Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62
  1. #41
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta “zbret” në Tiranë.

    Pas shumë vitesh qytetarët treguan se mund të dalin në rrugë fare mirë dhe pa përkrahjen e partive politike, dhe se mbi ta nuk mund të shkelet sa herë që shteti ka oreks.

    Në mesin e reagimeve spikat ai i aktivistit dhe pedagogut Erion Kristo, i cili rendit 14 rrjedhime nga protesta e djeshme në Kukës.

    Reagimi i Kristos:

    Kukesi futet ne Ligen Evropiane.
    2. Kukesi ngjalli shpresen.
    3. Te madhit i mbahet fryma.
    4. I madhi kerkoi ndjese.
    5. I madhi perjashtoi nga partia grupin antiparti.
    6. Populli eshte sovrani.
    7. I madhi nuk di te lexoje sovranin, kujton se eshte ai sovrani.
    8. Ministri i Brendshem foli per elemente kriminale. Pra, deshtoi te mbronte protesten.
    9. Foli dhe prokurorica. Prokurorice heto koncesionin jo popullin.
    10. Lulka????????
    11. Terhiqni autoblindat, se aty do rrezohet shteti si ne 97.
    12. Rilindasit e terbuar le te kujtojne pak makinat qe dogjen ne 21 janar. A ishin pasuri e dikujt? A i demshperblyet? A u denua njeri nga protestuesit qe dogjen pasurine e perbashket dhe private?
    13. Te madhit si duket ju prish pazari, se nuk permbahej fare.
    14. Kush e dashuron Vallen e Kuksit?

    (E.K/FAXWEB.AL)
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #42
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta “zbret” në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Për të gjithë ata që thonë se kjo është protestë qytetare, duhet t’i kujtoj se Shqipëria nuk ka bërë ansjë protestë qytetare për “Rrugën e Kombit”. Kjo e sotmja do të ishte protestë qytetare, edhe sikur të digjej Kalimashi, por sikur të kishte ndodhur për miliona eurot që u janë marrë qytetarve nga xhepat e tyre me këtë rrugë. Ata që kanë në xhepa miliardat e kësaj rruge, sot kishin në xhepa molotovët për t’i vënë flakën.
    O Lazo, u mata me t’u pergjigj nja dy here me keto qe ke shkrujt.
    Desha te thoja se rruga u vodh por ama u ndertua, ajo dhe shume te tjera.
    Desha te thoja se ai qe vodhi dhe e ndertoi, u votua te rri ne opozite, qe te vij dikush tjeter qe nderton pa vjedhur.
    Desha te thoja se ky qe erdhi jo vetem nuk ndertoi, por rriti me 10% me teper borxhin, vodhi sa plasi, i fali dy tre matrapazeve gjysmen e vendit nepermjet PPP-ve, ne fund fare i fut dhe nje takse goxha te kripur shtese pak si per gallate.
    Desha gjithashtu te thoja se ne politike, ne jete e kudo, njeriu matet me standartet qe i kerkohen dhe jo me historine e paraardhesve.
    Mirepo sapo pash qe gjithe kete analize te goditur tenden e kishe shkruajtur me daten 1 Prill, thashe lere s’po i shkruaj asgje!

    PS: Na lajmero perpara se ti fshish komentet..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #43
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

    Sot, pas vitesh drejtimi si një kryeministër i majtë, Edi Rama u kujtua të interesohet për pronën e përbashkët. Pasi protestuesit e Rrugës së Kombit i vunë flakën pikës arbitrare të mbledhjes së taksave, pasi ata zbythën policinë dhe shakatërruan atë monument simbol të një pushteti që drejton vendin sipas interesave të oligarkëve, kryeministri vendosi të përgjërohet për një pasuri që na përket të gjithëve, në një përpjekje të dëshpëruar për të kundërvendosur protestuesit me pjesën tjetër të popullsisë.
    Por në fakt pozicionimi i Ramës në mos është i gabuar është krejtësisht i rremë.

    Sepse ata që hodhën gurë dhe ndezën flakë këtë të shtunë në Rrugën e Kombit, nuk janë shkatërruesit, por mbrojtësit e parë të pronës së përbashkët. Ata nuk janë njerëzit “që do të marrin përgjigjen e merituar” pasi guxuan të shkatërrojnë, por ata janë pionierët e një lëvizjeje që duhet t’i thotë ndal grabitjes që një grusht njerzëish i bëjnë pjesë më të madhe të shqiptarëve. Flaka që u vu sot në traun e pagesave pranë tunelit është e njëjtë me zjarrin që mund t’i vihet laboratorëve ku bëhet Check Up-i, me sulmin që mund t’u bëhet kullave që po ngrihen si partneritet publik privat mbi toka shtetërore, me goditjen që mund t’u bëhet investimeve strategjike që grabisin trojet e bregdetit, me dinamitimin që mund të pësojnë objektet që po ndërtohen mbi rrënojat e trashëgimisë mijravjeçare të vendit.

    Nëse pushteti vazhdon në këtë rrugë edhe këto nuk do të jetë çudi që të ndodhin. Por asnjëri nga ata që do ta marrë këtë guxim nuk mund të konsiderohet si dhunues, por si mbrojtës i një pasurie publike që po e grabisin për ditë Edi Rama me 5-6 oligarkë.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #44
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

    Solidarizohuni me kuksianët, bojkotoni prodhimet e oligarkëve


    Nga Andi Bejtja
    Protesta e djeshme do të mbetet një datë historike, sepse me vetëdije a pavetëdije, u protestua shumë më shumë se kundër një Kryeministri: përveç shumë gjërave të tjera në subkoshiencë për herë të parë kjo që dhe protesta e parë zyrtare në Shqipëri kundra oligarkisë: kundra atij grupi të vogël të pasurish që me ndihmën e Kryeministrit po zhvasin çdo pasuri në këtë vend, po deformojnë tregun dhe konkurrencën e lirë dhe më e rënda po varfërojnë shqiptarët dhe po mbyllin gjithmonë e më shumë portat e lirisë, të medias e të demokracisë.

    Është e qartë, Kryeministri nuk bën dot pa to dhe ata pa kryeministrin. Ka shumë njerëz në këtë vend që për shumë arsye ka kohë që e kanë humbur shpresën dhe kanë kaluar në apati. Dhe vazhdimisht ngrëne supet dhe me trishtim thonë ‘nuk kemi çfarë të bëjmë’.

    Dita e djeshme na e dha një leksion dhe na e hapi një portë. Mund të fillosh të protestosh dhe pa shishe benzine në xhep.

    Vër në kokën tënde listën e atyre që i gjykon si oligarkë, e ke shumë të lehtë, dhe fillo bojkoto çdo shërbim që ata ofrojnë: që nga nafta, apartamentet, e deri te pampersat e fëmijëve.

    Kështu do ndjeni që po bëni diçka për këtë vend, do ndjeheni më të liruar dhe me më energji. Në këtë mënyrë dhe ata që do vinë nesër do jenë më të mirë se këta që janë sot dhe Shqipëria do jetë një vend me shumë perspektivë.

    Mos i lini ata që protestuan dje vetëm: nëqoftëse e doni sadopak këtë vend filloni bojkotoni produktet, mallrat dhe shërbimet e olikarkëve.

    Unë kam filluar.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #45
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

    Pas shumë vitesh qytetarët treguan se mund të dalin në rrugë fare mirë dhe pa përkrahjen e partive politike, dhe se mbi ta nuk mund të shkelet sa herë që shteti ka oreks.

    Në mesin e reagimeve spikat ai i aktivistit dhe pedagogut Erion Kristo, i cili rendit 14 rrjedhime nga protesta e djeshme në Kukës.

    Reagimi i Kristos:

    Kukesi futet ne Ligen Evropiane.
    2. Kukesi ngjalli shpresen.
    3. Te madhit i mbahet fryma.
    4. I madhi kerkoi ndjese.
    5. I madhi perjashtoi nga partia grupin antiparti.
    6. Populli eshte sovrani.
    7. I madhi nuk di te lexoje sovranin, kujton se eshte ai sovrani.
    8. Ministri i Brendshem foli per elemente kriminale. Pra, deshtoi te mbronte protesten.
    9. Foli dhe prokurorica. Prokurorice heto koncesionin jo popullin.
    10. Lulka????????
    11. Terhiqni autoblindat, se aty do rrezohet shteti si ne 97.
    12. Rilindasit e terbuar le te kujtojne pak makinat qe dogjen ne 21 janar. A ishin pasuri e dikujt? A i demshperblyet? A u denua njeri nga protestuesit qe dogjen pasurine e perbashket dhe private?
    13. Te madhit si duket ju prish pazari, se nuk permbahej fare.
    14. Kush e dashuron Vallen e Kuksit?

    (E.K/FAXWEB.AL)

    Erion Kristo ka harru njeriun me te rendesishem, amerikanin Llu.
    Ky qerratai na flet çdo dite per drejtesi. Na garanton me ze dhe figure ndihme amerikane per te drejtat e neperkembura.
    Sot ca qytetare mediatikisht te margjinalizuar po arrestohen sepse nuk kane mundesi per te paguar 10 euro takse per te vajtur gjer ne Puke.
    Ndihma amerikane e kinezit ka humbur ne erresire..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 01-04-2018 më 19:43
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #46
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bilanci paraprak i protestës, policë e qytetarë të plagosur

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Qe do te perdori te gjitha mjetet duke filluar nga forza dhe deri tek leket etj etj nuk ka dyshim, por do beje çdo gje te mundur qe ta mbylli sa me shpejt dhe qe kjo proteste te paraqitet si nje incidend i rradhes.

    Eshte nje "shkendi ne bar te thate" qe me kete nivel korrupsioni dhe varferie eshte problem edhe per vet sistemin. E po e po per Ramen qe i shmonton te gjithe rritjen ekonomike dhe qe po bejme shtet.
    Shife kur te dali ai gazetari investigativ Tan Hoxha me ndonje deklarate bombe te tipit ‘ne proteste ka qene te pranishem edhe dy shtetas turk, qe flisnin kuksiançe me theks bjellorus’. ’Une kam gjithashtu informacion -do thote- qe sherbime dashakeqese kane angazhuar Putinin qe nepermjet Erdoganit te destabilizoje shqiptaret ne ballkan nga kufiri qe lidh Kukesin me Gjakoven’ etj etj

    Duhet pare sa nerv do kete reagimi kundra gjithe propagandes zjarrefikese qe do veje Rama ne levizje.
    Teksa disa dhjetera qytetare ne solidarizim me Kuksianet e arrestuar, ju bashkuan atyre para rajonit te policise, pak metra me matan, qindra te rinj pinin birra neper pubet e bllokut.
    Nga ky kendveshtrim, sa probabilitet ka qe te zbythet Rama nga taksa 5-euroshe? Prandaj jam skeptik..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #47
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

    Një shikim përtej tunelit të Kalimashit

    Nga Dritan Hila

    Përplasja e sotme në tunelin e Kalimashit ka dy anë medaljeje.
    Njëra anë është politike. Cilido qoftë shkaku i protestës: elementë të PD apo popullsi e thjeshtë, e vërteta është se ndjeshmëria tek njerëzit është e lartë. Hyjnë edhe ata që janë të rreshtuar qartazi me të majtën. Për herë të parë hyra në profilin e kryeministrit që komentonte ngjarjen e tunelit të Kalimashit dhe e vërtetova se shumë të njohur të mi, jugorë e veriorë, të cilët në rreshtimin e tyre janë të majtë, e kundërshtonin. Ndoshta kjo është pika e ujit që mbush gotën e zemërimit, por tashmë Rama ka ardhur koha që t’i bëjë pyetjen vetes se kë përfaqëson.

    Në pesë vjet të qeverisjes së tij ai ka zgjedhur qartazi krahun e të pasurve. A vjen kjo për arsye përtese të drejtimit të shtetit; a vjen sepse nuk ka ide dhe ia le privatit barrën; apo për arsye korruptive, kjo tashmë nuk është një problem i njerëzve por i tij. Por ka ardhur koha që ai të vendosë se çfarë të hedhë në tregun e ekonomisë. Nuk mund të vazhdojë më me një ekonomi e cila mbahet vetëm nga taksat të cilat pastaj shpërndahen nëpër klientelën e tij duke krijuar pozita oligopoli që po i marrin frymën njerëzve.

    Ana tjetër e medaljes është ekonomike. Po sot, erdha për fundjavë pas kaq muajsh në bregdetin e Golemit. Hotel Fafa ku ndejta për drekë ishte plot me kosovarë që kalojnë fundjavën. Hotel Floëer po në këtë zonë, duhej prenotuar ditë përpara se ishte gjithashtu i mbushur me kosovarë. Por ndërkohë pas protestës klientët nga Kosova kanë anulluar prenotimet për javët e ardhshme. Tani shtrohet problemi, a i ka hyrë njeri llogarive kur merr këtë taksë nëse vendit i interesojnë 5 euro në grykën e tunelit që punësojnë 100 vetë, apo qindra e mijëra euro që harxhojnë edhe jashtë sezonit në bregdetin tonë, mijëra kosovarë të cilët punësojnë mijëra vetë, ku këta mijëra vetë krijojnë eksperienca që në verë të presin polakët dhe suedezët? Mesa duket duhet të mbledhim mendjen që ti bëjmë rrugët pa pagesë direkte për vendasit dhe me një taksë vjetore për të huajt, pavarësisht nëse futen një herë apo 100.

    Ndërkohë nuk mund të lihet pa cituar problemi i rrugëve. Pesë vjet pasi ka ardhur në pushtet e majta, ende nuk janë mbyllur rrugët që la të hapura Berisha. By pass i Fierit dhe Vlorës janë paguar nga dy herë dhe nuk po përfundojnë; rruga Tiranë-Elbasan po ashtu; duhet të përfundojë urgjent segmenti Tiranë-Milot ku makinat ecin me shpejtësinë e hapit të njeriut, si dhe të zgjerohen segmente të tjerë si ai Elbasan-Pogradec, që është atrofizuar komplet.

    Ky vend të vetmen të ardhme që ka është turizmi. Ndaj shtrohet urgjente modernizimi i rrjetit rrugor. I cili nuk mund të bëhet duke e pasur mendjen të nxjerrësh dhjamë nga pleshti por me biznesplane të qarta dhe afatgjata./dritare.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #48
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Protesta “zbret” në Tiranë.

    Duke as qe e mar mundimin te replikoj ate cfare ke shkruar se eshte aq qesharake sa vet partia qe eshte ne opozite dhe te keput shpirtin.

    Per cilat komente e ke fjalen, se skam fshire asgje !

  9. #49
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Protesta “zbret” në Tiranë.

    Kur s’ke ç’te thuash perballe fakteve, sigurisht qe as nuk replikon dot shoku Lazo.

    Megjithate tema eshte taksa 5 euroshe dhe Kuksianet qe protestojne. Ketu fokusohu shoku Lazo..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Protesta “zbret” në Tiranë.

    O Duke, je bere si autopolant per Opoziten.

    Dukesh sikur mfsheh zellin propagandist nen petkun e "lajmit" .

    Jam dakord qe njerezit te protestojne si popull, dhe mos te lejojne politiken te shrytezoje momentin (ashtu si deshtoi tek plehrat kimike) per nje revansh politik.

    Taksa eshte e padrejte, nuk justifikohet me te ardhurat mesatare.

    Problemi qendron tek BORXHET qe na kane zhytur ata paraardhesit dhe tani keta aktualet.

    Bota kerkon interesin, si do ta paguajme?

    Me skllaverine tone!

    Protestat duhet qe te rriten (paqesore ama) qe te zhdukim politiken qe kemi (qe te gjithen) si majtss dhe djathtas.
    Nese nuk e rifreskojme gjendjen poolitike, atehere ti Duke do ngelesh duke copy-paste lajme Shqiptare full-time!

    A te paguan Forumi te pakten?

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •