Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,465
    Postimet nė Bllog
    18

    ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes

    Lutja

    Lutja ėshtė themelore pėr jetėn e krishterė. Vetė Jisu Krishti u lut dhe i mėsoi njerėzit tė luten. Ai qė nuk i lutet Perėndisė nuk mund tė jetė pasues i Krishtit.

    Nė Kishėn Orthodhokse tė gjitha lutjet janė Trinitare. Ne lutemi nė Shpirtin e Shenjtė, me anė tė Jisu Krishtit, Birit tė Perėndisė dhe nė emrin e tij tek Perėndia Atė. Ne i themi Perėndisė "Ati ynė", sepse Jisui na mėsoi dhe na aftėsoi pėr ta bėrė kėtė. Ne kemi mundėsinė t'i drejtohemi Perėndisė Atė, sepse ne jemi bėrė bijtė e Perėndisė me anė tė Shpirtit tė Shenjtė. (shih Romanėt 8)

    Gjithashtu, nė Kishė ne i drejtojmė lutje Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė, Personave Hyjnorė, tė cilėt janė njė me Perėndinė Atė dhe egzistojnė pėrjetėsisht nė unitet tė pėrsosur me Atė, duke marrė pjesė nė Qenien dhe Vullnetin e Tij Hyjnor.

    Nė Kishė, gjithashtu, ne i drejtojmė lutje edhe shenjtorėve - jo nė tė njėjtėn mėnyrė siē i lutemi Personave tė Shėn Trinisė, por si ndihmuesve dhe ndėrmjetėsve tanė, si bashkėanėtarėve tė Kishės, tė cilėt tashmė janė lavdėruar me Perėndinė, nė praninė e tij hyjnore. Por mbi tė gjithė shenjtorėt dhe mbi tė gjithė njerėzorėt, tė cilėt janė lavdėruar nė Mbretėrinė e Perėndisė, ėshtė Maria, Hyjlindėsja dhe Mbretėresha e Qiellit, udhėheqėsja ndėr ndėrmjetėsit e shenjtė, tė cilėt ndėrmjetojnė pėr ne para Perėndisė. Ne mund t'i lutemi gjithashtu ėngjėjve tė shenjtė pėr tė mbrojtur ēėshtjen tonė para Perėndisė.

    Nė katekizmin tradicional tė Kishės radhiten tre tipe lutjesh: kėrkesė, falenderim dhe lavdėrim. Ne mund tė shtojmė njė tip tė katėrt, qė mund tė quhet vajtim ose ankim para Perėndisė, duke e pyetur atė rreth kushteve tė jetės dhe kuptimit tė ekzistencės sonė, veēanėrisht nė kohėra fatkeqėsie e turbullirash. Nė Shkrimin e Shenjtė, ne i gjejmė shpesh kėto katėr tipe lutjesh.

    Disa herė lutja ėshtė pėrkufizuar si njė dialog me Perėndinė. Ky pėrkufizim ėshtė i mjaftueshėm, nėse mbajmė ndėr mend, se ky ėshtė njė dialog qetėsie, mbajtur nė qetėsinė e zemrave tona. Nė Kishėn Orthodhokse, njė pėrkufizim i vjetėr tradicional, e quan lutjen ngritja e mendjes dhe e zemrės tek Perėndia, qėndrimi nė praninė e tij, vetėdija dhe kujtimi i pandėrprerė i emrit, fuqisė dhe dashurisė sė tij. Kjo lloj lutje ėshtė quajtur "tė ecėsh nė praninė e Perėndisė."

    Qėllimi i lutjes, ėshtė qė tė kesh njė Kungim me Perėndinė dhe qė tė bėhesh i aftė tė pėrmbushėsh dėshirėn e tij. Tė krishterėt luten qė ta aftėsojnė vetveten pėr tė njohur Perėndinė dhe pėr tė zbatuar porositė e tij. Nėse njė person nuk e ka dėshirėn pėr tė ndryshuar vetveten dhe pėr ta nėnshtruar vetveten tek Krishti, nė pėrmbushjen e Porosive tė tij, ai nuk ka arsye ose qėllim pėr t'u lutur. Madje, sipas shenjtorėve ėshtė e rrezikshme t'i lutesh Perėndisė pa pasur mendimin pėr tiu pėrgjigjur dhe pėr tė ecur nė rrugėn qė lutja na udhėheq.

    Tė lutesh nuk do tė thotė thjesht tė pėrsėritėsh fjalėt e lutjes. Tė thuash lutje nuk ėshtė njėjta gjė si tė lutesh. Lutja duhet bėrė fshehtazi, shkurtazi, rregullisht, pa shumė fjalė, me plot besim nė Perėndinė qė ai dėgjon dhe me dėshirėn pėr tė bėrė ēfarė Perėndia na tregon pėr tė bėrė. (Shih Matheu 6:5-15; Lluka 11 dhe 18; Joani 14-17)

    Kisha Orthodhokse ndjek praktikėn e Dhiatės sė Vjetėr tė lutjeve sipas orėve tė ditės. Tė krishterėt nxiten tė luten rregullisht nė mėngjes, nė mbrėmje dhe nė kohėn e ngrėnies. Gjithashtu, ka njė lutje tė shkurtėr, qė mund tė thuhet e tė pėrsėritet gjatė tėrė ditės dhe nė ēdo rrethanė. Pėr kėtė qėllim shumė njerėz pėrdorin Lutjen e Jisuit: "Zoti Jisu Krisht, Biri i Perėndisė, mėshiromė mua mėkatarin!" Natyrisht, forma e lutjes ėshtė sekondare dhe mund tė ndryshojė nga personi nė person. Por ajo qė ėshtė esenciale, pėr tė na ēuar tek Perėndia dhe pėr tė na fuqizuar qė tė bėjmė dėshirėn e tij, ėshtė fuqia e lutjes.

    Lutjet e njė personi nė shtėpi ndryshojnė nga ato tė Kishės, meqenėse lutja personale nuk ėshtė e njėjtė me lutjen e pėrbashkėt tė Kishės. Dy tipet e lutjes janė tė ndryshme dhe nuk duhen ngatėrruar me njėra-tjetrėn. Kur ne shkojmė nė Kishė pėr t'u lutur, nuk e bėjmė pėr tė thėnė lutjet tona private. Lutjet tona private duhen bėrė nė shtėpi, nė dhomė, fshehurazi dhe jo nė Kishė (Matheu 6: 5-6). Kjo nuk do tė thotė qė nuk duhet t'i sjellim nė lutjen e Kishės problemet, dėshirat, shqetėsimet, pyetjet dhe gėzimet personale. Sigurisht, ne mund dhe ne i sjellim ato. Por ne i sjellim shqetėsimet tona dhe vetvetet tona nė Kishė pėr t'i bashkuar ato me lutjen e Kishės, me lutjen e pėrjetshme tė Krishtit, tė Nėnės sė Perėndisė, tė shenjtorėve dhe tė vėllezėrve dhe motrave tė enorisė sonė.

    Nė Kishė ne lutemi me tė tjerėt, prandaj ne duhet ta disiplinojmė vetveten pėr t'u lutur sė bashku, si njė trup, njė mendje, njė zemėr dhe njė shpirt. Po e pėrsėrisim, qė kjo nuk do tė thotė qė lutjet tona nuk duhet tė jenė personale dhe unike; por ne duhet ta vendosim veten pėrfundimisht nė lutjen e Kishės. Megjithatė, nė Kishė ēdonjėri duhet ta vendosė personin e tij dhe veēantinė personale tė tij nė lutjen e pėrbashkėt tė Krishtit me Trupin e tij. Kjo e pasuron lutjen e Kishės dhe e bėn atė tė mrekullueshme dhe plot kuptim dhe mund tė themi, "tė lehtė" pėr ta kryer. Vėshtirėsia nė shėrbesat e shumė kishave, ėshtė pikėrisht, sepse ato janė lutjet e individėve tė izoluar nga njėri-tjetri, tė cilėt janė tė bashkur vetėm fizikisht dhe jo shpirtėrisht.

    Shėrbesat zyrtare tė Kishės Orthodhokse janė zakonisht mė tė gjata se nė Kishat e tjera. Kjo ndodh sepse ne shkojmė nė Kishė jo vetėm thjesht pėr t'u lutur. Ne shkojmė nė Kishė tė jemi sė bashku, tė kėndojmė sė bashku, tė meditojmė sė bashku kuptimin e besės, tė mėsojmė sė bashku dhe tė kemi bashkim e Kungim sė bashku me Perėndinė. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr Meshėn Hyjnore. (Shih mė poshtė nė kapitullin e V-tė.). Nėse njė person dėshiron thjesht pėr t'u lutur nė qetėsinė e zemrės sė tij, ai nuk ka nevojė - dhe me tė vėrtetė nuk duhet - tė shkojė nė shėrbesat e Kishės pėr kėtė. Shėrbesat e Kishės nuk janė bėrė Pėr lutjen e heshtur. Ata janė pėr miqėsinė plot lutje tė gjithė popullit tė Perėndisė me njėri-tjetrin, me Krishtin dhe me Perėndinė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,465
    Postimet nė Bllog
    18
    Mbrėmėsorja

    Nė Kishėn orthodhokse dita liturgjike fillon me mbrėmjen nė perėndim tė diellit. Kjo praktikė ndjek tregimin e krijimi nė Shkrimin e Shenjtė: "Dhe ishte mbrėmje dhe ishte mėngjes - dita e parė" (Gjeneza 1:5).

    Shėrbesa e Mbrėmėsores nė Kishė fillon gjithmonė me kėndimin e psalmit tė mbrėmjes: "... Dielli njeh tė perėnduarit e tij. Ti pėrhap errėsirė e bėhet natė..." (Psalmi 103:19-20). Ky psalm, i cili lavdėron krijimin e Perėndisė, ėshtė akti i parė i adhurimit nga njeriu, i cili, para sė gjithash, e takon Perėndinė si Krijues.

    Beko Zotin, o shpirti im, O Zot Perėndia im, Ti je shumė i madh...

    Sa madhėshtore janė veprat e tua, o Zot! Tė gjitha i ke bėrė me urtėsi. Tėrė dheu ėshtė plot me krijesat e tua (Psalmi 103: 24).

    Mbas kėtij psalmi intonohet Litania e Madhe (paqėsoret), lutja hapėse e tė gjitha shėrbesave liturgjike tė Kishės. Nė atė, ne i lutemi Perėndisė pėr ēdonjėrin dhe pėr ēdo gjė. (Shih mė poshtė nė kapitullin V).

    Mbas paqėsoreve kėndohen njė numur psalmesh, njė grup i ndryshėm ēdo mbrėmje. Normalisht, kėto psalme janė hequr nė shėrbesat e kishave tė enorive, por kėndohen nė manastiret. Psalmi 140 kėndohet gjithmonė nė Mbrėmėsore. Grjatė kėtij psalmi bėhet temjanisja e mbrėmjes.

    O Zot, thirra te Ty, dėgjomė, dėgjomė, o Zot...
    Le tė drejtohet lutja ime si temjan.
    Dhe ngritja e duarve tė mia si therore e mbrėmshme. O Zot dėgjomė (Psalmi 140: 1-2).


    Mbas kėsaj, kėndohen himne tė veēanta, sipas ditėve tė ndryshme. Nėse ėshtė njė festė e Kishės, kėndohen tropare pėr nder tė kremtimit. Tė shtunave nė mbrėmje, vigjilja e Ditės sė Zotit, kėto tropare gjithmonė lavdėrojnė Ngjalljen e Krishtit prej sė vdekurish.

    Normalisht, himnet e veēanta mbarojnė me njė Hyjlindėsore, nė nderim tė Shėn Marisė, Nėnės sė Krishtit. Pas kėsaj, kėndohen himnet mbrėmėsore. Nėse ėshtė njė festė e veēantė ose vigjilja e sė djelės, prifti me dhiakun (ose vetėm prifti, kur nuk ka dhiak) dalin me temjanicė nga dera e veriut me manal pėrpara dhe venė e qėndrojnė nė mes tė Kishės. Himni i mėposhtėm i pėrket ēdo shėrbese Mbrėmėsore.

    O Jisu Krisht, dritė gazmore e lavdisė sė shenjtė tė Atit tė pavdekshėm qiellor, tė shenjtė e tė lumur, si arritėm nė perėndimin e diellit dhe pamė dritėn e mbrėmjes, himnojmė Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtė, Perėndinė. Ti meriton nė ēdo kohė tė himnohesh me zėra tė mbara, o Bir i Perėndisė, qė jep jetė; prandaj bota tė lavdėron.


    Krishti lavdėrohet si Drita qė ndriēon errėsirėn e njeriut, si Drita e botės dhe e Mbretėrisė sė Perėndisė, dritė qė nuk do tė ketė kurrė mbrėmje. (Isaia 60:20; Zbulesa 21:25)

    Pastaj thuhet njė varg nga Psalmet, paravargu (prokimenon) i mbrėmjes, i cili ėshtė i ndryshėm pėr ēdo ditė dhe tregon temėn shpirtėrore tė ditės. Nėse ėshtė njė ditė e veēantė janė tre kėndime nga Dhiata e Vjetėr (profecitė). Pastaj kemi himne dhe litani tė tjera, si edhe troparet shtesė pėr ditėn e veēantė dhe tė gjitha kėto mbarojnė me Himnin e Shėn Simeonit:

    Tani pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, o Zot, simbas fjalės sate, me paqe, se sytė e mi panė shpėtimin tėnd, tė cilin Ti e pėrgatite faqe gjithė popujve, dritė pėr ndriēimin e paganėve dhe pėr lavdi tė popullit tėnd Izrael (Lluka 1:29-32).

    Mbas proklamimit tė vizionit tonė pėr Krishtin, Dritėn dhe Shpėtimin e botės, ne themi lutjet e himnit Trishenjtor. Kėndojmė kėngėn qė ka temėn kryesore tė ditės, tė quajtur Tropari (Pėrlėshorja) dhe ne jemi pėrlėshuar me bekimin e zakonshėm.
    Shėrbesa e Mbrėmėsores na ēon ne nėpėr krijimin, mėkatin dhe Shpėtimin nė Krishtin. Ajo na ēon gjithashtu nė meditimin e fjalės sė Perėndisė dhe lavdėrimin e dashurisė sė tij pėr njerėzit. Ajo na mėson dhe na lejon ta lavdėrojmė Perėndinė pėr ngjarjet ose personat e veēantė, pėrkujtimi i tė cilėve kremtohet dhe bėhet i pranishėm pėr ne nė Kishė. Ajo na pėrgatit pėr gjumin e natės dhe pėr agimin e ditės sė re. Nė vigjiljen e Meshės Hyjnore, ajo fillon lėvizjen tonė drejt Kungimit mė tė pėrsosur me Perėndinė, nė misteret e Kishės. Nė ditė tė veēanta, sherbesės sė mbrėmjes i shtohet njė tjetėr shėrbesė, e quajtur Bekimi i pesė bukėve (Pendarto).

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,465
    Postimet nė Bllog
    18
    Shėrbesa e Mėngjesit

    Shėrbesa e Mėngjesit, hapet me kėndimin e gjashtė psalmeve tė mėngjesit dhe me Litaninė e Madhe (paqėsoret). Mbas kėtyre, kėndohen vargjet e psalmit 118:

    Perėndi ėshtė Zoti dhe u shfaq ndėr ne, i bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit.

    Pastaj kėndohet Tropari dhe nė manastire lexohen grupe tė veēanta psalmesh, tė cilėt ndryshojnė ēdo ditė. Pėrsėri, si nė Mbrėmėsoren ashtu edhe nė Shėrbesėn e Mėngjesit, ka himne me temėn e ditės. Nė festat e mėdha kėndohen lavdėrime dhe psalme tė veēanta, ndėrsa nė Ditėn e Zotit (tė Dielėn) kėndohen himne tė Ngjalljes sė Krishtit prej sė vdekurish (Ngjallėsoret). Gjithashtu nė festa tė mėdha dhe tė dielėn kėndohet Ungjilli.

    Mbas Ungjillit, ėshtė njė lutje e gjatė ndėrmjetimi, e pasuar nga njė seri himnesh dhe leximesh, i quajtur Kanoni. Kėto himne janė bazuar nė kėngėt e Dhiatės sė Vjetėr dhe mbyllen me kėngėn e Marisė, tė ashtuquajturėn Madhėrimi (Lluka 1:46-55). Mbas litanive tė mėngjesit kėndohet Doksologjia e Madhe. Tropari pėrsėritet edhe njė herė para se tė behet pėrlėshimi.

    Shėrbesa e Mėngjesit bashkon elementėt e psalmodisė dhe tė lutjes sė mėngjesit me meditimin mbi kėngėt biblike, kėndimin e Ungjillit dhe temėn e veēantė tė ditės, tė dhėnė nė vargjet dhe himnet. Temat e zbulesės sė Perėndisė dhe tė dritės janė gjithashtu gjithmonė tema qėndrore tė shėrbesės sė mėngjesit. Disa herė, veēanėrisht nė Kishat Ruse, shėrbesat e mėngjesit dhe tė mbrėmjes janė kombinuar nė njė shėrbesė tė gjatė, tė quajtur vigjilje (agripni).

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,465
    Postimet nė Bllog
    18
    Orėt, Pasdarka dhe Shėrbesa e Mesnatės

    Pėrveē shėrbesės sė Mbrėmjes dhe tė Mėngjesit, nė ciklin ditor janė gjithashtu edhe Orėt, Pasdarka dhe Shėrbesa e Mesnatės. Kėto shėrbesa bėhen nė manastire, ndėrsa nė Kishat e enorive bėhen rallė, pėrveēse gjatė Kreshmės sė Madhe dhe Javės sė Madhe, si edhe nė ditė festash tė veēanta.

    Shėrbesat e Orėve quhen e Para, e Treta, e Gjashta dhe e Nėnta.

    Ora e Parė korrespondom me orėn gjashtė tė mėngjesit; e Treta me orėn nėntė tė mėngjesit; e Gjashta me mesditėn dhe e Nėnta me orėn tre tė pasdrekės. Shėrbesa pėrbėhet kryesisht nga psalme, tė cilėt, nė pėrgjithėsi, lidhen me ngjarjet e pėsimit tė Krishtit, qė ndodhėn nė orė tė caktuara tė ditės. Ora e Tretė i referohet, gjithashtu ardhjes sė Shpirtit tė Shenjtė mbi apostujt nė Rushajet (Penteko-stinė).

    Gjithashtu, tropari i ditės kėndohet nė Orėt. Gjatė ditėve tė para tė Javės sė Madhe, si edhe nė festat e mėdha, lexohet edhe njė pjesė nga Ungjilli gjatė Orėve. Nė ditėt kur nuk ka Meshė Hyjnore, mbas Orės sė Nėntė, lexohen tė ashtuquajturit Psalme Tipikė, qė pėrfshijnė elemente tė Meshės Hyjnore tė tillė siē psalmet liturgjikė dhe Lumurimet. Gjithashtu, thuhet edhe Simboli i Besimit.

    Pasdarka, siē edhe vetė emri e tregon, ėshtė shėrbesa qė bėhet pas ngėnies sė darkės. Kjo shėrbesė pėrbėhet prej psalmesh e lutjesh. Nė ditėt kur Mbrėmėsorja ėshtė e lidhur me Meshėn Hyjnore, si nė vigjiljet e Krishtlindjes dhe Ujit tė Bekuar, Pasdarka e Madhe i shtohet Mėngjesores, duke formuar njė shėrbesė vigjilje (agripni). Gjatė javės sė parė tė Kreshmės sė Madhe, Kanoni Pendimtar i Shėn Andreas sė Kretės kėndohet nė Shėrbesėn e Pasdarkės.

    Shėrbesa e Mesnatės, siē edhe emri e tregon bėhet nė mesnatė. Nė manastire, zakonisht, ajo e fillon vigjiljen e gjithė-natės. Ajo pėrbėhet nga njė numėr psalmesh dhe lutjesh, qė gjenden edhe nė shėrbesat e tjera, tė tilla si Himni Trishenjtor, Ati Ynė, Tropari, etj. Tema e saj ėshtė nata dhe nevoja pėr vigjilencė. Nė enoritė, ajo bėhet nė shėrbesėn qė paraprin Mėngjesoren e Pashkės, nė tė cilėn epitafi vendoset mbi altar.*

    * Epitafi vendoset nė altar nė kėtė kohė nė Kishat Ruse, ndėrsa nė kishat tona vendoset nė shėrbesėn e mbrėmjes tė sė Premtes sė Zezė, mbasi mbarojnė Vajtimet e Epitafit.

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  3. ADHURIMI - Kapitulli IV: Viti Kishtar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-04-2005, 01:58
  4. ADHURIMI - Kapitulli II: Misteret e Shenjta
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 04:59
  5. ADHURIMI - Kapitulli I: Ndėrtesa e Kishės Orthodhokse
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 22:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •