Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Qeveria e Rilindjes: 5 euro gjobë të udhëtosh në Rrugën e Kombit. Qytetarët në protestë!

    Nga ora 12:00 e ditës së sotme ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit, që do të aplikohet pas dhënies së saj me koncesion nga ana e qeverisë.Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.
    Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor.
    Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën./Top channel

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Jo më rruga, por poshtërsia e kombit

    Nga Ergys Mërtiri
    Pagesa për rrugën e kombit është një vjedhje e pastër e bërë paturpsisht ditën për diell.
    Rrugë me pagesë ka kudo, por ato janë të tilla sepse janë ndërtuar për të qenë fitimprurëse. Rruga e kombit është ndërtuar me taksat tona dhe jo me kapital privat, ndaj dhe nuk ka përse të jetë me pagesë. Paratë që ne do të paguajmë nuk do të shkojnë për të shlyer kapitalin fillestar të shpenzuar për ndërtimin e saj dhe fitimet normale të ndërtuesit, por janë para shqeto të fituara kot, pa asnjë djersë e mund nga koncensionari.
    Por nuk mjafton kaq. Kostoja që ne paguajmë është e çmendur dhe e pakrahasueshme me asnjë vend në Europë.
    Një aritmetikë e thjeshtë. Rruga nga Kukësi në Rrëshen, ku mbaron pak a shumë autostrada, është rreth 70 km. Të paguash 5 euro për këtë distancë i bie që me 1 euro bëjmë rreth 14 km. Pak a shumë, 100 lekë të vjetra kilometri.
    Kjo i bie të jetë më shume se trefishi i pagesës së udhëtimit me autobus.
    Për të shkuar psh. Nga Tirana në Shkodër, një rrugë prej rreth 100 km, paguan rreth 3 mijë lekë të vjetra, pra rreth 30 lekë të vjetra kilometri. Pra në këtë rast i bie që bishti të jetë më i rëndë se sqepari.
    Por përveç kësaj, shqiptarët po tejkalojnë me disa fish pagesën e rrugës në krahasim edhe me vendet nordike.
    Bie fjala. Pagesa e rrugës në Norvegji, për të shkuar nga Oslo në Bergen, një rrugë prej 500 km, është 10 euro. Shqiptarët paguajnë nga 5 euro për 70 km, në një rrugë të ndërtuar nga buxheti i shtetit!
    Kjo nuk është thjesht vjedhje. Kjo është një makutëri e pacipë e disa banditëve që vjedhin me VKM.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Jo më rruga, por poshtërsia e kombit

    Ky palla e gjate nga Surreli, s’merrka vesh fare nga arithmetika.
    Ne nje emision para ca kohesh tha se nuk kemi mjaftueshem buxhet per te mirembajtur gjithe rruget e vendit, pra kostoja 60-70milione euro sipas shifrave zyrtare ishte teper e larte. Nderkohe qe mbledh diku tek 140 milion nga gjithe automjetet qe qarkullojne ne Shqiperi. Ku shkojne 70-80 milionet e tjera eshte pyetja? Sepse rruge as po ndertohen por as nuk po mirembahen.
    Dhe mos mjaftoj kjo shkon edhe i keput nje takse 5 euroshe dhurate per te gjithe çeçenet e shpellaret (terma te huazuara nga Rama) e veriut dhe Kosoves...

    Uroj qe te pakten nga kjo lloj marrezie te terhiqet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-03-2018 më 18:56
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Jo më rruga, por poshtërsia e kombit

    Ana pozitive e problemit qe qytetari ngre eshte: Perse duhet te paguaj kaq shume takse per te udhetuar ne kete rruge?

    Eshte shume pozitive qe qytetaret i kerkojne llogari burokrateve te shtetit per ceshtje taksash. Ato para dalin nga xhepi i tyre si per ndertimin e rrugeve edhe per taksat e qarkullimit ne ato rruge.

    Ajo qe nuk eshte pozitive ne ate qe ai shpreh eshte ideja se "pse duhet te kete takse ne nje rruge te ndertuar nga shteti?". Problemi me infrastrukturen rrugore eshte se kostoja nuk mbaron me mbarimin e perurimin e projektit. Eshte edhe kostoja e mirembajtjes, sidomos kur ke te besh me nje rruge qe deperton ne nje prej zonave me malore te Evropes. Eshte mese normale qe kostoja e mirembajtjes duhet te dali nga xhepi i atyre qe e perdorin ate rruge: gjithe shoferet qe qarkullojne ne ate rruge. Nuk eshte aspak e ndershme qe "taksen e mirembajtjes ta haje shteti", pasi kjo do te thote qe ate takse do ta paguajne gjithe qytetaret e atij vendi, si ata qe kane makina, edhe ata qe nuk kane makina. Si ata qe e perdorin ate rruge shpesh, si ata qe nuk ngasin makinen ne ate rruge.

    Persa i perket debatit mbi koston e takses, duhen pare sa te ardhura jane mbledhur nga ajo takse ne vit, sa eshte kostoja e mirembajtjes, dhe cila ka qene gjendja e rruges. Te gjitha keto do te nxjerrin ne drite korrupsionin apo taksimin e tepruar.

    Albo

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Albo, kemi nje jete qe e paguajme ate rruge, “taksa majko” ndersa sot tek taksat e qarkullimit vjetor.
    Nuk eshte thjeshte nje rruge dosido, por nje ure bashkimi midis shqiptareve te ndare padrejtesisht nga historia. Ne gjykim tim jo profesional, por jam i bindur qe shume me pak Kosovare do udhetojne drejt Shqiperise me destinacion nje fundjave apo me pushime, po ashtu edhe ne levizjet ekonomike.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Mos i bini qe qaf Rames se nuk ka faj. Ka kater vjet qe thot "nuk keni pare gje akoma" ! Jo Sorosi,jo reforma ne drejtesi,jo droga e leshi...ky vetem thoshte "skeni pare gje akoma" dhe ngre dritat,ujin edhe çdo gje tjeter qe i del perpara.

    Pastaj eshte takse a tarif progresive : Kush ka lek dhe makine te re do paguaj 5 euro. Kush ka edhe makine te keqe do paguaj prap 5 euro. Ndersa,kush eshte pensionist,kush eshte me ndihme ekonomike,kush nuk ka makine nuk do ta paguaje taksen 5 euro. Do perjashtohen nga pagimi direkt.Do paguajne vetem bileten e rruges plus 5 eurot shoferit te mjetit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Jo më rruga, por poshtërsia e kombit

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nga Ergys Mërtiri
    Pagesa për rrugën e kombit është një vjedhje e pastër e bërë paturpsisht ditën për diell.
    Rrugë me pagesë ka kudo, por ato janë të tilla sepse janë ndërtuar për të qenë fitimprurëse. Rruga e kombit është ndërtuar me taksat tona dhe jo me kapital privat, ndaj dhe nuk ka përse të jetë me pagesë. Paratë që ne do të paguajmë nuk do të shkojnë për të shlyer kapitalin fillestar të shpenzuar për ndërtimin e saj dhe fitimet normale të ndërtuesit, por janë para shqeto të fituara kot, pa asnjë djersë e mund nga koncensionari.
    Por nuk mjafton kaq. Kostoja që ne paguajmë është e çmendur dhe e pakrahasueshme me asnjë vend në Europë.
    Një aritmetikë e thjeshtë. Rruga nga Kukësi në Rrëshen, ku mbaron pak a shumë autostrada, është rreth 70 km. Të paguash 5 euro për këtë distancë i bie që me 1 euro bëjmë rreth 14 km. Pak a shumë, 100 lekë të vjetra kilometri.
    Kjo i bie të jetë më shume se trefishi i pagesës së udhëtimit me autobus.
    Për të shkuar psh. Nga Tirana në Shkodër, një rrugë prej rreth 100 km, paguan rreth 3 mijë lekë të vjetra, pra rreth 30 lekë të vjetra kilometri. Pra në këtë rast i bie që bishti të jetë më i rëndë se sqepari.
    Por përveç kësaj, shqiptarët po tejkalojnë me disa fish pagesën e rrugës në krahasim edhe me vendet nordike.
    Bie fjala. Pagesa e rrugës në Norvegji, për të shkuar nga Oslo në Bergen, një rrugë prej 500 km, është 10 euro. Shqiptarët paguajnë nga 5 euro për 70 km, në një rrugë të ndërtuar nga buxheti i shtetit!
    Kjo nuk është thjesht vjedhje. Kjo është një makutëri e pacipë e disa banditëve që vjedhin me VKM.


    Kush qenkan keta (disa bandite qe vjedhin) ,,,,,,,,,,,sepse kjo takse eshte sygjerim i BE dhe Ambasades Amerikane,,ashtu sic sygjerohet edhe per ndryshimin e ligjit 7005 per tokat ne bregdet dhe ndoshta edhe disa llokma te mira nga tokat pjellore te Fierit dhe Lushnjes

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Jo më rruga, por poshtërsia e kombit

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Kush qenkan keta (disa bandite qe vjedhin) ,,,,,,,,,,,sepse kjo takse eshte sygjerim i BE dhe Ambasades Amerikane,,ashtu sic sygjerohet edhe per ndryshimin e ligjit 7005 per tokat ne bregdet dhe ndoshta edhe disa llokma te mira nga tokat pjellore te Fierit dhe Lushnjes
    Qekur paska fillu ambasada amerikane te sugjeroj taksa per rrugen Shqiperi-Kosove?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Albo, kemi nje jete qe e paguajme ate rruge, “taksa majko” ndersa sot tek taksat e qarkullimit vjetor.
    Nuk eshte thjeshte nje rruge dosido, por nje ure bashkimi midis shqiptareve te ndare padrejtesisht nga historia. Ne gjykim tim jo profesional, por jam i bindur qe shume me pak Kosovare do udhetojne drejt Shqiperise me destinacion nje fundjave apo me pushime, po ashtu edhe ne levizjet ekonomike.
    Ne nje vend normal, me nje qeveri burokratesh kompetente, do te behej nje studim te pakten 1 vjecar, ku do te studiohej cfare ndikimi ka rruga ne ekonomine shqiptare. Dhe do te fillonte qe nga ndikimi qe ka ne banoret e ketyre zonave ku kalon rruga dhe ne ekonomite e tyre lokale, e do te mbaronte me numrin e mallrave qe do te hynin nga portet e vendit me destinacion Kosoven/Serbi e Evropen Qendrore. Sigurisht qe edhe turizmi dhe te ardhurat prej tij do te beheshin pjese e studimit. Dhe per te gjitha keto qe zura ne goje, ekspertet do te servirnin nje shifer ekzakte ne te ardhura per ekonomine shqiptare. Ne krah te saj, do te behej edhe studimi mbi koston e mirembajtjes se kesaj rruge cdo vit. Dhe ky material do t'i servirej Qeverise dhe publikut per te dale ne perfundimet e duhura:

    1. A jane te ardhurat dhe ndikimi i kesaj rruge ne ekonomine shqiptare i tille qe meriton qe Qeveria te mos mbledhi asnje lloj takse mbi rrugen si nje stimulus te tregtise e shfrytezimit ne rritje te rruges?
    2. Sa eshte kostoja e mirembajtjes se rruges ne raport me ndikimin vjetor te saj ne ekonomine e vendit?

    Ajo qe eshte absurde ne politika te tilla eshte se askush nuk i jep pergjigje qytetarit: Si dolet ne perfundimin qe cdo motorist duhet te paguaje 5 euro e jo le te themi 1 euro?

    Nje tjeter aspekt i rruges eshte kostoja e ndertimit te saj. Shteti shqiptar mund te kete marre kredi per te financuar ndertuar rrugen. Ato kredi duhen paguar me interes. Dhe ato para dalin nga xhepat e taksapaguesve shqiptare. Ajo qe une thashe me lart eshte qe nuk eshte aspak e ndershme per ate shqiptarin e varfer qe nuk eshte ne gjendje te bleje nje makine, qe te paguaje per nje rruge qe ai nuk e perdor. Taksa duhet te dali nga ata qe kane privilegjin e pasjes se makines dhe qarkullimit me ate makine ne kete rruge. Ne te gjitha rastet kur "shteti paguan nga xhepi i tij per koston e mirembajtjes se rruges", kjo eshte nje takse per te gjithe taksapaguesit e atij vendi. Shteti nuk ka leke te vetat, leket e shtetit jane taksat qe mbledh nga qytetaret, doganat dhe shfrytezimi i resurseve natyrore te vendit.

    Albo

  10. #10
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Shume pak 5 euro, 10 euro.Dyfishoje,trefishoje Ed Baba se ky popull te rruan ....

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    skender76 (28-03-2018)

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •