Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 97
  1. #81
    Une mendoj se nuk jane te demshem per shoqerine ku jetojne, edhe se jane teper insistues. Ajo qe nuk duhet nenvletesuar eshte se, nuk thone kurre banalitete, por per ç'do gje pergjigjen me argumenta. Dhe per te argumentuar pergjigjet e tyre shfletojne gjithmone Biblen. Si gjithe te tjeret thone gjera te drejta dhe gjera me pak te drejta. Daljen dere me dere per te predikuar e argumentojne me fjalet qe Krishti u tha apostujve: "Shkoni dhe pagezoni te gjithe boten, ne emer te atit e te birit e te shpirtit te shejt. Si qengjat mes ujqerve". Dhe nuk besoj se kjo qe thone eshte nje banalitet. Por nga ana tjeter predikojne edhe gjera te tjera me pak te kuptueshme, psh nuk pranojne dhe nuk praktikojne trazfuzionin e gjakut, jane gati qe te vdesin dhe nuk pranojne te bejne trazfuzion ne asnje spital. Dhe kyte e argumentojne me nje interpretim ne Bibel. Kudo ku shkojne bejne shume njerz qe t'i perkrahin. Vetem ne Shqiperi kane arritur te konvertojne me mijera njerz, sidomos nga Shqiperia e mesme dhe ajo e jugut. Flitet diku te 100 mije njerz. Nuk pranojne sherbimin ushtarak, sepse jane pacifista dhe si te tille nuk pranojne te rrokin armen.

  2. #82
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    edhe ata punojn e besojn kryeshefin e tyre ....
    edhe une dua te perhap nji fe,nenshef do ta bej Drague ...

    Sa i perket Jehova,qe sa vite erren rrugeve te europes ende smujten me legjitimizu fen e tyre ende enden neper dyer te banorve ku shpesh priten shum keq me fjalin "pse na zgjoni heret te dielen ne mengjes,"beni seks mos perhapni fe"....
    Nuk jane vetem Deshmitaret e Jehovait qe bejne nje veper predikimi neper shtepi. Ka shume te tjere qe bejne. Nuk dyshoj qe mund ta besh edhe ti ate me dragoin, por besoj qe ne deren e pare do te te ofendojne dhe nuk do te flasesh kurre. Ndersa dallimi tek Deshmitaret e Jehovait eshte se pavaresisht nga injorimi dhe ofendimi i botes nuk dorezohen. Predikimin e shohin si nje detyre ndaj Perendise para njerezve. Jemi plotesisht te vetedijshem, dhe kemi lexuar edhe ate pjese te Bibles qe thote:

    Gjoni 15:19
    Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.

    Keshtu qe ofendimet dhe urrejtja nuk eshte e habitshme per mua.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  3. #83
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Deshmitaret e Jehovait nuk jane kunder gjakut. Por jane kunder perdorimit jo te drejte te gjakut.

    Ja dhe shkrimet te cilave po ju referohesha:

    Veprat 15:28, 29
    28 Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:
    29 që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë``.

    Efesianeve 1:7
    në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,

    Keshtu qe duke mos pranuar transfuzionin e gjakut, Deshmitaret e Jehovait nuk po kerkojne vdekjen e personave, por mjekimin alternativ.
    Secili ka të drejt të vendosë per vetveten e tij, të beson dhe të mendon ashtu si ai mendon se është më mirë, por, nëse dikush keqinterpreton Biblen dhe perdor Biblen per të arsyetuar rregullat e njerëzve, kjo nuk është në rregull.

    Pa dashur të thellohna në temen lidhur me a duhet të ipet gjak apo jo sepse secili ka mendimin e vet, s'po më hynë në punë mua ajo, por, ajo qe më duhet ta them është rreshti i cituar nga Bibla (vap 15; rershti 29), ai rresht vertetë është i shkruar ashtu por habitemi se si dikush pretendon të pervetson dhe merr si mburojë rreshta nga Bibla dhe arsyeton rregullat në sektin e vet dhe me këtë duke i dhënë krejt kuptim të tjeter Shkrimit të Shenjt!!

    I nderuar, kur thuhet; "që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria.." Nuk bëhej fjalë per transfuzionin e gjakut sikurse ju pretendoni, por, fjala është per traditat qe kishin njerëzit qe nga koha e Moisiut - Beslidhja e Vjeter te cilen unë do të postoj në vijim:

    Të gjithë qe kan lexuar Biblen e dinë se pasi Moisiu i mori nga Hyji fjalët e beslidhjes, erdhi dhe i tregoi popullit të gjitha fjalët e Zotit. Pasi populli ndëgjoj me kujdes; "atëher dergoi disa të rinjë për të ofruar olokauste dhe për të flijuar viça të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit. Pasi theren viçin në shenjë falëminderimi, Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar. Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha:
    Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t`i bindemi".

    Kështu Hyji lidhi beslidhjen me popullin e Izraelit. Ndërsa me gjysmen e tjeter të gjakut, ai sterpiku belsidhjen. Kështu edhe u arrit Beslidhja e Zotit me populli izraelit-pasardhësit e Abrahamit (dl; 19)

    Ndersa ai rresht qe ti shkruan në vijim, menjiher pas rreshtit 19; "Efesianeve 1:7
    në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij, lidhet me këtë ku secili qe ka pakez logjikë mund ta kuptoj, të lexojmë me kujdes:

    Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë:
    “Kjo kupë është Besëlidhja e Re në gjakun tim, që është derdhur për ju." (Lk 22; 14/20)

    Kjo ishte arsyeja e asaj qe thuhet; "që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria", nuk kishte lidhje me sektin e juaj, por porosia ishte se;
    1. Mos të kushtohet fli idhujve;
    2. Mos të derdhet gjaku sikurse ishte traditë qe nga koha e Mosisiut sikurse u tha më naltë sepse është Krishti dhe gjaku i Tij Beslidhja;
    3. Mos të ushqehen prej mishit të bagëtisë së furur ose të mbytur;
    4. Të mos praktikohet kurvëria.

    Kjo ishte porosia e apostujve qe u derguan permes Judës dhe Silës dhe nuk është mirë të manipoloni me shkrimet e shenjta per të mbuluar ligjet dhe rregullat e juaja.
    E perseris se kurr në jetë nuk bëhej fjalë per transfuzionin e gjakut sikurse ju keni thënë, por ishte fjala qe mos të perdoret gjaku i kafshëve në kushtime dhe sterpikje qoftë në emer të Zotit as të ndonji idhuri sikurse ekzistonin traditat të ndryshme të atëhershme, sepse është gjaku i Krishtit i cili na pastron dhe garenti në Beslidhje. kjo është e verteta e asaj, e jo ajo qe thua ti. Bile secili mund ta merr me mend sepse vet mënyra se si perdoret kjo kur thotë; "që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria" tregon se nuk ishte fjala per transfuzionin e gjakut por ju keni mashtruar veten dhe tani mendoni t'i mashtroni edhe të tjerët.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Te cajne koken, kur futesh dhe ben akuza palidhje, por te sugjeroj nje gje. Mos gjuaj fjale andej ketej, sepse pastaj pergjigjet nuk do te te pelqejne. Nese te tjeret nuk jane dakort, nuk do te thote se duhet te mbetet vetem fjala jote.

    Une po te them dhe tani nuk kam kohe, por mund ta gjej ne daq edhe ne amandament, qe nese nuk respektohet e drejta e pacietit, pacienti mund te ngre padi. Dhe kete personalisht do ta kisha bere. Sepse si deshmitare te jehovait, ne kemi nje karton, qe flet edhe kur dikush nuk mund te flase per ne. Ajo kartele eshte e nenshkruar dhe tregon qe eshte marre me vetedije vendimi kunder gjakut. Prandaj askush nuk guxon te te trajtoj ndryshe. Cfare nese vdes, kjo kishte cuar ne miratimin e ketij amandamenti. Sepse edhe ne te kaluaren Deshmitareve te Jehovait u ishte dhunuar e drejta e vendosjes per mjekim, dhe me dhune u ishte futur gjak. Kjo kishte shkaktuar disa reagime zingjir dhe padi, qe fale ngulmimit te Deshmitareve tani te gjithe qytetaret amerikane kane mundesi per shume liri shprehjeje dhe vendosjeje jo vetem ne lidhje me mjekimin.

    Prandaj, nese deshiron te flasesh, trego rastin, por mos e bej me komente paragjykuese dhe duke ofenduar te tjeret. Nese je mjek, edhe pse nga komentet e tua ofenduese nuk me dukesh i tille, shero pacientet e tu.

    coptic
    Se pari lexo komentet e tua fyese dhe pastaj ec na jep leksion ketu se di duhet te te pergjigjemi ty apo MOR LAL-ve.

    Se dyti, para se te me tregosh mua qe kam pare film, pyet per detaje rreth ngjarjes dhe boll akuzove njerezit qe po shpifin se nuk te pelqen ty.

    Se treti, ajo paciente nuk e kishte ate leter me vete dhe as burri i saj nuk kishte asnje dokument qe tregonte se gruaja e tij ishte kunder transfuzionit te gjakut. Dmth ishte fjala e burrit kunder gjykimit te mjekes per te shpetuar jeten e kesaj gruaja dhe me pas nene apo jo. Mjekja nuk do priste te shkonte te merrte ky letra, kur cdo minute ishte e rendesishme.

    Se katerti, mos ki merak se burri i saj uleriti mjaftueshem ne mes te nje Emergency Department duke kercenuar per padi ndaj spitalit dhe mjekes duke e treguar fare qarte se ca kafshe ishte, dhe pergjigja e mjekes ishte: "I WILL SEE YOU IN COURT".

    Pse erdhi ajo nene e re me femijen e saj ta falenderonte kete mjeke qe i shpetoi jeten? Pse i vuri vajzes se saj emrin e mjekes? Pse nuk e paditen mjeken dhe spitalin? Apo ndoshta e kuptuan qe pallavrat qe predikoni ju neper revistat tuaja mediokre jane nje hic perpara jetes se nje vajze te re dhe femijes se saj?

  5. #85
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Per TONIN
    Te lutem, mos komento nje gje qe eshte ligj, sepse nuk ka vend per komentim. Por meqe edhe ketu u fute, ja nje nga eterit e kishes cfare thoshte:
    Minukius Fliksi (shek. III e.s.)
    "Aq shume tutemi ne nga gjaku i njeriut, saqe ne ushqimin tone, nuk perdorim as gjakun e kafsheve te ngrenshme." -- The Ante-Nicene Fathers v.IV f. 192

    Keshtu qe tek Veprat e Apostujve flitet per gjakun, jo per gjakun e kafsheve. Ne ate kohe nuk perdore transfuzioni patjeter. Por te marrim nje shembull.

    Nese mjeku i thote nje personi rri large alkoolit (dmth mos pi), a do te respektonte kete urdher nese alkoolin e merr nga venat? Patjeter qe jo.

    Prandaj kur Bibla thote "rrini larg" gjakut, kjo tregonte qe as duhej prekur gjak, e lere me te futet ne trup.

    Prandaj kur shikojme shkrimet, nuk eshte mire te zbutim ligjet e Perendise, per interesa personale, apo per te arsyetuar veprimet tona nga frika nga vdekja.

    coptic
    Ndryshuar për herë të fundit nga coptic : 05-09-2009 më 18:31
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  6. #86
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin

    Nese te fyen realiteti, me vjen keq. NO COMENT ON THIS!

    Sa per ate grua, une nuk e di ku e ke pare, do ta shihje edhe nje here me gjithe qejf filmin ndoshta te tregoj se perse i la emrin. A mo sperfundonte qe gruaja jetoi pergjithmone e lumtur! Sepse shume filma keshtu perfundojne. Mos u prek sepse disa gjera po bejme shaka. Por ti po prekesh shume shpejt. Nuk e them per te ofenduar me beso. Se nese ka ndodhur nje gje qe thua, as une as ti nuk e vertetojme dot. Por une po flisja per nje Deshmitar te Jeovait qe ndjek parimet biblike, eshte e papranueshme te marre gjak.

    coptic
    Ndryshuar për herë të fundit nga coptic : 05-09-2009 më 18:30 Arsyeja: shtese
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  7. #87
    Ti sinqerisht paske probleme. Une po te them per nje rast real dhe ti vazhdon akoma me te tenden. Ti ja marrke ne kthese dhe talebaneve mazllem te forumit dhe me vjen keq per ty. Megjithese nuk keni ndonje ndryshim te madh jo, se ata vrasin veten gjoja ne emer te Allahut dhe nuk pyesin per jeten e tyre. Ju po ashtu pranoni te vdisni me mire se te mirni nje transfuzion gjaku qe mund t'ju shpetoj jeten. Kot nuk kane vrare gjithe ata adoleshent veten ne Shqiperi qe besojne te Jehovai juaj se i predikoni ju keto brockulla.

  8. #88
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ti sinqerisht paske probleme. Une po te them per nje rast real dhe ti vazhdon akoma me te tenden. Ti ja marrke ne kthese dhe talebaneve mazllem te forumit dhe me vjen keq per ty. Megjithese nuk keni ndonje ndryshim te madh jo, se ata vrasin veten gjoja ne emer te Allahut dhe nuk pyesin per jeten e tyre. Ju po ashtu pranoni te vdisni me mire se te mirni nje transfuzion gjaku qe mund t'ju shpetoj jeten. Kot nuk kane vrare gjithe ata adoleshent veten ne Shqiperi qe besojne te Jehovai juaj se i predikoni ju keto brockulla.
    Po ndryshojme si jo. Sepse edhe nese vdesim edhe nese jetojme, e bejme ne perputhje me parimet Biblike, por mos ke frike, se askend nuk kemi hedhur ne ajer kur kemi vdekur. Nese dikush vendos te vdes per bindjet e tij, me vjen keq per ty tani qe nuk e kupton. Perderisa njerezit japin jeten per ideologji me absurde politike apo shoqerore aq me teper do te arsyetohej te jepnin jeten per te mbajtur parime te pavdekshme. Dhe kjo po tregohet qe nuk jane se po vdesin por po jetojne, madje me shendosh edhe me operacionet pa gjak.

    Tani vertet dua te te kerkoj falje, sepse une e mora pak me humor kete temen tende, por ti u ofendove shpejt edhe nuk e di si rrodhi kjo bisede.

    coptic
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  9. #89
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Per TONIN
    Te lutem, mos komento nje gje qe eshte ligj, sepse nuk ka vend per komentim. Por meqe edhe ketu u fute, ja nje nga eterit e kishes cfare thoshte:
    Minukius Fliksi (shek. III e.s.)
    "Aq shume tutemi ne nga gjaku i njeriut, saqe ne ushqimin tone, nuk perdorim as gjakun e kafsheve te ngrenshme." -- The Ante-Nicene Fathers v.IV f. 192

    Keshtu qe tek Veprat e Apostujve flitet per gjakun, jo per gjakun e kafsheve. Ne ate kohe nuk perdore transfuzioni patjeter. Por te marrim nje shembull.

    Nese mjeku i thote nje personi rri large alkoolit (dmth mos pi), a do te respektonte kete urdher nese alkoolin e merr nga venat? Patjeter qe jo.

    Prandaj kur Bibla thote "rrini larg" gjakut, kjo tregonte qe as duhej prekur gjak, e lere me te futet ne trup.

    Prandaj kur shikojme shkrimet, nuk eshte mire te zbutim ligjet e Perendise, per interesa personale, apo per te arsyetuar veprimet tona nga frika nga vdekja.

    coptic
    O shoq, nëse më pergjigjesh mua lidhur me shkrimin, pergjigju duke u bazuar në shkrime sepse unë mora si shkas shkrimin tëndë te cilin e ke nxerrur nga Bibla, dhe qe ne at shkrim, ne ata rreshta te Bibles, po gënjenë dhe se nuk bëhej fjalë per transfuzionin e gjaukut. Kjo është ajo qe ta kam thënë dhe nëse ke pergjigje biblike udhëro, lej ti ato fillozofitë e papagajve te kulles së rojes, por shfletoje Biblen dhe sjelle nji rresht ku thuhet kjo apo ku ndalon Shkrimi i Shenjt transfuzionin e gjaukut. Kjo ishte ajo qe e thash dhe po perseris, se mua nuk po më intereson dhe nuk bëhet fjalë lidhur me transfuzionin e gjakut te unë, por shkrimet e shenjta qe ti ke marrur si provë nuk deshmojnë këtë.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #90
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Kur Bibla thote MOS VRIT a ka rendesi me cfare arme? Mendoj se nuk ka nevoje per me shume, sepse nuk deshiron ta kuptosh. your choice.
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •