Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Aliu beri vetem ate qe dinte te bente te vidhte, te vriste, te plackiste. Aliu ishte terrorist.
    Po te numerojme sesa shqiptare ka vrare dhe sa shtepi ka djegur eshte cmenduri, krime te panumerta.
    romantizimi i Aliut eshte mosnjohja e historise. Aliu futi percarje midis shqiptareve te krishtere dhe myslymane.
    ate me shume e duan greket se shqiptaret
    Une po kerkoj ne internet por nuk po gjej asnje informacion ne lidhje me kete person. Mund te me thuash te lutem se cili eshte ky?

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe Ali Pasha ka bere krime etj etj dhe mbase mundet edhe te shpegohet si personazh negativ...

    Por ajo qe nuk shpegohet se perse ky personazh eshte kaq i permendur ne kenget popullore shqiptare,dhe kjo vlen per shume krahina e fshatra te jugut qofshin musulman a qofshin te krishtere. Keshtu ne nje veshtrim popullor me ane te kenges duket sikur figura e Ali Pashes del me nje kendveshtrim tjeter.

    Prsh,po lexoja nje liber mbi nje fshat te Zagorise dhe shkruhet :

    " Topovitet kerkuan ndihmen e Ali Pashes per mbrojtjen e malit,kur u be sundimtar i Janines dhe ai i perkrahu. Ne keto vite eshte dalluar gruaja trime Leno (Lenica) me origjine nga Tolajt e Topoves. Kjo grua trime udhehoqi fshataret kunder barinjve osmane ne fillim te shek.XIX. Kete ngjarje poeti popullor e perjeteson ne kengen :


    Moj Leno,Leno maxhore,
    Me çobane pse qértonje...
    Bère be s'martohem kurré,
    Do te vishem porsi burre ....

    Ishe grua topovite,
    Krenari zagorite;
    Ali Pashen mik e kishe
    Ali Pashen kur e vrane
    Me zé mallkove sulltane.

    D,m th plus ndertimeve te shumta ka dhe shume kenge qe i kushtohen...

    (Dhe me qe jemi edhe ne temen e kesaj krahine,perpara disa ditesh u rrezua nje ure qe e kishte ndertuar Ali Pasha(te pakten keshtu thone, ura u zhduk nuk egziston me) Banoret e asaj zones kishin ven alarmin me kohe qe ura ishte ne rrezik,por si per ironi ura u shkaterrua dy-tre dite perpara se ministra e kultures te garantonte personalisht,dhe fjalet e kesaj ministre, qe nuk ja vlen ti permendesh as emrin se eshte dhe turp ta quash ministre... ishin: "Une premtimet i mbaj. Kam derguar ekspertet dhe ekspertet me kane siguruar qe ura nuk ka asnje lloj rreziku" Mbas dy ditesh uren tekstualisht e mori lumi nga nje shi i zakonshem.
    Por historia mundet te mbaronte me kaq,por jo.Ministrja mbasi ra ura genjeu prap dhe tha: " Ura ra se pati rreshqitje dheu" .Gje e pavertete.
    Mbase ne kohen e Aliu do ta kishin varur ne ndonje rrap).
    Serafim, Epiri eshte nje rajon malor, i ashper, dhe i banuar ne nje pjese te madhe te tije nga malesore kokforte dhe te panenshtruar. Per here te pare dhe te vetme ne historine mijeravjecare te ketij rajoni, gjate sundimit Ali Pashes, Epiri u be nje nga zonat me te pasura te Perandorise Osmane, ndersa kryeqyteti i ketij rajoni ishte qyteti i trete me i rendesishem ne Perandori mbas Stambollit dhe Selanikut. Kjo eshte histori dhe jo barcaletat qe tregon ai idioti pijanec ne videon e postuar. Mbas vdekjes se Ali Pashes ky rajon u rikthye ne varferine e tij historike. Dhe ketu nuk flas vetem per pjesen tone por edhe ate qe eshte sot ne Greqi.
    Rendesia e dy Pashalleqeve Shqiptare eshte e jashtezakonshme ne shume aspekte, por une po te permend vetem nje fakt, Shqiptaret sundoheshin nga Shqiptare. Dhe kjo eshte shume e rendesishme.
    Persa ju perket Sulioteve, ata ishin tipike malesore shqiptare. Ata e siguronin jetesen e tyre duke sherbyer si mercenare dhe kur nuk kishte luftra, me vjedhje dhe grabitje. Tani si rezultat i proceseve te gjata historike shekullore, nje Shqiptar ja arriti qe te ngjitesh ne krye te ketij rajoni dhe me gjere. Ky sundimtar shqiptar, ishte tipik i kohes se vete, nje sundimtar despot qe perket kategorise se sundimtareve absolut. Nje dicka e tille ishte normale per ate kohe jo vetem ne Perandorine Osmane por edhe ne Europen Perendimore dhe pikerisht ne France sic e permenda ne nje postim te meparshem. Une mund te them shume gjera. Por seriozisht, c`fare pretendoni ju nga Ali Pashai, qe ai te ishte Kryetar i Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut, apo qe te drejtonte personalisht Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe?
    Ndryshuar për herë të fundit nga King Bardhyl : 14-02-2018 më 03:26

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    295

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    genjeu prap dhe tha: " Ura ra se pati rreshqitje dheu" .Gje e pavertete.
    Mbase ne kohen e Aliu do ta kishin varur ne ndonje rrap).
    Epo deshi zoti qe nuk jemi ne kohen e Aliu se do e kishin varur vertet!
    (shakate menjane por jemi skandaloze ne ruajtjen e kultures tone, njehere qe vajta te kalaja e tepelenes e kishin bere landfill....)

    pse pak kenge i kane bere enverit, dhe te mos themi se akoma ka nje perqindje te konsiderueshme qe e duan akoma.
    Nuk te ve faj se po glorifikoket dhe vazhdojne ta mburrin, dhe ti bejne reklame, edhe kenget ia kane bere ceshte e verteta, por vetem leberit.
    nje pjese e mire e laberve, ishin besniket e tij me te mire, dhe normale qe e donin. te hurit dhe te litarit qene

    Aliu ka qene si shumica e pashallareve, sulltane te vegjel ne tokat qe zoteronin, ne fund fare Aliu luftoi me sulltanin se e shkarkoi
    nga posti apo kishte ca kohe qe hidhte vickela (nuk me kujtohet) edhe na u be hero.

    nese dikush ben pune kerkimore dhe zbardh numrin e te vderkurve nga Aliu
    jam i bindur se Enverin ka per ta lene ne balte... nese kjo del e vertete nuk ka me nevoje per argumenta.

    Aliu ishte jo vetem shkaktari i percarjes fetare, por besoj se nga ai nis filli i problemit te cameve.
    pasi camet ne kohen e aliut qene edhe me te fuqishem u favorizuan dhe per gjithe ato krime dikush do ta pesonte
    greket vrane dhe debuan camet myslymane dhe iu futen friken ortodoksve, te cilen nuk kishin arsye per t'i mbojtur. (mal andej gremine ketej)
    Heronjte e vertete tane jane arvanitasit qe luftuan otomanet dhe jo pashallaret shqiptare me flamure turq, dhe heronj te tille ka plot.
    Si mund te pretendojme ne pasjtaj qe arvanitasit te identifikoheshin me shqiptaret myslymane ne nje kohe te tille???

    biles ne nje debat televiziv degjova nje nga te ceshtjes came qe i thoshte nje minoritari
    -shiko flasin dhe hyzmeqaret, etj etj. (me demek i shiste pordhe qe ja ne dikur qeme dikushi me pare dhe ti ishe hyzeqar)
    dhe me kete llogjike tani keta njerez pretendojne pronat. nejse

    Ailiut nuk i mohet zotesia dhe trimeria, biles ishte njeri qe nuk sprapsej, deri ne momentet e fundit, kur edhe djemte e tradhetuan.
    mbase po te kishte ekzistuar ne nje kohe me te vone dhe te kishte nje mbrymosje tjeter mund te ishte fenomenal.
    por ama figure fisnike nuk qe kurrsesi, pas i priste njerezit ne bese, i priste edhe kokat qe falte

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar aimilius për postimin:

    murik (14-02-2018)

  5. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Asgje nuk tregon ai paragraf i shkeputur. Nuk ka pasur asnje projekt per Shqiperi. Me gjej nje rast kur Aliu ka permendur Shqiperi(Albania). Vetem interpretime individuale. Sekret paska qene kjo pavarseia qe kerkonte Aiu? Me ke foli,me ke do e bente kete pavaresi? Nuk ka snje dokument osman per kete ceshtje. Thjeshte per aq kohe sa mbante rregull,osmanet e mbyllnin nje sy per tejkalimet e Aliut.Tani une nuk dua te zgjatem sepse jam i qarte per vete dhe nuk kam ndermend te bind njeri per dicka qe duket sheshit per ata qe duan ta shohin. As qe ekzistonte nocioni me i vogel i ndjenjes kombetare tek Aliu.As qe e dinte e as qe e cante koken per ate nocion. Nejse,ketu e mbyll une.
    Me fal qe po ta them por nuk merr vesh nga historia. Une nuk jam as historian ose akademik. Une jam dikush qe ka pasion historine dhe kur ka kohe lexon ne lidhje me temat qe i interesojne. Por nje gje mund qe te them, historia nuk eshte muhabet kafenesh. Historia eshte shkence qe bazohet ne qemtimin e dokumenteve, fakteve historike, etj, analizimin e tyre dhe nxjerrjen e konkluzioneve. Burim Otoman deshe, Otoman ta dhashe.

    P.S.
    Te pakten lexoje ate librin e pare qe te sugjerova.

  6. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Suli

    Eshte nje krahine e vogel ne krahinen e Camerise ne Shqiperi,45 km ne jugperendim te Janines,ne nje vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;banohet nga shqiptare te krishtere. Keta se bashku me popullsine e fshatrave pereth kane ruajtur te drejten e mbajtjes se armeve,duke marre persiper ne rast lufte,detyren per te luftuar ne radhet e ushtrise osmane. Jane njerez shume trima dhe te zotet per te ruajtur te drejtat e tyre personale. Ali Pashe Tepelena,me qellim qe ti shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje. Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan perseri forca te tjera kunder tyre dhe me ne fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje balle dhe u shperngul ne Parge,e cila ne ate kohe gjendej ne dore te Anglise. Qe ne ate kohe Suli u shkretetua. Edhe sot nuk ka gje tjeter veçse nje kala te ndertuar prej Ali pashe Tepelenes,e cila eshte e shkaterruar. Kur Ali Pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vone u shperndane andej kendej. Ne (revolucionin) e fundit grek,kryetaret me trima ishin suliotet. Njehere kur Ali Pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetem grate,te cilat per nje kohe bene qendrese,por duke kuptuar se do detyroheshin te dorezoheshin,te kercenuar nga Tepelenasi,me guxim te madh pranuan te vetflijoheshin. Duke vallezuar ne nje shesh qe gjendej mbi nje shkemb te larte,te kapura dore me dore,u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.

    S.Frasheri.Vepra 2. Kamus ul-alam,vell.IV,f.2691
    Kamus ul-alam ishte ne mos gaboj Enciklopedia e Perandorise Osmane. Ali Pashai ishte shpallur dhe vrare si armik i asaj Perandorie. Tani ti c`fare pret, qe S.Frasheri te mburri Ali Pashane?

  7. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Epo deshi zoti qe nuk jemi ne kohen e Aliu se do e kishin varur vertet!
    (shakate menjane por jemi skandaloze ne ruajtjen e kultures tone, njehere qe vajta te kalaja e tepelenes e kishin bere landfill....)

    pse pak kenge i kane bere enverit, dhe te mos themi se akoma ka nje perqindje te konsiderueshme qe e duan akoma.
    Nuk te ve faj se po glorifikoket dhe vazhdojne ta mburrin, dhe ti bejne reklame, edhe kenget ia kane bere ceshte e verteta, por vetem leberit.
    nje pjese e mire e laberve, ishin besniket e tij me te mire, dhe normale qe e donin. te hurit dhe te litarit qene

    Aliu ka qene si shumica e pashallareve, sulltane te vegjel ne tokat qe zoteronin, ne fund fare Aliu luftoi me sulltanin se e shkarkoi
    nga posti apo kishte ca kohe qe hidhte vickela (nuk me kujtohet) edhe na u be hero.

    nese dikush ben pune kerkimore dhe zbardh numrin e te vderkurve nga Aliu
    jam i bindur se Enverin ka per ta lene ne balte... nese kjo del e vertete nuk ka me nevoje per argumenta.

    Aliu ishte jo vetem shkaktari i percarjes fetare, por besoj se nga ai nis filli i problemit te cameve.
    pasi camet ne kohen e aliut qene edhe me te fuqishem u favorizuan dhe per gjithe ato krime dikush do ta pesonte
    greket vrane dhe debuan camet myslymane dhe iu futen friken ortodoksve, te cilen nuk kishin arsye per t'i mbojtur. (mal andej gremine ketej)
    Heronjte e vertete tane jane arvanitasit qe luftuan otomanet dhe jo pashallaret shqiptare me flamure turq, dhe heronj te tille ka plot.
    Si mund te pretendojme ne pasjtaj qe arvanitasit te identifikoheshin me shqiptaret myslymane ne nje kohe te tille???

    biles ne nje debat televiziv degjova nje nga te ceshtjes came qe i thoshte nje minoritari
    -shiko flasin dhe hyzmeqaret, etj etj. (me demek i shiste pordhe qe ja ne dikur qeme dikushi me pare dhe ti ishe hyzeqar)
    dhe me kete llogjike tani keta njerez pretendojne pronat. nejse

    Ailiut nuk i mohet zotesia dhe trimeria, biles ishte njeri qe nuk sprapsej, deri ne momentet e fundit, kur edhe djemte e tradhetuan.
    mbase po te kishte ekzistuar ne nje kohe me te vone dhe te kishte nje mbrymosje tjeter mund te ishte fenomenal.
    por ama figure fisnike nuk qe kurrsesi, pas i priste njerezit ne bese, i priste edhe kokat qe falte
    Do te shpjegoj disa gjera qe te kuptosh se ja fut kot.
    E para, Ali Pashai refuzonte qe te quhesh Lab. E do te dokumentuar kete gje?
    E dyta, ne e dime tashme numrin e te vrareve, sepse na e tha ai pijaneci qe postove ti. 40.000 tha ai. Ti e ke pare videon para se ta postosh?
    Dhe e treta, Aliu nuk i favorizoi camet. Bejleret e Camerise ishin te kercenuar nga Ali Pasha sepse ai donte qe tua gllaberonte tokat.
    Ti a e di qe suliotet dhe camet ishin ata qe i shkuan bashke ne ndihme Ali Pashes kur ai u rrethua ne Janine? Dhe kur ai u vra ata u ndane me njeri tjetrin ne menyre normale me njeri tjetrin, jo si armiq.
    Shqiptaret nuk i percau Ali Pashai. Shqiptaret i percane Perandoria Otomane, ajo baxhella e degjeneruar e quajtur Patriarkana e Stambollit qe i lepiu te ndenjurat per shekuj me radhe te gjithe Sulltaneve, bushtrat e Fanarit dhe te gjitha Fuqite e Medha. Hapni ndonje liber historie se late koqen e namit.

  8. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    295

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    (une nje mendim jap mund ta kem edhe gabim, po ti cne qe je kaq i sigurt)
    Aliu donte te ishte i pari, dhe nuk pyeste per njeri.
    Patiakana e stambollit dihet qe ka luajtuar politiken sipas interesave te momentit.
    biles ka qene edhe kundra revolucionit grek edhe kjo gje dihet.
    dmth camet thjesht ishin te kercenuar, kurse suliotet u dogjen dhe u theren, si hormova e ca fshatra te tjera ketu.
    dua te lexoj kete liber nga aleksander duma, sme ka rastisur ende.

    http://www.panorama.com.al/perdhunimi-i-nenes-e-motres-dhe-hakmarrja-e-ali-pashe-tepelenes/


    po ti sikur nuk e njihje ate, nga e kuprove qe eshte pijanec
    Ndryshuar për herë të fundit nga aimilius : 14-02-2018 më 03:38

  9. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    (une nje mendim jap mund ta kem edhe gabim, po ti cne qe je kaq i sigurt)
    Aliu donte te ishte i pari, dhe nuk pyeste per njeri.
    Patiakana e stambollit dihet qe ka luajtuar politiken sipas interesave te momentit.
    biles ka qene edhe kundra revolucionit grek edhe kjo gje dihet.
    dmth camet thjesht ishin te kercenuar, kurse suliotet u dogjen dhe u theren, si hormova e ca fshatra te tjera ketu.
    dua te lexoj kete liber nga aleksander duma, sme ka rastisur ende.

    http://www.panorama.com.al/perdhunimi-i-nenes-e-motres-dhe-hakmarrja-e-ali-pashe-tepelenes/
    Perseri je gabim, por une nuk kam kohe. Mire ben qe do lexosh Duma, por une te keshilloj qe te lexosh historiane. Fillo me George Finlay. Megjithese ai eshte nje filogrek, prape ka gjera interesante dhe ai e shpjegon shume mire se si ishte maredhenia ndermjet cameve dhe sulioteve dhe si u ndane si miq dhe jo armiq mbas vdekjes se Aliut.
    po ti sikur nuk e njihje ate, nga e kuprove qe eshte pijanec
    Pash zotin, ku ma ke gjetur kete karagjoz. Ja shikoje si duket, eshte pijanec apo jo:

    Mbase kam gabim une dhe me bejne lule syte por me duketr se bluzen e ka me njolla yndyre, do kete fshire gishta perpara se te ngreje goten.

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga King Bardhyl Lexo Postimin
    Kamus ul-alam ishte ne mos gaboj Enciklopedia e Perandorise Osmane. Ali Pashai ishte shpallur dhe vrare si armik i asaj Perandorie. Tani ti c`fare pret, qe S.Frasheri te mburri Ali Pashane?
    Po. Per Ali Pashen dhe po ne ate veper shkruan,e fillon:

    Ali pashe Tepelena.
    "Qeveritar dhe sundimtar i Janines per 33 vjet,gjate kohes se sulltan Selimit III,te Mustafait IV,te Mahmutit II. Ishte nje vezir qe fitoi fame me veprimet e tije te jashtezakonshme,me perpjekjet per pavaresi dhe me madheshtine e tije". Mbasi permend ne permbledhjen e tije,dhunen,Kardhiqin,vrasjet,ambiciet,lakmine etj shkruan afer perfundimit -" Ali Pasha megjithese ishte njeri i paditur,por shume i zoti dhe i zgjuar,siguroi qetesine ne te gjitha vendet e sunduara prej tij,permirsoi rruget dhe vendkalimet,ndertoi shume keshtjella,ura e ndertesa te medha e te forta . "


    Mendoj se edhe sot Samiu do ta rishkruante njesoj. Ka dhene nje "gjykim" te drejte per mendimin tim.

  11. #30
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    E kuptova qe e ke pasion historine. Shume mire per ty.Lexo sa te duash per Aliun,duaje,ngriji shtatore,coji lule te varret,por mos me thuaj qe ka dashur te beje Shqiperine. Ketu ndahemi. Ne akoma nuk e kemi Shqiperine e bere dhe na duhet ta rimesojme historine ne menyre te drejte qe kjo Shqiperi te behet nje dite.Nuk na duhet as historia ne sherbim te politikes,as historia gjoja ne funsion te nacionalizmit,as romanticizem historik.Na duhet te mesojme historine ashtu sic ka ndodhur.Qe te kuptosh te kaluaren shiko te sotmen,shiko se ku jemi.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •