Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Thumbs up Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka

    Ne nje postim ne facebook At Nikolla Xhufka shkruan:
    Vendim Kanunor Kishtar! 🔴
    Me vendim tė Kėshillit tė Kishės Ortodokse Kombėtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut tė Kishės sonė, zotit at Nikolla Xhufka, ėshtė vendosur:
    1- Kisha jonė mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.
    2- Ndarja kanunore me ēdo kishė serbe nė Serbi ose nė mbarė botėn.
    3- Shpalljen heretik tė ēdo kleriku serb.
    4- Mosnjohjen e kishės serbe si kishė paqėsore tė krishterė.
    5- Mosnjohjen e asnjė dokumenti qė lėshohet nga kisha serbe (certifikata pagėzimi, kurorėzimi etj.)
    6- Ndalimin e hyrjes se ēdo prifti serb nė kishėn shqiptare.
    Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka

    Mitropolia e Shenjtė e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,

    Deklaratė.

    Zoti Jisu tha: “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė nuk hyn nėpėr derė tė vathės sė deleve, por ngjitet nga njė anė tjetėr, ai ėshtė vjedhės dhe kusar.” Ungjilli sipas Joanit 10:1.

    Kėto ditė u informuam pėrmes mediave televizive lokale dhe rrjeteve sociale pėr “vizitėn” e papritur nė qytetin e Elbasanit, tė njė personazhi sa enigmatik aq edhe qesharak, i prezantuar si “Kryepeshkopi i Rumanisė” i kalendarit tė vjetėr pėr tė gjithė vllenjtė nė botė me emrin Vasic Moisije.

    Personi nė fjalė kryen njė “ceremoni” fetare tė ēuditshme nė qilarin e shtėpisė sė mikpritėsit tė tij Nikolla (Bllazhde) Xhufka, qė ky i fundit kėrkon ta paraqesė si “kishė katakomb”, e nė fund tė saj, nėn flamurin kombėtar tė Rumanisė varur nė murin e shtėpisė pretendohet se tashmė Nikolla ėshtė dorėzuar “prift” prej tij.

    Njė skenė e tillė do tė ishte e pėrshtatshme pėr njė komedi satirike, por fatkeqėsisht gjithēka kryhet nėn emrin e ortodoksisė dhe tė simboleve tė shenjta qė Kisha jonė Ortodokse i ruan me aq fanatizėm dhe i nderon me pėrkushtim. Gjithēka e paraqitur dhe kryer aty nuk ka asgjė tė shenjtė dhe kanonike, pėrkundrazi, provokojnė vetėm indinjatė dhe zemėrim tek besimtarėt dhe kleri ortodoks nė Shqipėri.

    Kleriku nė fjalė, prezantuar si “Kryepiskopi i Rumanisė”, i cili bėn deklarata nė gjuhėn serbe, me flamurin e Rumanisė nė sfond, si pėrfaqėsues i vllenjve dhe jep leksione atdhetarie pėr shqiptarėt, ėshtė jo vetėm njė ironi e tepruar, por sinjalizon dhe njė rrezik tė pėrfshirjes sė ēėshtjeve politike me sfond fetar dhe axhenda tė dyshimta nė zemėr tė vendit tonė, nė qytetin e Elbasanit.

    Shprehim keqardhjen tonė, qė nė kėtė rrugė tė gabuar dhe tė rrezikshme, ėshtė pėrfshirė i riu Nikolla (Bllazhde) Xhufka, i cili ka qenė pėr njė kohė pranė Kishės sonė, ende pa mbushur moshėn e duhur, pa arsimimin fetar, injoron dhe shkel katėrēipėrisht kanonet dhe rregullat e Kishės Orthodhokse, kėrkon tė prezantohet si klerik dhe prift ortodoks!

    Ju bėjmė me dije; besimtarėve ortodoksė tė Mitropolisė tonė tė Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, autoriteteve dhe institucioneve vendore, komuniteteve tė tjera fetare dhe opinionit tė gjerė publik se: Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk konsiderohet klerik dhe as prift nga ana e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Dorėzimi i tij konsiderohet i pavlefshėm dhe nė kundėrshtim tė hapur me Kanonet e Kishės Orthodhokse.

    Gjithashtu, ju kėrkojmė organeve kompetente ligjore dhe administrative, qė ta shohin me shumė vėmendje kėtė incident dhe tė ndjekin sipas kompetencave qė u jep ligji dhe detyra, qė fenomene tė tilla tė pėrēarjes me bazė nacionaliste, fetare dhe politike tė merren seriozisht nė konsideratė dhe tė parandalohet pėrshkallėzimi i tyre.

    Mbarėvajtja e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nuk mund tė jetė nė dorėn e njė personi anonim dhe as tė njė aventurieri djaloshar, tė cilėt pėr ambicie e delire personale janė tė gatshėm tė pėrfshihen nė lojėra dhe axhenda tė rrezikshme me pasoja tė rėnda pėr Kishėn dhe vendin tonė.

    Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, drejtohet prej disa vitesh nga Imzot Andoni, njė shqiptar i formuar me edukim fetar dhe tė pėrgjithshėm, i cili me devocionin dhe pėrkushtimin e tij gėzon respektin dhe vlerėsimin e besimtarėve dhe tė gjithė shoqėrisė sonė nė Elbasan dhe nė mbarė vendin. Pėrpjekjet pėr tė pėrēarė Kishėn Orthodhokse, edhe nė kėtė rast, me hirin dhe ndihmėn e Zotit, do tė dėshtojnė. Amin.

    Burimi: KOASH

  3. #3

    Pėr: Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Albo tani ju jeni pro apo kunder asaj qe ndodhi ne Kosove ?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka

    Citim Postuar mė parė nga Besimi Dardani Lexo Postimin
    Albo tani ju jeni pro apo kunder asaj qe ndodhi ne Kosove ?
    Unė jam pro tė vėrtetės dhe kundėr gėnjeshtrės. Pro paqes dhe kundėr luftės.

    Dhe njeriu qė ti na e ke sjellė nė forum si "peshkop" nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sharlatan ēoban me gjak rumuni e jo shqiptari.

    Shqiptarėt orthodhoksė autoktonė u kanė vėnė emrin kėtyre minoritarėve tė ardhur nga Rumania nė Shqipėri pėr tė ruajtur bagėtitė nė male, si "ēobenė".

    Sot ēobenėt e Elbasanit dhe tė Shqipėrisė na hiqen mė patriotė se orthodhoksėt me gjak shqiptari.

    Ajo qė ndodhi nė Kosovė nuk ka lidhje me Kishėn apo me fenė. Ajo qė ndodhi nė Kosovė ka prapaskenė politike. Dhe tė gjithė shqiptarėt qė i japin konfliktit politik ngjyra fetare, janė duke rėnė nė kurthin e politikave tė Beogradit.

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka

    Dy priftėrinj ortodoksė shqiptarė akuzohen nė Kosovė pėr meshė nė “kishėn serbe”

    Dy priftėrinj ortodoksė shqiptarė pretenduan juridiksion mbi njė kishė tė pashfrytėzuar nė verilindje tė Kosovės, duke zemėruar Kishėn Ortodokse Serbe.

    Nga Pėrparim Isufi

    Emri:  Rakinica-church-Podujeve-Kosovo.jpg

Shikime: 305

Madhėsia:  38.9 KB

    Prokuroria Speciale e Kosovės njoftoi tė martėn njė padi kundėr dy priftėrinjve ortodoksė shqiptarė – Niko Bllazhde, i njohur mė mirė si Nikolla Xhufka, dhe Lejdi Zagalli – me akuza pėr nxitje tė urrejtjes kombėtare, fetare dhe etnike qė rrjedh nga njė hyrje pa leje nė njė kishė ortodokse serbe tė pashfrytėzuar nė nėntor tė vitit tė kaluar.

    Bllazhde dhe Zagalli dyshohet se kanė mbajtur njė liturgji nė kishėn nė verilindje tė Kosovės dhe kanė paralajmėruar Kishėn Ortodokse Serbe se rrezikon “zjarret e ferrit” nėse pėrpiqet tė ndėrhyjė.

    Pas ngjarjes, Bllazhde ka bėrė tė ditur nė Facebook se “kisha 500-vjeēare tashmė mban emrin ‘Fan Noli' dhe ėshtė nėn juridiksionin e Kishės Kombėtare Ortodokse Shqiptare ‘Shėn Kozmai' tė Elbasanit”. Bllazhde ka lindur nė Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme.

    Dioqeza Rashkė-Prizren e Kishės Ortodokse Serbe denoncoi veprimet e tyre, duke thėnė se mėsymja ishte njė “akt kriminal” dhe “njė tjetėr nė serinė qė synon uzurpimin e trashėgimisė shpirtėrore dhe kulturore tė Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė”.

    “Dioqeza Rashkė-Prizren ka vite qė e ka theksuar procesin e pėrvetėsimit kulturor tė trashėgimisė sonė”, thuhet nė tė. “Ky incident i fundit konfirmon pretendimet tona, kėtė herė nė njė mėnyrė tė pamohueshme dhe jashtėzakonisht shqetėsuese.”

    Nė njė deklaratė pėr Kosova Online, tre ditė pas liturgjisė, Kisha Ortodokse Shqiptare u distancua nga Bllazhda, duke e quajtur atė “mashtrues dhe njė person qė nuk ėshtė prift”.

    Sipas prokurorėve, tė dy personat i kanė mohuar akuzat.

    BIRN

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka

    Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks shqiptar i vetėshpallur, nxit polemika nė Kosovė

    Njė burrė shqiptar pretendon se drejton "Kishėn Ortodokse tė Kosovės" nga njė ēerdhe e dikurshme nė qendėr tė Prishtinės, por autoritetet ortodokse serbe dhe shqiptare thonė se ai nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė mashtrues.

    Nga Serbeze Haxhiaj

    Emri:  Nikola-Xhufka-scaled-e1754398949567.jpg

Shikime: 1

Madhėsia:  23.3 KB
    Nikolla Xhufka brenda Kishės Ortodokse tė sapothemeluar tė Kosovės nė Prishtinė. Foto: BIRN.

    Nė njė rrugė tė ngushtė nė qendėr tė Prishtinės, nė atė qė dikur ishte njė ēerdhe private, Nikolla Xhufka pretendon se ka themeluar Kishėn Ortodokse tė Kosovės. Ai e quan atė “shtėpia e Zotit dhe e sė vėrtetės”. Por jo tė gjithė e besojnė atė.

    Kosova, qė dikur ishte njė krahinė jugore e Serbisė, njeh vetėm njė Kishė Ortodokse brenda kufijve tė saj – Kishėn Ortodokse Serbe, e cila zotėron dhjetėra kisha dhe manastire shekullore nė tė gjithė vendin e vogėl.

    Kosova ėshtė me shumicė shqiptare dhe shumica e shqiptarėve janė myslimanė, megjithėse ka edhe besimtarė katolikė dhe ortodoksė. Pakica serbe ėshtė nė shumicė dėrrmuese ortodokse.

    I etiketuar si mashtrues nga Kisha Ortodokse e Shqipėrisė, nga e cila ai e ka origjinėn, Xhufka nuk duket tė jetė i lidhur me asnjė institucion tė njohur ortodoks, dhe nė njė intervistė pėr BIRN refuzoi tė specifikonte se nga i siguron fondet pėr ambientet e shtrenjta nė kryeqytetin e Kosovės, qė i ka zėnė qė nga prilli.

    Prokuroria publike nė Kosovė po e heton Xhufkėn pėr dyshime pėr keqpėrdorim dhe pėrdhosje tė objekteve fetare dhe pėr nxitje tė urrejtjes fetare dhe etnike. Veprimet e tij rrezikojnė tė ndezin mė tej tensionet fetare dhe etnike, por Xhufka tha se nuk do tė tėrhiqet.

    “Kemi 5,000 ndjekės dhe po u themi shqiptarėve tė dalin nga errėsira”, tha ai pėr BIRN.

    I arrestuar pėr hyrje keqpėrdorim tė kishės

    Emri:  Rakinica-church-Podujeve-Kosovo.jpg

Shikime: 1

Madhėsia:  38.9 KB
    Njė kishė ortodokse e papėrdorur nė Rakinicė ku Nikolla Xhufka mbajti njė shėrbesė pa leje. Foto: Dioqeza Rashkė-Prizren

    I lindur si Niko Blazhde nė rajonin qendror tė Elbasanit, Xhufka u bė lajm kur ai dhe disa ndjekės tė tij hynė nė njė kishė ortodokse serbe tė braktisur nė fshatin Rakinicė, nė verilindje tė Kosovės, mė 28 nėntor 2023, nė Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dhe mbajtėn njė shėrbesė fetare. Ndjekėsit e tij mbanin flamuj me simbole nacionaliste shqiptare, duke shkaktuar njė reagim tė ashpėr nga Kisha Ortodokse Serbe.

    “Nuk e dija qė kjo kishė ekzistonte”, tha Xhufka.

    “Nė Elbasan, ku jetoja, disa ish-banorė tė kėtij fshati qė kishin ardhur nga Kosova mė kėrkuan tė mbaja njė meshė dhe mė thanė se donin qė kjo kishė tė kalonte nė varėsi tė Kishės sė Elbasanit.”

    “Ne duam kishat qė historia thotė se janė tonat”, tha ai pėr BIRN.

    Gjashtė muaj pas hyrjes nė kishėn e Rakinicės, afėr Podujevės, policia e Kosovės arrestoi Xhufkėn; ai u mbajt nė paraburgim pėr tre ditė dhe mė pas u lirua.

    Xhufka mohoi se ishte arrestuar vėrtet.

    “Policia nuk mė arrestoi”, tha ai. “Mė thanė tė mbaja duart nėn rroba qė tė dukej sikur isha me pranga.”

    Muajin e kaluar, misioni i OSBE-sė nė Kosovė dėnoi atė qė e quajti “hyrja e tretė e paautorizuar” e Xhufkės nė tė njėjtėn kishė ortodokse.

    “Tė tilla veprime minojnė tė drejtat e komuniteteve fetare tė njohura pėr tė menaxhuar lirshėm vendet e tyre tė adhurimit dhe pėr tė ruajtur pronėn e tyre pa ndėrhyrje”, shkroi misioni nė Facebook. “Kisha Ortodokse Serbe, si tė gjitha komunitetet fetare nė Kosovė, ka tė drejtėn pėr mbrojtje ligjore.”

    “Kthejmė faqen tjetėr”

    Emri:  Nikola-Xhufka-1-scaled-e1754398814275-1536x1024-1-1320x880.jpg

Shikime: 1

Madhėsia:  45.1 KB
    Nikolla Xhufka jashtė zyrės sė Kishės Ortodokse tė Kosovės nė Prishtinė. Foto: BIRN.

    Edhe pėrpara pėrplasjes me policinė e Kosovės, Kisha Ortodokse e Shqipėrisė e kishte denoncuar Xhufkėn si mashtrues, duke kundėrshtuar pretendimin e tij se kishte pėrfunduar studimet nė teologji dhe duke thėnė se nė tė vėrtetė ai kishte mbaruar njė shkollė profesionale pėr teknologji ushqimore.

    Xhufka, tha ajo nė vitin 2022, “nuk ėshtė klerik ortodoks dhe nuk njihet si i tillė nga asnjė Kishė e Krishterė nė asnjė vend. Ai pretendon se ėshtė shuguruar nga njė individ serbo-rumun qė nuk ka asnjė lidhje me Kishėn Ortodokse dhe nuk ėshtė klerik. Ky ėshtė thjesht njė rast mashtrimi publik.”

    I pyetur pėr pėrgjigjen e tij, Xhufka tha: “Ne ecim nė rrugėn e Zotit. Nėse dikush na godet nė fytyrė, ne i kthejmė faqen tjetėr.”

    Ikona qė paraqesin peshkopė ortodoksė dhe klerikė ortodoksė shqiptarė zbukurojnė muret e ambienteve tė Xhufkės nė kryeqytetin e Kosovės, por aty ka vetėm katėr karrige pėr meshė.

    Megjithatė, Xhufka tha se kishte filluar tė pagėzonte fėmijė dhe tė kthente tė rriturit nė besim. Ai pretendoi se “Mitropolia e Kosovės” ka njė prani nė qytetin jugor tė Prizrenit si dhe nė Gjakovė nė perėndim dhe se ka kėrkuar leje nga Komuna e Prishtinės pėr njė parcelė toke pėr tė ndėrtuar njė kishė.

    Sipas Kushtetutės sė Kosovės, megjithatė, vetėm Kisha Ortodokse Serbe njihet si komuniteti i vetėm fetar ortodoks.

    Kosova ende nuk ka njė ligj qė rregullon komunitetet fetare nė vend; njė projektligj ka mbetur pezull nė parlament pėr 13 vjet. Ai parashikon qė njė komunitet fetar mund tė regjistrohet nėse ka tė paktėn 100 anėtarė, por gjithashtu qė vetėm njė komunitet fetar ortodoks mund tė regjistrohet.

    Nė ballkonin e ndėrtesės sė Xhufkės bie njė kambanė e vogėl.

    “Po luftoj pėr Kosovėn”, tha ai. “Si mund tė jem armiku i saj?”

    BIRN

Tema tė Ngjashme

  1. Shenjtorėt e javės sipas Kalendarit kishtar
    Nga zef malsia nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-08-2012, 06:46
  2. Nuse me vendim gjykate
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 13:44
  3. Si Tė Marrėsh Njė Vendim Tė Qėlluar ?
    Nga Gimi3 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 16:20
  4. Kishat e reja dhe arti kishtar
    Nga D-i-a-n-a nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 05:48
  5. ADHURIMI - Kapitulli IV: Viti Kishtar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-04-2005, 01:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •