
Postuar mė parė nga
Fiori
Idioti
Perktheu nga Origjinali Jorgji Doksani
Pjesa e Pare
Ne nje fund nentori, ne nje mot me llohe e ere, ne ora nente te mengjesit treni i linjes Peterburg - Varshave po i afrohej me tere shpjetesine stacionit te Peterburgut. Kishte aq shume lageshti e mjegull sa mezi po agonte; nga dritaret e vagonit edhe dhjete metra ne te majte a ne te djathte te trasese nuk mund te shquaje as edhe nje gje. Kishte nder udhetaret edhe nga ata qe ktheheshin qe jashte shtetit, por shumica ishin udhetare largesish jo te medha, njerez pa ndonje peshe, kryesisht tregtare te vegjel. Me keta ishin mbushur ploteperplot vagonet e klasit te trete. Si gjithmone ne kesi rastesh, ata ndiheshin te kapitur, kapaket e syve u rendoheshin nga dremitja e mardhja, fytyrat i kishin te perhimura, zbehtake si boja e mjegulles.
Ne njerin nga vagonet e klasit te trete, kur ra agu, u gjenden karshi njeri-tjetrit te dritarja dy udhetare; qe te dy te rinj, qe te dy me humor te mire, te veshur jo kushedi cfare, por jo dhe keq. Qe te dy ndien deshiren t'i hapnin bisede shoqishoqit. Sikur ta dinin se c'gje i shquante qe te dy ne ate minute, sigurisht qe do te mbeteshin gojehapur, qe rasti i kishte ulur ashtu njeri karshi tjetrit sot ne kete vagon te klasit te trete te trenit Peterbug-Varshave. Njeri ishte trupvogel, rreth njezet e shtate vjec, me floke te zinj kacurela, me sy te veckel pershkendites boje gri. Hunden e kishte te flashket, te shtypur, fytyren me molleza te dala; buzet hollake benin c'benin dhe formonin nje si buzeqeshje qesendisese, tallese dhe, madje edhe dashakeqe; por ballin e kishte te larte, te vizatuar bukur, ai ia hijeshonte dhe tere pjesen e poshtme te fytyres, qe ne vetvete nuk shquhej per ndonje fisnikeri, Te binte ne sy vecanerisht ajo zbehtesia e fytyres verdhacuke si e nje mehiti, qe i jepte djaloshit pamjen e nje njeriu fuqiprere edhe pse ishte truplidhur, por njeherezi shquhej tek ai nje karakter tere pasion, i ndjeshem ndaj dhembjes qe, nga ana e vet, nuk puqej aspak me buzeqeshjen qesendisese e shpotitese dhe me shikimin e vrazhde prej njeriu te vetkenaqur, Ishte veshur trashe, me nje qyrk te vollshem gezofi qengji, me ngjyre te zeze dhe naten e kaloi mire, nderkohe qe fqinji qe i detyruar te duronte tere mizorine e nates se lagesht dhe te akullt te nentoreve ruse. Dukej acik qe ai nuk kishte qene i pergatitur per kete. Kishte veshur nje pelerine te gjere stofi, me nje kapuc te madh tamam si ata qe perdorin rendom ne dimer jashte shtetit udhetaret diku ne Zvicer apo ne Italine e Veriut, pa i thirrur fare mendjes se ishte duke udhetuar nga Ejdkuneni ne Peterburg. Keshtu veshja e menduar per udhetim permes krahinave te Italise doli fare e papershtatshme ne Rusi. Djaloshi me pelerinen me kapuc ishte dhe ky nja njezet e gjashte, njezet e shtate vjec, me shtat pak me te hedhur se mesatari, me nje bashke flokesh te verdhe e me faqe te rena, si dhe me nje mjekerze te vogel majuce thuajse te bardhe. Syte i kishte te medhenj, te kalter, hetues; shikimin e qete por te rende, mbushur me ate shprehje te cuditshme nga e cila shumkush mund ta gjente menjehere se ai njeri vuante nga semundja e tokes. Vecse, sidoqofte, fytyren e kishte te kendshme, hollake dhe thatime, ndonese disi te strengur e te zhubravitur, te mavijosur krejt nga te ftohtit. MBante ne preher nje bohce prej mesalle mendafshi te ferkuar nga perdorimi, ku kishte mbeshtjelle, sic dukej, tere katandine e vet prej udhetari. Kishte mbathur kepuce me qafa me shoje te trashe, te bera jo ne Rusi. Fqinji flokezi, qe rrinte i peshtjelle mire me qyrkun e ngrohte, i vuri re qe te gjitha keto dhe ashtu me nge sic ishte e pyeti me ate nenqeshjen qesendisese, permes se ciles pa teklif e shkujdesshem buiste ajo fare kenaqsie aspak e njerezishme qe kesi tipash provojne kur hasin ndokend qe s'i ka prire e mbara.
- Ftohte, ė...
Dhe sperdrodhi supet.
- Shume, - iu pergjigj sakaq fqinji, - dhe eshte ende vjeshte...
Po ne dimer si do bejme? S'e kishte pandehur qe ketu te bente kaq ftohte.
Qenkam cmesuar.. i paskam harruar...
- Vjen qe jashte shtetit? Nga jashte vjen?
- Po, nga Zvicra.
Krijoni Kontakt