
Postuar mė parė nga
Seminarist
Shpjegimi qe ka dhen' Albo, per nje qe lexon me vemendje, natyrisht, eshte mese i sakte, kuptohet, pasi eshte edhe mesimi Kishtar.
Por kjo pyetje edhe ceshtje, edhe pergjigja qe kerkohet ne kete teme, duhet pare edhe ne kontekstin historik, packa se pytja i drejtohet "Biblistave", pasi ne vetvete ajo edhe po shqyrtohet.
Dmth, fjalen e kam se nder protestante, ideja e te pagezuarit me Frymen e Shenjte, per me teper qe Bibla flet jo gjeresisht per ate, pervec tregimit tek Veprat, ka lindur nje pikepyetje te madhe persa i perket realizimit te saj, aq sa ne mesjeten protestante, nga percarja ne percarje e nga mesimi ne mesim, protestantizmi mberriti deri tek levizja "Pentakostale", e cila levizje sfidoi madje vete te gjithe boten e atehershme tradicionale protestante, duke aluduar se jo vetem katoliket apo ortodoksit, rrjedhimisht, por edhe vete protestantet, ne fund te fundit, si Luterianet, Kalvinistet etj, nuk ka se si te kene qene te krishtere biblik perderisa nuk njohin perjetim PERSONAL te pagezimit ne Fryme, gje qe sipas shumices se tyre, duhet te rezultoje ne gjohe te panjohura, qe ne fakt nuk jane vecse gjuhe te pamarrura vesht.
Qe nga ajo kohe, u be nje rremuje e madhe debatesh nder protestante, debate qe vazhdojne deri sot e kesaj dite, e qe shkojne deri aty, sa per shembull, tju them, Pentikostalet e Shqiperise, Tiranes, qe vijne nga ata te vendeve Skandinave, kryesisht, Suedise, me pastorin Dan, nuk do te pranonin qe te grumbulloheshin me bashkesite e tjera ungjillore, ne raste festash kryesore, si krishtlindje etj, ose me keq, as qe do te merrnin pjese ne organizaten mbareprotestante te shqiperise, emri i se ciles nuk me kujtohet, sepse sipas pentikostalit Dan, protestantet e tjere perderisa nuk e njohin pagezimin ne Frymen e Shenjte ne formen e gjuheve te panjohura, nuk jane te krishtere.
Pra, kjo eshte nje lloj kornize historike qe po i bej une, qe eshte ngrejtur tek protestantet per shkak te VARFERISE qe ata kane ne kuptimin e plote Biblik te gjerave, qe ka rezultuar ne izolimin qe i kane bere ata Shkrimit te Shenjte jashte kontekstit historik te Jetes se Trupit te Krishtit, Kishes, nder keto dymije vjecare.
Sic e shpjegon edhe Albo, Kisha ortodokse, nuk e mohon pagezimin ne Frymen e Shenjte, prandaj ka edhe ate qe e quan Mirosje, por ajo meson se perjetimi i pagezimit ne Fryme, nuk ka pse te jete i njellojte me ate qe lexojme tek Veprat, dmth nuk ka pse medoemos te flitet ne gjuhe te panjohura, ashtu sic nuk ka pse te bie termet, apo gjuhe flake tendezura.
Marrja e Zbuleses edhe perjetimi i saj ka qene UNIK nder Apostojt, e shume gjera qe atyre u kane ndodhur, nuk jane pare me te ndodhin ne po ate mase e sasi, pas kohes se tyre, duke filluar qe ne brezin e dyte pas tyre, sic jane gjuhet e panjohura etj.
Ajo qe ka rendesi, eshte se Fryma ne po ate force, me po ate rendesi, edhe per te njejtin qellim, zbret tek secili besimtar, qe ne momentin e pagezimit me uje, e forcohet ne mirosje.
Uji nuk eshte vecse nje paraqitje fizike e frymes. Uji eshte baza e jetes bilogjike, ashtu sikur eshte fryma per trupin. Uji eshte jetedhenes, sikurse fryma.
Jo me kot, tek gjeneza, Fryma levizte mbi ujerat, e jo me kot festohet nga kisha, festa e shenjterimit te ujrave...
po le te shohim disa citate nga shkrimi i albos qe nuk duan koment:
Keto edhe te gjitha referimet nga Eterit, qe mund ti shihni vete, shpjegojne fare mire e qarte domethenien e pagezimit ne nje menyre krejtesisht biblike., per ata qe duan te kuptojne!
Krijoni Kontakt