Sunneti është Islam dhe Islami është Sunnet

[pjesa e parë]





Imam el-Berbehari (rahimehullah) ka thënë: “Të gjitha falenderimet janë për All-llahun, i Cili na udhëzoi në Islam, na bekoi me të dhe na bëri popullin më të mirë, kështu që e lusim Atë që të na dhurojë (dhuratën) që t’i përmbahemi asaj që Ai e do dhe me të cilën Ai është i kënaqur, dhe të largohemi nga ajo që Ai e urren dhe e cila e hidhëron Atë.


Dije se Islami është Sunnet dhe Sunneti është Islam dhe asnjëra prej tyre nuk bën dot pa tjetrën.”



Shënime:


[1] Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: “Ai që ia kthen shpinën Sunnetit tim, nuk është prej meje.” (Buhariu, Muslimi dhe Nesai). Ebu Hurejra thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “I gjithë Ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që refuzon.” I thanë: “Kush do të refuzojë?” U përgjigj: “Kushdo që më bindet mua, hyn në Xhennet, e kushdo që nuk më bindet, ai ka refuzuar.”



Ebu Hurejra ka thënë se i Dërguari I All-llahut ka thënë: “I gjithë Ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që refuzon.” Thanë: “Kush është ai që refuzon?” U përgjigj: “Ai që më bindet mua, hyn në Xhennet, ndërsa ai që më kundërvihet (apo nuk më bindet), ai ka refuzuar.”



Imam Ez-Zuhriu (tabi’ini i famshëm, v. 124H) ka thënë: “Njerëzit e dijes që erdhën para nesh thonin: ‘Shpëtimi është në të kapurit për Sunnet.’” Transmeton Ed-Darimij në Sunenin e tij (nr.96).



Imam Maliku ka thënë: “Sunneti është sikurse barka e Nuhit alejhis-selam. Kushdo që hipë në të, e arrinë shpëtimin, dhe kushdo që refuzon, fundoset.” E ka përmendur Shejhul-Islam Ibn Tejmije në “Mexhmu’ul Fetava” (4/57).




Nga Sunneti është të kapurit për xhematin



Nga Sunneti është të kapurit për Xhematin.[1] Kushdo që dëshiron diç tjetër nga Xhemati dhe ndahet nga ai, atëherë ai e ka hedhur zgjedhën e Islamit nga qafa e tij dhe ai është i humbur, duke udhëhequr të humbur të tjerë.”[2]



Shënime:


1. Umeri, radijallahu anhu, transmeton se Profeti alejhis-selam ka thënë: “Përmbaju (kapju) Xhematit dhe ruaju nga ndarja, sepse shejtani është me atë që është vetëm, por është më larg kur janë dy veta. Kushdo që dëshiron mesin (qendrën) e Parajsës, atëherë le t’i ngjitet (le t’i kapet) Xhematit. Ai i cili kënaqet me veprën e mirë dhe vepra e keqe bën që ai të ndihet keq, ai është besimtar.” Transmeton Ahmedi (1/18), Tirmidhiu (2165), Hakimi (1/114) dhe shejh Albani e ka shpallur Sahih në “Es-Sahiha” (nr.1116).



Enesi, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: “Me të vërtetë bijtë e Israilit janë ndarë në shtatëdhjetë e një sekte (grupe) dhe Ummeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e dy grupe (sekte). Të gjitha do të jenë në zjarr, përveç njërës dhe ajo është Xhemati.” Trans. Ibn Maxhe (nr. 3993) dhe është shpallur sahih nga shejh Albani.



2. Duke aluduar në hadithin e Ibn Abbasit, radijallahu anhuma, i cili thotë: i dërguari i All-llahut ka thënë: “Ai që nga këndi i tij sheh diçka që nuk i pëlqen, le të bëjë durim, sepse ai që ndahet nga Xhemati për një pëllëmbë dore dhe pastaj vdes, vdes me një vdekje të Xhahilijetit,” dhe në një transmetim tjetër: “...ai e ka hedhur zgjedhën e Islamit nga qafa e tij.” Tranmseton Buhariu (9/145), Muslimi dhe Ahmedi, dhe transmetimin tjetër nga Tirmidhiu (nr. 2867) dhe Ahmedi (4/130). Shiko “Sherhul-Akidetut-Tahavije,” nga Shejh Nasirud-Dinë el-Albani.




Sahabët janë Bashkësia e Xhematit



Bashkësia mbi të cilën është ndërtuar Xhemati janë Sahabët e Muhammedit alejhis-selam, mëshira e All-llahut qoftë mbi të gjithë ata. Ata janë Ehlus-Sunne vel-Xhema’[1], kështu që cilido që nuk merr prej tyre, ka humbur dhe ka bërë risi[2], e çdo risi është humbje, e çdo humbje me pasuesit e saj është në Zjarr.[3]



Shënime:


1. Siç tregohet në hadithin e Tirmidhiut (nr. 2641): ‘Abdullah ibn ‘Amr ka thënë: I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Ajo që i ka ndodhur bijëve të Israilit do t’i ndodhë Ummetit tim, mu ashtu siç e ndjek këmba e parë të dytën, deri në atë pikë që nëse ndonjëri prej tyre ka bërë marrëdhënie me nënën e tij publikisht, do të jetë dikush që do të bëjë këtë nga Ummeti im. Bijtë e Israilit janë ndarë në 72 grupe dhe Ummeti im do të ndahet në 73 grupe, të gjitha prej të cilave janë në Zjarr, përveç njërit grup.” E pyetën: “Cili është ai grup, o i Dërguari i All-llahut?” U përgjigj: “Ai i cili gjindet në atë që jam unë dhe shokët e mi.” I shpallur Hasen nga shejh Albani.



2. Besnikërisht është transmetuar se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kapuni për Sunnetin tim dhe për Sunnetin e Halifëve të udhëzuar drejt pas meje, duke u kapur për të me dhëmballat tuaja, dhe kini kujdes risitë, sepse çdo risi është lajthitje (devijim).” Trans. Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu (nr. 2676), Ibn Maxhe (42), Darimiu (96) dhe Ibn ebi Asim në Suneh (nr.54). Shejh Albani thotë: “Isnadi (zingjiri) i tij është i vërtetë, treguesit e tij të besueshëm.”



3. Xhabiri, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi alejhis-selam thoshte në hutben e tij: “...Fjala më e vërtetë është Libri i All-llahut. Rruga më e mirë është rruga e Muhammedit. Veprat më të këqija janë risitë (novacionet), e çdo novacion është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje është në Zjarr.” Trans. Nesaiu (3/ 188). Është shpallur Sahih nga shejh Albani në “Sahih Sunen në Nesai” (nr. 1487).


Ebu Shemah (v. 665H) ka thënë: “Urdhëri për t’iu kapur Xhematit nënkupton kapjen për të vërtetën dhe për pasuesit e saj; edhe nëse ata që i kapen janë pak dhe ata që i kundërshtojnë shumë, sepse e vërteta është ajo në të cilën ishin të parët e Xhematit nga koha e Profetit dhe shokëve të tij, radijallahu anhum. Nuk i kushtohet rëndësi numrit të madh të njerëzve të së kotës, të cilët vijnë pas tyre.” (el-Baith alel-Bida vel-Huvadith, fq. 19)




Të gjitha çështjet janë bërë të qarta nga Sunneti dhe Xhemati



Umer ibn el-Hattabi, rahimehullah, ka thënë: “Nuk ka justifikim (arsyetim) për askë që shkon në rrugë të humbur duke menduar se është në udhëzim, e as për lëshimin e udhëzimit duke menduar se është lajthitje, sepse çështjet janë bërë të qarta, provat janë vërtetuar [1] dhe arsyetimi është prerë[2] (d.m.th. nuk ka arsyetim).” Kjo sepse Sunneti dhe Xhemati kanë konsoliduar dhe ruajtur tërë Fenë. U është bërë e qartë njerëzve, kështu që tani është mbi njerëzit që të binden dhe të pasojnë.[3]



Shënime:


1. el-‘Irbad ibn Serijah, radijallahu anhu, transmeton se Profeti ka thënë: “...Ju kam lënë në udhëzim të qartë. Nata e saj është si dita e saj. Askush nuk largohet nga ajo përveç atij që është i shkatërruar.” Transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe (nr. 43) dhe Hakimi. Është shpallur Sahih nga shejh Albani në “es-Sahiha” (nr. 937).



2. Transmetohet nga Ibn Bata në “el-Ibanetul-Kubra” (nr. 162) nga Avziu se atij i ka arritur se “Umer ibn el-Hattabi e ka thënë këtë.” Sidoqoftë, zingjiri i tij është i këputur (i ndërprerë).



el-Marvazi transmeton në es-Sunen (nr.95) se Umer ibn Abdulaziz ka thënë: “Nuk ka arsyetim për askë që pas Sunnetit të lajthisë në gabimin për të cilin ai mendon se ishte udhëzim (i drejtë).”



3. Abdullah ibn Mes’udi radijallahu anhu ka thënë: “Pasoni e mos bëni risi, sepse ju është dhënë ajo e cila është e mjaftueshme dhe çdo risi është devijim.” Transmetohet nga Ebu Haithame në “Kitabul-ilm” (nr. 540) dhe është shpallur sahih nga shejh Albani.




Të bindurit ndaj të kuptuarit të Sahabëve



Allahu të mëshiroftë. Dije se Feja është ajo që erdhi nga All-llahu, i Bekuari dhe më i Larti. Nuk është diçka që i është lënë intelektit dhe opinionit të njerëzve. Dituria është ajo që erdhi nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij, kështu që mos paso asgjë duke u mbështetur në dëshirat e tua dhe kështu të devijosh larg nga Feja dhe ta lësh Islamin. Nuk do të ketë justifikim për ty, sepse i Dërguari i All-llahut ia ka shpjeguar Sunnetin Ummetit të tij dhe ia ka bërë të qartë Sahabëve të tij dhe Xhematit, dhe ata janë janë Thelbi (pjesa Kryesore) (es-Savadul-adhimë) dhe Thelbi është e vërteta dhe pasuesit e saj.[1]



Kështu që ai që kundërshton Sahabët e të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ves-selem, në çfarëdo çështjeje të Fesë, atëherë ai ka rënë në Mosbesim.[2]



Shënime


1. Imam Ahmedi transmeton në Musnedin e tij (4/278) me isnad hasen rrëfimin e Nu’man ibn Beshirit: Ebu Umame el-Behili, radijallahu anhu, ka thënë: “Kapjuni pjesës kryesore (es-Sevadul-adham), dhe një njeri e pyeti: Çka është “Pjesa Kryesore”? Dhe Ebu Umame iu përgjigj: “Ky ajet (54) në suren “En-Nurë”: “Por nëse ia ktheni shpinën, ai (Muhammedi) është përgjegjës vetëm për detyrën e tij (që i është dhënë) dhe ju (jeni përgjegjës) për atë që ju është dhënë.”



Ibn Mes’udi radijallahu anhu ka thënë: “Xhemati është ajo që përputhet me të vërtetën, edhe në qoftë se je i vetëm (në këtë të vërtetë).” Transmeton Ibn Asakir në “Tarik Dimashk” me isnad sahih, siç e cekë shejh Albani në “el-Mishkat” (1/61).



2. All-llahu, më i Larti, nuk na ka paralajmëruar vetëm për ata që e kundërshtojnë të Dërguarin e Tij, por gjithashtu na ka paralajmëruar kundër ndjekjes (pasimit) të çfarëdo rruge tjetër nga ajo në të cilën ishin Besimtarët e parë: Sahabët, radijallahu anhum, në mesin e të cilëve ishte zbritur Kur’ani dhe të cilët e mësuan atë drejtpërdrejt nga i Dërguari, sal-lallahu alejhi ves-selem. All-llahu, më i Larti, thotë:





“Dhe kushdo që e kundërshton të Dërguarin pasi t’i jetë treguar Rruga e drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë e ka zgjedhur, dhe do ta djegim atë në zjarr - Sa përfundim i keq!” (Suretu “en-Nisa”, 115)



Pra kushdo që tërësisht heqë dorë nga rruga e tyre dhe në vend të tyre ndjek rrugën e djajve, si Rafiditë ekstremë, Batinitë dhe Sufitë ekstremë, të cilët adhurojnë të tjerë përveç All-llahut, atëherë ai e ka lënë fenë.