Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Ju lutem, ka ndonjė info nė ėshtė a nuk ėshtė pėrkthyer romani "Shėnime nga Nėntoka" (Notes from underground) ?

  2. #12

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    E ka shqipėruar vetėm Fadil Bujari kėtė roman; pėr herė tė parė nė shqip e ka sjellur nė vitin 1971 nga shtypshkronja "Rilindja" nė Prishtinė dhe, mė pas e ka risjellur nga shtėpia botuese "Vatra" nė Shkup, nė vitin 2011.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    E ka shqipėruar vetėm Fadil Bujari kėtė roman; pėr herė tė parė nė shqip e ka sjellur nė vitin 1971 nga shtypshkronja "Rilindja" nė Prishtinė dhe, mė pas e ka risjellur nga shtėpia botuese "Vatra" nė Shkup, nė vitin 2011.
    Tė falemnderit pėr pėrgjigjen Fleur, por, tė lutem, a mund tė mė tregosh edhe titullin e saktė, tė zgjedhur nga Fadili?

  4. #14

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Titulli i pėshtatur nė shqip nga Fadili, ky qė keni shkruajtur ju ėshtė: "Shėnime nga nėntoka" , si ai i vitit 1971 po ashtu edhe ribotimi nė 2011. Kam pėrshtypjen se do jetė pak vėshtirė pėr t'u gjetur nė Republikėn e Shqipėrisė, flas pėr t'u blerė.

    Kėshtu qė Madaber, nqs do e lexosh kėtė postim, tė lutem shih aty tek librat e vjetėr tek Lana nėse na e gjen kėtė librin, se kur vij unė nė Tir s'gjej kurrė kohė pėr tė parė tek librat e vjetėr. Na porosit 3 kopje, qė t'ia marrim 1 edhe Eligersit

    P.S. Besi, pa ma gjete kėtė libėr, tė kam borxh njė kafe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 17-05-2013 mė 15:51

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Titulli i pėshtatur nė shqip nga Fadili, ky qė keni shkruajtur ju ėshtė: "Shėnime nga nėntoka" , si ai i vitit 1971 po ashtu edhe ribotimi nė 2011. Kam pėrshtypjen se do jetė pak vėshtirė pėr t'u gjetur nė Republikėn e Shqipėrisė, flas pėr t'u blerė.

    Kėshtu qė Madaber, nqs do e lexosh kėtė postim, tė lutem shih aty tek librat e vjetėr tek Lana nėse na e gjen kėtė librin, se kur vij unė nė Tir s'gjej kurrė kohė pėr tė parė tek librat e vjetėr. Na porosit 3 kopje, qė t'ia marrim 1 edhe Eligersit

    P.S. Besi, pa ma gjete kėtė libėr, tė kam borxh njė kafe
    Falemnderit sėrish White Flower.

    Siē keni thėnė ju ėshtė: kėrkova tėrė ditėn sot nė qytetin tim modest, Elbasan, e nuk gjeta gjėsend. Madje edhe ata njerėz qė njohin e kanė lidhje me njerėz tė tjerė tė librit nuk dinin gjė.

    Pra, shkurt, kur t'ia marrėsh librat Madaberit, kafet i kam unė, madje edhe njė trėndafil tė bardhė do marr me vete, meqė kam plot tek shtėpia.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Ja dhe dy copėza tė vogla nga "Krim e Ndėshkim":

    Krim dhe Ndėshkim
    pėrktheu: Jorgji Doskani

    Pjesa e parė
    VII

    Si edhe atėherė, dera u hap fare pak dhe pėrsėri dy sy si tehe brisku, dyshimtarė dhe pėrgjues, e panė nė errėsirė. Raskolnikovi nuk po e pėrmbante dot veten, pėr pak sa nuk bėri njė gabim fatal.

    Nga frika mos plaka nuk do ta pranonte tė ishin vetėm pėr vetėm dhe mos pamja do ta tradhėtonte, u kap pas derės qė tė mos mundte ta mbyllte mė. Kur e pa, plaka nuk u pėrpoq ta mbyllte me forcė derėn, por u kap fort pas dorezės dhe Raskolnikovi pėr pak sa nuk e tėrhoqi jashtė bashkė me derėn. Kur e pa se kjo i doli pėrpara dhe s’po e linte tė hynte, iu sul pa e zgjatur. Plaka i hapi udhė e trembur, deshi diē t’i thonte, por s’po mundej dhe e shihte me sy tė shqyer.

    -Tungjatjeta, Alena Ivanovna, - i foli sa mė shpenguar, por zėri nuk iu bind, iu drodh, pastaj i ngeci nė grykė. – Ju solla... diēka. Dalim kėtu... nė dritė... E la aty ku ishte dhe vetė hyri nė dhomė, pa pritur ta ftonin. Plaka u turr pas tij; iu zgjidh, mė nė fund, gjuha.

    -O Zot! Ē’bėni kėshtu?... Kush jeni? Ē’doni nga unė?

    -Mė falni. Alena Ivanovna... po ju mė njihni... Raskolnikov quhem... Ju kam sjellė pengun... atė pėr tė cilin ju fola..., - i zgjati menjėherė pengun.

    Plaka e pa, por vetėm shkarazi, i ngriti sytė dhe e pa nė fytyrė, drejt e nė sy mysafirin e paftuar. E hetoi ngultas me ligėsi dhe dyshim. Kaloi kėshtu nja njė minutė. Raskolnikovit iu duk se nė sytė e saj rrezėlliu pėrbuzja e tallja, si ta kishte kuptuar se ē’donte tė bėnte. E ndjeu se po hutohej, se po lebetitej i tmerruar dhe aq shumė, saqė tė vazhdonte ta shihte asisoj qoftė dhe njė minutė tjetėr, do t’ia therte vrapit.

    -Po ju si, nuk po mė njihni? – nėpėrdhėmbi thuajse i zemėruar. Do ta pranoni apo jo? Nė nuk doni, shkoj te ndonjė tjetėr, s’mė pret puna!

    Kėtė ligjėratė nuk e kishte pėrgatitur, i doli vetvetiu.
    Plaka e mblodhi veten, zėri i sigurt i mysafirit, me sa dukej, i dha zemėr.

    -Ē’thoni kėshtu, more djalė? Hė, ē’keni sjellė?... – tha dhe ia nguli sytė pengut.

    -Njė kuti cigaresh, prej argjendi. Ju fola pėr tė herėn qė shkoi.

    Plaka zgjati dorėn.

    -Po ē’ke kėshtu? Tė ka ikur fytyra fare!... Ja dhe duart tė dridhen! Mos erdhe gjė pas banjės?

    -Kam ethe, - i tha Raskolnikovni me zė tė dridhur. – Nga ato e kam zbehtėsinė... Pastaj jam edhe i pangrėnė... – shtoi, duke i shqiptuar me vėshtirėsi fjalėt. Pėrsėri po e linte fuqia. Veē pėrgjigja qė i dha tingėlloi bindėse: plaka e mori pengun.

    -Ē’ke sjellė? – e pyeti pėrsėri, duke e parė drejtė e nė sy dhe duke e peshuar nė dorė pengun.

    -Kuti cigaresh... e argjendtė... shiheni vetė.

    -S’mė duket si e argjendtė kjo... e paske mbėshtjellė...

    Duke u munduar tė zgjidhte spangon, u kthye nga drita, (dritaret, me sa dukej, ishin tė mbyllura, tė merrej fryma nga ajri i ndenjur) dhe gjatė disa sekondave qėndroi me shpinė nga ai. Raskolnikovi zbėrtheu xhaketėn, ēliroi sėpatėn nga laku, por ende nuk e nxori, vazhdoi ta mbante nėn xhaketė me dorėn e djathtė. Duart i qenė dobėsuar fare, po e ndjente si po i mpiheshin dhe po i bėheshin dru pas ēdo ēasti qė kalonte. Kishte frikė mos nuk do tė ishte mė i zoti ta mbante sėpatėn, mos e rrėzonte... po i merreshin mendtė...

    -E ē’e paske mbėshtjellė kėshtu? – thirri e nervozuar, duke lėvizur paksa nė drejtim tė tij.

    Nuk duhej lėnė tė kalonte ēasti i volitshėm. Nxori sėpatėn, e ngriti lart me tė dyja duart, dhe, duke mos qenė fare nė vete, nė njė mėrnyrė krejt mekanike, e lėshoi mbi kokėn e saj. Fuqitė i qenė prerė fare, por pasi e lėshoi mbi tė sėpatėn, forcat i erdhėn.

    Plaka rrinte gjithmonė kokė jashte. Flokėt e verdha, tė thinjur, tė lyer kurdoherė me vaj, i kishte thurur gėrsheta si dy bishta miu dhe i kishte kapur me njė krehėr briri prapa zverkut. Sėpata e qėlloi nė tėmtha, ngaqė ishte shtatvogėl. Lėshoi njė piskamė fare tė dobėt, dhe u plandos si e kositur nė dysheme. Vetėm mundi t’i ngrejė qė tė dyja duart dhe t’i vėrė nė kokė. Nė njėrėn dorė vazhdonte tė mbante pengun. E qėlloi edhe njėherė me sa fuqi qė kishte, dhe pėrsėri nė tėmtha. Gjaku rrodhi si tė ishte derdhur njė gotė me lėng tė kuq, kurse kufoma u preh sa gjatė gjėrė nė dysheme. Ai u zmbraps; e kishte parė si kishte rėnė, si qe dridhur nė grahmat e fundit, si kishte dhėnė shpirt. Sytė i kishin kėrcyer jashtė gropave tė syrit, kurse balli dhe fytyra i qenė rrudhosur pėr lemeri, i qenė shtrembėruar nga ngėrēi.

    E la sėpatėn nė dysheme, pranė kufomės, dhe zuri tė kėrkojė nė xhepat, duke u pėrpjekur tė mos fėlliqej me gjak. E futi dorėn nė xhepin e djathtė, qė andej i kishte nxjerrė ēelėsat radhėn qė shkoi. Mendja i punonte si sahat, asnjė errėsim, asnjė marrje mendsh, vetėm duart i dridheshin si mė parė. Mė pas ndėrmendi qė kishte qenė edhe i kujdesshėm, pėrpiqej tė mos zhyhej. I nxorri ēelėsat, ishin si atėherė tė lidhur me unazė metalike. Me ta nė dorė u turr pėr nė dhomėn e gjumit, ishte fare e vogėl, i ra nė sy dollapi me xhamllėk plot me ikona. Pranė murit tjetėr qėndronte shtrati i madh, shumė i pastėr, i mbuluar me kuvertė mėndafshi, poshtė tė cilit dukej jorgani i pambuktė.

    O ēudi: kur fitu ēelėsin nė bravėn e komosė, kur dėgjoi gėrvimėn e tij, i kaluan mornica nė trup. Pėrsėri ndjeu njė dėshirė ta linte ēdo gjė dhe t’ia mbathte. Por vetėm pėr njė ēast; tani ishte vonė. Qeshi vetė me veten. Iu bė sikur plaka ishte ende gjallė, se mund tė ēohej. I la ēelėsat nė bravėn e komosė dhe vrapoi pėr te kofoma, rrėmbeu sėpatėn dhe e ngriti pėr ta qėlluar edhe njėherė, por nuk e bėri. Nuk kishte as mė tė voglin dushim qė plaka kishte vdekur. U pėrkul pėrsėri dhe pa kafkėn, e kishte gojėn tė ēarė... Donte ta prekte me gisht, por aty pėr aty e tėrhoqi, nuk ishte nevoja, dukej ajo... Ndėrkohė nė dysheme qe krijuar njė pellgaēe gjaku. Syri i ngeli te gjalmi qė kishte nė qafė, nuk e kishte prerė sėpata, e tėrhoqi me forcė, por nuk e kėputi dot, vetėm se u lye me gjak. Provoi t’ia hiqte nga qafa, por kishte ngecur diku, nuk dilte. I vernozuar, ngriti sėpatėn qė tė priste gjalmin, u rrek nja dy minuta, u lye e u pėrlye me gjak, mė nė fund, e preu dhe pa e cėnuar fare kufomėn e hoqi. Nuk ishte gabuar: nė tė qenė lidhur dy kryqe, njė i drunjtė dhe tjetri i bakėrtė, njė medalion me fugurėn e Shėn Marisė dhe njė qese e mbushur dinga; Raskolnikovi e futi nė xhep pa e parė ē’kishte brenda, kryqet ia hodhi plakės, dhe me sėpatėn nė dorė u turr pėrsėri nė dhomėn e gjumit.

    Ngutej shumė: u mundua tė hapte komonė, po s’po arrinte, asnjė nga ēelėsat nuk i bėnte. E shihte se ēelėsi qė ishte duke provuar nuk hynte e pėrsėri vazhdonte. Befas iu kujtua se do tė ishte ndonjė ēelės i madh ky i komosė, kėta qė kishte ishin tė vegjėl, pra duheshin pėrdorur gjetiu, aty mund tė ishin paratė. E la komonė dhe u pėrkul nėn shtrat; gjeti njė sėnduk mbi njė metėr tė gjatė me kapak tė fryrė, veshur me kadife tė kuqe dhe tė mbėrthyer me rrathė ēeliku. Ēelėsi i dhėmbėzuar e hapi nė vend. Plaēka e parė qė nxorri ishte njė peliēe lepuri, e mbuluar me copė tė kuqe tė hollė, nėn peliēen ishte njė fustan mėndafshi, njė shall, kishte dhe plaēka tė tjera. Fshiu me copėn e kuqe duart e pėrgjakura. “Qėnka e kuqe, gjaku nuk ka pėr t’u dukur”, tha me vete. Dhe sakaq shtoi: “O Zot! Mė mba mendjen!”.

    I nxori dhe zuri t’i shkundė rrobat, ra nė tokė njė orė floriri; e vazhdoi kėtė punė dhe vazhdimisht binin sende tė florinjta: varėse, zinxhirė, vathė, karfica. Me sa dukej ishin arturina tė lėna peng. Disa ishin nė kuti, tė tjerat ishin mbėshtjellė thjesht me letėr gazeta, tė mbėshtjella me kujdes, me dy a mė shuma shtresa. I mblodhi dhe i futi nė xhep, pa i hapur dhe pa parė ē’kishin, por nuk arriti t’i mblidhte tė tėra...

    Dėgjoi kėmbė nė dhomėn ku ishte plaka. Ngriu nė vend, mbajti vesh, asgjė, vetėm i qe dukur. U dėgjua njė britmė e lehtė, njė si rėnkim i mbytur, pastaj pėrsėri heshtje varri. Rrinte galiē pranė sėndukut dhe pėrgjonte me zemėr tė ngrirė; befas brofi, rrėmbeu sėpatėn dhe doli nga dhoma e gjumit.

    Nė mes tė dhomės, ku ishte kufoma e plakės, qėndronte Lizaveta me njė bohēe tė madhe ndėr duar dhe shihte e fandaksur motrėn e vrarė, krejt e bardhė nė fytyrė, e pafuqishme madje as pėr tė nxjerrė zė. Kur pa Raskolnikovin t’i derdhej me sėpatė nė dorė, u drodh dhe fytyra iu shtrėmbėrua nga tmerri dhe lemeria; ngriti dorėn pėr tė zėnė me tė gojėn, nuk bėrtiti, por ngadalė u zbyth nė njė qoshe, pa ia ndarė sytė e hapur dhe tė ngrirė nga habija. Nuk bėrtiste, dukej qė nuk i mjaftonte ajri pėr kėtė. Raskolnikovi iu vėrsul me sėpatėn nė dorė, Lizavetės iu drodh dhe iu shtrembėrua pėrvajshėm goja, siē u ndodh foshnjave kur tremben dhe shohin tė trembur atė qė e frikėson, tė gatshėm pėr t’u shkrehur nė vaj. Edhe kėshtu ajo fatkeqe ishte fare e shushatur, frika i kishte hyrė nė palcė; ajo as dorėn nuk ngriti pėr t’u mbrojtur, ndonėse ky ėshtė njė veprim i vetvetishėm vetmbrojtjeje. Sėpata iu drejtua nė fytyrė. Ngriti pak vetėm dorėn e majtė, qė e kishte tė lirė, nė drejtim tė sėpatės, si tė donte ta mėnjanonte. Goditja i ēau kafkėn nė pjesėn e sipėrme tė ballit. U shtri sa gjatė gjėrė nė dysheme. Raskolnikovi e humbi toruan, rrėmbeu bohēen dhe e flaku matanė, doli me vėrtik nė korridor.

    E pushtoi frika pas kėsaj vrasjeje tė dytė, tė paparishikuar. Donte tė largohej sa mė parė. Sikur tė mundte ta vlerėsonte si duhej situatėn e krijuar, sikur tė kishte qenė nė gjendje tė gjykonte pėr vėshtirėsitė e reja qė i dolėn, pėr kėtė keqbėrje tė pashembullt qė kreu por edhe pėr tė tjera qė do tė ishte i detyruar tė bėntė pėr tė dalė qė kėtu, me siguri qė do parapėlqente dorėzimin nė polici dhe jo nga frika, por nga tmerri dhe neveria pėr gjithė sa kishte bėrė. Sidomos e padurueshme ishte neveria dhe pėshtirosja qė sa vinin e rriteshin. Nuk mundej kurrsesi t’i afrohej mė sėndukut, as nė dhomė nuk mund tė hynte.

    Njė hije hutimi dhe pendese e kishte rrėmbyer nga tė katėr anėt. Kishte ēaste kur nuk ishte fare nė vete; linte mėnjanė kryesoren dhe kapej pas dytėsoreve, pas vogėlsirave. Hyri nė kuzhinė, syri i shkoi te njė kove e mbushur pėrgjysmė me ujė; iu afrua pėr tė larė duart e sėpatėn. Zhyti nė fillim sėpatėn me tehun poshtė, pastaj mori sapunin nga parvazi i dritares dhe i lau me tė duart brenda nė kovė. , Nxori dhe sėpatėn, e pastroi tehun dhe ngadalė, nja tri minuta, u mor me pastrimin e bishtit tė sėpatės, madje e shkumėzoi dhe me sapun. Fshiu sėpatėn dhe duart me ndėrresat qė ishin varur nė tel, e pa i pėrqėndruar sėpatėn nė dritėn e dritares. Nuk kishte mbetur asnjė shenjė gjaku, vetėm se bishti ishte ende i lagur. E siguroi me kujdes sėpatėn nė lakun brenda xhaketės, pastaj i shkoi njė sy xhaketės pėr ta parė nė ishte pa njolla gjaku, kuptohet, sa ia lejonte kėtė drita e kuzhinės, pa edhe pantallonat, xhaketės, pastaj i shkoi njė sy xhaketės pėr ta parė nė ishte pa njolla gjaku, kuptohet, sa ia lejonte kėtė drita e kuzhinės, pa edhe pantallonat, ēizmet. Iu duk se ishin nė rregull, vetėm ēizmet qenė njollosur me pak gjak. Lagu njė leckė dhe i fshiu. Ishte i vetėdijshėm qė pastrimi qė bėrė shkel e shko, ndoshta dhe mund tė kishte mbetur diēka qė binte nė sy dhe qė ai nuk po e vinte re. Qendroi i menduar nė mes tė kuzhinės. Njė mendim i zymtė, plumb i rėndė e pllakosi sakaq: ishte i ēmendur, e kishte humbur gjykimin, nuk ishte nė gjėndje as tė mbrohej mė, po bėnte veprime aspak tė domosdoshme. “Zot i madh! Po duhet ikur, dhe sa mė parė mė mirė!” – bėlbėzoi dhe doli nė korridor. Kėtu u gjend pėrpara njė tė papriture qė e bėri t’i ngriheshin pėrpjetė leshtė e kokės...

    Shihte dhe nuk i besonte syve: dera e jashtme, ajo ku i kishte rėnė ziles pak mė parė, kishte mbetur e hapur dhe jo pak, ndonjė pėllėmbė. Kishte qenė e hapur gjatė gjithė kohės! Plaka nuk e kishte puthitur ndoshta diē dyshonte... Po edhe Lizaveta nga ajo derė kishte hyrė!

    E mbylli dhe i vuri rezenė.

    -Po ē’jam duke bėrė, duhet ikur!...

    E hoqi rezenė, e hapi pak derėn dhe mbajti vesh. Qėndroi kėshtu pėr njė kohė tė gjatė. Diku larg, te porta, dėgjoheshin thirrje, pastaj sharje e qortime... “Po kėta?”... Priti me durim. Mė nė fund, ra qetėsia, njė qetėsi e menjėhershme, qenė larguar. U bė gati tė dilte, kur njė kat mė poshtė u hap me zhurmė njė derė, dikush zbriti nxitimthi shkallėt, duke kėnduar njė melodi. “E pse tėrė kėto zhurma?” – pyeti veten i shqetėsuar. E mbylli pėrsėri derėn dhe priti. Pėrsėri heshtje, xhanxhan njeri. Doli dhe madje zbriti njė shkallinė, kur u dėgjuan disa hapa.
    Ishin tė largėt, diku nė fillim tė shkallėve, por i dėgjoi shkoqur edhe pse i lindi dyshimi qė dikush ishte duke ardhur pikėrisht kėtu, nė katin e katėrt, te plaka. E pse ky dyshim? Mos kishin ndonjė gjė tė veēantė ato hapat? Ishin tė rėndė e tė shtruar, i zoti i tyre nuk ngutej. U ngjit nė katin e parė, filloi tė dytin, hapat sa vinin e afroheshin: degjohej frymėmarrja e rėnduar e atij qė po ngjitej. Ishte nė katin e tretė... Do vinte aty! Raskolnikovi shtangu, i ngritė duar e kėmbė, njėlloj si nė ėndrrat e llatarshme, kur tė bėhet se janė duke tė ndjekur, duan tė vrasin, ja, po tė afrohen, dhe nuk ke nga ia mban...

    Kur njeriu zuri tė ngjisė shkallėt e katit tė katėrt, u shkund nga kjo stepje, rrėshqiti pėrsėri nė apatament dhe e mbylli pa u ndier derėn. Shtrėngoi fort sėpatėn, e rregulloi qė ta kishte gati pėr ēdo rast. Ishte instikti ai qė e ndihmoi... Qėndroi nė pritje, as frymė nuk merrte. Njeriu qėndronte pranė derės; ishin pėrballė njėri-tjetrit ashtu siē kishte qenė para pak kohe me plakėn. I ndante vetėm dera.

    I posaardhuri u mbush mirė me frymė. “Trup i madh dhe i dhjamur duhet tė jetė!” – tha me vete Raskolnikovi, duke e shtrėnguar edhe mė sėpatėn. I duke jse ishte nė ėndėrr. Ky i ra ziles, i ra fort.

    Nga tingulli metalik, iu duk se nė dhomė lėvizėn... mbajti vesh disa sekonda. I panjohuri i ra pėrsėri ziles, priti pak dhe lėvizi me padurim dorezėn e derės. Raskolnikovi shihte me zemėr tė ngrirė si tundej e shkundej rezeja, priste qė nga ēasti nė ēast tė shpėrthehej. Dhe dukej fare e mundshme: as shumė ishte duke lėvizur. I shkoi mendja ta mbante me dorė, por s’e bėri: ai tjetri mund ta kuptonte qė dikush nga brenda e mbante. – Ju morėn mendtė. “Tani do bie!” – tha me vete, por i panjohuri foli me tėsėllimė dhe kjo e solli pėrsėri nė vete.

    -E ē’bėjnė kėta? Po flenė apo mos i ka mbytur kush? Tė mallkuarat! – Pastaj thirri me zė si njė fuēi e troshitur: - Alena Ivanovna! Shtrigė e keqe! Lizeta Ivanovna! Moj tė bukurat e dheut! Po hapeni de! I paska zėnė gjumi, tė mallkuarat!

    Si i lojtur mendsh e tundi me sa fuqi qė kishte derėn, i ra fort dhe gjatė ziles. Dukej qė ishte nopran njeri, por i shtėpisė.

    I zuri veshi edhe disa hapa tė tjerė, tė lehtė, tė nxituar, nuk duhej tė ishin dhe aq larg kėtij kati.

    -Si, nuk ka njeri? – foli ky me zė tė kumbueshėm dhe tė gėzuar, duke iu drejtuar tė parit qė vazhdonte t’i binte ziles. – Si je, Koh?

    -“Nga zėri u dukka djalė i ri” – tha me vete Raskolnikovi.

    -Dreqi e di se ē’kanė! Plasa duke i rėnė ziles, - iu pėrgjegj Kohu. – Po ju nga mė njihkeni?

    -S’ju kujtohet? Para tri ditesh tri herė radhazi iu rraha nė bilardo.

    -A..a..a..

    -Nuk qenkan, domethėnė. Ēudi! E ku tė ketė shkuar, vallė plakushja? Kisha pak punė me tė.

    -E po, nuk janė, nuk janė! Mbrapa kthehu! Erdha me shpresėn se do merrja njė dorė pare... – Shtoi djaloshi.

    -S’do mend ajo qė do ikim, po pse na thanė qė do ishin nė shtėpi? Bėra gjithė atė rrugė... E ku tė kenė shkuar kėto shushka? Ajo kurrė nuk del nga shtėpia, qahet nga dhėmbjet, shtrigan. Sonte i qenka tekur tė dalė?

    -Do pyetur roja,

    -Pėrse?

    -Po ku ka shkuar dhe kur kthehet.

    -E ē’nxjerr nga kjo?... E pyesim... E shtyu edhe njė herė me sa fuqi qė kishte derėn, duke luajtur me dorezėn. –S’ke ē’bėn, do ikim!

    -Pa dale! – thirri djaloshi. – Shihni kėtu, dera nuk ėshtė e puthitur...

    -Ku?

    -Po ja, nuk ėshtė e mbyllur kyē, mbahet vetėm nga rezeja! E shihni si luan rezeja?

    -Pa prit...

    -Duket ajo!... Ka njeri brenda... Po tė kishin dalė, do ta kishin mbyllur me kyē. Ē’ne rezeja! Ja si lėviz, kur e tund! Ka njeri brenda, mė kuptoni? Janė brenda dhe nuk duan ta hapin!

    -Ashtu ėshtė, mirė thoni! – foli i habitur Kohu. – Po ē’bėjnė kėto! – thirri dhe tundi me sa fuqi qė kishte derėn, duke lėvizur edhe dorezėn.

    -Prisni! – tha djali. – Diē ka nė kėtė mes... Ziles ju i ratė dhe i ratė fort, domethėnė o u ka rėnė tė fikėt, o...

    -Ēfarė?

    -Shkojmė tė marrim rojen e shtėpisė. Le t’u thėrrasė ai mė mirė.

    -S’e keni keq!

    Zbritėn tė dy shkallėt.

    -Dėgjoni! Ju rrini mė mirė, unė tani vij me rojen!

    -Po pse u dashka ndėnjur?

    -Po ku i dihet?...

    -Mirė thoni...

    -Jam duke u diplomuar pėr hetues, nuk mė pėlqen fare kjo heshtje e tyre! – tha djaloshi dhe zbriti me vrap shkallėt.

    Kohu mbeti te dera, i ra dhe njėherė ziles, pa me vėmendje dorezėn, e lėvizi ngadalė, nė mėnyrė qė tė bindej pėrfundimisht qė dera ishte mbyllur me reze. Pastaj u ul, pa nė vrimėn e ēelsit, por brenda ishte ēelsi, ndaj nuk kishte si tė shihte gjė.

    Raskolnikovi qėndronte prapa derės dhe shtrėngonte fort sėpatėn. Po ēmėndej nga tronditja dhe tmerri. Kishte vendosur tė pėrleshej me kėdo qė t’i dilte pėrpara. Kur trokasin dhe e shtynin me forcė derėn, disa mendoi t’u bėnte zė dhe tė merrte fund kjo punė. I shkrepi nė kokė dhe njė mendim i ēuditshėm: t’i shante e t’i sikteriste paq qė aty ku ishte. “Sa mė shpejt, aq mė mirė!” – thoshte me vete.

    Po vonohet, dreqi e martė! – belbėzoi me padurim Kohu, e la vendin e rojes dhe iu drejtua shkallėve, zuri t’i zbres duke pėrplasur thundrat. Pas pak ēapet e tij nuk u dėgjuan mė.

    -O Zot! Po tani?

    E hoqi rezenė, hapi pak derėn, pėrgjoi: asnjė zhurmė, asnjė lėvizje. Pa e bėrė tė gjatė, doli, e mbylli mirė derėn dhe zuri tė zbriste shkallėt. Kishte zbritur tri shkallina kur poshtė u dėgjua potere dhe britma. Ku tė futej? Nuk kishte ku tė fshihej? Iu afrua me vrap derės, pėr tė hyrė nga kishte dalė.

    -Ah, mor horr i horrit! Kapeni!

    Vinte nga katet e poshtme. Nga njėri prej apartamenteve dikush doli me vrap dhe u rrokullis nėpėr shkallė, duke thirrur me sa fuqi kishte.

    -Mitka! Mitka! Thefsh qafėn! Nė esfel vafsh!

    Britma pastaj u fashit, ra heshtja. Por nuk zgjati shumė: poshtė u dėgjuan zėra qė jepnin e merrnin. Tre a katėr zunė tė ngjisin shkallėt. Njohu zėrin e kumbueshėm tė djalit. “Ata janė!” – tha me vete Raskolnikovi.

    I pushtuar nga dėshpėrimi, duke mos ditur nga t’ia mbante, eci nė drejtim tė tyre: tė dalė ku tė dalė! “Nė mė ndalofshin, mora fund, por edhe nė nuk mė ndalojnė, kanė pėr tė ma fiksuar fytyrėn!” – i vegoi vetėtimthi nė kokė. Po afroheshin, i ndante vetėm njė kat dhe ja, shpėtimi. Mu pėrpara syve i doli dera e hapur e njė apartamenti, ishte apartamenti bosh i katit tė dytė, ku po lyenin bojaxhijtė. Nuk kishte njeri. Me siguri qė do kishin qenė ata qė dolėn ashtu me britma. Nė mes tė dhomės ishte kova me bojė, furēa qe hedhur nė dysheme, brenda ishte rrėmujė. Hyri dhe u fsheh prapa derės; arri nė kohė: ata qė po ngjitnin shkallėt i qenė afruar hyrjeve tė katit tė dytė, vazhdonin tė ngjiteshin duke biseduar me zė tė lartė. Priti sa u larguan dhe nė majė tė gishtave doli dhe u lėshua vetėtimthi nėpėr shkallėt.

    Xhanxhin! As te porta nuk takoi njeri. Doli me tė shpejtė dhe ktheu nė rrugėn majtas.

    E dinte qė tani ata i qenė afruar apartamentit tė plakės, kishin parė tė habitur qė dera ishte e hapur, janė duke parė kufomat, e kuptuan qė aty brenda qe fshehur vrasėsi, tani ia kishte mbathur, do ta kuptonin edhe se ku kishte mundur tė fshihej. Megjithė kėtė nuk e shpejtoi hapin, ndonėse deri nė bėrrylin e afėrm i kishin mbetur disa metra. “Mos do ishte mė mirė tė futesha nė ndonjė hyrje kėtu dhe tė prisja pak? Po sikur ta flakja sėpatėn! Tė merrja njė karroce mė mirė. Bo-bo ē’mė gjeti!”.

    Ja dhe bėrryli, ktheu gjysmė i vdekur, pjesa mė e madhe e punės qe bėrė, mund tė shpoėtonte... Tani dyshimet do tė ishin mė pakta, rrugėt qenė plot e pėrplot me njerėz. Humbi nė turmėn e kalimtarėve. Torturat sfilitėse qė kishte hequr e kishin tekilosur dhe zgėrlaqur, mezi po i hiqte zvarrė kėmbėt. Djersėt i shkonin ēurg nėpėr fytyrė, qafė, tėmthat i kishte qull. “Ku i ke sytė!” – i hoqi vėrejtjen dikush, kur e pa qė po ecte kot sė koti.

    Ishte fare i hutuar, sa mė shumė kohė kalonte, as mė keq e ndjente veten. Kishte dalė nė njė vend me pak njerėz, mund tė binte nė sy, duhej kthyer nė ndonjė rrugicė. Edhe pse mezi po qėndronte, e detyroi veten tė bėnte njė lak dhe t’i dilte shtėpisė nga ana tjetėr.

    Kur shkeli nė pragun e hyrjes ku banonte, thuajse nuk ishte fare nė vehte; kishte fulluar tė ngjiste shkallėt, kur iu kujtua sėpata. Duhej kthyer aty ku u mor, pa e vėnė re kush. Mendja nuk i punonte, kuptohet, mė mirė do kishte qenė ta kishte hedhur sesa ta kthente nė vendin ku e kishte marrė.

    Por i eci, edhe ky veprim i doli me sukses. Dera e kolibes sė rojtarit ishte mbyllur, por jo me kyē; rojtari fare mirė mund tė kishte qenė brenda. Aq mėndjeprishur ishte, saqė e shtyu derėn. Tė kishte qenė roja, do ta kishte pyetur: “Ē’dėshironi?”. Me siguri qė do t’i kishte zgjatur sėpatėn... Por roja nuk ishte. Raskolnikovi e vuri sėpatėn aty ku e kishte marrė, madje i vuri sipėr edhe ēarallaket. Asnjė tė njohur nuk takoi deri sa hyri nė dhomėn e tij. Dera e apartamentit tė pronares ishte e mbyllur. Me tė hyrė u lėshua fuqiprerė nė kanape, i veshur siē kishte qenė. Nuk fjeti, por ishte nė kllapi. Po tė kishte ardhur tani dikush, do tė kėrcente i fandaksur, do vinte ulėrimėn! Copėra mendimesh, ndiesi tė trazuara ia pėshtjellonin kokėn, asgjė nuk ishte nė gjendje tė shquante e tė veēonte, nė asnjėrėn nuk mundej tė ndalej. Dhe donte ta bėnte, vinte tė gjitha forcat pėr ta bėrė.
    f. 66-70


    “Hijet janė copėza, janė fragmente tė botės tjetėr, janė fillimi i saj. Njė njeri i zakonshėm nuk ka pėrse i sheh, ai ėshtė njė tokėsor dhe pikė. Si i tillė ky duhet tė bėjė vetėm jetėn e kėtushme... Po tė sėmuret, po t’i prishet sado pak rendi i pėrditshėm i organizimit tė jetės, krijohet mundėsia e shfaqjes sė botės tjetėr; sa mė i sėmuri njeriu, aq mė tė shumta janė pikat e takimit tė tij me kėtė botė, pastaj, kur vdes, kalon i tėri nė atė botė!” Kam kohė qė vras mendjen pėr kėtė. Kush beson nė jetėn tjetėr, e pranon menjėherė kėtė logjikė.
    f. 244-245

  7. #17

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Citim Postuar mė parė nga Eligers Lexo Postimin
    Siē keni thėnė ju ėshtė: kėrkova tėrė ditėn sot nė qytetin tim modest, Elbasan, e nuk gjeta gjėsend. Madje edhe ata njerėz qė njohin e kanė lidhje me njerėz tė tjerė tė librit nuk dinin gjė.
    Pėr nė librari, as qė bėhet fjalė tė gjindet, madje edhe kur i pyet rreth kėtij libri tė shohin me habi :)
    Pyeta te librat e vjetėr nė Tiranė dhe, as aty nuk e gjeta. Po ashtu kontrollova tek botimet shqip, nė rubrikėn e shitjes sė librave tė pėrdorur qė, janė botuar nė vitet '61-'70 (duke qenė se ky ėshtė botim i 1970) nuk ishte; pėr siguri i hodha njė sy edhe katalogut tė botimeve '71-'80 por, as aty nuk kishte qoftė edhe njė kopje tė vetme. E kam bėrė porosinė e kėtij libri para njė jave te librat e vjetėr nė Shkodėr dhe do shoh nesėr nėse ka arritur tė ma gjejė, por, dyshoj qė do e ketė gjetur; kur s'e gjeta nė Tiranė, vėshtirė ta gjej kėtu.
    Problemi ėshtė, se duke qenė se botimi nuk ėshtė bėrė nė R.Sh por nė Prishtinė, ėshtė vėshtirė tė gjindet kėtu si librat e tjerė.
    I vetmi vend ku gjindet, ėshtė Biblioteka Kombėtare, ku duhet tė jesh i regjistruar aty qė ta huazosh sepse, te katalogu online i BKSH, e kam parė qė ishte; e kam pėr zakon qė gjithmonė kur dua tė gjej ndonjė libėr, t'i hedh sė pari njė sy rreth tė dhėnave si te katalogu online i bksh, po ashtu edhe te ai i Bibliotekės Marin Barleti dhe Bibliotekės Shkencore Shkodėr, dhe pashė qė gjindet vetėm te BKSH.

    Nė anglisht dhe nė formatin pdf e gjen kollaj; unė i kam hedhur njė sy kėtij libri sa pėr kureshtje nė anglisht, dhe nga dy kapitujt e parė qė lexova, m'u duk shumė i trishtė dhe tė fuste si nė gjendje ankthi, siē e ka pėr mjeshtėri Dostojevski :)
    Madje, nga kjo m'u kujtua njė fragment nga filmi "transporter 3", nė pjesėn ku Frank mendon se vajza qė ka nė makinė (Valentina) ishte ruse tek e pyeste Inspektori dhe, ky i fundit pastaj shprehet (nqs e mbaj mend mirė sadopak): "Rusėt... kur do mund tė jenė tė lumtur e dashurojnė ndonjėherė... gjithmonė mizerje, vuajtje.... kam lexuar dikur Dostojevskin"

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Pėr nė librari, as qė bėhet fjalė tė gjindet, madje edhe kur i pyet rreth kėtij libri tė shohin me habi
    Pyeta te librat e vjetėr nė Tiranė dhe, as aty nuk e gjeta. Po ashtu kontrollova tek botimet shqip, nė rubrikėn e shitjes sė librave tė pėrdorur qė, janė botuar nė vitet '61-'70 (duke qenė se ky ėshtė botim i 1970) nuk ishte; pėr siguri i hodha njė sy edhe katalogut tė botimeve '71-'80 por, as aty nuk kishte qoftė edhe njė kopje tė vetme. E kam bėrė porosinė e kėtij libri para njė jave te librat e vjetėr nė Shkodėr dhe do shoh nesėr nėse ka arritur tė ma gjejė, por, dyshoj qė do e ketė gjetur; kur s'e gjeta nė Tiranė, vėshtirė ta gjej kėtu.
    Problemi ėshtė, se duke qenė se botimi nuk ėshtė bėrė nė R.Sh por nė Prishtinė, ėshtė vėshtirė tė gjindet kėtu si librat e tjerė.
    I vetmi vend ku gjindet, ėshtė Biblioteka Kombėtare, ku duhet tė jesh i regjistruar aty qė ta huazosh sepse, te katalogu online i BKSH, e kam parė qė ishte; e kam pėr zakon qė gjithmonė kur dua tė gjej ndonjė libėr, t'i hedh sė pari njė sy rreth tė dhėnave si te katalogu online i bksh, po ashtu edhe te ai i Bibliotekės Marin Barleti dhe Bibliotekės Shkencore Shkodėr, dhe pashė qė gjindet vetėm te BKSH.

    Nė anglisht dhe nė formatin pdf e gjen kollaj; unė i kam hedhur njė sy kėtij libri sa pėr kureshtje nė anglisht, dhe nga dy kapitujt e parė qė lexova, m'u duk shumė i trishtė dhe tė fuste si nė gjendje ankthi, siē e ka pėr mjeshtėri Dostojevski
    Madje, nga kjo m'u kujtua njė fragment nga filmi "transporter 3", nė pjesėn ku Frank mendon se vajza qė ka nė makinė (Valentina) ishte ruse tek e pyeste Inspektori dhe, ky i fundit pastaj shprehet (nqs e mbaj mend mirė sadopak): "Rusėt... kur do mund tė jenė tė lumtur e dashurojnė ndonjėherė... gjithmonė mizerje, vuajtje.... kam lexuar dikur Dostojevskin"
    Shitėsit e librarive janė si ata qė kanė dy-tri diploma e pėrfundojnė si punėtorė llaēi; s'janė nė habitatin e tyre fatkeqėt.

    Gjithsesi e ēuditshme si nuk gjindet nė Shqipėri, se nėpėr katalogė, dihet ajo, tė rreshtojnė botėn e tėrė e pastaj tė lėnė tė torturohesh nėpėr hullitė e tregut, pambarim. Torturė tė jesh lexues nė gjuhėn shqipe! (Paksa e ekzagjeruar kjo qė thashė, por meqė e shkrova po e lė.)

    Besoj se shpėtimi ynė, pėrveē BKSH a ndonjė miku, ėshtė panairi i librit nė Kosovė, qė nis nesėr e mbaron pas njė jave mos gabofsha.
    Keni menduar tė shkoni? Unė rastėsisht ia lashė porosi dikujt qė me shumė shpresa ka pėr tė harruar. Nejse.

    Nė anglisht kam nisur dhe unė ta lexoj, sa pėr kureshtje dhe nuk i heq asnjė presje asaj qė keni thėnė. Kam lexuar dhe "Idioti" paksa nė anglisht dhe, ngase s'kisha ē'bėja, po krahasoja atė nė shqip me atė nė anglisht: shumė ndryshe nė disa vende e shumė tė ngjashėm nė vende tė tjera. Pastaj duke kėrkuar nė internet zbuloj qė ky problemi nuk ishte vetėm i yni po edhe i gjuhėve tė tjera. Nė njė gjuhė fjalia del tjetėr e nė gjuhė tjetėr. Kėtu dhe vendosa ta lexoj vetėm nė shqip Dostojevskin.

    Trishtimin e plotė unė e kam zbuluar vetėm te "Vėllezėrit Karamazov". E kam tė pamundur tė lexoj faqet e fundit pa mbushur sytė me ujė. Nejse.

    Filmi u shėnua te lista "Pėr t'u parė".

    Tung.

  9. #19

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Pėrshėndetje! :)

    Sa pėr panairin nė Kosovė, nuk do shkoj; por zakonisht nė panaire mė shumė "reklamohen" botimet e reja dhe, nuk e di a do iu ketė rėnė nė mend tė ribotojnė "Shėnime nga nėntoka", njė libėr pėr tė cilin edhe kur interesohesh pėr 'tė, njerėzit tė shohin me habi :) dhe siē e dimė mė shumė shtėpitė botuese qė paraqesin botime e reja nė panaire, se ēfarė prirje nė botime paraqesin sė fundmi, por sidoqoftė uroj qė kėsaj here tė jenė kujtuar pėr kėtė libėr. :)

    E mira e tė mirave, do ishte sikur nė Shqipėri, tė organizohej njė panair i librave tė vjetėr :)

    Nė lidhje me pėrkthimin, mua mė ka rastisur tė shoh dallimin e "Tė Mjerėt" e Hygo, ku vėllimin e parė e kam lexuar nė anglisht dhe kur e mora pastaj nė shqip, edhe pse Misto Treska kishte bėrė njė punė tė mrekullueshme, vura re qė njė pjesė jo vetėm mungonte, por sėrish e vė re se dallon pak, ėshtė e natyrshme nė fund tė tė fundit, sepse ėshtė pėrshtatje nė shqip, prandaj mua mė pėlqen qė tė pėrdori mė shumė fjalėn - shqipėrim sesa pėrkthim. Nė kėtė rast, nuk mund tė mos mahnitesh nga gjenia e kėtyre shkrimtarėve tė mėdhenj, qė, sado qė mund t'i pėrshtatėsh veprat e tyre nė gjuhė tė ndryshme, nuk e humbasin magjinė e tyre, ku, jo vetėm tė pėrpijnė dhe tė bėjnė tė jepesh me mendje e shpirt tek i lexon, por mbasi e mbaron sė lexuari, e vė re se diēka ka ndryshuar tek ty.

    Sa pėr filmin, ėshtė film aksion, dhe ai fragment qė shkėputa unė, ėshtė pėrmendur vetėm njė herė dhe pa shumė pretendim. :)

    Ndėrsa Vėllezėrit Karamazov, nuk e kam lexuar. Por nėse do ta shohėsh film, e ke tė realizuar nė episode, ėshtė nė rusisht por me titra anglisht.
    Ėshtė realizuar edhe "Idioti" me episode, por, ėshtė i tėri nė rusisht, dhe vetėm njė pjesėz ėshtė me titra nė anglisht, dhe, ėshtė pjesa e leximit tė letrės sė Ipolitit; ku, me thėnė tė drejtėn e kisin cunguar nė krahasim me librin, kėshtuqė, nuk mė pėlqeu edhe aq.

    Kėtu e ke filmin e "Vėllezėrve Karamazov", dhe episodet e tjera, i ke tė sugjestionuara nga vetė Youtube.



    Tung :)

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Nga autori kam lexuar vec ''Krim e Ndeshkim,,!



    Vuajtje,depresion,tmerri i sepates se Raskolnikovit drejt plakes,malli i te motres e nenes se tij!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •