Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Nuk ka absolutisht asnje element sado te vogel qe verteton se Ali hajduti kishte si synim krijimin e nje shteti te pavarur nga perandoria osmane. Cili shtet ishte ky qe donte te krijonte Aliu? Ka ndonje emer? Permendet ne ndonje vend Shqiperi,apo Epir,apo Arberi,apo Turqi e vogel e pavarur nga osmanet? Mos kerko se do lodhesh kot,nuk ka asgje. Aliu ishte nje intrigant e nje bandit i zoti i cili grumbulloi nje pasuri te madhe te cilen e perdori per te korruptuar njerez te ndryshem brenda oborrit te cilet i shisnin informacione rreth kundershtareve te vet.Gjithcka ne funksion te pasurimit dhe forcimit personal.Dhe ia arriti qellimit duke sunduar,vrare e prere,duke vjedhur e grabitur pronat e te tjereve dhe pasurite e tyre.
    Kur u ngatarrua me intriga per vrasje deri brenda oborrit,sulltani i cili e kishte toleruar per aq kohe sa ai mbante zap ato krahina, u zemerua dhe i preu koken si qen.I zhduku me fare e me fis keta tepelenjote qe ashtu si bene,ashtu edhe gjeten ne fund.Eshte turp,injorance,ose dashakeqesi te mundohesh te ngresh larte nje figure despotike i cili etnikisht ishte shqiptar,por qe shqiptaret i percau ei demtoi me shume se kedo tjeter. Por fatkeqesisht shqiptaret kane nje dashuri te cuditshme per keto figura despotike.Edhe sot disa duan babe Enverin,disa babe Zogun,disa babe Erdoganin,disa babe Hitlerin,disa babe Saliun,disa babe Ducen, e keshtu me rradhe. Tek bushatllinjte edhe mund te gjesh disa perpjekje per tu shkeputur nga porta,por ato deshtuan.As malin e zi nuk pushtuan dot shqiptaret. Atje la edhe koken Bushatlliu i madh,por te pakten tentoi te pushtonte toka ne mal te zi dhe hercegovine.Eshte nje merite megjithese deshtoi.Shqiptaret mburren sot se ne nuk kemi sulmuar kurre asnje shtet apo teritor te huaj dhe e shesin si tolerance e miresi.Nderkohe kjo eshte nje tregues se sa te dobet kemi qene dhe pse u krijuam aq vone e pse jemi kaq te varfer e te corroditur. Hiqni dore nga perrallat, zgjohuni nga gjumi dhe shihini gjerat ashtu sic jane. Vetem ne Shqiperi adhurohen sunduesit gjakatare.
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Aliu ishte sundimtar i nje province osmane dhe sundoi per dekada me rradhe si i tille.Thjeshte nje sundimtar i nje krahine te vogel ne gjirin e perandorise me te madhe te kohes.Ai kishte mentalitet osman dhe i njihte shume mire intrigat e oborrit.Nuk kemi ca mesojme nga Aliu. Per kuriozitet historik eshte mire te lexoje njeriu,por jo te besoje perralla. As qe e kishte idene apo deshiren apo kapacitetin per te bere njes shtet te pavarur Aliu i Hankos. Eshte cudi qe te gjitha masakrat i beri ndaj elementit "arberor"ose shqiptar apo epirot,quajeni si te doni.Vrau te krishtere kryesisht,por nuk kurseu as myslimanet. Une nuk e di ca librash lexoni ju? As Enver Hoxha nuk pati guximin ti jepte perpjekjeve te Aliut karakter kombetar,jo se kishte frike,por nuk ishte aq injorant sa te promovonte nje palaco si Aliu.
    Kam disa dite qe po lexoj postime te ndryshme ne kete forum dhe qe prej dy ditesh po postoj ketu. Me kane bere pershtypje disa gjera. E para me ben pershtypje nje lloj urrejtje e vetvetes, e te qenit shqiptar nga disa persona ketu.
    E dyta, mesa kuptoj une, eshte nje lloj taktike ne kete forum te mos citosh nje postim me te cilin nuk je dakord por te shkruash hartime emocionale, si keto dy postimet tuaja, pa referenca shkencore por thjesht, kjo pune keshtu eshte se keshtu me pelqen mua.
    Qasja ime ndaj ketyre diskutimeve eshte thjesht historike. Mua nuk me intereson baba X apo baba Y. Une e di kush eshte babai im dhe baba njeriu nje ka.
    Ka dy menyra per t`ju pergjigjur juve.
    E para, me duhet qe te ulem dhe te zberthej nje me nje te dy postimet tuaja dhe t`ju shpjegoj se gjithcka qe thoni eshte e pasakte. Mirepo meqe praktikisht jam nje anetar i ri dhe nuk i njoh te gjithe anetaret ketu, nuk e di nese ja vlen qe te harxhoj kohen time me cilindo qe poston ne kete forum.
    Ka nje menyre te dyte per te zgjidhur kete situate. Nje lloj testi per te kuptuar nese ja vlen ta harxhosh kohen me bashkebiseduesin apo jo. Dhe kjo behet duke ju bere pyetje te thjeshta.
    Ju thoni:
    Aliu ishte sundimtar i nje province osmane dhe sundoi per dekada me rradhe si i tille. Thjeshte nje sundimtar i nje krahine te vogel ne gjirin e perandorise me te madhe te kohes.
    Mund te me citosh nje autor te vetem ku e keni lexuar juve kete konkluzion? Sepse nga bashkekohesit e tij, ne radhe te pare francezet por edhe nga autoret moderne, Ali Pasha Tepelena eshte krahasuar me Napoleon Bonapartin. Une te pakten kete gje kam lexuar neper libra, neqoftese do mund edhe ti citoj. Pres qe te njejten gje te beni edhe ju.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    SULIOTET NUK DONIN CAMERINE DHE CAMET
    POR GREQERINE

    ABEDIN RAKIPI

    Artikulli i ketij Abedinit eshte shembulli tipik i amatoreve qe merren me histori. Ky me siguri duhet qe te jete ndonje cam. Ky eshte njera ane e medaljes, sepse ana tjeter jane ata qe rrine gjithe diten duke u marre me Arvanitasit. Te gjithe keto probleme lindin sepse historianet tane nuk jane marre asnjehere seriozisht me kete pjese te historise, pra qe ta thjeshtoj ceshtjen, cfare ka ndodhur me shqiptaret e Greqise ne keto 200 vitet e fundit dhe ketu perfshij edhe ata shqiptare, te krishtere dhe myslimane qe kane jetuar apo jetojne ne ate pjese te Shqiperise se Jugut, i.e. Epirit qe aktualisht eshte e pushtuar nga greket. Kete boshllek te krijuar nga historianet, e shfrytezojne lloj-lloj amatoresh dhe na botojne idiotizma si edhe ky artikull qe juve keni postuar ketu.

  3. #13
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    E para e punes mos e mer me kaq “vrull” se bie ndesh me veten kur flet per njerez qe shkruajne ne menyre “emocionale”. E dyta,ketu eshte nje hapesire ku gjithesecili shpreh mendimin e vet personal. Nese ti je historian ose akademik na trego ca librash ke shkruajtur qe ti lexojme. Prano mendimin ndryshe,dhe do jesh edhe vete me I lire e me pak I indoktrinuar.Keshille miqesore kjo. Historia nuk eshte shkence ekzakte,mirepo disa gjera jane te qarta kur vjen puna se c’fare kane lene pas per vendet dhe popujt respektiv figurat e tyre. Dihet Napoleoni dhe veprat e tije dhe trashegimia qe I la Frances.Po keshtu Ataturku,Garibaldi etj etj per vendet dhe popujt e tyre. Une thjeshte po them qe ky Aliu qe ju e doni kaq shume(dhe mire beni) nuk punoi kurre per Shqiperi e nuk kemi sot asgje te trasheguar qe ti referohemi atij.Pervec atyre qe une kam thene me larte,qe ne saje te Aliut kemi nje asimilim maramendes te elementit arberor ne ate qe sot quhet Greqi.Asgje te mire nuk la prapa. Une librat I lexoj per kuriozitet historic,mirepo konstatoj se nuk kemi asnje te mire nga ky despot Osman.Ne fakt dicka kemi trasheguar.Dhe kjo reflektohet tek klasa qe udheheq,korrupsioni,vjedhjet,falsifikimet,vrasjet, urrejtje fetare e krahinore, e keshtu me rradhe. Keto po I kemi nga Aliu,bile Aliu vete do ishte shume krenar per keta dobicat qe ka lene mbrapa me shumice qe po e rrjepin kete vend perdite. Ne Shqiperi po shfaqen 7 raste kanceri ne vit,ndersa disa ketu shqetesohen se po I shaj une Ali gjarper tepeleshin. Tani e fillove me mua personale megjithese nuk te njoh, dhe e vazhdova une. E leme me kaq e flit per temen e mos u mer me mendimet e mia ose dikujt tjeter. Nuk ke as ti as une monopolin e te vertetes universale. Shkruaj per qefin tend pa agresivitet ndaj atyre qe mendojne ndryshe.Nese jam emocional,eshte per shkak te ketyre gjakpiresve qe kane drejtuar kete vend, dhe me revolton ky mentalitet sklleverish qe ne vend te cohen per te drejtat e tyre,te hidhen ne fyt nese i shan partine apo liderin e madh. baben e madh me i fjale

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (21-02-2018)

  5. #14

    Jo more ti, une ta shpjegova shume qarte, interesi im eshte thjesht historik. Une nuk jam dakord me keto kapercime emocionale nga 1800 te Sali Berisha dhe Edi Rama.
    Meqe me pyete se cfare shteti donte te krijonte Ali Pashai. Lexoje se si e shikonin bashkekohesit e tij, domethene pa e ngaterruar muhabetin me korrupsionin, reformen ne drejtesi apo ku di une:
    Among his early associates was a Solyman Dervish, who had afterwards become his confidential agent in several im-
    portant negociations. They had some differ-
    ence of opinion ; on which Solyman left his
    service, retired to a convent, and took the
    order of a dervish. When he heard of the
    death of his old friend and master, he was
    much concerned ; and, when his head was ex-
    posed, he purchased it from the public execu-
    tioner for a higher price than the merchant
    had offered. He afterwards obtained the
    heads of his three sons, and of his grandson,
    who were all decapitated in succession, under
    various pretences ; and having deposited them
    in this spot, he placed over them the tomb-
    stones 1 had seen just opposite the Selyvria
    gate, that all who came there might see them
    and read their fate.

    On the first stone is the following inscrip-
    tion : — ** Here lies the head of the once cele-
    brated Tepedelenly Ali Pasha, Governor of
    the Sangiac of Yanena ; who for upwards of
    fifty years pretended to independence in Al-
    bania.
    "
    Narrative of a journey from Constantinople to England
    by Robert Walsh

    Ndersa ketu lexo se si nje francez bashkekohes i tij e komenton Ali Pashain:

    Vie d'Ali Pacha, visir de Janina, surnommé Aslan, ou le Lion
    by Beauchamp, Alphonse de, 1767-1832

  6. #15
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Asgje nuk tregon ai paragraf i shkeputur. Nuk ka pasur asnje projekt per Shqiperi. Me gjej nje rast kur Aliu ka permendur Shqiperi(Albania). Vetem interpretime individuale. Sekret paska qene kjo pavarseia qe kerkonte Aiu? Me ke foli,me ke do e bente kete pavaresi? Nuk ka snje dokument osman per kete ceshtje. Thjeshte per aq kohe sa mbante rregull,osmanet e mbyllnin nje sy per tejkalimet e Aliut.Tani une nuk dua te zgjatem sepse jam i qarte per vete dhe nuk kam ndermend te bind njeri per dicka qe duket sheshit per ata qe duan ta shohin. As qe ekzistonte nocioni me i vogel i ndjenjes kombetare tek Aliu.As qe e dinte e as qe e cante koken per ate nocion. Nejse,ketu e mbyll une.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (21-02-2018)

  8. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    295

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Asgje nuk tregon ai paragraf i shkeputur. Nuk ka pasur asnje projekt per Shqiperi. Me gjej nje rast kur Aliu ka permendur Shqiperi(Albania). Vetem interpretime individuale. Sekret paska qene kjo pavarseia qe kerkonte Aiu? Me ke foli,me ke do e bente kete pavaresi? Nuk ka snje dokument osman per kete ceshtje. Thjeshte per aq kohe sa mbante rregull,osmanet e mbyllnin nje sy per tejkalimet e Aliut.Tani une nuk dua te zgjatem sepse jam i qarte per vete dhe nuk kam ndermend te bind njeri per dicka qe duket sheshit per ata qe duan ta shohin. As qe ekzistonte nocioni me i vogel i ndjenjes kombetare tek Aliu.As qe e dinte e as qe e cante koken per ate nocion. Nejse,ketu e mbyll une.
    Aliu beri vetem ate qe dinte te bente te vidhte, te vriste, te plackiste. Aliu ishte terrorist.
    Po te numerojme sesa shqiptare ka vrare dhe sa shtepi ka djegur eshte cmenduri, krime te panumerta.
    romantizimi i Aliut eshte mosnjohja e historise. Aliu futi percarje midis shqiptareve te krishtere dhe myslymane.
    ate me shume e duan greket se shqiptaret

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan aimilius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (21-02-2018),murik (15-02-2018)

  10. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Eshte e vertete qe Ali Pasha ka bere krime etj etj dhe mbase mundet edhe te shpegohet si personazh negativ...

    Por ajo qe nuk shpegohet se perse ky personazh eshte kaq i permendur ne kenget popullore shqiptare,dhe kjo vlen per shume krahina e fshatra te jugut qofshin musulman a qofshin te krishtere. Keshtu ne nje veshtrim popullor me ane te kenges duket sikur figura e Ali Pashes del me nje kendveshtrim tjeter.

    Prsh,po lexoja nje liber mbi nje fshat te Zagorise dhe shkruhet :

    " Topovitet kerkuan ndihmen e Ali Pashes per mbrojtjen e malit,kur u be sundimtar i Janines dhe ai i perkrahu. Ne keto vite eshte dalluar gruaja trime Leno (Lenica) me origjine nga Tolajt e Topoves. Kjo grua trime udhehoqi fshataret kunder barinjve osmane ne fillim te shek.XIX. Kete ngjarje poeti popullor e perjeteson ne kengen :

    Moj Leno,Leno maxhore,
    Me çobane pse qértonje...
    Bère be s'martohem kurré,
    Do te vishem porsi burre ....

    Ishe grua topovite,
    Krenari zagorite;
    Ali Pashen mik e kishe
    Ali Pashen kur e vrane
    Me zé mallkove sulltane.

    D,m th plus ndertimeve te shumta ka dhe shume kenge qe i kushtohen...

    (Dhe me qe jemi edhe ne temen e kesaj krahine,perpara disa ditesh u rrezua nje ure qe e kishte ndertuar Ali Pasha(te pakten keshtu thone, ura u zhduk nuk egziston me) Banoret e asaj zones kishin ven alarmin me kohe qe ura ishte ne rrezik,por si per ironi ura u shkaterrua dy-tre dite perpara se ministra e kultures te garantonte personalisht,dhe fjalet e kesaj ministre, qe nuk ja vlen ti permendesh as emrin se eshte dhe turp ta quash ministre... ishin: "Une premtimet i mbaj. Kam derguar ekspertet dhe ekspertet me kane siguruar qe ura nuk ka asnje lloj rreziku" Mbas dy ditesh uren tekstualisht e mori lumi nga nje shi i zakonshem.
    Por historia mundet te mbaronte me kaq,por jo.Ministrja mbasi ra ura genjeu prap dhe tha: " Ura ra se pati rreshqitje dheu" .Gje e pavertete.
    Mbase ne kohen e Aliu do ta kishin varur ne ndonje rrap).

  11. #18
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Thank you. Me habit fakti qe shqiptaret i duan gjakataret

  12. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Suli

    Eshte nje krahine e vogel ne krahinen e Camerise ne Shqiperi,45 km ne jugperendim te Janines,ne nje vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;banohet nga shqiptare te krishtere. Keta se bashku me popullsine e fshatrave pereth kane ruajtur te drejten e mbajtjes se armeve,duke marre persiper ne rast lufte,detyren per te luftuar ne radhet e ushtrise osmane. Jane njerez shume trima dhe te zotet per te ruajtur te drejtat e tyre personale. Ali Pashe Tepelena,me qellim qe ti shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje. Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan perseri forca te tjera kunder tyre dhe me ne fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje balle dhe u shperngul ne Parge,e cila ne ate kohe gjendej ne dore te Anglise. Qe ne ate kohe Suli u shkretetua. Edhe sot nuk ka gje tjeter veçse nje kala te ndertuar prej Ali pashe Tepelenes,e cila eshte e shkaterruar. Kur Ali Pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vone u shperndane andej kendej. Ne (revolucionin) e fundit grek,kryetaret me trima ishin suliotet. Njehere kur Ali Pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetem grate,te cilat per nje kohe bene qendrese,por duke kuptuar se do detyroheshin te dorezoheshin,te kercenuar nga Tepelenasi,me guxim te madh pranuan te vetflijoheshin. Duke vallezuar ne nje shesh qe gjendej mbi nje shkemb te larte,te kapura dore me dore,u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.

    S.Frasheri.Vepra 2. Kamus ul-alam,vell.IV,f.2691

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (21-02-2018),murik (14-02-2018)

  14. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Ish-ministri grek Pangalos rihap debatin për suljotët: Ishin tërësisht shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin
    Aliu beri vetem ate qe dinte te bente te vidhte, te vriste, te plackiste. Aliu ishte terrorist.
    Po te numerojme sesa shqiptare ka vrare dhe sa shtepi ka djegur eshte cmenduri, krime te panumerta.
    romantizimi i Aliut eshte mosnjohja e historise. Aliu futi percarje midis shqiptareve te krishtere dhe myslymane.
    ate me shume e duan greket se shqiptaret
    Une po kerkoj ne internet por nuk po gjej asnje informacion ne lidhje me kete person. Mund te me thuash te lutem se cili eshte ky?

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •