Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Teoria pellasgjike dhe indoeuropiane e gjuhes shqipe

    KUNDER SKEMES NARRATIVE PARANOIDE-KONFRONTIVE TE HISTORISE SHQIPTARE

    Nga Dr. Margarit Gjoka


    “Ėshtė fjala pėr njė prirje, nė vetvete objektive, pėr ta rivendosur a rikthyer historinė e shqiptarėve nė kontekstin ballkanik dhe mė gjerė evropian e mesdhetar, pėrtej skemave narrative paranoide-konfrontative. Ardian Vebiu (Shekulli, 15 qershor 2003).

    Mora shkas per tė shkruar kėtė artikull nga njė debat nė portalin alb-shkenca nė qershor tė 2005 ku shkruan njė gamė e shkencėtarėve tė rinj shqiptarė qė kryejnė aktivitetin shkencor jashtė Shqipėrisė. Tek disa prej tyre nė emėr tė njė patriotizmi tė sforcuar vihet re njė tendencė pėr tė krijuar njė klimė konfliktualiteti me shkencetarėt dhe kulturėn greke. Kjo pėrbėn ringritje tė mureve tė Berlinit po tashmė nė mendjen tonė apo ndoshta mos shembje e tyre, ato kanė qenė dhe vazhdojnė tė administrojnė nje pjese te botės intelektuale shqiptaro greke. Kurse nė shkallė institucionale gjėrat janė krejt ndryshe. Institucionet shkencore shqiptare realizojnė bashkepunime shkencore nė shumė fusha me ato homologe greke. Ėshtė e treta herė qė funksionon mekanizmi i projekteve kėrkimore dypalėshe greko-shqiptare. Njė pjesė e rėndėsishme e tyre janė nė fushėn e trashėgimisė kulturore ku shkencėtarėt e tė dy palėve po studjojnė kryesisht objekte arkeologjike tė territorit shqiptar. Do te ishte e arsyeshme pikėrisht prej tyre tė presim prononcime lidhur me rezultatet e studimeve tė pėrbashkėta.
    Pėrmendim nė kėtė kuadėr dhe nisiativėn e z. A. Spiro pėr botimin e revistės Albanohellenica ku ndoshta ėshtė forumi mė i pėrshtatshėm pėr paraqitjen e studimeve tė tyre nė pikat e pėrbashkėta dhe divergimeve midis konkluzioneve shkencore tė palės greke dhe shqiptare. Gjithashtu revista “Pelegrini” si dhe revista elektronike “Arkipelag” krijon njė klimė tjetėr vlerėsimi dhe bashkėpunimi me letėrsinė dhe kulturėn greke duke mundėsuar pėrkthimin e autorėve grekė pėr emigrantin shqiptar qė ndoshta nuk e ka fatin pėr t’i lexuar direkt nė orgjinal. Nė kėtė kuadėr pėrmendim essenė e Pirro Lolit “Mendime dhe analiza mbi miqėsinė seksin dashurinė artin dhe filozofinė” rreth kryeveprės sė Niko Kazanxaqit "Jeta e Aleksis Zorbas” e cila po pėrkthehet nė shqip. Studime tė tilla na kujtojnė essenė e Kadaresė “Eskili ky humbės i madh” dhe shprehin faktin e thjeshte qė vlerat kulturore nuk krijojnė mure por ura bashkimi tė popujve.Nė tė njėjtėn kohė njė debat i gjėrė ėshtė i hapur nė Shqipėri pėr rishkrimin e historisė sė Shqipėrisė.

    1) Egzagjerimi nacionalist nė libra tip “Enigma” pėr tė cilin kemi lexuar mini artikuj edhe nė faqet e shtypit shqiptar nė Greqi mbetet mjaft i lexueshėm tek njė pjesė e pa azhurnuar me historinė

    Duke lexuar shtypin e pėrditshėm shqiptar shpesh ndeshesh me artikujt tė trajtuar nė nivel relativisht akademik (ku shkohet me aeroplan nga Tirana nė Ndroq do ta karakterizonte dikush gazetarizimin e disa probleme speciale madhore tė historisė) nga tė cilat mund tė veēojmė polemikėn e shkakėtuar nga z. Ardian Klosi i cili ka si boshtkėmbėnguljen e tij kundėr shtrėmbėrimeve vulgarizuese dhe antishkencore qė vazhdojmė t’u japin fėmijėve dhe rinisė nė tekstet shkollore. Nė tregimin-pamflet tė famshėm historik “Moisiu nė mal e nė det” (“Shekulli”-Prill 2003) z. Klosi duke dashur tė tregojė absurditetin e vulgarizimeve antishkencore, rrymėn spekulative ku pėrfshin dhe njė numėr tė madh botimesh, ndėr tė tjera gjithė literaturėn nacionaliste, sjell si shembull librin “Enigma” tė pėrkthyer nga Xhevat Loshit. Kur e lexova pėr herė tė parė atė libėr, e para gjė qė vura re ishte se pėrkthyesi nuk kishte mundur tė shkruante qoftė edhe dy fjalė parathėnie pėr idetė e parashtruara nė 300 faqet qė ai pėrktheu nga njė farė historiani i quajtur D’Angely. Por sapo munda ta pėrfundoja me shumė sforco leximin e atij libri, e kuptova arsyen. Dhe ndėrsa thuajse e kisha harruar fare, z. Klosi ma rrisjell ne mendje kėtė libėr tė cilin ai e quan “njė botim katastrofik, ku shqipja del si gjuhė e parė e botės, ku ndėr tė tjera emra grekėrish tė vjetėr si Pithagora shpjegohen me “bythėgjeri”, “Mitileni”(ishulli Mitilini-sh. autorit) me “*** i lėnė”, Akileu me “aq i lehti” etj. Pėrkthyesi dhe propaganduesi i kėtij libri ėshtė bash Lloshi.”(Shekulli dt. ). Me tej “sipas “Enigmės” dhe Lloshit: Kerkira vjen nga “kėrcuri”, Malta nga “mjalta”, Sikelia nga “si kali”, Odhiseus ėshtė “udhė s’shehu”, Agamemnoni “Aqėmemėnti” (dmth. aq me mėnt), Pallamidhis “pallėmadhi” (merre si tė duash), Arkimidhis “kryemadhi”, Midhea “e madhja”, Athina “e thėna”, Poseidhoni “pati denė” (dmth. pati detin), Trojanėt-trujanėt “ata me tru”, Eolėt “tė hollėt”, Penelopi “penė e lypi”, dmth. lypi perin. Tė gjitha nė vetėm dy faqe, 116-117. Falėnderojmė sė fundi tė ndjerin autor D’Angely dhe Lloshin pėr kėtė gaz tė papėrmbajtur qė na dhurojnė. ..”SQ'> Nje liber tjetėr me kontribut tė ndjeshėm nė shtrėmbėrimin e fakteve historike sipas A. Klosit-ėshtė “Fundi i misterit tė Etruskėve” tė pėrkthyer nga Skėnder Shkupi. “Tani –thote z. Klosi kishte shumė zėra qė e shikonin shqipen jo vetėm nė themel tė mbishkrimeve mesapike dhe atyre etruske (Zaharia Manjani, “Fundi i misterit etrusk”, Tiranė 1974, pėrktheu S. Shkupi), por edhe nė bazė tė hebraishtes dhe tė shkrimeve tė shenjta. Kėto libra divulguese kanė efekt tė kundėrt me atė tė cilin synojnė pėrkthyesit e tyre. Pėr tė diskretituar nje ide, thotė njė fjalė e urtė, mbėshtete dhe egzagjeroje atė duke e ēuar deri nė absurditet.

    Paretimologjia (dmth operimi me kritere jo shkencore tė etimologjissė, shkencės qė shpjegon prejardhjen e fjalėve) ėshtė baza e kėsaj tabloje jo normale qė kritikohet prej z.Klosi dhe jo vetėm. Nė studimin e z. Dh. Qiriazi (Albanohellenica Nr 2, faqe 7-14, 2000-2001) bėhet njė analizė e plotė e paretimologjisė sė bėrė nga rilindasit tanė Por nė fund tė fundit skema e rilindasve ishte e diktuar nga qėllimi pėr tė zgjuar ndėrgjegjen kombėtare dhe nuk mund tė merret si e bazuar shkencėrisht.

    2) “Mbetem njė pėrkrahės i palėkundur i ideve tuaja pėr rishqyrtimin e historisė sonė”-S. Shkupi

    E ndėrsa studjuesi shqiptar z. Xhevat Lloshi, nė vend qė tė marrė pėrgjegjėsinė pėr pėrkthimin e tij e librit famėkeq “Enigma” apo tė mbrojė vlerat kulturore qė mbart ky pėrkthim, turret tė vertetojė se z. Klosi nuk zotėron nocionin “pėrkthimi” as nė nivelin e njė fillestari, z. Skender Shkupi bėn njė polemikė interesante qė nga pikėpamja qytetare do ta bėnte tė skuqej z. Klosi, por konkluzioni i tij ėshtė pak a shumė qė ai ndan tė njėjtat mendime me tė pėrsa i pėrket historisė, qė ajo duhet rishkruar. Siē shprehet ai “ unė kam qenė dhe mbetem njė pėrkrahės i palėkundur i ideve tuaja pėr rishqyrtimin e historisė sonė. Por ajo qė mė shqetėson ėshtė qė ky rishqyrtim tė mos bėhet, qoftė edhe pa dashje, mbi bazėn e platformės serbe apo greke tė sotme …” (Shekulli, 23/04/2003).

    Pra jo vetėm qė A. Klosi nuk po kryqėzohet dot nga historiografia totalitare, por gjen pėrkrahės pikėrisht edhe ata qė ai i kritikon. Pro ideve te A. Klosit shkruan edhe Ardian Vehbiu (Shekulli, 15 Qershor, 2003) ku ndėr tė tjera thotė “...fillesa Rilindėse e historisė do t’i mėshonte mė tepėr kontributit tė shqiptarėve nė lulėzimin e kombeve a kulturave tė tjera; nė kuptimin qė shqiptarėt, ende pa e pasur dot njė histori tė vetėn, ua kishin shkruar historinė tė tjerėve: pellazgėt e lashtė qė u dhanė grekėve "fjalė perėndish", perandorin Kostandin, Jan Kukuzeli e kėshtu me radhė deri te Qyprillinjtė, Arkitekt Sinani, Aleksandėr Moisiu e Karl Gega.”

    3) Interpretimi ose vlerėsimi hipėn (paraprin) mbi faktin dhe dokumentat.

    Historia e zhvillimit tė ngjarjeve pėr zona tė cilat nga pikėpamja administrative kanė kaluar nė pėr shumė perandori dhe sė fundi pjesė tė tyre janė gjendur nė zotėrim shtetesh tė ndryshme, ashtu siē ėshtė pėr Epirin e ndarė mė dysh, ka tėrhequr studjus tė ndryshėm tė cilėt i kanė parė ngjarjet me kėnde tė ndryshme dhe shpesh konfrontive. Pėr mė tepėr qė sipas studjuesit A. Klosi nė hartimin e teksteve mbi historinė egziston njė problem i mprehtė ku interpretimi ose vlerėsimi hipėn mbi faktin dhe dokumentat. Por nė kohėn e sotme kur tendenca e shteteve ėshtė tė integrohen nė njė Europe te Bashkuar dhe ku veēanėsia e njėrit apo tjetrit vend veē e pasuron kulturėn Europiane, lypset dhe njė riballafaqim shkencor midis tendencave deri dje tė kundėrta. Kėshtu ndėrsa fėmijėt e emigrantėve nė Greqi mėsojnė njė tekst historie pėr trojet ku kanė lindur prindėt e tyre si psh nė Sarandė, kur ata hapin tė lexojnė gazeta apo tekste historie shqiptare ndeshen me njė histori tė kundėrt. “Tė kaluarėn –thotė Alen Boske – nuk mund ta pushtosh, as mund ta ndreqėsh, dhe nė se i del pėr zot, ėshtė e domosdoshme ta mbash parasysh duke pohuar se jemi njėherazi zotėrit dhe skllevėrit e saj (cituar nė librin “Eskili, ky humbės i madh”).

    4. TĖ DHĖNA ALBANOLOGJIKE

    Pėrballė racionalizmit qė kanė shfaqur autorė tė tillė si A. Vehbiu, A. Klosi dhe tė tjerė pėr historiografinė shqiptare gjeta nė sadin alb – shkenca veē tė tjerash dhe njė inkubator virusesh tė nacionalizmit. Duke dashur ti kundėrvihem metodologjisė amatore tė disa studjuesve nė trajtimin e historisė nė njė nga mesazhet e mia shtrova anti- tezėn: le tė mos e kėrkojme tė keqen qė sipas ndokujt “ėshtė historiografia greke ajo qė ka kaluar dokrat e saj nė historiografinė botėrore”. Sė pari le tė ēlirohemi nga kompleksi iracional i trajtimit tė historisė shqiptare (apo nga i quajturi shqiptarocentrizėm) nė po atė frymė qė e kanė trajtuar polemizuesit e lartpėrmendur. Shumė shpejt konstatova se pa dashur kisha hapur “kutinė e Pandorės” dhe gjithfarė erėra mesazhes erdhėn nė adresen time. Ndoshta nė kėtė kuadėr, ndėrsa e kisha dėrguar nė “Tribuna” pjesėn e parė tė artikullit tim, z. Vehbiu rikonfirmon nė shtyp (gazeta Bota Shqiptare-e emigracionit shqiptar nė Itali qershor-korrik 2005) tezat e tij tė cilat pėrmbledhtazi janė:
    a. Shumė studiues, shqiptarė e tė huaj, e shohin shqipen si vazhduese tė njė dialekti jugor tė ilirishtes me elemente tė mbivendosura tė trakishtes; nė njė kohė qė popullin shqiptar e mendojnė tė formuar si popull pak a shumė nė trojet ku ndodhet edhe sot.
    b. Tė tjerė studiues kanė rezerva sidomos pėr karakterin etnik tė vijės bregdetare tė Shqipėrisė nė lashtėsi, ndėrsa shqipen vetė e mendojnė si vazhduese tė njė dialekti tė trakishtes ose dako-mizishtes.
    Tė dyja kėto shkolla dijetarėsh pajtohen nė tezėn tashmė dyshekullore se shqipja si gjuhė i pėrket familjes indo-evropiane, e mbėshtetur nga E. Ēabej nėpėrmjet studimeve etimologjike e tė fonetikės historike dhe Sh. Demiraj, nėpėrmjet gramatikės historike tė shqipes.
    Megjithatė, ėshtė praktikisht e pamundur tė thuhet diēka e arsyetuar dhe koherente nė lidhje me proto-ilirėt ose me popujt qė u paraprinė ilirėve nė Ballkan, meqė pėr vetė gjuhėn e ilirėve njohuritė janė krejt tė pamjaftueshme e tė segmentuara vijon mė tej z. A. Vehbiu.
    Dhe ky zhvillim nė albanologji i ngjan pak a shume atij evolucioni qe ndodh edhe ne natyrė siē e ka pėrshkruar dhe Ajnshtajni nė “Evolucioni i fizikės”. Ashtu si psh filozofia e Aristotelit m i a la vendin asaj karteziane, apo eteri u hoq nga fjalori si njė “element” i panevojshėm pėr shpjegimin e natyres, apo fizika e Njutonit nuk mund tė shpjegojė me tej universin, edhe nė shkencėn albanologjike njė sėrė idesh fillestare hidhen poshtė dhe zevendėsohen nga tė tjera mė tė besueshme.
    Natyra indo-evropiane e shqipes u pėrsiat sė pari nė fillim tė shek. XIX nga F. Bopp-i dhe tė tjerė themelues tė gjuhėsisė krahasimtare, studiuesit e mėpasmė u mbėshtetėn nė tezat dhe hipotezat e Bopp-it pėr t’u shtyrė mė tej, G. Meyer-i i pari hartoi njė fjalor etimologjik tė shqipes, duke u mbėshtetur kryesisht nė analizėn e huazimeve latine tė kėsaj gjuhe. Gjatė shekullit XX, albanologė si H. Pedersen dhe N. Jokl i pėrmirėsuan rezultatet e Meyer-it madje duke i pėrmbysur nė disa raste; ndėrsa Ēabej, nė vazhdė tė Jokl-it, ia doli tė sintetizojė nė studimet e veta lapidare pothuajse dy shekuj kėrkimesh etimologjike dhe tė fonetikės historike. Pėrkrah kėtyre studiuesve, tė tjerė autorė si Kretschmer, Thumb, Weigand, Skok, Petrotta, Tagliavini, Cimochowski,La Piana, Riza, Desnickaja, Demiraj, Ölberg, Hamp, Huld, Camaj, Ajeti e tė tjerė dhanė kontribute tė shėnueshme, pėr tė ēuar pėrpara dijen nė fushat pėrkatėse. Pra ka njė vijueshmėri tė procesit njohės dhe pėr sa kohė nuk rrėzohet teorine e prejardhjes indo-evropiane, ēdo ngrehinė tjetėr ėshtė e pathemeltė.

    5. SHKENCĖ APO PSEUDOSHKENCĖ ?

    Nė kontrast me shkencėn e Albanologjise, nė kundėrshtim tė hapur me arsyen shkencore dhe historike, shfaqen tezash studiuesish ndoshta dashamirės por diletantė ose tė fantaksur me citime nga autorė tė lashtėsisė, deduksione primitive, interpretime tė gėnjeshtėrta ose tė thjeshtėzuara tezash albanologėsh tė njohur. Rrėnjėt e kėtyre teorive e kanė zanafillėn te Z. Mayani, R. D’Angely, G. Catapano, A. Kola, A. Belusci, N. Vlora-Falaschi –shtjellon mė tej idetė e veta z. Vehbiu. Virusi i fesė nacionaliste ka dalė jashtė kontrolli nė qarqet ku fermentohet shqiptaria nė Internet, dhe sidomos nė municionin e pashtershėm tė nacionalistėve, sa herė qė kėta u turren mullinjve armiqėsorė tė radhės.
    Nqs do ti referohemi A. Kolės i cili me tė vėrtetė konsiderohet si shqiptar i madh, ideja bazė e tij, tė cilės i anashkalojnė mjaft referues shqiptarė, ėshtė se grekėt dhe shqiptarėt kanė tė njejtėn prejardhje dhe grek dmth “shqiptar i arsimuar”. Pėrmbajtjen e kėtij mesazhi pėr afrinė e dy popujve nuk e ka kuptuar as N. Kulla, autori i parathėnies sė librit “Arvanitasit dhe prejardhja e tyre” tė pėrkthyer nė shqip (ku edhe pėrkthimi lė mjaft pėr tė dėshėruar). Pra pėrfytyrimi i tij pėr krijimin e kombit grek e shqiptar i ngjan pak a shumė njė qelize qė njė moment tė caktuar ndahet nė dysh duke krijuar dy tė reja.
    Gjetja tek Homeri e fjalėve qė pėrfshihen nė gjuhėn e sotme shqipe, e paraqitur pėr herė tė parė nga Dhimitėr Kamarda, shtjellohet nga studjuesi A. Kola dhe ndonjė tjetėr si njė provė e hipotezės qė shqipja ishte njė nga idiomat e gjuhės greke. Nė se pranojmė si tė vėrtetė kėtė hipotezė ndoshta do tė mund tė shpjegohet pse njė komb aq i lashtė pellazgo-iliro-shqiptar arriti tė krijojė alfabetin e vet vetėm njė shekull pėrpara duke qėnė kaq pranė nje civilizimi qė sot konsiderohet si pikė referimi e qytetėrimit perndimor. Ai e kishte pra alfabetin e vet, atė greqisht dhe vetėm pas evolimit tė dy idiomave tė sė njėjtės gjuhė, idioma e dytė e gjuhės greke u gjend para njė katastrofe: ajo kishte nevojė pėr njė alfabet tė ri. Mutacionet e dy mijėvjeēarėve i sollėn ato dy gjuhė nė stadin e sotėm sa ato tė konsiderohen krejt tė ndryshme. Kjo skemė duket mjaft ideale pėr tė qenė e vėrtetė dhe pėrsėri A. Vehbiu ashtu si dhe Dh. Qiriazi (Albhelenica Nr 2, 2000-2001) e kosideron hipotezėn e A. Kolės si paretimologji (shpjegim i gabuar ).
    Kurse shqiptarocentristėt e shtyjnė mė tej kėtė model duke pohuar se shqipja ėshtė nėna e gjuhės greke, ndonse alfabeti i saj i takon shekullit tė 20-tė, se Homeri ėshtė pellazgu paraardhės i shqiptarėve tė sotėm, ndonse shkrimet e para shqipe janė tė shek 16, dhe mrekullirave tė tjera tė Lizės nė botėn e ēudirave. Kėtij modeli themelet i qėndrojne nė erė
    Tezat e N. Vlora-Falaschi pėr lidhjet fantazioze shqiptaro-etruske qė parashtroi para njė publiku dashamirės nė Prishtinė u kundėrshtuan nga dy gjuhėtarė albanologė, I. Ajeti dhe R. Ismajli. Ata i vunė nė dukje referueses se po i ftillonte mbishkrimet etruske me fjalė qė kanė hyrė nė shqipen nga turqishtja e sulltanėve (shih A. Vehbiu, Shqiptarizimi i Origjinės-Bota shqiptare-Qershor).
    Dimensionimi i vlerės shkencore tė N. Vlora-Falaschi nuk dmth tė mos njohim veprimtarinė e saj pro-shqiptare. Gjithashtu ndokujt do ti duket thuajse absurde tė reduktosh tezat e A. Kolės si njė tėrėsi hipotezash jo shkencore. Por duhet tė dallojmė figurėn e lartė tė tij si ideolog proshqiptar i cili ju kundėrvihet ekstremistėve nacionalistė duke konsideruar se popujt grek e shqiptar janė jo vetėm fqinjė, por njė pjesė e popullsise greke, arvanitasit kanė lidhje tė drejtpėrdrejt me shqiptarėt. Dhe kjo nuk ėshtė hipotezė por e vėrtetė historike.

    6. ARVANITASIT

    Nė kėtė kontekst pėrmendim se ka dhe autorė tė tjerė si akademiku Prof. K. Resuli tė cilėt kalojnė nė ekstremin tjetėr. Shqiptarocentristėt do tė ngelen mjaft tė zhgėnjyer po tė lexojnė librin e tij “Marginale” ku thuhet se Naimi, Samiu, Abdyli, A. Moisiu, Viktor Efthimiou, Tefta Tashko, Spiro Moisiu, Aleksander Moisiu, Themistokli Gėrmenji, Dhimitėr Shuteriqi e tė tjerė jane tė etnisė vllahe. Bile do te ngelen pa mend, ashtu siē ngela dhe unė, po tė mėsojnė se ministri i financave Cako i qeverisė sė Ismail Qemalit propozoi si gjuhė zyrtare tė shtetit shqiptar atė Vllahe (Mihal Grameno-Antika Kombetare Tiranė-faqe 108, po i njėjti burim Arginale i lartpėrmendur-cituar nga gazeta Koha Jonė- 21 nėndor 2003). Mė tej z Kapllan Resuli thotė “Shqiptarėt as sot e kėsaj dite nuk kanė personalitete, shkencetarė, shkrimtarė dhe artiste me famė botėrore.....” duke e lėnė po thuaj bosh pavionin e krenarisė iliro- shqiptare. Dhe si paradhėnie e kontributit tė popullsise vllehe- vijon mė tej K. Resuli- shqiptarėt shkatėruan egėrsisht Voskopojėn, njė lloj mini Aleksandrie e Ballkanit. Ėshtė interesant tė vėmė nė dukje se megjithatė gjuha bazė e Akademisė sė Voskopojės nuk ėshtė ajo latine (arumune) qė do tė pritej nga popullsia vllehe dhe as ajo shqipe e ndėrkohė konsiderohet si njė vatėr e qytetėrimit shqiptar-(Z. Xholi-Konferenca ballkanike pėr filozofinė, Selanik 1991, faqe 31) ndonse u rrėnua nga vetė shqiptarėt.
    E megjithatė interpertimi i z. Resuli ėshtė tej hapsirės dhe kohės reale duke e ēuar atė nė konkluzionin e gabuar, nė mohimin shqiptarėsisė sė figurave tė rilindasve tanė. Vllehėt asnjėherė nuk kanė pėrbėrė minoritet etnik qoftė nė Greqi qoftė nė Shqipėri. Po nė tė njėjtin raport tė gabuar qėndron dhe teza e shumėreklamuar se “Fakti qė shqiptarėt kanė luftuar si pjesė e perandorisė otomane pėr tė shtypur kryengritjen greke nuk ka se si ta mohojė, neutralizojė, ose zhdukė faktin qė shqiptarėt i kanė dhėnė njė ndihmesė tė shquar luftės sė grekėve pėr pavarėsi”
    Arvanitasit siē e kanė theksuar edhe vetė ata, pėrbėjnė pjesė tė pandarė tė popullit grek nė territorin grek, homogjenizim i realizuar gradualisht qė nga shek. 13. Arvanitasit nuk erdhėn (si Petro Marko tė themi shkoi nė luftėn e Spanjės) pėr tė ndihmuar grekėt, por luftuan pėr lirinė e tyre dhe ata janė zotėr nė Greqi aq sa dhe pjesa tjetėr e popullsisė e mirefilltė greke ( shih Kosta Biri me “Dorianėt e Helenizmit te ri-1964”, Aristidh Kola tek “Arvanitasit dhe prejardha e grekėve-1986, “Arvanitasit grekė” (M. Dede) si dhe deklaratėn e “Lidhjes sė arvanitasve grekė” nė 1899 e deri tek Melina Merkuri-“Jam lindur greke”). Arvanitasit pėrbėjnė njė minoritet kulturor por etnikisht tė padallueshėm. Por origjina e tyre ka ngelur deri ditėt e sotme nė ndėrgjegjen e tyre dhe Pangalo, ish ministri i punėve tė jashte me orgjinė arvanitase do tė deklaronte nė ditėt e pasndeshjes Shqipėri- Greqi- se “shqiptarėt dhe grekėt janė si dy vėllezėr qė zihen midis tyre”.

