Close
Faqja 6 prej 148 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 1475
  1. #51
    Citim Postuar më parë nga Styx
    Mo u merzit Genesis. A. Vehbia eshte nga ata qe na defton trarin ne syrin tone ("internetin" shqip me nje llaf) pa po jo forumet, shtypin, etj te disinformimit ballkanik ne gjuhet angleze, greke, sllave.

    Pergjigja jone eshte : "Le te derdhim ne forum (jo ne shtyp, as dizertacione, te vetmet grimca te pademtura historikisht qe cilat nese hulumtohen gjeresisht mund te hedhin drite dicka nga e verteta e ketij kombi te shuar."

    Nderkohe qe ne i mbushim mendjen njeri tjetrit, kopja e fundit, faja, rreshti humbasin. Vehbi te tjere paguhen qe te sharlatanizojne referuesin, dhe denigrojne referencen. Po te jete forum, as marrin mundimin ti drejtohen nofkave.

    Jo ore lastare te forumit te kombit. Arsyeja se perse disa nga ne vijne ketu, eshte te hapin per nje moment perden e se vertetes tek bashkekombesit, me qellim qe te mos mbajne koken varur para hajnit te vet. Njohuria e plote, eshte pune individuale. Arsye tjeter eshte se disa nga ne mund te shkembejne mendime nen rrogoz per te ndertuar pune solide.

    Kujt t'i pelqeje dhe mendon se perfiton, bujrum. Kujt nuk i pelqen, le te merret me sport tjeter. Askush nuk e ka detyre te lexoje cfar shkruaj une, sikurse edhe une nuk marr pjese ne cdo teme. Une gjithashtu komentoj vetem kur mendoj qe udha eshte humbur krejt dhe lexuesin po e corientoni. Sigurisht, edhe kjo nuk eshte buke per te gjithe.

    Per te fshire kete postim ke edhe aprovimin tim Darius.
    Styx si ta marr kete posten tende? Si pershpirtje, apo rekuiem? Ne fakt te kam konsideruar djale me tru po e ke dhjere me kete pergjigje. Ose ti sdike te lexoke midis rrjeshtave ose te jane errur syte nga Vehbite dhe me apo pa te drejte po i fut te gjithe ne nje thes.
    Ta kesh te qarte ti dhe ndonje tjeter ketu. Une temen (dhe tema te tjera) e hapa qe pikerisht te dali e verteta ose te pakten e mundohemi ti afrohemi te vertetes per Dodonen. Prandaj dhe postimin tim e shoqerova mesa munda me citime nga arkeologe dhe historiane. Dhe ajo qe po kerkoj (qe ska llogjike ne bote qe mund ta kundershtoje) eshte pasurimi i temes me fakte te tjera qe dime. Po ne kete pike me duket mua fillon jo kontradikta po llafet. Nese duam qe tema te jete nga ato qe zene vend dhe qe kur lexuesi i thjeshte te futet ketu dhe te mendohet mire mbasi te dali atehere cdo fjale qe themi mundesisht te jete e shoqeruar dhe me burimin apo referencen. Dhe kjo eshte gjeja me elementare qe duhet bere. Me duket se ka ardhur momenti qe ne kete nenforum te ndryshohet mentaliteti i keputjes se llafeve pa asnje referim apo si te na teket. Lexoj disa qe shkruajne e qe thone; pellazget keshtu, iliret ashtu, troja ketu, etj etj etj. Si mendon ti sma do shpirti dhe zemra te jete ashtu? Sma do shpirti dhe zemra qe te dali ne drite ajo qe na eshte mohuar gjithe keto shekuj? Natyrisht qe ma do dhe skam nevoje tja provoj njeriut kete gje. Por sic ma do shpirti dhe zemra ashtu ma do dhe mendja qe meqe e kam sagllam ne koke me thote qe: nese kjo gje eshte keshtu, eshte per keto arsye 1...2...3...4... etj. Nese ne kemi kete prejardhje, kete rrace, kete kulture, kete histori, e kemi pasi ja ku jane te gjitha provat nder shekuj 1...2...3...4 etj. Dhe kur kete e them per veten time e mendoj sesi do e perceptoje ai lexues i thjeshte qe sja ka idene as se kush eshte X apo Y qe na ka masakruar historine dhe as se cfare ka ndodhur ne kohera dhe si ka ndodhur shperfytyrimi. Nese tema do ishte per therrime pasi sipas llogjikes tende njohuria e plote eshte individuale atehere je gabim koke e kembe. Po e them per te disaten here dhe spo doni ta kuptoni. Nenforumi i historise nuk eshte vetem per Darius apo Styx apo Baptist apo Genesis etj. Eshte per te gjithe. Individualisht dhe 'nenrrogoz' ne mund te shkembejme e-mails dhe te ndajme me njeri tjetrin mendime qe mund ti kuptojme pa i hyre detajeve apo referencave. Por jo te gjithe e kane ate njohuri dhe sidomos jo te gjithe e kane ate mundesi.
    Perdja e te vertetes tek bashkekombasit nuk hapet me mesazhe te pergjysmuara apo te thena si tek e tuk. Ne fund te fundit kur ai lexues/bashkekombas do debatoje nje dite me ndonje grek apo tjeter per ate qe ka lexuar nuk do thote vetem qe e kam lexuar ne Forumin Shqiptar se e ka thene Darius apo Styx apo te tjere po do thote qe e ka thene filan arkeolog qe i referohet filan figure te antikitetit. E ka thene X historian qe analizon Y ngjarje historike. Eshte ne kete rrjesht te Z autori te lashtesise dhe nuk e kundershton dot se eshte shkruar e zeza mbi te bardhe.

    Citim Postuar më parë nga styx
    Kujt t'i pelqeje dhe mendon se perfiton, bujrum. Kujt nuk i pelqen, le te merret me sport tjeter. Askush nuk e ka detyre te lexoje cfar shkruaj une, sikurse edhe une nuk marr pjese ne cdo teme. Une gjithashtu komentoj vetem kur mendoj qe udha eshte humbur krejt dhe lexuesin po e corientoni. Sigurisht, edhe kjo nuk eshte buke per te gjithe.
    Kete mu desh ta citoja. Degjo styx ky nuk eshte forum personal po eshte nje forum qe i perket mijera lexuesve. Ka nje rregullore qe ti, une dhe te tjere jane te detyruar ti binden. Ketu sbehet me koken tende po brenda normave te caktuara prej kohesh. Besoj se ska me nevoje te shkruaj me shume per kete gje. Per pjesen me bold dua vetem te te pyes pa patur nevoje per pergjigje: Eshte nga modestia apo duhet ta marr si delir?

    Tjeter prisja nga kjo teme dhe tjeter doli. Me vjen keq per kohen qe harxhova se mesa shoh nje pjese juaja se moret fare seriozisht dhe e katandiset ne komente qe vetem lidhje me temen nuk kane. Megjithate jam ne kohe ta rregulloj. Tani e tutje kur behen komente dhe pasurohet informacioni ose te paraqiten burime dhe mundesisht me referenca ose kot me kot nuk do lejoj me shkrime.

    p.s. Styx ne ka gje qe nuk e prisja ne kete teme ishte pergjigjja jote. Te pakten nga ty prisja ta kuptoje tamam dhe te kontriboje ashtu sic duhet. Me vjen keq qe u zhgenjeva.

  2. #52
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Styx-i,
    Ky diadem, apo kjo stoli gjendet edhe sot ne muzeun ruse te Petersburgut
    ku keto 12 000 fleta ari apo floriri qe emitojne dushkun jane te njohura me emrin "Thesari i Priamit" apo shiko diademi i Helenes se Trojes.
    Keto 12ooo fleta te holla ari jane te lidhura njera me tjetren me kapsore(rrathe te vegjel) dhe e tere kjo kurore e një mbretneshe vihet mbi kokë ku mbahet si një shirit apo si nje kuror qe e shfim tek imperatoret romakë por ketu eshte me rendesi numri i madh i gjetheve, pra ketu eshte kurreshtja, pse aqë shumë gjethe te arta ?
    Kreksi ai materiali qe kishe vene si link per Shlimanin si shume i bute ishte. Ka kohe qe Shlimani konsiderohet si nje arkeolog i cili ka bere gabime te pafalshme dhe qe me kenveshtrimin qe kemi ne sot per arkeologjine nuk mund te tolerohen. Megjithe gabimet qe ka bere ai prape eshte konsideruar si Babai i Arkeologjise majde i eshte dhene dhe nje PHD. Lexo pak se cfare thone dy arkeologe per Shlimanin dhe zbulimin e 'thesarit te Priamit'.

    Citim nga J.D.Hawkins dhe D.F.Easton:

    THE TREASURE OF PRIAM

    "The gold of Troy" found by Schliemann became the subject of novels and many visitors are very much interested in the treasure. Schliemann made many mistakes which can not be tolerated with our present understanding of archaeology. He turned Troy into a molehill. In spite of this he was considered the Father of Archaeology and he was even awarded a Ph. D. in archaeology. He is described by some writers as "the most unscientific of archaeologists who founded the science of archaeology". He imagined King Priam as a rich king which is why when he found treasure in Troy he called it the "treasure of Priam", because he had the habit of giving heroic names to his discoveries. He believed that they were the jewels of Helen. Putting them on his wife Sophia, he addressed her "you are my beautiful Helen", but we know today that the treasure was at least 1000 years earlier than the time of Priam, belonging to the second settlement at Hisarlık.
    Pra i ashtuquajturi thesari i Priamit nuk eshte fare i Priamit pasi eshte 1 mije vjet me i vjeter. Une personalisht nuk e marr ne konsiderate ate qe llomotit Shlimani. Kur lexoj Shlimanin sikur lexoj Aris Poulianos, ate rrocken grek qe thote se ka zbuluar njeriun 12 milion te vjeter ne Greqi dhe qe eshte autentik grek. Ndryshimi i vetem eshte qe Shlimani ishte delirant dhe i pangopur per fame materiale dhe nominative ndersa Poulianos ja ka bere dhalle trute agjenda nacionaliste.

    Nje tjeter koment nga nje tjeter arkeolog, Lee Krystek:

    Despite all his luck at finding treasure, Schliemann was consistently wrong on his facts. Later archaeologists would date the treasure at Mycenae as being two hundred years before the time of Agamemnon and the treasure of Troy over a thousand years before Homer's Trojan War. In 1878 Schliemann returned to Troy and discovered two additional small treasure troves. In 1879 he took on an assistant, Wilhelm Dorpfeld.
    Ndersa shikoni ca shkruan Encarta per te njejtin fakt:

    German archaeologist Heinrich Schliemann discovered remnants of ancient Aegean civilizations that lent historical evidence to ancient legends. In the early 1870s Schliemann excavated a site he believed to be Troy, near present-day Hisarlık in Turkey. He found objects made of gold, bronze, and silver, including the artifacts in this photo. Scientists later determined that these artifacts are some 1,000 years older than the city described in Homer’s Iliad.


    p.s. Nese deshironi komplet historine e materialit te pare te cituar atehere po e ve ketu ne faqe qe ta shkarkoni dhe lexoni te gjithe ne aglisht.
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur

  3. #53
    Edhe dicka tjeter qe shkon akoma me larg. Ne Universitetin e York ne Toronto Lufta e Trojes jo vetem qe slidhet fare me Iliaden e cila konsiderohet thjesht imagjinate e Homerit po sipas leksioneve qe jepen per Trojen (te cilat jane fare te shkurtra)lufta ndaj saj ka qene aksidentale si pjese e konfliktit midis Myceneans dhe Hittites :

    'The Truth of Troy' showed us that there was a war at Troy, but it wasn't over love. It was a 200-year-long conflict between two superpowers of the late Bronze Age -- the Myceneans and the Hittites -- over greed and territory. As a major port on a significant trading route in a strategic location, Troy (or Wilusha) was caught in the middle.

    Perhaps the Iliad version has endured and been popular because it tells us a story about humanity that (though tragic) is noble, comprehensible, and about individuals. But the

    Maybe Homer gave us a past as we wish it was... a vision of humanity as we wish we were.

    But archaeology gives us the past as actually was... and a vision of humanity as we actually are.
    Nga jo shkolle operon dhe krahu me antishliman...


    Kreksi, une frengjishten e njoh pak dhe nuk arrita dot te gjeja vendin se ku thote 12 mije fletat e holla te arit. I njejti material ekziston dhe ne anglisht (i kopjuar nga site angleze, madje me e njejten renditje fotosh dhe numrash) po as aty nuk thuhet gje per 12 mije fleta ari. Numri me i madh qe permendet eshte ai i 8750 unazave, butonave dhe objekteve te tjera te arta te vogla. Kaq. Ne asnje vend nuk gjej dot ku thote per 12 mije dhe sidomos fleta te holla. Ja lista e plote e objekteve te gjetura ne "Troje"

    * A copper shield
    * a copper cauldron with handles
    * an unknown copper artefact, perhaps the hasp of a chest
    * a silver vase containing two gold diadems (the “Jewels of Helen”
    * 8750 gold rings, buttons and other small objects, six gold bracelets, two gold goblets
    * a copper vase
    * a wrought gold bottle
    * two gold cups, one wrought, one cast
    * a number of red terra cotta goblets
    * an electrum cup (mixture of gold and silver)
    * six wrought silver knife blades (which Schliemann put forward as money)
    * three silver vases with fused copper parts
    * more silver goblets and vases
    * thirteen copper lance heads
    * fourteen copper axes
    * seven copper daggers
    * other copper artefacts with the key to a chest


    Pra sic e shikon edhe vete nuk ka asgje te tille. Po postoj dhe foton e objekteve te gjetura si dhe te gruas se tij Sofia e cila ka pozuar me disa nga gjerat e cmuara qe ka zbuluar Shlimani.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. #54
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "Gjuhë të ndryshme me emnat e hyjnive shkaktoishin ngatrrime fjalësh e kuptimesh, prej të cilavet shtoheshin emna…" ( SaggioTopaldi).

    “Mbas Permbytjes së Pergjithshme të rruzullit… e si nisi me u shtue njerzimi e me u shpernda nder vende të parrahuna të kanteve të dheut e të ndamë prej gishtit të Fuqiplotit, seicili me familje, gjuhë e komb të vetë, djali i katert i Javanit të birit të Jafetit me emën Dodanim, e msyni dheun tonë e mu n'atë krahinë, ku sot gjallisin vllaznit tonë toskët.

    Me emën të Dodanimit (lexo Dardan- shenim i Styx) pra u qujt Ndivënesa e Dodonës e që asht ma jetike e ma në za per kah shtektijet, prejse e mësyente njerzimi i atëhershëm prej kater anvet të rruzullimit e të cilën Homeri e thërret "Zeusi Pellazgjik", "Dodona Pellazgjike" (Iliada. II. 93).” S. Gjecovi.

    Gjecovi vazhdon te thote qe Dardanet u ngulen (pra sipas Gjecovit nuk qene autoktone) aty ku Zeusi kishte “brinin” folene. Zeusi pra ishte aty "qemoti". Nga ana tjeter, ai jep statistika per Kronin, babane e Zeusit, si autokton. Po ashtu ka kronika shume te vjetra kishtare qe e deklarojne Zeusin Zot te Dardaneve.

    Lind perseri pyetja themelore. A ishin dardanet Pellasge? Cilet jane pellasget? A eshte Dardani ne fakte Zeusi vete?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 04-02-2007 më 09:26
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #55
    cik jashte teme po si eshte kjo puna Ardian vehbiut me forume, gjeneze?

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga proscriptor
    cik jashte teme po si eshte kjo puna Ardian vehbiut me forume, gjeneze?
    Jemi komplet jashte teme proscriptor por po te shpjegoj shkurtimisht. Ardian Vehbia, Ardian Klosi, Aurel Plasari dhe ndonje karagjoz tjeter i ketij lloji kane filluar nje fushate pseudointelektuale gjoja per te zbuluar rrenjet e verteta te shqiptarit dhe kete jane duke e bere me injorimin e atyre qe jane zbuluar deri me sot si dhe pa u lodhur te bejne hulumtimin me te vogel te fakteve qe shkruajne. Nder te tjera ata fshikullojne dhe nje tendence te disa shqiptareve sot qe ne shume forume apo faqje private ne internet dalin me pretendime dhe disa teori te cilat ne fakt jane shume interesante madje shpesh edhe te mbeshtetura ne fakte dhe argumenta. E keqja eshte qe jo te gjitha jane keshtu. Ka nje pjese te tyre qe shkruhen por me teper si pandehma apo si deshire e mire qe te jete sic na e do zemra. Mund te lexosh kete temen ketu per te patur nje ide: KUNDER SKEMES NARRATIVE PARANOIDE-KONFRONTIVE TE HISTORISE SHQIPTARE. A. Vehbia bashke me keta te tjeret qe nje zot e di se nga e marrin cekun mujor po fshikullojne cdo gje qe mund te mbeshtesi teorine e vjetersise sone si shqiptar, vjedhjen e trashegimise kulturore dhe cdo gje tjeter qe e ben nje komb me histori. Madje Vehbi leshi shkon deri aty sa fare hapur tallet dhe injoron nje dokument te shkruar ne gjuhen shqipe ne shekullin e 13 e.s. nga Teodor Shkodrani duke vene ne dyshim jo vetem moshen e dokumentit por edhe vete autenticitetin e tij...etj etj. Qe mos e zgjas merret me mend se me cfare funderrinash kemi te bejme.

    Ne lidhje me kete teme ketu, nuk eshte puna tek Vehbite apo ata qe kane zgjidhur qesen per te dhe per shoket e tij. Puna eshte qe ne kur shkruajme dicka te kesaj natyre e bejme per veten tone dhe une vazhdoj e ngul kembe me shpresen qe do kuptohet njehere e mire se cfare po them qe ky sherbim mund te jete sa me i mire nese eshte i qarte dhe me informacion sa me te bollshem.

    Le ti kthehemi temes ketu. Fotoja e meposhtme eshte e faltores se Zeusit ne Dodona qe eshte me e vjetra ne Greqi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #57
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mendoj per temen ne fjale, meqe qenka pune serioze, do deshiroja te dija, meqe ti Darius Shlimanin e refuzon, ne cfare pikash e refuzon ?

    Nje pyetje.

    Si jane vendosur emrat e ishujve ne Egje ? ose pak me sakte, Kur jane vendosur arbitrarisht emrat e ishujve ? Psh, pervec Kretes, a ndodhet Zakynthosi aty ku quhet Zakynthos ?
    Po Rodosi ku ndodhet ?


    Vijme tani fuqishem ne teme.

    Ja cna thote Pellazgu Homeri:

    Blosg or Plasg being among his ancestors is said to indicate his descent from the Pelasgians, whom we know to have had a national existence in the late rages under the appellations of Greek, Italian, Etruscan or Tuscan etc. This they(Formonianet, qe ne mitologjine Irlandeze jane ekuivalenti i Titaneve) understand, also from the words of Homer, whom they call a Pelasgian Greek writer, and from whom are the following words, as translated from his language: -

    "Parent of God and men, Pelasgian Jove,
    King of Dodona and its hallowed grove,
    King of Dodona, whose intemperate coast,
    Bleak winds infest and winter's chilling frost

    Round thy abodes thy priests with unwashed feet
    Lie on the naked earth"

    The Greek writers do not agree as to the location of the oracle of Dodona. Some will have it in Thessaly, some in Epirus, others in Thesprotia, Chaonia and Molossia, and some say that it was so called from Dodanim, the son of Javan and grandson of Japhet(Genesis. X:4)

    Noah
    Japeth son of
    Javan son of
    Daedan


    --Ne mitologjine iralandeze eshte interesant fakti qe kemi nje vend qe quhet Tuatha Dé Danann, dhe mbreti i tyre eshte nje fare Bres, etimologjia e te cilit shkon nga "protoceltikja" Bresgo ne "proto-indoeuropiane" Bhreg qe do te thote te ndricosh, dicka e bardhe e ndritshme. Kendej vjen dhe fjala angleze "bright".
    Tani ne pamje te pare, mua kjo me ben te mendoj per dy gjera. Emri i ketit ngjan si BREG, te tipit BREGDET, qe mbase ka te bej me prejardhjen e kesaj rrace ne Irlande, por me teper ngjan sikur ky te jete vete Zeusi, perderisa mundesia me e mundshme sic thote dhe etimologjia eshte "ndricim", dicka e shndrritshme(rrufeja ?). Ndersa Tuatha Dé Danann, jane njerezit e perendeshes Dana(Diana - qe u shpjegua qarte lidhje e saj me Dodonen) ? dhe mbahen si rraca e peste qe pushtoi Irlanden mbas permbytjes. Megjithate ka teorira qe e barazojne me Rhean.

    Sidoqofte, se u zgjata shume, por mendoj eshte e rendesishme te konsultohet mitologjia ne kontekstin e pergjithshem jo thjeshte "greko-romak", ajo qe desha te thoja, eshte te tregoja se vendodhja e Dodones eshte akoma nje mister, edhe pse ky libri eshte datuar diku nga 1850, perseri shikohet se Dodona mund te jete ne cdo vend ne Epir.

    Mbase me planin per zhvillimin ekonomik te Papuliasit, dhe me shitjen e jugut, mund te realizohet nje here e mire gjetja e Dodones. Por kesaj rradhe nuk do quhet me toke Shqiptare(Pellazge). Besoj te kenaqurit do mbeten Dhimter Farat e rradhes, politika dhe anal-istat tane.


    Kaq per sot.


    Ne fakt dhe dicka tjeter nga Orakujt Sibiline:

    "Whence flows Eurotas' moistened path away,
    And, with Peneius mixed, pours in the sea,
    Its water and men call it Stygian."


    Tani Ku eshte Eurotasi ? Strabo thote qe nuk eshte shume larg Olimpusit, Titaresiusit, dhe qe vjen nga nje pjese e Olimpit dhe futet tek Peneiusi. Ne kete vend ai tregon vendodhjen e Dodones, por jo ekzatesisht. Megjithate Homeri e lidh me Styxin perfundimisht kete lum.


    Kaq
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 04-02-2007 më 18:50
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #58
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Madje Vehbi leshi shkon deri aty sa fare hapur tallet dhe injoron nje dokument te shkruar ne gjuhen shqipe ne shekullin e 13 e.s. nga Teodor Shkodrani duke vene ne dyshim jo vetem moshen e dokumentit por edhe vete autenticitetin e tij...etj etj. .
    Ai dokument nuk eshte prezantuar nga 'zbuluesi' i tij dhe u be vite qe nga koha kur 'lajmi mori dhene'.

    Vehbiu ben mire te degjohet nga shume ju pasi vetem po te mposhtni argumentat e tij e tregoni veten se keni pervetesuar historine e lashte.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #59
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Ai dokument nuk eshte prezantuar nga 'zbuluesi' i tij dhe u be vite qe nga koha kur 'lajmi mori dhene'.

    Vehbiu ben mire te degjohet nga shume ju pasi vetem po te mposhtni argumentat e tij e tregoni veten se keni pervetesuar historine e lashte.
    E drejte!
    Per mendimin tim Vehbiu perfaqeson nje nga penat me te mprehta dhe mendjet me te kthjelleta te Shqiptarizmes sot (ne fakt me kujton orthologjizmin dhe racionalizmin e rrymes se neoshqiptarizmes se viteve 30', e cila e pati fatkeqesisht te pamundur te imponohej politikisht ne mjedisin feudalo-otoman te asaj kohe (jo se sot ka ndryshuar shume)).
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #60
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    E drejte!
    Per mendimin tim Vehbiu perfaqeson nje nga penat me te mprehta dhe mendjet me te kthjelleta te Shqiptarizmes sot (ne fakt me kujton orthologjizmin dhe racionalizmin e rrymes se neoshqiptarizmes se viteve 30', e cila e pati fatkeqesisht te pamundur te imponohej politikisht ne mjedisin feudalo-otoman te asaj kohe (jo se sot ka ndryshuar shume)).
    Neo-shqiptarizma e viteve 30? C'eshte kjo? Rryme filozofike? What? No more 'blud und boden'?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Faqja 6 prej 148 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •