin. Sipas logjikes konjuktorale cdo gjė jashtė konjuktures dmth. jashtė institucionit tė cilin e udhėheq une edhe pse ai munde tė jetė i korruptuar ėshtė antiligjorė, e prishe rendin dhe stabilitetin nė Kosovė si dhe nė tėrė Ballkanin dhe krejte nė fundė edhe stabilitetin dhe rehatin time personale. Kėta thonė ejani bėhuni si ne, se kėshtu kanė qenė edhe mentorėt tanė.

    Kush jeni ju ?

    Me ne ėshtė tėrė bota, ashtu si dje sic ishte tėrė Jugosllavia. Kjo ėshtė psikologjia e robit tė politikanit tonė pėr tė gjitha kohėrat. Po qė se i fletė kėtij robi keq pėr liderin e tij do tė keshė probleme jo nga ajo se e mbronė atė ngase e lidhė ndonjė interesė materiali (interesit) natyrės personale. Njė qendrim i tillė reflektonė mė tepėr interesa grupore se sa interesa nacionale. Kombi shqiptar nuk mundet tė intergrohet sipas lagjeve europiane pa njė intergrim tė etnikumit te mbrendshėm tė tij, ku me tė drejtė Koco Danaj e quan "Shqipėri Natyrale". Ashtu sic ėshtė pėrballur dikur Ukshin Hoti me segmente tė ish’politikes titiste, sot Albin Kurti pėrballet gjithashtu me nomenklaturen e vjetėr dhe kėtė tė renė qe disa herė kemi thėnė se pak dallon pėr nga sjellja edukative nga ajo e kaluara, ngase nė jetėn politike bashkėpunojnė dhe pėr nga metodologjia e punės dallojnė pak. Eshtė kėshtu se tek keta mungonė autenticiteti politik, cka nė tė kundėrten te VETEVENDOSJA dhe Albini ky element ėshtė shumė i kultivuar.

    Nė gjykaten serbe tė Prizrenit tė instaluar nga regjimi i Millosheviqit, Ukshin Hoti pat deklaruar: "Me burgosi shteti serb dhe njė pjesė e Alternativės kosovare". ( Lexoni: Fjala e mbrojtjes sė Ukshin Hotit ) A nuk ėshtė e njejta sjellje politike e titisteve tė rinj ne kohė dhe rrethana tė reja?
    Albin Kurti dhe levizja Vetevendosje ėshtė duke u pėrballur me aparatin e dhunės nė emėr tė vleres politike tė luftės dhe tė demokracisė e tė politikės sė konjuktuar sė pari nga korrupsioni e pastaj edhe nga politika. Si dje nė kohen e demokracisė utopike (te kontrolluar nga Rugova&Co kunder Hotit, sot ish kolegėt e luftės zbatojne metoda te njejta linquese kunder Kurtit. Ne dukje tė duket se palėt vetėm padronėt i kanė kėmbyer, dje Serbia sot Eulexi, mirėpo mentaliteti, sjellja, metoda e punės janė tė ngjajshme.

    Albini nuk e pėfaqesonė vetėm Vetevėndosjen, ai pėrfaqesonė njė programn tek shqiptarėt qė pėr fat te keq akoma nuk ėshtė zgjuar nga gjumi i mentalitetit korruptiv dhe vazal tė politikajve tanė tė gjitha periudhave historike (pa pėrgjithėsime). Vetevendosja e ka edhe njė kundėrshtar tjetėr: INDIFERENCEN. Kete indiferencė e pat me bollek edhe U.Hoti nga ne. Dmth si dje si sot. Ne jemi tė quditshėm tė tjerėt na e studiojnė mentalitetin dhe gjejnė nje grushtė poltikaj tė cilėt bėhen pjesė perbėrsė e kėsaj strukture sunduese. Zinxhiri zgjatet sipas hallkave tė vjetra tė komandimit; sot ndėrkombėtaret bejnė trysni, kėta tanėt me vetėdėshirė pėrulen para tyre, dje tė vjetrit edhe pse ndėrtonin dicka, por nė fakt kurrė nuk i takonin vetevetes. Shteti i tyre pėrkufizohej sipas pushtetit tė tyre, tė cilin realisht nuk e kishin pasur kurrė. Edhe sot afėrsisht ėshtė kėshtu. Piter Feit (bashkė me Eulexin) ėshtė shteti dhe pushteti i Kosovės.

    Albin Kurti nga politika aktuale mbahet nė vėzhgim tė pėrhershėm, ngase koncepti i tij politikė ėshtė jashtė konjuktures institucionale tė mentalitetit dhe rezonimit tė vjetėr e tė tejkaluar titist nė kushte bashkėkohore . Idetė e tij janė shumė origjinale dhe tė bazuara nga njė reflektim praktike, janė tė zhveshura nga imoraliteti politik pastaj nuancat kombinuese janė shumė moderne dhe pa patetizėm, nė kontekst tė kohės mundėsitė pėr realizimin e tyre kėrkohet nje zgjuarje letargjike qė demagogėt e tė gjitha ngjyrave politike mundohen me cdo kushte qė zhvillimin e Kosovės dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi e shofin vetėm pėrmes pasqyres dhe protofolit tė tyre. Serbia (serbėt) nė ish Jugosllavi, gjegjesisht nė Bosnje dhe Hercegovinė pėrmes luftės kanė krijuar situata tė akteve tė kryera pėr tė gjithė faktorėt relevant, si pėr vendorėt ashtu edhe pėr ndėrkombėtaret. Nė kėtė shtete ekziston republika serbe e cila sic e dimė ėshtė krijuar pėrmes luftės dhe krimit. Derisa ata kanė pranuar projekte politike, tė cilat janė realizuar pėrmes aktit tė kryer tė dhunės, atėhere shtrohet pyetja pse nuk munden kėto qarqe politike tė mos i pranojnė realitete tjera tė reja pėrmes aktit tė kryer politikė, mundesi shumė e madhe pėr shqiptarėt sot ne Ballkan.

    Kėtė ėshtė duke e bėrė Albin Kurti. Ai duhet tė jetė edhe mė kėmbėngulės nė kėtė drejtim me tė gjitha mjetet demokratike deri nė padėgjueshmėri civile kundėr administrates institucionale tė korruptuar vendore dhe asaj ndėrkombėtare. Rinia sipas tė gjitha parametrave duhet tė jetė me vetėvendosjen, pėr aresye shumė tė thjeshtė ajo ėshtė perspektiva e Kombit shqiptarė nė Ballkan. Vetėvendosja ka vizion jashtė konjuktures politike institucionale, ajo nuk duhet tė jetė e ndėgjueshme edhe nė Parlamentin e ardhshėm ajo ka mundėsi (sepse i krijone vetė) ti pėrdorė tė gjitha mjetet e lejuara poltike qė mund tė shkojnė deri nė padegjueshmėri totale qytetare. Ajo edhe nė institucione mundet me qenė funksionale. Fillimi do tė ishte heqja dorė nga vazaliteti, kusht pėr veprimtari tė mėtejme politike. Kėtė vazalitet tė poltikes sė Kosovės da ta thyente Vetėvendosja nė mėnyrė institucionale, pėrmes deputetėve tė saj tė cilet nuk do respektonin asnjė ligj tė ndėrkombėtareve, ligje te cilat do te ishin nė dėm tė sovranitetit tė Kosovės. Kjo fryme e politikes autentike do te forconte edhe subjektivitetin e shtetesise se sovranitetit te vendit, do te krijonte nje vetedije te re politike me nje artikulim te qarte te shtruarjes gjithashtu edhe te quarjes perpara te proceseve politike, procese keto qe do te hapnin perspektiva te rej, te cilat do te ishin imediate per rrumbullakesimin e projektit final qe eshte bashkimi i shqiptareve ne nje shtet te perbashket, ne anen tjeter paralelisht mundesone mbylljen e rrugeve te vjetra per flakjen e dukurive negative, ne te cilat eshte mberthyer establishmenti kosovar sot. Keshtu do te fillonte nje kapitull i ri ne historinetone politike te brishte, me fjale te tjera do te luftohej koncepti politik i Makiavelit, i cili ne kushtet shqiptare manifestohet ne ndertimin (mbeshtetjen) e nje "morali te dyshimte intelektual dhe njerezor" (Hoti).
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #89
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #90


    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #91
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    PIKĖPAMJET POLITIKE TĖ ALBINIT - SI TĖ UKSHINIT?

    Shkruan: Enver Spahiu -Manheim, 01. 07. 2010
    Nė vitet e 70’ta, saktėsisht nė vitin 1977/78 UKshin HOTI pat shkuar nė Amerikė nė Universitetin e Harvardit pėr specializim pėr politikė dhe mardhėnie ndėrkombėtare. Pas kthimit tė tij nga Amerika mezi e pranuan si mėsimdhėnės nė Universitet. Kėshtu shkruan autori i librit "FILOZOFIA POLITIKE E ĒESHTJES SHQIPTARE" pėr ato vite nė tė cilat si duket pėr nomenklaturen titiste ka qenė i padėshirueshėm si politikan dhe teoriticient origjinal nė pikėpamjet e tija politike. Dhe kėtė fakt, e ka shpėrfaqur nė shkrimin e tij analitik apo mė mirė me thėnė nė ligjeraten tė cilen e pat mbajtur mė 17. 04.1992 para studentėve tė vitit tė katėrt tė degėve histori dhe filozofi-sociologji me rastin e kthimit tė tij pas 11 viteve nė Universitetin e Kosoves nė Fak.Filozofik me titull INDIVIDI DHE PROCESI POLITIK, ku pata rastin te marrė pjesė si ndėgjues i rėndomtė. Pėr kėtė mė pat informuar i ndjeri Muhamet Malesori nga Krusha e Madhe, tash dėshmor i kombit (ish ushtar i UĒK’sė).

    Pėr her tė parė kisha rastin ta shoh Ukshin Hotin si profesor universiteti, burr serioz dy metra i gjatė, nė dukje tė parė me qehre tė rėndė, i vendosur, por edhe shumė i thjeshtė. Nė ligjeraten e tij tė cilin me vonė e pat botuar edhe si shkrim ne librin e tij te njohur "F.Politike e ceshtjes shqiptare" ndėr tė tjera patė thėnė: "Gjatė kėsaj pune, por edhe si anėtar i forumeve tė ndryshme tė kėtij lemi nė te gjitha nivelet (krahinor, republikan, federativ) kisha hasur nė vėshtirėsi tė ndryshme dhe kisha vėnė re mangėsi tė theksuara, jo vetėm nė zbatimin praktik tė interesave tė sipermendura tė klases dhe tė kombit, por edhe nė artikulimin dhe nė shpjegimin teorik, vecanerisht tė interesave tė kategorisė sė fundit."

    Ėshtė fjala pėr kohen e atyre viteve kur ai ka qenė nė funksionin e Sekretarit tė Sekretariatit pėr Mardhėnie me Botėn e Jashtme. Pra me kthimin e tij nga Amerika mezi pranohet si mėsimdhėnės nė Universitet. Si duket nė atė kohė ėshtė penguar nga ish kuadrat titiste me tė gjitha mjetet e paduksme dhe tė dukshme tė izolimit politikė. Ky izolim ėshtė bėrė mė i egėr pas burgosjes sė tij nė vitin 1981, ku pastaj ėshtė detyruar tė jetojė pėr vite tė tėra nė fshatin e tij tė lindjes nė Krushė tė Madhe nė varfėri dhe pamundėsi pėr tu punėsuar diku. Merreni me mend lexues tė nderuar, intelektuali i kalibrit tė Univerisitetit tė Harvardit nga mentaliteti i ynė shumė idiotesk politik i mjedisit tonė e pat izoluar deri nė atė shkallė kėtv kolos dijetari qė popujt tjerė do ta kishin pėr lakmi dhe krenari si dhe do ta ndihmonin me tė gjitha mjetet, ndoshta mė vonė pėr ngritjen e njė inteligjence e cila do ishte shumė e rėndėsishme pėr interesa tė kombit. Pėr fat tė keq rehabilitimi i tij nė formė institucionale nuk ėshtė bėrė asnjėhere. Edhe nė kohen e demokracisė utopike tė Rugoves ėshtė izoluar pėrmes mekanizmave dhe bedeleve tė ndryshem qė pėr autorin e kėtyre rreshtave janė shumė tė njohura edhe si raste te cilat kanė emėr dhe mbiemėr.

    Albin Kurti nuk ėshtė Ukshin Hoti, mirėpo metoda e punės dhe kėmbgultėsia e tij, tribunat dhe pikėpamjet e tij politike kanė perfomanca tė U.Hotit, baza morale e politikės nė pėrmbajtje tė saj gjasojnė deri me tash njėra me tjetren. Do tė isha shumė i lumtur qė kjo edhe mė tutje tė vazhdojė, ngase nė zgjedhjet e ardhshme shanset pėr njė ndryshim tė kursit dhe tė rezonimit tė vjetėr politik (titist) janė shumė tė mėdha. Edhe pse nga pėrvoja 10 vjecare e pas luftės 1999 nė Kosovė realiteti aktual ka argumentuar nė esencė tė kundėrten edhe pėrkunder asaj se nė Kosovė ėshtė instaluar sistemi shumėpartiak demokratik. Veprimtaria praktike nė jeten e pėrditshme tė organizimit, funksionimit dhe ekzekutimit vėrtetojnė njė politikė tė formatit me komandim dirigjues nga qendrat vendosėse qė nė prapavi e kanė futur si metodė pune sė pari korrupsionin e pastaj linqimin. Sipas logjikes konjuktorale cdo gjė jashtė konjuktures dmth. jashtė institucionit tė cilin e udhėheq une edhe pse ai munde tė jetė i korruptuar ėshtė antiligjorė, e prishe rendin dhe stabilitetin nė Kosovė si dhe nė tėrė Ballkanin dhe krejte nė fundė edhe stabilitetin dhe rehatin time personale. Kėta thonė ejani bėhuni si ne, se kėshtu kanė qenė edhe mentorėt tanė.

    Kush jeni ju ?

    Me ne ėshtė tėrė bota, ashtu si dje sic ishte tėrė Jugosllavia. Kjo ėshtė psikologjia e robit tė politikanit tonė pėr tė gjitha kohėrat. Po qė se i fletė kėtij robi keq pėr liderin e tij do tė keshė probleme jo nga ajo se e mbronė atė ngase e lidhė ndonjė interesė materiali (interesit) natyrės personale. Njė qendrim i tillė reflektonė mė tepėr interesa grupore se sa interesa nacionale. Kombi shqiptar nuk mundet tė intergrohet sipas lagjeve europiane pa njė intergrim tė etnikumit te mbrendshėm tė tij, ku me tė drejtė Koco Danaj e quan "Shqipėri Natyrale". Ashtu sic ėshtė pėrballur dikur Ukshin Hoti me segmente tė ish’politikes titiste, sot Albin Kurti pėrballet gjithashtu me nomenklaturen e vjetėr dhe kėtė tė renė qe disa herė kemi thėnė se pak dallon pėr nga sjellja edukative nga ajo e kaluara, ngase nė jetėn politike bashkėpunojnė dhe pėr nga metodologjia e punės dallojnė pak. Eshtė kėshtu se tek keta mungonė autenticiteti politik, cka nė tė kundėrten te VETEVENDOSJA dhe Albini ky element ėshtė shumė i kultivuar.

    Nė gjykaten serbe tė Prizrenit tė instaluar nga regjimi i Millosheviqit, Ukshin Hoti pat deklaruar: "Me burgosi shteti serb dhe njė pjesė e Alternativės kosovare". ( Lexoni: Fjala e mbrojtjes sė Ukshin Hotit ) A nuk ėshtė e njejta sjellje politike e titisteve tė rinj ne kohė dhe rrethana tė reja?
    Albin Kurti dhe levizja Vetevendosje ėshtė duke u pėrballur me aparatin e dhunės nė emėr tė vleres politike tė luftės dhe tė demokracisė e tė politikės sė konjuktuar sė pari nga korrupsioni e pastaj edhe nga politika. Si dje nė kohen e demokracisė utopike (te kontrolluar nga Rugova&Co kunder Hotit, sot ish kolegėt e luftės zbatojne metoda te njejta linquese kunder Kurtit. Ne dukje tė duket se palėt vetėm padronėt i kanė kėmbyer, dje Serbia sot Eulexi, mirėpo mentaliteti, sjellja, metoda e punės janė tė ngjajshme.

    Albini nuk e pėfaqesonė vetėm Vetevėndosjen, ai pėrfaqesonė njė programn tek shqiptarėt qė pėr fat te keq akoma nuk ėshtė zgjuar nga gjumi i mentalitetit korruptiv dhe vazal tė politikajve tanė tė gjitha periudhave historike (pa pėrgjithėsime). Vetevendosja e ka edhe njė kundėrshtar tjetėr: INDIFERENCEN. Kete indiferencė e pat me bollek edhe U.Hoti nga ne. Dmth si dje si sot. Ne jemi tė quditshėm tė tjerėt na e studiojnė mentalitetin dhe gjejnė nje grushtė poltikaj tė cilėt bėhen pjesė perbėrsė e kėsaj strukture sunduese. Zinxhiri zgjatet sipas hallkave tė vjetra tė komandimit; sot ndėrkombėtaret bejnė trysni, kėta tanėt me vetėdėshirė pėrulen para tyre, dje tė vjetrit edhe pse ndėrtonin dicka, por nė fakt kurrė nuk i takonin vetevetes. Shteti i tyre pėrkufizohej sipas pushtetit tė tyre, tė cilin realisht nuk e kishin pasur kurrė. Edhe sot afėrsisht ėshtė kėshtu. Piter Feit (bashkė me Eulexin) ėshtė shteti dhe pushteti i Kosovės.

    Albin Kurti nga politika aktuale mbahet nė vėzhgim tė pėrhershėm, ngase koncepti i tij politikė ėshtė jashtė konjuktures institucionale tė mentalitetit dhe rezonimit tė vjetėr e tė tejkaluar titist nė kushte bashkėkohore . Idetė e tij janė shumė origjinale dhe tė bazuara nga njė reflektim praktike, janė tė zhveshura nga imoraliteti politik pastaj nuancat kombinuese janė shumė moderne dhe pa patetizėm, nė kontekst tė kohės mundėsitė pėr realizimin e tyre kėrkohet nje zgjuarje letargjike qė demagogėt e tė gjitha ngjyrave politike mundohen me cdo kushte qė zhvillimin e Kosovės dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi e shofin vetėm pėrmes pasqyres dhe protofolit tė tyre. Serbia (serbėt) nė ish Jugosllavi, gjegjesisht nė Bosnje dhe Hercegovinė pėrmes luftės kanė krijuar situata tė akteve tė kryera pėr tė gjithė faktorėt relevant, si pėr vendorėt ashtu edhe pėr ndėrkombėtaret. Nė kėtė shtete ekziston republika serbe e cila sic e dimė ėshtė krijuar pėrmes luftės dhe krimit. Derisa ata kanė pranuar projekte politike, tė cilat janė realizuar pėrmes aktit tė kryer tė dhunės, atėhere shtrohet pyetja pse nuk munden kėto qarqe politike tė mos i pranojnė realitete tjera tė reja pėrmes aktit tė kryer politikė, mundesi shumė e madhe pėr shqiptarėt sot ne Ballkan.

    Kėtė ėshtė duke e bėrė Albin Kurti. Ai duhet tė jetė edhe mė kėmbėngulės nė kėtė drejtim me tė gjitha mjetet demokratike deri nė padėgjueshmėri civile kundėr administrates institucionale tė korruptuar vendore dhe asaj ndėrkombėtare. Rinia sipas tė gjitha parametrave duhet tė jetė me vetėvendosjen, pėr aresye shumė tė thjeshtė ajo ėshtė perspektiva e Kombit shqiptarė nė Ballkan. Vetėvendosja ka vizion jashtė konjuktures politike institucionale, ajo nuk duhet tė jetė e ndėgjueshme edhe nė Parlamentin e ardhshėm ajo ka mundėsi (sepse i krijone vetė) ti pėrdorė tė gjitha mjetet e lejuara poltike qė mund tė shkojnė deri nė padegjueshmėri totale qytetare. Ajo edhe nė institucione mundet me qenė funksionale. Fillimi do tė ishte heqja dorė nga vazaliteti, kusht pėr veprimtari tė mėtejme politike. Kėtė vazalitet tė poltikes sė Kosovės da ta thyente Vetėvendosja nė mėnyrė institucionale, pėrmes deputetėve tė saj tė cilet nuk do respektonin asnjė ligj tė ndėrkombėtareve, ligje te cilat do te ishin nė dėm tė sovranitetit tė Kosovės. Kjo fryme e politikes autentike do te forconte edhe subjektivitetin e shtetesise se sovranitetit te vendit, do te krijonte nje vetedije te re politike me nje artikulim te qarte te shtruarjes gjithashtu edhe te quarjes perpara te proceseve politike, procese keto qe do te hapnin perspektiva te rej, te cilat do te ishin imediate per rrumbullakesimin e projektit final qe eshte bashkimi i shqiptareve ne nje shtet te perbashket, ne anen tjeter paralelisht mundesone mbylljen e rrugeve te vjetra per flakjen e dukurive negative, ne te cilat eshte mberthyer establishmenti kosovar sot. Keshtu do te fillonte nje kapitull i ri ne historinetone politike te brishte, me fjale te tjera do te luftohej koncepti politik i Makiavelit, i cili ne kushtet shqiptare manifestohet ne ndertimin (mbeshtetjen) e nje "morali te dyshimte intelektual dhe njerezor" (Hoti).
    po ben petulla ne uje??!!

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    disa here permendet ne shkrim kjo fraze..
    -------
    Si dje nė kohen e demokracisė utopike (te kontrolluar nga Rugova&Co
    -------


    kur e lexon nji nga tepelena apo levani apo lapraka.. thot..uėee sa i poshter ky tradhtari rugova qe ne kohen e tije..ashtu keshtu..

    mirpo.. shkruesi harron se.. ne kosove..e din mire..se ska pasur aso kohe "koh e rugoves"..

    me koh te x e y.. kuptojme nje epoke.. te nji vendi a shum vendeve kur x apo y.. kishin aq fuqi..sa tu a diktonin.. vendit apo vendeve.. filozofin e tyre..ligjin e tyre.. rregullat e tyre.. dhe tu a komandojne dhe.. buken e perditshme.. njerzve te vendit apo shum vendeve..

    pra.. mashtruesit.. ketu kuptohen kur.. etiketojne.. mashtrimisht.. nje kohe apo nji fenomen..

    mirpo fal kujteses e shum gjerave tjera.. kosova e din se koh e kujt ka qen ajo kohe..

    ka qen koh e sllobos.. koh kur shovinizma serbe me fuqin e shtetit jugosllav..me ushtrin e trete ne europe.. diktonte kohen ne kosove..

    turp per ata qe mashtrojne rinine me pallavra..

    natyrisht qe ksaj kohe kan pas mundesi disa te mos ja ndjejn fuqine..

    kush ishin kta..

    lpk-ja nder kafiqo-kauqa te mynshen zyrih hamburg london oslo melburnit..

    posii..

    mirpo.. poplli ishte ne kosove.. nen tenkun serb..

    pra dhe pallavrollogjia e shitur nga pallavraxhijt e diaspores.. ishte nje po.rdh..

    nje pordh qe.. kohes..pra regjimit te sllobos ja hante m.utin kurse.. popllit te kosoves.. ja kajke nanen.. me metoden..e keq njohur..te qenit te keq qe ja con katundarit ukun ne torisht..

    ldk kishte shum arsye te mos.. bante hajgare me popull..

    kurse hajgarexhijt ne diaspore.. e kishin shum te lehte..me shit kacapordhica..

    ajo cka ndodhi i vertetoj krejt..

    cfar ben albini sot?

    ben ate qe ja bajshin rugoves.. lpk-ja dikur..

    por ky tash ja ban hashimit..

    muta ata athere..mu.t qiky sot..

    ..

  14. #94
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Ukshin Hoti dhe e vėrteta mbi Rambujenė

    Sot e asaj dite gjėrat kyēe rreth marrėveshjes sė Rambuje nuk thuhen. Arsyet i dinė ata tė cilėt janė marrė me kėtė temė, madje edhe janė mbrojtur tema doktorature. Besojė se me kalimin... e kohės dhe kur edhe tė tjerėt do ta trajtojnė kėtė temė nė mėnyrė objektive, ata tė cilėt kanė pėrshpejtuar nė kėtė fushė, do tė kėndellėn dhe ose do tė kėrkojnė falje, ose do t’i tėrheqin botimet veta.

    Takim apo Konferencė?
    Po bėhen trembėdhjetė vite qė kur ėshtė mbajtur Takimi i Rambujese dhe ende trajtohet si Konferencė nga aktorėt e takimit dhe atyre qė nė forma tė ndryshme kanė qenė tė pėrfshirė nė pėrgatitjen e saj. Tė tillė e trajtojnė edhe akėcili qė ėshtė marrė me kėtė temė bukur me peshėn historike qė ka pasur, pa marrė parasysh pėrfundimin. Nė Rambuile janė takuar dy palėt qė kanė qenė tė pėrfshirė nė luftė, ky ėshtė mendim imi, tė cilin e kam thėnė edhe nė takim nė kuadėr tė LBD- sė, nė tryezė bisedimesh, tė cilėn e organizuan dhe e mundėsuan faktorėt ndėrkombėtar, sepse ishte momenti ku mund tė pėrhapej lufta nė Ballkan e regjion, si domosdoshmėri e pėrfshirjes sė shqiptarėve, nga tė gjitha trevat, tė cilėt ishin tė detyruar tė luftonin pėr tė siguruar mbijetesėn e njė pjese tė kombit tė vet dhe territoret ku ata banonin. Tre pėrfaqėsuesit janė munduar tė mbikėqyrin rrjedhėn e takimit, pėr tė gjendur njė mundėsi marrėveshje pėr tė ndėrprerė luftėn nė mes shqiptarėve dhe serbėve. Dėshmi se ka qenė Takim e jo Konferencė ėshtė edhe nėnshkrimi i pėrfaqėsuesve ndėrkombėtare si: ndėrmjetėsues tė Takimit, e jo si garantues pėr tė zbatuar marrėveshjes e Rambuiles. Kjo i nėnkupton tė gjitha ato qė duhet thėnė e shkruar pėr atė Takim, mirėpo, si Takim po del mė i zbehtė dhe pėrēmues me situatėn e krijuar nė atė kohė, ndėrsa si Konferencė del pesha mė e madhe dhe bėhen krahasime me atė tė Dejtonit.

    Parapėrgatitja pėr Takim
    Takimi pėr nė Rambuje kishte filluar herėt, pėrmes diplomacisė sė Hillit, pėrfaqėsues i SHBA- ve, i cili pėrcillte gjendjen nė Kosovė. Janė tė njohura propozimet e Tij, sidomos ai i fundit, qė iu dha pėrfaqėsuesve politike nė Prishtinė nė Shkup. Projekti, jo vetėm se nuk kishte asgjė, por edhe ishte pėrēmues pėr palėn shqiptare dhe nė kuadėr tė LBD- sė (Lėvizjes sė Bashkuar Demokratike) u diskutua hollėsisht dhe mendimi ishte se ky projekt nuk bėnė tė jetė nė tryezė bisedimesh. Ashtu edhe u bė. Kėtė projekt e pranoi LDK- ja, por e kishte refuzuar edhe Pėrfaqėsuesi i UĒK- sė nė Prishtinė, z. Adem Demaēi. Kur u caktua vendi dhe se nga sa pėrfaqėsues tė secilit subjekt tė udhėtonte pėr nė Rambuje, edhe nė kuadėr tė LBD- sė filloi kjo tė trajtohej. Sikurse tė tjerėt edhe ky subjekt politik duhej tė pėrfaqėsohej me pesė veta. Tre u vendosėn tė shkojnė nga Lėvizja Demokratike Shqiptare: akademik Rexhep Ēosja, Mehmet Hajrizi dhe Hydajet Hyseni; nga Partia Parlamentare, Bajram Kosumi dhe nga UNIKOMB tė shkonte Ukshin Hoti. Ukshin Hoti ishte nė Burg, mirėpo me 14 Maj tė vitit 1997, Parlamenti Evropian kishte nxjerr njė Rezolutė pėr lirimin e Tij dhe shpresonim se ishte momenti i duhur pėr ta shfrytėzuar qė Ai tė dilte nga burgu. Autori i kėtij shkrimi, pėrfaqėsues i UNIKOMB- it, me kėmbėngulje pati kėrkuar qė tė shėnohej nė procesverbal, tė cilin e mbante Basri Musmurati, kjo: “Kryetari i delegacionit - Rexhep Qosje tė mbante njė konferencė shtypi dhe tė kėrkonte qė Ukshin Hoti t’i bashkėngjitej delegacionit pėr nė Rambuje. Nėse ky takim me tė vėrtet ėshtė serioz dhe palėt ndėrmjetėsuese dėshirojė tė arrihet njė marrėveshje, do ta lirojnė Ukshinin nga burgu, sepse ka njė Rezolutė lirimi nga Parlamenti Evropian pėr Tė. Konferencė shtypi tė tentojė tė mbaj edhe nė Paris, e nėse kjo nuk i mundėsohet, nė njė karrige tė vendoset njė karton dhe tė shėnohet emri Ukshin Hoti. Nėse kėto veprime nuk ndėrmerren, ky delegacion nuk e pėrfaqėson UNIKOMB- in”. Asnjė veprim nuk u ndėrmor nė kėtė drejtim. Delegacioni i LBD- sė ka udhėtuar me katėr veta, sepse nga UNIKOMB- i nuk ka dashur askush ta zėvendėsojė Ukshin Hotin.

    Hilli kishin caktuar dy intelektualė tė “pavarur”
    Pėr tė pėrfaqėsuar Kosovėn nė takimin e Rambujese, Hili kishte caktuar edhe dy intelektuale tė “pavarur”. Se ku i kishte gjetur dhe kush ua ka propozuar, mbetet Ai tė jep shpjegim pėr qytetarėt e Kosovės. Nė njė takim nė LBD, qė kishin kėrkuar kėta dy intelektuale: Veton Suroi dhe Blerim Shala, nė bisedė e sipėr, rashė ndesh me pėrfaqėsuesit e LBD dhe nėse procesmbajtėsi Basri Musmurati e ka shėnuar, kėshtu kam thėnė: “Intelektuali i pavarur duhet tė ketė njė moshė rreth tė gjashtėdhjetave. Tė mos ketė anuar politikisht pėr asnjė subjekt politik. Veprimtaria e tij tė jetė vetėm nė kėndvėshtrimin kombėtar dhe tė ketė tė publikuara sė paku tri libra. I tillė pėr mua ėshtė vetėm Kadri Halimi. Ju asnjėrin nga kėto kritere nuk i plotėsoni dhe madje jeni tė varur nė Beograd.”. Ua thash mendimin tim pse janė tė varur nė Beograd dhe pėr kėtė kundėrshtoi vetėm Bajram Kosumi, pse e ndjeu vetėn tė fyer, nuk e kam pyetur asnjėherė. Mendimi im se kėta dy nuk kanė tė drejtė votimi nė mbėshtetje tė akėcilit delegacion dhe nėnshkrimi nė asnjė dokument nuk u aprovua me zė, por heshtja tregonte se e kisha mbėshtetjen e subjektit.

    Kush do t’i printe delegacionit?
    Edhe kjo temė ėshtė trajtuar nė kuadėr tė LBD. Qėndrimi ishte se delegacionit duhej t’i printe pėrfaqėsuesi i UĒK- sė. LDK- ja mundohej qė pėrfaqėsuesi i saj- Rugova ta udhėhiqte delegacionin. Dy herė patėm kontaktuar me Fehmi Aganin, mirėpo nuk e kishte mandatin tė “lėshonte” pe nė kėtė drejtim. Atėherė u vendos se delegacionit do t’i printe ai qė kishte mbėshtetjen edhe tė njė subjekti politik. Pasi LBD- ja ishte krijuar qė t’i ndihmoj dhe mbėshtet UĒK- nė nė tė gjitha planet, dihej se vota shkonte pėr ta dhe ashtu edhe u bė.

    Mbėshtetje nga turqit dhe myslimanėt
    Pas udhėtimit tė delegacionit unė mbeta qė ta udhėheq LBD. I pata ftuar Klajiqin dhe Arif Bozagjinė pėr tė biseduar me ta, qė edhe ata tė japin mendimin e vet dhe tė mbėshtetin delegacioni nė Rambuile. Arif Bozagji pranoi menjėherė dhe e bėnė njė deklaratė turqisht, shqip dhe anglisht. Klaiqi hezitonte, sepse ndihej i fyer pse nuk ishte nė pėrbėrje tė delegacionit. Unė i pata thėnė, se pėr ju ka qenė dashtė tė jep mendimin Rugova, sepse i takoni atij spektri politik dhe jeni nė “Parlamentin” e Kosovės. Duke e parė tė arsyeshme qė ju nuk jeni ftuar nga Ai, atėherė ju kam ftuar unė qė ta mbėshtesni kėtė delegacion dhe udhėheqėsin e tij. Mė vonė rashė nė kontakt me Numan Baliqin, i cili menjėherė dha mendim pozitivė dhe autorizoi Klajiqin qė tė kryente detyrėn. Pasi i morra nga tė dytė mbėshtetjet, i kemi dėrguar dymbėdhjetėshes Evropiane, treshes ndėrmjetėsuese dhe udhėheqjes sė kėtij delegacioni nė Rambuje. Pse heshtėt edhe sot ky fenomen nuk e di.

    Pjesėmarrės nė Rambuje edhe Ukshin Hoti:!!!
    Ishte apo jo Ukshin Hoti nė Rambuje?! Siē e theksova edhe mė lartė rreth kushteve tė parashtruara nga Unė (sepse nė atė kohė udhėhiqja UNIKOMB- in nė mungesė tė Hotit), Ai nuk ishte as si emėr nė Rambuje. Pas Takimit ua kam tėrhequr vėrejtjen e mos kryerjes sė obligimit qė kishin marre. Pas lufte kam lexuar se edhe Ukshini paska qenė nė Rambuje! Se pse kalkulohet me emrin e Tij mund ta thonė vetėm ata tė cilėve u ka konvenuar njė kohė qė tė thirrėn nė bėmat dhe mendjen e Tij. Mė vonė u pa se asnjėri nga ata mė nuk u kujdes tė flas e interesohet pėr fatin e Ukshinit, edhe pse kanė pasur takime me personalitete tė mėdha tė politikės e diplomacisė ndėrkombėtare, tė cilėt edhe mund tė bėnin shumėēka pėr Ukshin Hotin. Unė deri tash kam heshtur, jo vetėm pėr kėtė rast, duke menduar se do tė dali nga burgu Hoti dhe t’i thotė vetė gjėrat. E ndershme dhe nė shėrbim tė sė drejtės e historisė ėshtė qė tė gjithė ata qė kanė shkruar nė njė farė forme se Ukshini ishte nė pėrbėrje tė delegacionit nė Rambuje, tė tėrheqin emrin e Tij dhe tė kėrkojnė falje publike familjarėve dhe bashkėveprimtarėve tė Tij.

    Fati nė fatkeqėsi
    Pas kthimit tė delegacionit nga Rambujea kam reaguar pėr keqpėrdorimin e emrit tė Ukshinit. Ėshtė analizuar e gjithė projektmarrėveshja, janė thirre edhe eksperte tė fushave tė ndryshme dhe pėrfundimi ka qenė se UNIKOMB- i nuk e mbėshtet kėtė marrėveshje pėr arsye politike dhe ushtarake, e tė mos flasim pėr ato ekonomike. Njė delegacion i ardhur nga Holanda, nė pėrbėrjen e tė cilit ishin nga Ministria e Punėve tė Jashtme dhe atasheu ushtarak nė Beograd, ndėrsa nga LBD- ja ishim unė dhe Qosja. Pėrkthyes ishte Ilir Dugolli, tash ambasador nė Bruksel. Ėshtė pyetur Qosja rreth bisedimeve me bazėn elektorale, se ashtu ishte nxjerre koha dyjavore pėr nėnshkrim tė projektmarrėveshjes sė Rambujese, Ai pėrgjigjet: “Ne kemi pranuar pluralizmin politik dhe kjo demokraci te ne nė LBD funksionon mirė. Morina nuk e pranon projektmarrėveshjen, mirėpo ne e pranojmė dhe si shumicė qė jemi pėrgjigja ėshtė pozitive.” Tė interesuar se pse nuk e kishte pranuar UNIKOMB- i kėtė projekt marrėveshje, dhashė pėrgjigjėn: “Nuk e pranojmė nė dy plane, nė atė politik dhe ushtarak. Plani ushtarak na bėnė mė kėmbėngulės pėr tė mos e pranuar.” “Pse?”- Pyet atasheu “UĒK- ja ėshtė krijuar nga populli dhe nuk ka mandat askush ta shuaje atė. Nė projekt marrėveshje ėshtė paraparė njė gjė e tillė, prandaj ne nuk e mbėshtesim atė. Pra kjo nuk ėshtė krijuar nga asnjė parti qė i takon kėtij bashkimi dhe asnjėra nuk ka mandat pėr ta shuar atė!” Ra njė heshtje dhe pastaj ėshtė biseduar pėr gjėra tė njė rėndėsie mė tė vogėl, sa pėr tė mbushur kohėn e paraparė pėr takim. Pas takimit me atė delegacion Qosja shprehu mos kėnaqėsinė e kundėrshtimit tim, por unė nuk ia vara veshin pėr kėtė. Pėr takimin e dytė nė Paris, kanė hyrė “eksperte” e “pėrfaqėsues” tė LBD- sė dhe as qė ėshtė bėrė kėrkesė pėr tė shkuar dikush nga UNIKOMB- i, sepse kishin marrė pėrgjigje tė prerė nga ne. Nė Paris nėnshkruan edhe Veton Surroi, qė dikush ia mundėsoi dhe u prish marrėveshja nė mes LBD- sė dhe tė tjerave. Sidoqoftė, ne patėm njė fat nė fatkeqėsi pėr nėnshkrimin e dhėnė nga pėrfaqėsuesit e delegacionit shqiptar. Kjo marrėveshje nuk u nėnshkrua nga pala serbe, por si pasojė nxori marrėveshjen e Kumanovės, nė tė cilėn arrihet vetėm ndėrprerja e luftės dhe jo mbarimi i luftės. Nė atė marrėveshje nuk bėhet fare fjalė pėr robėrit e luftės, pėr dėmet qė i ka shkaktuar nazifashizmi serb me aleatėt e vet, dėmshpėrblimin qė duhet bėrė dhe kjo marrėveshje nxori edhe Rezolutėn 1244, qė sot na rri si medaljon varur nė qafė. Mu pėr kėtė edhe janė bėrė kalkulime tė tmerrshme rreth Kosovės e pėr shqiptarėt. Qeveria e Kosovės duhet t’i ndal kalkulimet e mėtejme nė dialog me Serbinė dhe tė mos hyj nė lojėra edhe mė tė pista, se ato qė kanė ndodhur. Fusnotat janė rrjedhojė e strategjisė sė Serbisė e cila ka mbėshtetje tė Evropianėt dhe kjo u pa edhe nė takimin e pėrfaqėsuesve tė NATO- sė, ku u theksua nga kryesuesi se do tė ketė edhe biseda politike pėr veriun e Kosovės, pėr tė cilėn pėrgjegjėsinė qė nga krijimi i acarimit tė situatės nė veri, kėtė e kam thėnė edhe mė herėt, e mban Bajram Rexhepi. Shqiptarėt dhe bashkėsia ndėrkombėtare duhet menjėherė tė kėrkojnė shfuqizimin e Kushtetutės sė Serbisė dhe tė tėrhiqet ēėshtja e Kosovės nga ajo, tė kundėrtėn tė ndėrpriten tė gjitha takimet dhe Evropianėt duhet t’i pėrmbahen marrėveshjes sė Helsinkut, pa u zgjidh ēėshtja e shqiptarėve Serbisė nuk duhet lejuar as fillimi i bisedimeve pėr t’iu bashkėngjitė kėsaj bashkėsie. Gabimin e parė Evropianėt e kanė bėrė me pranimin e Greqisė, madje edhe me tė drejtė vetoje, sepse sot e asaj dite ka nė fuqi Ligjin mbi luftėn me Shqipėrinė. Mos tė pėrsėritet ky gabim dhe pėr kėtė edhe diplomacia e Shqipėrisė londineze duhet tė ngre zėrin fuqishėm pėr tė pastruar punėt me serbėt e grekėt, sepse qė tė dyja kanė tė pushtuara toka shqiptare, madje edhe bėjnė krime e gjenocid mbi shqiptarėt, kėtė e bėjnė sepse po i shohin shqiptarėt vetėn nė mbrojtje tė asaj qė mund tė mbrohet ku janė me shumicė mbi absolute.

    Afrim Morina, Prishtinė, 06. 02. 2012(kosovapress)

    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  15. #95
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Tezat themelore tė filozofisė politike tė Ukshin Hotit - Glauk Konjufca

    Kush ėshtė Ukshin Hoti?

    Ai e do kombin e vet dhe rritet me tė. Ėshtė atdhetar.
    Fiton dije dhe e ndan atė me popullin e vet. Ėshtė profesor.
    Bashkė me fshatarėt e tij e ēan kordonin e policisė. Ėshtė protestues.
    Reagon, e mbron tė drejtėn e popullit dhe e kritikon sistemin. Ėshtė intelektual.
    Udhėheq marrėdhėniet e jashtme tė Kosovės. Ėshtė diplomat.
    Artikulon koncept politik, ndėrton platformė dhe udhėheq parti politike. Ėshtė politikan.
    Mban mbi supet e tij tė gjitha padrejtėsitė e sistemit dhe nuk dorėzohet. Ėshtė disident.
    Ngrihet profesionalisht dhe specializon nė Harvard. Ėshtė shkencėtar.
    Kyēet nė sistem dhe mundohet t’i ndihmojė popullit tė vet. Ėshtė funksionar.
    Mban tubime, fjalime nėpėr varrime dėshmorėsh, i drejtohet popullit. Ėshtė tribun.
    E sheh se populli nuk po pėrparon dhe jep dorėheqje nga sistemi. Ėshtė ndėrgjegje.
    Mendon, vepron pėr kombin dhe arrestohet. Ėshtė i burgosur politik.
    Qan pėr fėmijėt e vet. Ėshtė prind.
    E jep jetėn pėr Kosovėn. Ėshtė dėshmor.

    Tezat
    Unė filozofinė politike tė Ukshin Hotit po e shtroj nė formė tezash. Lirisht do tė mund tė ndodhte edhe nė formė aksiomash. Sepse Ukshin Hoti ka qenė ithtar i shkencėzimit tė politikės. Njė politikė joshkencore, nuk ėshtė politikė. Madje, mė saktė, ai ka qenė pėr matematizimin e saj. Ashtu qė politika si konceptualizim tė mund ta arrijė rigorozitetin dhe ekzaktėsinė e vet matematikore.

    Teza 1: Politika si angazhim
    Angazhimi politik autentik nuk ėshtė pėrllogaritje dhe pėrshtatje. Ai ėshtė pozicionim konceptual dhe mishėrim personal. Angazhimi politik nuk ėshtė mbi tė gjitha analizė dhe parashikim, por kthjelltėsi dhe vullnet. Pėrfshirja tėrėsore nuk e pėrjashton analizėn dhe parashikimin, por kėto nuk mund tė jenė pikėnisje. Pikėnisje ėshtė vullneti pėr ndryshimin e rrethanave. Nė momentin qė pa vullnet nisesh vetėm nga rrethanat, do tė mbetesh pėrbrenda rrethanave. Por nė ēastin qė nisesh nga vullneti, vetė rrethanat do tė ndryshojnė kuptim.

    “Njė popull, ose e dėshiron realizimin e njė qėllimi politik, dhe pėr tė ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė, ose nuk e dėshiron. Qėllimi politik i popullit shqiptar nuk mund tė jetė tjetėr pos bashkimit tė tij njė shtet tė vetėm shqiptar.”

    “Partitė politike nė Kosovė i artikuluan qėllimet politike kryesisht pėrmes shprehjeve nė kondicional: "nė qoftė se", "nėse" dhe "po qe se …atėherė".
    Nė qoftė se, p.sh., do tė ruhet integriteti territorial i Jugosllavisė, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė tė barabartė sovrane nė Jugosllavi; nė qoftė se do tė lejohet prishja e kufijve tė brendshėm, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė shqiptare nė Jugosllavi, e nėse nuk do tė ketė Jugosllavi atėherė do tė ketė Shqipėri edhe pėr shqiptarėt nė Kosovė! Fort bukur! Mirėpo, pėr cilin opcion duhet tė luftohet?”


    Teza 2: Liri a Jetė?
    Raporti themelor politik nuk ėshtė Liri a Vdekje. Marrėdhėnia kryesore ėshtė Liri a Jetė. Zgjidhja njerėzore e kėsaj marrėdhėnieje ėshtė dinjiteti: vendosja e Lirisė para Jetės. Jeta e lirė ėshtė e vetmja jetė e dinjitetshme dhe e denjė pėr t’u jetuar.

    "Jeta kalon nė negacion dhe nė dhembjen e vet..., - do tė thoshte Hegeli, - dhe vetėm nė saje tė zhdukjes sė kundėrshtive dhe tė kundėrthėnieve ėshtė pėr vete afirmative. Natyrisht, nėse ajo ngec nė vetė kundėrthėnien, pa e zgjidhur dot atė, atėherė pėr shkak tė kėsaj kundėrthėnieje ajo rrėnohet" (G.W.F. Hegel, Estetika I, Beograd, 1975, f. 98). Mirėpo ne nuk do tė pajtohemi me kėtė natyrisht dhe nuk mund t'a lejojmė rrėnimin e jetės. Pėrmes ligjėrimit nga Sociologjia Politike do tė luftohet pėr zgjidhjen e kundėrthėnieve dhe tė kundėrshtive. Nuk ekziston asnjė arsye me peshė qė tė mos fitohet kjo luftė. Ndoshta do tė humbet ndonjė betejė, por lufta doemos do tė fitohet, sepse kurrnjėherė nuk do tė pajtohemi me rrėnimin e jetės, bile edhe nė qoftė se do tė jemi tė detyruar qė t'a humbim atė.”

    “Besatohuni me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se nuk do tė qėndroni tė qetė derisa nuk do ta arrini lirinė, dhe se do ta jepni edhe jetėn duke e kėrkuar lirinė. Ai qė e humb jetėn e tij do ta fitojė atė, ndėrsa ai qė kėrkon shpėtimin e jetės, do ta humbė atė. Liria nuk ėshtė pėr qyqarėt dhe as pėr frikacakėt”. (Ganddhi, My Nonviolence)


    Teza 3: Ekzistenca
    Pa ekzistencė nuk mund tė prodhohet ajo qė e tejkalon ekzistencėn, por projekti politik si i tillė nuk mund tė reduktohet nė horizontin e ekzistencės. Kėtu ekzistenca na del si substrati minimal i projektimit tė zhvillimit dhe kultivimit tė vlerave tjera sublime:

    “Interesi i ekzistencės p.sh., mund tė duket qėllim nė vete, ndonėse nė thelb ēėshtja ėshtė e diskutueshme: asnjė gjallesė dhe asnjė entitet nuk lind vetėm pėr tė ekzistuar. Ekzistimi vetėm pėr vete nuk ka ndonjė kuptim. Ekzistenca si gjendje e dhėnė mund tė ketė kuptim vetėm si gjendje-pritjeje, potencial vetėkrijimi dhe krijimi. Mirėpo edhe nė kėtė shkallė duhet bėrė pėrpjekje pėr tė ekzistuar pa frikėn se ndokush mund ta cėnojė ekzistencėn time. Me fjalė tė tjera, duhet forcuar pėr t'u bėrė sa mė pak i lėndueshėm, sa mė pak i cenueshėm dhe sa mė imun ndaj goditjeve tė jashtme. Pasi qė tė jenė siguruar kėto dy gjėra (ekzistenca dhe rezistenca), mund tė luftohet pėr vlerat tjera, tė cilat mund tė jenė kompetitive ose absolute, tė qarta ose difuze, statike ose dinamike etj.”

    Teza 4: Individi dhe bashkėsia
    Angazhimi politik individual ėshtė funksional. Individi nuk ėshtė qėllim nė vetvete. Por e vetmja mėnyrė qė individi tė mund tė ekzistojė si qenie e lirė politike, ėshtė vėnia e tij nė funksion tė lirisė dhe interesit tė bashkėsisė. Ky nuk ėshtė vetėmohim. Ky ėshtė i vetmi vetafirmim. E vetmja mėnyrė pėr tė qenė i vetes ėshtė tė jesh i tė gjithėve.

    Teza 5: Akti dhe vazhda
    Pėrpjekja, rezistenca dhe ēlirimi nuk janė akt, por vazhdė. Arritjet e ardhshme nuk mund tė ndėrtohen veēse mbi arritjet e shkuara. ““Ato tė vėrteta qė ngrihen mbi mohimin e gjithēkafes edhe vetė do t’i mohojė e ardhmja” – shkruan Ukshin Hoti te Filozofia Politike. Shndėrrimet e mėdha vijnė nga puna e durueshme, jo nga shpėrthimet e vrullshme. Shpėrthimi ėshtė ana sipėrfaqėsore e ndryshimit. Thelbi i ndryshimeve rrėnjėsore ėshtė sistematiciteti. Ukshin Hoti pėlqen ta thotė kėshtu: “ta ndėrtosh kullėn e Eifelit me fije shkrepėse”.

    Teza 6: Liria dhe zhvillimi
    Koncepti politik ka vetėm njė qėllim – lirinė e kombit. Liria e kombit ėshtė parakusht pėr zhvillim. Liria ėshtė mundėsi pėr ekzistencė, por ky nuk ėshtė thelbi i Lirisė. Liria, mbi tė gjitha, ėshtė liri pėr Zhvillim. Liria nuk ėshtė ruajtje e jetės, konservim i saj. Liria ėshtė shpėrthim i jetės. Liria ėshtė maksimalizim i mundėsive tė kombit. Ukshin Hoti thoshte – “ēlirim i kreativitetit”.

    Teza 7: Ideologjia dhe interesi
    Nuk ka ideologji: ka vetėm interesa (kombėtare, shtetėrore, ekonomike, kulturore etj). Ideologjia ėshtė mjet pėr kėto interesa. Komunizmi u pėrvetėsua nga rusėt, sepse ata kėshtu mobilizuan forca tė mėdha shoqėrore, prej tė cilės Rusia, apo ky “fshat nuklear”, siē i pėlqen Hotit ta quajė, duke bėrė analogji mes raportit tė fuqisė dhe zhvillimit, doli si superfuqi globale pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė fund Rusia e zhveshi petkun ideologjik, por substancėn e interesave dhe fuqisė e ruajti. Kjo prirje e Rusisė u vėrejt qė nė kohėn e Leninit me Paqen e Brest-Litovskit.

    Teza 8: Sovraniteti normativ
    “Sovraniteti i shtetit nuk ėshtė absolut”, shkruan ai te filozofia e tij politike. Prandaj kėrkesa pėr sovranitet nuk ėshtė synim pėr shmangie, por pėr hyrje nė rendin ndėrkombėtar, respektimi i rregullave tė tij. Kjo do tė thotė hyrje nė gjirin e kombeve tė barabarta, tė cilat i nėnshtrohen tė drejtės ndėrkombėtare. Kjo ėshtė kėrkesė pėr barazi dhe afirmim, jo pėr izolim dhe sundim. Sovraniteti ėshtė e kundėrta e ekskluzivitetit. Sovraniteti ėshtė normativitet universal.

    Teza 9: Organizimi
    Organizimi politik ėshtė domosdoshmėria e potencialitetit qė bėhet aktualitet. Potencialiteti ėshtė tėrėsia e mundėsive intelektuale, fizike, natyrore, politike, ekonomike, kulturore tė njė kombi. Zhvillimi i kombit do tė thotė aktualizimi i kėtyre mundėsive, kthimi i tyre nė efektivitet konkret si zhvillim e mirėqenie. Organizimi politik ekziston si raport mes potencialitetit dhe aktualitetit kombėtar. Pushteti politik nuk ėshtė mjet. Nė ēastin qė ai bėhet qėllim, ky ėshtė shtrembėrim i padrejtė i pushtetit:

    “sa i pėrket mundėsive pėr realizimin e qėllimit (aspiratės) sė natyrshme tė popullit shqiptar, ato varen nga resurset e brendshme dhe nga rrethanat e jashtme, por varen edhe nga vlerėsimi i drejtė, objektiv dhe analitik qė kėtyre dy komponentave tė njė tėrėsie (tė brendshme dhe tė jashtme) ua bėn faktori i organizuar politik. Zatėn, kjo ėshtė detyra qenėsore, por edhe kuptimi i ekzistimit tė faktorit tė organizuar politik tė ēdo vendi. Lufta pėr marrjen e pushtetit politik ėshtė vetėm nusprodukt i kėtij roli, sepse pushteti politik nuk mund tė jetė nė funksion tė vetes (pėrveē kur deformohet nė tėrėsi), por tė ndonjė qėllimi tjetėr mė fundamental. Detyrė tjetėr me rėndėsi pėr faktorin e organizuar politik ėshtė gjetja e rrugėve mė tė mira dhe mė tė shkurtra pėr realizimin e qėllimeve politike qė janė tė zbatueshme, tė mundshme pėr pėrdorim me humbje sa mė tė vogla, sa mė tė lehta dhe sa mė tė parėndėsishme.”

    Teza 10: Populli dhe politika zyrtare
    Populli shqiptar nė Kosovė gjithnjė ka qenė pėrpara politikės zyrtare. Kėrkesat e ndrydhura tė popullit nga politika zyrtare, tė cilat populli i ka shprehur me demonstrate, kanė qenė interest e vėrteta tė popullit tė Kosovės. Mė 1968, 1981, 1989-90, 1997-98, por mund tė thuhet edhe mė 2007 me Planin e Ahtisaarit, populli gjithnjė ka qenė mė lart se politika zyrtare.

    Teza 11: Shqiptarėt dhe serbėt
    Serbėt kanė ndėrtuar me shqiptarėt marrėdhėnie tė shtrembėruara ēnjerėzore pėr shkak tė sundimit dhe shtypjes. Politika serbe udhėhiqet nga miti nė funksion tė hegjemonisė. Kurse politika kulturore serbe ndaj shqiptarėve ėshtė ajo e pėrvetėsimit.

    Hoti pėr serbėt shkruan: “ata, nė tė vėrtet, dėshironin tė visheshin me historinė e shqiptarėve. Pėr mė tepėr dėshironin tė ishin shqiptarė, ta merrnin identitetin e tyre, por gjithnjė duke folur serbisht”.

    “shqiptarėve pėrpiqen t’ua mohojnė historinė e tyre, dhe pastaj pikėrisht atė qė ua mohojnė, si p.sh trashėgiminė dhe prejardhjen ilire, dėshirojnė t’ua pėrvetėsojnė”.


    Hoti thotė se nuk kishte takuar amerikanė tė cilėt pretendonin prejardhje indiane! Apo indianė qė pretendonin rrėnjė anglosaksone. Nė anėn tjetėr, po ashtu, kolonializmi i vendeve tė zhvilluara perėndimore, qė ua kishte marrė kolonive veprat e trashėgimisė sė tyre tė lashtė, nuk pretendon se janė tė tijat si trashėgimi shpirtėrore. Kurse politika serbe ėshtė e obsesionuar pas pėrvetėsimit shpirtėror.

    Shqiptarėt si komb, fizikisht, intelektualisht, kulturalisht, politikisht, demografikisht dhe nė ēdo aspekt tjetėr nuk janė inferiorė nė krahasim me serbėt. “Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t'u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre.” Ukshini thotė po ashtu se:

    “Hapėsira gjeografike tė dy palėve u dikton raporte miqėsie, por miqėsia nuk qėndron nė qoftė se nuk mbėshtetet nė barazinė e plotė dhe nė respektimin e sė drejtės tė secilit pėr t'u zhvilluar nė pajtim me mundėsitė e lira nė bashkėsinė mė tė gjėrė. Pėr kėtė shkak, kėrkesa pėr t'u konstituar nė Republikė historikisht do tė thotė vėnie e raporteve kualitativisht tė reja, evitim i ndikimeve negative tė huaja dhe shpėrthim i energjisė sė re kreative pėr tė dy popujt”.

    “Duke e njohur edhe de jure Republikėn e Kosovės, serbėt nuk bėhen popull mė i vogėl dhe as shqiptarėt popull mė i madh. Nė kėtė mėnyrė ata do tė bėheshin tė tillė ēfarė janė nė tė vėrtetė.”


    Teza 12: Bashkimi kombėtar si e drejtė
    Bashkimi kombėtar kurrė nuk duhet tė vullnetohet dhe argumentohet si ēėshtje force dhe muskujsh, por gjithmonė si e drejtė. Bashkimi kombėtar nuk ėshtė njė “kundėr”, por gjithnjė “pėr tė mirėn e”. Madje edhe gjermanėt kur u bashkuan, thotė ai, nuk rrahnin gjoks, por e argumentonin bashkimin e tyre nė funksion tė forcimit tė Evropės. Bashkimi shqiptar nuk duhet tė bėhet pėr inat tė tė askujt, por pėr shkak tė sė drejtės sė shqiptarėve. Neve nuk na konvenon xhungla. Neve na duhet paqja dhe Evropa. Ēėshtja shqiptare nuk duhet tė kuptohet si qėllim i maksimalizimit tė fuqisė dhe si projekt i mundėsisė pėr t’u pėrballur me tė tjerėt nė njė kuadėr pa arbitėr, nė kuadrin e xhunglės. Njė vision i tillė politk, jo vetėm ėshtė papjekuri, por me pasoja fatale pėr kombin shqiptar. Kėshtu veten nuk e shihnin as gjermanėt, kur donin tė bashkoheshin nė fillim tė viteve ’90, edhe pse janė kombi nė i fuqishėm evropian dhe ndėr mė tė zhvilluarit nė botė.

    “Ēdo analizė, nga ēfarėdo aspekti, nė instancėn e fundit, nuk mund tė mos e reduktojė ēėshtjen shqiptare nė nevojėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm shqiptar. Dhe ēdo analizė, nga ēfarėdo aspekti, nė instancėn e fundit, nuk mund tė mos e reduktojė problemin shqiptar nė nevojėn pėr barazimin e shqiptarėve me popujt tjerė nė ēdo aspekt, por mbi tė gjitha nė aspektin e zhvillimit.”.

    Kurse nė gjyq ai tha:
    “Populli shqiptar duhet bashkuar. Kėtė e dijnė tė gjithė dhe askush mė nuk e konteston. Ai duhet tė bashkohet pėr shkak se ėshtė i njėsuar nė planin shpirtėror: e ka njė gjuhė, njė kulturė dhe njė histori. Pėr shkak se ėshtė njė popull i vjetėr evropian i Ballkanit, i cili qė heret e ka demonstruar pjekurinė e vet shtetformuese; pėr shkak se gjithashtu qė herėt e ka arritur nivelin e duhur tė vetėdijes politike pėr veten, pėr vendin dhe pėr interesat e veta nė regjion, dhe pėr shkak se e ka dėshmuar nė mėnyrė tė lavdishme dobishmėrinė e vet nė tė gjitha planet e bashkėsisė evropiane tė popujve. Ai duhet tė bashkohet edhe pėr shkak se e drejta pėr vetėvendosje ėshtė njėra ndėr arritjet qenėsore tė qytetėrimit evropian, e drejtė tė cilėn vetė ajo e ka proklamuar dhe e cila mė asnjė populli nė Evropė nuk mund t'i refuzohet a t'i mohohet. Popullit shqiptar i duhet njė gjė e tillė qė tė mund tė zhvillohet vetė mė tej pėr ta arritur nivelin e pėrgjithshėm tė kėsaj bashkėsie.”

    Me ēėshtjen shqiptare zgjidhja e drejtė ėshtė e lehtė konceptualisht: shqiptarėve vetėm duhet t’u kthehet ajo qė u ėshtė marrė. “Shqipėria ėshtė vendi i vetėm nė Evropė qė kufizohet pothuajse nga tė gjitha anėt me vetveten” – prandaj duke u bashkuar ajo bėhet vetvetja dhe nuk i hyn kujt nė hak.

    Teza 13: Bashkimi Evropian dhe Bashkimi kombėtar
    Bashkimi kombėtar duhet tė jetė hapi i parė drejt BE-sė. Pa shqiptarėt e bashkuar nuk mund tė ketė Evropė tė bashkuar. Bashkimi kombėtar shqiptar i ndihmon bashkimit evropian. Kjo tezė e Ukshin Hotit ėshtė aktuale sidomos sot kurpolitika zyrtare shqiptare nė Shqipėri e Kosovė e kanė pėrmbysur kėtė tezė. Teza e tyre ėshtė: BE-ja si kompensim pėr mosbashkimin kombėtar. Do tė bashkohemi nė BE – thonė ata. Kurse Ukshin Hoti thotė, BE-ja bashkohet nė bashkimin tonė. Bashkimi i shqiptarėve ėshtė i rėndėsishėm po sikur ai i gjermanėve. Nėse nuk hyjnė mė BE si shtet me dinjitet, do tė mund tė hyjmė vetėm si refugjatė.

    Teza 14: ‘Shteti-nukleus’
    Tė gjitha pjesėt e kombit tė ndarė duhet tė synojnė drejt bashkimit. Por pjesa kryesore e cila duhet t’i prijė politikisht kėtij procesi ėshtė ajo Republika e Shqipėrisė dhe Tirana, ajo qė tė biseda me Ismail Kadarenė, Ukshin Hoti e quan “shteti-nukleus”. Po them politikisht, sepse dihet qė ushtarakisht Ukshin Hoti ishte pėrfshirjes sė drejtpėrdrejtė tė Shqipėrisė nė luftėn e Kosovės. Njė pėrfshirje e tillė do ta hapte njė luftė totale ballkanike nė tė cilėn domosdo do tė pėrfshiheshin edhe Greqia e Bullgaria, dhe prej tė cilės shqiptarėt do tė dilnin vetėm tė humbur. Mospėrfshirja e drejtpėrdrejtė ushtarake e Shqipėrisė ishte ēėshtje taktike. Po ashtu, Kosova ėshtė jo qė duhet t’i bashkohet Shqipėrisė dhe jo e kundėrta: “pėrkrahja eventuale e shqiptarėve nė Jugosllavi qė ta bashkojnė Shqipėrinė, dhe jo tė bashkohen me Shqipėrinė, objektivisht do tė thotė bashkim via-Beograd.”

    Teza 15: Strategjia dhe Republika
    Kur vullneti piqet dhe gatishmėria ėshtė aty, thelbi i qėllimi politik bėhet strategji dhe taktikė. Strategjia ėshtė simptoma e pamundėsisė sė drejtpėrdrejtshmėrisė sė qėllimit. Siē ka thėnė Hegeli, e vėrteta e drejtpėrdrejtė, nuk ėshtė e vėrtetė. Drejtpėrdrejtshmėria ėshtė romantizėm naiv joproduktiv. Strategjia ėshtė ndėrmjetėsim. P.sh Republika. “Problemi i ēėshtjes shqiptare nuk qėndron te bashkimi, por te rrugėt pėr realizimin e kėtij qėllimi” – shkruan Hoti te Filozofia Politike. Strategjia nuk ėshtė formale dhe dytėsore. Ajo ėshtė esenciale. Ndėrmjetėsimi ėshtė zgjidhje kalimtare nė funksion tė qėllimit pėrfundimtar. Qėllimi pėrfundimtar ėshtė bashkimi kombėtar. Republika duhet tė jetė nė funksion tė kombit. Prandaj Republika ėshtė ndėrmjetėsi i zhdukshėm (vanishing mediator). (Sot, ta zėmė, cili do tė ishte thelbi strategjik i bashkimit kombėtar? Bashkimi kombėtar fillon me bashkimin e Kosovės.). Republika si transicion buron nga parcialiteti i saj si zgjidhje. Kosova Republikė ėshtė zgjidhje e pjesshme. Zgjidhja e pjesshme nuk mund tė jetė zgjidhje e pėrhershme.

    Teza 16: Barazia dhe pavarėsia
    Politika synon barazinė. E barazia ėshė strukturale nė thelb. Kjo ėshtė arsyeja pse Ukshin Hoti ishte pėr Republikė pėrbrenda ish Jugosllavisė. Me kutin e naivitetit nacionalromantik apo etnocentrik kjo mund tė duket njė kėrkesė antikombėtare. Por, besoni, kjo ėshtė kėrkesa mė radikale e mundshme. Bile, unė do tė rrezikoj tė them se kjo kėrkesė ėshtė mė radikale dhe mė kombėtare se bashkimi kombėtar. Shtrohet pyetja pėrse? Mendoj kėshtu sepse vetė ish Jugosllavia si e tillė ka mundur tė ekzistonte vetės si ngrehinė asimetrike nė kurriz tė shqiptarėve. Themelet e saj tė padrejta ishin tė qėndrueshme pėr gjysmė shekulli vetėm sepse ngriheshin mbi pabarazinė e shqiptarėve, kombi i tretė me madhėsi brenda kėsaj krijese monstruoze. Prandaj, ta kėrkosh barazinė e shqiptarėve me serbėt pėrbrenda kėsaj ngrehine asimtrike, do tė thotė t’ia sulmosh asaj themelet mbi tė cilat ajo qėndronte. Kjo ėshtė arsyeja pse unė nuk mendoj se Ukshin Hoti kėrkonte Kosovėn e barabartė brenda ish Jugosllavisė vetėm pėr shkaqe strategjike si pamundėsi e daljes prej saj pėr shkak tė pozitės globale gjeopolitike qė lozte integriteti i saj territorial pėrbrenda Luftės sė Ftoftė. Ai kėtė po e bėntė pėr arsye shumė mė substanciale. Dhe ka pasė tė drejtė. Kėrkesa e tij ka prekur nervin triadik tė problemit: themelet e padrejta jugosllave, shovinizmin dhe hegjemonizmin serb si dhe iluzionin e barazisė federative. Historia i ka dhėnė tė drejtė Ukshin Hotit. Serbia na tregoi qė mė parė pajtohet me zhdukjen e popullit shqiptar tė Kosovės apo humbjen territoriale tė Kosovės sesa me barazinė e saj. Ky sindrom jugosllavist i Serbisė po vazhdon ende. P.sh. foosenota 1244. Serbia na pranon si palė. Ajo na pranon edhe si tė pavarur. Por nuk na pranon sit ė barabartė. Nuk na e njeh dinjitetin. Ky ėshtė manifestim i largėt i politikės sė Gjorgjeviqit pėr shqiptarėt jonjerėz, pėr shqiptarėt me status mė tė ulėt ontologjik, pėr shqiptarėt me bisht. Hoti synonte mposhtjen e kėsaj politike serbe me barazi brenda federatės. Dhe ishte i bindur qė pa u thyer nė kėtė pike politika serbe, nuk mund tė ketė paqe tė qėndrueshme nė Ballkan.

    Teza 17: Instrumentalizimi
    Paqja mes shqiptarėve dhe serbėve mund tė vijė natyrshėm vetėm atėherė kur hiqet dorė nga marrėdhėniet intrumentale nė funksion tė ruajtjes sė statusit hegjemon, p.sh. siē e ofron veten populli serb nė raport me interesat ruse.

    Teza 18: Tri parimet e politikės sė drejtė
    “Ekziston vetėm njė interes i denjė pėr njeriun, interesi i jetės me dinjitet njerėzor. Mendja do tė duhej t'i njerėzojė interesat nė mėnyrė qė realizimi i tyre konkret:

    - Mos t’i shndėrrojė njerėzit nė bisha
    - Popujt nė kope ujqish
    - Kombet nė pėrbindėsha ēeliku, baroti e plumbi”.


    Teza 19: Bashkėsia ndėrkombėtare
    “Ajo nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve rendom i ndjek interesat vetjake, ndėrsa interesat e palėve tė interesuara i merr parasysh vetėm nė masėn nė tė cilėn ato palė janė tė zonjat vetė qė t'i mbrojnė e t'i sigurojnė.”

    “Nė natyrėn e shqiptarėve ka qenė gjithmonė nderimi i miqve, por para sė gjithash nderimi i vetvetes.”

    “Historia e ka konfirmuar nė mėnyrė decidive se shkelja e kėsaj tė drejte tė popullit shqiptar dhe sakrifikimi i tij pėr hir tė paqes sė pėrgjithshme, nuk e shpėtoi ndonjėherė Evropėn nga luftėrat e mėdha apo tė vogla, apo nga ato me karakter lokal.”


    Teza 20: Demokracia autentike
    Demokracia ėshtė e kundėrta e importit dhe eksportit. Thelbi i saj ėshtė autenticiteti. Hoti shkruan: “Kosova nuk mund tė arrijė nė Evropė pa njė demokraci autentike, tė vetėlindur prej saj.” – Pra, me njė demoraci tė imponuar ne do tė mbesim jashtė Evropės. Kosovės edhe sot e kėsaj dite bashkėsia ndėrkombėtare i qaset nėpėrmjet demokracive tė eksportuara, qė nė tė vėrtet janė mohim i demokracisė. Demokraci e vėrtetė dhe pėr popullin ėshtė vetėm ajo qė lind nga populli dhe qė si e tillė arrin t’i shkrijė vlerat e tij kombėtare, kulturore, shpirtėrore etj. Kjo ėshtė e kundėrta e demokracisė sė BE-sė si EULEX. Nė anėn tjetėr, Hoti thotė se demokracia “kuptohet si formė e rregullimit shoqėror pėr tė ndihmuar procesin e pėrsosjes sė njeriut, tė raporteve shoqėrore, tė shoqėrisė dhe tė njerėzimit. Ajo nuk kuptohet si kallėp i dhėnė statik pėr statizimin dhe pėrjetėsimin e atare raporteve.” Kjo ėshtė e kundėrta e demokracisė sė Kushtetutės aktuale tė Kosovės e cila konservon raporte tė padrejta dhe nuk lė hapėsirė pėr pėrmirėsimin dhe avancimin e tyre.

    Teza 21: 1981
    Mė 1981 Ukshin Hoti thotė se quantiteti u shndėrrua nė kualitet tė pėrcaktuar. Rinia progresive e dalė nga gjiri i popullit tė shtypur e ēmaskoi iluzionin e rrejshėm tė autonomisė si zhvillim. Ne kishim marrė autonomi, por nuk kishim marrė substancė. Substanca ėshtė zhvillimi. Ne kishim marrė autonomi, por hendeku zhvillimor i Kosovės nė raport me tė tjerėt ishte rritur (p.sh. me Sllovenin mė 1948 1:3, kurse nė vitet ’80 1:7). Parimi leninist i subordinimit tė provincave mė pak tė zhvilluara ndaj atyre mė tė zhvilluara fshihte tendencėn koloniale tė rritjes sė diferencave. Ukshin Hoti thoshte se populli shqiptar po e kundėrshtonte kėtė politikė tė padrejtė po sikur Solidarnosti polak ishte ngritur kundėr teorisė breznjeviane tė sovranitetit tė kufizuar tė periferisė. Viti 1981 ishte: duam substancė, jo vetėm formė. Sot do tė mund tė thuhej duam sovranitet i cili pėrkthehet nė zhvillim, jo pavarėsi si formė e cila na lė pa pasuri. Barazia ėshtė emri politik i drejtėsisė, kurse zhvillimi emri ekonomik i saj.

    Teza 22: Politika si dashuri dhe humanizėm
    Politika nuk ėshtė urrejtje. Ajo ėshtė dashuri. Politika nuk ėshtė hakmarrje. Ajo ėshtė humanizėm. Duke qenė sundues serbėt, janė tė robėruar jo vetėm shqiptarėt, por mbi tė gjitha vetė serbėt. Ukshin Hoti shkruan: “Ngecja relative nė zhvillimin e secilit veē e veē dhe e tė gjithėve sė bashku paraqet dėshminė mė evidente se asnjė popull nuk mund tė zhvillohet i lirė mbi supet e tjetrit.” Armiqtė mė tė mėdhenj tė shtetndėrtimit janė nihilizmi dhe revanshizmi. Nuk ka asgjė qė fillon nga hiēi, por mbi arritjet. Nuk bėn asgjė tė bėhet nė emėr tė urrejtjes sepse, siē thoshte Gandi ‘sy pėr sy dhe bota verbėrohet krejtėsisht’.

    Teza 23: Lufta
    Ukshin Hoti ishte kundėr luftės si zgjidhje. Por ai paralajmėroi se nėse nuk ndryshohet kursi aktual i politikės serbe. Lufta bėhet e pashmangshme.

    “Njė popull qė nuk i frikėsohet luftės mund tė jetė vetėm i marrė, por frika e luftės kurrnjėherė, asnjė popull, nuk e ka penguar tė luftojė pėr idealet e veta. I takon virtytit tė menēurisė sė njė populli pėrpjekja qė idealet e veta t'i sendėrtojė pa gjakderdhje. Do tė duhej tė ishte nė natyrėn e idealit tė sendėrtohej pa gjakderdhje.”

    “Nė qoftė se ato do tė kundėrshtohen nga politika serbe, atėherė teorikisht, shanset pėr konfrontimin e drejtpėrdrejtė tė kėtyre dy realiteteve politiko-ideore janė bukur tė mėdha, me shpresa pėrafėrsisht tė barabarta nė fitore, gjė qė pėrsėri nuk do tė ishte kurrfarė fitore reale dhe nė planin afatgjatė - stabile, sepse humbja e cilitdo prej tyre do t'i hapte rrugė destabilitetit politik tė mbarsur edhe me revanshizėm. Pėr kėtė shkak, lufta nuk ėshtė as alternativė reale pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės, dhe as nė frymėn e proceseve integruese nė Evropė. Megjithatė lufta mund tė shpėrthejė nė qoftė se edhe mė tutje do tė lejohet thellimi i trendeve tė tanishme tė situatės politike lidhur me jetėsimin e Republikės sė Kosovės dhe me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi.”


    Por kur lufta bėhet e pashmangshme dhe e imponuar, nuk tė mbetet pėrveēse tė bėhesh ushtar. Kur erdhi ky moment, Ukshin Hoti e kėrkoi armatėn e Republikės sė Kosovės.

    Teza 24: Feja
    Feja ėshtė komponėntė fundamentale e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Gjatė studimeve nė Harvard ai konkludon se nė aspektin e intervencionizmit tė superfuqive, feja luan rol rreth 60%. Por Ukshin Hoti ėshtė kundėr prapakthimit shpirtėror pėr hir tė kontekstit gjeopolitik. Shqiptarėt janė me shumicė muslimanė dhe nuk kanė pse e fshehin kėtė identitet. Por ai mbron fuqishėm idenė se shqiptarizmi si substrat identitar nuk mund dhe nuk duhet tė konceptohet si shtojcė e Islamit. Por Islami duhet tė shėrbejė si shtojcė e identitetit tonė kombėtar. Pra njė islamizėm i gėrshetuar dhe i shartuar me kulturėn, doket e zakonet si dhe etnopsikologjinė tonė. Megjithatė ai na paralajmėroi se ē’do tė ndodhte nga aspekti i komponentės fetare nė ish Jugosllavi:

    “Shpėrbėrja eventuale e Jugosllavisė, - rezonon politika e tyre, - do t'a reduktonte Serbinė nė kufijtė e tanishėm tė asaj qė quhet Serbi e ngushtė, kurse njė pjesė e mirė e popullatės serbe do tė mbetej jashtė Serbisė dhe do ta fitonte statusin e pakicės kombėtare. Si komb i krishterė, ngadhėnjimtar i Luftės sė Dytė Botėrore, me shpėrbėrjen e Jugosllavisė do tė ndjehej i dėmtuar dhe kompensimin pėr kėtė dėmtim doemos do ta kėrkonte te popullata jo e krishterė, tek myslimanėt dhe shqiptarėt.”

    “Populli shqiptar pikėrisht pėr shkak se i kishte pasur tri fe, kishte qenė origjinal dhe unik nė Evropė, nė ndėrtimin e asaj qė Hegeli do ta quante "Volks geist" dhe se kjo "Volks geist" e shqiptarėve, me shekuj i kishte pėrbuzur tentativat qė ta coptonin nė baza religjioze.”


    Multikonfesionalitetin e shqiptarėve Ukshin Hoti nuk e sheh si dobėsi, por si pėrparėsi. Pikėrish shumėsia e feve tregon se sa i fuqishėm ėshtė identiteti kombėtar i cili, duke u ngritur pėrmbi fetė e ndryshme, ėshtė vendimtar pėr kombin shqiptar.

    Hoti thotė se ShBA-tė mund ta shndėrrojnė Turqinė nė tutor tė territoreve ballkanike ku banojnė muslimanėt, dhe paralajmėron se po qe se Kosova i falet Azisė, atėherė mund tė ndodh ‘libanizimi i trojeve shqiptare’.

    Teza 25: Pakicat

    ShBA-tė dėshirojnė qė shtetet tjera tė ndėrtohen sipas ‘shėmbėlltyrės sė vet’. Prandaj ata nuk i shohin me sy tė mirė shtetet-kombe nė kuptimin e etnisė, por shtetet multietnike. Gjithsesi, shteti i ardhshėm shqiptar nuk ėshtw pastėrtisht etnik. Ai do ta pėrmbajė edhe shumėllojshmėrinė etnike tė pakicave qė do tė jetojnė nė tė. “Sundimi i shumicės, nė mungesė tė tė drejtave tė garantuara tė pakicės, ėshtė reēetė pėr katastrofė.”

    Teza 26: Matja me tė djeshmen
    Politika shqiptare matet me tė djeshmen. Duhet tė matemi me tė tjerėt dhe me tė duhurėn.

    Betimi
    Besatohuni me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se do ta ndėrtoni njė realitet tė ri politik me Republikėn e Kosovės si suazė tė denjė pėr vete, tė barabartė me tė gjitha subjektet tjera dhe nė funksion tė asaj qė ėshtė mė njerėzore nė njeriun dhe popujt; besatohuni nė vendin ku e dhanė jetėn, me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se do tė ngriheni nė nivel tė shėmbėlltyrės, se do t’i pėrkujtoni rrėnjėt dhe kohėn, se nuk do tė hutoheni dhe do tė ngulni kėmbė nė atė qė u takon – tash dhe menjėherė, se do t’i respektoni miqtė, por kurrnjėherė nuk do ta harroni veten. Besatohuni nė vendin ku u derdh gjaku i trimave, me Zotin dhe me ndėrgjegjen tuaj si dėshmitarė, se nuk do tė ndaleni para asnjė vėshtirėsie dhe se nuk do t’i frikėsoheni vdekjes qė do ta vriste vdekjen”.

    3 mars 2012, Prishtine. Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  16. #96
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Ēėshtja Shqiptare dhe Idealizmi Realist Hotian(Variacione Hegeliane)

    Gent Carrabregu, 1 mars, 2012, Chicago, IL


    Nė dialogun e famshėm platonik „Gorgias“—njė ndėr dialogjet mė politike tė Platonit, ku Sokrati mundohet tė mbrojė dallimin qenėsor mes filozofisė dhe retorikės, pak a shumė, do mund tė thoshim, siē Ukshin Hoti mundohet tė mbrojė autonominė e filozofisė politike nga retorika boshe dhe politikisht inferiore e romantizmit letrar tė Qarkut Kulturor tė Prishtinės qė kishte vendosur t’i dalė nė ballė politikės kosovare nė fillim tė viteve ‘90—Sokrati pohon se ka tre kushte qė njė bashkėbisedues duhet t’i pėrmbushė pėr t’u bėrė gur provues (gashtė) pėr shquarjen/dallimin e sė mirės nga e keqja; kėto tre kushte janė si vijon: 1) dija (kushti epistemologjik), 2) vullneti i mirė (kushti moral), dhe 3) guximi pėr tė thėnė atė qė mendon (nė greqishten e lashtė kjo mbėrthehet nė termin parrhesia qė pėrkthyer mė drejtėpėrdrejtė nė gjuhėn shqipe do tė thotė „guximi pėr tė folur hapur mendjen“; Foucault, nga fundi i jetės sė vet, ia kishte dedikuar njė seri ligjėratash shumė interesante kėtij koncepti me ē’rast kishte ndjekur historinė e transformimeve tė tij prej antikuitetit grek e mė tutje). Sokrati, gjithė jėtėn e tij, ishte nė kėrkim tė njė bashkėbiseduesi ose miku tė pėrsosur qė do tė mund tė plotėsonte kėto tre kushte nė mėnyrė qė tė mund tė gjykonte me kompetencė nėse nė fakt metoda dhe pėrmbajtja e pikėpamjeve tė Sokratit ishin tė qėndrueshme, pra tė vėrteta. “Disa qė takoj gjatė shėtive tė mia tė pėrhershme nėpėr agoren athinase”, thotė Sokrati,” janė tė paaftė tė mė gjykojnė sepse nuk janė tė dijshėm (tė mencur)”. Disa tė tjerė, pastaj, vazhdon Sokrati, e kanė dijen, por u mungon vullneti i mirė ndaj meje, pra nuk mė konsiderojnė mik tė tyrin apo nuk ma duan tė mirėn. Nė fund, ka edhe disa tė tjerė akoma, thotė Sokrati, qė mund t’i kenė tė dyja—pra edhe dijen edhe vullnetin e mirė—por u mungon guximi pėr ta ma thėnė tė vėrtetėn, pra nuk tregohen tė sinqertė me mua—nuk ma thonė dot nė fytyrė atė ēfarė mendojnė apo nuk e flasin hapur mendjen e tyre.

    Vetėm ata qė mund tė plotėsojnė kėto tre kushte mund tė shndėrrohen nė njė gur provues. Pėrndryshe, termi gur provues vjen nga guri me tė njėjtin emėr dhe me ngjyrė tė zezė qė nė tė kaluarėn pėrdorej pėr tė fėrkuar arin dhe argjendin me qėllim qė tė testohej pastėrtia apo autenticiteti i kėtyre tė fundit. Nė varėsi tė shenjės qė linte nė gurin provues fėrkimi me ar ose argjend, mund tė thuhej se sa i pastėr ose i papastėr ishte ari ose argjendi qė kishim nė duar. Nuk do tė ishte kurrfarė ekzagjerimi tė thuhej se Sokrati gjithė jetėn e vet e kaloj duke kėrkuar njė bashkėbisedues qė tė mund tė pėrmbushte tre kushtet e gurit provues. Dhe gjithė jeta e tij, ashtu sikurse edhe fundi tragjik i saj, u bėn dėshmi e vėshtirėsisė, pėr tė mos thėnė pamundėsisė sė gjetjes sė njė bashkėbiseduesi apo miku tė vėrtetė tė filozofisė qė tė mund tė kishte tė tria karakteristikat qė pėrmendėm mė sipėr: pra, 1) dijen, menēurinė (kushti epistemologjik), 2) vullnetin e mirė (kushti i parė moral) dhe 3) guximin pėr tė folur hapur mendjen (kushti i dytė moral). Ai megjithatė gjykoi qė ia vlen edhe tė vdesėsh duke kėrkuar mikun e pėrsosur, gurin provues. Nė kėtė pėrpjekje jetėsore qė ia mori jetėn pėr t’ia dhėnė pėrjetėsinė, ai u akuzua nga lloj-lloj grupesh nė Athinėn e lashtė, qė i bėn lloj lloj akuzash, mė e njohura prej tė cilave ishte akuza pėr „korruptimin e rinisė athinase“. Duke vendosur pėr ekzekutimin e tij, shoqėria athinase tregoj se nuk ishte aq demokratike dhe e lirė sa do donte tė mendonte. Kėshtu, duke kėrkuar gurin provues qė do mund ta provonte gabim vetė atė dhe duke vdekur nė kėtė pėrpjekje Sokrati u bė vetė gur provues pėr aspiratėn athinase pėr demokraci. Sot as filozofia politike perėndimore dhe as demokracia nuk do mund tė mendoheshin pa Sokratin dhe sakrificėn e tij sublime.

    Jeta dhe vepra e Ukshinit ishin dhe mbeten guri i vėrtetė provues (gashta) nė raport me aspiratėn popullore tė shqiptarėve tė Kosovės pėr Republikė, si hallka tranzitore, siē e quan Hoti, nė drejtim tė zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare—bashkimin me shtetin nukleus shqiptar. Me veprėn e vet studimore qė pėr tė, si njė studiues kritik i politikės nė traditėn mė tė mirė hegeliane dhe marksiste, nuk mund tė kuptohej ndryshe pos si praxis—pra praktikė teorike me pasoja tė drejtėpėrdrejta nė realitetin politik—Ukshini i ftoi tė gjithė pėr pozicionim politik. Mund tė ishe pėrbri ose kundėr tij, por kursesi indiferent ndaj tij. Nuk mund tė pretendoje qė e ke seriozisht punėn e Kosovės Republikė e tė mos thoje se ēfarė mendon pėr Ukshinin. Republika dhe Ukshini u njėsuan dhe ky njėsim ndodhi pikėrisht sepse Ukshini kishte tė tria cilėsitė qė, sic na mėson Sokrati nė dialogun e sipėrpėrmendur, duhet t’i ketė njė gur provues i vėrtetė. Ai kishte dijen/menēurinė (kushti epistemologjik), vullnetin e mirė dhe guximin e palėkundur pėr tė folur hapur mendjen e vet (kushtet morale). Ai duhej tė burgosej, izolohej, etiketohej, heshtej si nga pushteti serb ashtu edhe nga njė pjesė e asaj qė quhej alternativa kosovare nė atė kohė sepse duke pasur kėto tre cilėsi ai e nxirrte nė pah qartėsisht dhe njėkohėsisht mosseriozitetin e tė parėve pėr njė Jugosllavi moderne—pra, njė Jugosllavi ku tė gjithė popujt, pėrfshirė popullin shqiptar tė Kosovės, do tė ishin tė barabartė nė lirinė e tyre pėr tė vetėvendosur—dhe mosseriozitetin e tė dytėve pėr Republikė tė mirėfilltė tė Kosovės, si hap i rėndėsishėm, ndonėse tranzitor, nė drejtim tė zgjidhjes tė asaj qė Hoti e quan ēėshtja shqiptare. I njėjti gur provues sillte para vetėkundėrthėnieve morale dhe racionale si politikėn jugosllave ashtu edhe atė qė filloi tė quhej politika e alternativės kosovare. Kundėrshtari politik nuk mund tė urrejė gjė mė shumė sesa ta sjellėsh nė vetėkundėrthėnie morale dhe racionale; dhe Ukshini ishte i vendosur qė nė shėrbim tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare tė shkruante e fliste pėr kėtė cėshtje si pėr gurin provues qė ka aftėsinsė tė testojė tre gjėra njėkohėsisht: 1) njėmendėsinė e jugosllavėve pėr njė Jugosllavi tė qėndrueshme, siē disa vazhdonin tė deklaronin se e donin, 2) njėmendėsinė e alternativės kosovare pėr Republikė tė mirėfilltė tė Kosovės dhe bashkim tė mėpastajmė me Shqipėrinė, dhe nė fund fare, 3) nė kontekst tė rrėzimit tė Murit tė Berlinit, zgjidhja e drejtė e cėshtjes shqiptare, argumentonte me ngulm Hoti, ėshtė edhe guri provues qė teston njėmendėsinė e evropianėve pėr bashkimin e Evropės dhe ēlirimin e saj nga mendėsia e bipolaritetit tė Luftės sė Ftohtė qė e kishte ndarė atė nė dysh, pėrkatėsisht nė zona tė interesit rus dhe amerian. Ukshin Hoti u bė gur provues i aspiratės sonė pėr zgjidhje tė drejtė tė ēėshtjes shqiptare duke argumentuar pėr ēėshtjen shqiptare si gur provues i trefishtė. Autenticiteti, ajo qė vetėm guri provues mund ta dėshmoj, ishte jo rastėsisht fjala kryesore e teorisė sė tij politike.

    Shumė njerėz janė sakrifikuar, pėrgjatė historisė, pėr ēėshtjen shqiptare, njerėz sakrificat e tė cilėve na detyrojnė, pikėrisht ashtu si ligji moral i Kantit, t‘u pėrulemi medoemos. Tė atillėt padyshim kanė pasur si vullnetin e mirė ndaj ēėshtjes shqiptare ashtu edhe guximin pėr tė folur hapur mendjen e tyre. Shumė edhe i kanė kėnduar ēėshtjes shqiptare, pra kanė pasur njė vokacion prej tė cilit kanė marrė burimet e nevojshme epistemologjike pėr ta nxjerrė ēėshtjen shqiptare nga partikulariteti i ankoruar lokalisht e pėr t’i dhėnė asaj kėshtu njė dimension mė universal. I kanė kėnduar ēėshtjes shqiptare shkrimtarė, novelistė, poetė, historianė, gjeografė, linguistė, albanologė, kantautorė. Qė tė gjitha kėto disiplina shkencore dhe artistike, padyshim, kanė dhėnė kontribut tė ēmuar, secila nė mėnyrėn e vet, nė trajtimin e ēėshtjes shqiptare. Por nė kėtė plejadė akademikėsh, kanė munguar dukshėm filozofėt politikė, politologėt, sociologėt, ekonomistėt politikė, teoricienėt e marrėdhėnieve ndėkombėtare. Pra ka munguar zėri i filozofėve dhe shkencėtarėve shoqėrorė, disiplina kėto qė studiojnė mė sė afėrti ēėshtjet qė lidhen me shtetin, shoqėrinė politike dhe ekonomike, tė drejtėn ndėrkombėtare, e kėshtu me radhė. E kur ēėshtja shqiptare ėshtė mbi tė gjitha ēėshtje politike dhe ekonomike, siē argumenton me tė drejtė Hoti, ta adresosh atė me mjete letraro-romantike, siē i quan Hoti me njė emėr resurset e shkencave albanologjike, rrezikon tė shkaktosh trauma shoqėrore sepse nė fushėn politike pasojat e gabimeve nuk mund tė jenė mė pak sesa trauma kolektive. Tė gjithėve na duket absurde qė ortopedi tė na operojė zemrėn apo anasjelltas, pra qė kirurgu kardiovaskular tė na rregullojė dorėn e thyer, por se ē‘ka dicka qė lidhet specifikisht me politikėn qė e bėn kėtė njė fushė ku tė gjithė pretendojnė kompetencė, pa marrė parasysh pėrgatitjen profesionale! Kjo e mundon Hotin si studiues i politikės, si njė njeri me predispozitė ndaj tė vėrtetės nė politikė, ashtu siē i ka preokupuar tė gjithė studiuesit e filozofėt e mirėfilltė tė politikės pėrgjatė gjithė historisė. Prandaj, jo rastėsisht, Ukshin Hoti vendos tė hap librin e tij Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare me reflektimin mbi marrėdhėnien komplekse mes gjuhės, politikės, dhe leximit. Tė ndalemi pak kėtu atėherė—fundja ku ka mė mirė sesa tė fillosh nga fillimi.

    Specifika e politikės dhe njėkohėsisht ajo qė konstituon autonominė e saj si fushė e veēantė e dijes dhe kėrkimit shkencor ėshtė pikėrisht problemi i patejdukshmėrisė sė tė dhėnės sė menjėhershme. Kur pėrdorim koncepte politike nė pėrditshmėri mendojmė se e dimė se ēfarė ėshtė domethėnia e vėrtetė e tyre, por nė fakt mė shumė se kudo tjetėr, nė fushėn politike, shumė shpesh ky nuk ėshtė rasti. Arsyet se pse politika ėshtė mė specifike nga ky aspekt dhe, sė kėndejmi, problemi i patejdukshmėrisė sė tė menjėhershmės mė i rėndė—e kjo qėndron nė pėrpjestim tė drejtė, siē Hoti e di fare mirė, me nevojėn pėr lexim/lexuesė tė kujdesshėm—lidhet me dy karakteristika tė natyrės sė tė vėrtetės politike qė Hoti i vė re me shumė kujdes. E para ka tė bėjė me dinamikėn qė e karakterizon fushėn politike si fushė tė mendimit dhe veprimit. Siē e thotė Profesor Hoti qė nė faqet e para tė librit Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, termat „politikė ndėrkombėtare“, „politikė e jashtme/brendshme,“ „politikė“, por edhe „Evropė“ nuk janė tė dhėna statike. Pėrkundrazi, kėto terma ndryshojnė me ndryshimin e rrethanave dhe raporteve shoqėrore, ndaj kuptimi i tyre mund t‘i nėnshtrohet mendimit dhe shqyrtimit shkencor vetėm kur dėshmojmė ndjeshmėri ndaj rrethanave shoqėrore, ekonomike, e politike qė kushtėzojnė thelbėsisht domethėnien e kėtyre termave nė njė moment tė caktuar historik. Arsyeja e dytė e qė e bėn politikėn njė fushė autonome tė dijes dhe kėrkimit shkencor, por njėkohėsisht, siē thamė edhe mė herėt, rast mė tė rėndė tė problemit tė patejdukshmėrisė sė tė menjėhershmės, gjė qė vetėm sa e shton nevojėn e leximit dhe studimit tė kujdesshėm, ka tė bėjė me atė se, siē thotė Hoti, duke huazuar nga teoricienėt kritikė tė Shkollės sė Frankfurtit (Max Horkheimer e Theodor Adorno), e vėrteta nė politikė jo vetėm zbulohet, por ajo edhe krijohet. Kjo ėshtė ajo qė Hoti vendos ta quajė, duke huazuar pėrsėri nga Adorno, „e vėrteta e kohshme“ e politikės. Nė politikė bota nuk ėshtė e dhėnė, ajo konstitutohet nga mendimet e veprimet tona. Bota vepron nė ne, por edhe ne veprojmė nė tė. Politika, pra, nuk ėshtė skena e tė vėrtetės, por e tė vėrtetave tė kohshme tė kolektiviteteve.

    Hoti i kupton shumė mirė dhe i vlerėson observimet kritike ndaj traditės sė filozofisė politike perėndimore tė Shkollės sė Frankfurtit, qė ishte njė shkollė me shumė ndikim nė zhvillimin e mendimit kritik nė Evropėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore, por ai megjithatė do tė vazhdojė tė prodhojė filozofinė politike tė ēėshtjes shqiptare. Filozofinė? Po, pikėrisht atė tė kuptuar si diskursi mė i vetėdijėsuar shkencor, si rojtari mė i mirė i racionalitetit, ashtu siē e kupton tradita filozofike perėndimore qė fillon me Platonin e kulmon me Hegelin. Shtrohet pyetja: Si arrin ta bėjė kėtė? Me fjalė tė tjera, si arrin Hoti qė tė pėrqafojė pjesėrisht skepticizmin relativist ndaj tė vėrtetės politike tė toerisė kritike tė shkollės sė Frankfurtit, e prapė tė shmangė pėrfundimin nė skepticizėm relativist, pra tė afirmojė filozofinė politike tė kuptuar sipas traditės metafizike perėndimore? Pėrgjigja nė kėtė pyetje, dua tė argumentoj sot para jush, ėshtė edhe pėrgjigja nė pyetjen tjetėr qė, nė instancė tė fundit, ėshtė pyetja mė e rėndėsishme qė si studiues duhet tė ngrejmė nė lidhje me veprėn e Hotit: ku qėndron singulariteti universal i aktit filozofiko-politik Hotian? Nėse ėshtė kėshtu, cila atėherė ėshtė pėrgjigja qė i adreson kėto dy pyetje njėkohėsisht? Sipas meje, dhe kjo ėshtė edhe teza qė dua tė shtrojė pėr diskutim pėrpara jush sot, singulariteti universal i aktit filozofiko-politik tė Hotit qėndron tek sinteza e Idealizmit Gjerman (Kant dhe Hegel) me traditėn e Realizmit Politik tė identifikuar me teoricienin gjerman (tė emigruar nė SHBA; dha mėsim nė University of Chicago) tė marrėdhėnieve ndėkombėtare—Hans Morgenthau. Idealizmi Gjerman ėshtė udhėrrėfyesi filozofik (por edhe politik) i Hotit, pėrderisa Realizmi Politik ėshtė udhėrrėfyesi i tij politik (por edhe filozofik) si specialist i teorisė sė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Kjo ndarje qė po bėj kėtu (filozofia kundrejt teorisė politike) nuk duhet tė na bėjė tė mendojmė filozofinė si tė paaftė pėr tė prodhuar mendim politik: pra nuk ėshtė sikur duhet tė shkojmė tek teoritė shoqėrore pėr tė mbushur deficitin politik tė filozofisė. Pėrkundrazi, Hoti ėshtė besnik ndaj traditės sė filozofisė politike perėndimore, ndonėse si studiues i teorive tė marrėdhėnieve ndėkombėtare, ai sheh shumė vlerė edhe tek tradita e toerisė shoqėrore qė lind pas vdekjes sė Hegelit. Ndarja qė po bėj kėtu ėshtė thjesht pėr qėllime tė ilustrimit mė tė qartė tė ndikimit tė veēantė tė secilės prej kėtyre dy traditave—Idealizmit Gjerman nė filozofi, nė njėrėn anė, dhe Realizmit Politik nė teori politike, nė anėn tjetėr—mbi mendimin filozofiko-politik tė Ukshin Hotit tė kuptuar si tėrėsi.

    Profesor Hoti nuk do tė dorėzojė asnjėrėn anė tė diktumit tė famshėm Hegelian: “racionalja ėshtė aktuale dhe aktualja ėshtė racionale”. Pas vdekjes sė Hegelit ky diktum do tė bėhej pikėnisja e sherrit mes Hegelianėve tė Majtė dhe Hegelianėve tė Djathtė. Tė majtėt fokusoheshin tek pjesa e parė e diktumit Hegelian dhe thėrrisnin pėr tejkalim tė filozofisė idealiste si mėnyra e vetme pėr ta bėrė racionalen aktuale. Kėshtu, nė kėtė frymė, Karl Marxi do tė deklaronte qė pėrderisa filozofėt vetėm e kanė interpretuar botėn nė mėnyra tė ndryshme, ka ardhur koha qė mė nė fund edhe ta ndryshojmė atė. Nė kampin kundėrshtar, nė anėn tjetėr, ishin Hegelianėt e Djathtė qė ndaleshin tek pjesa e dytė e diktumit Hegelian duke u angazhuar nė racionalizimin e status-kuosė (aktuales) politike dhe shoqėrore si arritja mė e lartė e racionales.

    Nėse Ukshin Hoti nuk do tė dorėzojė asnjėrėn anė tė diktumit, ēėshtja qė mbetet tė shtrojmė pėr diskutim ėshtė sesi arrin ta bėjė kėtė dhe ēfarė ėshtė rėndėsia e kėsaj pėr atė sesi duhet tė mendojmė ose filozofojmė mbi ēėshtjen shqiptare. Nė arritjen e kėsaj sinteze, qė unė do ta quaj sinteza Hotiane, Ukshin Hoti nuk ėshtė se shkon pėrmes performimit tė ndonjė aufhebungu (tejkalimi) Hegelian mbi dy traditat hegeliane nė kundėrshtim me njėra tjetrėn. Ajo ēfarė e shtyen atė drejt kėsaj sinteze nuk ėshtė njė kuriozitet i pastėr intelektual i tipit: si do mund tė pajtonim hegelianėt e majtė me ata tė djathtė? Pėrkundrazi! Ajo ēfarė e motivon Hotin drejt sintezės qė do tė mund tė pėrqafonte tė dyja anėt e diktumit Hegelian ėshtė vetė problematika e gjallė e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare: si tė kalojmė, si shqiptarė, nga objekt histori-vuajtės nė subjekt histori-bėrės duke pasur parasysh tė drejtėn tonė pėr njė komb-shtet tė pėrbashkėt shqiptar, por edhe kontekstin e ri politik evropian dhe botėror tė krijuar me rėnien e Murit tė Berlinit? Pėr t’iu pėrgjigjur sfidės sė kėsaj pyetje Hoti mendon se duhet tė sjell bashkė idealizmin filozofik Hegelian me toerinė e realizmit politik nė marrėdhėnie ndėrkombėtare tė Hans Morgenthaut. Duke arritur tek kjo sintezė shumė origjinale, Hoti arrin qė tė mos ketė nevojė tė zgjedh mes pjesės sė parė dhe pjesės sė dytė tė diktumit Hegelian. Kombinimi i idealizmit Hegelian me realizmin politik tė Morgenthaut i mundėson shmangien e domosdoshmėrisė sė zgjedhjes qė kishte polarizuar thellė hegelianėt e majtė me atė tė djathtė.

    Dikush me tė drejtė mund tė thotė se edhe vetė Karl Marksi ishte njė teoricien dhe filozof i cili, poashtu, duke marrė seriozisht tė dyja anėt e diktumit Hegelian arriti tė prodhojė kritikėn e kulluar tė ekonomisė politike kapitaliste. A nuk ishte Marksi ai qė ndonėse kėrkonte me ngulm realizimin e racionales—pra shoqėrisė komuniste—kurrė nuk hoqi dorė nga studimi i aktuales, pra ekonomise dhe rendit shoqėror kapitalist? Dhe ne do pėrgjigjeshim: po, absolutisht. Po ku qėndron risia dhe orgjinaliteti i asaj qė unė po e quaj sinteza idealist-realiste hotiane atėherė, nėse Marksi kishte arritur tė bėnte tė njėjtėn shumė mė herėt se Ukshin Hoti? Origjinaliteti i sintezės Hotiane qė arrin tė pėrqafojė tė dyja anėt e diktumit Hegelian shquhet nė dy pėrmasa: 1) motivacioni, dhe 2) rruga drejt sintezės, pra pėrzgjedhja e aleatėve teorikė. Motivacioni i sintezės Hotiane, siē e thashė edhe mė lartė, ishte ēėshtja shqiptare e kuptuar nė radhė tė parė si problem politik, qė pėr Hotin nuk ishte asgjė tjetėr pos pyetja ultimative sė cilės ai kishte dashur t’ia kushtonte edhe njė tezė doktorature: pra, si tė arrijmė qė si komb shqiptar tė bėjmė transformimin cilėsor dhe revolucionar nga tė qenit objekt histori-vuajtės (kurban) i historisė sė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė subjekt histori-bėrės qė bėhet mė nė fund autor i ēėshtjes sė vet? Sė dyti, rruga drejt kėsaj sinteze, pėr Hotin, kalon nėpėr njė kombinim shumė origjinal dhe nė dukje kontradiktor i njė filozofie idealiste—asaj Hegeliane—me njė teori tė marrėdhenieve ndėrkombėtare, atė realiste tė Hans Morgenthaut.

    Pyetja qė ky pėrshkrim i singularitetit universal tė aktit filozofiko-politik Hotian ngre vetvetiu nė vijim ėshtė kjo: ēfarė huazon Hoti nga Hegeli, pėrkatėsisht Idealizmi Gjerman, e ēfarė nga Hans Morgenthau, pėrkatėsisht, nga tradita e Realizmit Politik nė teori tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare? Dhe, si pėrfundim, ēfarė na mėson kjo sintezė pėr atė sesi duhet tė mendojmė pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare?

    Nė vijim do doja t’u pėrgjigjem tė dyja kėtyre pyetjeve duke radhitur fillimisht 5 tezat Hegeliane (Idealiste) pa tė cilat unė mendoj qė nuk mund tė deshifrohet mendimi filozofik i Ukshin Hotit, pėr tė vazhduar mė pas me 5 tezat e realizmit politik tė Morgenthau-t pa tė cilat nuk mund tė zbėrthehet mendimi politik i Hotit, pėrkatėsisht mendimi i tij prej specialisti tė Teorisė sė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare.[1]



    Hegelianizmi (Idealizmi) Hotian: Ēfarė dhe Si?

    Teza e parė: Forma dhe pėrmbajtja janė tė pandashme nė argumentimin e mirėfilltė shkencor dhe filozofik.
    Nuk mund tė bėsh argument tė qėndrueshėm duke e ndarė formėn nga pėrmbajtja. Nė qoftė se kishte njė logjikė tė progresionit gjeometrik nė organizimin e protestave tė vitit 81-shit (9 organizata pak mė tė mėdha dhe 93 grupe ilegale), kjo nuk do tė thotė assesi qė protestat e 81-shit ishin kundėrrevolucionare, siē pretendohej nga qarqet serbe (shih Filozofia Politike e Ceshtjes Shqiptare, f. 61). Pėrkundrazi, pėr tė qenė nė gjendje tė thuash diēka pėr atė se a ishin revolucionare apo kundėrrevolucionare duhet patjetėr tė marrėsh nė trajtim pėrmbajtjen, pra aktorėt dhe qėllimin. Vetėm forma e organizimit nuk thotė asgjė: ajo lloj forme qė ndjek ligjshmėritė e progresionit gjeometrik mund tė pėrdorej si nga grupet revolucionare ashtu edhe nga ato kundėrrevolucionare. E njėjta ėshtė kritika mė e famshme qė Hegeli bėn kundėr Kantit: pra akuza pėr karakterin formalist dhe abstrakt tė imperativit kategorik Kantian qė duke qenė qė nuk merr pėr bazė pėrmbajtjen (marrėdhėniet konkrete shoqėrore) mbetet e zbrazėt: pra nuk na jep dot njė kriter definitiv pėr tė dalluar nė formė kuptimplote dhe konkrete veprimin e duhur apo tė arsyeshėm nga ai i paduhuri apo i paarsyeshmi.

    Teza e dytė: Ka dy mėnyra pėr tė mbrojtur validitetin e njė norme:
    1) njė normė mund tė jetė filozofikisht valide, ose/dhe
    2) njė normė mund tė jetė historikisht valide. Validiteti filozofik ėshtė superior karshi validietit historik.

    E para, pra validiteti filozofik, ėshtė superior sepse i thėrret arsyes dhe i nėnshtrohet ligjeve tė argumentimit logjik, qė janė universale: pra vlejnė nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend. Si e kėtillė, filozofia nuk ka histori, ajo ėshtė thjeshtė rojtarja e racionalitetit, nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend. Mėnyra e dytė e mbrojtjes sė validitetit tė njė norme ėshtė ajo historike. Sipas kėsaj mėnyre, njė normė ėshtė valide nėse mund ta shpjegojmė sesi u konstitua historikisht. Kėtu nuk i thėrritet arsyes, por vetėm pėrshkrimit positivist historik qė mjaftohet me pėrshkrimin dhe shpjegimin e situatave qė sollėn deri tek njė normė e caktuar. Si njė idealist Hegelian, Ukshin Hoti do qė gjithmonė tė justifikojė argumentin e vet filozofikisht. Pėr kėtė arsye, dhe nė pajtim me kriteret e validitetit filozofik qė gjithmonė synon universalen, ai insiston qė protestat studentore tė vitit ’81 dhe kėrkesa pėr Kosovėn Republikė nuk mund tė kuptohen—nė fakt ky botėkuptim ėshtė edhe i rrezikshėm—vetėm si njė ngjarje lokale, pra ai ėshtė kategorikisht kundėr sui-generizimit tė aspiratave politike shqiptare. Kėrkesėn pėr Republikė duhet gjithmonė ta lidhim me betejat universale tė popujve tė shtypur pėr vetėvendosje, por edhe me kontekstin e procesit tė bashkimit tė Evropės pas rėnies sė Murit tė Berlinit. Siē e thotė shumė prerė profesor Hoti, “askush nuk mund ta argumentojė bindshėm se proceset e demokratizimit shoqėror dhe politik te ne nuk janė pjesė e proceseve tė demokratizimit e tė civilizimit tė Evropės, dhe pjesė e ecjes sė pėrgjithshme progresive tė njerėzimit” (shih Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, f. 140). Historia e ka rolin e vet tė rėndėsishėm tė informimit tė mendimit politik, por vetėm filozofia mund tė jetė gjyqtarja pėrfundimtare e racionalitetit tė argumentit politik.

    Aty ku historia na ndihmon, ndonėse gjithmonė e nėnshtruar ndaj standardeve tė validitetit filozofik, ėshtė nė atė sesi mendojmė pėr teoritė politike: pėr dallim nga filozofia, teoritė politike kanė histori, dhe Hoti nuk pushon kurrė sė na kujtuari kėtė. Pėr shembull, ai me tė drejtė i thėrret historisė intelektuale perėndimore pėr tė deligjitimuar nofkėn “serbo-sllavo-komunist” tė pėrdorur shpesh nga kundėrshtarėt e tij politik duke na kujtuar me kėtė rast se “komunizmin nuk e kishin lindur sllavėt, por gjermanėt, pėrkatėsisht hebrenjtė e Gjermanisė, dhe se sllavėt vetėm sa e kishin huazuar kėtė ide me qėllim tė ruajtjes sė kufinjve tė Carit tė tyre tė madh dhe pothuajse po atė ēast e kishin shitur” (Shih Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, f. 77-78). Tė njėjtėn thirrje nė sens historik Hoti e bėn pėr tė bėrė argumentin kundėr disa gazetarėve si Halil Matoshi[2] qė ato vite iu kishte rėnė ta lexonin Makiavelin dhe pa kurrėfarė sensi historik kishin konkluduar qė kjo ėshtė mėnyra sesi duhet tė mendohet politika, pra si e zhveshur nga ēdo moral a arsye. Duke iu pėrgjigjur kėsaj tendence pa sens historik, Hoti u kujton tė tillėve qė Makiaveli historikisht pėrfaqėson mendimin negativ modern, qė ėshtė tejkaluar pikėrisht nga mendimi filozofik i idealistėve gjermanė qė rikthen bindshėm forcėn e moralit dhe arsyes nė politikė (shih Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, p. 118).

    Thirrja nė sensin historik ėshtė poashtu shumė e rėndėsishme nė argumentin Hotian pėr demokracinė autentike. Demokracia mund tė jetė subjekt i mirėfilltė filozofik, dhe si e tillė njė vlerė universale, por qė ajo tė konkretizohet, pra tė mos mbetet njė universale abstrakte, ajo duhet tė autorizohet nga shqiptarėt. Pra, qė demokracia si vlerė universale tė pėrqafohet plotėsisht dhe nė mėnyrė kuptimplote nga njė popull dhe qė ajo tė bėhet afirmuese e lirisė sė atij populli, ajo duhet medoemos t’i pėrshtatet specifikave historike dhe kulturore tė atij populli, ose siē do thoshte Hoti, ajo duhet t’i ketė “rrėnjėt thellė nė truallin e Kosovės, nė vullnetin e popullit tė saj” (shih Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, f. 163). Kjo ėshtė edhe nė pajtim tė plotė me kėrkesėn Hegeliane pėr konkretizim tė universales: demokracia mund tė jetė vlerė universale, por qė ajo tė mos shihet si e imponuar dhe qė tė shihet si vetėrealizim i lirisė popullore duhet tė njihet, pranohet, dhe definohet si e tillė nga vullneti i lirė i vetė shqiptarėve, pra, thėnė nė terma Hegelian, duhet tė konkretizohet shqiptarisht pėr t’u bėrė aktuale tek shqiptarėt. Prandaj nuk mjafton qė tė kėrkojmė demokraci pa definuar atė autentikisht. Duke insistuar nė demokracinė autentike—pra universalen konkretizuar—Hoti nė fakt nuk i bėn vetėm njė shėrbim interesit politik shqiptar, por edhe shpėtimit tė demokracisė nga fetishizimi qė e ka kapluar qė prej fillimit tė tė ashtuquajturit Rend i Ri Botėror—pra qė prej rėnies sė Murit tė Berlinit dhe kapitulimit tė

    Bashkimit Sovjetik, tė cilin rend Ukshin Hoti po e zbėrthente mprehtėsisht pėr shqiptarėt qysh nė fillimet tij, pra nė fillim tė viteve 90ta. Nėse demokracia do tė vazhdojė tė ketė ndonjė kuptim, pėrtej definimit amerikan tė saj si anti-komunizėm ose „ndėrhyrje humanitare“ amerikane, insiston me tė drejtė Hoti, ajo duhet medoemos tė mendohet si njė universale konkrete, pėrkatėsisht si demokraci autentike. Nė emėr tė tė njėjtės kėrkese Hegeliane, pra kėrkesės pėr universalen e konkretizuar, Hoti kritikon edhe tė ashtuquajturin gandizėm tė Ibrahim Rugovės: si mund tė jetė Rugova njė Gandi shqiptar, pyet me tė drejtė Hoti, kur shqiptarėt nuk janė dhe as bėhen dot indianė? (shih Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, f. 174)

    Teza e tretė: Njė e pavėrtetė nuk mund tė konsiderohet plotėsisht e tejkaluar pa u mposhtur filozofikisht, ashtu sikur njė e vėrtetė historike nuk merr dot karakter universal pa iu nėnshtruar mendimit filozofik.
    Ndonėse vlerėsimi zyrtar pėr ngjarjet e vitit ’81 se ato ishin njė “pėrpjekje kundėr-revolucionare” u tejkaluan me kohė, kjo nuk do tė thotė qė ai vlerėsim zyrtar u mposht plotėsisht pikėrisht pėr shkak se, siē thotė Ukshin Hoti, “tejkalimi i njė vlerėsimi tė tillė politik me vetė zhvillimin e ngjarjeve nė kohė dhe nė hapėsirė nuk ėshtė njėsoj me tejkalimin e tillė tė vlerėsimit nė mbėshtetje tė argumenteve kritike” (shih Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, f. 60) Ky ėshtė njė qėndrim i kulluar idealist qė duke e parė filozofinė si arritjen mė tė lartė tė vetėdijes njerėzore, nuk mund ta quajė njė proces historik shoqėror tė provuar ose refuzuar pa u provuar ose refuzuar si i tillė nė terren filozofik. Prandaj, ndonėse filozofia vjen nė vendngjarje shumė vonė—siē e thoshte edhe Hegeli “Minerva arrin nė skenė vetėm pasi njė ngjarje tė ketė pėrfunduar”—kjo nuk e bėn tė panevojshėm argumentimin filozofik. Pėrkundrazi, qė njė ngjarje historike tė njihet si e jona dhe tė afirmojė lirinė tonė, pra qė tė bėhet rezultat i veprimit tonė dhe jo tė mbetėt njė e dhėnė e jashtme e imponuar, ajo duhet tė gjykohet me standardet e validitetit filozofik. Fakti qė ka ndodhur dhe pėrshkrimi historik i mėnyrės sesi ka ndodhur nuk ia provon dot racionalitetin. Prandaj, demonstratat studentore tė vitit ‘81 marrin validitet universal vetėm kur i nėnshtrohen mendimit filozofik, me ē’rast ato edhe arrijnė tė shndėrrohen nė ngjarjen politike qė meriton besnikėrinė tonė kolektive.

    Teza e katėrt: Vetėm e tėra ėshtė e vėrteta.
    Zgjidhja e ēėshtjes shqiptare nuk mund tė mendohet pjesė-pjesė. Po ta mendojmė ashtu, kemi pranuar verdiktin historik tė tė huajve mbi ne, me ē’rast fatkeqėsia historike—pra ndarja jonė nga shteti shqiptar dhe copėtimi i asaj pjese nė pjesė tė tjera tė vogla qė do t’i bashkangjiteshin Jugosllavisė—do bėhej edhe standardi ynė i mendimit racional. Kjo do tė ishte kompletimi i fatkeqėsisė sepse tė nėnshtruarit e racionalitetit nga pozitivizmi historik—pra fitorja e pozitivizmit historik (Hegeli e quan kėtė pozitivizėm dogmatizėm tė llojit mė tė keq) mbi filozofinė—do tė thoshte asgjė mė pak sesa vetė dorėzimi i racionalitetit dhe afirmimi i racionalizimit. Nė vend qė ta gjykojmė fatin historik me standardet e rojtarit tė racionalitetit—pra filozofise—kėshtu do tė bėnim mu tė kundėrtėn, pra duke u thirrur nė situatėn objektive historike nė njė moment tė caktuar do tė nxirrnim racionalizime historiciste pėr legjitimimin e padrejtėsive. Pėr ta shmangur kėtė, duhet tė insistojmė qė ēėshtjen shqiptare ta mendojmė gjithmonė si njė tė tėrė. Pa marrė parasysh qė nė njė moment tė caktuar mund tė pajtohemi qė energjitė duhet t’i drejtojmė nė drejtim tė jetėsimit tė Republikės sė Kosovės, kjo duhet tė bėhet gjithmonė duke mbajtur nė mend se Republika e Kosovės, siē thotė Ukshin Hoti, ėshtė vetėm “njė hallkė tranzitore” (shih Filozofia Politike e Ēėshtjes Shqiptare, f. 138) nė drejtim tė zgjidhjes sė tėrėsishme tė ēėshtjes shqiptare.

    Teza e pestė: Detyrat politike janė nėnbashkėsi e detyrave morale dhe jo anasjelltas.
    Ta bėsh Makiavelin hero do thotė ta trajtosh politikėn si art vulgar tė sė mundshmes. Shpėtimi i vetėm nga ky vulgaritet qė mund tė shkaktojė trauma kolektive ėshtė alternativa idealiste gjermane qė detyrat politike i sheh si nėnbashkėsi tė detyrave morale, qė do tė thotė si subjekt tė mendimit racional. Duke qenė qė pėr Idealizmin Gjerman liria dhe morali janė analitikisht tė lidhura [siē thotė Kanti tek Kritika e Arsyes sė Pastėr Praktike, ndėrsa morali ėshtė ai pėrmes sė cilit njohim lirinė (ratio cognoscendi), liria ėshtė vetė esenca e moralit (ratio essendi)], tė afirmosh moralin nė politikė do tė thotė tė afirmosh arsyen dhe lirinė si standarde tė gjykimit politik. Dhe pikėrisht ngaqė do ta mendojė kėshtu politikėn, Hoti e pėrsėrit vazhdimisht qė kėrkesa pėr Republikė tė Kosovės dhe zgjidhje tė ēėshtjes shqiptare nuk ėshtė kėrkesė pėr inat tė askujt. Republika nuk ėshtė ēėshtje inati e racės sė skllevėrve reaktivė tė mbushur me mllef Niējan (ressentiment) kundrejt racės sė zotėrinjve vlerė-krijues. Nė fakt, siē nuk pushon sė insistuari Hoti duke iu pėrgjigjur definitivisht edhe kritikės Niējane kundėr Idealizmit Gjerman, shqiptarėt janė pikėrisht raca e zotėrinjve vlerė-krijues sepse bashkimi i tyre ėshtė nė pajtim tė plotė me vullnetin e Evropės pėr t’u bashkuar dhe pėr tė krijuar vlerat e saj e ēliruar nga gjeopolitika ruso-amerikane qė e kishte ndarė nė dysh gjatė Luftės sė Ftohtė. Nė fakt, pozicionimi evropian karshi aspiratės sė drejtė shqiptare pėr bashkim, argumenton me tė drejtė Hoti, ėshtė guri provues i njėmendėsisė sė projektit evropian pėr bashkim: tė cenosh tė drejtėn e shqiptarėve pėr bashkim, i rikujton Hoti diplomacisė evropiane, do tė thotė tė tregohesh joserioz karshi vetė aspiratės tėnde pėr bashkim dhe ēlirim nga gjeopolitika ruso-amerikane. Ne ndoshta nuk kemi forcė ushtarake e ekonomike pėr tė kushtėzuar Evropėn, por Hoti, si njė idealist i mirė gjerman, mendon qė forcėn pėr ta ēuar Evropėn nė vetė-kontradiktė morale dhe racionale e kemi pėr shkak tė cilėsisė thelbėsisht evropiane tė aspiratės sonė pėr bashkim nė njė komb-shtet. Dhe pikėrisht kėtė moment tė ri tė krijuar pas Rėnies sė Murit tė Berlinit duhet ta kapim si politikė shqiptare, nė mėnyrė qė t’ia largojmė Evropės frikėn joracionale qė ka karshi idesė sė bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet. Andaj, shqiptarėt janė nė fakt vlerė-krijuesit aktivė evropianė dhe politika shoviniste serbe e mėsuar tė pėrkdhelet nga Perandoria Ruse ėshtė skllavi reaktiv Niējan i mbushur mllef joracional kundėr jo vetėm tė drejtave politike tė shqiptarėve, por edhe kundėr vetė projektit evropian pėr bashkim, respektivisht ēlirim nga sundimi rus. Sado qė gjeneaologjia Niējane tė dojė tė dėshmojė se prapa ēdo kėrkimi tė sė drejtės dhe pėrgjegjėsisė fshihet inati dhe dėshira pėr hakmarrje, Hoti mendon se Idealizmi Gjerman me insistitmin tek e drejta si ēeshtje e arsyes, moralit, dhe lirisē, e zmbraps me sukses kėtė vėrejtje Niējane: tė afirmosh tė drejtėn ėshtė pikėrisht e kundėrta e afirmimit tė inatit, ashtu siē edhe ėshtė kundėrshtimi mė i mirė i paradigmės makiaveliste tė menduarit politik.

    Mė lejoni qė nė vijim tė vazhdoj me elaborimin e 5 tezave tė Realizmit Politik qė ndikuan po kaq fuqishėm mendimin politik Hotian.



    Realizmi Politik Hotian: Ēfarė dhe Si?

    Teza e parė: Shteti-komb ėshtė njėsia themelore e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe detyra themelore e tij ėshtė definimi i interesit nacional.
    Pavarėsisht pėrpjekjeve tė idealizmit liberal nė teori tė marrėdhėnieve ndėkombėtare—siē ishte ajo e presidentit amerikan Wilson pas Luftės sė Parė Botėrore—valuta kryesore e marrėdhėnieve ndėrkombėtare megjithatė mbeten shtetet, jo organizatat ndėrkombėtare, dhe interesi nacional i shtetit-komb i definuar si fuqi sa mė e madhe relative. Secila fushė studimi dhe veprimi e definon interesin nė mėnyrėn e vet, duke ruajtur kėshtu autonominė e disiplinės studimore: kėshtu, pėr shembull, ekonomia interesin e definon si pasuri, estetika tė njėjtin e definon si e bukura, religjoni interesin e definon si shpėtimi nga mėkati, etika Kantiane si cilėsia morale e motivimit prapa veprimit, e kėshtu me radhė. Po kėshtu edhe politika ka definimin e vet autonom tė interesit: ky ėshtė interesi i kuptuar si fuqi relative i shtetit-komb nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr realizmin politik tė Morgenthaut, ashtu sikurse edhe pėr Ukshin Hotin, shteti si njėsia mė e lartė dhe mė relevante e politikės ndėkombėtare duhet tė merret para sė gjithash me avancimin e interesave vitale tė kombit, qė nga perspektiva e marrėdhėnieve ndėrkombėtare do tė thotė angazhim i vazhdueshėm pėr rritjen e fuqisė relative tė shtetit-komb. Pėr kėtė arsye, insiston Hoti, ēėshtja shqiptare mund tė konsiderohet e zgjidhur vetėm kur kombi shqiptar tė bashkohet nė njė shtet qė duhet tė synojė rritjen e fuqisė relative tė kombit shqiptar, sigurisht nė pėrputhje me kapacitetet e veta dhe respektimin e tė drejtave legjitime tė popujve tė tjerė.

    Teza e dytė: Nė marrėdhėnie ndėrkombėtare nuk ēon peshė rritja e fuqisė absolute por rritja e fuqisė relative tė shtetit-komb.
    Kur mendojme absolutisht, ne ecim pėrpara nė raport me kohėn dhe kjo na mjafton. Por nė politikė ajo ēfarė ka mė shumė rėndėsi ėshtė ecja pėrpara nė relacion me tė tjerėt nė ish-Jugosllavi, tė cilėt vėshtruar nga variablat objektive qė pėrcaktojnė mundėsitė e zhvillimit (madhėsia e popullsisė, karakteristikat gjeografike tė territorit, pėrbėrja demografike) nuk do duhej tė ishin mė pėrpara se ne shqiptarėt. Kosova ecte pėrpara edhe si krahinė autonome, status politik ky qė mundėsonte gėzimin e ca tė drejtave kulturore pėr shqiptarėt, por po kaq, nė mos mė shumė, ecte pėrpara edhe hendeku zhvillimor mes Kosovės dhe republikave tė tjera ish-Jugosllave (shih Filozofia Politike e Cėshtjes Shqiptare, f. 9). Prandaj, siē na pėrkujton Ukshin Hoti, kėrkesa pėr Republikė dhe demokraci e artikuluar nė demonstratat studentore tė vitit ’81 nė thelb ishte, nga aspekti politik, kėrkesė pėr status tė barabartė juridiko-normativ me popujtė e tjerė tė ish-Jugosllavisė, gjė qė mė pas, nga aspekti ekonomik, do pėrkthehej nė mundėsi pėr zhvillim tė shpejtuar e tė gjithmbarshėm shoqėror nė mėnyrė qė Kosova jo vetėm tė rritej nė terma absolutė (siē po pėrparonte edhe si krahinė autonome) por edhe nė terma relativė—pra nė krahasim me tė tjerėt.

    Teza e tretė: Gabimi mė i madh logjik qė mund tė bėsh nė politikė tė jashtme ėshtė tė barazosh politikėn e jashtme tė njė shteti a tė njė burrėshtetasi me pikėpamjet ideologjike tė tij.
    Ukshini mendon me tė drejtė qė shqiptarėt gjithmonė kanė pėrfunduar tė ndėrsyer kundėr njėri tjetrit sherri i ideologjive tė fuqive tė mėdha, qė ndonėse nuk i kanė pėrjetuar ndonjėherė si tė vetat, kanė pėrfunduar duke i pėrēarė nė shėrbim tė interesave tė huaja gjeopolitike. Nė vend se tė lidhen me tė huajt pėrmes kategorisė sė interesit nacional, shqiptarėt i kanė marrė tė huajt dhe politikat e tyre tė jashtme si vlera universale qė nuk fshehin interesa partikulare tė komb-shteteve tė caktuara. Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Hotin qė shqiptarėt ta adoptojnė realizmin politik si perspektiva pėrmes sė cilės duhet menduar marrėdhėniet me tė huajt, qofshin kėta miq apo armiq. Realizmi politik i Morgenthau-ut i jep Hotit mėnyrėn mė tė mirė pėr tė zhveshur ideologjitė e ndryshme globale nga petku universalist duke i gjykuar ato jo pėrmes cilėsisė morale tė motivacionit tė deklaruar, por pėrmes pėrmbajtjes nė trajtė tė interesave vitale tė zhvillimit qė fshihen prapa motivacioneve nė dukje morale. Le t’i mbetet etikės pėr tė gjykuar nėse cilėsia e motivacionit tė aktorėve politikė nė skenėn ndėrkombėtare ėshtė morale. Teoria politike duhet tė mėrret me tė tjera gjėra: pėrkatėsisht, me gjykimin e cilėsive politike tė vullnetit, intelektit dhe aksionit. Ukshin Hoti me tė drejtė insiston qė ēdo ideologjie t’i bėhen dy pyetje kritike tė traditės realiste: pėr kė dhe pėr tė bėrė ēfarė. Realizmi politik ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė kritikėn e ideologjisė (Ideologiekritik e inuguruar nga Shkolla e Frankfurtit) nė teori tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Termat qenėsorė politikė si demokracia, barazia, liria, janė shenjues tė zbrazėt dhe betejat politike bėhen pikėrisht mes palėve qė duan tė mbushin me domethėnie konkrete kallėpet e zbrazėta tė kėtyre termave. Ndaj edhe shqiptarėt, nėse duan te kalojnė nga tė qenit spektatorė, pėrkatėsisht vuajtės, tė instrumentalizuar tė kėtyre betejave nė tė qenit subjekt pjesėmarrės tė tyre, duhet tė definojnė demokracinė pėr vetėn e tyre: kjo ėshtė ajo qė Ukshini do ta quajė “demokracia autentike”. Gjithēka mė pak se kaq ėshtė njė instrumentalizim tjetėr i shqiptarėvė pėr interesa tė huaja gjeopolitike.

    Teza e katėrt: Politika vėrtetė mund tė jetė realitet shumė aksidental dhe shpeshherė sistematikisht joracional, por si ēdo teori tjetėr shoqėrore, edhe teoria e realizmit politik duhet tė theksojė elementet racionale tė realitetit politik.
    Aktualja duhet tė presupozohet racionale qė tė bėhet e kuptueshme teorikisht, e kjo edhe i mundėson Hotit qė tė pėrqafoj pa problem edhe pjesėn e dytė tė diktumit Hegelian (aktualja ėshtė racionale), pėrkatėsisht atė qė presupozon aktualen si racionale pa pasur nevojė tė dorėzojė pjesėn e parė (racionalja ėshtė aktuale). Nė fakt nga prizmi i ithtarit tė realizmit politik, Hoti mendon, me tė drejtė, qė pjesa e parė e diktumit Hegelian—“racionalja ėshtė aktuale”—mund tė ketė kuptim vetėm kur ta studiojmė sistematikisht dhe racionalisht aktualen e dhėnė. Pra pėr ta bėrė aktualen e dhėnė plotėsisht racionale (filzofikisht racionale), duhet ta njohim aktualen qė e kemi nė kontekstin e dhėnė historik dhe pėr ta bėrė kėtė ka vetėm njė mėnyrė: ta studiojmė sistematikisht aktualen, qė do tė thotė ta presupozojme atė si racionale nė mėnyrė qė ta bėjmė tė kuptueshme teorikisht, prej nga, mandej, mund edhe ta transformojmė tutje nė drejtim tė racionales sė vėrtetė, pra racionales filozofike. Pikėrisht ky besim ėshtė ai qė Hotin e bėn tė jetė i padurueshėm ndaj disa, siē i quan ai, “gazetarucėve” kosovarė, tė cilėt fill pas rėnies sė Murit tė Berlinit me njė tė rėnė tė penės e shpallėn tė vdekur Marksin dhe Leninin si mendimtarė politikė dhe na ofruan makiavelizmin si paradigmėn e vetme dhe superiore pėr mendimin e politikės, duke argumentuar kėshtu, pa fije pėrgjegjėsie, nė favor tė njė politike plotėsisht tė zhveshur morali e arsyeje.

    Teza e pestė: Ndonėse interesi i kuptuar si fuqi ėshtė njė kategori objektive me validitet universal, domethėnia e tij nuk ėshtė e fiksuar njė herė e pėrgjithmonė.
    Hoti e di kėtė mė sė miri. Ai i fton shqiptarėt qė duke mos e dorėzuar interesin e tyre racional dhe moral qė duhet tė ketė validitet universal pėr ta, pra tė vlejė nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend, ta mendojnė hollėsisht strategjinė mė tė mirė pėr tė formuluar njė politikė tė jashtme shqiptare qė nė kontekstin e rrethanave tė ndryshuara me rėnien e Murit tė Berlinit do tė arrinte tė realizonte synimin racional dhe moral—bashkimin kombėtar. Pra, ndonėse interesi shqiptar ėshtė i qartė—bashkimi nė njė shtet-komb shqiptar dhe rritja e fuqisė nė pėrputhje me kapacitetet tona—formulimi i politikės sė jashtme duhet tė jetė padyshim sensitiv ndaj rrethanave historike, pėrkatėsisht kontradiktave tė gjalla nė materien e gjallė qė ėshtė vetė historia. E nė kėtė farė muhabeti virtyt politik bėhet edhe aftėsia pėr tė gjykuar praktikisht, ose ajo qė Aristoteli e quan phronesis, qė ėshtė njė aftėsi intelektuale qė nuk lidhet vetėm me njohje tė teorisė, por edhe njohje tė historisė. Ky virtyt—pra posedimi i phronesis-it politik—nuk ėshtė njė talent mistik pėr Hotin: ai ėshtė thjesht virtyt i njerėzve jo vetėm tė edukuar teorikisht dhe filozofikisht (ndonėse kjo ėshtė e domosdoshme) por dhe tė provuar nė veprimtari politike. Nė kontekstin e zhvillimeve pas rėnies sė Murit tė Berlinit dhe aspiratės evropiane pėr bashkim, pėr Hotin, tė gjykosh politikisht dhe nė favor tė ēėshtjes shqiptare do tė thotė tė insistosh nė argumentin qė paraqet aspiratėn shqiptare pėr bashkim si gur provues i njėmendėsisė evropiane pėr t’u bashkuar politikisht si kontinent, pra pėr ēlirim pėrfundimtar nga sundimi gjeopolitik ruso-amerikan mbi tė. Ajo qė tė lė pėrshtypje nė veēanti tek talenti i Hotit pėr phronesis—pra pėr gjykim tė drejtė politik—ėshtė mėnyra sesi rėndėsia qė i jep arsyes, moralit, dhe parimeve politike si liria dhe barazia i ndihmon atij tė vijė tek gjykime tė drejta edhe atėherė kur nuk e ka gjithė informacionin e nevojshėm. A nuk ėshtė, pėr shembull, e jashtėzakonshme tė dėshmosh sesi Hoti i burgosur nė vitin 1998 dhe pa shumė informacion nė lidhje me gjendjen qė po zhvillohej nė terren nė Kosovė, arrin qė megjithatė, siē mėsojmė nga shkėmbimi i tij me Kadarenė, tė gjykojė drejtė luftėn e filluar tė UĒK-sė, ndėrkohė qė presidenti Rugova nga rezidenca e tij nė Prishtinė bėn gabimin e pafalshėm nė gjykimin e tij mbi UĒK-nė?



    Pėrfundim—Ukshin Hoti Sot?

    Rikonstruktimi racional qė jam pėrpjekur tė jap pėrmes kėtij interpretimi tė Hotit si njė idealist realist e ka trajtuar veprėn e tij nga perspektiva e historianit filozofik tė filozofisė. Kjo ėshtė metodologjia e leximit tė njė teksti filozofik nga e kaluara qė synon tė ofrojė rikonstruktim racional tė tij dhe qė, ndonėse merr parasysh kontekstin historik nė tė cilin ėshtė shkruar ai tekst, nuk heq dorė nga nxjerrja e rėndėsisė filozofike, pra universale tė tij, apo, rėndėsisė sė pavarur nga koha. Ekzistojnė edhe dy metodologji tė tjera rivale qė i qasen njė teksti filozofik nga e kaluara me synime dhe pyetje tė tjera nė mendje: 1) metodologjia e filozofit tė pastėr analitik dhe 2) metodologjia e historianit tė ideve (historianit intelektual). Kėto tė dyja qėndrojnė nė kundėrthėnie tė qartė dhe si tipe ideale qartazi mohojnė njėra tjetrėn. Pėrderisa filozofi analitik kur lexon njė vepėr filozofike nga e kaluara e zhvesh atė fare nga historia dhe merret vetėm me „problemin e pazgjidhur filozofik“ qė na paraqet vepra e caktuar filozofike, e tė cilin ky mundohet ta zgjidhė duke bėrė filozofi, historiani i ideve bėn pikėrisht tė kundėrtėn: nuk merret fare me problemin filozofik, por vetėm synon tė vendosė sa mė qartė distancėn mes lexuesit tė veprės sot dhe botės sė autorit dje, nė mėnyrė qė tė rikuperojė sa mė saktėsisht domethėnien historike tė veprės nė kontekstin nė tė cilin ėshtė shkruar ajo dhe vetėm nė atė kontekst. Pėr historianin e ideve nuk ka tė vėrteta filozofike tė vlefshme pėr ēdo kohe—pra nuk ka tė vėrtetė filozofike; ka vetėm tė vėrteteta historike tė cilat ai me zellin e arkivistit koleksionues mundohet t’i nxjerrė nė pah sa mė saktėsisht tė jetė e mundur.

    Metodologjia e historianit filozofik tė filozofisė qė jam munduar tė zbatoj nė interpetimin tim sot mundohet tė marrė aspekte tė dobishme tė tė dyja kėtyre metodologjive kundėrthėnėse: nga analitiku merr sensin e rėndėsisė sė problemit specifik filozofik qė tejkalon kontekstin historik pėrderisa mbetet i pazgjidhur (nė rastin e veprės sė Hotit ky ėshtė problemi me emrin “ēėshtja shqiptare”), pėrderisa nga historiani i ideve merr pėrkujtimin pėr rėndėsine e kontekstualizimit historik tė domethėnies sė njė vepre filozofike, duke treguar kėshtu rėndėsi tė shtuar ndaj rrethanave specifikisht historike nė tė cilat ėshtė shkruar vepra nė fjalė.

    Ajo qė ėshtė interesante tė vėrehet ėshtė qė pėrderisa metodologjia e historianit filozofik tė filozofisė dhe ajo e filozofit analitik janė qė tė dyja tė zbatueshme nė leximin e veprės sė Hotit, metodologjia e historianit tė pastėr tė ideve ėshtė pothuajse e pamundur tė aplikohet pikėrisht sepse nuk mund tė studiosh veprėn e Hotit sot vetėm me interesin e njė arkisvisti koleksionues tė vėrtetash arkaike tėrėsisht indiferente ndaj tė tashmes dhe tė ardhmes. Ėshtė e pamundur ta bėsh kėtė sepse tė lexosh sot veprėn e Ukshin Hotit nė Kosovė do tė thotė tė pėrjetosh sesi gati ēdo paragraf i shkrimeve tė tij ėshtė i ngarkuar me “tani-ėshtė-koha.” Vepra e Hotit ta imponon leximin me syrin e Historisė Efektive (Effektivgeschichte) sepse pėr dallim nga problematika e historianit tė pastėr tė ideve qė sfidė kryesore e ka paraftyrimin e vet si bashkėkohanik tė filozofit/mendimtarit nga e kaluara qė ėshtė duke studiuar me zellin e arkivistit koleksionues, lexuesi i veprės sė Ukshin Hotit nė Kosovėn e sotme e ka rrafsh problemin e kundėrt: ai e gjen sfiduese tė mos e shoh vetėn sot si bashkėkohanik tė Hotit; me fjalė tė tjera, lexuesit tė sotėm shqiptar nė Kosovė nuk i duhet kurrėfarė ushtrimi i vėshtirė i imagjinatės pėr ta paramenduar vetėn bashkėkohanik tė Ukshin Hotit. Dhe kjo sepse beteja pėr Republikėn dhe pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare vazhdon edhe sot e kėsaj dite dhe fatkeqėsisht ndeshet me pengesa shumė tė ngjashme me ato qė i luftonte Hoti nė kohėn e vet.

    E megjithatė, duhet thėnė qė edhe perspektiva e historianit tė ideve do tė ishte majft e vyeshme pėr tė bėrė njė sėrė pyetjesh qė unė kujtoj janė shumė tė rėndėsishme pėr tė kuptuar historinė mė tė re politike tė Kosovės, sikurse janė kėto (kėtu po jap vetėm disa): 1) Cili mendim u desh tė shtypej qė LDK-ja tė etablojė vetėn si forca kryesore pėrfaqėsuese e shqiptarėve tė Kosovės gjatė okupimit serb? 2) Cila ėshtė nė fakt kundėrthėnia e vėrtetė nė historinė politike mė tė re tė Kosovės? 3) Ēfarė ishte pėrmbajtja e kėsaj kundėrthėnieje dhe ēfarė pasoja vuajti interesi politik shqiptar nga shtypja e dhunshme e kėsaj kundėrthėnieje pėrmes izolimit total tė Ukshin Hotit? Kėto dhe pyetje tė tjera do duhej ta interesonin historianin qė do tė shkruajė historinė politike mė tė re tė Kosovės dhe vepra e Ukshin Hotit nė kėtė drejtim ėshtė njė dokument shumė i ēmueshėm, sidomos pėr historianin e interesuar pėr tė prodhuar atė qė, tė frymėzuar nga Howard Zinn, do tė mund ta quanim “Njė Histori Politike Popullore e Kosovės“ (“A People’s Political History of Kosova”). Nė lidhje me kėto pyetje, unė mendoj qė sa mė shumė ta lexojmė Ukshin Hotin aq mė shumė do e kuptojmė qė kundėrthėnia e vėrtetė politike nė politikėn kosovare nuk ishte ndonjėherė ajo mes LDK-sė sė Rugovės dhe asaj qė do bėhej PDK-ja e Thaēit dhe se nė fakt kundėrthėnia e vėrtetė ishte pikėrisht ajo mes UNIKOMB-it tė Ukshin Hotit dhe LDK-sė sė Rugovės. Luftės sė UĒK-sė nė fakt i paraprin mendimi politik i Ukshin Hotit, kurse PDK-ja vetėm do ta pėrvetėsojė atė luftė popullore pėr tė marrė pushtetin e LDK-sė, por jo pėr tė sfiduar botėkuptimin politik tė saj, gjė qė mundohej ta bėnte Hoti pėrmes kritikės sė tij parimore ndaj LDK-sė. Se Thaēi dhe PDK-ja nuk e kishin ndonjėhere parimisht luftėn politike kundėr LDK-sė sė Rugovės a nuk e tregon qartė edhe e sotmja: a nuk ėshtė pikėrisht Thaēi ai i cili sot, si studenti mė i zellshėm i doktrinės Rugoviste tė pro-amerikanizmit tė pakushtėzuar, kritikon LDK-nė e sotme pėr tradhti nga kėsaj doktrine?

    Pėr fund, mė lejoni tė ndaj me ju zhgėnjimin qė ndjej sa herė qė pasi lexoj Hotin dhe ndihem mirė pėr fuqinė politike tė mendimit tė tij idealisto-realist mė duhet tė kthehem nė realitet pėr t’u ballafaquar me gjendjen e politikės shqiptare sot. Problemi me emrin ēėshtja shqiptare jo vetėm qė mbetet i pazgjidhur, por ai problem, fatkeqėsisht, ėshtė deklaruar njė ēėshtje non-grata nga vetė klasa politike shqiptare qė sundon sot nė Tiranė dhe nė Prishtinė, e cila ėshtė kėnaqur me gjysmė-zgjidhje tė imponuara nga jashtė. Nė vend tė propozimit tė Hotit pėr definim tė ēėshtjes shqiptare si ēėshtje testuese pėr njemėndėsinė e vlerave evropiane, me pushtetin aktual nė Kosovė dhe Shqipėri kemi arritur rrafsh tek pika e kundėrt nga ajo nė tė cilėn do tė na ngrejė mendimi politik i Hotit: anulimin nga agjenda tė ēėshtjes shqiptare dhe instrumentalizimin e saj pėr interesa politike tė tash Evropės sė bashkuar, tė cilėn me qullsinė politike tė treguar tash e sa kohė klasa politike shqiptare e ka ftuar tė aplikojė standarde tė dyfishta karshi shqiptarėve. Hoti nuk do mund tė ishte mė i shqetėsuar sesa sot: nga guri provues qė ēėshtja shqiptare duhej tė ishte pėr njėmendėsinė e pėrkushtimit evropian ndaj vlerave universale jemi bėrė gur provues pėr degjenerimin e atyre vlerave, afirmues kokėulur tė standardeve tė dyfishta, simbol i zonės sė pėrjashtimit, apo, siē do thoshte Hoti, pėrfaqėsues tė vlerave politike aziatike, pėrkatėsisht kapitalizmit tė egėr neoliberal tė kombinuar me autoritarizėm politik. E megjithatė, pėr t’i mbetur besnik frymės sė veprės sė Hotit, kjo kurrsesi nuk bėn tė na dėrgoj nė dėshpėrim. Pėrkundrazi, pėrgjigja mė e drejtėpėrdrejtė hotiane ndaj kėsaj situate, ashtu siē ishte edhe dje, vazhdon tė jetė edhe sot: studioni, kritikoni dhe organizohuni pėr tė vepruar. E ndėrsa ne vazhdojmė ta bėjmė kėtė, le tė fėrkohemi herė pas herė me veprėn e Hotit pėr t’u siguruar qė po mbetemi tė njėmendtė karshi aspiratave tona tė drejta kombėtare!

    Faleminderit!

    [1] Ajo qė nė anglisht njihet si IR Theory e qė ėshtė njė nga nėnfushat e Shkencės Politike.
    [2] Sa tė njėjtė vazhdon t’i ketė kundėrshtarėt mendimi filozofik pėr ēėshtjen shqiptare edhe sot e kėsaj dite!
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  17. #97
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Kombi, demokracia dhe Evropa: duke lexuar veprėn e Ukshin Hotit

    Enis Sulstarova

    Njė popull, ose e dėshiron realizimin e njė qėllimi politik dhe pėr tė ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė, ose nuk e dėshiron. Qėllimi politik i popullit shqiptar nuk mund tė jetė tjetėr pos bashkimit tė tij nė njė shtet tė vetėm shqiptar.
    (Ukshin Hoti)


    Hyrje

    Falėnderoj Lėvizjen Vetėvendosje! pėr ftesėn qė tė marr pjesė nė kėtė tribunė pėr mendimin politik dhe filozofik tė Ukshin Hotit. U jam mirėnjohės, sepse mė bėtė tė rilexoj sė fundmi dy libra tė Hotit, Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare (Prishtinė, 1996) dhe Bisedė pėrmes hekurash (Tiranė: Toena, 2000), ky i fundit njė bisedė e autorit tė burgosur me shkrimtarin Ismail Kadare. Ēdo rilexim ndryshon nga paraardhėsit, ngaqė lexuesi jo vetėm kujton atė ēfarė ka lexuar, por edhe mund tė zbulojė gjėja tė reja. Rileximi merr vlerė tė veēantė atėherė kėrkojmė qė tė gjejmė pėrgjigje pėr pyetjet qė kemi pėr aktualitetin, aq mė tepėr kur ke tė bėsh me njė mendimtar qė e kanė munduar po ato pyetje qė kemi ne, aq mė tepėr kur ke tė bėsh me njė autor/aktivist qė ka luftuar dhe ėshtė martirizuar pėr qėllimin qė mbetet i parealizuar dhe qė kėrkojmė ta realizojmė: bashkimin politik tė kombit shqiptar. Pėr sa kohė qė kombi ėshtė i ndarė, pėrpjekja pėr bashkim ėshtė aktualitet dhe mendimi i Ukshin Hotit mbetet bashkėkohor.

    Nuk ėshtė aspak rastėsi qė jemi mbledhur nė Prishtinė pėr tė diskutuar mbi mendimin e Ukshin Hotit. Sot, nė Kosovė, republika ėshtė nė rend tė ditės, sikurse ishte nė marsin e vitit 1981. Sot i jemi drejtuar atij, si personi qė mė shumė se kushdo mbrojti me argumente, pasion, elokuencė dhe me tėrė qenien e tij drejtėsinė e parullės “Kosova Republikė”. Tė njėjtėn parullė sot aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje! po e shpalosin nėpėr sheshe, rrugė dhe ndėrtesa pėr t’ia kujtuar qytetarėve se qeveritarėt po e heqin dorė prej saj. Po heqin dorė jo thjesht pėr faktin se sė fundmi qeveria e kryesuar nga Hashim Thaēi ka rėnė dakort me Serbinė qė republika tė zėvendėsohet nga njė fundshėnim nė dokumentet ndėrkombėtare, por mė shumė prej faktit se qė nga pavarėsia (edhe ajo e kushtėzuar nga Pakoja Ahtisari) qeveritė nuk po bėjnė pėrpjekje pėr ta realizuar republikėn sė brendshmi. Kur republika nuk ėshtė mė qėllimi politik, kur ajo nė politikėn e brendshme tė shtetit mbetet vetėm nė letėr, atėherė ėshtė shumė e lehtė qė nė dokumentet ndėrkombėtare tė pranosh qė ajo tė fshihet fare.

    Si jeta, por ashtu dhe krijimtaria teorike e Ukshin Hotit janė tė ndėrprera dhunshėm. Gjatė jetės sė tij, Hoti nuk arriti qė tė ketė kushtet optimale pėr tė krijuar vepra tė plota teorike. Edhe kur nuk ndodhej nė burg, ai ishte i veēuar nga mjediset intelektuale dhe politike tė Prishtinės. Pas vitit 1981 atij iu pamundėsua punėsimi i pėrhershėm dhe jeta e qetė familjare. Libri Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare ėshtė njė pėrmbledhje e artikujve tė shkruar nė rrethana dhe pėr tema tė ndryshme, letrave dhe mbrojtjes sė tij nė gjyq. Libri tjetėr, Bisedė pėrmes hekurash, e pėrmban paradoksin qysh nė titull: nuk kemi tė bėjmė me njė bisedė normale, ballė pėr ballė mes dy personash, por me njė komunikim nė kufijtė e tė pamundurės, me pyetje qė i kalohen me mundime brenda nė burg pėr fare pak kohė, dhe me pėrgjigjet qė Hoti arrin t’i shkruajė dhe mrekullisht t’i nxjerrė nga burgu pėr t’ia dėrguar shkrimtarit. Vepra e fragmentarizuar nuk do tė thotė se idetė janė tė tilla. Pėrkundrazi vihet re njė kthjelltėsi dhe vazhdimėsi nė argumentet kryesore tė Hotit, qė buron jo vetėm nga bindja e tij e palėkundur pėr drejtėsinė e kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve, por edhe nga njė rrokje e thelbit tė zhvillimeve ndėrkombėtare tė kohės sė tij, qė ndikuan nė shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė. Nė vitet 80-90 tė shekullit tė kaluar, Hoti ishte dėshmitar i shndėrrimeve rrėnjėsore nė Evropė e nė botė dhe ndoshta nuk e zmadhojmė vlerėsimin tonė kur themi se ai, mė shumė se kushdo intelektual tjetėr shqiptar i atyre viteve,kuptoi drejt kahun e zhvillimeve tė mėdha politike nė kontinent dhe zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare e konceptoi brenda tyre.

    Nė kėtė rilexim tė veprės sė tij, nisur edhe nga ngjarjet e fundit nė Kosovė, sugjerojmė se tri ide ide janė nė themel tė mendimit tė tij: kombi, demokracia dhe Evropa. Pėr kėtė arsye, kumtesėn e kemi organizuar nė tri pjesė kryesore, tė ndjekura nga njė shėnim pėrmbyllės pėr aktualitetin e veprės sė Ukshin Hotit. Organizimi i kumtesės nuk do tė thotė aspak se secila nga idetė qėndron mė vete dhe e veēuar nga tė tjerat; siē do ta shohim mė poshtė, ato janė tė pandashme dhe mbėshtesin njėra-tjetrėn. Mund tė shprehemi se kombi, demokracia dhe Evropa formojnė njė trini nė mendimin e Hotit, prandaj secila nga ndarjet analitike tė mėposhtme vetėm sa thekson njė aspekt tė saj.



    Kombi

    Shqiptarėt janė njė komb, qė sė pari do tė thotė se ata kanė njė identitet. Ky identitet na ėshtė dhėnė nga historia jonė nė kontinentin e Evropės dhe rrjedhojė e dallimit tonė nga popujt e tjerė pėrreth. Vetėdijėsimi pėr gjuhėn qė flasim ėshtė themeli i dallimit tė ilirėve dhe vazhdimėsisė sė tyre me shqiptarėt. Prania e kurdohershme e gjuhės u tregonte se ata i pėrkitnin “njė kolektiviteti tė veēantė qė e fliste njė gjuhė, e cila shtrihej nė njė territor tė caktuar dhe kishte interesa tė veēanta nga tė tjerėt, por mund tė kishte dhe ndonjė interes tė pėrbashkėt” (Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare, f. 134-135; mė poshtė do t’i referohemi shkurtimisht si Filozofia). Kombi ėshtė njė bashkėsi njerėzore qė ka vazhdimėsi biologjike, nė kėtė aspekt Ukshin Hoti nuk druhet tė thotė se shqiptarėt janė etnikisht tė pastėr, jo prej ndonjė programi politik tė pėrmirėsimit biologjik (eugjenetika) dhe as pėr t’u krenuar me kėtė, por pėr faktin e thjeshtė se nė histori nuk ka pasur tė tjerė qė tė jenė deklaruar si shqiptarė, por ka pasur shumė shqiptarė tė asimiluar qė janė deklaruar si pjesėtarė tė kombeve tė tjerė (Bisedė pėrmes hekurash, f. 139; mė poshtė do t’i referohemi shkurtimisht si Biseda). Nė mungesė tė dokumenteve tė shkruara, vetė mbijetesa e shqiptarėve nė histori, me gjithė tkurrjen territoriale tė tyre nė shekujt e fundit, ėshtė njė dėshmi e ruajtjes sė njė kolektivit dhe mosdėshire, apo vullneti pėr t’u shkrirė me popujt e tjerė, por pėr tė qėndruar ai qė ėshtė. Forcimi i identitetit kombėtar ėshtė pjesė e detyrueshme e modernizimit dhe e pėrparimit material, ai ėshtė “ecje progresive drejt sė ardhmes. Njė ecje qė nuk mohon vlerat pozitive tė sė kaluarės, por i inkuadron nė vetvete dhe i kuptimėson nė kohė” (Filozofia, f. 195).

    Ruajtja e vetes ėshtė interesi jetėsor i kombit. Nė njė botė tė shteteve kombėtare, ekzistenca e kombit ruhet pėrmes shtetit. Historia e ka dėshmuar se shteti kombėtar ėshtė kuadri mė i mirė institucional pėr ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombėtar. Nuk ka shtete pėr hir tė vetes, por pėr hir tė kombit: “Nė qoftė se ėshtė kėshtu pėr tė gjithė popujt e civilizuar tė botės... dhe nė qoftė se jemi popull i civilizuar... atėherė nuk mund tė jetė ndryshe as pėr ne shqiptarėt” (Filozofia, f. 143). Prej kėndej, Hoti argumenton se interesi jetėsor (vital) i shqiptarėve ėshtė ruajtja e shtetit tė formuar shqiptar (Shqipėrisė) dhe bashkimi i pjesėve tė ndara tė kombit dhe atdheut me Shqipėrinė: “ēdo politikė qė do tė ēonte drejt realizimit tė qėllimit tė tillė mund tė cilėsohet si politikė gjithėshqiptare... Brenda suazave institucionale dhe normave ndėrkombėtare juridike Shqipėria ėshtė dhe duhet tė jetė bartėse e njė politike tė tillė” (Filozofia, 77-78).

    Kombet bėjnė pėrpjekje pėr tė vazhduar ekzistencėn e tyre, prandaj “lufta e kombeve pėr pushtet (fuqi) ėshtė imanente nė vetė natyrėn e kombit” (Filozofia, f. 41). Vullneti pėr t’u bėrė, apo pėr “t’u shtetėzuar” siē e shpreh Hoti solli krijimin e Shqipėrisė si shtet. Shqipėrinė nuk e krijuan fuqitė e mėdha evropiane nga hiēi, por si njohje prej tyre tė vullnetit tė shqiptarėve: “edhe ne duhej tė ishim diē, tė cilit mund t’i ndihmohej. Kjo ‘diē’ ishte lėvizja politike shqiptare” (Biseda, f. 66). Ndarja e kombit shqiptar nuk erdhi si vullnet i tij, por si pasojė e gjeopolitikės evropiane. Eshtė e vėrtetė se bashkimi i kombit varet sėrish nga fuqitė e mėdha, por kėto tė fundit “nuk merren me zgjidhjen e ēėshtjeve tė tilla pa pasur interesat e veta dhe sidomos jo pa u bėrė inicimi i zgjidhjes sė njė ēėshtjeje tė tillė nga vetė faktori politik shqiptar” (Filozofia, f. 75). Hoti mendon se vala demokratike qė pėrshkoi Evropėn nė vitet 80 dhe projekti i bashkimit tė saj janė kushtet qė bėjnė tė mundur zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare, prandaj shqiptarėt duhet tė lėvizin drejt kėtij qėllimi.

    Rihapja e ēėshtjes kombėtare shqiptare u shėnua nga kėrkesa pėr republikė nė Kosovėn e vitit 1981. Ajo erdhi natyrshėm si njė kėrkesė pėr pėrparim dhe zhvillim tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, krahas lėvizjeve qė po bėnin nė kėtė drejtim edhe popujt e tjerė jugosllavė. Ishte e qartė nė atė kohė se pozita juridike e Kosovės ishte bėrė pengesė pėr zhvillim. Pėrderisa konteksti ndėrkombėtar nuk e lejonte ndryshimin e kufijve tė Jugosllavisė, logjike ishte kėrkesa pėr republikėn brenda federatės (Filozofia, f. 135). Republika do tė ishte njė hap drejt bashkimit tė kombit dhe njėkohėsisht do tė ruante dhe nuk do tė rrezikonte kufijtė e shtetit ekzistues shqiptar, sipas rregullimit ndėrkombėtar tė vendosur nga fuqitė e mėdha.

    Nuk mjafton tė njihet vetėm qėllimi politik, por edhe mjeti pėr realizimin e tij. Hoti shkruan:

    Kur njė popull arrin t’i njohė jo vetėm interesat e veta, por edhe mėnyrėn e realizimit tė atyre interesave, vetėm atėherė mund tė flitet se mund tė kihet shpresė dhe mbėshtetje pėr optimizėm. Por kur njė popull manipulohet me parulla tė ndryshme, atėherė nuk mund tė flitet as pėr shpresė dhe as pėr optimizėm (Filozofia, f. 265).

    Rendi ndėrkombėtar i vendosur nė Evropė pas Luftės sė Dytė Botėrore nuk e lejon ndėrrimin me dhunė tė kufijve shtetėrorė. Padyshim qė kjo normė ėshtė nė interesin e shteteve, mirėpo nuk duhet harruar se shtetet janė instrumente tė kombeve, jo qėllime tė vetvete. Prandaj ėshtė lėnė e hapur mundėsia e ndryshimit tė kufijve me pranimin e palėve dhe me rrugė paqėsore. Ne jemi dėshmitarė se aty ku interesi kombėtar nuk pėrputhej me ruajtjen e kufijve shtetėrorė, kėta tė fundit ranė dhe ndarjet brenda shtetėrore u kthyen nė kufij tė rinj sovranė. Duke pasur parasysh kontekstin ndėrkombėtar, edhe Hoti shkruan se bashkimi i kombit shqiptar duhet kryer nė rrugė institucionale dhe me mjete demokratike (Filozofia, f. 191). Mjet demokratik ėshtė p.sh. referendumi, i cili parashikohet nė programin e Lėvizjes Vetėvendosje! Politika gjithėshqiptare duhet sinkronizuar me atė ndėrkombėtare, brenda zhvillimeve ndėrkombėtare nė Evropė: “Ne do tė bashkohemi mė Shqipėrinė nėse kėtė do ta mundėsojnė proceset evropiane... Ndryshimi i kufijve mund tė bėhet vetėm si produkt i marrėveshjes sė superfuqive” (Filozofia, f. 257). Por nuk mund tė ketė pritje qė Evropa tė bėjė Republikėn e Kosovės dhe mė tutje bashkimin e shqiptarėve (Filozofia, f. 136).

    Hoti ishte dėshmitar i shpėrbėrjes me luftė tė Jugosllavisė dhe nga fundi i jetės sė tij edhe i luftės sė Kosovės. Pėr tė, lufta erdhi pėr arsyen se serbėt nuk deshėn qė ndjekin tendencėn demokratike nė Evropė, por iu kundėrvunė asaj pėr tė ruajtur epėrsinė e tyre nė Jugosllavi dhe sidomos nė raport me shqiptarėt qė i trajtonin si njė popull tė nėnshtruar, ngjashėm me situatėn e popujve aziatikė dhe afrikanė nė epokėn e kolonive evropiane. Lufta ishte e pashmangshme nė ish-Jugosllavi, jo sepse kombet janė luftėnxitės nga thelbi i tyre, por sepse ata do tė mbronin interesat e tyre me gjithė kėrcėnimin e luftės. Lidhur me kėtė, Hoti te Filozofia shkruan se “njė popull qė nuk i frikėsohet luftės mund tė jetė vetėm i marrė, por frika e luftės kurrnjėherė, asnjė popull, nuk e ka penguar tė luftojė pėr idealet e veta” (f. 230), kurse nė bisedėn me Kadarenė i mėshon faktit se “nuk ėshtė nė natyrėn e njeriut dhe as tė kombit tė pajtohet me statusin e robit” (f. 130). Lidhur me Luftėn e Kosovės, ai shėnon se shqiptarėt e dinin se Serbia ishte sipėrore nė mjetet e luftės, prandaj nuk kishte kuptim tė thuhej se shqiptarėt ishin luftėnxitės, se ata do tė zgjidhnin luftėn ndaj paqes. Pėrkundrazi, shqiptarėt luftonin sepse nuk u kishte mbetur mjet tjetėr pėr tė pasur njė “ekzistencė dinjitoze kolektive dhe... zhvillim tė papenguar si komb brenda trojeve tė veta” (Biseda, f. 137). Prandaj, ai besonte se UĒK-ja me arritjen e qėllimit tė republikės sė pavarur do tė dinte ta mposhte edhe luftėn si tė tillė.



    Demokracia

    Sipas Ukshin Hotit, demokracia ėshtė mjet dhe vlerė. Ai shkruan se demokracia, si formė e rregullimit shoqėror, demokracia ndihmon nė njohjen dhe pėrsosjen e njeriut, shoqėrisė dhe nė fund mbarė njerėzimit nė kushtet e lirisė (Filozofia, 231). Pėr kėtė arsye, ne themi se ajo ėshtė mjet pėr qėllime tė tjera, por edhe vlerė, ngaqė pėrvoja njerėzore e ka veēuar mė lart midis mjeteve tė tjerė. Demokracia nuk ėshtė statike, por e pėrshtatshme sipas nevojave dhe kushteve shoqėrore. Demokracia i pėrket popullit dhe nuk ėshtė pronė ekskluzive e elitės: “demokracia nuk mund tė jetė kundėr elitės, por ėshtė kundėr elitizmit” (po aty). Demokracia nuk mund t’i importohet njė kombi, por ajo lind nga nevojat e tij, si kėrkesė pėr institucionalizimin e kėrkesave tė tij. Pėr kėtė arsye Hoti pėrdor termin e “demokracisė autentike”, jo pėr tė treguar se nė Kosovė u shpik njė lloj i veēantė i demokracisė, por se lėvizja pėr republikė ėshtė demokratike dhe nuk pėrbėn dallim nga proceset evropianizuese tjetėrkund nė Evropė. Si e tillė, demokracia nė Kosovė ėshtė kontribut nė “zbatimin e parimeve universale, tė gjithėpranueshme tė demokracisė” (Filozofia, f. 231-232).

    Demokracia ėshtė autoktone nė Kosovė si pasojė e pėrpjekjes popullor pėr fitimin e statusit tė Republikės nė vitin 1981. Demokracia ėshtė mjet pėr lirinė, ndėrsa nga ana e saj liria ėshtė njė mundėsi pėr vetėkrijim. Pėrderisa kėrkesa pėr republikė ishte nė vetvete njė shprehje e lirė e shqiptarėve pėr mė shumė liri dhe mundėsi zhvillimi pėr veten e tyre, atėherė kėrkesa pėr Republikė ishte demokratike (Filozofia, f. 116-117). Atėbotė disa thanė se nuk ėshtė koha pėr tė kėrkuar demokraci, por pėr Hotin ishte pikėrisht dėshira e njė brezi tė ri pėr mos e pranuar botėn e tyre ashtu siē ishte: botė e sunduar nga i huaji, autoritare dhe patriarkale. Si e tillė, kėrkesa pėr demokraci ishte brenda frymės sė kohės nė Jugosllavi dhe nė Evropė.

    Demokracinė nė Kosovė nuk e lindėn tė tjerėt, e as nuk u lind pėr qejfin e tyre. Ishte e ndėrlidhur me proceset demokratike tė Evropės dhe me synimet e tilla tė njerėzimit. Demokracia nė Kosovė u vetėlind nė vitin 1981, do tė rritet vetė, sė bashku, e barabartė dhe e ndėrlidhur me tė tjerat (Filozofia, f. 118).

    Hoti mbeti i vetėm ndėr intelektualėt e Kosovės qė pėrkrahėn parrullėn pėr republikė nė vitin 1981. Nė njė intervistė pas dhjetė viteve ai mendon se ishte udhėheqja partiake dhe elita intelektuale ato dėshtuan pėr tė udhėhequr masat, edhe pse ato ishin tė bindura se kėrkesa ishte e drejtė. Ato kishin mbetur nė pritje tė premtimeve dhe masave pėr demokratizim tė shoqėrisė nga lart, duke mos besuar nė fuqinė e demokracisė si mjet i qytetarėve pėr ndryshim (Filozofia, f. 249). Edhe sot shumė ndėr elitėn politike tė Kosovės, njė pjesė nė pushtet dhe njė pjesė nė opozitė, mendojnė se nuk ėshtė koha pėr republikėn sovrane, por pėr atė tė mbikėqyrur. Prandaj nuk e mbrojnė as sė brendshmi ndaj strukturave paralele serbe dhe mosrespektimit tė reciprocitetit dhe as sė jashtmi, duke pranuar shuarjen e “republikės” pre dokumenteve ndėrkombėtare. Sėrish mbivlerėsohet “lart” dhe nėnvlerėsohet “poshtė”, duke harruar se nė demokraci pushteti buron nga poshtė. Prandaj demokracia e pritur po ia lė vendin hap pas hapi autoritarizmit. Prandaj parlamenti i Kosovės ėshtė kapur nė rrethin vicioz tė “korrigjimit” tė vetvetes: sapo merr njė vendim si pėrfaqėsues i vullnetit tė popullit dhe forcimit tė republikės, menjėherė prapson vendimet e tij me porosi nga lart. E mė pas vijojnė “kėshillat” qetėsuese nga diplomatė se pėrmendja e republikės ėshtė e parėndėsishme, anakronike, apo lojė fėmijėsh. Nga tė njėjtėt diplomatė perėndimorė qė e kanė tė sigurt republikėn nė vendet e tyre. Nga diplomatė qė kujtojnė se republikėn ahtisariane ia kanė bėrė dhuratė (tė pamerituar) popullit tė Kosovės.

    Demokracia ėshtė edhe ideologjia e madhe e rendit tė ri ndėrkombėtar pas Luftės sė Ftohtė. Mbizotėrimi i Perėndimit tė kryesuar nga SHBA-ja nė marrėdhėniet ndėrkombėtare legjitimohet nga demokracia dhe pėrhapja e saj nė botė. Demokracia i kapėrcen kufizimet kulturore dhe fetare, prandaj Rusia, shkruan Hoti nuk mund tė jetė njė fuqi botėrore bazuar mbi ortodoksinė apo pansllavizmin (Biseda, f. 95). Nė kushte tė tilla, ėshtė e vėshtirė qė nga ana teorike tė kundėrshtohet zbatimi i vetėvendosjes sė shqiptarėve: “Cila formė e demokracisė do tė mund tė quhej demokratike, po qe se njė populli tė tėrė tė madh sa shqiptarėt... do t’ia mohonte tė drejtėn e vetėvendosjes? Nė emėr tė ēkafit do ta bėnte njė gjė tė tillė?” (Biseda, f. 105-106). Bashkimi i shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm sot po kundėrshtohet fuqishėm nga ideja e bashkimit tė Evropės. Jo vetėm nga diplomatėt e huaj, por edhe nga shumica e elitave politike dhe kulturore tė shqiptarėve integrimi i shteteve ballkanikė nė Bashkimin Evropian paraqitet si zėvendėsim i programit tė bashkimit kombėtar tė shqiptarėve. Hoti ka argumentuar pikėrisht tė kundėrtėn, qė procesi i bashkimit politik tė Evropės e bėn tė pashmangshėm bashkimin e shqiptarėve. Integrimi evropian ėshtė, sipas tij, plotėsues dhe jo alternativė e bashkimit kombėtar.



    Evropa

    Shqiptarėt ndodhen gjeografikisht nė Evropė dhe ndarja kombit nė disa shtete ėshtė rrjedhojė e gjeopolitikės evropiane. Pėrplasja e madhe gjeopolitike nė kontinent ka qenė midis grupimit tė popujve gjermanė me ata sllavė dhe shtetet detare, ndėrsa Britania e Madhe anonte nė ēaste vendimtare pėr tė ruajtur balancėn mes fuqive. Shqipėria londineze ishte kompromisi pėr tė ruajtur paqen evropiane mė 1913 dhe vazhdimi i copėtimit tė shqiptarėve pas Luftės sė Dytė Botėrore u pėrcaktua nga Lufta e Ftohtė midis Perėndimit dhe Lindjes. Kjo situatė e rėndė e shqiptarėve nė Evropėn e fillimshekullit, d.m.th. si kurban i gjeopolitikės, Ukshin Hoti mendon se nė fund tė shek. XX mund tė kthehet nė pėrparėsinė e shqiptarėve. Qė bashkimi i Evropės tė realizohet dhe tė qėndrojė nė tė ardhmen, duhet qė gjeopolitika si e tillė tė kapėrcehet nga shtetet evropiane. Kapėrcim i saj do tė thotė qė nuk ekziston mė arsyeja themelore pėr ndarjen e shqiptarėve (Biseda, f. 71-73), sikurse nuk ekzistonte as arsyeja themelore pėr ndarjen e Gjermanisė (Filozofia, 89). Prandaj, ēėshtja shqiptare kthehet nė njė gur prove i projektit tė bashkimit tė Evropės:

    Lufta e popullit shqiptar pėr tė zgjidhur problemet e veta dhe ēėshtjen e vet ėshtė pikėrisht nė funksion tė zgjidhjes sė proceseve tė Evropės dhe tė avancimit tė proceseve tė saj pozitive, pėrveē faktit se ėshtė edhe masė pėr matjen e ecurisė sė tyre. Pėr kėtė shkak dhe nga ky aspekt, shqiptarėt vetėm sa po e kryejnė pjesėn e vet tė detyrės gjithevropiane (Biseda, f. 154).

    Jo mė kot shumė intelektualė evropianė ndėrhyrjen e NATO-s mė 1999 e quajtėn si provėn e Evropės sė nesėrme pėrballė Evropės sė djeshme si peng i lojės mes fuqive tė mėdha. Hoti nuk do tė thotė se gjeopolitika nė Evropė ka pėrfunduar, por se ajo ėshtė nė agoni, nė tėrheqje e sipėr, dhe se vdekja e saj ėshtė parakusht pėr integrimin evropian (Biseda, f. 105-106). Eshtė e vėrtetė se as serbėt dhe as shqiptarėt nuk e kanė nė dorė bashkimin e Evropės, mirėpo ata mund tė sillen nė pajtim ose nė kundėrshtim me integrimin. Serbėt duan qė pozitėn e tyre hegjemoniste pėrballė shqiptarėve dhe popujve tė tjerė tė rajonit, pozitė e fituar pėr shkak tė gjeopolitikės, ta “kontrabandojnė” edhe brenda BE-sė (Biseda, f. 63), ndėrsa shqiptarėt me pėrpjekjen e tyre kombėtare nuk duan tjetėr veē barazi mes kombeve, gjė qė ėshtė nė pajtim me projektin e bashkimit tė kombeve tė kontinentit, siē konceptohet p.sh. nga Edgar Morin (Filozofia, f. 87). Barazia mes kombeve evropianė ėshtė edhe kriteri kryesor qė modeli evropian tė jetė tėrheqės jashtė Evropės dhe tė shėrbejė si model nė botė (Filozofia, f. 125).

    Pajtimin me tendencėn kryesore evropiane, lėvizja kombėtare shqiptare e ka pasur qysh nė vitin 1981, sepse kėrkesa pėr republikė “nė esencė ishte kėrkesė pėr evropeizimin e Kosovės, nė qoftė se fjala “evropeizim” kuptohet drejt si tendencė pėr barazimin dhe nivelizimin e zhvillimit nė shtetet e zhvilluara tė Evropės” (Filozofia, f. 135-136). Kur ėshtė kėshtu, atėherė pėrse duket sikur pėrfaqėsuesit e BE-sė sot nuk e nxisin, por e shkurajojnė pėrpjekjen pėr bashkim tė shqiptarėve? Pėrveē efekteve tė gjeopolitikės qė mbeten tė fuqishme akoma, njė arsye tjetėr, sipas Hotit ėshtė edhe frika nga e panjohura qė mund tė sjellė ndryshimi i kufijve mes shteteve ku jetojnė shqiptarėt. Nė pėrgjigje tė kėsaj frike, qė ėshtė frikė e Evropės nga vetja, shqiptarėt nuk duhet tė pėrgjigjen duke shpallur se po heqin dorė prej bashkimit, por se bashkimin po e kryejnė nė pajtim me parimet e lirisė, demokracisė dhe vetėvendosjes qė qėndrojnė nė themel tė Evropės sė sotme. Kėtė gjė Hoti e theksonte nė kohėn kur nė Kosovė kishte filluar lufta e armatosur kundėr pushtimit serb (Biseda, 106-107).

    Mendimi i Hotit priret tė shquajė universalen te pėrpjekja kombėtare shqiptare. Pra jo bashkim paēka asaj qė po ndodh nė Evropė dhe nė botė, por bashkim kombėtar sipas parimeve universale mbi tė cilėt po kryhet integrimi evropian dhe ruajtja e paqes dhe e rendit ndėrkombėtar. Ai nuk e shtyp partikularizmin e ēėshtjes shqiptare nė emėr tė parullave universale (internacionalizmi komunist, globalizimi, integrimi evropian etj.), por e shtron detyrėn kombėtare tė shqiptarėve sė bashku me detyrėn qė ata kanė ndaj bashkimit tė Evropės dhe ndaj paqes e barazisė mes popujve dhe njerėzve nė mbarė botėn. Nėse integrimi i Evropės do tė dilte nga kursi i universales dhe do tė ndiqte linja partikulariste, si p.sh. shquarjen e identitetit fetar si bazė pėr pranimin ose jo tė kombeve evropianė, atėherė Hoti pėrgjigjet se kjo gjė do tė fuqizonte identitetin e tij kombėtar dhe evropian: “njė gjė e tillė do ta pėrforconte mendimin tim se do tė duhej tė mbetesha ashtu ēfarė isha dhe se nga ajo pozitė, tani, do tė duhej tė luftoja edhe pėr identitetin tim evropian, pėrveē atij shqiptar, nė Evropė” (Biseda, 153).



    Pėr fundin qė ėshtė fillim

    Qenia e Ukshin Hotit ishte e lidhur me kombin e tij. ai ishte ndėr intelektualėt e paktė shqiptarė qė nuk e veēoi fatin vetjak nga ai i popullit. Edhe nė fundin e jetės sė tij ai nuk u nda nga martirizimi qė po pėsonte populli i tij. Ai nuk mund tė ishte i lirė kur shqiptarė tė tjerė po flijonin jetėn pėr lirinė. Shkrirja e fatit vetjak me atė tė popullit dhe tė idealeve e bėnte Hotin qė nė bisedėn me Kadarenė tė shkruante kėto fjalė lapidare: “Me vrasje nuk mund tė vriten tė vėrtetat dhe as idealet dhe as qė mund tė shuhen aspiratat legjitime tė njė populli tė tėrė. Vrasja nuk e tremb njeriun e idealit dhe as popullin e vetėdijesuar pėr veten” (f. 164). Ai nuk mund tė bėnte mė shumė pėr kombin e tij. Zbulimi se si mbaroi jeta e tij dhe gjetja e rivarrosja e eshtrave tė tij nuk ėshtė nderim pėr tė, por ėshtė nderim i shqiptarėve pėr veten. Kombi duke nderuar dėshmorėt nderon veten, sepse dėshmorėt ia falėn qenien e tyre kombit.

    Ne sot mund te supozojmė se si do tė ishte politika nė Kosovėn e pasluftės nė rast se ai do jetonte. Kėtė nuk mund ta dimė asnjėherė, por njė gjė e dijmė me siguri: ai do tė pėrkushtohej pėr republikėn. Rruga e tij sapo ka filluar. Kosova duhet tė bėhet me domosdo republikė sovrane. Qė mė pas tė bashkohet me Shqipėrinė siē e planifikonte Ukshin Hoti. Fundi i tij ėshtė fillimi ynė.

    03 mars 2012
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Univeristeti i Prizrenit emėrtohet "Ukshin Hoti"
    Qeveria e Kosovės ka mbėshtetur nė mėnyrė unanime propozimin e kryeministrit qė Universiteti Publik i Prizrenit tė emėrtohet me emrin e intelektualit tė shquar Ukshin Hoti, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė kabinetit qeveritar

    Postuar: 17:28; 11/07/12 • Share

    Prishtinė- "Universitetit Publik tė Prizrenit do t’i bėjė nderė emri i intelektualit Ukshin Hoti", ka thėnė kryeministri Thaēi.

    Ndryshe, Univeristeti i Prizrenit ėshtė themeluar nė vitin 2009. Lajmonline

  19. #99
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga Lepuri i But Lexo Postimin

    Univeristeti i Prizrenit emėrtohet "Ukshin Hoti"
    Qeveria e Kosovės ka mbėshtetur nė mėnyrė unanime propozimin e kryeministrit qė Universiteti Publik i Prizrenit tė emėrtohet me emrin e intelektualit tė shquar Ukshin Hoti, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė kabinetit qeveritar

    Postuar: 17:28; 11/07/12 • Share

    Prishtinė- "Universitetit Publik tė Prizrenit do t’i bėjė nderė emri i intelektualit Ukshin Hoti", ka thėnė kryeministri Thaēi.

    Ndryshe, Univeristeti i Prizrenit ėshtė themeluar nė vitin 2009. Lajmonline
    Llapi ja keni fillu ti doni figurat e LDK-se .

    Filluat me Rugoven , tani vazhdoni me Hotin , gjest i mire , por shume i vonshem .

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    Gjenev
    Postime
    21

    Pėr: Ukshin Hoti: Filozofia e ceshtjes shqiptare

    Mirėmbrama tė gjithve.

    E kam shkrujtur nje artikull tė jetes kronologjike tė Ukshin Hotit nė gjuhen frenge por edhe tė perkthyer ne gjuhen shqipe. Mund ta lexoni ketu nė 3 pjese :

    Pjesa 1 : http://nationbicephale.com/xxeme-sie...1-fillimet.mik
    Pjesa 2 : http://nationbicephale.com/xxeme-sie...-angazhimi.mik
    Pjesa 3 : http://nationbicephale.com/xxeme-sie...kshin-hoti.mik


    Faleminderit.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •