1. Ēfarė ėshtė lutja?

Lutja ėshtė jeta e shpirtit dhe rruga qė tė bashkon me Perėndinė. Siē thotė shėn Joan Gojarti, “ai qė nuk i lutet Perėndisė dhe nuk dėshiron tė shijojė vazhdimisht shoqėrinė me Atė, ėshtė i pashpirt dhe i vdekur”. Dhe shėn Simeoni Theologu i Ri thotė se “sikundėr trupi ka nevojė pėr ajėr qė tė marrė frymė, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe shpirti ka nevojė pėr kujtimin e pandėrprerė tė Perėndisė, pra pėr lutjen”. Si rrjedhojė njeriu nuk mund tė jetojė shpirtėrisht pa lutjen.

Sipas shėn Joanit tė Shkallės “lutja ėshtė bashkimi i njeriut me Perėndinė... Ėshtė nėna e lotėve, falja e mėkateve..., muri qė na mbron prej hidhėrimeve. Lutja ėshtė puna e engjėjve, ėshtė gėzimi i tė ardhshmėve, ėshtė vepėr qė nuk pėrfundon kurrė, lutja ėshtė burimi i virtyteve, prurėsja e lotėve, ndriēimi i mendjes, ēekiēi qė godet dėshpėrimin,... shpėrbėrja e hidhėrimit, thesari i asketėve, pasqyra e pėrparimit shpirtėror,... zbulesa e gjėrave tė ardhshme”. Nga ky pėrkufizim del se lutja ėshtė burimi i ēdo tė mire shpirtėrore dhe ia vlen qė njeriu t’ia pėrkushtojė jetėn kėsaj pune. Pėrderisa lutja ėshtė frymėmarrja e shpirtit tonė, duhet tė ekzistojė gjatė gjithė kohės sė rrugėtimit tonė nė Krishtin. Pra ėshtė e nevojshme tė shikojmė se si jetuan Etėrit me lutje, tė cilėt iu pėrkushtuan veprės sė vazhdueshme tė saj dhe provuan gėzimin e madh shpirtėror qė i ofron njeriut komunikimi me Perėndinė.


2. Paligėsia dhe lutja

Pėr t’u lutur me tė vėrtetė, duhet tė pėrgatitemi nė mėnyrėn e duhur. Shėn Joani i Shkallės thotė: “Sa nga ne shkojmė pėr t’u paraqitur para Mbretit dhe Perėndisė sonė dhe bėhemi gati pėr tė biseduar me atė, le tė mos shkojmė mė tej pa pasur njė parapėrgatitje tė saktė. Sepse ekziston frika, se kur tė na shikojė sė largu tė zhveshur nga armėt dhe veshja qė na takon tė mbajmė, tė urdhėrojė shėrbėtorėt e tij dhe meshtarėt e tij tė na lidhin dhe tė na internojnė larg fytyrės sė tij dhe lutjet tona t’i grisin dhe tė na i flakin nė fytyrė”.

Lutja ėshtė martesa e njeriut me Perėndinė dhe duhet tė shfaqemi pėrpara Tij me veshjen e pėrshtatshme tė martesės. Ēfarė ėshtė kjo veshje dhe me ēfarė cope ėshtė thurur, kėtė na e thotė pėrsėri shėn Joani i Shkallės: “Kur nisesh pėr t’u paraqitur para Zotit, le tė jetė rroba e shpirtit tėnd e endur me fijen e mosmbajtjes nė mend tė sė ligės. Pėrndryshe nuk bėhet fjalė tė pėrfitosh nga lutja”.

Moskujtimi i sė keqes ėshtė falja. Tė harrojmė pra tė keqen qė na kanė bėrė. Si rrjedhim hapi i parė qė bėjmė, para se tė lutemi, ėshtė tė falim ata qė na bėnė padrejtėsi dhe nė pėrgjithėsi ata qė na bėnė keq. Njė punėtor i lutjes, ava Isaaku, shkruan nė mėnyrė tepėr tė qartė: “Ai qė lutet dhe mban nė mendje tė ligėn, ngjan me atė qė mbjell nė det dhe pret tė korrė tė mbjellat”. Kjo tregon se sa kot mundohemi kur vijmė me ndjesi tė liga nė lutje, para fronit tė Zotit.

Shėn Nil Asketi, nė fjalimin e tij “Mbi lutjen” thotė: “Ai qė ka dashuri tė vėrtetė pėr lutjen dhe zemėrohet apo mban nė zemėr tė ligėn, ėshtė i denjė pėr t’u dėnuar. Ėshtė i ngjashėm me atė qė do tė shikojė qartė, por pėr kėtė qėllim i fėrkon sytė e tij pareshtur”. Lėre dhuratėn para altarit dhe shko sė pari tė pajtohesh me vėllain tėnd”. Pasi tė bėsh kėtė hap “atėherė eja dhe lutu pa turbullim. Sepse mbajtja nė zemėr e sė ligės e turbullon mendjen e atij qė lutet dhe errėson lutjet e tij”.

Fjala e Krishtit i drejtohet ēdo besimtari, qė do ta nderojė duke i ofruar dhuratė. Krishti e shtron dashurinė e vėllait tonė si njė kusht parėsor pėr tė treguar dashurinė tonė ndaj Perėndisė. Zoti na thotė: “Nėse ofron dhuratėn tėnde nė Altar e kujtohesh se vėllai yt ka diēka kundėr teje, lėr dhuratėn para Altarit, shko sė pari tė pajtohesh me tėt vėlla dhe atėherė eja tė ofrosh dhuratėn tėnde”.

Gojarti i lumtur komenton fjalėt e Krishtit dhe thotė: “Sa e madhe ėshtė njeridashja e tij! Krishti pėrbuz nderimin qė i ofrohet atij, pėr hir tė dashurisė pėr tė afėrmin... Le tė ndėrpritet adhurimi im, qė dashuria jote tė mbetet e palėkundur. Sepse pajtimi me vėllain, ėshtė dhe ky njė lloj sakrifice te Perėndia”. Zoti e thotė kėtė gjė, “sepse dėshiron tė tregojė se sa shumė e vlerėson dashurinė, se e quan mė tė lartė nga ēdo sakrificė tjetėr dhe se nuk pranon sakrificė nėse nuk ka dashuri”.

Zoti e caktoi faljen si njė kusht tė lutjes liturgjike, por edhe si kusht tė komunikimit tonė me Dashurinė e Tij atėrore. Ėshtė mė mirė thotė nėse kemi diēka brenda zemrės sonė kundėr njė vėllai, tė ndalojmė lutjen, tė pajtohemi sė pari me vėllain tonė dhe pastaj tė lutemi. Sepse “vetė Perėndia u bė njė njeri, qė ta na bashkojė”.

Zoti, pėr tė na treguar se sa e domosdoshme ėshtė qė tė lutemi kur mė parė kemi falur vėllezėrit tanė, na mėsoi tė themi lutjen nė “Ati ynė”: “Dhe falna fajet tona, sikundėr edhe ne ua falim fajtorėve tanė”. E lusim Perėndinė tė na falė fajet tona, pasi ne i falėm mė parė ata qė na bėnė tė keqe. Kėshtu lutja zotėrore “Ati ynė”, bėhet njė punishte e dashurisė dhe e pajtimit midis njerėzve.

Me fjalinė “Falna fajet tona, sikundėr edhe ne ua falim fajtorėve tanė”, Krishti na kėshillon qė: “Ai qė i afrohet Perėndisė njeridashės dhe bamirės, le tė jetė edhe vetė bamirės dhe njeridashės. Le t’i lutemi Perėndisė, pasi mė parė ta kemi imituar Atė. Sikundėr Perėndia na fal dhe na do, edhe ne duhet tė falim dhe tė duam vėllezėrit tanė.

Njeriu qė ėshtė “zverkashpėr” dhe nuk i fal vėllezėrit e tij, e shkėput veten nga njeridashja e Perėndisė. Lutja e njeriut qė nuk fal, ngelet pa fryte, pa dobi. Edhe sikur tė kemi pėsuar padrejtėsi, duhet tė falim atė qė na bėri padrejtėsi. Atėherė paqja e Perėndisė do tė mbushė zemrėn tonė dhe si fėmijė tė vėrtetė tė Perėndisė njeridashės, do tė mund tė kėrkojmė me siguri faljen e mėkateve tona. Do tė themi: “Zot, nuk kam bėrė asnjė tė mirė nė jetėn time. Por i fal ama armiqtė e mi dhe tė lutem Ty qė tė falėsh mėkatet e mia, meqė je i mirė dhe njeridashės.

Le t’i afrohemi Zotit, “duke i ofruar dhuratat, qė vetė Ai dėshiron pra: Paligėsi, mirėsi, butėsi”. (Shėn Joan Gojarti).

E kur shikojmė se nuk e marrim atė qė kėrkojmė, le tė mendohemi se mos vallė shkak pėr kėtė ėshtė ruajtja nė zemėr e ligėsisė nga ana jonė dhe mungesa e dėshirės pėr tė falur.

Pėrktheu Dhjak Anastasi