Styx si ta marr kete posten tende? Si pershpirtje, apo rekuiem? Ne fakt te kam konsideruar djale me tru po e ke dhjere me kete pergjigje. Ose ti sdike te lexoke midis rrjeshtave ose te jane errur syte nga Vehbite dhe me apo pa te drejte po i fut te gjithe ne nje thes.Postuar më parë nga Styx
Ta kesh te qarte ti dhe ndonje tjeter ketu. Une temen (dhe tema te tjera) e hapa qe pikerisht te dali e verteta ose te pakten e mundohemi ti afrohemi te vertetes per Dodonen. Prandaj dhe postimin tim e shoqerova mesa munda me citime nga arkeologe dhe historiane. Dhe ajo qe po kerkoj (qe ska llogjike ne bote qe mund ta kundershtoje) eshte pasurimi i temes me fakte te tjera qe dime. Po ne kete pike me duket mua fillon jo kontradikta po llafet. Nese duam qe tema te jete nga ato qe zene vend dhe qe kur lexuesi i thjeshte te futet ketu dhe te mendohet mire mbasi te dali atehere cdo fjale qe themi mundesisht te jete e shoqeruar dhe me burimin apo referencen. Dhe kjo eshte gjeja me elementare qe duhet bere. Me duket se ka ardhur momenti qe ne kete nenforum te ndryshohet mentaliteti i keputjes se llafeve pa asnje referim apo si te na teket. Lexoj disa qe shkruajne e qe thone; pellazget keshtu, iliret ashtu, troja ketu, etj etj etj. Si mendon ti sma do shpirti dhe zemra te jete ashtu? Sma do shpirti dhe zemra qe te dali ne drite ajo qe na eshte mohuar gjithe keto shekuj? Natyrisht qe ma do dhe skam nevoje tja provoj njeriut kete gje. Por sic ma do shpirti dhe zemra ashtu ma do dhe mendja qe meqe e kam sagllam ne koke me thote qe: nese kjo gje eshte keshtu, eshte per keto arsye 1...2...3...4... etj. Nese ne kemi kete prejardhje, kete rrace, kete kulture, kete histori, e kemi pasi ja ku jane te gjitha provat nder shekuj 1...2...3...4 etj. Dhe kur kete e them per veten time e mendoj sesi do e perceptoje ai lexues i thjeshte qe sja ka idene as se kush eshte X apo Y qe na ka masakruar historine dhe as se cfare ka ndodhur ne kohera dhe si ka ndodhur shperfytyrimi. Nese tema do ishte per therrime pasi sipas llogjikes tende njohuria e plote eshte individuale atehere je gabim koke e kembe. Po e them per te disaten here dhe spo doni ta kuptoni. Nenforumi i historise nuk eshte vetem per Darius apo Styx apo Baptist apo Genesis etj. Eshte per te gjithe. Individualisht dhe 'nenrrogoz' ne mund te shkembejme e-mails dhe te ndajme me njeri tjetrin mendime qe mund ti kuptojme pa i hyre detajeve apo referencave. Por jo te gjithe e kane ate njohuri dhe sidomos jo te gjithe e kane ate mundesi.
Perdja e te vertetes tek bashkekombasit nuk hapet me mesazhe te pergjysmuara apo te thena si tek e tuk. Ne fund te fundit kur ai lexues/bashkekombas do debatoje nje dite me ndonje grek apo tjeter per ate qe ka lexuar nuk do thote vetem qe e kam lexuar ne Forumin Shqiptar se e ka thene Darius apo Styx apo te tjere po do thote qe e ka thene filan arkeolog qe i referohet filan figure te antikitetit. E ka thene X historian qe analizon Y ngjarje historike. Eshte ne kete rrjesht te Z autori te lashtesise dhe nuk e kundershton dot se eshte shkruar e zeza mbi te bardhe.
Kete mu desh ta citoja. Degjo styx ky nuk eshte forum personal po eshte nje forum qe i perket mijera lexuesve. Ka nje rregullore qe ti, une dhe te tjere jane te detyruar ti binden. Ketu sbehet me koken tende po brenda normave te caktuara prej kohesh. Besoj se ska me nevoje te shkruaj me shume per kete gje. Per pjesen me bold dua vetem te te pyes pa patur nevoje per pergjigje: Eshte nga modestia apo duhet ta marr si delir?Postuar më parë nga styx
Tjeter prisja nga kjo teme dhe tjeter doli. Me vjen keq per kohen qe harxhova se mesa shoh nje pjese juaja se moret fare seriozisht dhe e katandiset ne komente qe vetem lidhje me temen nuk kane. Megjithate jam ne kohe ta rregulloj. Tani e tutje kur behen komente dhe pasurohet informacioni ose te paraqiten burime dhe mundesisht me referenca ose kot me kot nuk do lejoj me shkrime.
p.s. Styx ne ka gje qe nuk e prisja ne kete teme ishte pergjigjja jote. Te pakten nga ty prisja ta kuptoje tamam dhe te kontriboje ashtu sic duhet. Me vjen keq qe u zhgenjeva.
Krijoni Kontakt