
Postuar mė parė nga
Mjekesia
Sunneti ėshtė Islam dhe Islami ėshtė Sunnet
[pjesa e parė]
Imam el-Berbehari (rahimehullah) ka thėnė: Tė gjitha falenderimet janė pėr All-llahun, i Cili na udhėzoi nė Islam, na bekoi me tė dhe na bėri popullin mė tė mirė, kėshtu qė e lusim Atė qė tė na dhurojė (dhuratėn) qė ti pėrmbahemi asaj qė Ai e do dhe me tė cilėn Ai ėshtė i kėnaqur, dhe tė largohemi nga ajo qė Ai e urren dhe e cila e hidhėron Atė.
Dije se Islami ėshtė Sunnet dhe Sunneti ėshtė Islam dhe asnjėra prej tyre nuk bėn dot pa tjetrėn.
Shėnime:
[1] Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: Ai qė ia kthen shpinėn Sunnetit tim, nuk ėshtė prej meje. (Buhariu, Muslimi dhe Nesai). Ebu Hurejra thotė se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: I gjithė Ummeti im do tė hyjė nė Xhennet, pėrveē atij qė refuzon. I thanė: Kush do tė refuzojė? U pėrgjigj: Kushdo qė mė bindet mua, hyn nė Xhennet, e kushdo qė nuk mė bindet, ai ka refuzuar.
Ebu Hurejra ka thėnė se i Dėrguari I All-llahut ka thėnė: I gjithė Ummeti im do tė hyjė nė Xhennet, pėrveē atij qė refuzon. Thanė: Kush ėshtė ai qė refuzon? U pėrgjigj: Ai qė mė bindet mua, hyn nė Xhennet, ndėrsa ai qė mė kundėrvihet (apo nuk mė bindet), ai ka refuzuar.
Imam Ez-Zuhriu (tabiini i famshėm, v. 124H) ka thėnė: Njerėzit e dijes qė erdhėn para nesh thonin: Shpėtimi ėshtė nė tė kapurit pėr Sunnet. Transmeton Ed-Darimij nė Sunenin e tij (nr.96).
Imam Maliku ka thėnė: Sunneti ėshtė sikurse barka e Nuhit alejhis-selam. Kushdo qė hipė nė tė, e arrinė shpėtimin, dhe kushdo qė refuzon, fundoset. E ka pėrmendur Shejhul-Islam Ibn Tejmije nė Mexhmuul Fetava (4/57).
Nga Sunneti ėshtė tė kapurit pėr xhematin
Nga Sunneti ėshtė tė kapurit pėr Xhematin.[1] Kushdo qė dėshiron diē tjetėr nga Xhemati dhe ndahet nga ai, atėherė ai e ka hedhur zgjedhėn e Islamit nga qafa e tij dhe ai ėshtė i humbur, duke udhėhequr tė humbur tė tjerė.[2]
Shėnime:
1. Umeri, radijallahu anhu, transmeton se Profeti alejhis-selam ka thėnė: Pėrmbaju (kapju) Xhematit dhe ruaju nga ndarja, sepse shejtani ėshtė me atė qė ėshtė vetėm, por ėshtė mė larg kur janė dy veta. Kushdo qė dėshiron mesin (qendrėn) e Parajsės, atėherė le ti ngjitet (le ti kapet) Xhematit. Ai i cili kėnaqet me veprėn e mirė dhe vepra e keqe bėn qė ai tė ndihet keq, ai ėshtė besimtar. Transmeton Ahmedi (1/18), Tirmidhiu (2165), Hakimi (1/114) dhe shejh Albani e ka shpallur Sahih nė Es-Sahiha (nr.1116).
Enesi, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: Me tė vėrtetė bijtė e Israilit janė ndarė nė shtatėdhjetė e njė sekte (grupe) dhe Ummeti im do tė ndahet nė shtatėdhjetė e dy grupe (sekte). Tė gjitha do tė jenė nė zjarr, pėrveē njėrės dhe ajo ėshtė Xhemati. Trans. Ibn Maxhe (nr. 3993) dhe ėshtė shpallur sahih nga shejh Albani.
2. Duke aluduar nė hadithin e Ibn Abbasit, radijallahu anhuma, i cili thotė: i dėrguari i All-llahut ka thėnė: Ai qė nga kėndi i tij sheh diēka qė nuk i pėlqen, le tė bėjė durim, sepse ai qė ndahet nga Xhemati pėr njė pėllėmbė dore dhe pastaj vdes, vdes me njė vdekje tė Xhahilijetit, dhe nė njė transmetim tjetėr: ...ai e ka hedhur zgjedhėn e Islamit nga qafa e tij. Tranmseton Buhariu (9/145), Muslimi dhe Ahmedi, dhe transmetimin tjetėr nga Tirmidhiu (nr. 2867) dhe Ahmedi (4/130). Shiko Sherhul-Akidetut-Tahavije, nga Shejh Nasirud-Dinė el-Albani.
Sahabėt janė Bashkėsia e Xhematit
Bashkėsia mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar Xhemati janė Sahabėt e Muhammedit alejhis-selam, mėshira e All-llahut qoftė mbi tė gjithė ata. Ata janė Ehlus-Sunne vel-Xhema[1], kėshtu qė cilido qė nuk merr prej tyre, ka humbur dhe ka bėrė risi[2], e ēdo risi ėshtė humbje, e ēdo humbje me pasuesit e saj ėshtė nė Zjarr.[3]
Shėnime:
1. Siē tregohet nė hadithin e Tirmidhiut (nr. 2641): Abdullah ibn Amr ka thėnė: I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: Ajo qė i ka ndodhur bijėve tė Israilit do ti ndodhė Ummetit tim, mu ashtu siē e ndjek kėmba e parė tė dytėn, deri nė atė pikė qė nėse ndonjėri prej tyre ka bėrė marrėdhėnie me nėnėn e tij publikisht, do tė jetė dikush qė do tė bėjė kėtė nga Ummeti im. Bijtė e Israilit janė ndarė nė 72 grupe dhe Ummeti im do tė ndahet nė 73 grupe, tė gjitha prej tė cilave janė nė Zjarr, pėrveē njėrit grup. E pyetėn: Cili ėshtė ai grup, o i Dėrguari i All-llahut? U pėrgjigj: Ai i cili gjindet nė atė qė jam unė dhe shokėt e mi. I shpallur Hasen nga shejh Albani.
2. Besnikėrisht ėshtė transmetuar se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: Kapuni pėr Sunnetin tim dhe pėr Sunnetin e Halifėve tė udhėzuar drejt pas meje, duke u kapur pėr tė me dhėmballat tuaja, dhe kini kujdes risitė, sepse ēdo risi ėshtė lajthitje (devijim). Trans. Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu (nr. 2676), Ibn Maxhe (42), Darimiu (96) dhe Ibn ebi Asim nė Suneh (nr.54). Shejh Albani thotė: Isnadi (zingjiri) i tij ėshtė i vėrtetė, treguesit e tij tė besueshėm.
3. Xhabiri, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi alejhis-selam thoshte nė hutben e tij: ...Fjala mė e vėrtetė ėshtė Libri i All-llahut. Rruga mė e mirė ėshtė rruga e Muhammedit. Veprat mė tė kėqija janė risitė (novacionet), e ēdo novacion ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ėshtė nė Zjarr. Trans. Nesaiu (3/ 188). Ėshtė shpallur Sahih nga shejh Albani nė Sahih Sunen nė Nesai (nr. 1487).
Ebu Shemah (v. 665H) ka thėnė: Urdhėri pėr tiu kapur Xhematit nėnkupton kapjen pėr tė vėrtetėn dhe pėr pasuesit e saj; edhe nėse ata qė i kapen janė pak dhe ata qė i kundėrshtojnė shumė, sepse e vėrteta ėshtė ajo nė tė cilėn ishin tė parėt e Xhematit nga koha e Profetit dhe shokėve tė tij, radijallahu anhum. Nuk i kushtohet rėndėsi numrit tė madh tė njerėzve tė sė kotės, tė cilėt vijnė pas tyre. (el-Baith alel-Bida vel-Huvadith, fq. 19)
Tė gjitha ēėshtjet janė bėrė tė qarta nga Sunneti dhe Xhemati
Umer ibn el-Hattabi, rahimehullah, ka thėnė: Nuk ka justifikim (arsyetim) pėr askė qė shkon nė rrugė tė humbur duke menduar se ėshtė nė udhėzim, e as pėr lėshimin e udhėzimit duke menduar se ėshtė lajthitje, sepse ēėshtjet janė bėrė tė qarta, provat janė vėrtetuar [1] dhe arsyetimi ėshtė prerė[2] (d.m.th. nuk ka arsyetim). Kjo sepse Sunneti dhe Xhemati kanė konsoliduar dhe ruajtur tėrė Fenė. U ėshtė bėrė e qartė njerėzve, kėshtu qė tani ėshtė mbi njerėzit qė tė binden dhe tė pasojnė.[3]
Shėnime:
1. el-Irbad ibn Serijah, radijallahu anhu, transmeton se Profeti ka thėnė: ...Ju kam lėnė nė udhėzim tė qartė. Nata e saj ėshtė si dita e saj. Askush nuk largohet nga ajo pėrveē atij qė ėshtė i shkatėrruar. Transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe (nr. 43) dhe Hakimi. Ėshtė shpallur Sahih nga shejh Albani nė es-Sahiha (nr. 937).
2. Transmetohet nga Ibn Bata nė el-Ibanetul-Kubra (nr. 162) nga Avziu se atij i ka arritur se Umer ibn el-Hattabi e ka thėnė kėtė. Sidoqoftė, zingjiri i tij ėshtė i kėputur (i ndėrprerė).
el-Marvazi transmeton nė es-Sunen (nr.95) se Umer ibn Abdulaziz ka thėnė: Nuk ka arsyetim pėr askė qė pas Sunnetit tė lajthisė nė gabimin pėr tė cilin ai mendon se ishte udhėzim (i drejtė).
3. Abdullah ibn Mesudi radijallahu anhu ka thėnė: Pasoni e mos bėni risi, sepse ju ėshtė dhėnė ajo e cila ėshtė e mjaftueshme dhe ēdo risi ėshtė devijim. Transmetohet nga Ebu Haithame nė Kitabul-ilm (nr. 540) dhe ėshtė shpallur sahih nga shejh Albani.
Tė bindurit ndaj tė kuptuarit tė Sahabėve
Allahu tė mėshiroftė. Dije se Feja ėshtė ajo qė erdhi nga All-llahu, i Bekuari dhe mė i Larti. Nuk ėshtė diēka qė i ėshtė lėnė intelektit dhe opinionit tė njerėzve. Dituria ėshtė ajo qė erdhi nga All-llahu dhe i Dėrguari i Tij, kėshtu qė mos paso asgjė duke u mbėshtetur nė dėshirat e tua dhe kėshtu tė devijosh larg nga Feja dhe ta lėsh Islamin. Nuk do tė ketė justifikim pėr ty, sepse i Dėrguari i All-llahut ia ka shpjeguar Sunnetin Ummetit tė tij dhe ia ka bėrė tė qartė Sahabėve tė tij dhe Xhematit, dhe ata janė janė Thelbi (pjesa Kryesore) (es-Savadul-adhimė) dhe Thelbi ėshtė e vėrteta dhe pasuesit e saj.[1]
Kėshtu qė ai qė kundėrshton Sahabėt e tė Dėrguarit tė All-llahut, sal-lallahu alejhi ves-selem, nė ēfarėdo ēėshtjeje tė Fesė, atėherė ai ka rėnė nė Mosbesim.[2]
Shėnime
1. Imam Ahmedi transmeton nė Musnedin e tij (4/278) me isnad hasen rrėfimin e Numan ibn Beshirit: Ebu Umame el-Behili, radijallahu anhu, ka thėnė: Kapjuni pjesės kryesore (es-Sevadul-adham), dhe njė njeri e pyeti: Ēka ėshtė Pjesa Kryesore? Dhe Ebu Umame iu pėrgjigj: Ky ajet (54) nė suren En-Nurė: Por nėse ia ktheni shpinėn, ai (Muhammedi) ėshtė pėrgjegjės vetėm pėr detyrėn e tij (qė i ėshtė dhėnė) dhe ju (jeni pėrgjegjės) pėr atė qė ju ėshtė dhėnė.
Ibn Mesudi radijallahu anhu ka thėnė: Xhemati ėshtė ajo qė pėrputhet me tė vėrtetėn, edhe nė qoftė se je i vetėm (nė kėtė tė vėrtetė). Transmeton Ibn Asakir nė Tarik Dimashk me isnad sahih, siē e cekė shejh Albani nė el-Mishkat (1/61).
2. All-llahu, mė i Larti, nuk na ka paralajmėruar vetėm pėr ata qė e kundėrshtojnė tė Dėrguarin e Tij, por gjithashtu na ka paralajmėruar kundėr ndjekjes (pasimit) tė ēfarėdo rruge tjetėr nga ajo nė tė cilėn ishin Besimtarėt e parė: Sahabėt, radijallahu anhum, nė mesin e tė cilėve ishte zbritur Kurani dhe tė cilėt e mėsuan atė drejtpėrdrejt nga i Dėrguari, sal-lallahu alejhi ves-selem. All-llahu, mė i Larti, thotė:
Dhe kushdo qė e kundėrshton tė Dėrguarin pasi ti jetė treguar Rruga e drejtė dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne do ta mbajmė atė nė atė drejtim qė ai vetė e ka zgjedhur, dhe do ta djegim atė nė zjarr - Sa pėrfundim i keq! (Suretu en-Nisa, 115)
Pra kushdo qė tėrėsisht heqė dorė nga rruga e tyre dhe nė vend tė tyre ndjek rrugėn e djajve, si Rafiditė ekstremė, Batinitė dhe Sufitė ekstremė, tė cilėt adhurojnė tė tjerė pėrveē All-llahut, atėherė ai e ka lėnė fenė.
Krijoni Kontakt