    Ja pra pse mendoj se shqiptarėt duhet tė merren vesh pėr historinė e tyre se sa tė kėrkojne tė keqen tek autorėt grekė. Sigurisht ju takon gjuhėtarėve, historianėve, arkeologėve etj tė mbėshtesin ose rrėzojnė kėto teza dhe nė kėtė shkrim synohet tė evidentohet kjo polemikė qė mbetet interesante pėr sa kohė qė debati nuk del nga qėllimi i vėrtetė i procesit njohės.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Lloshi mes Akileut dhe Menelaut

    nga Ardian Klosi

    Lexuesi i gazetės “Shekulli” dje duhet tė jetė habitur jo pak qė nė vendin e shkrimit kryesor tė ditės, pra nė rubrikėn “Opinion”, qė nis nė faqen 1 e vazhdon nė f. 15 tė gjente njė analizė pėrkthimi. Analizohej nga Xhevat Lloshi pėrkthimi qė Ardian Klosi i ka bėrė librit filozofik-historik tė autorit anglez Ernest Gellner me titull “Plugu, shpata, libri”. Se sa vetė nga blerėsit e gazetės kanė arritur ta lexojnė atė shkrim kėtė s’mund ta thuash kurrė me siguri, megjithatė bindja ime ėshtė qė, nė qoftė se dje e kanė blerė gazetėn 20.000 vetė, 4 ose 5 prej tyre kanė arritur ta lexojnė shkrimin e Lloshit nga fillimi deri nė fund. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se analiza e njė pėrkthimi nuk mund tė bėhet pa i pasur nė dorė tė dyja tekstet: origjinalin dhe pėrkthimin, dhe se mėnyra mė e keqe ose mė e mbrapshtė pėr tė bėrė analizė pėrkthimi ėshtė qė t’i shkėpusėsh fjalėt dhe frazat nga konteksti i tyre. Kėtė gjė bėnte nė pjesėn mė tė madhe tė shkrimit tė tij Lloshi, pėr tė vėrtetuar pėrfundimin qė ai nxjerr nė fund tė shtjellimeve tė tij, dmth. se “Klosi ėshtė njė pėrkthyes i paditur”.
    Ēėshtjen qė pak lexues e njohin aq mirė anglishten sa tė diktojnė tė metat e njė pėrkthimi filozofik, qė shumė pak lexues kanė durimin tė lexojnė fjalė dhe fraza tė shkėputura nga konteksti i tyre dhe qė shumė shumė pak lexues nga kėta shumė pak do mund tė ndjekin fillin e shkrimit tė tij tė ēaprazitur, Lloshi e di shumė mirė si ideolog i vjetėr i gjuhės. Ndaj nė fund tė fundit ajo qė Lloshi do t’i transmetojė lexuesit ėshtė se A. Klosi (i vė mbiemrit tim inicial pėrpara, meqė Klosėr tė njohur nė publik kemi disa, kurse Lloshin e lė pa inicialin e parė, meqė Llosh publik kemi vetėm njė), ėshtė injorant, diletant, s’njeh morfologjinė, s’njeh drejtshkrimin, s’njeh anglishten etj.. S’kam dyshim qė do t’ia ketė arritur kėtij qėllimi, me kėtė lexues qė kemi ne, kaq tė lodhur dhe tė velur nga fjalėt e politikės e tė mediave, kaq tė mbushur me hallet e jetės sė pėrditshme: vė dorėn nė zjarr qė 19.995 syresh, dmth. pėrjashtuar nga 20.000 ata pesė qė kanė lexuar “analizėn e pėrkthimit”, kanė lexuar vetėm fillimin dhe bishtin e artikullit dhe e kanė marrė mesazhin e Lloshit se “A. Klosi ėshtė njė pėrkthyes i paditur”.
    Tani dėshiroj t’i kujtoj lexuesit tė nderuar, atij tė palodhurit me polemikat qė ngrehin veteranėt e shkencės sonė marksiste, shkaqet e vėrteta tė shfryrjes sė papritur tė Lloshit kundėr njė kolegu pėrkthyes e gjuhėtar, me tė cilin njihet prej kushedi sa vjetėsh e me tė cilin kanė gjykuar sė bashku, si anėtarė jurie, shumė pėrkthime tė tė tjerėve. Vuajtja aktuale e Lloshit nuk ka tė bėjė aspak me shtrembėrimet qė i janė bėrė njė filozofi anglez, tė cilin deri dje padyshim nuk e kishte dėgjuar, por me njė polemikė qė u ndez s’ka pak javė pėr ēėshtjet e historisė sė Shqipėrisė, pasi unė kam kėrkuar publikisht qė tė rishihen faqe tė errėta ose tė shtrembėruara tė historisė sonė. Lloshi u ngrit me zemėrim kundėr tezave tė mia “tė zeza”. Ndėrsa nė shkrimin tim tė fundit “Moisiu nė mal e nė det” merrem ca edhe me librin „Enigma“, njė botim katastrofik, ku shqipja del si gjuhė e parė e botės, ku ndėr tė tjera emra grekėrish tė vjetėr si Pithagora shpjegohen me “bythėgjeri”, “Mitileni” me “*** i lėnė”, Akileu me “aq i lehti” etj. Pėrkthyesi dhe propaganduesi i kėtij libri ėshtė bash Lloshi.
    Por ndarja ime me njerėzit e pellgut ku bėn pjesė Lloshi ėshtė ca mė e thellė. Kam qenė student nė vitet “80, atėherė kur ky dijetar bėnte pjesė nė bėrthamėn mė marksiste tė filologjisė sonė, nė majėn e shpatės sė teorisė tė “gjuhės sė njėsuar”, ndėrsa ne jetonim me Shvejkun dhe me Bitėllsat dhe kėrkonim lirinė nė atė pak gjė qė nuk ishte ushtarake, siē ishte pėr fat tė keq edhe gjuhėsia jonė. Nė kohėn kur unė pėrktheja Bernard Shoun ose Hajnrih Bėlin, Lloshi kryesonte hartimin e njė Fjalori enciklopedik shqiptar (1985), ku e zėmė pėr Ernest Koliqin, Vinēenc Prenushin ose edhe Rexhep Qosjen nuk kishte asnjė rresht, kurse pėr Muho Asllanin plot 28 rreshta, pėr Pali Miskėn 29, ku fotografia e kėtij tė fundit ishte 8 x 5 cm ndėrkohė qė Konica dhe Fishta (pasi batėrdiseshin me tė shara) nuk kishin asnjė fotografi, kurse Lasgush Poradeci e kishte 1,5 x 3 cm.
    Konflikti u thellua pas vitit 1990. Kam qenė ndėr ata njerėz tė letrave, krahas Martin Camajt, Arshi Pipės etj., qė kėrkuan tė pranohej publikisht dėmi i shkaktuar kulturės kombėtare me ndalimin e gegėnishtes sė shkruar dhe demagogjia e “gjuhės sė njėsuar”. Lloshi, i cili vazhdonte tė kryesonte krahun Hamas tė Institutit tė Gjuhėsisė botoi njė libėr mė 1995 kundėr tezave tona armiqėsore me titullin “Nė mbrojtje tė gjuhės sė njėsuar”.
    Kaq sa pėr tė kuptuar i nderuari lexues gjithė atė stuhi analizuese qė ngriti dje Lloshi. Megjithatė vetė kam pasur gjithmonė bindjen se nė kohėn tonė mund tė bashkėpunosh me shumė njerėz, prej tė cilėve tė ndan e kaluara ose pikėpamje tė ndryshme kulturore, historiografike etj., pėr sa kohė respektohet profesionisti dhe njė etikė elementare nė komunikim. Kurrė nuk do tė mė kishte shkuar nė mendje tė analizoja njė pėrkthim tė Lloshit a kujtdo tjetėr qė njihet si profesionist, aq mė pak sot kur na kanė vėrshyer nga tė gjitha anėt diletantėt e pėrkthimit. Lloshi e bėn kėtė gjė, sepse disi do qė ta nxjerrė mllefin e “Enigmės” dhe tė tjerave. Veē kėsaj bėn njė veprim krejt tė pamoralshėm: Si anėtar i njė jurie nxjerr materiale tė brendshme nė publik. Kur ia dorėzoj njė jurie shqipėrimin dhe origjinalin, unė i lė aty shėnimet e mia me laps, nė mirėbesim, u lė si tė thuash kolegėve laboratorin e punės sime. Kurse Lloshi shėnimet e mia i bėn ēėshtje publike. Unė fjalėn shqip e vė anash me laps, jo sepse nuk e di fjalėn anglishte, por sepse kur ta pėrkthej atė pasazh dmth. kur tė kem frymėzimin e duhur, mes shumė sinonimeve qė mund tė ketė shqipja, zgjedh atė tė shėnuarin. Ėshtė njė praktikė qė e kam parė nga mjeshtrit e mėdhenj tė shqipėrimit, Petro Zhej, Bujar Doko, Robert Shvarc etj., me tė cilėt kam pasur fatin tė punoj nė njė shtėpi botuese (nė kohėn kur Lloshi u servilosej anėtarėve tė Byrosė Politike, tė gjithėve me radhė, pėr tė mbushur fjalorin e tij enciklopedik).
    Nuk po hyj as dhe nė njė nga rastet qė konteston Lloshi, sepse siē e thashė, e quaj marrėzi njė analizė pėrkthimi nė gazetė. Po bėj vetėm pyetjen: Si shpjegohet, kur Gellneri qenka pėrkthyer kaq keq prej meje, qė ai u zgjodh prej kėsaj jurie ndėr 5 pėrkthimet mė tė mira, siē tha nė deklaratėn e tij kryetari i jurisė E. Tupja? Ja pra njė argument mė shumė qė nė zemėrimin e tij Lloshit i janė errur kaq keq sytė, sa nuk ėshtė bėrė si Akileu (“aq i lehti”), por si Menelau (“ment e lanė”, Enigma, f. 116, gjithmonė sipas pėrkthimit tė Lloshit).
    Po i kujtoj atij dhe tė tjerėve qė nuk besojnė as nė letrat as nė kualifikimet, por vetėm nė shpifėrimet, se mė 1981 nė Fakultetin Filologjik kam mbrojtur me rezultatin mė tė mirė diplomėn me titull “Shqipėrimet tona nga Dikensi dhe Thekėri”; pra qysh nė atė kohė anglishten e njihja aq mirė sa tė analizoja (nė njė vepėr dhe jo nė gazetė!) pėrkthimet e V. Kokonės, B. Dokos etj.. Ndėrkohė shumė e shumė shkrime tė mia, si referate etj. i shkruaj drejtpėrdrejt nė gjuhėn angleze. Edhe pėr tė folurėn, Lloshi besoj nuk do tė kishte ndonjė kundėrshtim, sikur tė dėgjonte ndonjė bisedė timen nė BBC. Nė jetėn time kam pėrkthyer shumė vepra nga gjuha angleze, ndėr tė tjera edhe kryevepra si “Tom Sojerin” e Mark Tuejnit, qė janė konfrontuar nga redaktore tė nivelit tė njė Brikena Ēabej. Ndėrsa Gellnerin e quaj ndėr pėrkthimet e mia mė tė mira, jo vetėm sepse e kam mbajtur njė kohė tė gjatė nė duar, jo vetėm sepse ka njė gjuhė jashtėzakonisht abstrakte, sė cilės shqipja sot i rri nė krah me dinjitet, jo vetėm sepse mendoj qė me njė numėr termash mund tė kem pasuruar gjuhėn tonė tė pėrkthimeve filozofike, por edhe sepse ai libėr ka pasur njė redaktor shumė tė kujdesshėm, Fatos Lubonjėn, i cili ēdo fjalė e ēdo paragraf e ka parė me lupė, jo me mistrecllėk si Lloshi, por pėr ta ngritur edhe mė tej cilėsinė e pėrkthimit. Sistemi i lavdėrueshėm qė ka ngritur fondacioni “Soros” dhe Shtėpia e Librit, i cili njė autori tė vėshtirė i gjen shqipėruesin e mirė dhe redaktorin e kujdesshėm, ėshtė vazhdim i traditės sė “Naim Frashėrit” dhe garanti mė i mirė pėr cilėsinė e pėrkthimeve tona, tė cilat sot nė shumicėn e tyre dalin nė qarkullim pa asnjė lloj konfrontimi e redaktimi.
    E ē’tė lodhemi mė shumė me argumenta- Jetojmė nė njė kohė kur pėrgjithėsisht ai qė punon sulmohet me gurė dhe topa balte. Shihni vetėm ē’po i bėjnė Edi Ramės, qė pati guximin tė zgjerojė rrugėt e kėtij kryeqytetit tonė kaotik dhe tė lyejė fasadat e tij tė pista, ose edhe Zana Ēelės qė pastroi hauret e Operas. E kam pėr nder tė bėj pjesė nė kėtė radhė punėtorėsh, qoftė dhe me vepra qė bėjnė mė pak bujė (vetėm vitin e kaluar i kam dhėnė lexuesit 9 libra tė rėndėsishėm nė shqipėrimin tim), ndaj dhe baltėn e djeshme tė Lloshit e marr tek e fundit pėr kompliment.
    Tani, qė tė ēlodhet pak lexuesi pas kėsaj polemike, po jap edhe disa emra nga tė antikitetit me shpjegimin e tyre nė shqip, gjithmonė sipas “Enigmės” dhe Lloshit: Kerkira vjen nga “kėrcuri”, Malta nga “mjalta”, Sikelia nga “si kali”, Odhiseus ėshtė “udhė s’shehu”, Agamemnoni “Aqėmemėnti” (dmth. aq me mėnt), Pallamidhis “pallėmadhi” (merre si tė duash), Arkimidhis “kryemadhi”, Midhea “e madhja”, Athina “e thėna”, Poseidhoni “pati denė” (dmth. pati detin), Trojanėt-trujanėt “ata me tru”, Eolėt “tė hollėt”, Penelopi “penė e lypi”, dmth. lypi perin. Tė gjitha nė vetėm dy faqe, 116-117.
    Falėnderojmė sė fundi tė ndjerin autor D’Angely dhe Lloshin pėr kėtė gaz tė papėrmbajtur qė na dhurojnė. .

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dr. Margarit Gjoka, Ardian Vehbiu(i cituar nga Doktorri) dhe Ardian Klosi, the SHBLSH. por dhe Mustafa Nano here pas here qe me eshte bere si nje lope kohet e fundit.

    Ato emra qe permenden, duke vene ne spikatje Catapanon, nuk i arrijne dot as te thoi i gishtit si njerez ne rradhe te pare e lere pastaj si studiuesa. Megjithate falemderit qe e solle kete shkrim, kane nevoje shqiptaret te shohin se nga i buron tranzicioni infinit politik dhe ekonomik. Nuk eshte vetem Nano-Sala fajtor, por dhe "grenxat" puntore.

    Si perfundim artikulli i Gill-it ne Times eshte lule perpara poshterimit qe treshja SHBLSH po i ben popullit shqiptar. Perpara se te ankohemi per Bollano e Gill-a, duhet te merremi me krimbat qe sot i quajme "intelektuale" dhe "anal-ista shtypi".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 30-01-2007 mė 15:26
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk do ndaloj ne paragrafe te tjera ku behet vec poshterimi i figurave te vdekura tashme, por do ndaloj tek kjo :

    "Paretimologjia (dmth operimi me kritere jo shkencore tė etimologjissė, shkencės qė shpjegon prejardhjen e fjalėve) ėshtė baza e kėsaj tabloje jo normale qė kritikohet prej z.Klosi dhe jo vetėm. Nė studimin e z. Dh. Qiriazi (Albanohellenica Nr 2, faqe 7-14, 2000-2001) bėhet njė analizė e plotė e paretimologjisė sė bėrė nga rilindasit tanė Por nė fund tė fundit skema e rilindasve ishte e diktuar nga qėllimi pėr tė zgjuar ndėrgjegjen kombėtare dhe nuk mund tė merret si e bazuar shkencėrisht. "


    qe gjithe shqiptaret ta shohin mire se sa e thelle eshte asfalia ne qarqet Shqiptare. Shoke e shoqe, me keto shkrime qe lexuat me siper sapo asistuat ne fillimin e asaj qe u nenshkrua 3 vite me pare " Rishkrimi i historise" me kendveshtrimin fqinjoshkencor.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Ardian Vehbiu, Ardian Klosi apo Aurel Plasari jane po i njejti skalion qe denigroi dhe vertetesine e dokumentit te Teodor Shkodranit ne Vatikan. Jane po te njejtet karagjoze dhe pseudoshqiptare qe kane per borxh te shesin cdo gje vetem e vetem per pak poste dhe lavdi. Jane nga ajo jashteqitje e Shqiperise qe fatkeqesisht kane ende mundesine te derdhin helmin e tyre dhe minojne punen e cdo studiuesi apo kerkuesi serioz. Nuk ka cfare pritet nga keta morra. Deri sa shkenca te lirohet nga kthetrat e ketyre antishqiptareve asnje nuk do merret seriozisht.

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Me sakte se me lart nuk mund te shkruhet mbi kete pike.

    Dokumenti i T. Shkodranit mund te jete nje flluske. Sidoqofte eshte i pashpjegueshem zellin i treshes per t'u marre me zhveresimin e kesaj gjetje dhe persones se autorit. Ahmeti mund te jete jo specialist, por shpikjet/zbulimet me se shumti jane bere jo profesionistet. Si gjetja e fundit e varrit te Mona Lizes pershembull.

    Ku eshte zelli i klozeve kur behet fjale per shitje te paskrupullt te thesareve arkeologjike te popullit tone nga miqte e vet arkeologe/deputete qe nuk jane as pronare, por thjesht pervetesues ne saje te profesionit. Ai qe punon ne banke duhet t'i konsideroje depozitat bankare si te tijat.

    Pse nuk bejne kerkime vehbite per vlerat e humbura nga kishat qe dhunohen sistematikisht, apo ndertimet mbi kishat e mozaiket e lashte?

    Perse nuk bejne artikuj plasaret per rrasat e drunjta te Elbasanit me shkrime super te lashta, per vazot e Sarandes, per sandalet e Fierit, kodiket "ne riparim" te Beratit etj, etj?

    Sepse nuk mund te flasin! Vrasja e kultures eshte me zi se shuarja fizike masive e popullsise, ngase humbja e kordinatave morale, shuan si shpresen ashtu dhe deshiren per te jetuar dhe fituar ne jete. Per kete arsye perseris se keta te tre tejkalohen ne albanologjine tyre vetem nga te tillet si Venizellos dhe Cubrillovici. Mendojne qe ky i pari qe arvanitas gjithashtu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 30-01-2007 mė 21:27
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    O cuna, po ngrijeni zerin dhe ne ndonje vend tjeter per kete treshe te demshme dhe te paafte per te nxjerre ne pah te verteten.

    Deri sa shkenca te lirohet nga kthetrat e ketyre antishqiptareve asnje nuk do merret seriozisht.
    Kur do lirohet shkenca nga keta, kur te vdesin?

    Ju qe dini shume dhe pretendoni te keni fakte per ti kundershtuar, dilni dhe bejni kete neper gazeta, qe ta marri vesh dhe populli se si eshte e verteta.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Eshte e pabesueshme se si vertetohen shkrimet e Klosit dhe te Gjokes nga ju me larte. Mos e beni gje enkas?

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Qe te mos harrojme me cfare kafshesh kemi te bejme

    Ja dhe nje replike per ty siper bucko(edhe treshen e mosketiereve Ardian Klosi, Vehbiu dhe Margaritisin qe do kisha shume deshire ne nje te ardhme te ulesha dhe ti pyesja pak se sa dine realisht nga historia e kombit te tyre(shishen e ujit per ti rezistuar debatit e marr nga shpia)), sepse shume shkurt shkruan dhe te duket vetja sikur po shpik proverba mbase. Kam qef te defrehem dhe une, pse vetem Klosi duhet ta monopolizoj defrimin ? Por ndersa ai merret me te vdekurit, une do merrem me te gjallit qe i jane trashur tulkat i jane bere marshallah.


    Po postoj pjeserisht disa intervista ketu, dhe jam munduar ti lidh argumentat nepermjet NGJYRAVE.
    ------------------------------------
    Eshte akoma me interesante, se te peremendurit me siper pervec Beluscit jane te gjithe te vdekur, shumica per aresye qe dihen, dhe nje pjese e tyre dhe per aresye te dyshimta(A. Kola).

    Tani, eshte akoma me interesante se si autoret e nderuar nuk permendin ne kete raund boksi(sepse Tannhauser nuk ka asnje prove, asnje kritike, asnje citim, asnje diskutim te mirfillte shkencor) emrin e Mathieu Aref, ky i fundit sapo ka shkruar dy libra shume popullor ne rrethet shkencore, dhe con me tutje punen e paraardhesve te tij albanologe. Pse ky i gjalle nuk permendet ?


    Mirepo dikush do thote po pse permendet Belusci qe eshte gjalle ?
    Ja ta keqyrim kete fakt me nje hulumtim nepermjet burimeve te shtypit qe kemi, ose qe duam te gjejme(per ata qe duan ti gjejne jo per treshen siper + Tannhauser qe bejne replike me vetveten).

    Citim nga ""JU TREGOJ 900 KATUNDET ARVANITASE NE GREQI"

    Interviste me studiuesin e madh arberesh, mekembesin e Aristidh Koljas, i gjendur per nje vizite ne Shqiperi

    Magdalena Alla
    "


    Kjo here eshte e dhjeta qe une vij ne Shqiperi. Qe nga viti 1996 kam pasaporte shqiptare Ne kohen e atehershme kam qene vetem nje here, ne kuvendin qe rrefeva me siper. Eshte vertet e cuditshme se si kam arritur te vij ne vitin 1972. Une isha nje prift qe shkela ne shtetin e vetem ateist ne bote. Ja si ndodhi: Muhamed Hila, - quhej nje punonjes qe atekohe merrej me ceshtjet e kultures ne Ambasaden Shqiptare ne Rome, - vinte shpesh ne katundet e arberesheve ne Kalabri. Kur pati ardhur nje here, te nje feste, iu afrova me revisten time ne dore dhe i thashe: "Me bej nje nder. Dua te puth token time." M'u pergjigj: "Te jap besen qe do behet". Megjithate dokumentat po vonoheshin per rreth dy vjet dhe thuajse po i humbisja shpresat se mund te behej. Derisa u thashe "Ku vajti besa juaj?". U ndjene vertet ne turp, meqe me kishin dhene fjalen dhe me ne fund, pas dy vjetesh, me vjen ftesa. Mbaj mend qe Shaban Demiraj ato dite qe isha ne Tirane me qendronte afer qe te mos beja propagande.


    Librat per fat te keq nuk qarkullojne dhe nuk ekzistojne ne asnje biblioteke ne Shqiperi, per shkak te arsyeve qe thashe me siper. Jane libra qe dhe financiarisht me shume jane bere me parate e mia. I shpreh nje mirenjohje te madhe MKRS te Kosoves, drejtorit Meriman Braha, ministrit te Kultures, per mbeshtetjen qe po u japin librave te mi, presidentit Rugova qe me dha Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit. Fakti qe ata dine te cmojne e mbeshtesin pune te tilla ndodh sepse ata kane vuajtur. Konkretisht ata mundesuan 400 cope per disa tituj te mi, per t'i shperndare falas. Ndersa perkrahja ne Shqiperi nuk ekziston, ose eshte e pabese. Shqiperia eshte e semure.


    dhe me tej, akoma me haptazi Antonio Belushi shprehet:

    Ne Shqiperi askush nuk pohon te verteten per komunitetin e arvanitasve. Politikanet shqiptare i friksohen politikes greke dhe jane te mpleksur dhe me interesa vetjake ndoshta. Perpara ca kohesh kryeministri Nano u shpreh ne Kosove se "diaspora shqiptare po cenon interesat e Shqiperise". Por a mund te leme te shkelen me kembe 900 katunde arvanitase, qe deri me sot jane keshtu, te mohuara. Nderkohe qe shteti yne ame, iu friksohet vetem 4 fshatrave greke ne Dropull.

    dhe me ne fund :

    "Ndersa perkrahja ne Shqiperi nuk ekziston, ose eshte e pabese. Shqiperia eshte e semure. "



    Quiz:
    Kujt po i referohet Antonio Belushi ne shkrimin e tij ?

    ------------------------
    ------------------------

    Pra me siper shihet qarte perse futet ne debat ky i gjalli, sepse i ka shkelur ne kallo interesave te shume plerave qe qarkullojne ne shqiperi, dhe sic e thashe me siper Nano-Berisha jane vetem maja e ajszbergut, sepse jane dhe "grenxat puntore" ne akademi e ne shtyp qe po marrin ne qafe popullin me politiken e qelbur shqiptare dhe indoktrinimin e internacionalizmit, europianizmit dhe futjes se kultures pubiste dhe rrumpalles qe here pas here vete e kritikojne.


    -------------
    -------------

    Tani perse nuk permendet Dhimitri Pilika ne kete mes, qe eshte ndoshta bashke me Catapanon nje nga bababallaret e bashkimit te Albanologjise me etnogjenezen e mirfillite Pellazgo-Ilire ?

    Normalisht aresyet jane te shumta, duke filluar nga fakti qe shume nga keta qe flasin, ose shoket e tyre i kane vjedhur punen kesaj figure. Te gjithe e dine se si ka vdekur ky dijetar i madh, te gjithe e dijne se si ka vuajtur ne burg prej shokeve te tij qe sot shesin monedha mijeravjecare dhe zbulime arkeologjike me vlera kulturore qe do kish zili gjithe bota. Te gjithe e dijne epitafin qe i eshte bere nga Moikom Zeqo(ky eshte i gjalle, dhe ka akses ne shtyp) dhe normalisht permendja e ketij emri do sillte ne kujtesat e shume te gjalleve te tjere interesin per tiu pergjigjur treshes se mosketiereve. Per pjesen tjeter, Catapanon me shoke, e kemi ne, gjenerata e re post 90 te drejten e replikes, sepse ne kemi patur mundesine ti lexojme keto gjera. Sic thote dhe Belushi, ne shqiperi librat nuk i kane lejuar. Megjithate nje tjeter aresye qe Dhimitri Pilika nuk permendet, eshte sepse replika qe do vinte treshes se mosketiereve me siper nuk do ishte thjeshte nga Moikom Zeqo apo dikush tjeter, por nga vete letra e Bill Clintonit dhe citimi i personit Dhimitri Pilika ne Senatin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes kur zotni Clintoni ishte president. - nje shenje rrespekti per nje dijetar teper te madh



    Ne fund, nje tjeter pyetje kisha une. Per ata qe nuk e dinin, nje cudi e cuditshme ka ndodhur ne shqiperi kete dimrin e fundit.
    Perse jane hequr(blere mbrapsht) nga librarite e licensuara veprat e Aristidh Koles ?

    Ne fakt ato mund te gjehen vetem ne librarite ambulante tani qe kopjet po i mbarojne.


    ----
    Klosi, Vehibiu, Margaritisi dhe grenxat e tjera jane skalioni i pare per ndryshimin e Historise. Artikulli i siperm nuk i ofrohet studiuesve te mirfillte apo atyre amatore, sepse kushdo qe ka lexuar pak histori nga te treja fushat (Iliro-Pellazge, Romake, Greke) nuk do e kishte te veshtire ti jepte pergjigje, por shkrimi ne fjale qe publikohet ne mas media eshte per popullaten injorante ne shqiperi qe akoma sot e kesaj dite nuk ka akses ne nje pjese themelore te ketyre librave(Illyricum Sacrum - i perkthyer por kurre i vene ne botim eshte vetem nje nga shume shembujt).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 31-01-2007 mė 12:22
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •