Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta “zbret” në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    O Duke, je bere si autopolant per Opoziten.

    Dukesh sikur mfsheh zellin propagandist nen petkun e "lajmit" .

    Jam dakord qe njerezit te protestojne si popull, dhe mos te lejojne politiken te shrytezoje momentin (ashtu si deshtoi tek plehrat kimike) per nje revansh politik.

    Taksa eshte e padrejte, nuk justifikohet me te ardhurat mesatare.

    Problemi qendron tek BORXHET qe na kane zhytur ata paraardhesit dhe tani keta aktualet.

    Bota kerkon interesin, si do ta paguajme?

    Me skllaverine tone!

    Protestat duhet qe te rriten (paqesore ama) qe te zhdukim politiken qe kemi (qe te gjithen) si majtss dhe djathtas.
    Nese nuk e rifreskojme gjendjen poolitike, atehere ti Duke do ngelesh duke copy-paste lajme Shqiptare full-time!

    A te paguan Forumi te pakten?

    O shoku je komplet jashte kontekstit.
    Sa per sqarim, quhet altoparlant dhe jo autopolant.
    Dhe e dyta mos u merr me mua por me ato qe une them.
    Dhe e treta nuk eshte vene taksa per te ulur borxhet por per t’u pasuruar akoma me shume disa individ me shume shume para qe s’paguajne detyrimet e tyre.
    Nqs ti je dakort me kete lloj skllaverie, bujrum...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Protesta “zbret” në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    O Duke, je bere si autopolant per Opoziten.

    Dukesh sikur mfsheh zellin propagandist nen petkun e "lajmit" .

    Jam dakord qe njerezit te protestojne si popull, dhe mos te lejojne politiken te shrytezoje momentin (ashtu si deshtoi tek plehrat kimike) per nje revansh politik.

    Taksa eshte e padrejte, nuk justifikohet me te ardhurat mesatare.

    Problemi qendron tek BORXHET qe na kane zhytur ata paraardhesit dhe tani keta aktualet.

    Bota kerkon interesin, si do ta paguajme?

    Me skllaverine tone!

    Protestat duhet qe te rriten (paqesore ama) qe te zhdukim politiken qe kemi (qe te gjithen) si majtss dhe djathtas.
    Nese nuk e rifreskojme gjendjen poolitike, atehere ti Duke do ngelesh duke copy-paste lajme Shqiptare full-time!

    A te paguan Forumi te pakten?
    Protestat paqesore kan nje limit qe jo vetem nuk ndikojne ne asgje por edhe nuk ja fershkellen asnje. Imagjino sikur ne rrugen e Kombit ata 400-500 veta te protestonin ne paqe,jo vetem qe nuk do perbenin lajm por do dukej si nje vendim i pranuar.

  3. #53
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

    Lubonja: Dhuna e kuksianëve, përgjigjja jonë e munguar ndaj grabitjes

    Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi u ka marrë votën duke premtuar ulje të taksave dhe përmirësim jetese, pa përfillur as fjalën e dhënë, as gjendjen e tyre në zgrip të mbijetesës, as ekspertë, dhe as ligje, e ngre traun e taksave e gjobave sa herë i teket duke u marrë edhe kacidhet e fundit për ta ndarë me një grusht oligarkësh të cilëve u jep pastaj të drejtën të ndërtojnë kulla qejfi e pushteti në sheshet publike ku deri dje luanin fëmijët shqiptarë?

    Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që sëbashku me oligarkë e tij u vjedh përditë trashëgimtarëve të ligjshëm dhe shqiptarëve në përgjithësi copa të bregdetit për të ndërtuar atje sarajet e verës së këtyre oligarkëve?

    Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin se të njëjtën gjë bëjnë edhe me lumenjtë e me gjithë pasuritë e përbashkëta që kryeministri dhe oligarkët e tij i shohin thjesht e vetëm si mundësi pasurimi për veten?

    Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi ua merr votën duke u premtuar “zero ndërtime”, pa pyetur as për historinë e tyre as për cilësinë e jetës u ngre pallate përpara ballkoneve e dritareve duke shpëlarë paratë e trafikantëve që e kanë ndihmuar të blejë votën e atyre që s’ua ka marrë dot me mashtrime?

    Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, në bashkëpunim me oligarkët e tij, duke shkelur ligjin, ua rrethon stadiumin me status monument kulture dhe ua shemb përpara syve? Po, kur pas një viti, duke parë suksesin e këtij maskarallëku kërkon të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar për të ngritur në truallin e tij publik gjashtë kulla medemek si çmim që oligarku i tij të na bëjë një teatër të ri?

    Përgjigja e parë (demokratike) është që të flasim e denoncojmë këtë përdorim skandaloz të shtetit për interesa private, këtë regjim që, me Edi Ramën po shkon dita ditës drejt atij që quhet fashizëm ekonomik, dmth. një regjim ku qeveria “e oligarkëve”, “nga oligarkët” dhe “për oligarkët” po arrin deri në përdorimin e dhunës për të mbrojtur interesat e veta.

    Mirëpo, çfarë duhet të bëjnë njerëzit, kur, edhe pasi flasin, përgjigja që vjen nga Kryeministri dhe oligarkët e tij është mospërfillja, denigrimi, shantazhimi dhuna verbale dhe etiketimi nëpër mediat si plehra kazani?

    Përgjigja e dytë (demokratike) është denoncimi në institucionet e drejtësisë të të gjitha shkeljeve ligjore.

    Por, çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur edhe pasi bëhen këto denoncime policia dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse kontrollohen nga kryeministri dhe oligarkët e tij ose sepse kryeministri ka sajuar ndërkaq VKM pas VKM-je për të ligjëruar vjedhjet që ka bërë sëbashku me oligarkët e tij,?

    Një përgjigje gjithnjë demokratike janë protestat paqësore. Të tilla ka pasur jo pak, por kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë ndalur. Të shkretët njerëz, që nuk e duan dhunën apo i frigohen asaj, janë përgjigjur duke marrë plaçkat dhe kërkuar azil në masë edhe pse nuk jemi në luftë civile e nën bombardime si gjetkë. Mirëpo megjithë sinjalet dramatike që ka dhënë ky eksod Kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë reflektuar as një çast për njerëzit që ikin për tu shpëtuar bombardimeve të grykësisë së tyre, por kanë vazhduar ta ngrenë traun e grabitjes, arrogancës paturpësisë?

    Dhe së fundi çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur shohin se kryeministri nuk mjaftohet me këto, por, duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e shtetit që punojnë për të dhe oligarkët jo për njerëzit, edhe i poshtëron duke i quajtur “dele” e njerëz të tredhur?

    Dhe ja ku erdhi ngjarja e Kukësit si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.” Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve. Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë. Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje.

    Panorama
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Për: Bilanci paraprak i protestës, policë e qytetarë të plagosur

    Rama ua ka mësuar " inatin" shqiptarëve, i ka kthyer në dele qe as leshi s'u bën para. Shpejt kanë per t'u ulur gjakrat e trazuara te kuksianëve permes: ryshfeteve, ne leke, se ka mjaftë te fituar nga droga e Tahirit e Co., nepermjet presioneve e burgosjeve te "kokave kryengritese", nepermjet " burrerise kanunore" te malësorëve, nepermjet frikës per jeten e femijeve per te nesermen e pasigurtë, etj.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Bilanci paraprak i protestës, policë e qytetarë të plagosur

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Protesta nuk duhet te politizohet.
    Kuksianet s’duhet te perzihen as me Bashe e as me Monike per ket çeshtje.

    Dhe jam i sigurt qe ket e dine...
    Ne mungese te sindikatave dhe te nje shoqerie te paemancipuar per te kerkuar te drejtat e tyre eshte opozita qe mbron interesat e popullit perballe pushtetit dhe arrogances se tij.
    A ishin ne proteste qytetare te te gjitha bindjeve ne Kalimash?
    A u burgosen?
    Kaq mund te bejne dhe asgje me teper kur shteti policor dhe I kapur nga mafia sundojne me dhune dhe ryshfete parash te pista.
    Ketu po behet fjale per 90% e popullit qe varferohen perkunder 10% qe kane kapur ekonomine e Shqiperise me korrupsion dhe vjedhje.
    Nese nuk ngrihen sot por fshihen si struci pas nje rroge minimale qe ua servir hashashizimi, kurre mos ngrefshin koke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 03-04-2018 më 02:50
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #56
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

    Qytetarët kuksianë sapo ishin larguar nga pika e shkatërruar e konçensionarit ditën e shtunë, kur Fatmir Xhafaj doli në një konferencë për të recituar të njëjtin refren që do të dëgjohej më pas edhe nga Edi Rama. Ministri foli për dhunë barbare ndaj “pronës së përbashkët”, për “elementë me të shkuar kriminale” dhe për “skenarë kriminalë”.

    Reagimi i qeverisë ishte i pritshëm. Surprizë qe ai i Arta Markut, që iu bashkua korit të indinjuar qeveritar për dëmet e kompanisë private. Prokuroria e Përgjithshme mund të kishte nisur hetimet në heshtje, pa dhënë shkas për hamendësime se deklarata publike u dirigjua direkt nga zyra e Edi Ramës.

    Arta Marku pranoi në deklaratë se “ishte në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit” dhe nxiste vartësen e saj në Kukës të hetonte shkelësit e ligjit. Siç u pa më vonë “shkelësit e ligjit”, prokuroria i gjeti vetëm mes protestuesve dhe asnjë në anën e policisë.
    Fakt është që shkeljet e ligjit nuk munguan as në anën e uniformave blu.

    Me urdhër të prokurorisë, u firmosën 23 urdhër-arreste. Shtëpitë e kuksianëve u bastisën në mesnatë, siç tregojnë familjarët e të arrestuarve. Një veprim i tillë është shkelje e Kodit të Procedurës Penale, pasi të arrestuarit nuk u kapën në flagrancë dhe nuk akuzoheshin për vepra të rënda penale. Pavarësisht se prokurori nuk dha leje për arrestimet e të gjithëve në mesnatë, policia veproi njësoj në të gjitha rastet. A ka nisur prokuroria hetime për këtë shkelje?
    Kuksianët e arrestuar pas protestës u transferuan në Tiranë me urdhër të prokurorit të çështjes. Por sipas raportit të Avokatit të Popullit, policia u gjet në disa shkelje të rënda ligjore. Që nga trajtimi çnjerëzor i protestuesve që u lanë pa ngrënë e deri tek mungesa e dokumentacionit në disa komisariate. Duke qenë se të arrestuarit janë përgjegjësi direkte e prokurorit, Arta Marku duhej të kishte nisur hetimet për drejtuesit e policisë, duke u treguar e paanshme në përballjen mes qytetarëve dhe qeverisë.
    Nga qindra minuta pamje filmike u pa qartë se kuksianët e irrituar qëlluan me gurë ndaj policisë gjatë protestës dhe i vunë flakën pikës së konçensionarit. Por të njëjtat pamje tregonin se edhe policët qëlluan me gurë ndaj protestuesve. Për këto veprime të policisë, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, megjithëse në protestë u raportua për disa protestues të plagosur.

    Faktet tregojnë se Arta Marku është treguar e njëanshme në hetimet për protestën e Kukësit dhe po përdoret nga qeveria si një vegël represioni. Prej disa ditësh, qytetarët janë në protestë të irrituar me arrestimet dhe një reagim nga Arta Marku do të ishte shumë normal këto ditë, edhe sikur ky reagim të vinte nga ERTV./ Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #57
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

    Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro

    Qeveria po jep shenja të qarta se nuk do ta kuptojë fare atë që ndodhi disa ditë më parë në Kukës. Në njërën anë, ajo po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare si një fenomen lokal, të organizuar nga individë me precedentë penalë dhe të nxitur nga opozita, e cila kërkon të përfitojë politikisht prej saj. Ndërsa në anën tjetër, falë edhe ushtarëve mediatikë që i ka në rresht sa herë është në hall, po kërkon ta trajtojë protestën e Kukësit si pasojë e një “gabimi njerëzor”, si një rast të izoluar të provokuar nga pakujdesia e qeverisë për të parashikuar në kohë tarfimin e përshkallëzuar për banorët e zonës apo si një keqmenaxhim të marrëdhënieve me publikun për të shpjeguar rëndësinë e kësaj takse. Sigurisht që kësaj propagande nuk mund t’i mungonte refreni i përhershëm që, edhe për tarfiën e sotme të Rrugës së Kombit, faji duhet kërkuar tek ata që qeverisën para pesë vjetësh.

    Edi Rama do të ishte plotësisht i besueshëm dhe i mirëkuptueshëm, nëse vërtet ngjarja e Kukësit do të ishte pasojë e një gabimi në menaxhimin e koncesionit për Rrugën e Kombit. Një qeveri, e cila ka dëshmuar se në veprimtarinë e saj drejtohet nga interesi publik, nuk do të gjykohej për një rast të vetëm kur ky interes do të cënohej. Në kushte të tilla do të kishim vërtet të bënim me një fenomen lokal, të izoluar, pasojë e një vendimi të nxituar, dhe të gjithë do të ishin të durueshëm (përfshi dhe kuksianët) në pritje të korrigjimit të tij.

    Por vendimi për taksën mbi atë rrugë, nuk ishte lajthitje nga përllogaritjet e gabuara apo nga nxitimi për të vjelë paratë pa përfunduar skemën e aboneve. Ai ishte një vendim i marrë në frymën e arrogancës së qeverisë, që është e gatshme të sakrifikojë “delet” e saj për “deshët” që i prijnë kopesë së abuzimit dhe korrupsionit. Tollet e 5 eurove në Rrugën e Kombit, ishin pika që derdhi një zemërim të akumuluar dhe jo gabimi që provokoi një protestë të izoluar.

    Propaganda qeveritare që i mëshon këtij versioni, duke i bashkangjitur edhe skenarin e vandalëve që përfituan të ndezin zjarrin e dhunës, u intesifikua pikërisht për të fshehur shkëndijën e vërtetë që shpërtheu flakët në Kukës. Ajo shkëndijë është qeverisja abuzive për llogari të një grushti njerëzish, është heqja e ndihmës ekonomike, është shtrenjtimi i kostos së jetës, papunësia, rritja e taksave në mënyrë të vazhdueshme, mungesa e shërbimeve dhe pafuqia e njerëzve përballë arrogancës dhe dhunës shtetërore. Ajo shkëndijë ka të bëjë me gjendjen e mjeruar në spitale, ku njerëzit vdesin për shkak të mungesave elementare, ndërkohë që taksat e tyre shkojnë për koncensione miliona euro për miqtë e kryeministrit, për privatizime të dyshimta, PPP abuzive, “rilindje” urbane, palma e pisha që thahen pa u mbjellë akoma. Shkëndija mori flakë nga arroganca e kryministrit që e trajton Shqipërinë si pronë të lënë nga Kristaqi dhe shqiptarët si argatë që nuk duhet të ngrenë kokën edhe kur u rrëmben pronën, edhe kur ua kthen qytetin në beton, edhe kur ua degradon arsimimin e fëmijëve, edhe kur i dënon, madje edhe kur i godet. Ata ose duhet të nënshtrohen ose duhet të ikin.

    Ajo që ndodhi në Kukës është rrjedhojë direkt e një politike 5 vjeçare që vetëm merr dhe nuk kthen asgjë për qytetarët. Që vetëm ngre taksa dhe nuk ofron asgjë në këmbim. Që nuk bën investime publike, por truke kozmetike. Që nuk ndërton një kilometër rrugë, por kërkon të përfitojë nga rrugët që janë bërë po me taksat e qytetarëve. Kjo është dhuna që qeveria u bën shtetasve të saj dhe për këtë duhet të shqetësohen “pacifistët” që nxituan të distancohen nga flakët e të shtunës së kaluar.

    Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro. Ai ishtë simbol i zemërimit të akumuluar nga abuzimi i gjatë me qeverisjen e vendit dhe mospërfillja arrogante e kryeministrit. Prandaj edhe mbështetja popullore për atë protestë ishte e njëzëshme. Shkaktari i zjarrit është vetë kryeministri me mënyrën se si po qeveris, prandaj duket e kotë propaganda që kërkon të merret me atë që ndezi shkrepsen. Ajo mund të ndizet kudo, jo vetëm në Kukës. ©lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #58
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

    Kuksianët nxjerrin gënjeshtare prokuroren e Arta Markut: U arrestuam në mes të natës!

    Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës. Gjithçka duket se është bërë me marrëveshje mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt, që kanë pranuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për këtë çështje.

    Por dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.

    Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se “janë marrë nga krevati me bizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës”

    Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.

    “Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kane marrë” ka thënë Ahmet Tobi.

    Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte genjyer duke kryer një veper penale. I arrestuuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kuksianët nxjerrin gënjeshtare prokuroren e Arta Markut: U arrestuam në mes të natës!

    Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës. Gjithçka duket se është bërë me marrëveshje mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt, që kanë pranuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për këtë çështje.

    Por dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.

    Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se “janë marrë nga krevati me bizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës”

    Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.

    “Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kane marrë” ka thënë Ahmet Tobi.

    Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte genjyer duke kryer një veper penale. I arrestuuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.


    A eshte i ligjshem arrestimi i nje individi per prishjen e prones publike?

    U vrane 4 protestues ne shesh, dhe fajin e mbajti samari dhe jo gomari.


    Problemi eshte se demonstrata kaloi ne dhune, dhe KUDO ne bote, nese protestuesit behen te dhunshem ndaj policise apo sulmojne objektet shteterore/private, atehere ata arrestohen!

    Sa protestues morren pjese, dhe sa u burgosen?

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

    Populli pret qe prokuroria te arrestoje peshqit e medhenj ndersa keta arrestojne varfanjaket qe protestojne per buken e gojes ! Hajde shtet hajde !

    Arrestimi i nje individi te varfer nuk eshte asnjehere moralisht i ligjshem,sidomos kur prish nje prone publike a private qe kjo prone po e varferon me teper.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •