Une mendoj se nuk jane te demshem per shoqerine ku jetojne, edhe se jane teper insistues. Ajo qe nuk duhet nenvletesuar eshte se, nuk thone kurre banalitete, por per ç'do gje pergjigjen me argumenta. Dhe per te argumentuar pergjigjet e tyre shfletojne gjithmone Biblen. Si gjithe te tjeret thone gjera te drejta dhe gjera me pak te drejta. Daljen dere me dere per te predikuar e argumentojne me fjalet qe Krishti u tha apostujve: "Shkoni dhe pagezoni te gjithe boten, ne emer te atit e te birit e te shpirtit te shejt. Si qengjat mes ujqerve". Dhe nuk besoj se kjo qe thone eshte nje banalitet. Por nga ana tjeter predikojne edhe gjera te tjera me pak te kuptueshme, psh nuk pranojne dhe nuk praktikojne trazfuzionin e gjakut, jane gati qe te vdesin dhe nuk pranojne te bejne trazfuzion ne asnje spital. Dhe kyte e argumentojne me nje interpretim ne Bibel. Kudo ku shkojne bejne shume njerz qe t'i perkrahin. Vetem ne Shqiperi kane arritur te konvertojne me mijera njerz, sidomos nga Shqiperia e mesme dhe ajo e jugut. Flitet diku te 100 mije njerz. Nuk pranojne sherbimin ushtarak, sepse jane pacifista dhe si te tille nuk pranojne te rrokin armen.
Krijoni Kontakt