Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157

    Sa herë në ditë duhet të lutemi?

    Para ca kohesh nje shoqja ime greke me te cilen shkoj ne kishe me dhuroi nje liber lutjesh orthodhokse,. Aty ka lutje mengjesi dhe mbremjeje te cilat jane relativisht te gjata dhe me ngjajne me liturgji kishe. Une desha te di se si eshte e pelqyeshem lutja ne shtepi. Duhet te jete lutja e mengjesit dhe e darkes kaq e gjate si ne liber? Po kur nuk kam mundesi te lutem?
    Shpesh e kam te veshtire te gjej kohe per lutje dhe kjo me ben te ndjehem keq. A ka mundesi te bej lutje te shkurter apo duhet ti permbahem lutjeve si ne liber?
    Kam deshire te bej nje adhurim te pelqyeshem si orthodhokse e mire, prandaj interesohem.
    Faleminderit per cdo pergjigje!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nje nga keshillat e Shen Pavlit ne letrat e tij ne Dhiaten e Re eshte: "Te luteni pa pushim" Qe do te thote, qe lutja per ne te krishteret orthodhokse, eshte si puna e frymemarrjes: po ndaluam se marri fryme vdesim, ashtu si po pushuam se luturi, vdesim shpirterisht. Nuk ka besim pa lutje.

    Qe ta praktikojme ate keshille te Apostullit Pavel, do te thote qe duhet te lutemi jo vetem ne Kishe, jo vetem ne manastire, jo vetem ne shtepi, por kudo. Ne rruge, ne pune, ne tren, kudo. Ndryshe nga muslimanet qe kane rregulla qe duhet te luten 5 here ne dite, urdhri per ne te krishteret eshte qe te lutemi pa pushim, sa here qe marrim fryme. Dhe nuk jemi vetem ne qe lutemi. Per ne lutet Kisha Orthodhokse: gjithe liturgjite e Kishes dhe sherbesat e saj ne ore te ndryshme te dites, nuk jane gje tjeter vecse lutje per te gjithe ne, besimtaret orthodhokse. Per ne luten edhe Shen Maria e tere shenjtoret e Kishes qe hyne ne mbreterine e qiellit nepermjet deres se altarit te Kishes Orthodhokse. Per ne luten edhe te gjithe murgjit e murgeshat ne manastiret orthodhokse, qe mundohen te praktikojne lutjen ne heshtje pa pushim.

    Duhet te jete lutja e mengjesit dhe e darkes kaq e gjate si ne liber? Po kur nuk kam mundesi te lutem?
    Nuk eshte aspak e detyrueshme qe te besh nje lutje te gjate te lexuar nga librat e lutjeve qe Kisha apo manastiret perdorin. Ne fakt, gati te gjithe shenjtoret e hershem apo bashkekohore qe une kam lexuar, na mesojne qe lutja e shkurter eshte lutja me e mire. Tradita hezikaste ne manastiret orthodhokse ne Malin e Shenjte e ne bote, perdor lutjen e Jisuit, qe eshte nje lutje shume e shkurter:

    - O Zot, Jisu Krisht, Biri i Perendise, ki meshire per mua mekatarin!

    Nje lutje tjeter e thjeshte e kuptimplote:

    - Meshiro o Zot! Meshiro o Zot! Meshiro o Zot!

    Lutje eshte edhe heshtja. Ne nje moment qetesie, te mundohesh te pushosh te gjitha mendimet qe vijne ne koke, dhe ne qetesi te qendrosh para Perendise.

    Cdo njeri zgjedh te lutet ne menyren e tij dhe sa me e thjeshte eshte lutja, aq me mire do te jete. E rendesishme eshte qe te lutemi, dhe jo se si lutemi. Lutja do te thote se ne gjejme kohe e vend ne jeten tone per Perendine. Lutja eshte menyra se si ne komunikojme me Perendine. Lutja na mban flaken e besimit te ndezur ne zemer qe na ngroh gjithe shpirtin. Lutja na ndihmon edhe te behemi te perulur e mirenjohes: Vete akti i lutjes ndaj Perendise eshte nje akt falenderimi i krijeses per Krijuesin. Gjithcka qe ne kemi ne jeten tone, qe nga jeta e fryma qe marrim, e deri tek te mirat materiale, jane dhurata te Perendise. Lutja eshte edhe arma jone e forte ne betejen shpirterore me forcat e erreta e te padukshme. Sa here qe e gjejme veten nen tundim apo te rrethuar nga mekati, mjafton te zeme ne goje emrin e Zotit tone Krisht, ne nje lutje te thjeshte, e kjo do te na mbroje e japi force.

    Po kur nuk kam mundesi te lutem?
    Nese lutja qe ti ke me per zemer, eshte e shkurter dhe e thjeshte, ti mund te lutesh ne cdo kohe. Asnjeri prej nesh nuk duhet te justifikohet me faktin "jam i zene me pune e nuk kam kohe te lutem". Mjafton nje lutje e thjeshte. Sikur vetem njehere ne dite te thuash nje lutje te thjeshte, si Lutja e Jisuit, kjo do te vleje me shume se cdo lutje tjeter.

    Gjeja tjeter qe duhet te praktikosh eshte rutina e dites. Sa hape syte ne mengjes mund te thuash lutjen e Jisuit. Para se te dalesh nga shtepia mund te besh kryqin e te thuash nje lutje. Kur ulesh te hash dreken ne pushim ne pune mund te thuash nje lutje. Kur je duke punuar dhe po has ne nje problem qe nuk e zgjidh dot, mund te thuash nje lutje. Kur kthehesh ne shtepi nga puna mund te thuash nje lutje. Para se te biesh te flesh, mund te thuash nje lutje. Nese e ben kete gje, duke e bere rutine, duke bere te njejten lutje apo lutje te shkurtra e te thjeshta, kjo ka per te ndihmuar jashte mase me jeten tende shpirterore: ne cdo moment te dites, do ta kesh engjellin e Perendise ne krah.

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Per te mesuar me shume mbi lutjen dhe rendesine e saj, lexo temat e meposhtme ne forum:

    Lutja: Jeta e shpirtit

    Rendesia e Lutjes se Jisuit

    Cikli ditor i lutjes

    Albo

  4. #4
    Citoj;
    Shpesh e kam te veshtire te gjej kohe per lutje dhe kjo me ben te ndjehem keq.
    Fare mos u merzit, se mundesh te lutesh edhe ne pune, ne pazar, e kudo...
    Ja mqs, ke kerkuar nje lutje "te veçante", e ve ne thonjeza pasi veçaneria e kesaj lutje qendron ne faktin qe eshte e shkurter, e ka shume domethenie...
    - Zoti Jisu Krisht, Biri i Perendise, meshirome mua mekatarin.
    Kjo lutje aq sa e shkurter dhe ne te njejten kohe e fuqishme, ben mbrekullira!
    Ne nje liber ditar, qe flet per nje pelegrin rus ne drejtim te Tokes se Shenjte, flitet per kete lutje, qe po ta perserisesh me shpirt dhe ne qetesi apsolute ( pa ngarkese konfuzionale te jashteme ), ben te arrihet nje gjendje shpirterore ekzaltuese, sikur njeriu ngrihet lart me mendje dhe zemer...( pa dashur ketu te kalojme ne spekullime te tipit budist )
    Nje gjendje shpirterore e begate...! Mireqenje dhe paqe interriore... - te me falesh per varferine e fjalorit pasi une nuk jam duke kopjuar gjekundi, them sa me kujtohet, por nese je e interresuar, do ta kerkoj dhe do ta perkthej enkas per ty o per kedo ta mesoj kete dukuri interesante...
    Pershendetje.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157
    Faleminderit per pergjigjet! Tani ndjehem me mire Me thene te drejten une perpiqem ta praktikoj ate lutjen e panderprere te Jisuit, por thjesht me dukej pak. Sidoqofte une cdo here qe kam kohe bej lutjen ashtu si eshte ne liber dhe qendroj para ikonave ku ndez edhe nje kandil te vogel. Thjesht me interesonte te dija se si luten orthodhokset e tjere ne shtepi.
    Edhe njehere faleminderit Albo dhe Niko.

  6. #6
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Asnjehere...çohu edhe vepro..
    https://www.behance.net/robberysk1100

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    E di qe s'bej mire, por vetem kur me intereson. ehhh!
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2011
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    101
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ndryshe nga muslimanet qe kane rregulla qe duhet te luten 5 here ne dite.

    Albo
    Urdheri nga Zoti per lutje ishte se pari 50x ,por prej meshires e uli ne 5x,
    dhe vlera eshte e njejt me ate te parin.Dhe poashtu nje musliman zgjohet nga gjumi kur te tjeret jane ne gjume te fell, qe ta lus ne te njejten kohe edhe e kujton Zotin.

    Dallimi i Muslimanive nga Krishteret ,eshte qe namazi eshte urdher qe duhet praktikohet,dhe poashtu nga ky veprim edhe kujtohet Zoti.Secili do te jep pergjegjsi,denohet/shperblehet cilen e ka vepru.

    Cdo musliman kur fillon diqka te punoj/veproj fillon Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit (Bismillahir Rahmanir Rahim)
    Ndryshuar për herë të fundit nga General : 17-01-2012 më 14:37

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157
    Une nuk e kujtoj zotin nga frika se me kane urdheruar, por e kujtoj mbase 50 apo 500 here ne dite se e dua...e dua shume!
    Zoti eshte mendimi im i pare sapo hap syte dhe mendimi i fundit para se te me zere gjumi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •