Deshmitaret e Jehovait nuk jane kunder gjakut. Por jane kunder perdorimit jo te drejte te gjakut. Kjo ka qene prej kohesh tek deshmitaret modern te Jehovait, por ka qene ligj gjithashtu qe ne Izraelin e lashte. Ku urdheri pervec ndalonte perdorimin e gjakut te kafsheve, ndalonte cdo lloj gjaku (sepse i njeriut ishte akoma me keq, perderisa nje person konsiderohej i papaster vetem te prekte kufomen e nje njeriu te vdekur) I njejti Ligj u riperteri tek te krishteret dhe madje ndalesa per gjakun (pas specifikuar cfare lloji) u konsiderua e nje radhe me kurverine. Dhe kjo se sepse vetem perdorimi ne altar i gjakut ishte i drejte, perderisa te krishteret nuk kane nevoje ta flijojne jeten per te shpetuar dike, e ka bere Krishti (ne nuk kemi mundesi te shpetojme kend).
Ndersa njerezit mendonin se po shpetonin jete duke bere transfuzione, koheve te fundit u vertetua qe ligjet e Perendise nuk jane ndalesa per te na mbajtur ndonje gje te mire, por per te na mbrojtur nga te keqijat. Edhe ne lidhje me kete ligj doli e drejte. Gjaku ishte menyra "me e mire" per viruset dhe bakteret te perhapeshin tek pacientet qe pranonin ate gjak. Keshtu qe shume njerez u infektuan nga semundje qe transmetohen permes gjakut. Keshtu qe shkenca moderne u sfidua se pari nga pacientet Deshmitare, por tani ka shume paciente qe po kerkojne operacione pa gjak sepse jane shume me te sigurta se ato me transfuzion. Dhe kjo situate po behet gjithnje e me e zakonshme, duket qe do te shkoje drejt asaj shprehje qe thote Bibla - "Gjaku eshte i shenjte".
Ja dhe shkrimet te cilave po ju referohesha:
Veprat 15:28, 29
28 Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:
29 që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë``.
Efesianeve 1:7
në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,
Keshtu qe duke mos pranuar transfuzionin e gjakut, Deshmitaret e Jehovait nuk po kerkojne vdekjen e personave, por mjekimin alternativ. Dhe kjo ne shumicen e rasteve eshte treguar pozitive, madje rastet e susksesshme pa gjak jane me te shumta se ato me gjak.
Po cfare ndodhe nese mjeku i thote nje te krishteri se do te vdese po nuk pranoi gjak?
Po te jete kaq kritike gjendja, a mund te garantoje mjeku te kunderten, qe pacienti do te jetoje po te pranoje transfuzion? Por ne jemi te sigurt tek premtimet e Perendise permes Birit te Tij, ja nje:
Gjoni 11:25
Jezusi i tha: "Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë."
Keshtu qe Deshmitaret e Jehovait, nuk eshte se nuk e duan jeten, po te ishte keshtu nuk do te shkonin tek mjeku dhe te kerkoni per mjekimet alternative pa gjak. Por pikerisht sepse kujdesen qe jeta e tyre dhe trajtimi mjekesore te mos bie ndesh me kerkesat e Perendise, edhe kur shendeti i kercenon me vdekje.
coptic
Krijoni Kontakt